Friday, November 13, 2009

Një adoleshent nga Laçi, me Range Rover-in e vjedhur të Gatuzos

Bllokohet dhe Sekuestrohet në Laprakë në kohën që hynte në kryeqytet autovetura luksoze "Range Rover" që dyshohet se është vjedhur futbollistit të Milanit dhe kombëtares italiane, Ivan Xhenaro Gatuzo.

Bllokimi i autoveturës është konfirmuar dje për gazetën "Shekulli", nga burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit, që pohuan se është bllokuar në afërsi të Laprakës, ndërsa lëvizte në drejtim të kryeqytetit. Megjithëse e vjedhur, fuoristrada e markës "Range Rover", modeli Vogue është targuar disa muaj me targat TR 0056 P, në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, pasi ka kaluar pa "gjemb në gomë" të gjitha procedurat doganore.



Sipas burimeve leja e qarkullimit dhe targat janë lëshuar në emër të shtetasit Gentian Vrapi. Në momentin e bllokimit mjeti ka qenë në përdorim të një 17 vjeçari me banim në qytetin e Laçit.
Burime të policisë thonë se mjeti i bllokuar, përdorej nga një familje e njohur në qytetin e Laçit, të cilët besohet se e kanë blerë pas zhdoganimit dhe targimit të saj.
Nga verifikimet e kryera në sistemin doganor nga oficerët e policisë, është mësuar se mjeti është futur në territorin shqiptar nga një person me shtetësi dhe kombësi italiane së paku një vit më parë, nëpërmjet portit të Durrësit, jo shumë kohë pasi ai ishte denoncuar nga futbollisti i kombëtares italiane, Ivan Xhenaro Gatuzo.


Nuk përjashtohet mundësia që mjeti të jetë targuar me shpejtësi përpara se ai të hynte në sistemin on line të të dhënave të mjeteve të vjedhura në Itali. Zbulimi se mjeti ishte futur në Shqipëri është bërë kur Drejtoria E Shërbimit të Transportit Rrugor, ka rifreskuar të dhënat për mjetet e vjedhura jashtë vendit që mund të kishin hyrë në Shqipëri. Ndër to ka rezultuar edhe ajo e mesfushorit të Milanit e kombëtares italiane Gatuzo, e për këtë është kërkuar edhe bllokimi i mjetit.

http://www.goal.com/en/news/10/italy/2009/11/12/1620066/milan-star-gennaro-gattusos-stolen-jeep-found-in-albania

Ndërkaq prej ditësh efektivët e zyrave rajonale të Antitrafiqeve në vend, kanë nisur një kontroll të mjeteve luksoze që qarkullojnë me shumicë sidomos në Tiranë.

Shekulli

No comments: