Në televizionet shqiptare ka shumë programe televizive që janë të dështuara që në ideim, apo dhe të tjerë që dështojnë rrugës. Po ashtu nuk mungojnë as programet ku vetë qëllimi i tyre është antiqytetar, antihuman, apo ku drejtuesit e këtyre programeve nuk kanë pikë takimi me etikën qytetare, apo me njohuritë minimale për të shqipëruar publikisht gjuhën shqipe.
E gjithsesi, programi për të cilin donim të diskutonim sot, ia kalon të gjitha kategorive, madje nuk ka as kategori. Eshtë origjinal në unicitetin e tij. Ai në thelb, përpiqet të bëjë humor, i cili nuk është as humor i zi, as i kuq dhe as rozë. As humor anglez, por as shqiptar. Pa kripë, pa sheqer, pa limontos. As satirë, as sarkazëm, as cinizëm...
Nga kanali televiziv i dorës së parë, në të cilin shfaqet ky program, me siguri tërheq shumë shikues dhe përshtypja e parë që le, është një kuriozitet i madh për ta ndjekur deri në fund, paçka se nis në një orë të vonë të së shtunës.
Por pa kaluar as edhe 7-8 minuta nga programi dhe ti nuk ke përjetuar as edhe një lloj emocioni, pozitiv apo negativ qoftë dhe nuk të ka lëvizur asnjë milimetër mimika e fytyrës, nga brenda stomakut të mblidhet një si lëmsh, që përpiqet të të ngrihet me vrull lart në drejtim vertikal, për të shpërthyer me gjithë forcën e tij, nga aparati i gojës, në drejtim të televizorit.
E fill pas kësaj ndjesie të zë një trishtim i madh, një mllef i papërmbajtshëm, që vjen nga vlerësimi që ti ke për humorin dhe artin në përgjithësi.
Kur sheh që programe dhe ide kaq bajate e të pajeta shohin dritën e realizmit, e kupton më së miri batutën e pisët të një Profesori të Historisë, që në nerva e sipër thoshte: "Shitësit e bananeve janë artistët që duhej të ndiqnin shkollat e larta dhe ju studentët e sotëm, në pjesën më të madhe, duhet të shkoni të gjeni një cep, ku të shisni banane".
Në rangun e gjatë të programeve mediokre e vjellëndjellëse, me siguri i ashtëquajturi Pop Channel, zë vendin e parë, i distancuar kështu larg edhe prej ndjekësit të vendit të II-të, humorit të TV Tiranës, i cili ka mbajtur vendin e parë, për gjithë këto vite tranzicioni rrjesht.
Eshtë e vërtetë që ky program nuk abuzon me përqëndrimin e vëmendjes tek seksi, siç ndodh rëndomtë, (duke e shfrytëzuar si temë që shkakton humor nga tabuja që kemi ngritur rreth tij), por padyshim, për çdo artist e artdashës shqiptar, ky program është një realizim po aq banal, sa edhe vetë fjalori i rrugës.
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments:
Post a Comment