Shqipëria rezulton të jetë e përfshirë thellë në një skandal tronditës të trafikut të armëve nga Serbia drejt Jemenit.
Një dokument i Ambasadave Amerikane në një nga vendet e Ballkanit, i cili disponohet nga Wikileaks, hedh dritë mbi trafikun e armëve në disa shtete përfshi edhe Shqipërinë. Dokumentet e Wikileaks flasin për shtetasin Slobodan Tesiç, emri i të cilit ndodhet në listëne zezë të Shteteve të Bashkuara, që drejtonte trafikun e armëve nga Serbia.
Ky emër, është i njohur edhe për autoritetet shqiptare, pasi Tesiç dhe kompania e tij ishin homologe të kompanisë shtetërore për importin dhe eksportin e armëve MEICO, ndërmarrje në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, e cila ka nënshkruar kontrata në emër të qeverisë shqiptare.
Një agjenci italiane publikon një shkresë, ku i kërkohet drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë në atë kohë, Albert Dervishit që të pajisë me vizë për hyrje në aeroportin e Rinasit shtetasin e huaj, Slobodan Tesiç i cili do të qëndronte nga data 11.04.2006 deri në datën 12.04.2006.
Ky shtetas do të vinte për bisedime me përfaqësues të firmës Melvale, në vijim të kontakteve që kishte MEICO me firma të huaja. Shtetasi Slobodan Tesiç mbante pasaportën me Nr. 004812551.
Bazuar në informacionet e shërbimeve sekrete bullgare, diplomatët amerikanë zbuluan se në datat 14 dhjetor 2009 dhe 15 janar 2010 një ngarkesë kontrabandë me armë që kapte vlerën e 95 milionë dollarëve erdhi në Shqipëri nga Serbia dhe përmes portit të Durrësit u nis drejt Jemenit dhe kaloi në një pjesë të itinerarit të saj tranzit nga porti i Durrësit. Marrëveshja u nënshkrua për kalimin e ngarkesës, me Qeverinë e Shqipërisë në tetor 2009, kurse municioni është eksportuar nga Serbia në janar 2010.
Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka shërbyer si tranzit në trafikun e armëve nga Serbia në drejtim të Lindjes së Mesme. Në këto dokumente është përmendur edhe një partner i Tesiç, i quajtur edhe Messuri Sharenach Nenad, i cili gjithashtu ka gëzuar pasaportë si një qytetar britanik, por nuk ka licencë të lëshuar nga Qeveria britanike për tregtinë e armëve.
Për të vepruar si një ndërmjetës, Slobodan Tesiç krijoi kompaninë Melvale Corporation LTD, një kompani e regjistruar në disa vende, duke përfshirë edhe Beogradin, Zvicrën dhe Qipron për ti përdorur si ndërmjetëse në marrëveshjet e firmosur me shtetet që kalonte tranzit trafikimi i armëve. Në dokumentet amerikane ishte fshirë emri i kompanisë, por investigimi ishte në gjendje të identifikojë kompaninë dhe të sigurojë dokumentacion të gjerë mbi këtë shoqëri.
SHBA, luftë për frenimin e armëve
Po ashtu, emri i Slobodan Tesiç përmendet edhe në disa dokumente të tjera të publikuar nga Wikileaks, ku theksohet se kompania me bazë në Qipro është e lidhur me Slobodan Tesiç, një serb emri i të cilit ndodhet në listën e ndaluarve të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të sigurisë së udhëtimit. Ky dokument bazohet në kabllogramin e ambasadës amerikane në Sana dhe i përket dhjetorit të vitit 2009. Ndërkaq materiali vijon me publikimin e fakteve që SHBA vijon luftën dhe betejën e saj për të frenuar rrjedhjen e armëve nga Evropa Lindore për grupet terroriste dhe regjimeve të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme. Zyrtarët amerikanë janë përpjekur për të ndërhyrë në më shumë se një duzinë marrëveshjesh ndërkombëtare të armëve, në të cilat përfshihen vende si Ukraina, Bullgaria, Armenia dhe Kina për shitjen e armëve për konsumatorët në Iran, Irak, Jemen dhe në jug të Sudanit.
Në një marrëveshje të hollësishme në kabllogramet e fundit të vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Jemenit ka blerë 100 milionë dollarë armë, ku përfshihen edhe municion të rëndë artilerie, si pushkë snajper, armë anti-ajrore nga kompania e një tregtari serb i cili ishte i paligjshëm në shitjen e armëve.
G. Sot
No comments:
Post a Comment