Studiuesi i njohur
shqiptar në New York
Z. Genc Leka
(Studiuesi shqiptar Z. Genc Leka është Anëtar i Federatës së
Mësuesve të New York-ut dhe të Amerikës në SHBA. Anëtar i Shoqatës së
Shkrimtarëve Shqiptarë në Amerikë dhe një ndër themeluesit kryesor të
krijimit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro - Amerikane në SHBA.
Gjithashtu ai punon si edukator i asociuar në një shkollë të mesme të
arsimit special në New York)
- Z. Leka, në librin tuaj të titulluar “Nënë Tereza” botuar në vitin
‘98 në New York, ju shkruani se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër indoevropiane
në botë. Mbi cilat fakte bazoheni kur shpreheni kështu?
Shkollarët e shquar amerikanë kanë filluar të
bazohen shumë tek tradita popullore. Edhe unë pa ardhur në Amerikë kam dëgjuar nga im atë se një
profesor i tij jurist kishte thënë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër
në botë. Gjithashtu një diçka të tillë im atë e kishte dëgjuar nga
Rilindasit, të cilët e kanë thënë këtë brez pas brezi. Babai im ka kryer
studimet e larta në Kostandinopol në vitin 1912 dhe ai transmetonte idetë e
Rilindasve se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër mbi tokë. Kur unë erdha
në SHBA në 1990, këtë shprehje e kam gjetur edhe në librin “Old Calabria”
në Bibliotekën e New York-ut, si dhe në shumë libra të tjerë.
- Pse e keni lidhur gjuhën shqipe pikërisht tek ky
Libër?
Qëllimi im ishte të sensibilizoja opinionin shqiptar që
të vija ata në lëvizje për të gjetur rrënjët e veta. Në nëntor të vitit ‘99 unë i paraqita botuesit të gazetës
“Iliria” Ekrem Bardhës dhe Vehbi Bajramit “Pemën Gjenealogjike” Indoevropiane,
ku gjuha shqipe është degëzimi i parë nga rrënja. Që të dy ishin të
gatshëm për t’a botuar këtë shkrim dhe këtë fotokopje por unë isha shumë i
zënë në atë kohë. Disa vite më vonë pata rastin të lexoj
shkrime të këtij karakteri me autorë të ndryshëm. Dhe
për këtë ndjehem krenar, se përpjekjet e mia në këtë drejtim vunë vërtetë
në lëvizje opinionin e gjerë të intelektualëve mbi vërtetësinë e lashtësisë
së gjuhës shqipe.
- Po drejtuesit e Akademisë së
Shkencave në Shqipëri a e mbështetën këtë ide
tuajën?
Në vitin 1996 unë isha Redaktor i Revistës “Trojet
Tona” së bashku edhe me Drejtuesin e Revistës Z. Tom Palokaj, zhvilluam një
intervistë me Prof. Shaban Demiraj. Njëra nga pyetjet që unë i drejtova atij ishte: - Shkollarët
amerikanë thonë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër mbi tokë. Po ju
ç’farë mendimi keni? Dhe përgjigja e tij ishte kjo:-
Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit.
- Çfarë konstatuat ju nga kjo përgjigje Z. Leka?
Unë konstatova se shkencëtarët shqiptarë janë të
ndrydhur nga politika pasi atje mund të ndodhë gjithçka, por njëkohësisht
kuptova se ka mungesë informacioni. Ndërsa ne studiojmë,
lexojmë dhe kemi mundësi të hulumtojmë nëpër librat më të fundit të
shkencës gjuhësore, ku është vërtetuar se gjuha shqipe ka dalë gjuha më e
vjetër në botë dhe renditet 9500 vjet para Krishtit.
- A mund t’i njohim lexuesit tanë se si quhet
libri ku jeni bazuar mbi lashtësinë e gjuhës sonë?
Libri quhet “Luigi Genes, Peoples and Languages”
me autor Luigi Luca Cavalli - Sforca.
- Studiuesit e huaj e kanë përcaktuar një gjë të
tillë, por mendimi juaj personal cili është?
Mendimi im personal është se gjuha shqipe është
nënë e baskishtes, burushaskitishtes, tokearjanit edhe kaukazishtes. Për ne shqiptarët është
e mjaftueshme përcaktimi i ADN-së të cilën nuk mund t’a bëjmë dot vetë.
- Çfarë është ADN-ja?
ADN-ja është një zbulim i vitit 1952 edhe më
përpara i karbonit 14 radioaktiv, që përcakton vjetërsinë e objekteve
arkeologjike, mbetjet artikularike të trupit të njeriut, si dhe të fosileve
me plus-minus 100 vjet. Studiuesja e parë që e zbuloi strukturën helikale bazike të
molekulës së ADN-së në vitin 1952 është Rozalinë Franklin. (1920-1958) Pas vdekjes së saj në vitin 1962 James Watson i
cili fitoi edhe Çmimin Nobel për Medicine realizoi Çelësin e ADN-së, dmth
molekulën e trashëgimisë.
- Sipas jush si studiues kush mund të quhet Albanolog?
Unë nuk kam
vërejte për titujt e gradat e atyre që i kanë kryer shkollat e larta në
Shqipëri. Por i mbështes dhe i përkrah ata që konsiderohen albanologë në
përpjekjet e tyre. Por që të jemi realist duhet të kuptojmë se Albanologjia
është shkenca më e vështirë e historisë së njerëzimit. Për t’u bërë një
albanalog i suksesshëm në rradhë të parë duhet të jesh arkeograf, shkencë e
cila nuk është vetëm një degë e historisë por që mbulon një numër të madh
fushash si psikologji, arkeologji, matematike, etnologji, etiomologji,
etnografi, gjuhët lashta dhe moderne, filozofi, estetikë, e mbi të gjitha
duhet të studiohet historia e proçesit të të menduarit. Po kështu duhen
vizituar Muzeumet e Botës, si edhe duhet studiuar epigrafia dhe misteret e
alfabeteve. Ka shumë më tepër se kaq, por mos të harrojmë se shqiptarët
janë populli i parë në historinë e njerëzimit që krijuan alfabetin fonetik
dhe çdo gërmë e alfabetit fonetik ka histori në gjuhën e lashtë shqipe.
- A mund të na jepni ndonjë shembull?
Shumë shkollarë të Europës thonë, se alfa, beta
dhe gama, nuk kanë kuptim në gjuhën klasike greke, sepse janë të huazuara
nga fenikishtja dhe ugaritishtja. Historia qëndron këtu për të civilizuar
njerëzimin. Shqipen nga alfabeti me kunja e kthyen
me gërma, nga ku “A”-ja ka kuptimin e lopës që lëronte tokën, me emrin lopë
përfshiheshin lopa, demi, kau dhe bualli. Dhe kështu “A” është pikturuar me brirët me kënd që është alfa. Pa lopën nuk mund të punohej toka si dhe ishte mbijetesë e
domosdoshme në familje. “B”-betha (ose banus) që do të thotë banesë,
ku me shtëpi fillon civilizimi. “?”- gama është grepi që shërben për të varur rrobat në
familje. Kur vjen njeriu në shtëpi që pushon var rrobat
në grepin që është ngulur në mur. “H”- është
gardhi i shtëpisë, ku vihet kufiri. Aty ku
caktohej gardhi nuk lejohej të dilte lopa, si edhe i huaji i familjes e
kishte të ndaluar hyrjen pa prezencën e të zotit të shtëpisë. “H” do të thotë hop ose hov. Domethënë duhet bërë hop ose
hov nga vendi për të kaluar gardhin. Këtë kuptim ka gërma
“H”.
- Z. Leka, gjithashtu në një shkrim tuajin ku shkruani për
Aleksandrin e Madh kam lexuar diçka mbi Jeruzalemin. Ç’farë
lidhje ka Jeruzalemi me Shqiptarët?
Edhe në këtë shkrim qëllimi im ishte për të
sensibilizuar opinionin, ku intelektualë dhe studiues shqiptarë dhe të huaj
të gërmojnë më tepër për Jeruzalemin përpara Biblës. Ky është qytet i themeluar nga
Pellazgët. Fisi Ilirian Jebuzit ishte fisi që
banoi në Jeruzalem para se të themelonte Mbretërinë e tij Davidi Mbreti i
Jeruzalemit. Siç dihet Davidi mori për grua me
detyrim Beth-Shevën e bukur që ishte një Ilirjane nga fisi Jebuzit dhe
familjes së re i u shtua një djalë të cilin e quajtën Solomon. Mbreti Solomon ishte mbreti më i mençur i Izraelit. Në
atë kohë pas vdekjes së Mbretit Solomon, Izraeli nxorri një rregull që për
t’u quajtur hebre duhet që nëna të ishte hebre. Ky rregull u bë ligj për
shkak të nënës së Solomonit që ishte nga fisi Ilir i Jebusitëve, d.m.th
shqiptare.
Solomoni trashëgoi Psalmet nga nëna e tij që në Bibël
njihen si Psalmet e Solomonit. Ka disa shkollarë
të huaj që e kundërshtojnë këtë gjë. Por kjo është
e vërtetë, sepse pasi shqiptarët e kanë patur gojën të mbyllur për shkak të
pushtimeve romane, otomane dhe komuniste. Që nga
ajo kohë mbasi kishin bashkëjetuar dhe martuar me njëri-tjetrin, shqiptarët
i kanë mbrojtur pa ndërprerje izraelitët. Po
të gërmohet më tepër do të shikojmë se Moisiu i thotë pasuesve të tij: “Do
t’ju drejtoj tek një popull që është populli më mikpritës i botës”. Këtë libër që unë e kam studiuar dhe jam bazuar për të thënë të
vërtetën mbi gjuhën tonë shqipe e kam dhuratë nga Dr. Wolintz, i cili është
Numri 1 i Shkencës Oftalmologjike Amerikane.
- Po ju Z. Leka,
pse nuk jeni angazhuar në Institucionet përkatëse për t’i
institucionalizuar këto dëshmi?
Sikurse shpjegova
pak më lartë në vitin 1997, Dr. Wolintz u interesua për të më gjetur vend
punë në një nga Institucionet më të rëndësishme që merret me hulumtimet e
kësaj fushe. Por unë e kam parë të arsyeshme të punoj në
mënyrë indipendente…Sepse unë nuk dua të them “jo” atëherë kur duhet të
them “po”.
- Edhe një pyetje e fundit. Gjatë bisedës me një Profesor
të huaj mesa më kujtohet ka qenë fundi i vitit 2001, keni diskutuar për një
libër që ndodhet në bibliotekat e New York-ut dhe që fliste për shkrimet
liturgjike në gjuhën shqipe. A mund të na flisni
diçka në lidhje me këtë libër?
Po
më kujtohet shumë mirë. Kjo ngjarje ka ndodhur në 27 tetor të vitit
2001, ku unë pas shumë kohë kërkimesh dhe pas një njoftimi që kisha, arrita
të gjej në një nga bibliotekat e New York-ut një libër që bënte fjalë për
shkrimet liturgjike në gjuhën shqipe. Unë akoma nuk kam botuar asgjë në
lidhje me këtë fakt për arsye se dua të jem shumë i sigurtë në ato që do të
paraqes përpara opinionit publik. Për një gjë jam i sigurtë se një nga
Papat e Romës me firmën e tij origjinale ka firmosur dhe deklaruar se ky
shkrim është në gjuhën shqipe. Duhet theksuar se Papa
kishte studiuar edhe Paleontologji. Por unë shumë shpejt do t’a bëj
publike këtë të vërtetë së bashku me deklaratën e Papës. Libri
është rreth dy shekuj e gjysmë më i vjetër se Meshari i Gjon Boukut, por
mendoj se është edhe më i vjetër, si dhe është i shkruar toskërisht.
- Ju faleminderit.
G. Tema