1.400 qytetarë të huaj kanë bërë betimin për marrjen e nënshtetësisë greke ditën e hënë në prani të prefektit të Athinës, Jani Zguro, në një ceremoni të veçantë në Pallatin e Sportit të SPORTING, ku merrnin pjesë gjithashtu ministri grek i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, deputetja e PASOK-ut, Silvana Rapti dhe zyrtarë të tjerë të lartë të pushtetit vendor.
Qytetarët që morën dje nënshtetësinë greke vinin nga 28 shtete të ndryshme të botës, nga Kongo e deri në SHBA. 51% e tyre janë gra dhe 49% burra. 99% janë të krishterë ortodoksë në besimin fetar, 10 janë myslimanë dhe dy prej tyre janë ateistë. Shumica e tyre, 96% janë nga Shqipëria. Për sa u përket profesioneve të tyre, 21% punësohen si ndihmës shtëpiake, 9 % janë pensionistë, 4% të papunë, ndërsa të tjerët punojnë në 121 profesione të ndryshme, prej të cilëve 21% nëpunës privatë, 14% punëtorë të thjeshtë dhe muratorë, 6% profesionistë të lirë, mjekë, profesorë, mësues etj.
Prefekti i Athinës, Janis Zgurros midis të tjerave në fjalën e tij theksoi se: "Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ju dhe për vendin tonë, sepse 1400 qytetarë homogjenë dhe të huaj, bënë betimin në prefekturën e Athinës. Është nder i veçantë për Greqinë t'ju pranojë ju në gjirin e saj, si grekë të rinj. Për ne grekët, emigrimi është një pjesë e bashkangjitur në historinë moderne të vendit dhe shumica, pak a shumë e kanë provuar. Ju mbështesim dhe do të përpiqemi secili prej nesh t'ju ndihmojë. Pas këtij betimi prej fillimit të vitit 2007, një numër prej 6.319 qytetarësh homogjenë dhe të huaj kanë marrë nënshtetësinë greke. Sot kemi pranë nesh bashkatdhetarët e rinj të cilët jetojnë për më shumë se 10 vjet në Greqi dhe vazhdojnë të punojnë dhe jetojnë me durim, që kanë bërë përpjekje të mëdha në jetën e tyre, që e deshën këtë vend dhe sot betohen si qytetarë grekë. Ju tregoni rrugën edhe për emigrantët e tjerë ekonomikë dhe politikë që kërkojnë në atdheun tonë një jetë të re".
Në ceremoni ka përshëndetur edhe ministri grek i Brendshëm dhe i Pushtetit Lokal, Prokopis Pavlopulos. Midis të tjerash në fund të fjalës së tij ai deklaroi se: "Jeni për vite me radhë grekë dhe këtë e dini mirë, u vonuam t'ua japim atë të cilën, gjithsesi ju e kishit tuajën. Bashkë me faljen tonë, njohim atë çka ishte një realitet. Ne do të bëjmë çfarë është e mundur që emigrantët të jetojnë së bashku me ne, në paqe dhe demokraci, dhe ato pak fenomene të cilat janë të jashtëligjshme të mundohemi t'i pakësojmë. Të bëjmë atë çka duhet, që në të ardhmen emigrantët të mos kalojnë ato që keni kaluar ju".(Balkanweb)
Greqia, nënshtetësi masive emigrantëve të krishterë shqiptarë 02/10/2008 10:45:09
http://www.ina-online.net/ Default.aspx?news=2be142e2 -bd6c-4751-b215-a6bb0cca42 4d&ln=3

Mos vallë "megaloidhea" për Vorio Epir po i arrin qëllimet e saj ? Vazhdon me të njëjtat ritme edhe sot, ç'kombtarizimi i emigrantëve ekonomikë shqiptarë ?
http://www.ina-online.net/
No comments:
Post a Comment