Wednesday, November 4, 2009

E gabuar vizita e Metës në Serbi

Përballja Prishtinë- Beograd në Hagë, Majko: E gabuar vizita e Metës në Serbi.

Nje maredhenie pozitive Shqiperi-Serbi, nuk do te ishte pozitive per Kosoven, kur ne 1 dhjetor Prishtina dhe Beogradi perballen ne Gjykaten e Hages.

Ky eshte komenti i ish-kryeministrit Pandeli Majko, i bere te henen ne mbremje ne emisionin “Kontrast” te gazetarit Pandi Gjata ne ALSAT. Majko thote se nje vizite e paralajmeruar ministrit te Jashtem shqiptar Ilir Meta ne Beograd do te ishte e gabuar, pasi do te riste prepotencen e Serbise ndaj Kosoves. Ai thekson se tashme Shqiperia duhet te kete ne tryeze me palen serbe, çeshtjen e Presheves dhe se eshte optimist qe Tirana dhe Prishtina do te luajne se bashku lojen e muguar ne rajon.

Pandeli Majko


“Duke qenë se Kosova, Prishtina zyrtare, do të ketë një ballafaqim shumë shpejt me kundërshtarin e vet historik dhe jo vetëm të sajin, por të shqiptarëve, që është Beogradi zyrtar në gjykatën e Hagës, një tejkalim në sensin pozitiv të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në linjën Tiranë zyrtare- Beograd zyrtar, realisht nuk do të ishte shumë pozitiv. Mendoj se lëvizjet tektonike që ka ndodhur në historinë e Ballkanit tanimë e kanë bërë Serbinë një shtet pa det dhe një shtet jo fqinjë me Shqipërinë zyrtare. Kështu që në këtë llogjikë mendoj se duke patur fqinjë me rëndësi strategjike më të madhe se sa Serbia, siç është Kosova zyrtare, nuk është shumë adekuate nga Tirana zyrtare që të ngrejë një urë lojtarësh kyç apo marrëdhëniesh specifike qoftë kjo dhe të lëvizjes së lirë me Beogradin zyrtar. Mendoj se vizita e paralajmëruar e zotit Meta në Beograd, shumë miqësisht do të thoja se do të ishte një vizitë e gabuar, në vendin e gabuar, për arsye të gabuara pikërisht tani që Kosova dhe Prishtina zyrtare do të ballafaqohet me kundërshtarin e saj zyrtar në gjykatën e Hagës.

E përsëris, miku jonë më i rëndësishëm dhe kyç në rajon për arsye shumë të kuptueshme dhe të dukshme nuk është Beogradi zyrtar, por Prishtina zyrtare.

Me të ne kemi filluar dhe shumë shpejt do të luajmë një rol specifik përsa i përket orientimit të politikave tona rajonale dhe më gjerë dhe mendoj do të jemi një dyshe shumë e mirë për të bërë lojën që duhet ta bëjmë, lojën e munguar deri më sot, ajo që quhet lojë e faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit" tha Majko.

Shqipëria ka çështjen e Preshevës

Presheva


"Presheva duhet të hidhet në tavolinën e bisedimeve për arsyen më të thjeshtë, se tani Kosova ka kufijtë e vet. Ajo që ne duhet të ndajmë me lojtarin serb në fushën e diplomacisë nuk është Kosova, por është Presheva" tha Majko.

TV Alsat

No comments: