Njerëzit u ndanë nga kafsha në mënyrë graduale këtu e 25 milionë vite më parë.
Duke përsosur artikulimin gjuhësor, veglat e punës, mënyrën e jetesës (veshje, ngrënie, banim), bashkëjetesën shoqërore, rregullat e kësaj bashkëjetese, zhgarravitjet e shkrimin e belbëzimeve gjuhësore, ata veç ndaheshin gjithnjë e më shumë nga paraardhësit e tyre të hershëm, kafshët.
Përveç përshtatjeve të reja të organeve fizike, "mbiu" dhe një "organ" i ri, arsyeja (ndërgjegjja), e cila erdhi duke u përsosur deri në ditët tona për të nxjerrë jashtë përdorimit grushtet, dajakun, thikat, shpatat, pushkën, tankun, topin...

Por, kur atavizmi, si fenomen biologjik, nuk shfaqet vetëm te pjesët fizike (njerëz mbuluar me qime, me brirë, me bisht...), por edhe në "organin" e arsyes, duke tundur kështu "tapinë" e prejardhjes nga kafsha, përbën një shqetësim real për shoqërinë.
Ata, për mungesë të arsyes përdorin forcën, dajakun. Njeriu me arsye, edhe më i fortë fizikisht, nuk përdor mjetin e dhunës. Këta njerëz me këto "tapi" të vjetra prishin rregullat normale të shoqërisë moderne.
Por, duke mos ia parë bishtin, bririn a qimen, në fillim kur punësohen nga shoqëria, të paktën, pas shfaqjes së kafshërisë, duhen pezulluar, për një kohë edhe izoluar. Në qoftë se nuk ndodh kjo, atëherë, duhen parë atavizmat diku më lart, te piramida e pushtetit dhe shtetit.
Shoqëria ndërmerr pastrime të fuqishme përpara se të infektohet, të paralizohet e të mbetet e pa respektuar, e pa integruar në shoqëritë e civilizuara të kohës. Ne si racë, nga konkurrencat shoviniste përqark, kemi pasur një akuzë të vjetër: "Popull me bisht".
Kjo akuzë, pak a shumë, u përsërit (me "mutacion" përshkrimi) edhe në enciklopedinë e maqedonasve. Ky poshtërim që na bëhet të gjithëve si racë (emigrantët shqiptarë e vuajnë këtë racizëm), natyrisht nuk do ishte e drejtë, nga shkaku i disa dhjetrave të tillë, pasi çdo popull "prodhon" sakaq. Por, kur këta vihen (ose vetëvihen) në lidership, patjetër që krijon një problem.
Zgjidhja? Fare e thjeshtë: Këta me "bisht" a "brirë" nuk duhen lënë të na drejtojnë, të paktën pas zbulimit që janë të tillë... Kjo është arsyeja që dua të protestoj, sot, nesër, pasnesër e kurdo qoftë e nevojshme derisa të na trajtojnë si qytetarë të denjë për të vërtetën.
Email nga adresa fluta_shtel@yahoo.it, Shekulli
No comments:
Post a Comment