Don Claudio Hitaj, që më parë quhej Vlamir, tashmë është arratisur...
Ai me të gjithë 147 milionë eurot ?
Herët, është akoma shumë herët për ta thënë. Vani i Bar Biffit në BAGNONE të Massa Carrara, bari i cili "boshatisi" Italinë dhe Europën me çmimin e fituar, shprehet se nuk ka parë kurrë njeri me veshje prifti, të marrë biletë në barin e tij. Don Marco Giuntini, që të dielën pas meshe i ftoi të gjithë të luteshin për fituesin e lotarisë, është shprehur se prifti shqiptar Don Claudio Hitaj, as që e kishte idenë më të vogël se ç'ishte kjo lotari...

Por faktikisht, prifti nuk gjendet gjëkundi tashmë.
Duhej ta kishte kaluar në pishinë pasditen e djeshme, pasi prifti shqiptar është gjithashtu edhe një notar. Vazhdojnë të flasin për të, vazhdojnë ta mbajnë protagonistin e fundit të këtij mishmashi, historinë absurde e njëkohësisht të mrekullueshme të jetës së tij. Don Claudio sot është 37-vjeç, ka arritur në Itali me një gomone, natën e 6 marsit të vitit 1991.
E kush ishte me të në atë gomone, dukshëm të bekuar ?
Balerini Klejdi Kadiu, që u bë i famshëm në Emiosionet:"Miqtë" dhe "Ka vend dhe për ty", i vetmi që ia arriti ta shndërrojë në një kërcimtare edhe Maria Di Filippi-n. Don Claudio dhe Klejdi, gomonia e fatit. Vlamiri, që ishte student i juridikut, i deklaruar ateist, i shndërruar më pas në një prift katolik e që akoma nuk kuptohet përse vendosi të qëndrojë në hije.
Burimi : http://www.ilmessaggero.it
No comments:
Post a Comment