Sunday, May 27, 2012

Ambasada në Itali na ka mbyllur derën

Jam një shtetase shqiptare që jetoj në Itali prej 10 vjetësh dhe dua të vej në dukje një mungesë serioziteti nga përfaqësia jonë diplomatike, e cila është bërë pengesë sidomos kohët e fundit për shtetasit e saj.
Më konkretisht bëhet fjalë për situatën e prenotimit të takimit për të aplikuar më pas për pasaportën biometrike pranë konsullatës së Milanos. Së pari, unë jam e pajisur me një pasaportë jo-biometrike dhe me afat kadence në vitin 2016 ndërkohë që pa asnjë lloj rimbursimi më kërkohet të aplikoj sërish ose në të kundërt jam e detyruar të mos kem më të drejtën për të lëvizur lirshëm. Kjo, pasi shteti im ka vendosur ta nxjerrë të pavlefshme dokumentin zyrtar që më ka dhënë vetë kundrejt pagesës, pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Që të jem e qartë, unë jetoj në Padova dhe më duhet të humbas ditë pune për të shkuar në konsullatën e Milanos me shpresën se do të pajisem me një pasaportë të re. U bënë shumë ditë që provoj të kontaktoj në numrin e vendosur në dispozicion për emigrantët shqiptarë. Më konkretisht është numri me pagesë 8959697901. Sa herë që telefonoj në këtë numër, sekretaria e kompanisë celulare shprehet se ai nuk ekziston ndërsa më pas kam provuar të kontaktoj me numrat e zyrës direkt. Kërkesës time përmes postës elektronike as që bëhet fjalë t’i përgjigjen zyrtarët e konsullatës ndërkohë që në numrat e zyrës përgjigjet sekretaria kompjuterike. Po të telefonosh në numrat 02/8051265 – 02/86467782 02/86467423, e vetmja përgjigje që merr është se telefonata po regjistrohet ndërsa mundësia për të folur me një operator apo zyrtar të konsullatës, nuk ekziston.

Më skandaloze në të gjithë këtë është se as numrit 3920686139, i vendosur për urgjenca, nuk i përgjigjet askush. Pas dështimit për të kontaktuar me konsullatën, iu drejtova edhe ambasadës në Romë por pa përgjigje. Nuk e di dhe sa do të zgjasë ky trajtim për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe shpresoj të mos jetë e njëjta situatë në të gjitha vendet e tjera. Publiku shqiptar duhet të njihet me këtë situate ndërsa shteti t’i japë fund torturës dhe lodhjes që na ka shkaktuar për vite me radhë. Nuk kemi më nevojë për vështirësi të tilla, na mjaftojnë ato të punës së përditshme dhe barra e rëndë e emigracionit.Adresa online e Ambasadës Shqiptare në Itali: http://www.ambalbania.it/index.php?lingua_scelta=17&ferma=OK
 Anila Dorda

 

http://www.facebook.com/notes/stop-injoranc%C3%ABs/ambasada-n%C3%AB-itali-na-ka-mbyllur-der%C3%ABn/464379786922367Emërimi i dhëndrit në Ambasadën Shqiptare në Paris është vetëm 'maja e ajsbergut' në emërimet e ndikuara nga kryetarja e Kuvendit. Kësaj here bëhet fjalë për vëllanë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Gjon Çobo, i cili është emëruar konsull në konsullatën e Milanos. Z. Çobo nuk ka asnjë shkollim të lidhur me diplomacinë, madje për të emëruar atë si konsull në këtë konsullatë është bërë edhe një ndryshim i posaçëm i organikës së këtij institucioni. Kjo organikë nga 2+1 ka kaluar në 3+1 për t'i hapur një vend vëllait të znj. Topalli.

No comments: