Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ringjall kauzën anti-shqiptare të Vorio-Epirit. I ftuar në ceremonitë fetare që u zhvilluan në Amerikë me rastin e vizitës së Patriarkut Ikumenik Bartolemeu, nga data 1 deri në 6 nëntor 2009, Bollano ka shfrytëzuar takimet me komunitetin grek në Uashington dhe Boston, për të kërkuar mbështetjen e kësaj kauze.
"Gazeta Shqiptare" ka arritur të sigurojë ekskluzivisht pamjet filmike të një prej këtyre takimeve, ku kreu i OMONIA-s, për 2 minuta e 18 sekonda mban një fjalim të shkurtër lidhur me këtë çështje duke folur me një greqishte të çalë, tregues se ai nuk e njeh mirë këtë gjuhë.
"Gazeta Shqiptare" ka arritur të sigurojë ekskluzivisht pamjet filmike të një prej këtyre takimeve, ku kreu i OMONIA-s, për 2 minuta e 18 sekonda mban një fjalim të shkurtër lidhur me këtë çështje duke folur me një greqishte të çalë, tregues se ai nuk e njeh mirë këtë gjuhë.
Konkretisht bëhet fjalë për një aktivitet të organizuar në Boston nga kreu i së ashtuquajturës Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, ku temë kryesore ka qenë pikërisht Vorio-Epiri ose siç e quan ndryshe Bollano, "atdheu i të gjithë grekëve". "Kjo që po bëjmë sot është një detyrim ndaj atdheut, ndaj Vorio-Epirit.
Ne jemi krenarë për ju sepse jeni ambasadoret e atdheut këtu në Amerikë, jeni njerëzit që me fuqinë tuaj, me zërin tuaj, me djersën tuaj po përpiqeni të ecni përpara. Ne jemi njerëzit që do mundohemi të gjithë së bashku të mbështesim progresin e vendit dhe të atdheut", - është shprehur Bollano. Mandej ai ka ftuar komunitetin grek në SHBA të lobojë fort në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që minoriteti grek në Shqipëri të përfaqësohet në politikën qendrore, pra të jetë pjesë e qeverisë. "Unë besoj se atdheu ndryshon, por ndryshon më mirë duke u ndryshuar dhe për më mirë, duke u përmirësuar ne. Ndaj edhe ju jeni këtu që të ekzistojë mirëbesimi për progresin e vendit. Por për këtë duhet të paktën të përpiqemi një herë në 4 vjet që bëhet përfaqësimi në politikën qendrore të Shqipërisë, që të kemi një zë më të mirë, një pjesëmarrje më të mirë për idealet e Greqisë dhe të kombit", - ka apeluar kreu i Bashkisë së Himarës.
Takimet
Gjatë qëndrimit të tij njëjavor në Shtetet e Bashkuara, kreu i OMONIA-s ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet më të larta të SHBA-së, mes të cilëve edhe nënpresidentin amerikan, Xho Bajden. Ndërkohë, veç takimit me Bajden, kreu i OMONIA-s ka pasur një takim edhe me kongresmenin greko-amerikan, Gus Bilirakis, i cili njihet për qëndrimet e tij publike në mbështetje të kauzës anti-shqiptare të Vorio-Epirit.
Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano gjatë qëndrimit të tij njëjavor në Shtetet e Bashkuara është shoqëruar në të gjitha takimet nga kreu i së ashtuquajturës Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, i cili është konsideruar nga shumë qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë si një figurë ekstremiste, i cili e ka paralelizuar statusin e Kosovës me atë të "Epirit të Veriut".
TEDI BLUSHI, G. Shqiptare
No comments:
Post a Comment