Monday, November 23, 2009

Supersticioni

Supersticioni është një mani antike, ndoshta sa vetë bota, që na bën të mendojmë se në njëfarë mënyre, fati dhe tersi mund të kontrollohen, tërhiqen, largohen falë ritualeve naive ose falë influencës së objekteve të veçanta.

Supersticioni është instinkt ose dëshirë për të besuar se ekzistojnë objekte ose rrethana të afta për të influencuar tek fati, i mirë ose i keq. Ky lloj besimi ka nisur që në fillimet e njerëzimit: antropologët konfirmojnë se në çdo epokë e në çdo kulturë mund të shohim shenja të riteve që bëheshin për të afruar ose larguar fatin e mirë e të keq, respektivisht.


Supersticioni është një mani antike, ndoshta sa vetë bota, që na bën të mendojmë se në njëfarë mënyre, fati dhe tersi mund të kontrollohen, tërhiqen, largohen falë ritualeve naive ose falë influencës së objekteve të veçanta. Supersticioni është instinkt ose dëshirë për të besuar se ekzistojnë objekte ose rrethana të afta për të influencuar tek fati, i mirë ose i keq.

Ky lloj besimi ka nisur që në fillimet e njerëzimit: antropologët konfirmojnë se në çdo epokë e në çdo kulturë mund të shohim shenja të riteve që bëheshin për të afruar ose larguar fatin e mirë e të keq, respektivisht

Pra, është një nevojë e njeriut për të besuar se ngjarjet janë në njëfarë mënyrë të kushtëzuara nga diçka e jashtme dhe magjike.

Ndër ekspertët flitet se në nivelin mendor, supersticioni luan rolin e mbajtjes gjallë të fëmijërisë që është brenda secilit prej nesh. Ndërsa të tjerë thonë se është njëlloj litari ku kapemi, kur mendojmë se nuk ia dalim dot mbanë me forcat tona ose kur nuk kemi guxim të marrim përsipër përgjegjësitë e një humbjeje.

Pra, supersticioni nuk di asgjë për motivimin e veprimeve të veta të rastit, ndonëse ky motivim kërkon t’i imponohet njohjes së tij. Te neurotikët, të cilët mund të jenë edhe persona shumë inteligjentë, por që njëkohësisht vuajnë nga ide fikse dhe gjendje obsesive, konstatohet lehtë se supersticioni i ka rrënjët e veta në disa tendenca të shtypura të një karakteri armiqësor dhe të egër. Idetë turbulluese burojnë nga tendencat e ndrydhura. Egoizmi, xhelozia, armiqësia dhe të gjitha ndjenjat ose impulset e ndrydhura nga edukata morale përdorin shpesh te njeriu rrugën, e cila shpie drejt veprimit të gabuar, për të shfaqur në një mënyrë apo në një tjetër fuqinë e tyre të pakundërshtueshme, por që nuk njihet nga instancat psikike. Supersticioni nënkupton me fjalë të tjera pritjen e një fatkeqësie dhe ai që i dëshiron të keqen tjetrit, por që i shtyrë nga edukata, ka arritur t’i ndrydhë këto dëshira në pavetëdije. Ky do të bëhet i predispozuar që të jetojë me frikën e përhershme të një fatkeqësie që do t’i trokiste në derë si ndëshkim i së keqes së pavetëdijshme.

Termi supersticion përdoret për të përmbledhur besime të cilat mund të ndikojnë në jetën e atyre që i besojnë.

Ky lloj besimi është shumë subjektiv, pasi asgjë nuk është e vërtetuar, por për njerëzit që i besojnë, mund të ketë efekte katastrofike në rastin më të keq.

Në shumicën e rasteve, për të besuar në të tilla gjëra individi ndikohet nga njerëzit me të cilët jeton. Çdo ide e kësaj natyre bazohet në fjalët e më të moshuarve ose në besime shkencërisht të pabazuara dhe tepër të vjetra pa harruar se për shume kultura gjëra të tilla janë totalisht të papranueshme.

Supersticioni përmbledh besime dhe praktika të ndryshme të cilat kanë të përbashkët devijimin ndaj normatives fetare apo laike të kulturës institucionale.

Pjesa më e madhe e supersticionit është rregulluar nga parimi i dyvlershëm, për të cilin ka një fakt ose objekt të njëjtë apo analog, të cilit i atribuohen efektet pozitive ose negative. Ndryshimi kryesor midis këtyre të dyve thuhet se është në mënyrën e perceptimit. Mendohet se parashikimi mund të shpjegohet në dy mënyra ose personi e mban të ardhmen e vet në vetvete që në embrion dhe pastaj informacioni për të ardhmen e tij merret, duke marrë si burim vetë personin, ose gjithë historia dhe fati i racës njerëzore mbarten në një formë ndërgjegjeje të përbotshme.



Por, sipas Biblës, asnjë prej këtyre metodave të parashikimit të fatit nuk është e pranueshme. Po sipas fesë, supersticioni ka molepsur shpirtin e njeriut në çdo kohë dhe e ka burimin tek frika dhe dëshira për pushtet.

Me supersticion kuptojmë varësinë e disa forcave dhe fenomeneve të pakuptueshme, që nuk drejtohen nga ligjet e zakonshme të natyrës, nga psikika, ose ndryshe, besimin se disa ngjarje janë rastësisht të lidhura me gjëra të cilat, në pamje të parë, duket sikur nuk kanë fare të bëjnë me to”.

Ky është përcaktimi që dr. Schrank i bën thelbit të supersticionit. Supersticioni dhe besimi janë në kontrast të thellë me njëri-tjetrin, ndonëse përshkrimi që mund t'i bëhet njërit apo tjetrit është në varësi të ideologjisë dhe ideve fetare që ka personi, i cili po shpreh një gjykim mbi to.

Ky pohim sjell me vete një linjë të rëndësishme demarkacioni. Gjithkush që lexon literaturë shkencore kundër supersticionit, do të kuptojë menjëherë se pikëvështrimi i saj është shumë i ndryshëm nga qëndrimi i besimit kristian. Shkenca njeh vetëm ligje dhe koncepte thjesht njerëzore.

Ajo i përshtatet botës materiale. Kjo edhe justifikohet, sepse ajo pretendon të ketë të bëjë vetëm me atë që është e kuptueshme dhe racionale.

E mbinatyrshmja, transcendentalja, demoniakja dhe hyjnorja nuk hyjnë në sferën e kërkimeve të saj. Shkenca shpreson të kuptojë vetëm ato gjëra që mund të përfshihen brenda kufijve të saj të ngushtë racionalë. Për këtë arsye, shpeshherë ajo e ka sjellë djallin në një plan logjik për ta shpjeguar dhe, për pasojë, e ka bërë të papërfillshëm.

Prandaj, nuk mund të mbështetemi tek shkenca për të kuptuar me të vërtetë se ç`është supersticioni. Prej këtej rrjedh se edhe mjetet mbrojtëse të shkencëtarit janë të pamjaftueshme.

Nga ana tjetër, shkenca nuk është kaq e interesuar të shpjegojë thellësisht supersticionin sesa të kërkojë shpjegime në psikologjinë e nivelit të thellë.

Supersticioni nuk është vetëm shenja e budallallëkut, naivitetit, mungesës së dijeve, po tregon gjithashtu një prirje ndaj forcave që janë kundërshtare të Perëndisë.

Dhe në të vërtetë raca njerëzore tërhiqet nga dy fuqi të mëdha dhe është shumë e dobët për të qëndruar neutrale.



Superstiocione të njohura

Numri 13. Thuhet se ndjell ters, pasi përkon me numrin e njerëzve të ulur në tryezë gjatë darkës së fundit dhe për shkak te ngjarjeve që e pasuan.

Për italianet fatkeq është numri 17, ndërsa 13 është i lidhur me fatin e mirë. Në Azinë Lindore (Japoni, Kore), është numri 4 ai që nuk preferohet. Kjo, pasi është homofon me fjalën vdekje.



Supersticion zanati


Nëse rrobaqepësi shpohet me gjilpërë, çdo gisht dhe çdo dorë ka një domethënie.


Lepuri



Në një mjet lundrues është një fjalë e ndaluar dhe nuk thuhet kurrë. Legjenda tregon se ky brejtës doli një herë nga kafazi dhe hëngri pjesë të anijes e cila u mbush me ujë dhe e kishte të pamundur lundrimin. Emri i kësaj kafshe është larguar nga fjalori detar dhe për ta zëvendësuar përdoret "kafsha veshgjatë".



Teatri



Në Francë e gjelbra shihet si ngjyrë djallëzore. Në Itali është vjollca, ndërsa në Spanjë e verdha. Hipotezat më të shumta bien mbi të gjelbrën, pasi: këtë ngjyrë kishin rrobat e Judës, e tillë ishte ngjyra e Molierit kur vdiq dhe oksidi i bakrit ka këtë ngjyrë dhe është një përbërje toksike.



Të tjera supersticione janë kriporja e derdhur, thyerja e pasqyrës që sipas disave sjell 7 vjet tersllëk, prerja e rrugës nga macja e zezë, çarja e çadrës, kalimi nën shkallë, vënia e bukës së prapthi në tryezë (sipas banorëve të Bretanjës tërheq djallin në shtëpi) prandaj vendasit e kësaj krahine bëjnë shenjën e kryqit mbi bukë. Është një zakon edhe për ateistet ose besimtarët e feve të tjera.

LORENA KOLLOBANI, G. Standart

No comments: