Ky përcaktim kategorik në ligj, të paktën përsa i përket arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, duket se do të sheshojë “betejën” mes fesë kryesisht myslimane dhe arsimit, të cilat janë përplasur jo pak herë gjatë këtyre viteve për nxënës apo nxënëse që kërkojnë të vishen me veshje të cilat ua kërkon besimi dhe feja në të cilën ata ose ato aderojnë.
Çfarë parashikon Kushtetuta?Kushtetua e Shqipërisë përcakton në nenin 24 të saj se liria e fesë është e garantuar dhe secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. Gjithashtu, në këtë nen përcaktohet qartë se askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.
Ligji i vjetër i arsimit parauniversitarNë ligjin nr.7952, datë 21.06.1995 për sistemin arsimor parauniversitar, në nenin 5, specifikohet se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Ndërsa në nenin 7 sanksionohet se arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Më tej thuhet se në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar".
Ligji i ri për arsimin parauniversitar
Në nenin 36 të projektligjit për arsimin parauniversitar përcaktohet qartë se në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxënësit ose punonjësit e tyre. Gjithashtu, sipas këtij projektligji, në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve. Ndërkaq, ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake dhe/ose fetare ose në veprimtari të tjera që nuk janë parashikuar në planin e veprimtarive të institucionit. Ndërsa risia e këtij ligji është ka të bëjë pikërisht me faktin se në ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare.
Neni 24
1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.
Ligji i vjetër i arsimit parauniversitar
Neni 5
Ministria e Arsimit dhe Shkences përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli I Ministrave.
Neni 7
6.1. Arsimi parauniversitar publik ka karakter laik.
6.2. Në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar.
Ligji i ri për arsimin parauniversitar
Neni 5
Laiciteti i arsimit parauniversitar
1. Arsimi parauniversitar publik ka karakter laik.
2. Në institucionet arsimore është i ndaluar indoktrinimi fetar.
Neni 36
1. Në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxënësit ose punonjësit e tyre.
2. Në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve.
3. Ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake dhe/ose fetare ose në veprimtari të tjera që nuk janë parashikuar në planin e veprimtarive të institucionit.
4. Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare.
No comments:
Post a Comment