I pari fakt gjenetik që vë në dukje autenticitetin e popullit shqiptar, përtej kufijve politikë në të cilët ai gjendet i ndarë.
E më mirë se flasin gjenet, zor se dëshmon historia apo studime të tjera social-kulturore të cilat, pavarësisht vërtetësive, kanë një marzh jo të vogël gabimi. Gjithashtu në të tilla rrafshe mund të ketë deformime shpesh të qëllimshme. Në kurriz të Shqipërisë kjo ka ndodhur jo rrallë. Prova e re gjenetike konfirmon autenticitetin në trojet aktuale, që në kohët shumë të lashta hedh poshtë përfundimisht tezat spekulative që kanë hedhur hipotezën e një migrimi të vonshëm historik të popullsisë shqiptare nga krahinat verilindore të Ballkanit apo dhe më larg, në trojet aktuale. Specialistët e imunologjisë japin të dhëna shkencore.
Studimi i gjeneve
Studimi i kryer me metodat e fundit të biologjisë molekulare, për herë të parë krijon një imazh të qartë të hartës gjenetike të Ballkanit. Gazeta ka publikuar pjesë të këtij studimi javë më parë, dhe jep tashmë të plotë Pemën filogjenetike të popujve të Ballkanit dhe të Europës Juglindore, e hartuar duke u bazuar në distancat gjenetike midis tyre. “Për sa i përket popullatës së shëndoshë shqiptare, në këtë studim u përfshinë 160 individë shqiptarë të shëndoshë dhe pa lidhje gjaku midis tyre, të zgjedhur në mënyrë të rastësishme ndërmjet studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, si dhe ndër dhurues gjaku në Njësinë e Dhurimit të Gjakut të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës”, thotë Genc Sulçebe, shefi i shërbimit të imunologjisë në QSUT, i cili bashkë me stafin e tij kanë kryer studimin. Sipas tij, ishin me origjinë nga të gjitha krahinat e vendit dhe u përzgjodhën pasi u deklaruan si shqiptarë etnikë prej të paktën 3 brezash nga të dy prindërit. Për popullatën kosovare u përzgjodhën 120 individë të shëndoshë dhe pa lidhje gjaku ndërmjet dhuruesve të gjakut nga të gjitha rajonet e Kosovës, duke ndjekur të njëjtët kritere si individët nga Shqipëria. Për popullatat e tjera, të dhënat gjenetike u morën nga literatura.
Shqipëria e Kosova

Nga gjetjet rezulton se distancat gjenetike midis popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë janë më të afërta me popullatat greke, maqedonase dhe bullgare sesa me popullatën serbe, kroate apo boshnjake. Popullata rumune dhe ajo turke ndodhen më larg të distancuara. Popullata italiane është e afërt me atë rumune dhe njëlloj me këtë të fundit për sa i përket distancës nga popullatat shqiptare. “Me sa duket, ekziston një fond i përbashkët gjenetik midis gjithë popullatave që jetojnë në Gadishullin Ballkanik, por popullatat shqiptare, greke, maqedonase dhe bullgare janë gjenetikisht më shumë të afërta me njëra-tjetrën, pavarësisht nga dallimet e njohura gjuhësore, kulturore ose fetare. Ky fond i përbashkët gjenetik duket se u ka rezistuar migracioneve të njëpasnjëshme dhe valëve pushtuese në këtë rajon”, thotë Sulçebe.
Distancat gjenetike
Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u nisur nga llogaritja e distancave gjenetike. Pasojnë po nga këndvështrimi i distancave gjenetike popullatat maqedonase, greke, bullgare, kroate, boshnjake, serbe, italiane, rumune dhe turke, të renditura këto sipas rritjes së këtyre distancave. Popullatat e tjera europiane radhiten në distanca më të largëta gjenetike, të cilat në përgjithësi janë në përpjesëtim të drejtë me distancat gjeografike. “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ka sqaruar Genc Sulçebe. Sipas tij, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.

10 popullata
të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike janë përfshirë në studimin e kryer nga laboratori i imunologjisë në Spitalin “Nënë Tereza”.

2 grupe
popullatash përvijohen në rajonin e Ballkanit. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare. Në tjetrin ato kroate, boshnjake dhe serbe

Studimi krahasues
Rezultatet e studimit krahasues të profilit genotipik HLA të dy popullatave shqiptare me popullatat e tjera të rajonit ballkanik dhe ato të tjera europiane bënë të mundur hartimin e hartës aktuale gjenetike HLA të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik duke paraqitur me anë të “provës së ADN” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon.

Pema filogjenetike e popujve të Ballkanit dhe të Europës Juglindore, e hartuar duke u bazuar në distancat gjenetike midis tyre
Studimi nga laboratort Genetik
Në një tjetër studim të kryer nga laboratori i genetikës pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë “ disa vjet më parë ka nxjerrë gjithashtu të dhëna mjaft interesante. Sipas tij rezultoi gjenetikisht e ngjashme me popullatën e vendeve të Evropës Veriore është ripërsëritur. Në më shumë se 80 % të rasteve është vërejtur se kemi të njëjtat defekte gjenetike (mutacione) si vendet e Evropës Veriore.

Metodologjia
Genotipizimi HLA (Kompleksi madhor i Pajtueshmërisë Indore) (u krye duke përdorur metodat e biologjisë molekulare në ADN-në e ekstraktuar nga gjaku periferik i pacientëve apo individëve te shëndoshë të studiuar. Distancat gjenetike ndërmjet dy popullatave shqiptare të studiuara dhë popullatave të tjera u llogaritën me anë të programit “Phylip”, nëpërmjet llogaritjes së distancës gjenetike sipas Nei duke përdorur të dhënat e frekuencave të aleleve HLA.
(Panorama)

ZIRINA LLAMBRO
No comments:
Post a Comment