Monday, November 16, 2009

Efektet e celularit në tru

Një studim i ri i kryer në Suedi zbulon ndryshimet biologjike që ndodhin në kokë pas përdorimit të zgjatur të pajisjeve celulare. E vetmja që e mirëpërcaktuar deri tani është se valët prodhojnë një efekt biologjik në trurin tonë. Është e paqartë nëse kjo ka efekte të rrezikshme, por është e rekomanduar që aparatet celulare të përdoren me kujdes.

Studimi fundit është kryer nga Universiteti 'e Wrebro në Suedi dhe ka treguar se ka një lidhje të fortë mes përdorimit të telefonin celular dhe një proteine në lëngun cerebrospinal, përgjegjës ndër të tjera edhe për mbrojtjen e trurit nga ndikimet e jashtme.

Përdorimi i dendur i pajisjeve pa tel ka tendencë të rrisë nivelin e kësaj proteine (transthyretin) në gjak.



Studiuesit rekomandojë më shumë kujdes në interpretimin e këtyre të dhënave. Nuk është krejtësisht e qartë nëse rritja e proteinave duhet të konsiderohet si një sinjal rreziku për shëndetin tonë. Megjithatë, tani ka prova shkencore që telefonat celularë prodhojnë ndryshime biologjike në trurin tonë.


Hulumtuesit në Suedi nuk kanë sqaruar ende efektet mbi ekspozimin afatgjatë ndaj valëve elektromagnetike. "Ne deri tani kemi vënë re ngrohje të prodhuar nga qeliza (efekti termik)", thone ata.

Pjesa e dytë e studimit fokusohet në simptomat që paraqesin fëmijët dhe të rinjtë që përdorin telefona celularë. Ne kemi zbuluar shenja, si dhimbje koke, çrregullime athmatike dhe probleme me koncentrim. Megjithatë, është ende shumë herët për të arritur përfundime, "Është e domosdoshme që të kryejmë hetime të mëtejshme për të parë praninë e faktorëve të tjerë", thonë studiuesit.

Shekulli

No comments: