Rrahje kjo, sipas vendimit, e kryer nga dy shoqëruesit e biznesmenit, të pandehurit Bledar Lilo dhe Irgen Selfo të cilët kanë konsumuar veprën penale të "kundërvajtjes penale dhe dëmtime të tjera me dashje" të kryer në bashkëpunim.
Ky vendim u njoftua dje edhe nga vetë zëdhënësja e Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, si në asnjë rast tjetër më parë. Ndërkaq, pak ditë më parë, ishte prokurori i çështjes, Gjergji Tako, i cili në leximin e konkluzioneve përfundimtare kërkoi nga togat e zeza dënimin e biznesmenit Taçi me 3 muaj burg. Po kjo masë dënimi u kërkua nga prokurori edhe për të pandehurit Bledar Lilo dhe Irgen Selfo. Avokatët mbrojtës, gjatë fjalës së tyre përfundimtare kërkuan nga gjyqtari Çomo të deklarojë të pafajshëm të pandehurit e akuzuar për rrahjen e gazetarit Mero Baze.
Sipas mbrojtjes, gazetari Baze i ka provokuar, fyer dhe sharë e ofenduar biznesmenin Taçi dhe shoqëruesit e tij.
Sipas vendimit, gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e 2 nëntorit 2009, aty rreth orës 23:00 të darkës, ku në një lokal në ish-zonën e bllokut ndodhej biznesmeni Taçi dhe dy shoqëruesit e tij. Në atë lokal dhe po në atë orë ka hyrë edhe gazetari Baze për t'u bashkuar me dy kolegë të tij. Me të hyrë Baze, biznesmeni Taçi ka vendosur të largohet, por, në momentin që janë afruar pranë tavolinës së Bazes mes tyre kanë filluar replikat. Debate këto që kanë përfunduar në përleshje fizike, ku gazetari Baze ka pësuar dëmtime të lehta në trup. Vetë gazetari Baze ka akuzuar biznesmenin Taçi dhe shoqëruesit e tij për dhunën e ushtruar.
Flamur Vezaj, G. Shekulli
No comments:
Post a Comment