Sunday, May 27, 2012

Nga e merr emrin Vatikani?

Sipas etimologjisë zyrtare, http://www.etymonline.com/index.php?term=Vatican&allowed_in_frame=0 "Vatican Look up Vatican at Dictionary.com 1550s, from L. mons Vaticanus, Roman hill on which Papal palace stands. An Etruscan loan-word, not related to vates "sooth-sayer."
fjala Vatikan, është një fjalë e marrë hua prej gjuhës etruske. Jepen dhjetra e dhjetra shpjegime të ndryshme me kodra, apo me "anuse", por askush nuk di ta gjejë kuptimin e kësaj fjale.

Po shqipja, a mundet ta ndihmojë në këtë drejtim? (S.I)

FJALORI SHQIP-SHQIP

VATAN m. bised.

1. Atdhe. Mbrojmë vatanin. Luftuan për vatanin. E çliruan vatanin.

2. Vendi (krahina, qyteti a fshati) ku ka lindur e ku banon dikush, vendlindja. E ka marrë nusen nga vatani.

VATËR f. sh.

1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës. U ul në krye të vatrës.

2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës; e sobës etj., ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj. Vatra e furrës (e farkës).

3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte mbjellë një vatër qepë.

4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon familja a ku kanë jetuar të parët tanë brez pas brezi; familja; kryes. sh. vendi ku kemi lindur e jetojmë, vendlindja. Vatër e dashur (e shtrenjtë). Vatra atërore (prindërore). Vatra e të parëve ( e stërgjyshërve).Vëllezër të një vatre vëllezër që kanë lindur e janë rritur në një shtëpi. Mik vatre mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli për vatrën time. I ra fatkeqësia në vatër. Mbrojmë vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Armiku na shkeli (na shkatërroi) vatrat tona.

5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a pika që tërheq vëmendjen më të madhe; qendra e një veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe; djep. Vatër revolucionare (patriotike). Vatër e rëndësishme e luftës çlirimtare. Vatër shkencore (kulturore). Vatër kulture (përparimi). Vatër e edukimit revolucionar. Vatër e lëvizjes popullore. Vatra e kryengritjes (e qëndresës). Vatër agresioni (konflikti, lufte). Vatra e tërmetit (e vullkanit). Vatër epidemie (infektimi).

6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore. Vatra e nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.

7. mjek. Vendi në trupin e një njeriu ose të një kafshe të sëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes.

8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet e një tufe drite, pasi kjo të ketë përshkuar një thjerrzë ose të jetë kthyer nga një pasqyrë e përkulur. Vatër shembëllimi. Vatra e pasqyrës (e thjerrzës). Vatra e xhamit zmadhues.

9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsës etj., që ka veti të veçanta kundrejt pikave të lakores. Vatrat e elipsës. Largësia midis vatrave.

10. përd. ndajf. (në bashkëvajtje me një). Shumë, tufë. Ka një vatër fëmijë. Është me një vatër kalamaj. Erdhën një vatër mysafirë (miq). * Në krye (në qoshe) të vatrës në vendin më të nderuar, në krye të vendit. I thau vatrën shih te THAJ. Është bërë gjysh në vatër shih te GJYSH,~I. I daltë hithra në vatër! mallk. shih te HIDH/ËR,~RA. Ishte me dy krënde në vatër shih te KRËND,~I. Jam një zjarr e një vatër me dikë shih te ZJARR,~I

2. Nxjerr ujë në vatër dikush a) s'lë gjë pa trazuar e pa prishur, s'lë dy gurë bashkë, është shumë i prapë (thuhet sidomos për fëmijët); b) është shumë i zoti. Lopa në mal, përsheshi në vatër (në xham) fj.u. shih te LOP/Ë,~A. Vatër kulture institucion që merret me organizimin e drejtimin e veprimtarisë kulturore e artistike në një fshat të vogël.

VATH m. sh.

1. Stoli prej ari, prej argjendi a prej lëndësh të tjera, zakonisht në trajtë rrethi e me zbukurime të ndryshme, që i varin vajzat e gratë në bulën e veshit. Vath i florinjtë. Vathë prej argjendi. Vathë me gurë të çmuar. Një palë vathë. Vë (mban) vathë.

2. Secili nga dy zgjatimet e mishta që i varen dhisë poshtë gushës, rezhdë. Dhi me vathë. * Iu bë vath në vesh dikujt shih te VESH,~I. E vari (e vuri, e mban, e ka) vath në vesh diçka shih te VESH,~I. Vath i florinjtë në vesh të derrit shih te FLORINJTË (i,e). Lule vathi bot. shih te LUL/E,~JA.

VATHË f. sh.

1. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë; vend i rrethuar me lesa në një arë, ku mbajnë dhentë natën për ta plehëruar; tufa e dhenve a e bagëtive të gardhuara në një vend të tillë. Vatha e dhenve (e dhive, e lopëve). Lesa e vathës. I futin (i mbyllin) në vathë. E ndau (e hoqi) nga vatha. E plehëroi me vathë. http://fjalorshqip.com/
Shkroi: Stop Injorancës

No comments: