Në një kohë Kryeministri Berisha bën publikisht thirrje historianëve për pastrimin e figurës së Ahmet Zogut, historiani i tij puthadoras, Prof. Dr. Beqir Meta, ai i cili e trajtoi, në librat mësimore të vitit të IV të gjimnazit, vitin e zi 1997-ë si një rebelim komunist dhe Berishën si ëngjëllin mbrotjës të shqiptarëve, në diskrodancë të plotë me "madhërinë e tij", boton paraprakisht tek "Toena" një Studim për periudhën 1928-1939 të Monarkisë Shqiptare ku ndër të tjera shkruan si vijon:
Ndërsa vendet fqinje prej dekadash vijonin me polikën asimiluese dhe diskriminuese ndaj pakicave etnike, siç ishin ato shqiptare në Greqi apo Jugosllavi, Mbretëria shqiptare e drejtuar nga mbreti Zogu I bënte të kundërtën. Madje, duke kaluar edhe parashikimet. Nëse brenda pak viteve në Greqi përqindja e minoriteteve ra ndjeshëm, pra edhe në kurriz të asimilimit të minoritetit shqiptar, në Shqipërinë monarkike, minoritarët u bënë me prona, u fuqizuan dhe u shkolluan edhe më mirë se shqiptarët.
Më shumë mësues për minoritarët se shqiptarët
Mbretëria zbatoi një politikë tolerante ndaj pakicave, madje u tejkaluan edhe disa kufizime e parashikime të Traktatit të Lidhjes së Kombeve. Shteti shqiptar financoi shkollat minoritare në një masë të konsiderueshme. Pesha specifike e shkollave minoritare në raport me numrin e fshatrave dhe të popullsisë ishte dy herë më e lartë se mesatarja e vendit. Kështu në minoritet, kishte 1 shkollë për 829 banorë, ndërsa në popullsinë shqiptare të qarkut të Gjirokastrës kishte 1 shkollë për 1 500 banorë . Në vitin 1934, kur filloi dhe konflikti për shtetëzimin e shkollave greke përqindja e nxënësve shqiptarë, në raport me fëmijët e moshës së detyrimit shkollor ishte 36,29%, kurse ajo e fëmijëve të minoritetit grek 79,30%. Përqindja e nxënësve shqiptarë në krahasim me numrin e popullsisë ishte 4,8%, e atyre grekë 9,9%. Përqindja e nxënësve të moshës shkollore që frekuentonin shkollën në minoritetin grek të Shqipërisë ishte 79,30% kurse ajo e nxënësve grekë në Greqi ishte 75% . Përveç kësaj u toleruan në heshtje edhe financimet e qeverive dhe subjekteve greke e serbe për shkollat e pakicave në Shqipëri, gjë të cilën këto shtete nuk e lejonin kurrsesi brenda territorit të tyre. Minoriteti grekofon dhe ai vlleh kishin përfaqësim më të lartë se ai proporcional në parlamentin dhe në administratën shtetërore shqiptare. Qeveria shqiptare deklaronte se “grekofonët ishin pranuar në radhën e nëpunësve të lartë të shtetit, e oficerëve, policisë, xhandarmërisë në një proporcion që nuk i përshtatet aspak numrit të tyre në raport me popullsinë e përgjithshme të Shqipërisë. Asnjë shtrëngim për sa i përket përdorimit të gjuhës së tyre, gëzimit të pasurisë së tyre, sigurimit të jetës dhe nderit të tyre nuk u është bërë kurrë. Ndërsa gjithë këto të drejta që u përkasin pakicave janë shkelur në mënyrë të padurueshme nga qeveria greke ndaj pakicës shqiptare në Çamëri”
Ka ardhur koha e maskarenjve kur tradhëtarët do mundohen ti ngrenë gjithmonë e më lart dhe heronjtë ti hedhim gjithmonë e më poshtë.
A është ky atdheu i shqiptarëve?
Shkroi: Stop
Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
www.stopinjorances.blogpost.com
No comments:
Post a Comment