Kur dikush vërtet na pëlqen, nuk është vetëm çështje ndjenje apo tërheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi ynë imunitar. Po përse? Sepse, që prej miliona vitesh u nënshtrohemi rregullave të sakta biologjike dhe evolutive.
Kur tërheqja fizike ofron mundësi për t'u çiftëzuar.
Gruaja e veshur me një fustan të hollë nën të cilin duket këmisha tërheq vëmendjen e të tre burrave që janë ulur në tavolinë. Me kokën e përkulur anash ajo flet dhe qesh ndërkohë që herë pas here kalon dorën në flokët e saj të zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me të. "Po sillet në mënyrë të përkryer" pohon Deivid Givens. "Koka e përkulur anash, krahët e zhveshur, të gjitha këto janë sinjale pritjeje". "Njerëzit nuk i zënë besë aq lehtë njëri-tjetrit. Atëherë lind pyetja: Si është e mundur që dy trupa arrijnë të bashkohen aq sa të nxjerrin në dritë një qenie tjetër?" Si fillim flirtojnë. Me sytë që kërkojnë sy të tjerë, njerëzit synojnë një afrim i cili funksionon, megjithëse shpesh ngjan disi mëngjarash. Ai i ofron diçka për të pirë, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyrën e tij, ai synon të kuptojë qëllimet e saj. Njëri nga të dy gjen kurajë sa të kërkojë një numër telefoni. Më pas një takim, një drekë e shpejtë, një kafe, një film. Dhe me pas ndoshta një takim tjetër. Pas misterit dhe magjisë së dashurisë qëndrojnë ligjet themelore të biologjisë dhe gjenetikës.
Tërheqja në çift
Miliona vjet më parë paraardhësit tanë e gjenin shokun e zemrës pa ndihmën e internet-it, analizave të ADN-së, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kërkonin gra të gatshme për të riprodhuar, me ije të bëshme, te domosdoshme këto për të përballuar shtatzëninë; ndërkohë që gratë kërkonin burra me gene të shëndosha, shprehje e të cilave janë gjatësia dhe trupi i lidhur. Ose me një sistem të fortë imunitar. Simetria është një tjetër shenjë prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo në proporcionin e dy anëve të fytyrës, krahëve, duarve dhe kyçeve. Tornil dhe Stiven Gangestad kanë zbuluar se simetria vlerësohet nga të dy gjinitë. Ideja e "genit të sigurisë" shtrihet edhe tek sytë, duart dhe krahët. Pra, mesa duket, simetria është kaq e rëndësishme sa gratë jo vetëm e shohin, por edhe e nuhasin. Por, ecuria e tërheqjes parashikon një ndryshim interesant: megjithëse për çiftëzim gratë preferojnë burrat simetrikë me shumë testosterone, për të krijuar familje ato zgjedhin tipa të tjerë fytyre. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtësi. Por, për burrat është ndryshe. Burrat i tërheq më shumë një femër me fytyrë në formë zemre, me nofulla të vogla dhe sy të mëdhenj. Ai ka organizuar në internet një program të "krijimit të fytyrave": ky program konsistonte në ndarjen e fytyrave më të famshme në kategori si bukuria dhe rinia, për t'i përzierë më pas në mënyra të ndryshme të cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra në forme zemre përputhej me rininë më shumë rreth moshës 22-vjeçare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorinë maksimale; dhe meqenëse një grua pjellore ofron më shumë mundësi për të transmetuar genet e saj, nisur nga pikëpamja evolutive është logjike të ndihesh i tërhequr nga një grua e re e aftë të riprodhoje.
Sjellja seksuale
Burrat dhe gratë duhet të marrin parasysh edhe diçka tjetër në raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Këtu hyn në lojë sjellja, e cila ofron siguri në fazën e njohjes midis dy njerëzve. "Ardhja rrotull është një varg i pafund lejesh që gjithsesi duhen marrë, për të arritur aty ku duam", thotë Givens. Dikush tregon njëfarë interesi, tjetri nuk refuzon, atëherë dikushi i parë ndihet i tërhequr për të marrë vesh se çfarë ndodh. Është për t'u theksuar fakti se të dy dëshirojnë të duken mossulmues.
Mendja dhe trupi
Hapin e parë drejt partnerit e bën trupi ynë, i cili di çfarë bën. Atë e drejtojnë sinjalet që lëshon trupi i partnerit: lëvizjet, era, tingujt, shijet, për të cilat në ato momente as që mendojmë. Të ndjekësh instiktin është rruga më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të bërë dashuri. Si përfundim nuk mund të thuhet se qeniet njerëzore i nënshtrohen vetëm instinkteve bazë. Përveç biologjisë, është eksperienca personale ajo që i shtyn njerëzit në drejtime të ndryshme, pohon një psikologe në universitetin e Ben Gurionit ne Izrael. "Ka pjesë të kodit tonë romantik të cilat janë të përbashkëta me kulturat e ndryshme dhe me njerëzit e tjerë, të tjerat janë tejet personale". Veçanërisht eksperiencat e para janë shumë domethënëse. Sot teknologjia u lejon çifteve të evitojnë tërësisht botën fizike. Kjo u jep shpresë atyre që nuk kanë nofulla perfekte apo raport të saktë bel-ije. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një grua e cila nuk ka sy të mëdhenj të mrekullueshëm. Hilja qëndron në shprehjen e ndjenjave që në kontaktin e parë, duke pasur gjithnjë parasysh se në fund të fundit edhe simetritë e përsosura kanë një kufi.
Flirtimi
Arti i flirtit drejtohet nga sinjale që i kanë rrënjët thellë në historinë tonë evolutive, me gjithë praninë e kulturave të ndryshme. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto sinjale janë rrjedhim i kodeve të tërheqjes të cilat kanë ekzistuar miliona vite më parë. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurisë, na drejtojnë tek shoku i zemrës. Sepse tërheqja fizike që provojmë ndaj dikujt ofron mundësi më të mëdha për t'u çiftëzuar dhe për t'ia transmetuar genet tona brezave të ardhshëm. "Nuk ka bukuri pa shëndet", nënvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit. Që prej 20 mijë vjetësh, burrat pëlqejnë ije dhe bel të përmasave saktësisht të përcaktuara, sepse ato janë tregues të riprodhimit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë preferojnë burrat e gjatë, sepse ata bëjnë më shumë fëmijë se burrat e shkurtër. Pra megjithëse dashuria mund të jetë një ndjenjë shumë tërësore nga pikëpamja psikologjike, dridhja e parë e dëshirës merr pamjen e nevojës për bashkim dhe për riprodhim.
Hormonet
Tek burrat, hormonet janë përcaktues për një sistem të fortë imunitar. Meqenëse është e pamundur të kontrollosh hormonet tek një njeri, atëherë hetohen shfaqjet e tyre të jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet në fytyrë. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele të larta të testosteronit, kur rriten kanë mjekër më të gjerë dhe fytyrë më të tërhequr. Fytyra e tërhequr flet për një trup të lidhur. Ajo që në fakt tërheq vëmendjen e burrave është momenti kur estrogjenet transformojnë një vajze në grua duke depozituar ind dhjamor në ije dhe duke zvogëluar rrethin e belit në raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik është një bel, rrethi i të cilit shkon në 60 - 70 përqind të masës së ijeve. Arsyeja për të cilën ky konfigurim është kaq tërheqës ende nuk është e qartë, por me siguri kjo ka të bëjë me një dëshmi të qëndrueshme evolutive mes këtij lloj trupi dhe sistemit riprodhues.
Gjenetika
Ekzistenca e një fare llojshmërie gjenetike brenda një trungu familjar është e domosdoshme për luftimin e sëmundjeve. Mesa duket, burrat dhe gratë ia dolën mbanë përsëri kur përcaktuan mënyrën se si të gjejnë një partner jo vetëm të shëndoshë, por edhe gjenetikisht të aftë, pa i bërë analizat e ADN-së. Disa kërkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kanë zbuluar se gratë tërhiqen nga era e burrave me gene të ndryshme nga të tyret. Por nuk është vetëm çështje ere. Elemente të veçantë kimikë, të paerë, të quajtur feromone ndikojnë ndjeshëm në sjelljen seksuale të njerëzve. Një kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe një tjetër e ndërpret. Ky zbulim ishte prova e parë domethënëse që njerëzit i nënshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte në aktivitetin seksual. Meklintok thotë se efektet e feromonit nuk janë aq te dukshme tek qenia njerëzore, për shkak se sjellja është më komplekse. Megjithatë efektet kimike janë të pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi është e mundur që gratë "nuhasin" simetrinë.
S.Denay
No comments:
Post a Comment