Kur u çlirua Shqipëria? Pyetja ka marrë një përgjigje ligjore me përcaktimin e datës 29 Nëntor si Festa e Çlirimit, por edhe pse nuk e prekën ligjin, përfaqësuesit e mazhorancës së sotme nuk e njohin këtë datë dhe i përkujtojnë njëherësh më 28 Nëntor ditën e pavarësisë dhe atë të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë.
Kur u çlirua Shqipëria?
Pyetja ka marrë një përgjigje ligjore me përcaktimin e datës 29 Nëntor si Festa e Çlirimit, por edhe pse nuk e prekën ligjin, përfaqësuesit e mazhorancës së sotme nuk e njohin këtë datë dhe i përkujtojnë njëherësh më 28 Nëntor ditën e pavarësisë dhe atë të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Nga Shkodra, që është qyteti i fundit i çliruar, vijnë për herë të parë dëshmi dhe prova, se natën e 28 nëntorit të vitit 1944 ushtarët gjermanë kontrollonin qytetin, madje kanë vrarë 7 qytetarë të Shkodrës, pesë prej të cilëve anëtarë të familjes Berberi.
Këto dëshmi gazeta "Shqip" ka arritur t‘i provojë edhe me dokumente, siç është certifikata e vdekjes së dëshmorit Qamil Berberi, i cili u vra natën e 28 nëntorit nga një patrullë e ushtrisë gjermane, që kontrollonte ende qytetin. Gazeta ka siguruar gjithashtu foto të ceremonisë mortore të anëtarëve të familjes Berberi, që u zhvillua më 29 Nëntor, ditën e parë të lirisë për qytetin. Veteranët e luftës tregojnë se nata e 28 nëntorit 1944 e gjeti qytetin verior të Shkodrës në terror të plotë nga gjermanët. Në librin e tij "Portrete dëshmorësh", nënkryetari i veteranëve të luftës për Shkodrën, Vehbi Fishta, tregon në lidhje me masakrën e 28 nëntorit, kur u vra anëtari i njësitit gueril Qamil Berberi dhe gjithë familja e tij prej pesë personash. Atë natë u vra edhe një furrtar dhe një partizan, ndërsa u plagosën nga gjermanët dy persona të tjerë.
Duke folur për masakrën e 28 nëntorit, Fishta tregon:
Në atë kohë isha 17 vjeç dhe isha aktivist i njësiteve guerile të qytetit. Shtëpinë e kisha në të njëjtën rrugicë ku ndodhi masakra dhe e mbaj mend shumë mirë ngjarjen. Rreth orës 21.30 të datës 28 nëntor 1944, Qamil Berberi, përgjegjës i njësitit gueril për pjesën lindore të rrugës së "Cakajve" ishte kthyer për në shtëpi për të marrë bukë për shokët. Në orën 22.30, Qamili doli dhe vetëm 60 metra larg shtëpisë së tij u ndesh me një autoblindë gjermane, që hapi zjarr dhe e vrau në vend. Kur dëgjoi krismat, babai i tij, Sabri Berberi, doli nga shtëpia për të parë ç‘kishte ngjarë, por edhe ai u qëllua për vdekje. Më pas dolën te dera e shtëpisë edhe gruaja e Sabriut, Esmaja dhe dy vajzat, Sadija e Adilja. Ushtarët gjermanë që ndodheshin në autoblindë qëlluan pa mëshirë dhe mbi to, duke vrarë në vend Esmanë dhe Sadijen, ndërsa Adilja u plagos rëndë dhe vdiq në spital pas disa ditësh. Kjo ishte ndër masakrat më të tmerrshme që gjermanët bënë në Shkodër, ndaj mbahet mend mirë. Për koincidencë atë natë ishte Bajram dhe furrtari i lagjes, Luigj Urbani, ishte në punë. Ai doli nga furra rreth 20 minuta pasi dëgjoi krismat, me mendimin se patrulla ishte larguar, por në fakt ushtarët gjermanë qëndronin aty dhe e qëlluan furrtarin sapo ky doli në rrugë. Më pas, një grua tjetër, Gjyshe Dibra, banore e kësaj rruge, e cila doli në derë për të parë ç‘kish ndodhur, u qëllua nga gjermanët dhe u plagos nga një plumb në këmbë.
Kjo grua e plagosur ndihmoi më pas për të saktësuar oraret e detajet e gjithë kësaj masakre, pasi në murin e shtëpisë së saj kishte një orë të vjetër". Rrëfimi i kësaj masakre të natës së 28 nëntorit 1994 bëhet më i besueshëm pas publikimit që bën për herë të parë gazeta "Shqip" të fotove të funeralit të katër anëtarëve të familjes Berberi më 29 nëntor. Fakti që më 28 nëntor Shkodra ishte e pushtuar vërtetohet edhe nga certifikata e vdekjes e dëshmorit të atdheut, Qamil Berberi, në të cilën si datë vdekjeje shënohet 28 nëntori 1944.

Partizani Jonuz Nishani kujton natën e fundit të luftës
"Më 28 nëntor luftohej, atë pasdite u plagosa"
Jonuz Ali Nishani, 82 vjeç, është një nga njerëzit që më 28 nëntor 1944 luftonin me armë në dorë për çlirimin e qytetit të fundit që mbahej ende nën kontrollin e gjermanëve. Jonuzi thotë: "Kam qenë në batalionin ‘Perlat Rexhepi‘ dhe ishim të vendosur në kodrat e Dragocit të fshatit Mes, tetë kilometra larg Shkodrës. Mbaj mend se ishte data 24 apo 25 nëntor e vitit 1944 dhe nga pozicioni ku ishim kishim detyrë të sulmonim postën gjermane në fshatin Mes dhe tanket gjermane te fusha e aviacionit. Për disa ditë kemi bërë luftime të ashpra. Gjermanët na gjuanin me murtaja, ndërsa ne përdornim mitraloz, ose pushkë. Çeta jonë udhëhiqej nga komandant Mehmet Tariati dhe komisar Qazim Kapisyzi dhe kishte një mision tepër të vështirë, pasi duhej të çahej posta gjermane për të depërtuar në Shkodër. Nga luftimet që po zhvilloheshin, si tani më kujtohet, ishte pasditja e datës 28 nëntor.
Kur dielli po perëndonte, po mbanin nën vëzhgim rrugën e fshatit Mes. Unë isha pas një shkëmbi dhe një goditje me mortajë nga armiku, fare pranë vendit ku ishim në pozicion, më shkaktoi plagosje në kofshën e majtë. Edhe tani e kam shenjën që më duket fare lehtë në këmbë. Ndërsa luftimet bëheshin gjithnjë e më të ashpra, qëndroja i plagosur në pozicion, në majë të kodrës. Krismat pushuan rreth orës 04.00 të mëngjesit të 29 nëntorit. Vetëm atëherë, me ndihmën e brigadave të tjera sulmuese ne arritëm që të vinim përpara gjermanët. Më kujtohet se kur po shkonin për në Shkodër, në afërsi të urës së Mesit ishin trupat e dy gjermanëve të vrarë. Pak pa hyrë në Shkodër, kemi pritur çetën që vinte nga Reçi dhe rreth orës 09.00 të datës 29 nëntor, batalioni ‘Perlat Rexhepi‘ ka mundur të hyjë në qytet. Isha i plagosur dhe nuk mund që të shkoja me batalionin për të shijuar fitoren. Shokët më çuan te shtëpia e një kushëriri, ku mora ndihmën mjekësore".
Shqip
Edhe në këto data kaq të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar, është përsëri politika që me prapambetjen e saj përçan shqiptarët, por historia nuk është as e majtë dhe as e djathtë, e vërteta nuk është politikë dhe as pronë private. Rroftë Shqipëria !
No comments:
Post a Comment