Në Shqipëri, Gjykata kushtetuese ka pezulluar procedurën e ratifikimit të “Marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë e Greqisë për kufijtë detarë”.
Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet më 8 dhjetor dhe do të jetë kjo datë kur nga Gjykata kushtetuese do të mësohet nëse marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë është ose jo në pajtim me Kushtetutën e vendit.
Deri në këtë datë, Parlamenti shqiptar nuk do të mund të vazhdojë procedurat e ratifikimit.
E miratuar në prill të këtij viti, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, u vu në qendër të kritikave nga disa shoqata e më pas të partive politike të udhëhequra nga PS e opozitës, sipas të cilave kishte dyshime të shumta se nga marrëveshja midis dy vendeve, Shqipëria kishte humbur rreth 354 km katrorë të territorit të saj, në kufirin detar me Greqinë.

Qeveria nga ana e saj i ka hedhur poshtë këto deklarata, ndërsa është shprehur e gatshme të bëjë transparencën e marrëveshjes. Sipas saj, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë që është bërë duke respektuar si ligjet ndërkombëtare ashtu edhe ligjet shqiptare, është në interes të dy vendeve.
Marrëveshja ishte planifikuar të miratohej nga parlamenti shqiptar më 15 tetor të këtij viti, por u shty për një afat të pacaktuar pas polemikave për këtë çështje. BBC
Video në YT : http://www.youtube.com/wat
No comments:
Post a Comment