Saturday, December 4, 2010

Beograd, deputeti kërkon gjuhën shqipe në parlament

Gjuha shqipe mund të dëgjohet së shpejti edhe gjatë seancave të Parlamentit të Serbisë. 
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka parashtruar kërkesë për përdorimin edhe të gjuhës shqipe në këtë institucion të lartë shtetëror. Kërkesa i është drejtuar udhëheqjes së Parlamentit, gjegjësisht, Sekretarit të Parlamentit Popullor.

Një kërkesë e tillë është parashtruar dhe nga deputetët e pakicave të hungarezëve dhe boshnjakëve. Me anë të këtyre kërkesave deputet në fjalë kanë kërkuar të zbatohet norma ligjore që të fillojë aplikimi i dy gjuhësisë në gjuhën shqipe, hungareze dhe boshnjake, madje është marrë qëndrim që kjo të parashihet edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Vendosja e një gjuhe të dytë si gjuhë zyrtare në institucionet e shtetit bazohet në të drejtën e përfaqësimit të minoriteteve që janë të pranishme në këto institucione.

(GSH/balkanWeb)

No comments: