Çdo etni, çdo popull, çdo komb ka rrugën e tij të zhvillimit që nga kohët e lashta kur hedhin rrënjë dhe mbruhen tiparet e tij etnike që e bëjnë të dallueshme nga zhvillimi etnik i popujve dhe kombeve të tjerë, si dhe njëllojësia pak a shumë e përbashkët, sepse në tërësinë e tyre ato i përkasin të njëjtit lloj si qënie biologjike si dhe i kanë kushtet pak a shumë të njëjta ekonomiko-shoqërore për të siguruar mjetet e nevojshme matereiale për mbijetesë.
Për të bindur edhe më fort masat e gjera të popullit mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë drejtuesit e LANÇ-it evokonin historinë e kaluar traditat luftarake liridashëse të vendit: “-Të kishin mejtuar gjyshërit tanë, -thuhej në një thirrje drejtuar popullit që në fillimet e LANÇ-it, -ashtu siç mejtojnë ata njerëz të degjeneruar të popullit shqiptar, që thonë se s’duhet të luftojmë për çlirimin tonë, kurrë nuk do të kishin mundur të ruanin flamurin dhe nderin tonë...Popull shqiptar! Ti ke mbajtur lart flamurin e lirisë e të pavarësisë që stërgjyshërit e tu lavdiplotë e kanë dorëzuar brez pas brezi e dorë më dorë, duke luftuar gjithmonë për lirinë e atdheut të vet, ata nuk e kanë lënë me kusht të për lyhet emri i shqiptari. Prandaj të mos e përlyejmë as ne, por të ndjekim rrugën e lavdishme të stërgjyshërve tanë!... Ashtu qëmoti, kur stërgjyshërit tanë me flamurin e Skënderbeut luftuan pa reshtur zaptuesit e vendit tonë, kështu edhe ne, bij të denjë të tyre, me flamurin e Skënderbeut luftuan pareshtur zaptuesit e vendit tonë, kështu edhe ne bij të denjë të tyre, me flamurin e Skënderbeut të shkojmë në luftë kundër zaptuesit të ndyrë fashist dhe tradhëtarëve, për çlirimin e vërtetë të popullit shqiptar”.
Në konsolidimin e plotë të identitetit kombëtar të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, LANÇ-i ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike.
Prandaj asnjë shqiptari shkrimtar sado i njohur dhe me famë të jetë, çdo studiues të letërsisë dhe gjuhës sado vepra të shumta studimore të na ketë dhënë, aq më tepër asnjë historiani nuk i lejohet të minimizojë, shtrembërojë sado pak, përmbajtjen, kuptimin historik, rolin dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka LANÇ-i në zhvillimin historik të popullit dhe kombit shqiptar në shtrirjen e tij mbarë shqiptare dhe në konsolidimin e plotë në vetëdijen e shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut të identitetit kombëtar, para së gjithash, për të ruajtur të paprekur atdheun e tyre që është bartës i të gjitha veçorive dhe vlerave shtetërore, materiale e kulturore, gjuhësore, letrare, folklorike e artistike që e bëjnë atë të ndryshëm nga kombet e tjerë. Prandaj përmbajtja themelore e identiteit kombëtar të shqiptarëve, Shqipërisë dhe kombit shqiptar është para së gjithash pavarësia dhe liria kombëtare, është sovraniteti i shtetit të pavarur Shqiptar. LANÇ-i ia arriti qëllimit për të çliruar vendin nga pushtuesit fashist dhe të rikrijojë e të riformatojë shtetin shqipar të lindur në 28 nëntor 1912 si një shtet i pavarur i lirë dhe sovran. Pavarësisht nga zhvillimet e luftës politike të brendshme LANÇ-i bëri që Shqipëria nga një vend i pushtuar i rrezikuar të shuhej jo vetëm si shtet por edhe si komb, nga politika asimiluese e armikut, të dilte në arenën ndërkombëtare dhe të futej e të rreshtohej në sistemin e shteteve evropiane e botërore dhe të bashkëjetonte përkrah në sistemin e shteteve evropiane e botërore dhe të bashkëjetonte përkrah tyre si një shtet me të vërtetë i pavarur e sovran. Kjo ishte premisa kryesore për të ruajtur mbrojtur e zhvilluar më tej të gjithë komponentët e tjerë plotësues gjuhësor, kulturor e artistik të mentalitetit progresiv, edhe me ndikim evropian apo botëror, pa prekur thelbin e tyre kombëtar shqiptar, e shumë anë të tjera të identiteit kombëtar -Përmbajtja themelore e programit politik të LANÇ-it ishte:” të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike, në një Shqipëri të lirë prej fashizmit”. Realizimi i kësaj detyre themelore do t’i sillte Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit Shqiptar identitetin kombëtar të vërtetë të cënuar e të përbaltur plotësisht nga pushtimi fashist i Shqipërisë. Ngritja e një pushteti shtetëror nuk priti çlirimin e plotë të atdheut që LANÇ-i të merrte në dorë qeverisjeje e vendit. Në rrjedhën e luftës së NAÇL organet e këshillave nacionalçlirimtare në bazë, me vendim të Konferencës së Pezës do të përbënin themelet e pushtetit popullor. Këshilla nacionalçlirimtare sapo ngriheshin merrnin në dorë qeverisjen shtetërore në fshatra, lagje, krahina, prefektura, nënprefektura, madje në mjaft raste dhe në kushte ilegaliteti kur ato ishin të pushtuara nga forcat ushtarake armike. Konferenca e dytë Nacionalçlirimtare (mbajtur në Labinbot më 4-9 shtator 1943) i shpalli këshillat nacionalçlirimtare “si i vetmi pushtet i popullit në Shqipëri”
Shyqyri BALLVORA

LANÇ nuk mund të mbrohet më, me “besnikërinë e vjetër” puritane
Epoka e kaluar historike, veçanërisht ajo e LANÇ, duhet të vlerësohet dhe të mbrohet në përmasat historike, si domosdoshmëri për të qënë dhe kjo, si një bazë përforcuese e historisë së brezave pasardhës.
Por, njëkohësisht, kjo e kaluar historike, në fund të fundit, nuk është normale due dialektike të mbetet jashtë kontrollit të vetë historisë, jashtë pasurimit dhe katarsis ( pastrimit) të saj, sepse në të ka përjashtime dhe të përbashkëta historike të fakteve, të dokumenteve dhe të memorjes njerëzore. Ajo, ashtu siç duhet të pasurohet, ashtu dhe duhet të pastrohet . Historia nuk mund të mbetet e vërtetë, vetëm, sepse ajo është e pëlqyer nga nostalgjikët e asaj kohe, por edhe nuk mund të konsiderohet e pavërtetë , sepse kështu duan kundërshtarët e saj, që e urrejnë LANÇ. E vërteta historike e LANÇ, për të qënë e tillë, si një e vërtetë absolute historike, duhet t’i nënshtrohet dialogut, diversitetit të mendimit, kompromiseve historike dhe jo diabolike dhe, së fundi, duhet t’i nënshtrohet një hulumtimi shkencor të dokumentalicionit të gjërë të historiografisë shqiptare dhe botërore dhe të analizave shkencore historike të vetë historianëve. Nuk është e drejtë që historia të mbetet akoma një aksiomë politike e ideologjike, ashtu siç ishte dhe konsiderohej në atë kohë, ku si bazë e historisë së LANÇ ishte ideologjia marksiste –leniniste e konvertuar në ideologji enveriste. Jo më historia e njerëzve të diktaturës, por historia e njerëzve dhe e një populli heroik që e bënë atë. Si kriter i gjykimit të historisë nuk mund të përdoret më metoda “bardh e zi”. Nga ana tjetër, historia e LANÇ, me të mirat dhe “të këqiat” e saj, duhet të arshivohet dhe të “balsamoset” në mauzeleumin e lavdisë pa u cenuar dhe pa u deformuar, për ta ruajtur si një relikë simbolike historike dhe jo të merremi me të për ta shpërbërë dhe denigruar. Njerëzit e epokës së sotme duhet të ndërtojnë historinë e epokës së tyre, por pa harruar dhe pa ju shmangur retrospektivës së epokës së lavdishme të LANÇ. Shoqëria shqiptare duhet të mendojë, të punojë dhe të luftojë për një të ardhme perspektive historike. Gjithashtu, duhet pranuar, se historia e LANÇ akoma nuk ka hyrë në rrugën e normalitetit në epokën e demokracisë, kjo edhe për faktin, sepse nga politikanët dhe qeveritarët e sotëm të çdo rotacioni, kërkohet konvergimi, në një pikë të vetme, i dy mentaliteteve dhe psikologjive të dy epokave të ndryshme, të cilat janë në antipodë me njëra tjetrën. Është e vërtetë se brezi i djeshëm, që mbijeton edhe në epokën e sotmen, është brezi i dy epokave kontradiktore dhe, pra i dy mentaliteteve të kundërta, për pasojë, ata mund të lejohen të mbijetojnë politikisht në këtë epokë të re, por nuk mund ta përfaqësojnë atë dhe as mund të jenë protogonistët e kësaj epoke të re, të ashtuquajtur demokratike. Ata bënë atë që deshën dhe që mundën në epokën e tyre. Për ndërtimin e epokës së re të demokracisë, duhen njerëz të rinjë me mentalitetin dhe psikologjinë e kohës së re. Është e kuptueshme, se epoka e demokracisë dhe epoka e diktaturës e përjashtojnë njëra tjetrën, ashtu siç përjashtohen dhe mentaliteti diktatorial me mentalitetin demokratik, që nuk mund të bashkëjetojnë brënda një sinori politik epokal. Dihet se politikanët e sotëm në Shqipëri, në përgjithësi, janë produkt i epokës së komunizmit, të cilët janë edukuar e brumosur me ideologjinë komuniste, por që sot kanë përqafuar edhe ideologjinë e kohës së sotme të pseudodemokracisë. Konvergimi i këtyre dy llojë ideologjie antipode, në një pikë të vetme, kanë krijuar një amalgam politik kaotik e anarkik, me të cilën ata kërkojnë të zhvillojnë dhe drejtojnë epokën e demokracisë. “Lëmsh i vërtetë para portës së demokracisë shqiptare”
Le të jemi më konkret:
Historia e LANÇ mbetet vlerë dhe pronë historike dhe autentike e popullit shqiptar, pavarësisht se këtë histori, epoka diktatoriale e ideologjizoi dhe e politizoi në përmasa e një “drapëri e çekani”, krejtësisht me ngjyrë komuniste. Me emrin dhe lavdinë e LANÇ që bëri populli shqiptar, vet strukturat partiake e shtetërore në Shqipërinë e epokës së socializmit, ndoshta përfituan në përmasa të mëdha vlera të pameritueshme politiko-historike . Ata, duke konvertuar Luftën Antifashiste Nacional - Çlirimtare të popullit shqiptar, si Luftën e tyre, si luftën e PPSH dhe të E.Hoxhës, si pronën e tyre të vetme, gjeneruan slloganin:” Po të mos ishte Partia Komuniste Shqiptare dhe po të mos ishte Enver Hoxha lufta nuk do të bëhej, madje dhe nuk do të fitohej”. Ky sllogan banal, i asaj kohe, është thelbi i politizimit dhe ideologjizimit të LANÇ. Madje vazhdon edhe sot të përdoret nga disa njerëz që kanë qënë dhe kanë mbetur “skllevër superticioz” të kulteve historike të asaj kohe. Ky ideologjizim dhe politizim krijoi premisa , që jo vetëm të goditej dhe të “korrej nga rrënjët”, me të drejtë, historia e kundërshtarëve politikë, ballisto-legalistët, por goditën dhe “korrën nga rrënjët “, pa të drejtë, edhe historinë e vetvetes së tyre, të luftëtarëve trima të LANÇ, të heronjëve dhe të komunistëve të “pa bindur dhe prishës të qetësisë, që donin, gjoja, të atentonin mbi Enver Hoxhën dhe të rrëzonin pushteti popullor”. Kjo histori dhe politikë cinike u ndërtua dhe u zhvillua në mënyrë subjektive, nën kthetrat e luftës së klasave, e cila politikë, nga ana tjetër, ka lënë shumë hapësira politike, që kundërshtarët e sotëm, duke përfituar, e konsiderojnë këtë luftë, LANÇ, si “luftën e komunistëve për pushtet”, si “një luftë civile vllavrasëse, që e udhëhiqte dhe e derigjonte PKSH dhe Enver Hoxha”. Natyrisht, një përcaktim i tillë, i kundërshtarëve të LANÇ, nuk është real. E vërteta qëndron në atë, se ajo ka qënë dhe mbetet lufta e gjithë popullit shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë dhe kundër atyre që bashkëpunuan me nazifashizmin, luftë që u drejtua nga Fronti ANÇ dhe nga PKSH, ku si Komandant Suprem për drejtimin e kësaj lufte, në mënyrë të pamohueshme, ka qënë Enver Hoxha, gjë, e cila nuk mund të injorohet dhe as mund të denigrohet.
Lidhur me historinë e LANÇ, sot, po zhvillohet një debat i madh, i cili filloi me tendencën e shfaqur nga Dr. Sali Berisha, për operimin, rishikimin, rishkruarjen, madje dhe përmbysjen e Historisë së Shqipërisë dhe, sidomos, të Historisë së LANÇ. E gjithë kjo tendencë u mbështet dhe u pasua nga politikanë, pushtetarë, analistë dhe zëdhënësa djathtistë, të cilët flasin e ulurasin sipas oreksit të tyre politik.
Qëllimi esencial i kësaj politike cinike e pushtetarëve me në krye të paaftin historik, Sali Berisha, ka karakter të dyfishtë: Nga njëra anë, Sali Berisha me ndjenjën e një megalomani kërkon të japi direktiva diktatoriale dhe autoritariste për të përmbysur atë që është ndërtuat dhe lartësuar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve të Atdheut, Historinë e LANÇ dhe, nga ana tjetër, kërkon të provokoi shoqërinë shqiptare për ta hedhur atë në një luftë të re klasash, për të krijuar premisa për një dyluftimin të ri gladiatorësh, midis fituesve dhe humbësve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo, e gjitha, për të humbur vëmëndjen e shoqërisë shqiptare nga hallet e mëdha, nga mungesa e dritave dhe ujit, nga mungesa e punësimit, nga pensionet e ulta, si dhe nga humbja e vëmëndjes së tyre nga vjedhjet dhe korupsioni i jashtëzakonshëm i pushtetarëve dhe i politikanëve të PD-së.
Sidoqoftë, historia e LANÇ është një realitet që ka ndodhur dhe nuk mund të konsiderohet fiktive. Debati publik dhe jo shkencot, midis kundërshtarëve nuk mund të gjenerojë fitore apo humbje për njërën apo tjetrën palë.Dhe, në këtë debat, kundërshtarët e LANÇ, nuk mund të kërkojnë afirmimin e ndonjë kompromisi për rishikimin apo rishkrimin e Historisë së LANÇ dhe as mund të parashikohet ndonjë konsensus apo ndonjë lëshim në kuadrin e këtij debati. Procesi i kompromisit dhe konsensusit të mundshëm ju takon ta trajtojnë vetëm historianët dhe historiografia shqiptare dhe botërore.
Shkruan: Shkruan: Fehim GOXHA, Dervina.com
No comments:
Post a Comment