Tuesday, November 10, 2009

Humori, çështje banaliteti ?

Në shoqëritë në tranzicion si kjo e jona, ku çdo fushë e jetës është ende në kërkim të vetvetes edhe arti gjithashtu përjeton dhimbjen e vet, shpeshherë duke i lënë vendin banalitetit.

Mjafton të hedhësh një sy tek prodhimet e sotme humoristike, për të parë dramën e humorit shqiptar.

Një kanal shqiptar i pseudomuzikës e pseudohumorit, jep një panoramë të qartë të degradimit të artit. Por degradim pësojnë edhe të artistëve, që në pamundësi për të prodhuar humor nëpërmjet artit, degradojnë në një humor banal, që përqëndrohet vetëm në 3 pika: seks, organe gjenitale dhe të shara rrugësh.



E një pjesë e publikut qesh, zgërdhihet, gajaset e fsheh fytyrën nën duar. Na duket kaq për të qeshur kur një aktor në televizion shan nga ropt, na duket kaq për të qeshur kur të gjitha batutat orvaten rreth seksit... edhe pse specialistët mendojnë, që kryeveprat më të mëdhaja erotike janë vepra impotentësh.

Por ka disa qytetarë, që seksin e bëjnë në shtrat, e akoma më pak nuk ju duket objekt humori. Kjo shoqëri e tensionuar dhe e tejngopur në stres e ka domosdoshmëri jetike humorin, batutat, por disa tentativa për të bërë art, në të vërtetë po shkaktojnë stres më tepër.

Edhe vetë spektakli më i madh i humorit në Shqipëri, Portokallia, nuk i shpëton banalizimit të artit. Jo përherë sasia është cilësi !
Eshtë vërtetë për tu falenderuar dhe inkurajuar puna e tyre e palodhshme, për ta ç'tensionuar sadopak shoqërinë tonë, por shpeshherë edhe ai kthehet në një spektakël i ndaluar për fëmijët, për të mos i ligjëruar në televizion, banalitetin që hasin çdo ditë, në rrugë, në shkollë e kudo...

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: