Tuesday, February 28, 2012

Vrasja e Komandos shqiptare në Afganistan.

Në rradhë të parë gjejmë rastin t'iu dërgojmë ngushëllimet familjes së të ndjerit Feti Vogli, ushtar i forcave komando shqiptare, i vrarë në Afganistan.

Në këtë ngjarje të rëndë, ku për herë të parë, pas disa misionesh të njëpasnjëshme të komandove shqiptare, humbet jetën një komando shiptare, disa dritë-hije dalin prej errësirës e shkojnë po drejt saj.

Edhe pse solidariteti i popullit shqiptar, për humbjen e kësaj jete ishte fisnik deri në detaj, kjo ngjarje të lë edhe shije të hidhur veç trishtimit për këtë humbje.

- Çudia e parë, ishte fakti se Ministria e Mbrojtjes shpalli 2 ushtarë të vrarë, ndonëse njëri prej tyre është ende gjallë.
- Çudia e dytë, është se familjarët e të ndjerit lajmërohen fillimisht prej shtypit dhe jo prej burimit zyrtar, siç do ti takonte realisht një dëshmori.
- Çudia e tretë ishte fakti se për humbjen e jetës së këtij ushtari, Tirana zyrtare e vazhdoi me hare festën e saj, të rrëzimit të bustit të E. Hoxhës.


- Çudia e katërt dhe këtu ju lutem më ndjeni qëndrimin, është se po kjo qeveri, e cila i ka shpallur luftë dëshmorëve tanë të kombit, në format nga më perverse, duke nisur nga numri i tyre 28000, duke u nisur prej luftës së tyre, përbaltjes së gjakut të derdhur për liri, duke vazhduar me heqjen e emrin të rrugës "Dëshmorët e 4 shkurtit" e duke vazhduar edhe me festimet kush më 28 e kush më 29 nëntor, shkon e shpall dëshmor një djalë të ri, që pamundësia ekonomike e kishte shtyrë të ndërmerrte këtë iniciativë të vështirë, ku me shumë gjasa duhet edhe të ketë paguar para tek eprorët e tij për të blerë "vdekjen", vendin e punës, e që sipas të dhënave të fundit është ekzekutuar pas një zënkeje me një polic afgan.

E mallkuar qoftë ajo dorë që i dërgon djemtë tanë të luftojnë me vdekjen atje larg, kur këtu në tokën tonë shteti shqiptar i vret të rinjtë shqiptarë në mes të bulevardit dhe pasi i quan edhe qafëpalarë, nuk denjon t'iu kthejë drejtësinë, as atje në varr.


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: