Saturday, November 7, 2009

Fakte mbi urinë ne botë

Rreth 24000 njerëz vdesin çdo ditë nga uria apo shkaqe të lidhura me të.



1. Ky numer 10 vite me pare ishte 35000, e 20 vjet me pare ishte 41000. Tre te katertat e ketyre vdekjeve ndodhin tek femije nen moshen pese vjec.

2. Sot 10% e femijeve ne vendet ne zhvillim, vdesin pa arritur moshen pese vjec. Ky numer ishte 28% pesedhjete vjet me pare.

3. Megjithese ne shumicen e rasteve, pergjegjese per keto vdekje konsiderohen uria massive dhe luftrat, ato jane shkaktare vetem per 10% te tyre. Shumica a vdekjeve nga uria shkaktohen nga nje mangesi kronike e ushqimit. Si rezultat i nje varferie te thelle, shume familje nuk marrin dot ushqim te mjaftueshem.

4. Mangesia kronike e ushqimit, pervec vdekjeve shkakton edhe demtimin e shikimit, lodhje te pergjitheshme, pengon rritjen normale si dhe ul aftesine e organizmit per te perballuar semundje te ndryshme. Njerezit e pa ushqyer e kane te veshtire te kryejne edhe funksionet me elementare.

5. Ka vleresime qe rreth 800 milione njerez ne bote vuajne nga uria dhe mungesa e ushqimit, rreth 100 here me teper se numri i atyre qe vdesin nga uria cdo vit.

6. Ne shume raste per njerezit e varfer edhe ndihma te vogla mjaftojne qe ata te jene ne gjendje te rritin sasine e ushqimit e nevojeshem. Keto ndihma mund te jene, fara per te mbjelle, vegla pune te pershtateshme dhe uje i pishem. Edhe permiresime te vogla ne praktikat bujqesore e metodat e ruajtjes se ushqimit, ndihmojne.

7. Mendimi i shume specialisteve te urise eshte qe menyra me i mire per te pakesuar urine eshte edukimi i njerezve. Njerezit e shkolluar e kane me te lehte te dalin nga hallkat e skamjes qe shkakton urine.



Burime të të dhënave:
Projekti kunder Urise, Organizata e Kombeve te Bashkuara
2) CARE
3) Instituti per Ushqim e Zhvillim
4) Programi Boteror per Ushqimin, Organizata e Kombeve te Bashkuara (WFP)
5) Organizata e Ushqimit dhe Bujqesise te Kombeve te Bashkuara (FAO)
6) Oxfam
7) Fondi i Femijeve i Organizates se Kombeve te Bashkuara (UNICE)


Si mundet të jetë shoqëria njerëzore kaq hipokrite ?

Blihen lojtarë futbolli miliona euro, investohen miliarda të tjera në fusha aspak jetike, krijohen sheikë, mbretër, ushqyejmë kafshë dhe vishemi në ar, kur 24000 njerëz, vdesin çdo ditë nga uria ???

No comments: