Sunday, December 20, 2009

Hylli, mbreti i parë i ilirëve dhe misteri i kafkës së kristaltë

Në maj të vitit 2008, Harrison Ford e gjeti veten përsëri në xhirimet e një prej roleve më klasikë të aventurës, Indiana Jones. Drejtuesi i këtij filmi ishte i famshmi Steven Spielberg dhe në qendër të aksionit ishte beteja që zhvillohej për zotërimin e një kafke të kristaltë, e cila kishte fuqi të mbinatyrshme.

Filmi, duke qenë se trajtonte edhe një prej çështjeve më misterioze reale ekzistuese, atë të kafkave të kristalta, për vitin që shkoi u rendit në vend të dytë në radhën e fitimeve që sjellin filmat e shfaqur në kinema.

Pavarësisht se ky është thjesht një film, ai të sjell ndërmend një prej historive më misterioze që vazhdon edhe sot të jetë në qendër të interpretimeve e studimeve të ndryshme.

Bëhet fjalë për kafkën misterioze, me madhësi sa ajo njerëzorja, që arkeologu anglez Albert Mitchell-Hedges, bashkë më të bijën Anën, e gjeti në vitin 1927 në xhunglat e Amerikës Qendrore e më saktësisht në Jukatan aty ku civilizimi Maja kishte lënë ndërtesat e tij.

Kafka ilire


Kushdo që e prekte atë kafkë provonte ndjesi të çuditshme. Pas vdekjes së të atit, Ana, aty nga fillimi i viteve ’60 e shtyrë nga mendimi se ajo kafkë kristali e gjetur mes rrënojave në xhungël, ishte tepër perfekte për të qenë e punuar nga fiset vendase pre-kolumbiane, vendos t’ia japë këtë kafkë shkencëtarëve me qëllim një hetim të hollësishëm të saj. I pari që u mor me këtë punë, ishte kritiku i artit Frenk Dordland.

Natyrisht që ai ishte edhe i pari që u mrekullua me atë kafkë. Frenku, pas një hetimi të hollësishëm, vuri re se kafka kishte një sistem të komplikuar kanalesh, prizmash e lentesh, të cilët krijonin efekte optike.

Por më e çuditshmja ishte se këto punime ishin në brendësi të kafkës. Sipërfaqja e saj ishte perfekte dhe e lëmuar e në të nuk gjendej asnjë shenjë punimi.

Po si ishin bërë kanalet, prizmat e si ishin gdhendur lentet në brendësi të saj? Frenku nuk e la hetimin e tij. Në vitin 1964, ai i drejtohet specialistëve të kompanisë Hewlett-Packard, të cilët ishin nga më të aftët në ndërtimin e qarqeve elektronike.

Ai nuk ishte i vetmi shkencëtar që ngeli pa fjalë kur hetoi kafkën. E njëjta gjë ndodhi edhe me shkencëtarët e Hewlett-Packard. Pas një vëzhgimi të hollësishëm ata vunë re se kafka kishte tre pjesë në brendësi të vetes dhe ishte ndërtuar e gjitha nga një copë e vetme kristali, bashkë me nofullën e poshtme.

Kristali ka një fortësi që shkon pak më poshtë se topazi, korundumi dhe diamanti. Ai mund të pritet vetëm me diamant. Është përtej habisë, por indianët e lashtë, në njëfarë mënyre e kanë prerë aq mjeshtërisht duke mos lënë asnjë shenjë, madje duke gdhendur imtësisht bashkë me dhëmbët edhe nofullën e poshtme, e cila është e lëvizshme.

Dikush e ka bërë këtë kafkë nga një kristal i vetëm në mënyrë aq mjeshtërore, sa duket sikur kristali nuk është prekur kurrë nga dora e njeriut. Gjëja më mahnitëse ishte se kafka ishte 5.13 kg, 203.4 mm e gjatë dhe 125.4 mm e gjerë, e gjitha nga një kristal i vetëm dhe kjo gjë ishte në kundërshtim me ligjet e fizikës.

Kristal me një cilësi të tillë nuk mund të gjendej në zonën në të cilën ishte gjetur kafka dhe laboratori i veçantë që u mor me analizimin e hollësishëm të saj, arriti në përfundimin se ajo kafkë ishte punuar para se të shfaqeshin civilizimet e para në Amerikë.

Në pjesën e pasme, në brendësi të kafkës ndodhej një prizëm dhe çdo rreze drite që binte mbi sytë e gdhendur të kafkës pasqyrohej atje. Nëse shikoje në brendësi nga drejtimi i syve të kafkës, mund të shikoje gjithë dhomën të reflektuar në atë prizëm.

Përfundimi i ekspertëve të Hewlett-Packard ishte se kafka ishte bërë pavarësisht thyerjes së rregullave dhe ligjeve të natyrës. “Kjo gjë “e mallkuar” nuk mund të ekzistojë fare. Ata që e kanë bërë, nuk kishin idenë e kristalografisë apo të fibrave optike.

Ata njerëz kanë qenë komplet në injorancë për sa i përket aksit të simetrisë, i cili duhet të ruhet nëse punohet një kristal me qëllim parandalimin e ndarjes së tij gjatë procesit. Është e çuditshme se përse nuk është thërrmuar!” Por nuk ka rëndësi se sa e çuditshme dhe e pabesueshme mund të duket ajo kafkë.

Kushdo mund ta shohë atë të ekspozuar në Muzeun e Indianëve të Amerikës. Kërkuesit panë se kristali ishte gdhendur kundër aksit natyral të kristalit. Skulptorët modernë të kristalit, gjithmonë kujdesen që të dinë sesi është aksi ose simetria e orientimit molekular të kristalit, pasi nëse ata do të gdhendnin në drejtim të kundërt me këtë aks, atëherë kristali do të thyhej, madje edhe nëse do të përdornin lazer apo teknika të tjera të avancuara për gdhendje.

Hipoteza më e mirë që dha Frenk Dorland, ishte se kjo kafkë mund të ishte prerë fillimisht me diamant e më pas ishte trajtuar me ndonjë rërë silici dhe ujë derisa kishte marrë formën e dëshiruar.

Duke imagjinuar se kjo mund të ishte e vërtetë, atëherë ndërtuesit të saj do i duheshin së paku 300 vjet për t’i dhënë formën. E megjithatë, kjo është vetëm një hipotezë. Në lidhje me gjetjen e saj, është debatuar shumë, pasi thuhet se Albert Mitchell-Hedges e ka blerë atë në Londër dhe ka gënjyer kur ka thënë se e ka gjetur në Jukatan.

Por sidoqoftë, pavarësisht vendit ku është gjetur (duke i marrë të vërteta ato që thuhen për blerjen e saj), ngelet i pandryshueshëm fakti që, kafka e Albert Mitchell-Hedges, është një prej objekteve më misterioze ekzistuese. Kjo ishte me pak fjalë historia e një kafke të rrallë, e një kafke kristali. Ndoshta e asaj më të përfolurës. Por ajo nuk është unikale.

Ka edhe kafka të tjera të kristalta dhe misteri që i rrethon ato shoqërohet me histori të ndryshme. Në botë ka njerëz të ndryshëm që janë në kërkim të tyre dhe në kërkim të një shpjegimi sa më të drejtë në lidhje me funksionin e tyre.

Pikërisht, një prej këtyre njerëzve është edhe personazhi i këtij shkrimi. Një njeri i cili ka në koleksionin personal një prej këtyre kafkave të kristalta, e cila është ruajtur shekull pas shekulli me fanatizëm prej shqiptarëve.

Por para se të ndalemi në historinë tonë, le të bëjmë një shikim të shkurtër, me qëllim ndërtimin e një pamje pak më të gjerë në lidhje me shpërndarjen, gjetjen dhe klasifikimin e kafkave të kristalta.

Një histori e shkurtër e kafkave të kristalta

Publiku filloi të njihej së pari me kafkat e kristalta, aty nga fundi i shek. 19. Në këtë kohë, shumë muzeume të botës filluan të shfaqnin interes për paraqitjen e objekteve antike nga civilizimet e shkuara.

Në këtë mënyrë në vitin 1878, “Musèe de l’homme” në Paris dhe “British Museum” në Londër, kishin secili në pronësi nga një kafkë të kristaltë, të cilën e shfaqnin para vizitorëve.

Besohet se që të dyja këto kafka e kanë origjinën nga Meksika (ka mundësi që të jenë të lidhura me rrënojat antike dhe varret e lashta) dhe lidhen me pushtimin francez, që u bë në vitin 1860 atje. Fillimisht i pati në dorë një shitës antikuariatesh e më pas ato përfunduan në muzetë e lartpërmendur.

Nuk ka asnjë proces, i cili mund të ndihmojë në datimin e kafkave të kristalta. Karbon 14 mund të datojë vetëm substancat organike dhe kristali i kuarcit nuk është. Një prej mënyrave me të cilat kërkuesit dhe koleksionuesit e tyre përpiqen të njohin vjetërsinë e një kafke të tillë, është nëpërmjet sensitivëve (persona me aftësi psikike të zhvilluara në drejtimin e shikimit të së shkuarës dhe të së ardhmes).

Një mënyrë tjetër është edhe vëzhgimi i sipërfaqes së tyre nëpërmjet mikroskopëve shumë të fuqishëm. Për datimin e tyre shfrytëzohen edhe legjendat dhe informacioni që kanë indigjenët apo që kanë pasur në lidhje me këto kafka.

Po çfarë duhet pasur parasysh kur thuhet kafkë e kristaltë? Një kafkë kristali është një copë kristali kuarci e gdhendur në formë (ose përafërsisht) të një kafke njerëzore. Ka dy tipa kafkash që ekzistojnë.

Ato që janë gdhendur nëpërmjet një procesi të njohur nga gdhendësit modernë të kristalit, të cilat quhen kafka të tanishme dhe të tjera që janë gjetur në rrënoja të lashta apo që kanë kaluar dorë më dorë që nga kohëra të shkuara e që quhen kafka të lashta kristali.

Më interesantet ndër këto kafka janë pa dyshim të lashtat. Këto kafka janë gjetur kryesisht në rrënojat e civilizimeve të vjetra të Amerikës (Maja, Astekë etj.), por edhe në vende të tjera të botës janë gjetur po ashtu kafka të tilla. Njihen katër tipa kafkash të tilla: prej kuarci të pastër, ametist (e purpurt), kuarc rozë dhe kuarc i mjegulluar (nga gri deri në të zi).

Kafkat e lashta të kristalta kanë habitur gjithmonë shkencëtarët. Disa prej tyre janë çuar për t’u vëzhguar e kontrolluar në laboratorët e veçantë që ka HeWlett-Packard, në San Francisko, pasi kjo kompani është e zhvilluar në drejtimin e kërkimit në fushën e kristaleve dhe ka laboratorë nga më të mirët në botë.

Asnjë prej shkencëtarëve nuk arrin dot të japë një përgjigje se si civilizime primitive kanë arritur të bëjnë një gjë të tillë pa pasur asnjë aparaturë të sofistikuar e ç’është më e habitshme, në kundërshtim edhe me ligjet e fizikës.

Teori të ndryshme në lidhje me kafkat e kristalta

Nga shumë prej kërkuesve mendohet se numri 13 është i lidhur me ritualet që dikur mund të kryheshin me këto kafka të kristalta, duke vendosur një në mes dhe 12 të tjerat në mënyrë rrethore. Mund të ketë pasur disa lloje të ndryshme kafkash të shpërndara në grupe me nga 13 copë, por akoma nuk është provuar kjo gjë.

Në lidhje me këto kafka tregohen histori të ndryshme se si ato kanë ndikuar në shërimin e njerëzve të ndryshëm apo se si kanë rritur aftësitë psikike të tyre. Ka pasur njerëz që kanë rënë në gjendje transi vetëm nga kontakti me këto kafka dhe kur janë përmendur, çuditërisht kishin informacione në lidhje me ngjarje të ndryshme.

Por fenomeni më i diskutuar në lidhje me to janë imazhet holografike të cilat shfaqen në brendësi të kafkave, nëse atyre u bie drita nga kënde të veçanta apo edhe nëse bien në kontakt me energji njerëzore ose nëse goditen nga valë sonore. Figurat e shfaqura që njerëz të ndryshëm kanë parë janë të shumëllojshme, kafshë, njerëz objekte etj.

Askush nuk di me saktësi se si mund të prodhohen ato dhe përse njerëzit shohin ato figura. Ka teori të ndryshme në lidhje me këto kafka. Mendohet se mund të jenë një formë e ngjashme kompjuteri, e cila vihet në punë nga drita apo prekja dhe që mund të kenë informacion të regjistruar në brendësi të tyre. Ato mund të lidhen në të gjithë botën me njëra-tjetrën (një tip interneti) dhe të shkëmbejnë edhe informacion.

Ashtu si në legjendat e lashta që tregojnë indigjenët që shpeshherë i kanë pasur në zotërim këto kafka të kristalta, ato janë në gjendje të shërojnë njerëzit. Kjo gjë është deri diku e pranueshme, sepse ka raporte njerëzisht të ndryshëm që kanë pësuar shërime të mrekullueshme nga përdorimi i kafkave të kristalta. Natyrisht, që duhen bërë kërkime shkencore të thelluara në lidhje me këtë gjë, për të arritur në përfundime më konkrete.

Sipas kulturave të ndryshme indigjene, këto kafka kanë luajtur një rol kyç në jetët e atyre njerëzve dhe janë parë si lidhje me Zotin, në mënyra të ndryshme e të variueshme sipas fiseve. Mënyra e pashpjegueshme me të cilën ato janë ndërtuar, i ka shtyrë disa kërkues të hedhin edhe hipotezën se mund të jenë të krijuara nga qenie jashtëtokësore. Por nuk janë këto të vetmet teori. Ka të tjerë akoma që e lidhin ekzistencën e tyre me qytetërimet e zhdukura të Atlantidës apo të Lemurias.

Një tjetër teori është edhe ajo e Tokës bosh në brendësi. Ata që e besojnë këtë teori, mbështesin idenë se Toka në brendësi është e zbrazët dhe në qendër të saj ka një diell të vogël. Polet janë hyrje-dalje për në këtë pjesë të izoluar në brendësi të tokës, e cila banohet nga një civilizim shumë i zhvilluar.

Graviteti, i cili gjendet në koren e tokës me trashësi prej 800 miljesh, mban të tërhequr objektet dhe njerëzit në brendësi të tokës në të njëjtën mënyrë si edhe në jetën në sipërfaqe të saj. Ata që mbështesin këtë teori, besojnë se 13 kafkat e kristalta përmbajnë kodet gjenetike të 12 fiseve që jetojnë në brendësi të tokës dhe e 13-ta përfaqëson familjen kryesore të tyre.

Këto janë teori dhe mund të lihen mënjanë, por edhe po të duash të lësh mënjanë betejën që zhvillojnë njerëzit që janë shëruar dhe ata që kryejnë rituale të tilla shërimi me mjekët profesionistë, nuk mundesh sepse asnjëra prej palëve nuk heq dorë nga ideja e vet.

E mbi të gjitha, nuk mund të lihet mënjanë përfundimi i shkencëtarëve që kanë vëzhguar kafkat e lashta të kristalta – ngritja e supeve të tyre është shumë kuptimplotë. Mund të flitet pa fund e të hidhen lumenj me teori. Një gjë nuk ka nevojë për teori. Ato janë të vërteta dhe nuk dihet sesi janë prodhuar. Janë një gjurmë, që ndoshta tregon lavdinë e dikurshme dhe shkëlqimin e epokave të arta të njeriut.

Një kafkë e kristaltë shqiptare

Le të kthehemi përsëri te lidhja që kanë shqiptarët me një prej këtyre kafkave të kristalta. Momentalisht, në botë ekzistojnë shumë njerëz që janë në kërkim të këtyre kafkave. Disa prej tyre madje kanë arritur që të ndërtojnë edhe koleksione me kafka të tilla.

Një prej tyre është Joky Van Dieten. Koleksioni i saj përmban disa prej kafkave më të njohura në botë dhe përbëhet prej 11 kafkash kristali të tipave të ndryshëm. Është 73 vjeçe. Ka lindur në Holandë dhe ka jetuar atje për rreth 40 vjet derisa emigroi në Kanada. Në të shkuarën është marrë kryesisht me biznese e më saktësisht, importim makinash Ferrari dhe Maserati.

Gjithashtu ka qenë edhe një përfaqësuese për shitjen e “Alfa Romeo”-ve sportive. Kur ishte e re Joky ka qenë një pilote makinash gare dhe Ferrari, Jaguar, Alfa Romeo etj, nuk ishin makina të cilat i tregtonte, por ishin makina që i ngiste në atë kohë. Ajo ka hyrë në histori si femra e parë që ka pilotuar makinat e garave në Evropë.

Gjithashtu ajo ka praktikuar edhe sporte të tilla si: gara me anije (fituese gjithmonë), ski, patinazh artistik, sporte ekstreme etj. Por Joky nuk ka qenë vetëm një sportiste e talentuar, sepse të njëjtin talent e ka pasur edhe për muzikë. Ajo vazhdon edhe sot që të mos e ndajë nga vetja harpën e saj, këtë vegël muzikore që shoqëron në çdo udhëtim.

Ka një djalë në Kanada dhe një vajzë në Amerikë dhe këta janë fëmijët e saj të vetëm. Ajo zotëron edhe shtëpinë më të vjetër në botë të ankandeve. Tashmë, udhëton nëpër botë me koleksionin e saj duke kryer ceremoni e rituale për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe për të ndarë me ta eksperiencën shpirtërore që përfitohet nga kontakti me këto kafka të kristalta.

Një prej kafkave të kristalta, të cilat Joky ka në koleksionin e saj është pa dyshim edhe nga më të njohurat. Bëhet fjalë për atë që mban emrin “ET” (ExtraTerrestrial-jashtëtokësore).

“U bëra pronare e kësaj kafke në vitin 1991. Kisha hequr një tumor nga koka, të cilin e kisha në madhësinë e një kokrre portokalli. Mjekët jo vetëm nuk besonin që mund të ecja me këmbët e mia, por ata nuk besonin as se do të jetoja.

Në udhëtimet e mia, pa e ditur edhe vetë se përse e mbaja këtë kafkë të kristaltë, “ET”-në, gjithmonë në çantën time të shpinës. As vetë nuk e di se përse e kam bërë këtë zgjidhje ose se përse kisha zgjedhur që të mbaja pikërisht atë kafkë e jo një tjetër. Përgjigja erdhi në formën e një shërimi shumë të shpejtë nga tumori, pas dy ndërhyrjeve kirurgjike për heqjen e tij.

Në ndërhyrjen e dytë unë kam përjetuar një NDE (shënim: Near Death Experience-Eksperiencat pranë vdekjes që vijnë si pasojë e atyre rasteve kur persona të ndryshëm vdesin për pak çaste dhe kthehen sërish në jetë. Këta njerëz ka raste që përjetojnë vizione. Ky fenomen është studiuar gjerësisht nga mjekësia).

Ishte pikërisht kjo eksperiencë e cila më dha edhe përgjigjen se përse e kisha mbajtur për aq kohë ET-në në çantën time të shpinës. Dola nga spitali 7 ditë pas ndërhyrjes së dytë kirurgjikale dhe nuk u ktheva më kurrë aty. Jam mrekulluar gjithmonë nga fuqitë natyrore të shërimit që secili prej nesh ka në vetvete”, – shkruan Joky në lidhje me një eksperiencën e saj pranë kufijve të së pabesueshmes.

Joky ka në koleksionin e saj 11 kafka të kristalta që kanë ardhur nga anë të ndryshme të globit.

Secila prej tyre mban një emër. Secila prej tyre ka një histori shekullore. Secila ka legjendën e vet.

“ET”, kafka e kristaltë për të cilën Joky thotë se i ka shpëtuar jetën falë vetive kuruese që ajo ka, i përket civilizimit të Majave. Në vitin 1906 një familje maja, e cila banonte në Guatemalë, duke gërmuar në tokën e tyre gjetën “ET”. Joky e mori këtë kafkë në vitin 1991.

Disa priftërinj maja, të cilët janë sensitivë dhe kryejnë ritualet antike të popullit nga vijnë, thonë se ajo kafkë e ka origjinën nga kostelacioni i Plejadave dhe se Joky është ruajtësja e duhur në rrugëtimin që ajo kafkë duhet të bëjë. Ashtu si kjo edhe kafkat e tjera të koleksionit të Joky-t, kanë historinë e tyre.

“Oceana”, është një kafkë prej berili, e cila ka kaluar nga një tribu në tjetrën, duke udhëtuar nëpër Peru, Ekuador, Kolumbi, Brazil etj., derisa ra në dorë të një fshati të thjeshtë në Pyllin e Shiut në Amazona, Brazil. Ata ia ofruan Joky-t këtë kafkë në vitin 1997.

“Shui Ting Er”, është një kafkë prej amazoniti, që origjinën e ka nga jugperëndimi i Mongolisë, pranë kufirit kinez. Ajo u zbulua 140 vjet më parë nga një arkeolog kinez i quajtur Yeng Fo Huu. Në vitin 1930 një misionar danez, Pastor Utkielen, e bleu atë nga familja e arkeologut dhe në vitin 1992 ai ia dha Jokyt këtë kafkë.

“Mannsur”, quhet kafka prej gurit lapis lazuli dhe ajo është zbuluar në vitin 1995 në një zonë të Pyllit të Shiut në Amazona, nga një fis inkas i Perusë veriore. Tuki, udhëheqësi shpirtëror i fisit, tregoi se si ata e vunë kafkën në një shpellë për ta pastruar para se ta përdornin. Ata ishin të bindur se duke ia dhënë këtë kafkë Joky-t, do të kishin të mira më shumë.

“Baby Luv” është një tjetër kafkë e koleksionit. Një kafkë kuarci me një ngjyrë rozë të këndshme. Ju dha Joky-t në vitin 1993 nga një përfaqësues ligjor rus, që po merrej me ndarjen e një trashëgimie. Kjo kafkë është gjetur nga fillimet e shek. 19 në një varrezë në Ukrainë, nga një murg rus. Daton aty rreth vitit 700 p.e.s dhe mendohet të jetë skithiane. Murgjit e mbajtën këtë kafkë për 200 vjet derisa ra në duart e një familje ruse. Vetë murgjit mendonin se kjo kafkë edhe pse ishte përdorur nga skithët, i përkiste realisht një periudhe më të vjetër, asaj të Kimerëve.

“Jeziuti” është një kafkë prej kristali të pastër, që ka rënë në dorë të Joky-t në vitin 1993. Mendohet që ajo të ketë lidhje me Shën Frensisin e Asizit, shenjtori mbrojtës i kafshëve. Kjo kafkë mendohet të jetë gjetur në vitin 1534 dhe Joky e mori nga një manastir amerikan, i cili kishte nevojë urgjente për para. “Zjarri Madhështor”, është një kafkë kristali jasper, e cila ka një ngjyrë të kuqe të ndezur. Është gjetur në Kolumbi në një shpellë pranë kufirit të Ekuadorit, pranë qytetit Safadana pranë Rio d’Oro.

Fisi që e kishte, flet gjuhën aramaike (fakt tejet i çuditshëm!!!). Joky e mori këtë kafkë në vitin 2002. “Darth Vader”, është emri i kafkës që është gjetur në Idar Oberstein, Germany, në vitin 1926. Fëmijët janë ata që e pëlqejnë më shumë sepse ajo ka një ngjashmëri me atë të filmit “Star wars”. “Retë”, është emri i një kafke tjetër të koleksionit.

Këtë emër ia ka vënë Robert Rhodes kur e bleu në dyqan kristalesh. Kafka është gjetur në Nepal dhe ka një pamje të mjegullt qumështore. Roberti ia dha këtë kafkë Joky-t për t’ia shtuar koleksionit. “Jut dhe Jul” ose kafkat e meteoritit. Këto dy kafka janë gjetur aty nga shekulli i 19 dhe thuhet se janë bërë me materialin e një meteoriti, i cili ka rënë në Meksikë në kohët e lashta.

Këto ishin kafkat e koleksionit të Joky-t. Këto përveç njërës, kafkës së kristaltë ilire, e cila ka një legjendë më të çuditshme se të tjerat. Kjo është, në mos e fundit e koleksionit nga më të fundit që ajo ka shtuar. Joky tregohet e gatshme të tregojë historinë e kësaj kafke, por edhe ajo vetë nuk di shumë në lidhje me të.

Emri i personit që e kishte nën ruajtje në fillim fare këtë kafkë të kristaltë, nuk dihet me saktësi, por ajo bën pjesë në kategorinë ku hyjnë kafkat më të vjetra ose kafkat e lashta, vjetërsia e të cilave fillon nga 1000-1500 vjet të vjetra e më tutje.

Edhe pse zotëruesit fillestarë të këtij artefakti ilir nuk dihen me saktësi apo më saktë janë të mbuluar nga mjegulla e mistershme që ende mbulon, universin ilir, nga kjo mjegull del si reflektim legjenda që shoqëron këtë kafkë.

Historia e saj bëhet akoma më e mistershme nëse mendon se breza të tërë e kanë pasur nën ruajtje, në zotërim dhe e kalonin si trashëgimi dorë pas dore. Nga familja që e kishte së fundmi në zotërim, nuk ka ngelur më njeri.

Personi i fundit ishte një grua e moshuar shqiptare 86-vjeçare, e cila kishte shkuar nga Mali i Zi në SHBA e duke mos pasur më trashëgimtarë, u bë edhe personi i fundit me origjinë shqiptare që e ruajti kafkën. Fisi i saj e kishte këtë kafkë nën ruajtje për shekuj të tërë.

Ashtu si kafkat e tjera të koleksionit të Joky-t, të cilat mbanë emra të lidhur me historinë e tyre, edhe kjo kafkë ka emrin e saj. Kafka quhet Janus. Por se përse ajo quhet në këtë mënyrë këtë nuk e dimë.

“Nuk kam shumë informacion në lidhje me Janusin. Kam marrë informacion në lidhje me këtë kafkë nga një tregtar kristalesh në SHBA. Atij iu ofrua fillimisht kjo kafkë e kristaltë. Personi në fjalë quhet Eric Vintzi dhe atij i ishte drejtuar një grua e moshuar me origjinë shqiptare, e cila kishte emigruar para shumë vitesh bashkë me familjen e saj në SHBA.

Duke qenë se e moshuara nuk kishte më persona të familjes gjallë, kishte vendosur ta shiste kafkën e kristaltë, të cilën familja e saj e kishte mbajtur në zotërim për 400 vjet. Kështu, në këtë mënyrë erdhi Janus tek unë. Do të doja të kisha një informacion më të zgjeruar për Janusin, por fatkeqësisht për Shqipërinë ka pak informacion”, – thotë Joky, pas një kontakti në të cilin i kam kërkuar disa të dhëna me tepër për këtë kafkë kristali ilire.

E si të gjitha kafkat që ajo ka në zotërim, të cilat kanë lidhje me kostelacione yjore, fise që flasin gjuhë të çuditshme, indigjenë të Amazonës etj., edhe kjo kafkë ka historinë e saj që ka lidhje me mrekullinë. Kafka e kristaltë ilire, Janus, sipas legjendës që i është thënë edhe Joky-t, është kafka e mbretit të parë të ilirëve. Kjo është kafka e mbretit Hyll.

Ilirët, pas vdekjes së mbretit të tyre, e morën kafkën e tij dhe e futën në një enë mbajtëse, e cila ishte e mbushur me ujë të magnetizuar (ujë që ka ngarkesë pozitive apo negative të ndryshme nga ai normali në varësi të raportit oksigjen/hidrogjen).

Në këtë mënyrë ilirët e merrnin me vete në çdo betejë enën që mbante kafkën e mbretit të tyre Hyll. Ata fituan çdo betejë. Por kjo enë mbajtëse e kafkës së Hyllit, në ato kohë do të goditej nga një vetëtimë, e cila pasi e thyen enën, e kthen ujin, kafkën madje dhe bimët e sipërfaqen e tokës ku ra ena, në kristal. Në këtë mënyrë kafka e mbretit Hyll u përjetësua. Ajo u bë e kristaltë dhe erdhi shekull pas shekulli deri në ditët tona.

Kjo është legjenda që shoqëron këtë kafkë ilire, e cila mban emrin e një perëndie etruske, Janus. Natyrisht që çdo legjendë apo mit e ka një të vërtetë në brendësi. Mund të hedhim hipotezën se kafka e mbretit Hyll ruhej vërtet në një enë të tillë, e cila falë ngarkesës së ujit apo metalit që mund të ketë pasur, të ketë tërhequr ndonjë rrufe. E duke qenë se rrufetë janë parë si “armë” e Zotit apo zotave, natyrisht që kjo mund të jetë marrë si shenjë e hyjnive.

Megjithatë, kjo është thjesht një hipotezë, e bazuar në historinë që shoqëron këtë kafkë misterioze. Kjo kafkë kristali ka lidhje mitike me ilirët dhe është ruajtur nga shqiptarët për shekuj me radhë. Emri Hyll, Yll, Ill (në variante dialektike të ndryshme), është një emër akoma shumë i përdorur nga ne shqiptarët. Po ashtu, është fakt se ky emër shoqërohet ngushtë më një prej emrave më të njohur të antikitetit, me emrin e pellazgut Herkul dhe me vizitën e tij në Epidamn apo Durrësin e sotëm.



Mbi pellazgët, paraardhësit e fisit ilir – Mbi origjinën e emrit e të popullit ilir

Për të krijuar një ide në lidhje me faktin nëse është Hylli, mbreti i parë i ilirëve, apo nëse ka të tjerë mbretër ilirë para tij; nëse ia dha ai emrin kësaj race apo nëse kjo racë e kishte trashëgim këtë emër nga një periudhë arkaike akoma e padokumentuar saktë, e keqinterpretuar apo e pathënë ose e shformësuar e keqshqiptuar në literaturën e lashtë, kjo ngelet për t’u shtjelluar me kujdes dhe për t’u trajtuar më gjerësisht.

Këtë gjë nuk e bën dot një shkrim. Ndoshta tokat (shqiptare/hylline) ruajnë në brendësi, të heshtura e besnike, sekrete të tilla si tripodin e Apolonit, varrin e Kadmit e të Harmonisë, atë të Medeas e të Jasonit, e ndoshta-ndoshta edhe vetë Bashkën e Artë.

Nisur nga pamundësia për të shfaqur një panoramë të plotë zanafillës së emrit Hyll brenda këtij shkrimi dhe duke menduar se pjesa e mëposhtme jep një informacion të dobishëm në lidhje me këtë emër, duket e arsyeshme që interpretimi i Farlatit të jetë pjesë e këtij diskutimi. Pjesa e mëposhtme është marrë nga vëllimi i parë i veprës “Illyricum Sacrum”.

Nga Daniele Farlati-“Illyricum Sacrum, v. I”

Hyrje mbi Ilirikun

Përpara se të nis e të shkruaj për Dalmacinë e për kishën e Salonës, është e nevojshme të them disa gjëra në mënyrë të përmbledhur për universin ilirik, pjesë e rëndësishme dhe shumë e dëgjuar e të cilit ka qenë gjithmonë Dalmacia.

Shpjegime të mëtejshme e më të hollësishme për këtë çështje do t’i japim në shënimet që do të shoqërojnë historinë kishtare të Ilirikut. Kjo trevë ka qenë e quajtur Ilirik si nga latinët, ashtu edhe nga grekët; por grekët jo rrallë e quajnë atë edhe Iliridë.

Këtë formë ndonjëherë e huazuan edhe latinët, si p.sh. Pomponius Mela në librin I, kreu 3: Anën e Adriatikut e zë Ilirida. Këtë vend e ndeshim të quhet Iliri tek autori grek Stefan apo te autori latin Proprec, libri I, Elg. VIII: A thua se për ty vlej më pak se Iliria e akullt?

Banorët e atij vendi i quajnë ilirë, si grekët, ashtu edhe latinët. Ndër autorët grekë që i quajnë ata ilirë është edhe Eustathi, në shënimet e tij mbi Periegetin. Por tani është bërë zakon, madje edhe normë të foluri, që këta të quhen edhe ilirikë.

Gjithçka që lidhet me ilirët apo emërtimet që lindin nga emri i këtij fisi, quhen ilirike, si p.sh. grykat ilirike, apo ushtritë ilirike tek Taciti. Mbishkrimet dhe monedhat e vjetra na mësojnë se ata quhen edhe ilirikanë, si p.sh. pretorë ilirikanë e ushtri ilirikane. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Valeriani në letrën e tij për Zosimonin, të cilën e përshkruan:

Pollioni në kreun XIV të Klaumt: Në krye të legjionit të pestë, më të zgjedhurit, vumë si tribun Klaudin, një burrë me origjinë ilirikane. Tek Mediobarba, faqe 353, flitet për një monedhë të Decit, ku është gdhendur mbishkrimi: hyu mbrojtës i ushtrisë ilirikane.

Ndërkohë, fjala ilirik, ku gërma latine zëvendëson atë greke, përdoret rrallë, por gjithsesi nuk zhduket krejt. Autorë të ndryshëm e paraqesin në mënyrë të ndryshme gjendjen e fisit ilir, gjë që zakonisht ndodh kur ekzistojnë mendime të ndryshme mbi origjinën e gjuhëve e të popujve.

Pothuaj nuk ka popull, që të mos jetë objekt debati për sa i përket origjinës së emrit e të fisit të vet. Autorët që shkruajnë për origjinën e popujve të ndryshëm japin mendime aq të ndryshme e kontradiktore mes tyre, fusin aq shumë elemente imagjinare në rrëfimet e tyre, saqë lexuesi e ka më të lehtë të dallojë të pavërtetat, sesa të gjejë të vërtetat në veprat e tyre.

Kështu ndodh edhe me çështjen e origjinës së popullit ilir, për të cilën nuk ka një mendim të vetëm, por shumë të tillë. Appian Aleksandrini në Illyr, mbi bazë të rrëfimeve popullore, pohon se Ciklopi Polifem pati nga gruaja e tij Galatea tre fëmijë, të cilët pasi u larguan nga Sicilia, sunduan në vise të pafundme, në Kelt, në Galë dhe së fundi në Ilir, prej nga kanë ardhur emrat e keltëve, galëve dhe ilirëve.

Por, megjithëse vetë Appiani e pranon se këto tregime janë më shumë fantazi sesa histori e vërtetë, përsëri ai është i prirë t’u besojë më shumë atyre, sesa rrëfimeve të pabesueshme të autorëve të tjerë, që gjithashtu shkruajnë mbi origjinën e ilirëve. Mes gjithë rrëfimeve që bëjnë fjalë për këtë çështje, shkruan ai, këto më duken më të besueshme.

Autori Stefan Bizantini mendon se, emrat ilirik e ilirë vijnë nga emri i djalit të Kadmit, Ilirit. Të njëjtën gjë pohon edhe Eustathi në konsideratat e tij mbi Dionisin: në të djathtë ndodhen vendet e ilirëve, që quhen kështu prej emrit të djalit të Kadmit, Ilirit.

Këtë mendim me këta dy autorë e ndan edhe Apollodori, i cili, në librin 3 shkruan se Iliri ishte djalë i Kadmit, mbretit të Ilirëve: mbi ilirët sundon Kadmi dhe këtij i ka lindur një djalë me emrin Ilir. Gjithsesi, një shpjegim i tillë kundërshtohet nga Samuel Bochard, sipas të cilit fjala Ilir s’ka të bëjë fare me gjuhën e Fenikasve apo të Amoritëve që përdorej nga Kadmejtë.

As në zakonet e në institucionet e ilirëve dhe as në gjuhën e tyre të hershme dhe te sotme apo vulgare, nuk ndeshet ndonjë gjurmë e origjinës nga Fenikia, vendi ku u lind Kadmi. Gjë që na shtyn të mendojmë se, emri dhe origjina e tyre duhen kërkuar në një vend, që ka emër e zakone të tjera.

Në mbrojtje të kësaj teze nuk mund të përdoret as emri i Apollodorit, i cili i atribuon emrin Ilir djalit të Kadmit. Në fakt, autorë të ndryshëm e kanë zakon të përdorin për kohët e reja fjalë të marra nga kohë më të hershme.

Kështu, të vjetrit e quajtën të birin e Kadmit me emrin Ilir sipas emrit të vendit ku ai sundoi; por ky vend në atë kohe nuk quhej Iliri, u quajt kështu në kohën kur ata shkruanin.

Për këtë na jep një provë mjaft bindëse fragmenti i përmendur i Apollodorit, ku thuhet se Kadmi sundonte mbi Ilirët përpara se t’i lindte djali Ilir, d.m.th, përpara se ata njerëz të quheshin Ilirë, përderisa (në qoftë i vërtetë pohimi i Stefanit dhe i Eustathit) Ilirët e morën për herë të parë këtë emër sipas emrit ilir që mbante djali i Kadmit.

Kujtoj gjithashtu se, djali i Kadmit u bë sundimtar i një vendi fqinj tek Enkelejtë, që më vonë u quajtën edhe ata Ilirë. Por, meqenëse shkrimtarët e mëvonshëm nuk e dinin emrin e tij, menduan ta quajnë sipas emrit të vendit ku kishte lindur ose ku sundoi, i cili në kohën kur ata shkruanin quhej Iliri.

Këtu duhet shtuar se, qysh prej kohëve shumë të vjetra, e gjithë ajo treve ku lindi emri Ilirik, ishte konsideruar si pjesë e Greqisë, madje edhe tani quhet më së shumti Greqi. Prej këndej mendohet si më e mundur që të parët e Ilirëve ta kenë origjinën nga Pellazgët, ose Grekët, dhe jo nga Fenikasit apo ndonjë emër e popull tjetër.

Prej nga rezulton se nuk është i pranueshëm as mendimi i atyre, që besojnë se origjina e popullit Ilir duhet kërkuar tek Asianët, tek Galët apo tek Sarmatët.

Të parët e ilirëve e kanë prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll

Meqenëse mendimet e autorëve të tjerë nuk sjellin ndonjë gjë të re për çështjen tonë, po mundohem të paraqes sa më shkurt tezën time. Por as unë vetë nuk pretendoj se do të sjell gjëra të sigurta, për të cilat nuk mund të dyshohet.

Për çështje që i përkasin kohëve të vjetra e të errëta, është më e thjeshtë të dallosh të pavërtetat, sesa të gjesh të vërtetat e të sigurtat. Gjykoj se do ta kem kryer detyrën time, nëse do të arrij të ndjek rrugën, që më duket më e drejtë. Në fakt unë gjykoj se i përgjigjet më shumë së vërtetës teza sipas së cilës, të parët e Ilirëve e kanë prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll, djalë i pellazgut Herkul.

Nuk do të dëshiroja që lexuesi t’i konsideronte si legjenda e krijime fantastike të gjitha rrëfimet që na kanë lënë historianët e lashtë mbi Herkulin dhe bëmat e njohura të tij.

Askush, përveç atyre që nuk i besojnë fare historianëve antikë, s’mund të mohojë, që ka ekzistuar dikur një burrë, që quhej Herkul, me forcë e virtyte të jashtëzakonshme, i cili brodhi botën, duke përballuar rreziqe të shumta e të rënda, duke kryer vepra të shquara e të guximshme, duke i bërë shërbime të shumta racës njerëzore.

Sigurisht, lashtësia i ka atribuuar Herkulit shumë gjëra, të cilat janë të pavërteta dhe krejt të pabesueshme. Por këto i detyrohen frymës dhe zakoneve të asaj epoke, për të cilat flet gjatë e gjerë Varroni. Në fakt, shkrimtarët ia lejonin vetes që t’i zbukuronin dhe t’i frynin bëmat e heronjve të lashtësisë me rrëfime mahnitëse e të trilluara.

Në ndonjë rast, nën koren e këtyre legjendave fshihet ndonjë e vërtetë, siç shpjegon bindshëm Palaephatus lib. I, si dhe mjaft dijetarë të tjerë të shquar. Ndër djemtë e shumtë që Herkuli zuri me gra të ndryshme, thuhet se dy prej tyre u quajtën me emrin Hylli; i pari u lind nga Dejanira, kurse i dyti nga Melita, bijë e Nausithës, mbret i Feakasve.

Grenovius na informon i pari se, për arsye të panjohura, Herkuli ishte joshur aq shumë nga fjala Hylli, saqë vendosi t’u verë dy ose më shumë se dy djemve të tij emrin Hylli. I pëlqeu aq shumë ky emër Herkulit, shkruan ai, saqë thuhet se quajti me të jo vetëm njërin prej bijve të tij.

Prej kohësh është cituar e komentuar pasazhi i Apollon. Rodit, lib. 4, që rimerret edhe nga Stefan Bizantini, ku ai përmend Hyllin e lindur nga Melita; por njëherësh nuk lë pa përmendur një tjetër Hyll të lindur nga Dejanira, ndërkohë që autorë të tjerë nuk mjaftohen me këta dy Hylla, por prodhojnë akoma të tjerë me këtë emër. Por nuk duam të përsërisim këtu thëniet e tyre.

Tezën sipas së cilës Hylli, djali i Herkulit dhe i Melitës mori në dorëzim një principatë në trevën ku u shfaq emri llirik, dhe se prej tij u quajtën Hyllinë edhe popujt e atij vendi, e kanë mbrojtur autorë të vjetër e plot autoritet, si: Apolloni, Skylaksi, Skymni, Festus Avieni si dhe të tjerë.

Me ta bien dakord edhe thuaj të gjithë autorët më të rinj, që kanë shkruar mbi ngjarje të atyre kohëve dhe të atyre vendeve. Për sa i përket çështjes se në ç’mënyrë ajo principatë kaloi në duart e Hyllit, për këtë ka vetëm hamendësime nga autoret antikë.

Herkuli erdhi në Itali pas ekspeditës hispanike e gale, dhe u prit aty nga Evandri në vitin 1238 para Krishtit sipas kronologjisë petaviane, afro pesëdhjetë e pesë vjet përpara se Enea të zbriste në Itali.

Pasi u largua nga Evandri, përshkoi me këmbë, siç ishte zakon, të dy brigjet e Adriatikut, deri sa mbërriti në një vend që për shumë shekuj kishte qenë pjesë e Maqedonisë, më vonë u quajt Epiri i Ri, kurse tani thërritet Shqipëri (Albania). Kështu thonë Diodor Sikuli dhe Appian Aleksandrini.

Herkuli, shkruan Diodori, pasi përshkoi gjirin Adriatik, kaloi drejt e në Epir, prej nga u zhvendos në krahinën e dominuar nga malet Akrokeraune. Por Appiani në librin e dytë mbi Luftën Civile, pasi shmang udhëtimin në Gali e Itali, e vendos mbërritjen e Herkulit në këto vende menjëherë pas ekspeditës Hispanike.

Hylli, i biri i Herkulit dhe i perëndeshës Melita, dhe mbretëria e tij

Pra, kur Herkuli mbërriti në Epirin e Ri rrotull vitit 1237 para erës së re, aty sundonte Dyraku (Dyrrhachus) nga fisi i Kadmit, nip i Epidamnit, i cili e kishte selinë mbretërore në një qytet të themeluar nga gjyshi i tij dhe që quhej Epidamn.

Ky kishte dy vëllezër, të cilët të shtyrë nga etja për pushtet, nxitën një kryengritje popullore për të dëbuar vëllain e për të shtënë në dorë pushtetin. Ardhja e Herkulit i shkoi mjaft për shtat Dyrakit, i cili në atë kohë rrezikonte jetën dhe mbretërinë e tij.

Ndaj e priti mikun sikur të kishte rënë nga qielli dhe iu lut atij ta ndihmonte kundër vëllezërve, duke i premtuar një pjesë të mbretërisë, në rast do t’ia dilnin mbanë. Nuk refuzoi Herkuli, që kishte lindur për të shtypur tiranë e për të ndihmuar njerëzit e varfër e fatkëqij.

Nxori në fushën e betejës luftëtarët dhe miqtë që e kishin shoqëruar në udhëtimet e në vuajtjet e tij, u ndesh me armiqtë dhe pasi i shpartalloi dhe i dëboi vëllezërit, i siguroi Dyrakit sundimin në mbretërinë e trashëguar nga të parët. Ky nuk e harroi premtimin për të shpërblyer nderin e bërë, ndaj shkëputi një pjesë të mirë nga zotërimet e tij dhe ia dhuroi Herkulit.

Këto ngjarje Appiani i përmbledh me pak fjalë: “Në kohën kur Dyrakit i kishin shpallur luftë vëllezërit e tij, mbërriti nga Erythria Herkuli, i cili i ofroi ndihmë, me kusht që t’i jepte një pjese të zotërimeve; duke u bërë bashkëpjestar i Mbretërisë.

Dyrakinët e shpallën atë si kreun e tyre, por jo sepse donin të mohonin Dyrakun, por më shumë sepse Herkuli u jepte rastin ta çonin origjinën e tyre tek Zoti”. Megjithëse Appiani nuk sqaron se cila ishte ajo krahinë, të cilën Herkuli e pranoi nga Dyraki si shkëmbim për aleancën e tij nuk ka arsye të dyshohet nëse ajo ishte apo jo pjesë e Mbretërisë Dyrakine, që në anën e perëndimit përfshinte viset midis Drilonit e Naronës.

Në fakt, sipas pohimeve të të gjithë autorëve të vjetër, Kadmi, që më pas ja la në trashëgim pushtetin Dyrakit, kishte sunduar në vendet e Enkelejve dhe pikërisht aty dëshmohej dikur ekzistenca e monumenteve të Kadmit.

Por meqenëse shkrimtarët e sipërpërmendur na kumtojnë se në ato vende sundonte mbi popullin e Hyllinëve Hylli, djali i Herkulit dhe i Melitës, është e drejtë të konkludojmë se, ky e mori dhuratë nga i ati këtë vend të fituar falë trimërisë atërore.

Më tej, siç rrëfen Apolloni, Hylli u edukua tek gjyshi, Nausithus, në Feaki, d.m.th. në ishullin e Korkyrës (Korfuzit-shënim jashtë tekstit origjinal të Farlatit), ku iu nënshtrua një disipline të rëndë e të ashpër.

Kështu që, kur ky i kërkoi gjyshit leje që të kthehej në atdhe për të marrë në dorëzim mbretërinë e lënë në trashëgim nga i ati, gjyshi i dha nipit të gjitha udhëzimet e nevojshme bashkë me të drejtën që të merrte me vete nga Korkyra sa njerëz të dëshironte.

Siç thotë Apoloni, Hylli bashkë me një grup të madh njerëzish të mbledhur në tokën e Feakasve u zhvendos në bregun e detit Saturn (d.m.th. Adriatik), dhe pasi mbreti Nausithus i tregoi drejtimin e lundrimit, u nis. Hylli u nda nga gjyshi plot dashuri, dhe rreth vitit 1236 para Krishtit solli me vete një koloni të tërë Feakasish, që i vendosi në ato toka që Herkuli i kishte marrë nga Dyraki, kurse ai vetë i mori si trashëgimi nga i ati Herkul, dhe aty hodhi bazat sa të mbretërisë së tij aq edhe të Ilirikut historik.

Pra, me të mbërritur në këto anë, Hylli u ndau toka e shtëpi Feakasve, që kishte sjellë me vete. Njëherësh, me qëllim që ky vend dhe banorët e tij, qofshin autoktonët apo të ardhurit, të mos ishin thjesht shtetas të tij, por edhe të mbanin emrin e tij, e quajti vendin Hyllë ose Hyllidë, kurse banorët Hyllinë. Ne gjykojmë se, prej këndej zë fill emri dhe fara e Ilirëve.

Sepse, nëse vërtet i duhet besuar argumenteve të etimologjisë, që merret me hetimin e origjinës së fjalëve, nuk duhet ta kenë gabim ata që e bëjnë fjalën Illyrik të prejardhur nga Hyllinët. Vështirë të gjesh tek shkrimtarët një popull tjetër, si fisi dhe vendi i Hyllinëve, që të ketë pësuar aq shumë variacione të emrit.

Në fakt, populli është quajtur Hyllë, Hyllinë, Hylleidë, Hyellë, Hylleicë, Hyllicë, ku çdo formë e mësipërme ka dhënë të tjera forma të shtrembëruara. Por, a do të ishte i mundur shndërrimi i fjalës Hyllinë në Ilirë? Midis dy fjalëve ka njëfarë ngjashmërie e familjariteti, ç’ka tregon se ato e marrin origjinën e përbashkët tek emri i lashtë Hyll.

Nuk më duket se fjalët Hyllinë e Hyll qëndrojnë afër me njëra-tjetrën, sa ç’qëndrojnë larg fjalët Illyrë e Hyllinë. Mua më duket se forma e sotme e mjaft emrave të tjerë të lashtë e më të rinj, përmban shtrembërime akoma më të dukshme, e megjithatë ata emra janë pranuar dhe përdoren nga njerëzit.

Sikur të kisha kohë, do të mund të përmendja gjashtëqind shembuj autorësh të njohur, të cilët origjinën e emrave e nxjerrin nga prototipe shumë të largëta, aq sa midis formës së parë dhe asaj të derivuar me vështirësi gjen ndonjë afërsi apo ngjashmëri.

Kështu, kur ata flasin për krijuesit e parë të popujve pas përmbytjes së madhe, pretendojnë se nga Thira vjen emri i Thrakëve, nga Madai rrjedh emri i Medëve, nga Javan ai i Jonëve dhe nga Thogorma vjen emri i fisit të Thygramanëve.

Këtu duhet shtuar se, meqenëse në emrin e përgjithshëm Ilirik përfshihen disa provinca, mund të përcaktohet deri diku koha, kur secila nga ato mori emrin Ilirik, që nuk e kishte më parë. Në fakt, nuk mund të gjendet koha e saktë dhe e sigurt, kur filloi të përmendej emri Ilirik, kur treva midis rrjedhës së lumenjve Naronë e Drilon filloi të quhej ilirike dhe kur ajo hyri nën juridiksionin e Ilirikut, që duhej të ekzistonte më parë.

Nga ku mund të nxirret konkluzioni se, Hyllinët nuk ishin të emërtuar sërishmi kështu, për sa kohë kishin si paraardhës Ilirët, Hyll dhe Hyllinët i përkisnin fisit Pellasgjik ose grek, sepse i ati i Hyllit, Herkuli, kishte lindur në Tebë, në Greqinë e mesme, dhe nga baba e nga nëna e kishte origjinën nga fisi i stërlashtë i mbretërve të Argosit e të Mikenës.

Ndërkohë, ata feakas, që Nausithus ia dha Hyllit për shoqërues, e kishin prejardhjen nga një fis i vjetër pellazgjik nga Arkadia, i cili në një epoke të caktuar emigroi nga trojet atërore duke u derdhur në Evropë e në Azi, ku pushtoi disa, ishuj, brigje dhe hapësira të pafundme toke. Këto të dhëna i japin Herodoti, Straboni, Halikarnasi, Pausania e shumë të tjerë.

Por duhet t’i zëmë besë edhe Rafael Levakoviçit, arqipeshkv i Ohrit dhe hulumtues i zellshëm i çështjeve ilire, i cili në parathënien gjeografike mbi historinë Ilire, na josh të pranojmë tezën e mëposhtme, i së cilës ai është autor: fillimisht thuhej se, populli Ilir vinte nga Hyllejtë, që e merrnin emrin nga Hylli, djali i Herkul Alkeut dhe i Melitës, vajzë e lumit Egje.

Por më vonë ndryshuan të dhënat e shkruara dhe gojore, dhe u shfaq një rend i ri i emrave: në fillim u vu Hylleni, pastaj Illiniku dhe në fund Illyriku. Po ashtu, Hylli, që u dha emrin e tij Ilirikëve, shfaqet nën emrin Illynik e Illyrik.

Nga ana tjetër, ai quhet Hylli i Melitës ose Hylli i vogël, për ta dalluar nga Hylli tjetër, bir i vëllait të tij të madh dhe i Dejanirës.





http://hyll.wordpress.com/

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=22673

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=22674

Nga Albert Hitoaliaj

Të dish apo të kesh ?!

Shprehjen e mësipërme e kemi dëgjuar dhe debatuar shpesh. Përgjithsisht kemi rënë në mendimin e përbashkët që është më mirë të dish sesa të kesh.

Vetngushëllohemi që ne nuk është se nuk dimë, por vetëm nuk kemi, duke i bashkangjitur disa raste të njerëzve që kanë, por në fakt na duken sikur nuk dinë.

Pyetje shtrohet logjikisht gabim, sepse në formën e titullit, pyetja i drejtohet një çasti të vetëm...

Njerëzit e duan atë që s'kanë, njerëzit e dijnë se çfarë duan.

Nëse të dish është aq themelore, ti nëse di nuk ke si mos të kesh.
Nëse të kesh është aq e pavlerë, të diturit s'do ta tentonin kurrë.


Të dish apo të kesh ?



Me këtë frazë na kanë dehur ata që kanë, që ne të jemi të lumtur që dimë, prandaj edhe s'duhet të na vijë keq që s'kemi.

Të dish do të thotë të kesh
Të kesh do të thotë të mësosh.

Nuk ka asnjë këshillë të mirë, për aq sa ajo të detyron të dorëzohesh.(S.I)


Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Më mirë të dish, apo të kesh ?

Kosova dhe Shqipëria do pranojnë refugjatë nga BE

Shqipëria dhe Kosova do të jenë të detyruara të pranojnë në territorin e tyre emigrantë të paligjshëm që BE mund t’i largojë nga territoret e një prej 27 vendeve të Bashkimit dhe mund t’i transferojë drejt vendeve tona.

BE mund ta beje kete veprim nese keta emigrante te paligjshem kane perdorur Shqiperine ose Kosoven si vend fillestar per t’u larguar drejt shteteve te Europes se Bashkuar.



Kjo eshte vetem nje pjese e Marreveshjes mes Shqiperise dhe Kosoves, per ripranimin e personave. Marreveshja ka mberritur ne Kuvend dhe pritet te ratifikohet ne seancat e ardhshme te Parlamentit.

Ne nje prej neneve te kesaj marreveshjeje, qe u firmos ne Prishtine nga ministrat Basha dhe Hyseni, theksohet se “pala kontraktuese e kerkuar do te ripranoje nje shtetas te vendeve te treta apo person pa shtetesi me kerkesen e pales kontraktuese kerkuese, nese kjo e fundit provon apo dhe prezumon vlefshmerisht se personi, i cili nuk ploteson kerkesat efektive per hyrje apo qendrim, e ka kaluar kufirin e pales kontraktuese kerkuese, pasi ka qendruar ne territorin e pales kontraktuese te kerkuese”.

Top-channel.tv


Ajo për të cilën Tirana shfaqet si kryeqyteti më i sigurt i Europës, ku kriminaliteti dhe vandalizmi janë në shifrat më të ulta, shumë shpejt pritet të ndryshojë.

Mirësevini në Albanistan ! (S.I)

Wednesday, December 16, 2009

Arif Mati

Që kur Shqipëria u çlirua prej komunizmit (u bënë plot 18 vjet!) e që kur Kosova u bë e pavarur (megjithë refuzimin e Serbisë, Rusisë dhe mosnjohjes të ndonjë shteti tjetër i pashtruar) nepsi për tokat shqiptare po shton oreksin e Greqisë për jugun e Shqipërisë dhe të Serbisë për një ndarje etnike të Kosovës.

Për Serbët, si dhe për Grekët, të gjitha mjetet janë të pranueshme për të manipuluar mendjet, me qellim që e tërë bota të besojë në vërtetësinë e pretendimeve të tyre. Nëpërmjet besimit fetar, Grekët duan të përforcojnë praninë e Kishës ortodokse në Shqipëri (veçanërisht në jug) dhe me kalimin e kohës, të penetrojnë pabesisht, për të arritur si përfundim pushtimin paqësor të jugut shqiptar (çfarë utopie!). Serbët (të mbështetur në zellin e fesë ortodokse) dëshirojnë të bindin botën mbarë, dhe veçanërisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbisë.



Kjo goditje kundra Skënderbeut, figurës madhore kombëtare shqiptare, nuk është e paqëllimte, ajo dëshmon se demonët e vjetër trazojnë edhe në ditët e sotme, disa shpirtra hakmarrës dhe një dogmatizëm fetar që është ende gjallë. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, po bëj një shqyrtim shumë të përmbledhur (ndonëse do të duhej të shkruhej një libër i tërë) të këtij debati steril dhe shumë të rrezikshëm, të krijuar nga dy vende fqinjë të Shqipërisë, mëmëdheut të të gjithë Shqiptarëve kudo në botë. Fatkeqësisht, këto lloj pohimesh, të dëmshme dhe të pavërteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdashëse, që kryhen nga armiqtë e huaj, janë përqafuar dhe po përsëriten përsosmërish, pa asnjë pjekuri e ndershmëri nga ca shqiptarë : gazetarë të mediave të ndryshme, shkrimtarë të doktrinuar, analistë e komentues të tjerë. Është vërtet për të ardhur keq, që disa shqiptarë, marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë e të shqiptarizmës. Përveç tentativave të tyre manipuluese e të gënjeshtërta, Grekët ashtu si dhe Serbët (një aleancë fetare, një bashkim i shenjtëruar apo luftë e shenjtë?) kanë hapur këto kohët e fundit një shteg të ri për pretendimet e tyre: të sulmojnë historinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj tokësore, po kështu dhe figurat e mëdha të shqiptarizmës e në mënyrë të veçantë atë të Skënderbeut.

Të gjitha këto sulme, këto manipulime e vullgaritete historike janë jo vetëm të palogjikshme dhe të pabazuara, por njëkohësisht të ulta e shpifëse. Ato nuk mbështeten mbi asnjë themel, asnjë argument vërtetues dhe provë historike.
Qëllimi i tyre është i qartë. Serbët gjithmonë kanë pretenduar se Kosovarët (territori i të cilëve s'është gjë tjetër veçse ai i Dardanisë së lashtë, emër që shpjegohet bukur nga shqipja si "vendi i dardhave") nuk qenkan "autoktonë" por një popullsi e ardhur nga Shqipëria, Turqia apo gjetiu! Ndërkohë që historia e shkruar dhe e mirënjohur pohon se Sllavët e jugut janë shfaqur në Ballkan veçse andej nga fundi i shk. VI-të apo të VII-të erës sonë dhe ata pushtuan hapësirën tokësore (nga dy anët e Danubit deri në Greqi, e nga Adriatiku deri në Detin e Zi) që u përkisnin Ilirëve (Panonëve, Istrianëve, Venetëve, Liburnëve, Dalmatëve, Dardanëve, Tribalëve etj) dhe Trakëve (Dakëve, Gjetëve, Brigëve, Mesianëve, etj) që, në pjesën më të madhe i asimiluan duke marrë një pjesë të kulturës e traditave të tyre (fjalë, kostume popullore, rapsodi, etj). Të gjitha tribut e para sllave (Sërbe, Sllovene, Kroate) dhe Bullgare u kristjanizuan vetëm në shek. IX të erës sonë pas krishtit, nga dy prifterinj grekë sllavofone: Cirili dhe Metodi. Që nga kjo kohë ata filluan të ndërtojnë disa kisha nëpër Ballkan dhe veçanerisht në zonën shumë të bukur të liqeneve të Ohrit e të Prespës. Deri në ditët e sotme, fanatizmi dhe nacionalizmi i kishës ortodokse nuk kanë rreshtur. Madje, në mënyrë të çuditshme, sërbët transformuan një dështim (fusha e Mëllënjave - Kosovë - 1389) në një fitore, në një simbol kombëtar, dhe bëjnë të besohet se kjo qe një luftë vetëm midis Serbëve dhe Otomanëve, ndërkohë që ishte një luftë shumë-etnike kundër trupave turke e zhvilluar nga hungarezët, shqiptarët, serbët, bullgarët, etj.! Pa harruar se në këtë beteje u vra sulltani otoman Murati i I-rë, pikërisht nga një Shqiptar! Ja pra si qëndron Historia, ajo e vërteta!Për sa u përket Grekëve, këta pretendojnë, pa të drejtë, jugun e Shqipërisë d.m.th. Veriun e Epirit të lashtë.

Për ç'arsye?

1) Pikësëpari, ata mendojnë se Epiri ishte një provincë greke. Dhe shkojnë deri aty sa pohojnë se etnia greke vjen nga veriu i Greqisë, d.m.th. Epiri, ndërkohë që kjo zonë s'ka qenë kurrë pjese e Greqisë. Qenë Romakët, që pas pushtimit të mirëfilltë të Greqisë, sajuan një "Greqi të re" duke përfshirë aty Maqedoninë, Thrakën dhe Epirin. Straboni, (fillimi i erës së krishterë: vitit 58 para Krishtit - 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se në kohën e tij Epiri ndodhej jashtë Greqisë. Të gjithë autorët e lashtë (shek. VI dhe V para Krishtit), pa përjashtim, e trajtonin Thesprotine (emri i lashtë i Epirit) si një vend të populluar nga "barbarët" që do të thotë "ata që s'flasin greqisht". Zanafilla e kësaj legjende, qe një gabim i Aristotelit (cituar në librin tim të fundit "Mikenët = Pellazgët" - përkthyer në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese Plejad). Duhet të shtoj se tekstet e para të shkruara në greqisht (të Homerit dhe Hesiodit) nuk kanë përmëndur as Helenët, as Dorët dhe as Ionët. Në raste të rralla kur këto emra janë përmëndur, bëhet fjalë për ndërfutje (shtojsa) të mëvonshme të bëra nga disa logografe (shkrues) helenofilë: kjo vërtetohet prej "kritikëve të Aleksandrisë". Nga ana tjetër duhet shënuar fakti që shumica e heronjve të pavarësisë greke të shek. XIX-të ishin me origjinë epiro-shqiptare apo Arvanitë (si dhe shumë burra të politikës, si Papandreu): Boçari, Tsavallas, Bubulina, Kanaris, etj. Ç'u mbeti grekëve? Skënderbeu?!


2) Në vazhdim meqenëse jugu i Shqipërisë (i quajtur prej Grekëve "Epiri i Veriut") u konvertua në fenë ortodokse, Grekët kanë bërë të besohet (dhe vazhdojnë ta bëjnë) se Shqiptarët ortodoksë paskan qenë dhe janë Grekë, ndërkohë që në Shqipëri janë gjithesej 40 mijë grekë të mirëfilltë.

Pra Grekët dhe Serbët e konsiderojnë "fenë" si "kombësi"!?!
Ishin organet e Bashkimit Europian që ju imponuan Grekëve heqjen nga pasaporta, përkatësinë fetare. Ashtu siç Serbët kërkojnë "copëtimin" e Kosovës, Grekët duan një copë të Shqipërisë : strategjia e tyre ka kohë që ka nisur duke formuar një "bashki separatiste" (shqiptare të nënshtruar fanatizmit të kishës ortodokse!) në Himarë në Jug të Shqipërisë.
Po kjo Kishë ortodokse, e mbështetur nga shteti grek, kërkon ngritjen e "monumenteve për të rënët" të ushtarëve grekë në jug të Shqipërisë, etj etj. Është për tu vënë në dukje gjithashtu se kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga një klerik i ardhur prej Greqisë si duket për një nënshtrim grek të radhës, mbi asamblenë e episkopatit ortodoks shqiptar. A janë kaq naivë autoritetet shqiptare, për t'iu lënë dorë të lirë Grekëve?

3) Nuk duhet të harrojmë se ndërmjet viteve 1920 dhe 1924 Greqia ka ndërmarë pastrimin e parë etnik dhe etnocid [shkatërrimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të një populli - shënim i përkthyesit] në Europe : shpërnguljen e më shumë se 450 000 Shqiptarëve të Epirit të jugut (nën dominimin grek) drejt Turqisë kundrejt kthimit të 1 500 000 grekëve të Turqisë drejt Epirit. Ata donin të na bënin të besojmë se këta Shqiptarë "myslimanë" ishin Turq (pikërisht siç bënë serbët me Kosovarët)! Kështu ata i zëvendësuan shqiptarët e përzënë nga Epiri, me Grekë të ardhur nga Anatolia . Por nuk flitet aq sa duhet për këtë problem të rëndë që duhet ta denoncojmë njëzëri dhe në mënyrë zyrtare tek organet e "Amnistie Internacional".

Një tjetër marrëzi është duke u bërë në ditët e sotme në Greqi : autoritetet greke i shtyjnë emigrantët shqiptarë të "greqizojnë" emrin dhe mbiemrin, madje të ndërrojnë edhe fenë. U japin madje edhe kombësinë greke!

Çfarë bëjnë organismat europiane për të ndaluar këtë veprim të turpshëm të ç'kombëtarizimit masiv, dhe të manipulimeve të papërgjegjshme, shqetësuese, çnjerëzore dhe të turpshme?

A nuk shkelen "ë Drejtat e Njeriut" në Greqi, anëtar i BE-së?

Tashmë, për ta përforcuar më mirë këtë fushatë antishqiptare, ata sulmojnë pa u hyrë gjembi në këmbë, identitetin shqiptar e sidomos heroin e tij kombëtar "Skënderbeun".

Ata dëshirojnë të ç'kombëtarizojnë Shqiptaret duke u mohuar çdo lidhje me të kaluarën e tyre të famshme.

Grekët duan edhe një herë, të vjedhin Historinë e tyre, ashtu siç bënë me paraardhësit e tyre Pellazgë, të cilëve, ata ju përvetësuan një pjesë të madhe të kulturës, traditave dhe mitollogjisë së tyre. Gjergj Kastrioti (1405-1468), i mbiquajtur "Skënderbe" ("Zot Aleksandër" d.m.th. i denjë për bëmat e Aleksandërit të Madh) prej Otomanëvë, është hero kombëtar shqiptar i njohur nga të gjithë historianët e të gjitha vendeve mbarë, siç e vërtetojnë arkivat otomane, të Vatikanit, spanjolle, italiane, franceze, ato të lindjes, etj. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë . Për rrjedhojë, të gjithë këta shpirtzinj nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë historinë e shkruar dhe të pranuar njëzëri. Duhet shënuar se për nder të Skënderbeut shqiptar, shumë biografë (nga të cilët më i rëndësishmi është Barleti në shek. XVI), shkrime historike (si ai i Jacques de Lavardin, Paganelit, Hammer-purgstall), shumë tragjedi dhe drama nga të cilat një gjysmë_duzinë në Francë e të tjera në Spanjë, ku ai qe një figure e madhe e Teatrit spanjoll, në poema si ajo e shkruar nga Ronsardi dhe një opera e kompozitorit të madh Vivaldi etj. qenë shkruar gjithandej në Europë e më gjerë. Së fundi, me që Skënderbeu ishte i krishterë dhe mbret i Arbërisë (Shqipërisë) dhe i Epirit (i populluar në atë kohë kryesisht nga shqiptare) u dashka me ia vesh atij nënshtetësinë greke ose serbe etj. Skënderbeu është vlerësuar si një hero autentik shqiptar. Deri më sot asnjëri nuk ka vërtetuar të kundërtën. Pra sot nuk kërkohet veçse të njolloset kujtimi i tij, të turbullohen shpirtrat dhe të mbillet përçarja jo vetëm mes Shqiptarëve por edhe ndërmjet popujve e shteteve të tjera të botës. Grekët dhe Serbët e përshkruajnë, me shumë këmbëngulje, figurën e Skënderbeut si një lloj "miti" që shqiptarët e paskan përvetësuar ! Fjala " mit " e përdorur nga armiqtë e historisë heroike të Shqiptarëve, merret këtu në kuptimin negativ të saj. Historia e Skënderbeut nuk është as mit e as legjendë por një histori e vërtetë e njohur nga të gjitha Shtetet e shek. të XV-të si dhe Vatikani, e nga të gjitha arkivat historike të Shteteve të kësaj epoke. Kjo egërsi anti-shqiptare, ky denigrim pa shkak, këto manipulime të ulëta e kjo fushatë shpifëse nuk nderon askënd. Përkundrazi, kjo rrezikon t'i vihet zjarri barutit, në këtë zonë të Ballkanit që është populluar prej pushtuesve të ndryshëm dhe që përmbledh një shumëllojshmëri të tillë etnike, gjuhësore, kulturore, politike (mozaik etnik, dhe Kullë Babeli) që jo më kot është quajtur "fuçi baruti". Veprimet me paramendim dhe provokimi nga ana e serbo-grekëve janë më se të dukshëm: ata dëshirojnë të prishin imazhin e Shqiptarëve dhe të heronjve të tyre. Shpresoj qe t'iu vijë mëndja (arsyeja) dhe të hedhin tutje këtë armiqësi të kotë e këtë urrejtje të gjatë shekullore.

I kërkoj sidomos autoriteteve shqiptare të jenë vigjilent, të mos dorëzohen ndaj sirenave serbo-greke : mos u bëni naive. Duhet qëndruar syhapur kundrejt çdo prekje të integritetit tokësor te Shqipërisë e Kosovës e të dinjitetit të tyre si shtete sovrane. A duhet shitur shpirti e dinjiteti thjesht për të hyrë në Bashkimin Europian? Historia dhe e ardhmja do të jenë gjykatësit e vetëm.

Gazeta Ndryshe

Studime antropologjike mbi shqiptarët

Shumë kohë përpara anthropologve, filologë, poetë, gjeografë, historjanë e udhtarë të ndryshëm që kanë kaluar nëpër Shqipëri, ose që kanë njohur, në ndonjë kënt të largët të Perandoris tyrke a të Ballkanit, ndonjë grup Shqiptarësh, nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mirë që të jet e mundur tiparet e këtij populli që bie në sy për madhështi e bukuri.


Ami Boué, si qindra të tjerë që s’po i përmëndim, ësht prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij La Turquie d’Europe (Paris 1842) ai shkruan : «ata i u përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malsorvet sviceranë me fytyrën vezake, me hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e me trajtat e hedhura». 1)

Cyprien Robert-i, që ka njohur vetëm gëgët, në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thot se Shqiptarët kanë «sy të vogjël, shikim të drejtë e të ngulur, vetulla lë holla, hundë të mprehtë, kokë të gjatë, ball të sheshtë, qafë tepër të gjatë, krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervoze.» 2)

Nga shkrimtarët e tjerë, dikush thot se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qielli dhe flokët e verdhë e gati t’artë; dikush tjetër — Pouqueville-i, për shëmbull — shkruan se syt i kanë të zezë. Këto shënime, me gjithë se në përgjithsi flasin mirë për ne, qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të besoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar. Por mos të harrojmë se këto nuk janë veçse vëré të përcipëshme e, më të shumtën e herës, sentimentale. Vetëm në nji pikë që të gjithë auktorët janë të një mendimi: në bukurin, plastike të Shqiptarvet. Dhe kjo bukuri pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë. Por këta të fundit hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë, me ndonjë përjashtim të vogël, njësin fizike të tipit shqiptar dhe, bashkë me këtë, origjinën e njëjtjë të racës s’onë. 3)



Konti de Gobineau, që ësht marrë me shumë se cilido tjetër me problemin e ndryshimit të racave njerzore, ka paraqitur një suazë deri diku të saktë të tipit shqiptar. Në tomin e dytë të veprës së tij të bujëshme Essai sur l’inégalité des races humaines, botuar më 1853, ai i u kushton gati nji kapitull të gjithë Thrakasvet e Ilirvet të vjetër dhe, bashkë me këta, Shqiptarvet të rij që pat njohur kur ishte Ministër fuqiplot i Francës në Greqi. De Gobineau, origjinën t’onë e gjen te Ilirët, «të denjë për emrin popull» ; mirret pak me historin e me gjuhën e tyre dhe pastaj flet mbi individualitetin fizik: «Shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive q’e rrethojnë. Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të ngushtë me Vllahun. Marëdhënjet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht me fqinjët q’e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak (primitiv), por karaktri i tij i veçantë nuk ësht çdukur. Si shënja themelore, vihen ré tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies kalmuke, 4) por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies ësht trajtuar…. Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore. Vijat, me gjithë se të bukura, janë të dukëshme si te Maxharët dhe nuk riprodhojnë, n’asnjë mënyrë, hollësin e modelit grek. 5)Më posht, kur flet për popullin bask, ai shkruan këto fjalë për “luftarin shqiptar”: “te ky i funtmi kam vën re një ndryshim të dukshëm, një kontrast të math me popujt q’e rrethojnë. Ësht e pamundur të ngatrrosh Arnautët me Tyrqit, me Grekët ose me Boshnjakët. Përkundrazi, ësht pun’ e vështirë të dallosh një Euskara 6) nga fqinjët e tij të Francës dhe të Spanjës. Fizionomija e Baskut, me gjithë se shumë tërheqse, nuk ka kurrgjë të posaçme. Gjaku i tij ësht i bukur, organizimi energjik; por përzjerja, ose më mirë ngatrrimi i përzjerjeve, bie në sy tek ai. Nuk e ka aspak dukjen e racave omogjene, përgjasimin e individve me shoqi shojnë, ça ngjan a un haut degré te Shqiptarët. 7)Me gjithë se fuqija e vijave të fytyrës e bëjnë kontin de Gobineau te dyshojë se mos ndër Shqiptarë ka, sa do pak, gjak oriental si në popullin hungarez, përfundimi që ai jep ësht i prerë: Shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shënja të veçanta që i dallojnë mirë prej të gjithë popujve të tjerë të botës.

Por, me një herë pas librit të famshëm të atit të doktrinës së racizmit që pati ndikim të math sidomos ndër Gjermanë, nuk doli në dritë ndonjë studim i thellë shkencor që të mirrej me Shqiptarët. Matja e gjashtë kafkave, i dha rasje anthropologut të famshëm Wirchow 8) që të bëjë disa konstatime me rëndësi dhe Zampa-s që të shkruajë një studim tërheqës me titullin Anthropologie illyrienne në «Revue d’Anthropologie» më 1886. Tregonjsi qefalik mesatar i këtyre kafkave, që munt të jenë gjetur, të gjashta, në Shkodër, arrin në 90.1, ça tregon një iperbrakiqefali të fortë. 9)

Më 1897 Glueck botoi të parin studim anthropologjik të gjërë mbi racën t’onë: Zur Physischen Anthropologie der Albanesen. Mati tridhjet vetë t’ardhur nga Prizreni, nga Gjakova e nga vise të tjera të Kosovës. I ranë në dorë edhe nëntë kafka që e kishin tregonjsin msatar 87.1 që barasohet me 89.1 për kokën e të gjallit. Përfundimi i Glueck-ut — që populli shqiptar përbëhet prej dy racash të ndryshme — nuk u pranua prej’ shkencëtarvet q’u thelluan më tepër në studimet anthropologjike. Pittard-i, në një vëré që i bën këtij studimi, shton se, edhe në qofshin, këto dy raca nuk i u përgjigjen dy ndarjeve gjeografike të Gegëve e të Toskëve, ashtu sikurse kujtonte shkencëtari gjerman. 10) Për të plotsuar vargun e studimeve ahthropologjike që janë bërë mbi Shqipërin, nuk duhen lënë pa përmëndur edhe Hamy për veprën Contribution á l’anthropologie de la Haute Albanie (Bulletin du Muséum d’Histoire Naturelle, Paris, 1900) dhe Deniker për veprën Les peuples balkaniques (surtout les Serbes et les Bulgares) au point de vue anthropologique - Institut français d’anthropologie (séance du 16 avrili 1913).

Shënime të vogla e veré me karakter somatik gjenden edhe ndër shumë “vepra ethnografësh që janë marrë me vëndin t’onë Ndër këta, më të njohur janë Hahn (Albanische Studien, Jena, 1854), Hecquart (Histoire et description de la Haute Albanie, 1859), Lejean (Ethnographie de la Turquie d’Europe, Gotha, 1861) dhe Nopcsa (Beitrage Zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens. Wiss. Mitth. aus Bosnien. und Herzegowina, vol. XX).

Anthropologë të ndryshëm, që ndër vjetët e parë të këtij shekulli janë interesuar për racën t’onë, kanë bërë studime lë shumta, por të mbështetur në lëndë shumë të ‘kufizuar. Sish bjenë në sy Adamiti që ka botuar në Kajro artikullin e titulluar Les Pelasges et leur descendants les Albanais; Apostolides që ka botuar më 1907 në «Buletin de l’Institut Egyptien» IV serie, Nr. 6-7, një studim mbi Pellazgët dhe Elenët, Pellazgët e Shqiptarët; Drontchilov Kroum që ka botuar në «Spis Bulgars Akad. Navuk»- vol. XXI të Sofjes një monografi 23 faqesh të titulluar Prinos Kerum anhropopogiiata na Albantsite. 11)

Pisko, në një vepër të botuar më 1904 (Aufnahme der Haar -und Augenfarben bei albanesischen Schulkindern, Zeitsch. Ethn. Berlin) ka studjuar ngjyrën e flokvet e të syvet në 572 fëmij të shkollave të Shkodrës.

Studime me vlerë më të madhe, pse të bëra prej dy shkencëtarësh me kompetencë të pakundërshtuarshme janë ato të Ugo Vram-it, profesor i Anthropologjis n’Universitetin e Romës, dhe të Giuffrida — Ruggeri-t. I pari, në vitin 1902, i ftuar prej Ministris s’Arsimit Botor, mori pjesë në një mision shkencëtarësh që vizitoi Shqipërin dhe Malin e Zi. Verét e tij të vlerëshme i botoi më 1907 nën titullin Antropologia della Zatriebach në volumin e XXIV të Buletinit të Societá Adriatica di Scienze Naturali të Triestit. I dyti, në studimin I dati craniologici sull’Albania e due crani albanesi inediti që përmbahet nga «Archivio per l’Antropologia» volum i parë, Firenze, merr në shqyrtim të gjitha shënimet kraniometrike që janë botuar prej anthropologësh të ndryshëm përpara vitit 1921. Ndër këto kafka ” gjënden edhe ato q’u nxuarën prej nekropoleve. Ësht, prandaj, rasja që Auktori të mirret me origjinën e popullit shqiptar duke u mbështetur vetëm mbi elementet e paraqitura prej kraniologjis. Për të spjeguar brakiqefalin zotronjse të Shqiptarvet të sotshëm, ai thot se në bregdetin lindor t’Adriatikut ajo përbën gjenetikisht një karakter zotronjës mbi dolilkoqefalin ; ky karakter zotronjës duket se ka ndihmuar mjaft për trajtimin e shumë qëndrave krejtësisht brakiqefale ndër kohë pak a shumë të vona. 12)Një studim të mirë mbi kafkat e Shqiptarvet, me gjithë se të varfër në materjal, e ka bërë Kaessbacher: Metrische und vergleichende Untersuchung an Albanern Schaedeln, Z- Anat. u. Entv. B d. 90, H. 2, faqe 199-221.

Por studimet më të plota mbi racën t’onë janë bërë prej shkencëtarvet austriakë A. Haberlandt e V, Lebzelter, prej Weninger-it, prej studjonjësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugéne Pittard. Dy të paret gjatë Luftës së Madhe u ndodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze. Bënë studime mbi një grup vullnetarësh që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një numër lë vogël civilash e të burgosurish shqiptarë që ishin kapur prej Serbëve.

Janë matur 140 vetë, të tërë meshkuj, madhorë me vërsë njëzet vjeç e lart dhe, që të gjithë, me sa duket, t’ardhur nga krahinat e Gegëris. Studimet e tyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie» XVII, me titullin «Zur physischen Anthropologie der Albanesen.”

Edhe Profesori J. Weninger studimin e ka bërë gjatë Luftës së Madhe. Në verën e vitit 1918, ai ka gjetur në fushën e përqëndrimit pranë Ashahut mbi Danub, n’Austrin e sipërme, 95 Shqiptarë dhe vëzhgimet e imta mbi tiparet e tyre i ka botuar në veprën e rëndësishme Rassenkundliche Untersuchunqen an Albanern, Vienë, 1934.

Disa vjetë përpara tij, Anthropologu i njohur gjerman F. von Luschan botoi në Voelker, Rassen. Sprachen (Welt-Verlag, Berlin, 1922) masat anthropologjike mbi 130 Shqiptarë të hasur në Tyrqi.Profesori Eugéne Pittard ësht interesuar për popujt e Balkanit përgjithërisht dhe për Shqiptarët veçanërisht që më 1899, kur bëri udhtimin e parë për studime anthropologjike në Dobruxhë. U takua këtu me përfaqsonjës të së gjitha racave të Balkanit, ndër të cilët edhe me shumë Shqiptarë. Numri i matjeve që bëri në këta të fundit kapi 112 vetë, të gjithë meshkuj në moshë madhore që kishin ardhur në këtë krahinë nga vise të ndryshme të Shqipëris për të fituar bukën e gojës duke punuar si muratorë e puntorë bujqësije. Janë bërë pastaj disa kërkime më të kufizuara nga të cilat ka një farë rëndësije stud.imi i kryer mbi 50 nga bashkë-kombasit t’anë, të matur nga shërbimi i identifikimit gjyqsor të Bukureshtit dhe një tjetër punim plot vlerë gjatë të cilit ai ka shqyrtuar tregonjësin qefalik të 116 vetve. Por këto gjurmime, të bëra në një kohë kur Shqipërija ndodhej e robëruar dhe shkelja e tokëve të sajë ishte gati e pamundur, nuk e kënaqen Anthropologun e math. Në funt të studimit q’u botua kur mbaroi Lufta e Përbotëshme, ai uron që Atdheu i ynë të dalë më vehte ; në këtë mënyrë shkencëtarët do të munden të thellohen në kërkime prehistorike gjatë të cilave, pa as më të voglin dyshim, “qoftë streha e shkëmbënjve, qoftë trolli i kësollave, qofshin tumulet e Shqipëris, do t’i japin historis së popujve të parë të Gadishullit Ballkanik, drita zbulonjëse”. 13) Këtë dëshirë vetë Pittard-i e plotsoi për herë të parë: më 1921 ai i ra vendit t’onë, bashkë me të shoqen, kryq-e-tërthurë për t’a njohur këtë më mirë e më s’afërmi. Gjatë këtij udhtimi që zgjati dy muaj, ai zbuloi pranë liqenit të Prespës një stacion neolitik. 14)

Si përfundim të këtyre kërkimeve të shumta, Anthropologu zë-math i ka falur botës shkencore një vark monografish të veçanta të botuara ndër buletine teknike ose ndër vepra të posaçme bashkë me studime të tjera mbi popujt e Ballkanit 15). ose ndër volume me karakter edhe më përmbledhës, siç ësht, për shëmbull, vepra Les races et l’histoire, që ka dalë në dritë më 1924.

Studimet e shkencëtarvet gjermanë dhe ato të Zviceranit tërhoqën vëmëndjen e të gjithë botës shkencore e cila, pas Luftës së Madhe, nisi të mirret me racën shqiptare. Por, për fat të keq, në vënt që të bënin kërkime të reja, autorë të ndryshëm u muarën me komentime e interpretime të lëndës së mbledhur prej Haberlandt-it, Lebzelter-it e Pittard-it. 16) Do të shkoja shumë gjatë po t’i përmëndja të gjitha monografit e shkruara mbi këtë subjekt. Po kujtoj vetëm emrin e M. Tildesley-t që botoi në «Biometrika», më 1933, studimin e titulluar The Albanian of the North and South.

Dy anthropologë të dëgjuar italjanë kanë bërë, në këta vjetët e fundit, studime të vlefshme, por të mbështetura gjithnjë mbi lëndën e mbledhur- prej tre autorve të lartë-përmëndur. Nga këta, B. Battaglia ka mbrojtur një pikëpamje që nuk duhet lënë pas dore prej gjurmonjsit t’arthëm. Ai thot se tipi dinarik nuk duhet t’a ketë djepin e tij në gadishullin Ballkanik, por ndër vise përtej Alpeve, duke qënë se ky tip në kohën e metaleve kishte zbritur në Venecien Julie e deri në Toskanë, kurse në bregdetin tjetër ballkanik nuk gjindet asnjë shënj’ e tij. Për sa i takon Shqipëris, kjo do të thotë se stërgjyshrit t’anë Ilirët duhet të kenë ardhur prej tokësh të ndodhura në veri të Danubit. 17) Por lënda mbi të cilën mbështetet theza e tij ësht tepër e kufizuar. Me gjithë këtë, janë shumë të vlefshme veprat e tij: Note d’Antropologia etnica della Venezia Giulia e delle regioni dell’Adriatico orientale, shtypur në «Atti dell’Accademia scientifica veneto-trentino-istrica», 1934; Resti umani scheletrici di San Canziano, contributo allo studio antropologico degli Illiri, shtypur në «Atti del Museo civico di storia naturale di Trieste», 1939; Origine e caratteri antropologici degli albanesi, botuar në “Minerva, rivista delle riviste”, 1939; Profilo antropologico delle regioni danubiano-balcaniche, që gjëndet në veprën më të përsosur italjane «Le razze e i popoli della terra» drejtuar nga Benato Biasutti.Marcello Bodrini, profesor i Universitetit katolik të Milanos ka paraqitur tashi së fundi, një monografi shumë të vlefshme mbi anthropologjin e mbi demografin e Shqiptarvet në veprën «Principii di economia albanese», të botuar prej Universitetit tregtar Luigi Bocconi. Në tridhjet e pesë faqe, auktori i çquar amalizon mirë materialin e mbledhur prej tre gjurmonjësve të përmëndur dhe nxjer nga ky material përfundime të sakta, mbi. lartësin e shtatit, tregonjsin qefalik, tregonjsin hundak dhe mbi ngjyrën e flokvet e të syvet.***
Përmëndëm deri tashi një vark të gjatë autorësh e disa nga veprat e tyre. Lexonjsi i thjeshtë kishte për të thënë se botës-shkencore i ka interesuar shumë problemi i racës shqiptare dhe pa dyshim, pas kaq gërmimesh, do t’a ketë zgjidhur këtë kryekëput. Për fat të keq, puna nuk qëndron kështu. Me gjithë se shumëkushi ësht përzier, fort të pakët janë ata që kanë bërë studime të thella mbi ethnos-in t’ënë. Pastaj, lënda që ësht marrë në shqyrtim ka qënë mjaft e kufizuar. Nuk janë matur më tepër se gjashtqint vetë; edhe këta, të takuar rasësisht në Dobruxhë, në Tyrqi ose në ndonjë repart vullnetarësh e prandaj nuk ka qënë e mundur të zgjidhen në bazë kriteresh të shëndosha shkencore për të përfaqsuar si duhet tipin e vërtetë fizik të Shqiptarit. Kjo ka shkaktuar edhe që, në përfundimet e arritura, të kemi ndryshime të dukëshme midis një autori dhe një autori tjetër. Munt të ketë ndodhur edhe diçka tjetër — e për këtë gjë dyshon edhe vetë Pittard-i: që disa autorë të kenë matur po ato kafka Shqiptarësh dhe ata që kanë dashur të bëjnë një studim sintetik kanë mihur nd’uj pse kanë shënuar një numër të math eksemplarësh, kurse në të vërtetën ky numër ka qënë shumë i kufizuar. 18) Pastaj, për të thënë fjalën e fundit mbi origjinën e popullit Shqiptar, nuk mjafton vetëm përshkrimi i të gjallëve. Duhet të gërmojmë për të zbuluar sa më shumë skeletra t’epokave të ndryshme dhe pastaj t’i marrim këta në shqyrtim, punë kjo që do kohë dhe njerz kompetentë. Veprës s’anthropologut duhet t’i vijë në ndihmë, në këtë rasje, puna e arkeologut të kujdesshëm.Nga të gjithë emrat e anthropologve që përmëndëm më lartë, vetëm katër a pesë kanë mbledhur lëndë dhe kanë bërë studime me rrënjë. Të tjerët, kush me shumë e kush më pak, janë mbështetur mbi veprat e këtyreve.

Por kjo lëndë kaq e kufizuar nuk mjafton për të zgjidhur problemin e racës shqiptare. Duhen gjurmime të tjera, duhen studime të reja. Haberlandt e Lebzelter, për shëmbull, pretendoinë se gjatë matjeve janë siguruar për tipin e veçantë të Kthellës të zbuluar me kohë prej Baron Nopsca-s dhe që dallohet prej të tjerëve për trajtë të ngjyrosur fortë si tipi alpin, për shtat të shkurtër, për iperbrakiqefali, për hundë të drejtë dhe për fytyrë shpesh herë në trajtë trikëndshi. Mbi vëndin që duhet të zërë ky tip në sistematikun e racave nuk dihet gjë me siguri. Ishuj q’e përmbajnë atë janë zbuluar edhe në Bosnje e në Sërbi. Por a janë të sakta shënimet e këtyre autorve ? Ku e ka origjinën ky tip për të cilin Pittard-i nuk thotë asgjë, pse duket që nuk ka ditur ç’kanë shkruar dy anthropologët e sipërm, dhe që Weninger-it nuk i ka rënë në sy asnjë herë, me gjithë se e ka njohur nga Nopcsa ? Por pyetjet nuk kufizohen vetëm në tipin e Kthellës. Dyshime lejnë sa të duash edhe për përqindjet e trajtave të ndryshme e për saktësin e përshkrimit të këtyre trajtave. E, të gjitha këto, jo pse anthropologve të përmëndur i u mungonte zotsija, por pse këta nuk kanë pasur rasje e kohë të ‘grumbullojnë lëndë më të shumtë.

Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t’a kërkojmë prej të huajvet, por prej vetë Shqiptarvet. Ndër emrat e autorve te shumët q’u përmëndën më lartë, lexonjsi do të ketë vënë ré se ka edhe disa ballkanas që s’janë mjaftuar me studimin e racave të tyre, por kanë futur hundën edhe në përshkrimin e racës s’onë. A nuk munt të mirremi edhe ne me gjurmime të këtij fari ? Kemi, këtu, disa profesorë shkollash të mesme që kishin për të dhënë kontribut të çquar në studimet anlhropologjike, sikur të kishin një shtytje dhe mundësit për t’u përgatitur.

Këtë shtytje dy organe duhet t’a japin: Ministrija e Arsimit dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Për të zbuluar origjinën t’onë dhe për të njohur vetvehten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës që do të kishte për ne rendësi të barabartë, në mos më të madhe, me studimin e gjuhës e të historis.

Në parathënjen e librit Les Anciens Peuples de l’Europe të Dottin-it, Camille Julian-i shkruan këto fjalë: «çështja e racës, sido që të zgjidhet, ësht çështja më e rëndësishme në historin e popujvet. Munt edhe të thuhet se ne nuk e kallzojmë këtë histori veçse për t’arrijtur në zgjidhjen e problemit të racës.» 19)

III.ORIGJINA E RACËS SHQIPTARE PROVA GJUHËSORE PER AUTOKTONIN E RACËS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TË SOTËSHME - PËRFUNDIM.


Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pat botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t’onë. 1) Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t’albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipothezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket. Kështu, për shëmbull, s’kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t’Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, miren vesh në mes të tyre me anën e inglishtes. Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kamë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t’i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç’ësht kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kërkimet anthropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t’onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajë indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i që, nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t’onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-math i Austris në Janinë, në veprën e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijë t’ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m’i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t’a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e konsiderojnë gjuhën t’onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I famëshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, ësht i mendimit se shqipja ësht një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri i u janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme. Njëri — i August Schleicher-it — e vë shqipen në një degë indo-europjane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbleth që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ësht një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para ësht lënë thuaj se më nj’anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe, në qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n’asnjë mënyrë nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europjan, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç’ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipothezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, pse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipotheza do të thotë të vërtetohet në se Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi. Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, pse një popull që largohet prej një toke e vëndoset në një tokë tjetër duhet të ketë pasur përpjekje, me doemos, më parë me fiset q’e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vëndin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.

A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t’anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç’thot Jokl-i ? A po, më në funt, përpara shkeljes së Sërbvet në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trikëndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e funtme pesha ësht duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t’onë në një vënt që duhet të ndodhet pa tjetër afër Greqis nga njëra anë dhe afër Dalmacis nga ana tjetër, do me thënë n’atë pjesë të buzës lindore t’Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarvet. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, Autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapsira jetsore e të parvet t’anë kufizohej në bjeshkët e Shqipëris së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m’i math i origjinës ilirike dhe i autoktonis së Shqiptarvet ësht profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo që njihet prej të gjithë botës si auktoriteti m’i lartë në studimet mesapo-japige. Për të provuar marëdhënjet që në kohë e në hapsirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe, për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të Shqiptarvet të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripcionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të math me inskripcjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për spjegimin e këtyreve duhet përdorur pa tjetër shqipja e sotëshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja shoqen. Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i math po i kushton mënt e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë: «I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t’ilirishtes së herëshme; II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t’ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)

Çështja e selis ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n’Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t’ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t’Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht. 8) Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t’a rrëxuar edhe këtë pretendim.Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit,” të Butrintit, t’Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.

Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n’Afionën e ndodhur n’ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që ka bërë një studim t’imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë pas Krishtit. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m’i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë pas Krishtit; por ka edhe mjaft asosh q’i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an’ e kand tokës së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes’ e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj’ e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me siguri se n’ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q’erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ësht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t’ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen. Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q’u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes’ e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t’ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë pas Krishtit, ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t’i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t’ona të kenë shkapërcyer detin për shkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n’ishullin më të math të Jonit.***
Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t’anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt. Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u. Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t’ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m’e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t’i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera. Raca verjake na çfaqet m’e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t’ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar edhé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t’Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t’a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t’ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t’errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19) Po t’u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, do të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare. 20)

Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n’asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q’i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën t’onë: “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t’i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n’atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t’Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t’onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t’ilirvet të vjetër.» 23) Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t’ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme…” 24) Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t’a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë. Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t’ardhur prej kontinentit lindor. Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e Savojës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t’a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t’Evropës, nga të cilat në disa lugina t’Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

Ësht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t’ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull para Krishtit. Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli. Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t’altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth - e - rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t’i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç’thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t’Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t’u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t’i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m’e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t’adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç’janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj’ e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin.



Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m’i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj’ prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q’u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n’atë çast po hynte në shtëpi nga një bir’ e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q’ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t’onë.

Marre nga : werwolf88.wordpress.com

Hitleri flet shqip !

Prej 3 javësh, e kaluara ka hyrë dhunshëm në shtëpitë tona. Prej vitesh s’flitej më (natyrshëm) për atë. E shkuara shkoi, tani është radha jonë e shqiptarëve të epokës së Demokracisë, por radhë nuk paska. Prej 20 vjetësh ishte dhe është radha jonë, por për fat të keq ne nuk po arrijmë të heshtim, reflektojmë dhe të ndërtojmë diçka të re, diçka që do përbëjë dhe gjurmën tonë kur mos jemi më!!



Ka ditë që ekzistencën time e ka pushtuar trishtimi i thellë. Trishtim i cili është pasojë e dhunës që ka pushtuar çdo pëllëmbë eter të vendit tim. Sot ndoqa Kuvendin e Partisë në Pushtet, klithma, sharje, megalomani…kur mbaroi..ndjeva që mungonte oksigjeni, ndjeva që ndjehesha më e keqe, e ngarkuar plot energji negative…dhe kundrejt kujt…??!! Kundrejt vëllait tim, motrës sime, të afërmve të mi!! Është e kotë të analizosh çka thotë “Skënderbeu” i ditëve tona..i marri të marros, thonë plakat. Por kjo marri kolektive mund të çojë sërish në greminë njerëzinë time..e kjo më dhëmb, më trishton.

Prej ditësh Kryeministri, me veprime dhe një gjuhë shtazarake, fyese, antiligjore dhe vëllavrasëse sulmon pjesën tjetër të shqiptarëve që s’janë në tufën e tij..por dhe ata që s’janë në tufën e askujt. Shan, bërtet, mallkon, procedon me akte dhe veprime antiligjore, duke mbarsur Shqipërinë me një filozofi prag-lufte vëllavrasëse, tmerr dhe pak janë Krishtlindjet e ndjera, por në vendin tim askund nuk ndjehet ndjesia qiellore, profane dhe paqësore e tyre, ç’trishtim!!

Berisha edhe sot nga foltorja e Kuvendit të Partisë që ka në Çiflig dhe pronësi të patjetërsueshme, mallkoi komunistat, puçistat, bllokmenët..gjithë dynjanë shqiptare të para ‘90-ës dhe iu tundi darët dhe matrapikun…duke harruar që ai dhe gjithë ata që i skërmiteshin dhe valviteshin para syve janë produkt i asaj epoke, janë shqiptarë. Për të vdekurin nuk flitet e përflitet pas vdekjes, ky është një kod i shenjtë i shqiptarëve, por jo i Kryeministrit aktual të shqiptarëve, për hir të pushtetit, të agresionit të pa-fe dhe pa-moral, për të mbajtur atë ai prej 20 vjetësh merret me komunizmin e vdekur..dhe me ish-dishepujt e tij!!!
Ç’paradoks ndërkohë që martirët e asaj epoke, të persekutuarit politikë, prej 40 ditësh dergjen në Grevë Urie karshi Parlamentit shqiptar. Ndërkohë që ish-pronarët do mbeten përjetësisht të tillë..ish, Kryeministri ngjyen gjuhën në kallamarën më të vrerosur të përçarjes. Refreni i tij gjakatar dhe vëllavrasës për komunizmin, komunistat e gjithë ç’ka të bëjë me atë epokë, kërkon të derdhë atë gjak dhe atë dhunë që s’u realizua as kur u ndërruan sistemet. E gjithë kjo farsë, po, po farsë, e dhunshme, e lodhshme deri në ekstrem ka mpakur gjithë të ndriçuarit e këtij kombi, të marrit hapi udhë…!!!

Prej 20 vjetësh askund nuk bie era shtet, Kryeministri të gjykon si Gjyqtar, të heton si Prokuror, të përgjon si shikas, të ekzekuton si Remzi Hoxha dhe pastaj të shan nënën, babën, kontributet e tyre profane në këtë Shqipëri të sfilitur e të pa-qetë, kur i duhet, zhvarros Nënë Terezën, “zhvarros” Ismail Qemalin…por s’po zhvarros dot njollat e komunizmit që ka në duar…fiks si Hamleti. I kompleksuar, ai iu thotë bashkudhëtarëve të tij të vërteta që i kemi jetuar bashkë me atë.
Prej 20 vjetësh Shqipëria s’është askund, prej 20 vjetësh ne fatzinjtë e kësaj epoke po shohim se çfarë është abuzimi dhe shkalafitja e lirisë, dinjitetit dhe historisë kombëtare. Ky nuk është tranzicion, ky është një tmerr pa fund, me shqelma futën Ushtrinë tonë të Gërdecit në NATO, me shqelma do fusin dhe Shtetin tonë të Pa-shtet në BE.

Gjuha gjakatare e kreut të shtetit, mos-realizimi i dialogut, mos-pasja qetësi dhe vizion paqësor e këtij Kryeministri dhe atyre që i tundin palmën, do bëjë që ditën e liberalizmit të vizave Shqipëria të zbrazet nga shqiptarët dhe në të, të mbeten të marrët, ç’trishtim!

Brisida Gjikondi, G. Shqiptare

Muzeu Arkeologjik, në mëshirë të fatit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, një ndër më të mëdhenjtë në vend si për nga hapësirat e godinës, ashtu dhe nga pasuritë, duket i harruar.



I konceptuar jo vetëm si një muzeum në të cilin mund të vizitohen eksponatet, por edhe si një institut arkeologjik, ai tashmë i ngjan një pallati të braktisur nga banorët e tij. Aktivitetet në mjediset e tij janë një gjë e harruar, ndërsa për ekspedita arkeologjike as që bëhet fjalë. Qëkurse muzeu u nda në dy pjesë dhe që të dyja kaluan në vartësi të Tiranës, ai e humbi shkëlqimin të cilin e fitoi brenda pak vitesh, por pas një pune të madhe nga stafi që e ngriti atë në këmbë. Ka kohë që arkeologët janë larguar prej mjediseve të muzeut. Një pjesë e tyre janë transferuar në sektorë të tjerë, disa punonjës kanë mbetur pa punë e disa të tjerë kanë ndryshuar profesion. Ka më shumë se 1 vit që historinë e Durrësit nuk e zbulojnë, dhe as nuk e shpjegojnë më specialistët e këtij qyteti, të cilët për hir të së vërtetës duhet thënë se nuk mungojnë. Kaq e vërtetë është kjo, saqë edhe shpjeguesi i muzeut, apo ndryshe ciceroni, vjen për çdo ditë nga Tirana.

MUZEU
Muzeumi Arkeologjik i Durrësit, me një vendim të kohës së Ylli Pangos u nda në dy pjesë, në pjesën muzeale dhe në pjesën e fondamentit. E para varet nga Ministria e Kulturës, dhe e dyta nga Instituti Albanologjik në Tiranë. Qëkurse u mor ky vendim, muzeu e ka humbur shkëlqimin dhe funksionin e tij. Njerëzit janë larguar nga detyra dhe në mjediset e tij gjen vetën një shpjegues që vjen nga Tirana për t'i treguar vizitorëve historinë e Durrësit të lashtë. Dikur në këtë muze funksiononte një bërthamë shkencore e përbërë nga arkeologë të njohur, i cili quhej Institut Arkeologjik, e që kishte lidhje me sivëllezërit e tij në disa vende me arkeologji të zhvilluar. Instituti organizonte simpoziume, debate shkencore, ekspedita kërkimore, të cilat ka kohë që janë lënë krejtësisht në harresë. Një arkeolog i vjetër në Durrës thotë se: "Historinë e Durrësit nuk e tregojnë më specialistët e këtij qyteti, sikurse ndodhte më parë. Edhe ciceroni është nga Tirana". Ka kohë që në Durrës mungojnë zbulimet arkeologjike, pasi nuk ka se kush të gërmojë nëntokën e tij të pasur me antika.

SHPRESAT
Intelektualët e Durrësit dhe arkeologët e tij mbeten me shpresë se situata mund të riparohet. Sipas tyre, dy janë rrugët që do t'i kthenin muzeut vlerat e tij dhe do ta transformonin në një qendër të vërtetë shkencore. Së pari, nëse ai do të mbetet në vartësi të Ministrisë së Kulturës, duhet që dy pjesët e tij të unifikohen dhe në muze të emërohet një bërthamë e aftë specialistësh që do të menaxhonin pasuritë dhe eksponatet e tij. Së dyti, muzeu mund t'i kalojë në vartësi bashkisë së qytetit, siç ngjet në të gjitha vendet me antikitet të zhvilluar, sikurse janë Italia, Greqia, Kroacia e të tjera vende. Shpresat e tyre janë shtuar se diçka do të riparohet pas emërimit të Ferdinand Xhaferrit në postin e ministrit të Kulturës në kabinetin qeveritar. Dihet që Xhaferri është nga qyteti i Durrësit, dhe e kupton situatën e krijuar në këtë sektor.

Artur Korriku, tek G.Shqiptare

Tuesday, December 15, 2009

Përdhunimet e femrave shqiptare prej serbërve dhe grekëve

Përdhunimet ndaj grave dhe vajzave shqiptare, si nga ana e serbëve dhe nga ana e grekëve, kanë ndodhur në mënyrë sistematike në kohë lufte. Në Kosovë mendohet të jenë përdhunuar rreth 20.000 gra e vajza, prej të cilave vetëm 2000 raste janë tashmë të evidentuara.

Le të shikojmë disa nga rrëfimet rrënqethëse të femrave të përdhunuara në Kosovë, të mbledhura nga Luljeta Selimi.



Rrëfimi i një vajze të përdhunuar nga serbët është tmerrësisht shokues. Ajo rrëfen :

"Kishte ditë që ishim në mal. Ishte ofensiva më e madhe deri atëherë në malet e Cicaviçës. Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Vetëm nga familja jonë ishim 14 veta, kurse nga i gjithë fshati, 70 veta. Na rrethuan nga të gjitha anët, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dhe as të siguronim ushqim. Ditën e tretë nuk na bënin më punë as pemët e egra me të cilat ushqeheshim. Fëmijët ia morën kujës e shumë u sëmurën e s'kishin asnjë shpresë për të mbijetuar. Po vdisnim pa ushqim dhe po i mbyste frika. Të gjithë meshkujt i morën një e nga një dhe i lidhën nëpër pemë. Më vonë sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Pastaj morën disa sende me vlerë dhe disa fëmijë, që ne të thyheshim dhe të tragonim nëse kishim fshehur gjëra me vlerë. NJë gruaje që provoi t'u rrëmbente një automatik, ia morën djalin 2-vjeçar dhe i prenë veshin dhe tre gishta. Vëllai im provoi të reagonte edhe pse me duart e lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe i prenë organin gjenital. O Zot, si nuk vdiqa në atë çast ?! Nëna dhe nusja nuk lëvizën, kurse unë u nisa drejt tyre, por vëllai - siç duket - vdiq nga dhimbja dhe më vonë nuk pashë tek ai as lëvizjen më të vogël.
- Do të të dhunoj me organin e tij - më tha njëri nga policët dhe dy të tjerët më lidhën duart duke më lidhur tek kamioni. Unë e di sa u përpoqa të bëja rezistencë, por një goditje e fortë në kokë më la pa ndjenja. Por di se kur më ka ardhur vetëdija, kam qenë e tëra e zhveshur dhe e lidhur. Disa metra më tej po dhunonin një grua dhe një vajzë tjetër, të cilat nuk i njihja dhe para këmbëve të mia pash nënë që po qante.
- Të vranë vëllanë me nusen e tij - më tha ajo, në vend që të më jepte kurajë. - Ndoshta do të jetë më mirë që të vdesësh edhe ti, se kështu do ta kem më të lehtë - më tha. Pastaj filloi të më thoshte disa gjëra. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekur dhe të pavarrosur. Kishte aq shumë copa duarsh, gishtat e veshësh, saqë nuk e kuptoj edhe sot se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj.
Më pas aty erdhi një polic dhe më tha:
- Meqë ishe e virgjër, do të të marr për grua. Do të vish me mua në Serbi dhe atje do të ngrejmë një fole siç ka menduar kryetari ynë MIllosheviçi. Djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujt në Kosovë ti vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj ? - Dhe para syve të nënës filloj të më përdhunonte sërish. Nuk e di sa më ka keqtrajtuar, por kur i hapa sytë, trupin e kisha të mbuluar me gjak. Shikoja kufoma dhe nuk e kuptoja pse e doja kaq shumë vdekjen.
- Unë po vdes, - tha nëna - dhe po vdes zemërplasur për vëllanë dhe kunatën tënde. Bija ime, mbaji mend këto dhe tragoji nëse shpëton ! Tregoji të gjitha dhe mos mbaj asnjë të fshehtë !
Pas këtyre fjalëve edhe nëna vdiq dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.

Luljeta Selimi, Rrëfime tronditëse, botuar në G. Shqip, 1 maj 07'

Një tjetër dëshmitare tregon:
Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm ngushëllonim njëri-tjetrin. Para fëmijëve hiqeshim sikur nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që kishim strehuar, nuk e jepnin veten përpara fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilicë. Më 29 mars, ata filluan të arrestonin meshkuj në lagjen tonë. E unë sa s'vdiqa nga frika.
- Ç'të bëjmë ? E kemi djalin 12 vjeç - i thashë burrit.
- Të presim ç'ka do të ndodhë. Ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po na vëzhgojnë ç'ka ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes - ma ktheu.
Atë ditë buzë mbrëmjes, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte ushqim. Dolëm me burrin dhe kërkuam në një tjetër familje aty afër. Gjatë natës u bëmë bashkë 4 familje. Nga mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e theu derën dhe të gjithë mbetëm të hutuar.
- Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t'iu lemë të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni më kurrë - na thanë.
- Do të shkojmë, në mënyrë që ti shpëtojmë fëmijët gjallë - pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha ç'kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën, duke menduar se në to mund të kishim gjëra me vlerë.
- Nisuni ju gratë, burrat do të vijnë pas gjysmë ore - thanë - pasi të bindemi që nuk janë ushtarë të UÇK-së.
- Nuk ndahemi - u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje, që ishte strehuar tek ne, provoi të arratisej, por policët pasi e panë e qëlluan dhe e vranë.
E ëma iu hodh në trup, por mori një plumb edhe ajo që depërtoi edhe në trupin e djalit të saj. Qarjet dhe klithjet filluan të shtoheshin dhe gruaja e plagosur nuk donte të shkëputej nga trupi i vdekur i të birit. Barbarët serbë, të revoltuar, i lidhën të gjithë meshkujt. Ndërsa neve grave, të gjitha na zhveshën. Fëmijët, të njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qanin, e në këtë kohë vdiq edhe gruaja e plagosur.
- Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm, sepse na duhet për programin e natës së TV Prishtinës- tha njëri nga policët dhe mori ta ç'nderonte një vajzë 15 vjeçare. Do doja të kisha vdekur, dua edhe tani, kur më kujtohet si vdiq vajza e re, pas gjysmë orë dhunimi, ku e dhunuan tre veta dhe tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata përdhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur më prenë gjirin, lusja Zotin të më merrte jetën, me sa më hante fyti, por s'më dëgjonte. Di që kur më hodhën në tokë, në atë shtrat vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithte dhe të kërkonte ndihmë, i prenë edhe thonjtë. Në fund, pasi e dhunuan, e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. UNë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është një ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë sesi nëna e tyre u ç'nderua. Djalin ma morën dhe sot e kësaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan 4 muaj pasi përfundoi lufta.
U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta përqafoja. Ai e pa sesi më përdhunuan, e pa sesi barbarët serbë luajtën dhe dogjën trupin tim dhe ndjehesha shumë e turpëruar. Po ashtu ndihem edhe sot. Ai më përqafoi duke qarë, më ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori të përqafonte edhe vajzat. Të gjithë qamë, qanë edhe të gjithë të pranishmit në oborr.
Unë B.B nga Gjakova edhe sot ndihem e turpëruar dhe e ndotur që më ç'nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, me shpresën se një ditë do të më kthehet edhe djali im i vetëm...

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gratë dhe vajzat çame, të cilat i kanë përdhunuar sistematikisht gjatë masakrës dhe gjatë gjithë kohës, që i mbanin në kampet e përqëndrimit
Shkroi Stop Injorancës, shkëputur nga Libri "Planet për zhdukjen e shqiptarëve" Elena Levanti

Në këtë faqe mund të lexoni përmbledhje më të plotë të rrëfimit të femrave të përdhunuara të mbledhur nga Luljeta Selimi : http://kosova.albemigrant.com/?p=12221

Ndërsa këtu mund të ndiqni edhe videot e këtyre dëshmive të tmerrshme, të njerëzve që iu shkatërrua jeta, për arsyen e vetme, sepse ishin SHQIPTAR :http://www.youtube.com/watch?v=lGv_A3xP3F8

Greqia është pjesë e BE-së, së cilës së shpejti do ti bashkangjitet në liberalizimin e vizave edhe Serbia, ndërsa Shqipëria e Kosova, JO. (S.I)