Sunday, November 8, 2009

Vëllai i madh

Një ndër emisionet më të ndjekur në Shqipëri, nis më 3 shkurt 2010.

Emri i tij nuk është shqipëruar, ashtu si në shumë vende të tjera, për shembull në Itali, ku quhet "Grande Fratello"...


Këto spektakle, për vetë nga shikueshmëria e lartë që kanë, njëkohësisht duhet të kenë një përzgjedhje sa më dinjitoze të lojtarëve, të bagazhit të tyre sepse pikërisht pas përfundimit të kësaj loje, ata merren si stereotipë ku shumë adoloshentë projektojnë vetveten.

Dua të ritheksoj që përzgjedhja e tyre duhet të jetë domosdoshmërisht jashtëzakonisht e kujdesshme. Eshtë e vërtetë që sponsorizuesit e një spektakli të tillë, arsye themelore kanë përfitimin dhe rritjen e shikueshmërise, e cila mund të arrihet duke përballur karakterë të ndryshëm, por kjo nuk mjafton si arsye për të shkelur mbi etikën e mediave. Jo pak herë kemi parë skena të pista e të pamoralshme në emisionë të kësaj natyre, që më pas madje kanë gjetur edhe jehonë në publik. (Ujku)

Një tjetër problem i këtyre emisioneve, që dukshëm bie në sy të teleshikuesve është ligjërimi i hipokrizisë. Shohim sesi personazhë të kësaj loje shfaqin pjesë të errëta të karakterit human e në fund të analizave ndaj individëve, këto pjesë anashkalohen, nuk goditen për të mos përçudnuar figurën publike të VIP-it të ardhur nga hiçi, duke shkaktuar tek ta një frustim të dëmshëm, duke u dhënë një famë rëre.



Gjithashtu në votimet me anën e sms-ve, ka një mungesë të plotë transparence. Nuk janë të pakët zërat që thonë se fituesi është që më parë i përzgjedhur, sado që fisi e gjithë miqtë e lojtarëve harxhojnë dhjetra karta telefonike në ditë, vetëm për të votuar.

Megjithatë është një spektakël që josh shumë të rinj për të provuar të rregjistrohen. Të interesuarit mund të shtypin adresën e mëposhtme.
http://bigbrother.top-channel.tv/apliko.php

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: