Monday, December 20, 2010

Tirana bën gati ftesën për Tadiç. Presidenti serb: Mezi po e pres

Haxhinasto: Kemi rënë dakord në parim për vizitën

Shikoni servilizmin dhe inferioritetit e Z. Meta në përqafimin e duarve, që i bën Z. Tadiç! Stop Injorancës
Boris Tadiç, Presidenti i Serbisë, do të vizitojë Tiranën zyrtare në fillim të vitit 2011, ndërkohë që data pritet të përcaktohet nga qarqet diplomatike të dy palëve në ditët e para të vitit që vjen. Lajmi është përhapur dje nga Beogradi, pas takimeve që numri dy i qeverisë shqiptare, Ilir Meta, ka zhvilluar me zyrtarët më të lartë të qeverisë së Beogradit, duke përfshirë Kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe zëvendësit e tij, Bozhidar Gjeliç dhe Ivica Daciç.

Meta ka vizituar Beogradin pasi ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike të Serbisë, lideri i së cilës është vetë Presidenti Boris Tadiç. Kreu i Beogradit, i cili pritet që të operohet në këmbë, ka bërë të ditur se gjëja e parë që do të bëjë pasi të bëhet mirë, është vizita në Tiranë.
Në fakt, këtë e kanë deklaruar për “Shqip” si shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, ashtu edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.
Ministri i Jashtëm deklaroi se, “është rënë dakord në parim për një vizitë të tillë dhe së shpejti do të dërgohet ftesa në rrugë diplomatike”. Ndërkaq, ambasadori serb në Tiranë, duke folur nëpërmjet telefonit, theksoi se, “ka një vullnet për zhvillimin e kësaj vizite, por data konkrete i takon autoriteteve shqiptare që ta caktojnë”.

Në fakt, vizita e Presidentit serb në Tiranë ka një histori paksa të komplikuar që merr jetë nga një deklaratë e Kryeministrit Berisha, disa kohë më parë, i cili theksoi se i është bërë ftesë Tadiçit për të ardhur në Shqipëri. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe një deklaratë e tillë është “korrigjuar” nga kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, i cili në një intervistë të dhënë për “BBC”-në në fillim të nëntorit theksoi se, ende nuk ka një ftesë zyrtare për Presidentin e Serbisë.

Por, në fillim të javës së shkuar ka qenë vetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka bërë të ditur se vizita e Tadiçit tashmë ka marrë viston e të gjitha institucioneve të Shqipërisë. Në një fjalim të mbajtur gjatë diplomimit të studentëve të shkollës politike të Këshillit të Europës, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, deklaroi se, “si Shqipëri kemi realizuar takime bilaterale me të gjithë. Shumë shpejt ne do të realizojmë dhe takime të nivelit të lartë edhe me funksionarët më të lartë të Serbisë, për t’u dhënë një impuls të ri marrëdhënieve miqësore. Sigurisht, dihet botërisht që disa gjëra na ndajnë në mënyrë të dukshme: pozicionet për sa i përket çështjes së Kosovës janë shumë larg, por kjo nuk duhet të na frenojë që të bashkëpunojmë për shumë çështje të tjera”.
Ja sërish i gatshëm për të zgjatur i pari dorën...
Vizita e Tadiçit në Shqipëri pritet të zhvillohet në një ambient mjaft të tronditur nga raporti i anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dik Marti, i cili akuzon Kosovën dhe Shqipërinë për dijeni dhe pjesëmarrje në krime të tmerrshme, siç janë trafiku i organeve dhe trafiku i drogës dhe i armëve.

Në fakt, këto janë as më shumë e as më pak, por akuzat e Prokurorisë së Serbisë, e cila një vit më parë hetoi dhe në Shqipëri dhe nxori përfundimin se në vendin tonë janë kryer këto krime. Por gjithashtu, një aksion i rëndësishëm diplomatik është dialogu Serbi-Kosovë për përcaktimin e marrëveshjeve mbi veriun e vendit, i cili mbahet peng nga Beogradi.
Mirëpo, me rilançimin e akuzave të zyrtarizuara nga Marti, Beogradi vjen me një ofensivë diplomatike, pra do të kërkojë sa më shumë sanksione, ndërsa Tirana duket se është në difensivë.
Meta në Preshevën shqiptare, atje ku banorëve nuk iu lejua përdorimi i flamurit shqiptar dhe që zotëria e kaloi me buzëqeshje.
Gjithsesi, vizita në Tiranë e Presidentit serb është një eveniment i rëndësishëm, e cila pret në vetvete realizimin për të bërë analiza më të qarta politike.

G. Shqip


Meta ishte gjithashtu mbinjeriu që krijoi nga hiçi minoritetin serb, duke kundërshtuar hapur kështu të gjithë historiografinë dhe historianët shqiptarë. Falë tij sot, veç Qatareve, Kolegjeve turke e greke, u shtuan edhe 2 shkolla serbe, një në Shkodër dhe një në Fier, me të njëjtim mision, shkombtarizimin në masë të shqiptarëve !
Stop Injorancës !

No comments: