Radoviç " Serbët dhe shqiptarët kanë luftuar bashkë më 1912-1914 për çlirimin e Shkodrës" !?
Fitorja e fundit diplomatike e shtetit shqiptar me nënshkrimin e protokolleve të NATO-s nga presidenti Bush, i ka trazuar në maksimum qarqet shoviniste greke dhe sërbe në Ballkan. Duke parë me një shpirtligësi e trishtim të thellë këtë fitore historike për kombin shqiptar, diplomacitë greko-sërbe përpiqen të zhvasin nga trupi i raskapitur shqiptar edhe copën e fundit të koncesioneve të padrejta.
Pas zbardhjes së raportit idiotik dhe terrorist të qeverisë shoviniste greke drejtuar nje institucioni serioz si Be-ja, ku tre të pestat e Shqipërisë pretendohen si greke ( në cilin shekull jetojmë!!!!), shantazhet e këtij shteti nuk kanë të ndalur dhe vazhdojnë çdo ditë.
Greqia nuk ratifikon protokollin e NATO-s, nuk ratifikon MSA-në. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia është shtyrë për në kalendat greke me shpresën tipike bizantine se mos kjo çështje kthehet përsëri në tryezën e bisedimeve dhe në agjendat sërbo-greke për rregullimin (shkatërrimin) e shqiptarëve dhe Ballkanit.
Duke shfrytëzuar avantazhin e madh të të qenit anëtare me të drejta të plota në BE dhe NATO, Greqia përveç tjerash ka kërcënuar qeverinë shqiptare në mënyrë tipike bizantine e gjysëmzyrtare, duke kërkuar ndërtimin e katër varrezave të ushtarëve grekë gjoja të rënë në Shqipëri gjatë LDB. Varrezat kërkohen të ngrihen në kufijtë e të a.q Vorio-Epir, term ky me të cilin të gjithë grekët pa dallim emërtojnë tokat shqiptare të Shqipërisë së mesme.
Pasi ka gllabëruar Shqipërinë e poshtme me kryeqytet Janinën që më 1912, qeveria greke tashmë i është drejtuar Shqipërisë së mesme me kryeqendër Gjirokastrën.Në këtë kryqëzatë nacional-ekstremiste, Greqia shfrytëzon c\'do dobësi dhe ç\'do rast të mundshëm për të shantazhuar në mënyrën më të rëndë dhe më të pabesueshme shtetin tonë - Republikën e Shqipërisë.
Së fundi duket qartë që shantazhi është bërë më i organizuar, më i koordinuar dhe shumëdimensional.Një lajm nga qarku i Shkodrës zbardhi dhe vërtetoi për të satën herë me rradhë aleancën e sëmurë antishqiptare Greqi-Sërbi.
Është siç duket përpëlitja e fundit e çmendurisë greko-sërbe kundër demokracisë së brishtë ballkanike, para faktorizimit përfundimtar të Shqipërisë me anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE .
Për çka është fjala?
Njëri nga organizatorët e protestave sllavo-malazeze kundër pavarësisë së Kosovës, i a.q "peshkop" i së a.q "kishë ortodokse" sërbe, Amfilohije Radoviq, Ati shpirtëror i një morie të vrasësve massive të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, e kaloi kufirin shtetëror apo kufirin e dhunshëm sllav mes shqiptarëve të Tuzit dhe shqiptarëve të Shkodrës, dhe erdhi në …..Shkodër.Kjo u ngjan atyre tregimeve policore me kthimin e kriminelit në vendin e krimit. Kthimin e vrasësit në vendin e krimit e shkakton një forcë e padukshme por shumë e fuqishme në trurin e tij - gjaku i viktimës.
Pra, Radoviqi i famshëm në Sërbi e në gjithë ish Jugosllavinë erdhi në Shkodër. Në Shkodrën shqiptare atë e priti spiuni grek i vetëshpallur si prift ortodoks, Nikolla Petani. Ky Nikolla, përndryshe mik i Nikollas Gaxojanis e priti mikun e Radovan Karaxhiq, Radoviqin, në cilësinë e përfaqësuesit të së a.q " Kisa orthodhokse autokefale e Skiperise", me drejtues, sipas vetë grekëve - "patriotin dhe punëtorin e madh të çështjes kombëtare greke" - Anastas Janullatos.
Përvec Petanit, Radoviqin e priti edhe shqiptari i fisit Nikçaj i sllavizuar dhe ortodoksizuar me emrin e adoptuar Radojca Nikç - eviq. Shikoni si i ngjajnë njëri tjetrit tradhtarët si dy pika uji.Në jug ishte shqiptari Agron i Kosinës së Përmetit, i pagëzuar nga "kisha ortodokse" greke në Vasilis Thomollaris.Këtu është Nikçi i pagëzuar dhe Nikçe - viçizuar nga "kisha ortodokse" sërbe. Megjithatë, ndërrimi i emrave dhe kombësisë është çështje e karakterit të ulët personal dhe nuk duam të meremi me to.
Radoviqi e hapi gojën dhe foli. Dhe i përsëriti propagandat dhe pallavrat e zakonshme gati dyqindvjeçare të shovinizmit sërbo-grek. Kosova mezi shpëtoi nga kishat politike sërbe dhe nga gjoja varret e gjithfarë malukati tjetër sërb. Tani këta së bashku me grekët iu lëshuan mbi shpinë Shqipërisë. Kishat e moçme shqiptare katolike u shpallën nga Radoviqi si kisha ortodokse sërbe.Dhe për ideologjinë greko-sërbe atje ku ka një kishë ortodokse është provë e padiskutueshme shkencore se aty kanë jetuar në të kaluarën dhe jetojnë akoma sot grekë përkatësisht sërbë.
Radoviqi shpalosi edhe njëherë urrejtjen patologjike deri në çmenduri ndaj çdo gjëje shqiptare kur deklaroi se në Shqipëri kemi " vizituar monumente romake, sllave, bizantine". Askund nuk u përmendën monumentet shqiptare. Radoviqi është përfaqësuesi modern i traditës sërbo-bizantine të mohimit të plotë të ekzistencës së hershme shqiptare në Ballkan. Dhe kush mohon ekzistencën e një kombi fare haptas para kamerave dihet se çfarë plane tjera ogurzeza thur në fshehtësi. Përndryshe do të kishte thënë se "vizituam edhe monumente shqiptare kristiane në Shkodër". Por Radoviqit dhe Janullatosit nuk ua lëshon goja fjalët e tilla si p.sh "monumente të hershme shqiptare kristiane", pasi ata janë të dy satanë me rrobë të zezë që tërë kohën merren me politikë falsifikuese antishqiptare dhe shumë pak ose aspak me shenjtëritë qiellore.
Radoviqi u kujtoi gjithë shqiptarëve se varret janë të shenjta pa marrë parasysh se cilës fe i takojnë, por varrit të Isa Boletinit dhe varreve të mijërra shqiptarëve të tjerë të masakruar në Podgoricë, Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rozhajë, më 1878-1912, e mijëra të tjerëve më 1945 në Tivar, as që u dihen gjurmët. I gjithë territori i vogël prej 13.000 km2 i Malit të Zi është një varr i madh masiv i dhjetëra mijëra shqiptarëve të masakruar gjatë gjithë historisë së ekzistencës së këtij vendi si sllavishtfolës. Historia parasllave e Malit të Zi është shqiptare e proshqiptare. Varri i Isa Boletinit në Podgoricë u shkaterrua në mënyrë publike nga politikanët nacional-ekstremistë, përndryshe miq të "peshkopit" Radoviq, në vitet 1990. Nuk e dimë sa ka qenë ndikimi shpirtëror i bariut Radoviq në këto shkatërime, por duke parë rekordin e tij të mëvonshëm, s'besojmë të ketë qenë i pakët.
Një detaj shumë interesant i propagandave të Radoviqit ishte ajo mbi luftën e përbashkët antifashiste të shqiptarëve dhe sërbëve në Shkodër. Vetëm këtu Radoviqi pati shumë të drejtë.Komunistët shqiptarë jo vetëm në Shkodër, por edhe në Kosovë, Maqedoninë perëndimore, Mal të Zi e deri ne Camëri, luftuan deri në fund kundër interesave kombëtare të popullit të vet dhe për interesa ruse pansllaviste të daljes në detet e ngrohta. E bënë këtë me vetëdije ose jo, kjo është çështje intelegjence e psikologjie personale.Faktet historike nuk merren me psikologjitë individuale të personave të ndryshëm. Dhe fakt historik është se shumica e atyre pak "partizanëve" të Shkodrës dalin me emra e mbiemra sllavë. Ky ishte nje detaj shumë intrigues i deklaratës së këtij prifti - avokati të kriminelëve të luftës. Këtë ta kenë pak parasysh ata "shqiptarë" që në debatet brendashqiptare mbrojnë 29 nëntorin si popi kryqin.
Shteti shqiptar detyrimisht dhe përfundimisht të mbajë qëndrim ndaj këtyre maskaradave me varre të imagjinuara ushtarësh grekë dhe sërbë në Shqipëri, dhe ndaj pseudo-historive me kisha të imagjinuara etnike greke apo sërbe në territor shqiptar. Shteti dhe shkenca shqiptare të mbajnë qëndrim edhe në lidhje me të a.q "xhami osmane" të cilat luajnë në kartën e njëjtë falsifikuese joshqiptare si bizantinët dhë sllavët. Del se në hapësirën etnike shqiptare të gjithë okupatorët e huaj kanë ndërtuar dicka. Vetëm shqiptarët paskan kaluar si hije të padukshme nëpër fazat e ndryshme historike duke mos prodhuar asgjë nga kultura materiale dhe shpirtërore. Këto banditizma raciste duhet të marrin fund. Nëse qeveria nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë le ti lërë vendin një qeverie e cila mund ti thotë një "JO" të madhe e të prerë lojës së këtillë falsifikuese shumë të rezikshme me të kaluarën e kombit tonë. Është për tu përshëndetur veprimi i pushtetarëve lokalë të Shkodrës, të cilët e injoruan në tërësi këtë peshkop kriminel në vizitat e tija të çoroditura për të gjetur fantazma varresh në këtë pjesë të vendit. Pushtetarët shqiptarë të Shkodrës kanë vepruar në kontrast të plotë me veprimet e pabesueshme të disa pushtetarëve lokalë shqiptarë në jug të Shqipërisë, të cilët janë shndërruar në agjentura të hapuara të shovinizmit të sëmurë falsifikues e vrastar grek. Shteti shqiptar të ndalojë me ligj dhe të shpallë persona non grata të gjithë banditët grekë e sërbë duke filluar me Anastas Janullatosin e Vasil Bollanon e duke mbaruar me Amilohije Radoviqin dhe Rozafa-Moraçën e Shkodrës.
Është koha e fundit që qeveria shqiptare të mbajë qëndrim për këto veprime banditeske dhe falsifikime të pabesueshme që i bëhen të kaluarës tragjike të kombit shqiptar në Ballkan. Qeveria të mbajë qëndrim pasi këto veprime për zbulime varresh, kishash e shkollash greke e sërbe në Shqipëri mbështeten dhe de fakto janë, qëndrime zyrtare të qeverive greke dhe sërbe respektivisht.
Në fshatin Bardhaj, disa kilometra larg Shkodrës, shteti shqiptar të ngritë një përmendore 100 metër të lartë, ku të përkujtojë mbrojtjen heroike të Shkodrës nga ata mijëra ushtarë shqiptarë të paemër, e jo të merret me kërkesat e çmendura të kriminelëve të luftës dhe fondamentalistëve të sëmurë sllavo-ortodoksë. Ushtarët sërbë të groposur në fshatin Bardhaj mund të jenë 10.000 mijë ose edhe më shumë, por ata janë okupatorë dhe masakrues të cilët po ta kishin pushtuar Shkodrën nuk do kishin lënë këmbë të gjallë shqiptari në atë qytet. Në Korçë, Kolonjë e Përmet, shteti shqiptar të ngritë përmendore dhe memoriale të mëdha kolektive për mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë në mënyrat më të tmershme pikërisht nga ata ushtarë grekë për të cilët tani kërkohet të ngrihen memoriale. Toka shqiptare të pastrohet sa më shpejtë nga eshtrat e këtyre banditëve prej të cilëve është duke rënkuar që nga viti i bardhe dhe i zi njëkohësisht, viti 1912.
(shkembi.com)nga Valon Kurtishi
No comments:
Post a Comment