Saturday, January 23, 2010

ShQEPEri

Sepse shqiptarët më ngjajnë me qepë. Të paktën mënyra sesi funksionon kujtesa historike, po. Në fund të fundit kur një gogol si Shreku, pretendon se ngjan me qepë, pse të mos e bëjmë këtë krahasim?

Sepse shtresat në të cilat kalon historia shqiptare, e shkruar apo jo, të japin një ndjenjë ëmbëlsie djegëse kur e lexon, nga e cila mund të burojnë dhe lot. E për më shumë i ngelet pas disa kohësh ajo era e pakëndshme karakteristike e bimës në fjalë. Një erë e pakëndshme ndihet ndonjëherë ndër ne. Nuk mban era qepë, por era injorancë.

Fjala qepë në shqip, është në gjininë femërore. Ndoshta një hap përpara integrimit kur i njihet roli femëror bimës dhe trajta mashkullore është pak e përdorur. Nuk besoj të ketë njerëz që nuk e dinë se trajtës mashkullore të fjalës qepë, i përgjigjet fjala dudum. Dudumi është qepë me një xhufkë, që i rri lehtë mbi kokë bimës, me disa fije të bardha që era i lëviz aq herë sa fryn. Dudumi është eolik.

Era qepë e historisë, i detyrohet pikërisht dudumëve.
Dudumit të parë që mbahet mend, i dukeshin mustaqet e veta të holla aq të fisme sa e shpalli veten mbret. Ai zbatoi politikën e hapjes së dyerve të botës ndaj vendit të qepëve duke lejuar të huajt të na mbanin erë e të na gatuanin si të donin. Derisa të huajt vetë u bindën se kjo tokë pjellore ndoshta vlente më shumë sesa qepët e mbjella në të. Kështu na pushtuan. Si qepë që jemi filluam të qajmë pushtimin e pushtuesit dhe largimin e mashtruesit. Më pas një dudum tjetër vjen na ... e na mbush mendjen se nëse kemi ndërmend të gatuhemi, do ta bëjmë me forcat tona. Madje duke zbatuar mjetet e reja teknologjike. Kështu u futëm në tenxhere me presion, të izoluar me vullnet të dorëzuar, dhe dëshirën e zjarrtë për tu bërë çomlek. U bëmë dhe çomlek, po përsëri mbanim era qepë. Jemi qepë interesante ne... Qepë që nuk ka fituar imunitet ndaj erës së vet dhe qan sa herë ndodhet nën efektin negativ që lëshon era e rracës së vet. Ky difekt biologjik, ka kufizuar jashtë mase mënyrën e të menduarit. Ja tani psh, kemi dy variete kryesore qepësh: qepë që qajnë si reagim ndaj dudumit paraardhës dhe qepë që qajnë nën efektin e nënshtrimit të dudumit aktual.


... dhe Coca Cola.
Në fillim vitet 90’ mund shumë lehtë të konsiderohej si pija ekzotike e perëndimit. Në rang sigurisht më të lartë prej çamçakëzave. Kishte status aq të lartë sa ndonjë kanaçe e zbrazët mund të siguronte vend si ornament në bufetë karakteristike të kohës së komunizmit. Vend nderi zinte dhe në tavolinën e të ftuarve sa herë vinin apo shkonim miq. Coca cola, me zhurmën karakteristike të hapjes që transmetonte cingërisja e gazit në shishe. Shoqëruar bashkë me qortimin e të mëdhenjve të mbyllej sa më shpejt tapa se ikte gazi. Me kalimin e viteve statusi bie poshtë, por duke nderuar gjithsesi zotëruesin edhe mikun. Çast shkëputjeje prej kolektivizimit. Akoma më pas, siguron pija rënie drastike të statusit të vet kur gojët e liga filluan të përhapnin fjalë se ishte thjesht ujë me gaz dhe sheqer. Është në fakt e vërtetë, po jo vetëm kaq. Të ishte kaq pak, nuk do bëhej pija më e shitur në gjithë botën. Po, përmban dhe kafeinë. Shoqëruar me lyrën e fast food-ëve, sipas studimeve, krijon një gjendje vartësie në organizmin e njeriut. Pak nga pak, po i kuptonim të gjitha. Ose të paktën nuk u desh shumë kohë për të kuptuar pse fast food-et reklamojnë menu të ndryshme me coca colën falas në të. Akoma dhe sot nuk e kuptoj gjithsesi se çka më shumë sesa qumështi i vendit, sepse ky i fundit paradoksalisht, shitet më lirë!

Sot të gjitha mallrat e vendit shiten lirë...

Elushe, forumivirtual.com

Friday, January 22, 2010

Zona 51

Çfarë ndodh realisht në një zonë të largët në veri të Nevadës?

Për shumë vite me radhë, kanë vazhduar spekulimet në lidhje me atë që ndodh realisht në një zonë të largët të shkretëtirës së Nevadës. Duket disi e çuditshme që një hapësirë kaq e madhe toke mund të përdoret për t'i fshehur diçka publikut, por duket thuajse e sigurtë se diçka është duke ndodhur, të cilën publiku nuk duhet ta dijë.


Sipas linjës zyrtare, kjo hapësirë shërben për teste ushtarake. I vetmi informacion që kemi është gjeografik - dimë që ndodhet në veri të Las Vegasit. Përtej kësaj, hyjmë në një rrjet të tërë mbështjellash dhe komploti.

Pak njerëz e dinë se çfarë ndodh vërtetë. E ndarë përmes një zone ndalim-fluturimi, është krejt e pamundur që të marrësh informacion të besueshëm. Ushtria përdor masa ndoshta edhe të tepruara për të parandaluar çdo përpjekje për të hyrë. Nëse kjo është një hapësirë ushtarake për qitje, atëherë kjo është e justifikueshme, por gjithsesi ndalimi i hyrjes ngjan shumë i rreptë, për të thënë më të paktën. Zona është e rrethuar me gardh, ky i fundit monitorohet nga qindra kamera me qark të mbyllur, i denjë për t'u quajtur një Mur Berlini i kohëve moderne.

Shenjat në afërsi paralajmërojnë se forca vdekjeprurëse dhe dhuna janë të lejueshme ndaj atyre që tentojnë të futen. Rrugët përreth zonës ruhen nga automjete të bardhë me targa të qeverisë. Brenda tyre ka njerëz me uniforma të zeza dhe të armatosur rëndë. Për më tepër, rrugët janë të mbushura me sensorë lëvizjesh, të cilët transmetojnë edhe lëvizjen më të vogël në rrugë. Të gjithë këto masa nuk duket se flasin për një hapësirë të përdorur thjeshtë për qitje.

Dhe ne thjeshtë nuk e dimë se çfarë ndodh aty brenda, pasi askush nuk ka hyrë. Ajo që dimë, është se bëhet fjalë për një bazë shumë të madhe ajrore, e cila nuk është e rregjistruar në asnjë hartë. Disa eksplorues të guximshëm kanë rrezikuar jetën, duke e fotografuar nga kodrat aty pranë, kështu që ne kemi prova fotografike të ekzistencës së fushës së avionëve.

Sipas njërës prej teorive, kjo zonë është një qendër kërkimore për investigimin e UFO-ve dhe për prodhimin e të famshmëve helikopterë të zinj.

Sigurisht, UFO-t duhet të dërgohen diku për investigime, përshembull pas ndonjë rasti si ai i Rosuell. Sigurisht, qeveria amerikane mund të jetë gjithashtu, duke u përpjekur të prodhojë teknologjinë që ka mundur të kopjojë pak e nga pak prej mjeteve ajrore të jashtëtokësorëve.

Cinikët mund të hedhin ujë të ftohtë në çështjen e UFO-ve, por realiteti i helikopterëve të zinj është i padiskutueshëm. Armët më vdekjeprurëse të qeverisë amerikane janë mbajtur, për një kohë të gjatë, të fshehura nga vështrimi i armiqve potencialë. Cilado qoftë arsyeja e prodhimit të helikopterëve ogurzinj, është tashmë e qartë se, publiku mbahet qëllimisht i painformuar në lidhje me këtë çështje.

Një mundësi edhe më trazuese, është ajo që ndoshta në këtë zonë po ruhet një formë jete jashtëtokësorësh, të cilët janë gjetur në mjetet e trye të transportit. Kush e di se çfarë ndodhi me trupat e jashtëtokësorëve pas Rosuellit?

Nëse është kështu, atëherë autoritetet duket se qëndrojnë ulur mbi një minë me sahat. Vetë fakti që jashtëtokësorët kanë arritur të vijnë në Tokë tregon se, teknologjia e tyre është shumë më superiore se e jona. Gjë e cila tregon se ne nuk mund të presim që ata të jenë përjetësisht të nënshtruar.

Kush e di sa kohë do të kalojë, përpara se sekreti i Zonës 51 të zbulohet për ne, teksa alienët do të dalin nga hapësira e tyre e kufizuar? Nuk ka asnjë dyshim që atje ka diçka, të cilën ne nuk duhet ta dimë. Të gjithë variantet të kallin datën.

R.D

"Në emër të…"

-1- (Dita 1)

Të gjithë atyre që dua të them
Që të thonë shumë, duan
Dhe që… gjithsesi
"Në emër të"
për çdonjërin emër
një kuptim
një rrezatim
shumë përjashtime
Prej katalogjesh e librash historie
Ku e vërteta ngjan si rreckë
Shkëputur prej plaçkitjesh
Vulosur fort prej gëlbazash toksike
Përzier me fjalë
Dhe tym-helme industriale
Të përpjekjeve për…
… të rikthyer mbrapsht
Revan-vdekjen
Duke e shpërndarë
Mijëra kanalesh
Me drejtim nga dobësia
NË EMËR TË
Vampirizmit modern

Lëng-thithjes së "lëngut të mbetur"

Skeleteve tanë
Grumbulluar në
Fundin e "lëngshtrydhësit" të madh
Quajtur
G-L-O-B-A-L-I-Z-Ë-M


-2- (Dita 2)

O qendër e shpirtit
Atje ku janë rrënjët e klithjes
"darkë-lamtumira" ne s'na priti
E pra! Ne vazhdojmë të lëpirat
Dhe me gishta
Shfletojmë për vite zverdhjesh
Miliarda fletë
Të miliona librash
Gjithnjë më t'papërfillur.

Gjithçka, lindi
Shpirti praktik
I lashti i miqve të mi modernë
Mendimi
Mendimi lind
Ai shpik
Përjashton mënyra të sjelluri
Heq të drejta jetësore
Forma, është e tij
E mendimit tonë
Parazitarit
Të dembelosurit mendim
Të prag-qetësive thuajse vdektore
Rebeli,
Luftaraku,
Dëshiruesi
Mendim
Gjatë ciklit, të të cilit
Kërkoj shpirtrat e ngjyrave
Dhe ende vazhdoj të shkruaj

Ç'akordim harmonie shpirtërore
Duke parë
Miliona libra në gjuhë të huaj
Të kohëve të
Modernizmit
Praktiko-Etiko-Intelektual
Të gjallimit të lakmive
Të "shpirtrave praktikë"
Vjedhës; punëthyes
Të cilët
Bashkojnë copë-shqyerjet
E punës së të tjerëve
Dhe tregëtojnë delir
Të emrit të tyre të dhjerë.

Mbulon kryet e lexuesve mbarë globit

Dhe rikthehet në një lloj
"Defekimi mendor"
Përmendore e padukshme
E tejndjerë
E ndotjes shpirtërore
Të krijesave

Mbi hi-bibliotekat e djegura ndër shekuj
Vazhdojnë të gërmëzojnë gënjeshtra
Për kohët e perënduara
Ku thonë se…
"Ata qenë"


-3- (Dita 3)

Në emër të…
Faljes së plagosur
Të lënë në shtrat-lëngatën e saj
Faljes së monopolizuar prej
"Úrdhëruesve të faljes"
Që edhe në vendin tim
Kundërmimet e kostumeve gri
I pastrojnë në "libër-ligjet"
E ndëshkimeve
Që kurrë s'janë për ta
Se faqet e këtij libri s'vlejnë
Për "të pagëzuarit në lumin Jordan"
Atje ku pika e gjakut
Mpiks hakmarrje në trutë e fëmijëve
Atje
Ku humbjet shpresë-tallëse
Dashurohen
Me sytë e dëshpërimit
Se… bota s'është njësoj
Se unë s'e gëlltis dot ushqimin
Se uria po vdes miliona në botë
Dhe unë e ti…
Ushqejmë qen e mace
Të tonës bukuri-përbuzje
Të tonave urrejtje-fshehje
Dashuri katapultë
E krijesave të mendimit
E ëndrrave të shpërndara të botës.


-4- (Dita 4)

S'jam më njeriu që isha
Gjurmët janë zhdukur
Rikthehem dhe s'gjej tjetër jetë
Në histori-librat e padeshifrueshëm
Me stinët e vetmive vrasëse
Me rregullat e elegancave bezdisëse
Në ditë insekticidesh
Të ne humanëve
Që jetojmë "In –sekt"
Apo
"Në klan"
Duke ikur gjithmonë nga vetvetja
Duke bërë seks me fëmijët tanë
Duke mbushur botën
Me priftërinj e hoxhallarë
Duke pjellë djaj të rremë
Nga "varri-pendesë" i Judës së vetëvrarë
Mallkuar e fatmbjellë
Para se të lindte
Për kohët më pas
Të urisë së fëmijëve
Që me buzët e plasaritura prej etjes
Drejtuar atyre që
I quajnë "zotëri"
Dhe që
Zotërojnë reciprokisht një univers
Të gatshëm ta shpërdorojnë
Në ditët e
Brekëheqjeve të grave e të burrave
Etiko-etiketikisht
Në emër të një…
Një kulture të "lirisë"
Për mbjellje-ekstazë
Dhe lënie në mëshirë të fatit
Për t'u rikthyer pas
Në pauza luftërash
Për ndarjet e kazan-supave
Për fëmijët, që të tyret mund të jenë
Të shëmtisë më të madhe
Të emrit të tyre pa emër.


-5- (Dita 5)

Dhe trupi im shtrihet netëve
Si një vrenjtje e kohës
E klimës së shokëve të mbërdhirë
Të ngjyrave të mallkuara
Të veprimeve njerëzore
Shekull skicoid!
Mallkim (përse?)
Falje (për çfarë?)
Dyshime (pa fund?)
Për… flakët e zbardhura
Në tym të zi harrese
Për sëmbimet e shpirt-ngasjeve
Për monedhat e fundit në xhepa
Të përfunduarat monedha
Diku
Tek disa
PREDIKATORË
Folës
Për emrin e perëndisë
Në kolltukë të artë
Por… dhe
Urdhëruesit e kazan-supave t'urisë.


-6- (Dita 6)

Na ishte një herë
O Krijues i madh i ngjyrave
Na ish njëherë një botë
Ku dashuria
Ndante shtretërit me dhimbjen
I pandarë fati im nga të tjerët
Në kohë
Në tonën kohë
Ku njoha krijesën e bukur
Kur pashë mangësitë e mia
Që s'i mjaftonin asaj kurrë.
Kur e pafuqishme më qe zemra
Për të pakuptimtin
Emrin "Burrë"
Që s'dua ta lidh me trimërinë
As me mos-trembjet prej leh-qenve
Armët kimike; bomba-hidrogjene
Se s'dua të…
Të më quajnë burrë
Për bartje sendesh jetë-marrëse
Se duart tona s'janë bërë për të mbytur
Por për t'prekur jetë-përqasjet
Shpresë-mbjellje për gjithë të pafatët
Drejt
Perfektes skalitje t'ëndërruar të kohërave
Dhe tonës
Krijesës delikate femër
Ne
Të lindurit pas dhimbjeve të saj
Tashmë të toksikuarës
Fytyrë-ngjyrimesh
Injektimesh
Keqtrajtimesh
Jashtë trajtave njerëzore
Prej nesh
Emër-burrave
Dhe prej tyre vetë.

Në mal-rritjet e brekë-shurrave
Në të cilat "ne"
Bëjmë përzgjedhje për veten tonë
Dhe duam
Dhe ëndërrojmë
Më të pastrat
Dhe… ndotim të tjera, të tjera
Dhe shtojmë zemër-plasjet
E shpëtim-ditëve të pashenja
Të fuqi vdekjes së…
… dashurisë sime
Që rilind çuditshëm
Në kohë paqe e lufte
Dhe ngrihet përmbi gjithë dëshpërimet
Dhe kërkon të mbledhë
Lule
Të krimburat
Të djegurat
Në kripën e lotëve shekullore
Dëshirë e një dore të kristaltë
Që ledhaton ftohtë, netëve të tmerrit
Netëve, ku dhe unë si ti kam ftohtë
Për zgjimet në shtretër bosh
Për ditët pa ty
Për ditët gjakhumbjes

Të vajit tim për ty
Të përleshjeve të mia imagjinare
Që ngjajnë si prova më e bukur
Drejt
Çasteve të puthjes së ëmbël
Të tinguj-hapave më të bukur
Gjithë gjurmët e botës
Në një emër
g-l-o-b-a-l-i-z-ë-m?
apo
ZEMËR?!
E përbashkëta jonë quhet ndjenjë
Katandisja, s'është refren
Dhe ky s'duhet të jetë fundi
I mijëra viteve kënge e lufte
Se
Veç në deje duhet t'rrjedhë gjaku
Dhe jo gjatë rendjes sonë
Dhe jo…
Stop! frazën e stërpërmendur "mos qaj"
Sapo e dëgjova
Në urdhrat që i jepnin një foshnjeje
Dhe ndjeva fillim-këngën e botës
Në një djep të vogël… të lashtë
Ku shpresat e miliona varreve
Shkrihen në shtretër të lindjeve
Tyreve
Dhe tonave
Melodi-bërësit
Këngë-kënduesit
E djep-përkundjeve të tyre
Dhe…
Arsyen time pse shumë të dashuroj.


-7- (Dita 7)

Në emër të…
Atit?
Ku është ai vallë?
Ne
Të mbeturit pa nënë qiellore
Sipas
Llogjikës tokësore të krijimit!
UNË jam "biri"
Edhe TI edhe JU
Dhe shpirti i shenjtë eshtë
Ajo
Ajo çka bëjmë në jetë
T'përqafuar me mirësinë
Se
Mijëra shenjtëritë tona
Nuk mund ta kalojnë njerinë
Se njeriu është
TI dhe UNË
E gjithë rruga që bëjmë
Për të…
Fituar këtë emër
Po pra!
"NË EMËR TË"!!


8// (Dita jonë...)

Po shikoj drejt horizontit
atje ku ëndrrat
Shkrihen dhe rikthehen netëve
Për mos-humbjen e ngjyrave të dritës
Dhe emrit tënd
!!!!!!!!!!

Mirupafshim
E nesërmja
E kudondodhjes
Të "EMRIT TË.."


Andi Shkurti

Eposi i Gilgameshit

Eposi i Gilgameshit apo Gishgimash, është një poemë epike asiro-babiloneze, e shkruar me shkrimin në formë pyke, mbi 12 rrasa argjile, që datojnë rreth mijëvjeçarit të 3-të p.e.r.

Eposi i Gilgameshit është një nga krijimet letrare më të lashta të njerëzimit, dhe vepra më e njohur e Babilonisë së lashtë.

Eposi i Gilgameshit, përmbledh të gjitha shkrimet që lidhen me përjetimet e mbretit mitik të Urukut, Gilgameshit, dhe mendohet si teksti më i rëndësishëm mitologjik babilonez dhe asirian, që i ka përballuar kohës gjer në ditët tona.
Rrasë argjile me eposin e Gilgameshit.


Përkthimi i parë modern u krye vitin 1872, nga studiesi anglez Xhorxh Smith. Mbret i Urukut,bir i hyjneshës Ninsun dhe i një babai vdektarar.Gilgameshi,ndërtues i murit të Urukut,një hero-mbret,mendohet të ketë ekzistuar vërtet.Gilgameshi një trim i çartur dhe sundimtar i egër,deri kur njohu Enkidujin,nuk e dinte ç’ishte as ndjenja e miqësia dhe as ndjenja e kuptimeve të mëdha jetësore.Bashkë me mikun e tij ai mundi një armik të fuqishëm dhe keqbërës me emrin Humbaba,rojë e malit të Cedrit.Ata mundën të mposhtnin demin e një tërbimi hyjnor kundër tyre,të hyjnisë Ishtarja e cila ua dërgoi atyre si hakmarrje meqënëse gilgameshi e kishte refuzuar dashurinë.Pas vdekjes së mikut të tij Enkidujit,Gilgameshi përherë të parë,u ballafaqua me tmerrin që ngjalli ndjenja e vdekjes.Ai u vu pas kërkimit të barit të pavdekësisë ;kërkoi këshilla nga Utnapishtimi,një stërgjysh i tij që kishte fituar përjetësinë.Edhe kur i dukej se e kishte fiutar përjetësinë.Edhe kur i dukej se e kishte në dorë barin e pavdekësisë të gjetur në fund të detit të ëmbël,atë ia rrëmben nga dora një gjarpër dhe e lë në trishtimin e të pashpresë.Pas shum aventurave e përpjekjev,kthehet duarbosh dhe i trishtuar ne Uruk,për të vdekur në qetësine e pallatavetë tij madhështore.Por,një porosi e urtë,që tingëllon si një ligjërim proverbial,i vjen Gilgameshit prej hyjneshës Siduri Sabitu,gruas së urtë që rri në malin dhe në kopshtin e hyjnive, : « Pra,Gilgamesh,ti mirë ha e pi Dhe sa më shumë mbushe barkuntënd ; Bëj qejf pa ndalur ditën edhe natën, Secilën ditë kremto nga një kremte- Natën e dtiën n’vallëzim knaqu, N’zërin e harpës,n’tingujt e fyellit. Rrobat e pastra veshi,Gilgamesh, Mirë pastroje e lyeje kokën tënde, Dhe trupin laje vetëm n’ujë të freskët. Soditi f’mijët n’gaz e dora dorës, N’gjoksa t’grave ti hareshëm prehu !

N’qytetin tënd.n’Uruk kthehu ti mbrapa si trim i fortë dhe si mbret i lumtur »


Epi i Gilgameshit është vepra më e vjetër që njihet deri tani rreth 4000 vjet më parë. Epi qëndroi rreth 2500 vjet i mbuluar nën dhe. Epi i Gilgameshit është i përbërë prej 12 pllakash (këngësh) në të cilat rrëfehet për mbretin e Urukut në Mesopotaminë e Lashtë, e cila shtrihej ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat. Ky është një nga qytetet më të vjetra të njerëzimit. Këto pllaka qëndruan shumë shekuj nën dhe, rreth 2500 vjet. Disa nga këto pllaka janë të dëmtuara, shumë fjalë e vargje janë të palexueshme, pra janë fshirë krejtësisht. Ky shkrim është bërë në pllakat ë dheut, të cilat më pas piqeshin me shkrim me kunja (kuneiform). Kjo vepër e Mesopotamisë edhe në kohët e sotme është shumë aktuale dhe me rëndësi nacionale. Ajo jep transponimin e botës së njeriut në një periudhë të caktuar të zhvillimit të tij. Shqiptimi poetik i përpjekjeve të njeriut për ti shpëtuar vdekjes, për të gjetur jetën e amëshuar dhe forcën e rinisë. Epi i Gilgameshit i kushtohet tmerrit të vdekjes dhe fatit tragjik të njeriut. Njeriu bëhet i vetëdijshëm se duhet të vdesë sikurse ngjet me kryepersonazhin Gilgameshin. Ky ishtë mbret i Urukut, njeriu i Hareve dhe Gëzimeve. Ai nuk kishte menduar sa duhet për kuptimin e jetës dhe vdekjes së njeriut. Vetëm vdekja e mikut të tij Enkidujit e bind se duhet të vdesë. Gilgameshi ndërron qëndrim ndaj jetës dhe vihet në kërkim të jetës së amëshuar si perënditë. Kjo del qartas edhe në mallkimin e Enkidujit drejtuar gruas hyjnore e cila e harlisi dhe e ndau nga kafshët dhe e ktheu tek njerzit. Në epin e Gilgameshit ballafaqohen 3 botë.

1. Bota Hyjnore

2. Bota Njerëzore

3. Bota shtazore

Ato dëshmojë për një stad të lashtë të ekzistencës. Bota Njerëzore shprehet nëpërmjet Gilgameshit, mbretit të Urukut dhe njerëzore që jetojnë në të. Bota Hyjnore e perëndive është e pasur dhe ka funksion të shumfishtë në ep. Bota shtazore ndërlidhet mjaft mirë me dy botët e tjera. Kufijtë midis këtyre tri botëve shprehen nepermjet Gilgameshit njeri, mbret i Urukut, i cili ka dy të tretat e hyjnive. Enkiduji pasi e krijoi hyjnesha Arururri kullot barin me kafshët e pyllit. Humbaba, roja e malit hyjnor Lendrit, paraqitet si kafshë me kokë njeriu. Kemi luftën kundër së keqes. E keqja më e madhe që nuk mund të shpëtojmë asnjëherë është vdekja. Gilgameshi dhe Enkidui bëhen miq. Hyjnia Anuji urdhëron Arurunë që të krijojë një qënie, Enkidujin që ti kundërvihet Gilgameshit. Në këtë Ep kemi raportin e jetës dhe vdekjes. Në fund heroi kryesor vdes. Njeriu vdes si qënie, por njerëzimi vazhdon jetën. Epi i Gilgameshit ka ngjashmëri me Iliadën dhe Odisenë e Homerit për nga mënyra si është krijuar. Vepra , letra e krijuar mbi bazën e fantazisë bën çlirimin nga vuajtja. Akili e kishte vdekjen e tij në thembër, pra ai vdiq. Kemi dhe Faraonët të cilët ishin gjithashtu të vdekshëm megjithëse ata e mbanin veten si të pavdekshëm, Aleksandrin e Maqedonisë etj. Mënyra e të shkruarit dhe të mbledhurit të këngëve ngjan me krijimet e Homerit. Ndoshta kjo ka qenë një mënyrë e të shkruarit në kohët e atëhershme. Këta heronj vijnë në ditët tona dhe bëhen burim frymëzimi për brezat e ardhshëm duke sjellë mesazhe nga një botë e lashtë, por nga mënyra e të menduarit dhe të jetuarit nuk është vetëm e tillë.

Epi I Gilgameshit është shkrim I cili flet për Mbretin e Urukut I cili ishte biri I një hyjneshe dhe një babai vdektar.Ishte njeri I cili nuk e dinte se ç’ishte ndjenja e miqësisë dhe ndjenja e kuptimeve të mëdha jetësore deri sa e njohi Enkidujin. Ai me mikun e tij fitoi shum gjëra , ai e me mikun e tij e mundi armikun e madh të Urukut I cili quhej Humbaba. Ishte njeri I cili dëshironte të gjente barine e pavdekësisë dhe deshironte të bëhej si nëna e tij. Gilgameshi është heroi klasik dhe më I vjetër I letërsisë botërore,prej të cilit do të dalin heroj të ndryshem si Odiseu e te kendej.

Tema e pavdekësisë- Gilgameshi ndihet gjysëm perendi dhe lakmon pavdekësin, ndaj dhe vihet në kërkim të barit të përjetsisë. à Epi Gilgameshit si vepra më e lashtë e njohur në letërsi është një rrëfim për heronjët dhe dëshirat për pavdekësi.Nje temë kjo që do të shfaqet dhe do të bëhet preokopim kryesor I të gjithë shkrimtarëve ne letersinë e përbotshme. Gilgameshi ëshë gjysemnjeri dhe duhet të vdesë qoftë edhe si mbret që ka ngritur murin e madh të Urukut.Këtu del pafuqia e madhe e pushtetit të mbretit apo e perandorit para pushtetit të hyjnisë. Gilgameshi;diskursi fantastic- Vetë natyra e letërsisë e nënkupton së mbrendshmi fantastiken lojën imagjinare me ngjarjet njerëit , hapësiren ,kohën etj. Heronjtë e letërsisë fantastike sikurse tek Epi I Gilgameshit janë ata që ndërmarrin veprime guximshme dhe kërojnë zgjidhje të jashtëzakonshme.


Kënga e tretë

Është një këngë mjaft prekëse ku Gilgameshi vajton mikun e tij Enkidujin që sapo ka dhënë frymen e funit.Vdekja e tij bëhet shkak që Gilgameshi të përpiqet për të fituar pavarsinë.

Kënga e njëmbëdhjetë

Gilgameshi nuk kishte dëgjuar këshillat e Siduri Sabitusë që të linte me një anë kërkimet e tij për një jetë te pavdekshme dhe më në fund ia kishte dalë të takonte Utnapishtimin,atë që kishte fituar pavdekësinë dhe që mund ta udëzonte se ç’udhë te ndiqte. Utnapishtimi I thot Gilgameshit se të shkojë ne detin me ujë të ëmbël dhe në fund të tij të gjejë barin.Ai shkon atje e gjen barin magjik po kur hyri dhe po lahej ne ujë të freskët , një gjarpër ja rrëmbeu nga dora. Gilgameshi i zhgënjyer duhet te kthehet ne Uruk duar thatë dhe të pres vdekjen e tij ne pallatin e tij ashtu si miku i dij Enkiduji.

Burimi: Enciklopedia e Lirë

Ismet Kryeziu: Si e përgjoi Remzi Hoxha takimin Berisha-Millosheviç

Ish-furnitori i UÇK-së, Ismet Kryeziu, pak kohë se të denoncohej si i zhdukur në polici nga bashkëshortja Anila Leli, ka dhënë një intervistë ekskluzive .

Ai rrëfen për lidhjet me Remzi Hoxhën dhe aktivitetin si drejtues i Frontit të Rezistencës Shqiptare. Kryeziu, i njohur në Kosovë edhe si një nga mbështetësit e Rramush Haradinajt, është konsideruar nga miqtë si një arkivë e gjallë për ngjarjet pas vitit 1991. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet e Kosovës, periudhën e rezistencës, të luftës e pas saj, si edhe për përgatitjet për organizimin e AKSH-së. Ismet Kryeziu njihet edhe si mik i ngushtë i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i zhdukur nga SHIK-u në Shqipëri në vitin 1995.


Ç’ju shtyu të organizoheshit?
Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk kishim pse të mos organizoheshim edhe ne shqiptarët në ish-Jugosllavi, por filloi me thënien e ish-Presidentit të ndjerë kroat, Franjo Tuxhman i cili në një takim me kolegët e tij gjeneralë, iu drejtua atyre me këtë thënie: Gjeneralët e shkatërrimit të Jugosllavisë janë studentët shqiptarë, ata që na mësuan sesi duhej luftuar e shkatërruar Jugosllavia. Që nga viti 1981 ishim ata që i vumë kazmat për shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1990 duhej krijuar një lëvizje apo mekanizma për të përgatitur popullin për një kundërvënie ndaj okupatorit serb. Në fillim u bë pajtimi i gjaqeve, i cili pati jehonë të madhe në unifikimin e popullit shqiptar. U krijua në fillim LDK-ja, e cila ishte shpresa e vetme për ta çuar realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar dhe LDK-ja me zgjuarsi e përdori këtë lëvizje duke u futur në organizmat drejtuese për të realizuar programin e saj. Ne, duke e njohur mirë okupatorin serbo-sllav ishim të bindur se çlirimi dhe bashkimi i shqiptarëve jashtë trojeve të Shqipërisë amë, vetëm me luftë mund të arrihej. Atëherë e krijuam frontin e rezistencës shqiptare. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe ish- presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova e përfaqësoi në fillim FRSH-në.

Cili ishte misioni i FRSH-së?
Misioni i FRSH-së ishte që të krijohet një organizim politiko-ushtarak i cili do të koordinonte interesat dhe aktivitetin e të gjitha partive dhe lëvizjeve në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi. Krahas këtij organizimi, u krijuan shtabet rajonale, komunale dhe lokale, të cilat merreshin me organizimin tipik ushtarak. Themeluesit e frontit të rezistencës janë:
Mentor Kaçi, Sokol Dobruna, Halil Alidemi, Ukshin Hoti, Sejdir Veseli, Naim Krasniqi, Avdyl Krasniqi, Fatlik Lilaj, Bardhyl Caushi, i ndjerë, Afrim Morina, etj, etj.
Pra, përfshihen të gjithë ata që ishin dëshmuar në dekada dhe ishin të gatshëm dhe të pathyeshëm në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duhet përmendur këtu se në organet drejtuese politike e ato ushtarake ishin të përfshirë edhe shokët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Por tani është akoma herët për të përmendur emra. Shokët dhe bashkëluftëtarët e mi më kuptojnë drejt, se ende është herët për emra e rrahagjoksa. Unë gjykoj se akoma jemi në gjysmë të rrugës. Unë nuk jam dhe nuk kam guxim të them; “Bacë u kry”, duke pasur parasysh atë për të cilën u krijua Fronti i Rezistencës.
Pasi kishim krijuar strukturat drejtuese të FRSH-së dhe ajo kishte marrë një formë organizimi të mirëfilltë ushtarak, ne që merreshim me drejtimin e tij ishim të vetëdijshëm se përveç faktorit njeri, duheshin me bollëk dhe të predispozuar edhe shumë faktorë për luftë. U caktuan dy shokë për të ardhur në Shqipëri për të informuar dhe për të koordinuar punët në shtetin amë. Erdhën Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu, i cili ishte nga Presheva, por fatkeqësisht nuk arritën shumë sukses. Herën e dytë me Mentorin, i cili ishte kryetar, u përcaktova të vija unë. Në fillim bëmë një turne në Evropë ku njoftuam bashkatdhetarët e diasporës për misionin tonë. Por askush nuk guxonte të dinte se ne do të vinim në Tiranë. Kur arritëm, jo vetëm që na u hapën dyert, por as vetë nuk e besoj edhe sot sesi shteti shqiptar u tregua aq i gatshëm për të na ndihmuar në misionin tonë. Takimin e parë e bëmë me ministrin Shëndetësisë, Alia Alushani, drejtorin e Akademisë Ushtarake, me ministrin e Mbrojtjes, Perikli Teta, zv/ministrin e Mbrojtjes, Halil Hyseni, e deri tek ish-presidenti Ramiz Alia.

Kush ishin emrat e djemve të parë dhe si erdhën ata në Shqipëri për t’u stërvitur?

Përfaqësuesi legjitim dhe kryetar ishte Mentor Kaçi, ndërsa unë isha sekretari i përgjithshëm i FRSH-së. Marrëveshjen me shtetin shqiptar e bëri Mentor Kaçi, me bekimin e Ramiz Alisë, natyrisht dhe me ish-kryeministrin Fatos Nano. Por Ramiz Alia do të mbetet komandanti i parë i luftës së Kosovës. Për stërvitjen dhe organizimin u mor ish- ministri i ndjerë, zoti Perikli Teta dhe zv/ministri Hyseni, si dhe shumë oficerë madhorë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën në Kosovë. Të më falin oficerët dhe profesorët e mi që akoma gjykoj se është herët për t’i përmendur.

Cila ishte përfshirja?
FRSH-ja, veç strukturave ushtarake merrej edhe me koordinimin e organizatave të tjera, mes të cilave edhe lëvizjen sindikaliste që e drejtonte profesori i nderuar Hajrulla Gorani, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në organizimin e rezistencës. Në këtë lëvizje bënte pjesë edhe Remzi Hoxha, i cili njëkohësisht ishte angazhuar në frontin e rezistencës. Për herë të parë jam takuar me të në mbledhjen e shtabit operativ të karadakut në Ferizaj. Pas dy netësh, Remziu me Basri Zukën kishin ardhur në Suharekë tek Afrim Morina, i cili ishte edhe anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aty isha i ftuar zyrtarisht për organizim. Pas mbledhjes, Basriu dhe Remziu më ftuan që të shkoja në Ferizaj. Mbaj mend se gjatë rrugës Remziu fliste shumë pak, por ishte shumë i prerë. Kur hymë në Ferizaj, ata devijuan rrugën dhe shkuan në një shtëpi në Grykë të Kaçanikut. Aty ishte një shok i ngushtë i Remziut, i cili ishte i përfshirë në strukturat e FRSH-së dhe lëvizjen sindikaliste. Ai është Sefedin Mjaha. Mesa di unë, Sefa punonte ngushtë edhe me biznes me Remziun. Në këtë takim, përveç punëve operative u bisedua edhe për udhëtimin e tretë në Shqipëri dhe për grumbullimin e mjeteve financiare. Mbaj mend se këta të dy dolën në korridor dhe kur u kthyen, më pyetën se sa mjete duheshin. Unë iu thashë se duhej biseduar me Kryesinë e FRSH-së. Pas këtij takimi shumë të suksesshëm sipas meje, Remziu dhe Sefa sollën 50 mijë marka gjermane dhe iu lutën kryetarit që unë të shkoja në Shkup në një mbledhje që ishte organizuar në Gazi BABA. Aty pashë një organizim të mirëfilltë lufte. Takimi u bë në një fabrikë. Dy ditë e dy net qëndrova në shtëpinë e Remzi Hoxhës, kuptohet ilegalisht. As familja e tij nuk e dinte pse ndodhesha aty dhe cili isha. Pasi mora miratimin e kryesisë me iniciativën e Remziut, u nisëm për në Bullgari. Remziu deri në fund të kufirit të shtetit bullgar erdhi me mua. Aty ndërruam makinat për shkaqe sigurie. Remziu e kaloi kufirin në këmbë pasi kishte një shumë të madhe parash. Pasi arritëm në Sofje, e kuptova se përveç parave kishte edhe një shumë të madhe floriri. Kur e pashë e pyeta: Po këto përse na duhen? Ai u përgjigj: Edhe këto janë hiç për kontratën që do të realizojmë nesër.

A ekziston ndonjë gjë e regjistruar për këto lëvizje ilegale me Kosovën?
Natyrisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe janë mbajtur dokumente. Ishim të vetëdijshëm se më vonë do të shkruhej edhe historia e Luftës së Kosovës. Këtë dokument e ka nënshkruar Remziu dhe Sefa. Natyrisht edhe unë si përfaqësues i frontit. Për çdo cent që kemi në dispozicion brenda dhe jashtë Kosovës, shpeshherë është bërë transparenca dhe me hollësi janë dhënë llogari. Për këtë kishim një komision të veçantë mbikëqyrës. E them me krenari, se jemi e vetmja organizatë politiko-ushtarake në Kosovë e cila ka justifikuar të gjitha mjetet materiale dhe financiare që ka pasur në dispozicion.

A keni pasur lidhje të vazhdueshme?
Me Remziun kemi punuar së bashku deri në ditën e rrëmbimit të tij. Që nga viti 1991, ku u njoha me Remziun kemi pasur lidhje të vazhdueshme pune. Ai kishte dhe funksione të rëndësishme në FRSH. Pas arrestimit të shokëve në Kosovë, Remzi Hoxha si dhe shumë të tjerë u detyruan të kalonin nga Kosova në Maqedoni. Remziu në atë kohë qëndroi në Shkup, meqë kishte shtëpi dhe familje. Vlen të përmendet se Maqedonia atëherë ishte bërë strehë për ne, sepse marrëdhëniet Maqedoni-Serbi ishin tejet të acaruara. Pas krijimit të aferës së armëve dhe rënies në burg të disa drejtuesve të FRSH-së në Maqedoni, Remziu u vendos në Tiranë së bashku me familjen. Por punën dhe aktivitetin e kishte në territorin e Maqedonisë.
S’do mend që kjo është ditur, se të krijosh një organizatë politiko- ushtarake në kohën e okupimit, je i detyruar domosdoshmërish të krijosh një organizatë të tillë. Me keqardhje them se sot në Kosovë nuk ka nivel të këtij organizimi, siç e kishte FRSH-ja. Përveç djemve më të mirë që punonin në këtë sektor dhe specialistëve të cilët punonin me shpirt dhe u bënë idealistë të vërtetë, vlen të përmendet se ata punonin vullnetarisht dhe pa para. Natyrisht, literaturën dhe kurset private i bëmë jashtë Kosovës. Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë punë të rëndësishme kombëtare. Askush deri tani nuk foli dhe ende është herët të flitet për këtë. Vlen të përmendet thënia e vyer, patrioti dhe oficeri i vërtetë, shpeshherë sekretin kombëtar dhe shtetëror e marrin me vete në varr. Edhe Remziu, shumë gjëra i mori me vete atje ku është.

Çfarë bëri fronti i rezistencës pas rrëmbimit të Remzi Hoxhës?
Për rrëmbimin e R. H. janë ngritur shumë versioni dhe të gjitha këto i kemi studiuar me shumë kujdes për gjurmët dhe punën e tij. Kujdes të veçantë i kemi kushtuar rrëmbimit të tij, por për ne më e mundshmja është se UDB-ja duke e ditur dhe duke pasur parasysh mundësinë financiare të Remziut, ka përdorur alibi nga më të ndryshme për ta likuiduar. Ne kemi pasur dijeni dhe janë të njohura të gjitha ato që janë dhe janë shkruar deri tani, por asnjë nuk është e vërtetë. E vetmja e vërtetë është se Remzi Hoxha ka punuar e ka kontribuar jashtëzakonisht për çështjen kombëtare dhe me aktivitetin e tij ka mundur shumë lehtë të binte në sy për okupatorin dhe armikun. Detyra e Remzi Hoxhës nuk ishte të filmonte takimin e Gazidedes me Arkanin, as të merrej me takimin Millosheviç-Gligorov-Berisha. dhe nëse ka konstatuar një gjë e tillë, do të ketë qenë e rastësishme. E them me bindje se Remziu dhe askush nga FRSH-ja, nuk kishte nevojë të financonte atentatin ndaj Kiro Gligorov, pasi vetë programi i FRSH-së e përjashtonte terrorizmin dhe teorikisht në programet tona nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Ne po të kishim dashur terrorizëm, kishim mundur ta shkatërronim në Kosovë ndaj okupatorit, por këtë nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk kishim nevojë të merreshim. Këto i ngarkohen Remziut për të justifikuar zhdukjen e tij. Unë si ish-shef i tij, ju them me bindje dhe me shumë përgjegjësi, se ai nuk i meriton këto epitete. Ai që ka pak ndërgjegje e gjak shqiptari, të tregojë të paktën se ku ndodhen eshtrat e këtij dëshmori të lirisë.
FRSH-ja ka pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie shtetërore institucionale me shtetin shqiptar. Furnizimin me armë e kemi bërë në rrugë shtetërore. Unë ju shpjegova dhe më lartë për këto marrëveshje dhe kush i ka nënshkruar. Është e vërtetë që nga 1990 janë futur dhe ftuar jashtë për të ardhur në stërvitje dhe për t’u marrë me këtë punë. Të gjitha janë bërë në rrugë shtetërore dhe me marrëveshje. Këto janë të deklaruara dhe pranuar edhe në parlamentin shqiptar nga ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Teta i akuzuar nga opozita e atëhershme për dhënie të armëve kosovarëve. Atëherë Zoti Teta qe përgjigjur: Kam dhënë dhe do jap prapë kur të vij. Fati e deshi që Teta në kohën e luftës së Kosovës e realizoi këtë dëshirë së bashku me shumë ministra të tjerë të shtetit shqiptar.

Çfarë të dhënash ka Fronti i Rezistencës për likuidimin fizik të disa anëtarëve të tij, përfshi edhe Remziun?
FRSH-ja e kishte të pamundur të zbardhte të vërtetën e vrasjeve tragjike të disa prej veprimtarëve më të mirë. Rasti i Remziut nuk është i vetmi, por po përmend në ’92, kur u vra me pistoletë në gojë një nga veprimtarët e diasporës në “Mine Peza”, pranë Rajonit 3 të Policisë. Ai është Shaip Gashi, vrasësi u lirua me urdhër politik dhe sot bredh në disa institucione të Kosovës. U dogj i gjallë në lokalin e tij në Tiranë të Re, dhëndri i Bredri Dedës, të më fal nuk më kujtohet emri. U masakrua gazetari i “Gazetës Shqiptare”, njëkohësisht edhe zëdhënës i parë i luftës së Kosovës, Ali Uka. Në masa presioni e kërcënime u dënuan shumë veprimtarë të largoheshin në diasporë dhe nuk janë kthyer ende në Kosovë dhe kjo është fatkeqësi.

A keni konstatuar ndërhyrje të shërbimit sekret serb apo SHIK-ut për të goditur aktivitetin ilegal të lëvizjes tuaj?
Këto janë çështje të niveleve të larta shtetërore që bëhen me përgatitje, kushte dhe persona të caktuar. Neve nuk na interesonte të merreshim me këtë punë dhe aq më tepër kur ne shpresonin që shteti dhe strukturat e tij të na ndihmonin në misionin tonë të shenjtë. Ka pasur qytetarë nga Kosova në shërbim të SHIK-ut që na survejonin. Për këtë kemi fakte dhe dokumente, ashtu siç kemi dhe posedojmë dokumente për disa njerëz të Kosovës që punonin në shërbim të UDB-së. Dua të theksoj se FRSH-ja ishte me dijeninë dhe kishte bekimin e strukturave më të larta shtetërore shqiptare. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo ndërmerrnim asnjë veprim pa dijeni e shtetit amë. Po e theksoj dhe një herë, se udhëheqja e lartë e FRSH-së ka pasur takime me udhëheqjen e lartë shtetërore shqiptare. Edhe para vitit ‘90 dhe pas ’92, ne vazhduam me këto marrëdhënie dhe struktura të larta. Por fatkeqësia filloi në vitet ‘92-’93, me arrestimin e Mentor Kaçit me shokë. Për të gjitha këto ishin në dijeni drejtuesit më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Çfarë ndodhi në mars ‘93?
Isha në manifestimin ku ishte presidenti Rrugova, presidenti Berisha dhe kryeministri Bukoshi dhe shumë personalitete e intelektualë nga Kosova e diaspora. Pas një orë, pasi mbërrita në shtëpi jam arrestuar në banesën time nga SHIK-u. Akuza dihet tashmë, ka shkruar shtypi atëherë. Atë natë dhe më pas janë arrestuar shumë të tjerë, mes tyre Adem Jashari, Islam Caka, Ahmet Bytyçi e disa oficerë madhorë të shtetit shqiptar. Atëherë është sulmuar që në akuzën time të më bashkojnë ish- presidentit Alia, Deputetin Gramoz Ruçi, ish-ministrin Teta, zv/min. e Mbrojtjes, Halil Hyseni e shumë të tjerë. Arrestimi im nuk ishte akuzë e thjeshtë, shkelje ligji, por pasojë e një politike të caktuar. U bë sepse ne iu kundërvumë politikës dhe strategjisë për Kosovën. Para meje ishte arrestuar Kaçi, dhe kisha mbetur unë që merresha me stërvitjen e shokëve në Shqipëri dhe diasporë. Arrestimi im u bë për të eliminuar krejt udhëheqjen. Çanta ime ishte thjesht çështje teknike ku pritej të merrnin ato dokumente dhe mjete që u interesonin.

A keni pasur informacion se ka pasur dyshime për një takim me Millosheviçin, presidentin e Maqedonisë, Gligorov dhe Berishën në tetor të vitin ’95, dhe nga informacionet, cila do të ishte tema e takimit?
Ishim të njoftuar për të gjitha lëvizjet që bëheshin në dëm të Kosovës. Normalisht atëherë ishim më aktivë. Unë kisha dalë nga burgu dhe FRSH-ja merrej me drejtimin e luftës. Por misioni i Remziut nuk ishte të vëzhgonte takimin e treshes në Shën Naum, por ka mundur të ndodhë edhe gjatë kësaj, që rastësia është mbreti i botës. Dhe Remziu është ndodhur në këtë rastësi. Por ne nuk kishim detyrë, pasi misioni ynë ishte tjetër dhe jo të përgjonte ish- presidentin Berisha, pasi ishte shteti shqiptar dhe strukturat e shtetit shqiptar që do të vendosnin.


Natyrisht që Millosheviçi dhe Gligorov po aq ishin për ne armiq, që çdo lëvizje e atakim të tyre e gjykonim në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në ish- Jugosllavi.
Unë di vetëm një gjë t’u them dhe është shumë e vërtetë që marrëdhëniet mes Rugovës e Berishës ishin tejet të ftohta dhe Berisha kërkonte aleat të tjerë, siç e përdori për fat të keq simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, Hidajet Hysenin dhe shumë të tjerë, përfshi dhe ish-kryeministrin e qeverisë, Bujar Bukoshin për t’ju kundërvënë politikës së Rugovës, i cili i kishte marrëdhëniet tejet të ftohta. Këto janë gjëra të vërtetë dhe na kanë kushtuar shumë rëndë.
Një ditë, të gjitha këto dokumente që ekzistojnë do të hapen. Ne jemi duke e shkruar historikun e rezistencës dhe luftës së Kosovës dhe të gjitha do t’i dokumentojmë me fakte e dokumente të padiskutueshme. Por tani mendoj se është herët të flitet për këtë takim. Por ne kemi qenë në dijeni.
Remziu ka njoftuar shokun tonë të veprimtarisë, Basri Zukën i cili ka njoftuar me shkrim atëherë ish- presidentin Rugova, por më tutje ne nuk e dimë se çfarë ka ndërmarrë Rugova për një takim të tillë.

Pse u takove me ministrin e Shëndetësisë, Ali Alushani?

Ju gazetarët e keni princip të gërriceni shumë, por unë jam i detyruar të përgjigjem. Ne kishim në program të përgatisnim terrenin për luftë. Dhe për këtë duhej të përgatiteshin spitalet në Kukës, Tropojë dhe Burrel. Ndaj u takuam me të, na ndihmoi në pajisjen e spitalit të parë të Tropojës, synuam të përgatisnim spitalin e Kukësit dhe filluam atë në Burrel. Por derisa na ranë shokët në burg, nuk mundëm. Por e di që në spitalin e Tropojës, dhe drejtori Din Selimi na ndihmoi shumë dhe përgatiti spitalin si për luftë. Për këtë, veç ministrit të Shëndetësisë pati dijeni dhe presidenti R.Alia dhe kryeministri Nano.


G.Shqiptare

Wednesday, January 20, 2010

Finlanda përgatitet të ndalojë plotësisht duhanin

Në projektligjin e përgatitur parashikohet heqja nga shitja e produkteve të duhanit.


Finlanda po bëhet gati të jetë vendi i parë që do ta ndalojë plotësisht pirjen e duhanit. Në projektligjin e përgatitur parashikohet heqja nga shitja e produkteve të duhanit.

Planifikohet që ligjet në lidhje me duhanin në këtë vend të bëhen edhe më të rrepta.

Me projektligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi në pranverë parashikohet që edhe në makinat private të ndalohet pirja e duhanit nëse brenda ka fëmijë të moshës nën 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë në Finlandë deklaroi se projektligji i ri parashikon shpëtimin e plotë nga duhani por kjo nuk është një luftë kundër prodhuesve të duhanit, është thjesht një situatë në lidhje me shëndetin e popullsisë.

Prodhuesit e duhanit po përgatiten të ankohen zyrtarisht kundër vendimit të qeverisë.

Ndërkohë shumica e popullsisë, 20% e të cilës është pirëse duhani, e mbështet projektligjin në fjalë.

Trt

...është natë !!!

Natë është natë…
Natë dimri e gjatë
Veshur në të zeza
Heshtja pllakos ngadalë.


I vetem ne ballkon
Me erresiren perballe
Ne mesnaten romantike
Me nje cigare qe me behet mike.

Kjo nate e "paqte" na fton
Ne gjarperinjte vertikale
Te rrime perseri shtrire
Te zhveshur nen lekuren tone
Per tu ndjere me te lire
Ne naten e lengates
Per gjymtyret e mpire
Ne genjeshtren obelike
Per moralin tone te nxire

Nate dhunimesh c'njerezore
Nate epshesh mbinjerezore
Renkime perpelitjesh femerore
Ku ngjizen pasardhesa
Eros, pasion lakuriqesi
Ne mbulesat e mendafsha
Qe mbulon turpin e botes
Ankth, frike e mistere
Qe vertiten rreth kokes


Dritat shuhen
Ringjallen nentokes… minjte
Ne tavolinen e qiellit
Yjet ndezin qirinjte
Per terrin me origjine djallezore
Ku dhe djalli thur endrra feminore
Ne kete vater te pabesive
Te tradhetive shekullore
Shtrat i ngrohte i ogurezive
Miter e qellimit mizor
Qe dites i behet banor

Qepallat e tua dorezohen
Duke ftuar qerpiket te perqafohen
Per te mbrojtur shkelqimin
E te tuve sy
Per te fshehur endrrat
Qe thur per ne te dy
Endrra netesh pa gjume
Gjume endrrash pa nete
Nete gjumi pa endrra
Endrra…
Gjume…
Nete…!
.. dhe koha harron veten e vet
Me ty nje cast, nje pafundesi
Ti je nena e te keqijave
Por e keqja nuk je Ti


Unë isha me ty sonte
O natë që lind mëngjese
Do ta përshëndes diellin
Ti them sa shumë e deshe…!



Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Personazhë dhe karaktere

Nëse dëshiron t'ia thuash të vërtetat njerëzve pa i ligështuar, thuaja ato nëpërmjet humorit. G. B. Show.

Në artikullin e sotëm kemi trajtuar karaktere dhe personazhë të ndryshme, midis një dialogu të shkurtër. Çdokush nga ju mund ta pasurojë artikullin, duke shtuar tipare të tjera njerëzish, bashkangjitur edhe me një situatë të shkurtër përshkruese.


ZILIQARI
- Kush ka qenë miku juaj më i ngushtë, apo krahu juaj i djathtë ?
- Eshtë pronari i Fabrikës së tullave në autostradë, por që për hir të së vërtetës e ka një biznes të ngritur me para të pista dhe një ditë me siguri do falimentojë.

GAZETARI
- Kemi ndonjë të re sot ?
- Kam një lajm të mrekullueshëm. Kam arritur të intervistoj, atë vrasësin e 3 fëmijëve të tij.

PATRIOTI
- Me kë skuadër jeni në kampionatin Botëror të futbollit ?
- Me Shqipërinë.

OPTIMISTI
- Jeni i dëshpëruar, që dolët i fundit në garë ?
- E rëndësishme për mua është vetëm pjesmarrja.

ALTRUISTI
- Po e vuani ende tradhëtinë e partneres tuaj ?
- Jo absolutisht, e rëndësishme për mua është lumturia e saj, që besoj tashmë e ka gjetur.

KOKEFORTI
- Keni të drejtën e dëshirës tuaj të fundit, përpara ekzekutimit, keni diçka për të thënë ?
- Dua të flas me avokatin tim.

NOSTALGJIKU
- Ke ndonjë plan për nesër pasdite ?
- Ah, jam i zënë. Për nesër, kam planifikuar që gjatë pasdites të shoh fotot e verës.

DEMBELI
- Nesër nga ora 8:00 jeni të lutur të paraqiteni pranë kompanisë tonë, për të dhënë intervistën e punës.
- A ka mundësi ta shtynim takimin 2-3 orë më vonë, se kam disa punë në atë orë...

INJORANTI
- I dashur, mqs nesër do të udhëtosh, shiko parashikimin sinoptik të motit për nesër.
- Ik mi gru, mos u përzi kot me ato punë, ato punë i di Zoti...

PESIMISTI
- Si e kaluat natën e ndërrimit të viteve ? Ishit tek prindërit ?
- Po ç'rëndësi ka kjo, viti 2009 shkoi dhe nuk kthehet më...

MILITANTI
- Punonjësi i "Internet kafe"-së: Zotëri, nuk e kuptoj pse i ndërroni kompjuterat çdo 2 minuta? Nuk punojnë?!
- Militanti: Tek sondazhi i sitit të top channel ka më shumë vota tek alternativa: "Përmbytjet erdhën prej përgjegjësive njerëzore"...thashë t'i barazoja... (Shtuar nga Genc Tato)

EKSTREMISTI FETAR!
- Çfarë mendimi keni për dashurinë ?
- Dashuria për Zotin është e plotfuqishme është e pafund...Vetëm ai mund ta shpëtoj tokën. Kthehuni dhe besoni sa jeni ne kohë... sepse do digjeni në ferr përjetë, do torturoheni, do të ulërisni nga dhimbjet. Zoti na do. (Shtuar nga Ana Anushi)

POLITIKANI
- Keni dhënë deri më sot ndonjë premtim që nuk e keni mbajtur ?
- Shiko, dëgjo. Pyetja juaj është shumë me vend. Që nga dita kur kemi ardhur në pushtet, kemi ndërtuar shkolla, spitale dhe kemi shtruar rrugë. Në bazë të statistikave tona, jemi qeveria më e sukseshme e këtyre 20 viteve të fundit. Ju premtojmë shqiptarëve që sa më shpejt do të udhëtojnë të lirë, sepse ne jemi qeveria që i mban premtimet.
( Sa përgjigje korrekte duket, rilexoni edhe njëherë pyetjen )

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Njerëzit mësojnë në gjumë

Dihet që gjumi është i nevojshëm për të mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetëm një periudhë pushimi por kohët e fundit dijetarët kanë parë një lidhje midis kujtesës dhe gjumit.

Freud (Frojdi) që në 1897-tën shkruante se nuk mendonte që ëndrrat ishin të pakuptimta por ishin një mënyrë për të lëvruar përvojat e fituara.
Në eksperimentet e fundit të bëra me njerëz është vërejtur se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës janë në veprim edhe gjatë natës.
Edhe kur trupi pushon pjesa qëndrore e trurit vazhdon të punojë pa ndërprerje ndonëse edhe pjesa ballore e trurit, ajo që ka të bëjë me vetëdijen, shkëputet.

Gjithashtu pas një gjumi të rregullt, të nesërmen njerëzit ishin më të përgatitur për të kryer zanatin e ri që kishin nisur të bënin një ditë më parë.
Është vërejtur edhe se ata që nuk flënë sa duhet e kanë të vështirë të mësojnë gjëra të reja.

Tërë këto vrojtime tregojnë se diçka ndodh me trurin kur flemë.
Kështu është arritur në përfundimin se ndonëse ne nuk e kuptojmë, truri ynë gjatë natës vazhdon të punojë për sqarimin e çështjeve që na dalin gjatë ditës. Pra gjumi është i rëndësishëm për të mësuar gjëra të reja. Kjo vlen jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët, zogjtë e insektet.

Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme. Në gjendjen e parë të një qarku gjumi është kaq i lehtë sa një individ që zgjohet gjatë kësaj gjendje thotë se nuk është e vërtetë që ka qenë duke fjetur. Në gjendjen që vjen pas kësaj flihet pak më thellë, dhe quhet gjum themeltar. Në gjendjen e tretë dhe të katërt flihet thellë dhe gjatë këtyre gjendjeve trupi trupi merr vehten.

Pas tyre vjen i ashtuquajturi gjum me ëndrra që ka si tipar dallues lëvizjen e shpejtë të syve (rapid eye movements - REM).Muskujt e trupit lëshohen krejt. Dijetarët mendojnë se kjo është një masë sigurie që të mos ecim në gjumë apo të përjetojmë ëndrrat me veprime. Përveç kësaj, truri e lëshon kontrollin mbi temperaturën e trupit. Gjaku ynë ftohet dhe i përshtatet temperaturës së mjedisit.

Gjumi REM zgjat vetëm disa minuta gjatë qarkut të parë të gjumit. Pas tij nis qarku i dytë ku shkohet përsëri përgjatë të 5 gjendjeve të përmendura më sipër. Në qarqet që pasojnë REM është pak më i gjatë.

Është pikërisht gjendja REM ajo në të cilën ne mësojmë pasi rritet shumë e ashtuquajtura kujtesë implicite (e ndërlikuar). Është ajo lloj kujtese gjatë së cilës njeriu nuk mendon në mënyrë aktive, por që në mënyrë automatike gjendet aty dhe na mëson më tepër duke na shtuar aftësitë si fizike ashtu edhe mendore.

Kështu pra gjendja REM që arrihet vetëm kur flihet gjum i thellë, është shumë i rëndësishëm, sidomos për ata studentë që duan të përmirësojnë kujtesën e tyre.

Gjatë gjumit të thellë bëhet shartimi i fragmenteve të kujtesës së ditës dhe mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë.

Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën.

Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë ti sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Bazuar në materialet e gazetës suedeze Dagens Nyheter

'Rape aXe', prezervativi antipërdhunim !

U deshën thuajse dy vjet testime, por tani është realitet.

Vjen në treg prezervativi anti-përdhunim, që është frut i punës së një gruaje, që gjithmonë ka qenë në vijën e parë për të luftuar dhunën.

Afrikano-jugorja, Sonnette Ehlers, për arsye profesionale është marrë me shumë viktima përdhunimi dhe ka vendosur të kontribuojë personalisht, me qëllimin për të bllokuar një krim të tmerrshëm. Megjithatë nuk mungojnë polemikat...

Menyra sesi funksionon ky "mjet" eshte fare e thjeshte. Behet fjale per nje membrane plastike qe ne brendesine e saj fsheh lende ngjitese dhe qe vendoset ne vaginen e femres. Por nese bie ne kontakt me organin e mashkullit, mberthehet menjehere pas tij dhe e bllokon.

Ne kete situate, mashkulli qe bie pre e kesaj nuk mbetet vecse te largohet, pasi nuk ka menyre tjeter per ta hequr membranen pervecse me nderhyrje kirurgjikale. Ehlers uron qe cdo mjek qe duhet te perballet me heqjen e ketij prezervativi te quajtur “rape axe” te lajmeroje autoritetet per te dorezuar perdhunuesin para drejtesise.

Por nje shqetesim me vete eshte edhe garancia qe agresori te mos kete menyre per t’u hakmarre, perpara se te kerkoje nje mjek te disponueshem per te hequr morsen plastike. Me pak fjale eshte ngritur pikepyetja nese dicka e tille ka realisht nje vlefshmeri, apo jo.


•infoalbania•