Thursday, November 26, 2009

Media amerikane: Grupet shqiptare janë të frikshme

Stacioni televiziv amerikan, “Fox News”, dega lokale e Nju Jorkut, transmetoi të shtunën në mbrëmje emisionin “Më të kërkuarit e Amerikës”, i cili bënte fjalë për krimin e organizuar në SHBA.


Në emisionin e së shtunës, agjentë të FBI-së e të Task Forcës për krimin e organizuar folën në hollësi për dy shqiptarë, përkatësisht të njohur si Kujtim Lika ose i njohur si Kujtim Tika, ose Timmy; si dhe Myfit Dika, i njohur edhe si Mike.
Emisioni fliste se FBI-ja është në ndjekje të një kryemafiozi shqiptar.



Megjithëse e portretizuar vetëm në filma dhe programe televizive, mafia italiano-shqiptare është një rrjet i goditur, pas dekadash përgjimesh dhe nga qëndrimet e vetë të penduarve, të cilët të ballafaquar me afate të gjata burgimi, kanë pranuar që të bashkëpunojnë me autoritetet federale.

Ndërkohë, ndërsa disa organizatat shumë të fuqishme janë goditur. Vendin e tyre të lënë bosh e kanë zënë gangsterë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Azia, dhe imigrantë nga Shqipëria, si dhe nga popullsia shqiptare nga vendet e ish-Jugosllavisë, theksonte folësi i “Fox”. “Po përpiqemi edhe pas kaq kohësh që të mësojmë për kulturën e tyre dhe të përcaktojmë një strategji të saktë për kapjen e tyre”, thotë James Farley, agjent drejtues special i FBI-së, duke folur për shqiptarët.

“Është shumë e vështirë që të infiltrohesh në radhët e tyre”, shton ai. Shawn Hall, një agjent i FBI-së që ka punuar së bashku me Farley-n në byronë e FBI-së në Njuark të Nju Xhersit, thekson se përpjekjet e byrosë në të kaluarën janë fokusuar kryesisht te “Coza Nostra” ose “LCN”, duke lejuar rritjen e grupeve kriminale shqiptare, dhe pa u kushtuar shumë vëmendje atyre.

“Tani ne po përpiqemi të intensifikojmë punën tonë kundër krimit të organizuar shqiptar”, shton ai. Ndërsa gangsterët italianë mund të jenë tre ose katër gjenerata të vendosur në Amerikë, shqiptarët janë rritur nën një regjim brutal komunist, të përfshirë në gjakmarrje me klanet rivale dhe të mësuar me kodin e heshtjes që e bën “Omertën” italiane të duket si një lojë përpara rregullave të tyre, thonë agjentët.

“Gjenerata e parë e shqiptarëve ka për tendencë të jetë shumë e dhunshme krahasuar me mafien e lindur e rritur në Amerikë”, thotë Hall, duke shtuar se në organizatat kriminale shqiptare shikohet një kontrast krejt tjetër.

Shqip

No comments: