Friday, December 3, 2010

Itali: MPJ, fetarët të bashkohen kundër ateistëve

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, ka bërë këtë javë një deklaratë të pazakontë, ku kërkon që të gjithë përfaqësuesit e feve abrahamike të bashkohen në luftë kundër "ateistëve, materialistëve dhe relativistëve".

Fratini e ka bërë deklaratën në një artikull në gazetën e Vatikanit, "Osservatore Romano", ku i etiketon ateistët si "perversë" dhe "kërcënim për shoqërinë".
“Kristianët duhet të mundësojnë lidhjen e një marrëveshjeje me islamikët për të luftuar ato aspekte, që si çdo ekstremizëm, kërcënojnë shoqërinë. E kam fjalën për ateizmin, materializmin dhe relativizmin.

Kristianët, islamikët dhe judaistët duhet të punojnë së bashku për t'ia arritur këtij synimi të përbashkët. Besoj se ka ardhur koha për një humanizëm të ri, në mënyrë që të luftojmë këto dukuri perverse, pasi vetëm qendërzimi i qenies njerëzore është shërimi kundër fanatizmit dhe intolerancës."
Veç postit të ministrit të Jashtëm të Italisë, Fratini ka shërbyer më herët në strukturat e Bashkimit Evropian, si komisioner evropian për Lirinë, Sigurinë dhe Drejtësinë, si dhe zv/kryetar në komisionin Barroso. 

Burimi: http://www.esteri.it/MAE/EN/Sala_Stampa/ArchivioNotizie/Interviste/2010/10/20101022_FrattiniMedioOriente.htm ateist.org

No comments: