Kam hasur shpesh fjalën "Chips" në dialogje të njohurish, këtu në facebook. Dikush kërkonte me ngashërim chips-a, dikush tjetër lutej dhe jepte në këmbim të chips-ave, 2-3 kontakte vajzash simpatike e kurioze...
Kurioziteti im u bë edhe më i madh, ndërsa në një prej lokaleve të kryeqytetit, lexoj të shkruar në një format A4, ngjitur pas xhamit, ku shkruhej: Shiten Chips-a 500 lekë !
Kurioziteti im u bë edhe më i madh, ndërsa në një prej lokaleve të kryeqytetit, lexoj të shkruar në një format A4, ngjitur pas xhamit, ku shkruhej: Shiten Chips-a 500 lekë !
Pra, bëhej fjalë për një aplikacion në faqen e njohur të rrjetit facebook, që mundësonte lojën e Pokerit online për të gjithë. Dhe përhapja e kësaj loje virtuale ishte aq e madhe dhe e gjerë, duke u renditur në 5 lojërat më të sukseshme.
Këtij tundimi për të provuar garë e konkurencën, nuk i kishte shpëtuar as gjinia femërore. Shpesh madje mund të hasësh nëpër kafe internet, djem e vajza që shajnë e shfryhen sikur të kishin humbur lekët tek firmat piramidale.
Kënaqësia dhe adrenalina e provuar gjatë kësaj garës së kësaj loje, duhet të jetë padyshim e madhe, por ashtu si çdo kënaqësi në jetë, ajo ka edhe anën tjetër të medaljes, vartësinë që të krijon.
Shumë të rinj, të varur nga kjo lojë, abuzojnë duke konsumuar orët më të shtrenjta për ta. Orë që ia marrin borxh gjumit, punës, studimit apo edhe shoqërisë e kontaktit real. Mendoj që sociologët duhen të merren seriozisht me këtë sëmundje të re, që ka prekur pjesën më vitale të popullsisë, duke rrezikuar ta kthejë në një shoqëri parazitare, viktimë e ardhshme e bixhozit dhe lotarive.
Mbi të gjitha rreziku më i madh i kësaj loje është kur gara zhvendoset në tavolina reale dhe paratë e rrezikuara janë të vërteta.
Mos harroni se në lotari fiton vetëm ai që nuk luan. Askush suksesin e tij në jetë nuk ia ka dedikuar bixhozit e lotarive. Përkundrazi, ato janë armiqtë më të përbetuar të mirëqënies dhe grackat më të sofistikuara për njerëzit e suksesshëm.
Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
No comments:
Post a Comment