Friday, November 13, 2009

Deputet shqiptar në Angli ?

Për herë të parë në historinë e Parlamentit të Britanisë së Madhe, një shqiptare shpallet kandidate për t’u zgjedhur anëtare e këtij institucioni.

Mirela Bogdani eshte shpallur kandidate per deputete ne zgjedhjet parlamentare qe do zhvillohen vitin e ardhshem. Bogdani kandidon nga Partia Konservatore Britanike, anetare e se ciles ajo eshte prej 6 vjetesh.

Seleksionimi i kandidateve per deputete ne Britanine e Madhe nga te gjitha partite politike, eshte nje proces i gjate dhe i veshtire qe fillon 3 vjet perpara zgjedhjeve dhe kalon neper shume faza.

Pas aplikimit dhe kalimit te dy fazave te para, Mirela Bogdani u seleksionua mes 5,000 aplikanteve per t’u testuar nga Parliamentary Assesment Board, Komisioni Parlamentar i Vleresimit ne nje testim me 5 provime, te cilat i kaloi me sukses.

Aprovimi i kandidatures se saj u krye nga nje komision i perbere nga parlamentare dhe zyrtare te larte te partise konservatore, te cilet e vendosen ate ne listen kombetare te kandidateve per deputete te Britanise se Madhe. Ajo eshte caktuar te kandidoje ne Uells.



E pyetur nga Top-Channel se si e perjetoi lajmin e pranimit si kandidate per deputete, ajo tha:

“Nuk e prisja qe do fitoja pasi testimi ishte shume i veshtire. Ndihem e lumtur sepse eshte kurorezim i viteve te tera angazhimi ne politike. Ky eshte nje tjeter tregues qe sa vleresohet meritokracia, aftesite dhe kontributet ne vendet me demokraci te konsoliduar dhe sa pak ose aspak kjo ndodh ne Shqiperi”, eshte shprehur Bogdani.

Ky eshte kandidimi i dyte i Bogdanit ne Angli pas perfshirjes se saj ne garen per zgjedhjet e Parlamentit Europian te ketij viti, ku nuk mundi te arrije ne finish.

Mirela Bogdani vitin e shkuar perfundoi studimet pas universitare ne Universitetin e Oksfordit per shkenca politike, e fokusuar ne politikat e BE.

Gjithashtu, ajo eshte autore e tre librave per marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Europian. Rasti i Mirela Bogdanit eshte i pari i nje shqiptareje, jo e lindur ne nje vend perendimor, qe arrin brenda pak vitesh maja te larta ne politiken britanike, deri ne kandidim ne zgjedhje parlamentare te ketij vendi dhe e perzgjedhur nga nje parti prestigjoze sic eshte Partia Konservatore Britanike.

TCH

No comments: