Friday, March 15, 2013

Kultura e Debatit


Që një shoqëri të funksionojë natyrshëm i nevojitet padyshim liria si koncept themelor i zhvillimit të saj.
Por e gjitha kjo liri për tu shprehur, për tu dëgjuar, për tu marrë në konsideratë, për tu sqaruar mes vete, për të kuptuar tjetrin dhe për të shkëmbyer informacionin e dijen nëpërmjet komunikimit, humbet kuptimin nëse ne së pari, nuk mësojmë se ç'është debati, cili është qëllimi i tij, si ndërtohet ky debat dhe si arrihet në një zgjidhje apo në një përfundim të përbashkët.
Të gjithë elementët e mësipërm përbëjnë atë që quhet "Kulturë Debati".

Mungesa e kësaj kulture debati shfaqet në të gjithë panoramën e saj të mundshme duke nisur që nga debatet tona televizive dhe duke vazhduar më pas tek marrëdhëniet ndërshoqërore epror-nënpunës, prind-prind, prind-fëmijë, mësues-nxënës dhe në të gjitha raportet e tjera të mundshme mes të njohurish apo të panjohurish, përballë, apo nëpërmjet mjeteve të tjera të komunikimit.

Në rast se ne do të mësonim si të diskutonim, jo vetëm që do të kuptonim botën dhe tjetrin më mirë, por rrjedhimisht do të njihnin dhe formonim edhe veten.

1. Rregulli numër një i kulturës së debatit është të dëgjosh bashkëbiseduesin pa e ndërprerë edhe në rast se nuk jeni dakord me të.
2. Rregulli numër dy i kulturës së debatit është të diskutosh vetëm mbi temën që trajtohet, pa kaluar tek personi që e trajton.
3. Rregulli numër tre i kulturës së debatit është të argumentosh gjithmonë mendimin tënd, sepse askujt nuk i intereson opinioni yt, por argumenti që ti përdor.
4. Rregulli numër katër i kulturës së debatit është të mos personalizosh diskutimin duke ofenduar bashkëbiseduesin.
5. Rregulli numër pesë i kulturës së debatit është të mos diskutosh mbi tema rreth të cilave ti nuk ke asnjë opinion apo njohjet e tuaja janë të pakta.
6. Rregulli numër gjashtë i kulturës së debatit është të kontrollosh gjithmonë intonacionin e zërit tënd. Në një debat nuk fiton asnjëherë ai që e ka zërin më të lartë, por ai që përdor argumentin më të fortë logjik.
7. Rregulli numër shtatë i kulturës së debatit është të përdorni gjithmonë një gjuhë etike, të pastër, të qartë dhe pa banalitete.
8. Rregulli numër tetë i kulturës së debatit është të qëndroni sa më larg përgjithsimeve dhe kur të merrni shembuj të niseni kryesisht prej eksperiencave tuaja.
9. Rregulli numër nëntë i kulturës së debatit është të mbani gjithmonë një mendje hapur, për të marrë në konsideratë çdo pikëpamje të ndryshme nga tuaja.
10.Rregulli numër dhjetë i kulturës së debatit është të mos merrni pjesë në asnjë debat mbi të cilin nuk keni interes.

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, March 13, 2013

Përparësia, ose Prioriteti i qeverisë shqiptare


Përparësia, ose Prioriteti siç e quajnë sot ata që nuk dijnë fjalën e përshtatshme shqip, është diçka shumë e rëndësishme, që në listën e gjërave që duhen bërë, qëndron në krye.

Prioriteti i një qeverie quhet përkushtimi i vëmendjes maksimale të Qeverisë, ndaj një sektori të caktuar.

1. Kemi parë në këtë qeverinë e sotme, që Prioritet i saj është Integrimi.

2. Por në fakt prioriteti i saj është Mjedisi.

3. Për të qenë të sinqertë, Prioriteti i Qeverisë është turizmi.

4. Në fakt, në fakt, Prioriteti i Qeverisë shqiptare është Boshti i jugut

5. Por në rast se duam ta shohim pak më thellë, Prioriteti i Qeverisë shqiptare janë Investimet e Huaja.

6. Ndokush prej jush do thotë po "Zhvillimi rural"? Po, Zhvillimi rural është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

7. Tek Zhvillimi Rural, domosdo do hyjë edhe Bujqësia. Pra Bujqësia është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

8. Dikush tjetër do hidhet "Hej, po Sistemi i Shëndetësisë"? Po, keni plotësisht të drejtë, Sistemi Shëndetësor është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

9. Po me energjinë ç'do bëjmë/ Ç'është kjo pyetje njëherë...?! Energjia e rinovueshme është prioriteti i qeverisë shqiptare.

10. Eshtë e vërtetë që infrastruktura jonë nuk është në standartet e duhura, por jo më kot Infrastruktura moderne është prioriteti i qeverisë shqiptare.

11. Po ku do shkojmë ne si shtet nëse nuk realizojmë zgjedhje të lira? Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e lira janë prioriteti qeveritar.

12. Duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është, le ti vijë keq kujt të dojë. Prioriteti i Qeverisë Shqiptare është Edukimi Dixhital

Të lutem o shtet, lër diçka jashtë prioriteteve të tua, s'e asgjë veç atyre që mban si prioritete nuk është katandisur ndonjëherë kaq keq.

Shkroi: Stop Injorancës !

Fotoja e mësipërme është e një filloreje në fshatin Zdranjsh të Librazhdit, marrë nga faqja Zyrtare e deputetit Taulant Balla.

Shqiptarët vrasës me pagesë në filmin “Dead Man Down”


Regjisori i “The girl with the dragon tatto”, Neils Arden Oplev, ka sjellë një tjetër film, por kësaj radhe ai ka përfshirë edhe shqiptarët. Ata i ka bërë një bandë që vrasin me pagesë e aty flitet edhe shqip nëpërmjet aktorit me prejardhje shqiptare, James Biberaj, i cili luan përkrah aktorëve të njohur Colin Farrell, Noomi Rapace në rolet kryesore.

Banda të ndryshme pjesë e perandorisë së drogës së Alphonse janë edhe gangsterët që në kritikën e “The New York Times” quhen “tullacë të rrezikshëm”. Ata vrasin këdo për çfarëdo arsye. Bandat që vrasin me pagesë janë shqiptarë. Ata janë të lidhur mes vete familjarisht. Kryesori i tyre është Iliri, rolin e të cilit e luan aktori James Biberaj, i cili tregohet goxha i rreptë si gangster, ashtu sikurse qëndrimi i ministres së Qeverisë së Kosovës ndaj rasteve të shpeshta kur Hollywoodi po i personifikon shqiptarët si të këqij.

“Nuk mendoj domosdoshmërisht që filmi është antishqiptar, por edhe në këtë film sikur në disa tjerë para tij, shqiptarët janë portretizuar përmes bandës e cila vret për të holla”, ka thënë Kusari-Lila, nëpërmjet një mesazhi telefonik nga New Yorku, e cila gjatë qëndrimit në metropolin amerikan, ka pasur rastin të shoh premierën botërore të filmit, “Dead Man Down” nën regji të danezit Niels Arden Oplev.
(e.m/kohaditore/BalkanWeb)

Trajlieri: http://youtu.be/6WKmnAcMTKM

Shaban Norja: Mes meje e Ajshes kishte dashuri. Vajzat e Medresesë lidheshin me pensionistë


Në vijim të intervistës së zhvilluar me Shaban Norjen, ai ka pohuar për Panoramën se disa prej shoqeve të viktimës 18 vjeçare, kishin lidhje me pensionistë.

Diferenca e moshës me Ajshe Vatën, për Shaban Norjen nuk ka qenë kusht për të krijuar marrëdhënie me të.

“Pavarësisht diferencës së moshës, mes nesh kishte edhe dashuri. Unë e doja atë vajzë dhe jam plotësisht i bindur se edhe ajo më ka dashur mua. Ajshja nuk qëndronte me mua as për para dhe as për gjëra të tjera materiale. Gjatë gjithë kohës që kemi qenë bashkë, Ajshja më ka kërkuar vetëm një herë 50 euro. Donte të shkonte me shoqet e shkollës në Kosovë. Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që Ajshja ka kërkuar para nga mua. Edhe shoqet e saj kanë zgjedhur të lidhen me pensionistë. Njoh dy-tri shoqe të Ajshes që kanë lidhje të ngjashme me timen. Kjo është kthyer si praktikë për vajzat e reja, sidomos ato të shkollës së Medresesë. Ata nuk preferojnë lidhjen me djem të moshës së tyre, pasi së pari nuk duan që të zbulohet lidhja dhe ata i keqtrajtojnë. Ajshja më kishte thënë se edhe dy shoqe të saj në shkollë kanë lidhje me pensionistë dhe më duket se vazhdojnë  akoma. Tani që e mendoj, them se nuk duhet të isha përzier kurrë me këtë vajzë, sepse e mora në qafë”, deklaron Shaban Norja.

Ai mohon që njihet si rebel dhe thotë se: “Është e vërtetë që nuk qarkulloja asnjëherë i paarmatosur, sepse siç ta shpjegova, e kemi në traditë mbajtjen e armëve në shtëpi, por nuk kisha prishur qejf me asnjë”.

Shabani tregon se është njoftuar se edhe familja e Ajshes dhe e tij janë shpërngulur jashtë shtetit. Ai shprehet i penduar për veprimin e bërë.

“Jam penduar për vdekje që qëllova mbi atë vajzë. Më del gjumi natën dhe thuajse qaj çdo natë për atë që bëra. Gjithashtu bëra gabim që nuk vrava edhe veten kur qëllova Ajshen. E mendova dhe në një moment isha pranë vetëvrasjes, por mendova se duhet të çoja amanetin e saj deri në fund. Sipas Ajshes, unë duhet të qëndroja gjallë për të fshehur kokën e saj që të mos identifikohej”, tregon Norja.

Ai tregon se është ambientuar dhe ka zënë shoqëri në burg dhe meqë do të bëhet transferimi i tij në një burg tjetër, shprehet se: “Nuk është se e kam ndonjë problem se në cilin burg do të kaloj pjesën e mbetur të jetës sepse në fund të fundit qelitë njëlloj janë kudo. Vetëm në burgun e Krujës nuk kam dëshirë të shkoj”.

Arsyeja se pse ai nuk do të preferonte të shkonte atje është se: “Dy të burgosur, që nuk i njoh, më kanë dërguar llaf se po më presin për të më hequr qafe. Si duket do të jetë ndonjë nga të afërmit e Muhamedit”, tregon ai duke shprehur dëshirën që të shkojë në Rrogozhinë ose Peqin.

Ai tregon se jeta e tij më parë ka qenë shumë e mirë, dhe se  tashmë në burg ka kontaktuar me vajzën që i ka sjellë edhe një  kuti shahu për të kaluar kohën. Ndërsa përsa i përket vrasjes, ai shprehet se duhet të tregohej më i zgjuar që vajzën mos ta zinte paniku kur mori vesh shtatzëninë. (G. Panorama)

Të vrasim ditën, të qajmë natën e të nderojmë pas vdekjes


Azem Hajdari nderohet në 50-vjetorin e lindjes së tij me titullin më të lartë, 'Urdhrin e Flamurit Kombëtar'.

Në 2002 i është dhënë titulli Urdhri "Nderi i Kombit"
Në 2008 i është dhënë titulli Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"

Ndërkohë që sot nderohet e i thuren lavde, le të rikthehemi pas në kohë për të kuptuar se si trajtohet ky njeri me kaq tituj të lartë dhënë pas vdekjes, ndërsa ishte gjallë.



Materiali i mëposhtëm është marrë me shkurtime prej emisionit investigativ Fiks Fare.

Shkroi: Stop Injorancës !

Që në fillim të vitit 1993, PD filloi sulmin ndaj Azem Hajdarit. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1997, kur u përjashtua edhe nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Për katër vjet, PD ka sulmuar Azem Hajdarin dhe kjo vërtetohet nga gazetat RD të asaj kohe. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk është sulm brenda një dite apo një nate, por sulm që ka zgjatur vite të tëra, që nga viti 1993 e deri pak muaj para se të vritej. Për periudhën që ishte gjallë, PD e vrau moralisht dhe politikisht Azem Hajdarin me shpifje. Në atë periudhë, Hajdari ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nëse shfleton gazetën “Rilindja Demokratike”, organ i PD-së, gjen fakte nga lufta që i është bërë nga PD liderit të saj. Kreu i PD-së, zoti Sali Berisha, përmes gazetës së tij, Azem Hajdarin, e quante ushtar të turpit, njeri të keqpërdorur politikisht. Në faqet e gazetës RD, organ i PD-së, të ndjerit Azem Hajdari i bëheshin një sërë pyetjesh publike. PD, përmes RD-së e ka pyetur Azem Hajdarin se kush e kishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sa padronë kishte ndërruar deri në momentin që PD i drejtonte këto pyetje.
Në numrin 728 të gazetës RD, datë 13 gusht 1994, Azem Hajdari, i cili ishte në grevë urie, cilësohet si ushtar i Kurt Kolës dhe ushtar i turpit. “Në procesin e depersonalizimit progresiv, të ndërrimit të ustallarëve, i gjori deputet Hajdari përfundoi në shegert të Kurt Kolës apo në ushtar të fundit të tij. Zoti Hajdari, thonë zërat e këqij, po vazhdon grevën e urisë me raki e meze në shtëpi. Studentët e ‘90-ës nuk po i përgjigjen, ata që e shtrydhën e flakën tej”, shkruante atëkohë gazeta e PD-së.
“Hajdari dështon. Vetëm 20 vetë në mitingun e organizuar prej tij në Tiranë”, është një tjetër titull i gazetës RD të asaj periudhe.
Disa vite më pas, kur Azem Hajdari iu bashkua BSPSH-së (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë), gazeta RD i komenton kështu veprimet e tij: “Hajdari duket se ka vendosur të sakrifikojë shumë. Deri tani është larguar nga posti i kryetarit të komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un e, më pas është dëbuar dhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së”. Lufta kundër tij ndihet qartë që te termat e përdorur në faqen e RD-së. Nuk thonë se është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së, por është dëbuar. Sulmi ndaj Hajdarit nuk mbetet vetëm në nivelin e komenteve të veprimeve të tij, por shkohet më tej, deri në akuza për vrasje. Në një rubrikë “Thuhet kafeneve”, të organit të PD-së, në mes të rreshtave lexon: “Në kafenenë e Xhelës thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve, para dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë i armatosur, i braktisur nga të gjithë, i rrethuar nga 80-lekëshat”.
Sipas PD-së, në kohën kur ishte gjallë Azem Hajdari, askush në vitin 1990 nuk ka shkuar pas tij. Ky koment bëhet në periudhën kur Hajdari organizonte protesta kundër qeverisë dhe RTVSH-së. “Kanë dështuar bashkë me Azem Hajdarin dhe ëndrrat e përkrahësve të tij, që vendosin një paralelizëm mes dhjetorit të viteve ‘90 dhe këtyre ditëve. Askush në dhjetorin e ‘90-ës nuk ka shkuar pas Azem Hajdarit, studentët dhe gjithë rinia iu bashkuan PD-së me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit”. Duke e cilësuar si “një kloun mjeran të politikës shqiptare, njëkohësisht PD deklaroi, në periudhën kur filloi sulmin ndaj tij, se ai (Hajdari) kishte qenë i dështuar që në fillim të karrierës së tij. Madje, PD e cilëson si njeriun më shterpë të politikës shqiptare, si një njeri të verifikuar negativisht në politikën shqiptare. Një ditë pas grevës së tij të urisë, gazeta RD shpalli publikisht ndarjen e PD-së nga Azem Hajdari, duke shkruar: “Ndarja përfundimtare e Hajdarit me njerëzit ndodhi dje. Ishte e domosdoshme një ndarje e tillë. Ishte në të mirë të njerëzve e po ashtu, edhe të Hajdarit”. Faqet e para të organit të PD-së në muajin janar 1997 ishin të mbushura me tituj që shpallnin përjashtimin e Hajdarit nga grupi parlamentar i PD-së. Vendimin e kryesisë për përjashtimin e tij RD e cilëson si divorcin përfundimtar mes tij e PD-së.
Pas vrasjes së Azem Hajdarit, më 12 shtator 1998, qëndrimi i PD-së dhe kryetarit të saj, z. Sali Berisha ndaj Hajdarit, ndryshoi kryekëput. Hipokrizia shkoi deri atje sa nga një njeri i cilësuar prej PD-së si i dështuar, spiun, i keqpërdorur politikisht, Azem Hajdari shndërrohet në hero të demokracisë. Vetë Berisha nuk e pranoi asnjëherë vendimin e gjykatës, dhënë në prill 2002, që e cilësonte vrasjen e Azem Hajdarit për motivin e dobët të hakmarrjes. Me hipokrizi, kur Hajdari u vra, e cilësuan krimin ndaj tij si një vrasje politike dhe e ngritën në piedestal. Ndërkohë që për vite me radhë e kishin sulmuar, akuzuar dhe përjashtuar nga radhët e tyre dhe ia kishin mohuar rolin në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit. Të njëjtët njerëz që hodhën vrer kundër Azem Hajdarit, dhe shpifën sa mundën, me hipokrizi, shkojnë sot e vendosin lule në vendin ku u ekzekutua dhe ku prehet.
Burimi Marre nga “Gazeta Shqip”

A mos vallë jemi duke bërë hapa pas?


Dje, Ministria e Drejtësisë paraqiti paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal, ku propozohen masat më të ashpra që ka patur ndonjëherë ligji shqiptar për disa lloje krimesh që vazhdojnë të trondisin shoqërinë shqiptare.

"Kushdo që vret një efektiv policie nuk mund të ketë ndëshkim më pak se 38 vjet burg, kushdo që vret policin do të ketë burg përjetë, pa të drejtë lirimi me kusht", tha ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.
Rritja e dënimit duke llogaritur minimalen 38 vjet dhe maksimalen burg i përjetshëm është edhe për vrasjen për gjakmarrje.

Kush vret një grua, një vajzë brenda familjes, jo më pak se 38 vjet burg deri në burgim përjetë. Por, minimumi 38 vjet parashikohet në paketë.

Për personat që kapen për armëmbajtje pa leje paketa parashikon 10 vjet burg.
“Kush kapet me armë në publik, ka mjetin për t’u kthyer në vrasës apo grabitës potencial për jetën e njeriut. Me armë në publik nuk mund të dënohet më pak se 10 vjet burg. Kush del me armë zjarri në Pazar minimali është 10 vjet dhe nuk e ndihmon as gjykata as prokurorja as avokati, të dalë më parë se 10 vjet nga burgu”.

"Ministria e Brendshme e ka konsideruar dhe e konsideron ndërhyrjen për saktësimin e ashpërsimin e masave të dënimit, si një reagim energjik dhe efikas të shtetit, që do të ketë ndikim të menjëhershëm në parandalimin e veprave penale dhe gjithashtu në uljen e tyre.

Për të kuptuar se sa efekt do të kenë realisht këto masa të rrepta për të parandaluar rritjen e kriminalitet, ne duhet fillisht të kuptojmë arsyet e tij.
Dimë shumë mirë se shtetet më të zhvilluara sot në botë dhe me shifra të ulta krminaliteti, nuk njohin në legjislacionet e tyre dënime mbi 25 vjet. Mjaftoj të përmendimin këtu pikërisht rastin e masakrës në Norvegji, ku përgjegjësi i saj Breivik në 24 gusht të 2012-ës u dënua me 21 vjet burgim, që përbënte edhe dënimin maksimal në Norvegji.

Nga ana tjetër kemi plot shtete të cilat aplikojnë ende gjykimin mesjetar të dënimit me vdekje dhe krimi nuk ka arritur të parandalohet.
Sigurisht që kjo paketë mund të ketë një efekt zbutës të kriminalitetit, por jo të gjitha krimet ndodhin si pasojë e dënimeve "të ulta", parashikuar në legjislacionin shqiptar.

Me kriminalitet nuk nënkuptohen vetëm krimet ordiniere, vjedhjet në rrugë, vjedhjet e bankave apo të pasagjerëve të autobusëve. Shoqëria shqiptare si fillim ka humbur besimin tek sistemi i drejtësisë, ka humbur besimin se ky sistem mundet të godasë ndonjëherë krimet e njerëzve me pushtet.

Krimi është një pasojë, pasojë e disa shkaqeve të cilat e shtyjnë qytetarin të arrijë deri në vepra të ndryshme penale, po për aq kohë sa shoqëria jonë do të merret me pasojat duke neglizhuar faktorët e vërtetë të kriminalitetit, ne nuk po bëjmë asgjë tjetër veçse pretendojmë se kjo tenxhere me presion e vendosur mbi zjarr, nuk do të pëlcasë në rast se kapakun e mbyllim më fort.

Shkroi: Stop Injorancës !

Përse Turqia është kaq e interesuar për Perandorinë Osmane?


Përse Turqia është kaq e interesuar të fusë hundët tek programi mësimor në Kosovë, për mënyrën si trajtohet aty Perandoria Osmane?
Turqia e sotme nuk është Perandoria Osmane e djeshme.

Nëse Turqia e sotme e ndjen veten si Perandoria Osmane e djeshme, fillimisht le t'ia nisë me dëmshpërblimin monetar për të shpaguar të gjitha dëmet që i ka shkaktuar shqiptarëve në 5 shekuj pushtim.
Le të rikthejë kockat e Gjergj Kastriotit në varrin e tij në Lezhë.
Le të hapë shkolla shqip për 6 milion shqiptarët e shpërngulur aty nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta që kreu me Serbinë e Greqinë, për të shpopulluar Çamërinë e Kosovën.
Të kërkojë falje pse vrau e përndoqi këdo që luftoi për përhapjen e shkollave shqipe, etj, etj, që i di shumë mirë ajo i ka apo jo në programet e tyre mësimore.

Shkroi: Stop Injorancës !

Presidenti B. Nishani përdhos virtytet shqitpare

Parime të tilla si: besa, mikpritja, bujaria, toleranca etnike dhe fetare, ruajtja e farefisnisë, harmonisë familjare etj., që janë ndër normat themelore të sjelljes islame, u përvetësuan nga mbarë shqiptarët pa dallim feje e prejardhjeje dhe sot ndoshta janë nga të paktat gjëra, me të cilat ne vazhdojmë të krenohemi përpara botës.

Kjo ishte një pjesë nga fjala e Presidentit Bujar Nishani në ceremoninë e datës 11 mars 2013, kushtuar 90-vjetorit të Themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
http://www.president.al/?p=7027

Z. President, kus e keni mësuar se besa, mikpritja, bujaria, toleranca etnike dhe fetare qenkan norma që j'ua paska sjellë islami shqiptarëve?

Besa, me kultin e nderit është i lidhur edhe kulti i fjalës së dhënë ose siç njihet ndër shqiptar 'kulti i besës'. Kjo është fjalë që nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës. Në gjuhet ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga shqipja. Shpesh në përkthime nga gjuha shqipe fjala besë duke mos pasur barazi kuptimore a frazeologji të ndonjë gjuhe tjetër, ajo jepet në formë shkrimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.

Besa, ose kulti i fjalë së dhënë, ky kult madhështor, i cili, në popujt evro-perëndimorë pak nga pak mori karakterin e një idomene fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjuhën e burimit.
Lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin autoritetin më të larë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë përkatësisht në besë. Besa është testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike. Dy baladat më rëndësishme 'Rozafati' që ka motivin e murimit, dhe ajo me motiv të ringjalljes 'Besa e Konstadinit' lidhen me mbajtjen e besës që sipas Ismail Kadares "Fjalën e dhënë, besën nuk e shkrin as dheu".
Besa shqiptare e njohur te bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin besa, kurse te sllavët e jugut si 'Arbanska vjera' (përkthehet fjalë për fjalë) ajo që besojnë shqiptarët, është virtyt themelor i joni i trashëguar nga të parë.

A nuk keni turp Z. President i Shqipërisë që virtytet, zakonet e traditat tona të lashta shqiptare të trashëguara ndër shekuj, ia atribuoni islamit?

Një deklaratë e tillë do mjaftonte që Presidenti Nishani të jepte dorëheqjen urgjentisht, por për këtë duhet të ketë shoqëri civile.

Nëse islami do kishte norma të tilla, këto norma do reflektoheshin më tepër në vendet islame dhe ne nuk do kishim si të krenoheshim para botës me këto virtyte.

Përkundrazi, islami është e kundërta e tolerancës fetare dhe etnike. Islami i shuan kombet e traditat e tyre.
Kjo gjëmë po, që ka ndodhur e po ndodh pjesërisht tek shqiptarët.


Shkroi: Stop Injorancës !

Pakti i fshehtë PS-PD për kthimin emrave sllavë

Sllavizohet emri i komunës Liqenas në Pustec

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edmond Spaho ka paraqitur në komision e ligjeve në Kuvendin Shqiptar kërkesën e banorëve të komunës Liqenas, me komunitet maqedonas për t`i rikthyer emrin komunës nga Liqenas në Pustec.

Emri Pustec i takon terminologjisë sllave, që në shqip do të ‘shkretë/ tirë”.

Deputetët e Partisë Socialiste e kundërshtuan propozimin me arsyetimin se ndryshimi i emrit të komunës vetëm pak kohë para zgjedhjeve do të krijonte precedent.

Ndërkohë edhe pas kundërshtimeve të opozitës, komisioni i ligjeve kaloi vetëm me votat e mazhorancës propozimin e komunës Liqenas në Korçë për ti ndryshuar emrin në komuna Pustec. Ky vendim në opinionin publik shqiptar në Maqedoni është vlerësuar skandaloz nga partia shqiptare në qeverinë e Tiranës.

-Ndonëse deputetët socialistë votuan kundër sllavizimit të emërtimeve të komunave në juglindje, burime nga selia rozë bëjnë të ditur se grupi i PS-së do të votojnë PRO në seancë plenare.
Ndryshimi i qëndrimit ka gjetur të papërgatitur anëtarët e Komisionit të Ligjeve në mbledhje e grupit parlamentar socialist, të cilët ishin të përgatitur që në seancë e së hënës të votonin kundër. Të mbledhur për të diskutuar rreth qëndrimit që do të mbajnë ndaj ligjeve në seancën plenare të së hënës, pas diskutimeve me kryetarin Rama, u vendos që të pranohet ndryshimi nga Komuna Liqenas në emrin sllav Pustec.

Nëse ju kujtohet, pothuajse para 1 viti, Aleanca Kuq e Zi shpalli aksionin e saj për shqiptarizimin e emrave të qyteteve shqiptare.
http://www.dailymotion.com/video/xom3ke_aleanca-kuq-e-zi-shqiptarizim-emrave-te-qyteteve-top-channel-albania-news-lajme_news#.UUBOzzcZSMY

Një nisëm kjo që prej shoqërisë civile dhe intelektualëve u quajt një kakofoni lehjesh populiste, nacionaliste dhe e panevojshme.

Ja pra që ndërrimi i emrave qenka i mundur dhe po ndodh, veçse nga shqiptarë po kthehen në emra sllavë.
Mos t'iu bëjë përshtypje që po e njëjta pjesë e popullsisë shqiptare e cila u hodh kundra këtij aksioni të Alencës Kuq e Zi, tani që Liqenas do të kthehet në Pustec, do të heshtin ose do të shprehen se kjo është e drejta e tyre.


Nuk ka më lapangjozë se ata shqiptarë që e kanë gojën vetëm për të përbaltur nismat me frymë pastërtisht atdhetare, pavarësisht se si shiten e kollarisen në opinion publik.

Shkroi: Stop Injorancës !

Roland Trebicka


“Mbase do të kthehem në teatër, në oborr a në holl, por e di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë. Më ndero".

Këto ishin fjalët e fundit që i ka thënë bashkëshortes, ditët e fundit ashtu si nën zë Roland Trebicka. Ai është kthyer sot edhe një herë në Teatër, në holl e në oborr, por nuk do të ngjitet më në skenën e tij.

Kolegë, miq, artdashës e qytetarë të shumtë janë mbledhur në hollin e Teatrit Kombëtar, për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit unik, Roland Trebicka. Homazhet do të vijojnë deri në orën 13:00.

Gonxhet e ftohta të marsit


Më shumë se vdekja e artistit simpatik dhe të paharrueshëm Roland Trebicka, mua më tronditi vdekja e 11 vjeçarit Anxhelo Halili në fshatin Zenelaj të Tiranës. Ashtu i brishtë, emotiv dhe delikat vendosi plot vullnet të varë veten bashkë me jetën e tij të shkurtër në litarin e lidhur në degën e një kumbulle ende të sapopaçelur marsi. Sherret mes prindërve dhe divorci i tyre ia gjymtuan jetën.
Ndryshe nga artisti i famshëm Trebicka, Anxhelo ishte një vocërrak anonim dhe i varfër, lindur e rritur dekadën e fundit në një vend ku përditë luhen tragjedi, komedi dhe tragjedi sërish.
Rolandi ishte dhe mbeti aktor, artistikisht aktor, pra imitues rolesh, ndërsa Anxhelo ishte vetë roli, jo aktori.
Sa herë kthehej nga shkolla në shtëpi e mundohej të shihte televizor, Anxhelo lebetitej nga teta Jozefina dhe dialektologjia e saj patetike e oratorisë. Sa herë kthente kanal i shfaqej xhaxhi Sala duke mallkuar e kërcënuar si gore e keqe. Ndërkohë që mundohej të gjente kanalin e filmave vizatimorë pa dashje shihte xhaxhi policat që vriteshin në mes të rrugës nga kriminelët. Pastaj në një tjetër kanal shihte xhaxha të tjerë polica me kokë e me bark të deformuar me turshi, me raki, me çifteli. I lebetitur shkonte të shtrihej në krevatin e tij të vogël dhe mbulonte kokën me kuvertë për të harruar imazhin e pamjeve tragjike por…
Sherret mes mamit dhe babit të tij, sharjet, dhuna e pastaj divorci i tyre e lebetisnin më keq e mundohej të qante nën zë i tmerruar. Nuk flinte dot as gjatë natës e teksa i gëzohej vajtjes në shkollë mëngjesin tjetër, shqetësohej përsëri kur si turmë bagëtie i merrnin edhe atë edhe gjithë fëmijët e tjerë të shkollës e forcërisht i nxirrnin te rruga e fshatit ku bëhej mitingu i partisë.
Anxhelo Halilit po i pështirosej koncepti prej fëmije i bashkëjetesës. Në shtëpi mami dhe babi që thereshin e vriteshin, në televizor qeveria dhe opozita që thereshin e vriteshin. Nuk e imagjinonte dot më gjatë se dy të kundërta mund të bashkëjetojnë në paqe dhe në harmoni. Dy të kundërta ndryshe nga ligjet e natyrës e shkencës, në këtë vend nuk aplikohen dot.
-Do të të vras! i thoshte babi, mamit.
-Do t’ua bëj sërish si më 21 janar! i thoshte xhaxhi Sala teta opozitës.
Anxhelo dhe të tjerë moshatarë u ritën me pezm dhe herë-herë pezmatimi i një fëmije është i keq, i keq sa edhe tragjik.
Pjesë e kësaj klime të ndotur, dikush nga ata rritet dhe nesër bëhet vrasës, dikush tjetër i brishtë por më trim mbyll hesapet me veten dhe të vetët qysh tani.
Ndaj të martën e parë të muajit të tretë të motit 2013, Anxhelo lidhi litarin te dega e kumbullës në oborrin e shtëpisë së tij. Më pas litarin e kapërdiu si shall rreth qafës së hollë, të bardhë, i shkeli syrin një gonxheje të bardhë çelur te dega dhe u lëshua i tëri. Anxhelo nuk iku i vetëm. Gonxhja e llahtarisur shqeu petalet e njoma e iu derdh mbi flokë.

*facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE

Paradokse shqiptare

Rezarta Shkurtaj është e gjatë,
Elvana Gjata është e shkurtër,
Era Rusi është shqiptare,
Llazi Serbo ishte shqiptar
llaka-llakat e Agron Llakës nuk grishin më,
Arjan Çani s'ndjehet arjan por grek,
Rudina Xhunga ka një kokë shumë të rregullt,
Artan Fuga është pena e vetme që nuk arratiset prej realitetit shqiptar,
Fshati Zejmen përmbytet çdo dimër,
Aleks Buda ishte ateist,
Halit Shamata ishte Ministër i Brendshëm 96-97,
Fatos Nano humbi fatosat e tij,
Mark Marku ka humbur markën e tij,
Partia Demokratike ka afro 2 dekada me të njëjtin kryetar,
Jozefina Topalli kërcen më bukur se vajzat e reja,
Bamir Topi PD-së nuk po i bën mirë,
Bujar Nishani mund të ketë nishan, por s'mban dot më asgjë në dorë,
Fatmir Mediut i plasi Gërdeci, për fat të keq,
Lulzim Basha i ka shpallur luftë lulzimit të Bashkisë Tiranë,
Dritan Prifti u rrëfye para kameras së fshehtë
dhe Ilir Meta është akoma i lirë...

Shkroi: Stop Injorancës !

Të rinjtë djegin foton e Gruevskit në Tiranë


“I bëjmë thirrje qeverisë maqedonase të marrë masat përkatëse ligjore të atyre që shprehin dhunë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, i bëjmë thirrje partisë shqiptare, që është pjesë e pushtetit të bëjë detyrat e saj si përfaqësuese e politikës zyrtare për shqiptarët, si dhe i bëjmë thirrjë opozitës shqiptare që të mos qëndrojë e të bëjë sehir për ngjarjet, por t’i paraprijë ato dhe të reagojë me protesta të mëdha qytetare. I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë urgjentisht dhe energjikisht në Maqedoni se të nesërmen do të jetë shumë vonë…”

Nën këto thirrje aktivistët e Partisë Civile, një organizatë rinore, demonstruan duke djegur fotot e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në Tiranë. Drejtuesi i tyre, Taulant Capa, është personi që qëlloi me vezë makinën e kryeministrit Gruevski gjatë vizitës në Tiranë muaj më parë.

Fitorja e parë e Shoqërisë Civile në Shqipëri


Gjykata Kushtetuese me 7 vota PRO dhe 1 Kundër ka vendosur pro mbajtjes së referendumit për importin e plehrave.

Ajo që prej kryeministrit shqiptar quhej si ALEANCA E PLEHUT, sapo fitoi të drejtën e referendumit.

Tani topi mbetet në fushën e qytetarëve, të vendosinnë duan apo jo ta shndërrojnë Shqipërinë në kosh riciklimi plehrash të Europës!

Shkroi: Stop Injorancës !

E pazakontë, jeton në të njëjtën shtëpi me burrin e të dashurin


Njerëzit mendojnë se është diçka e pazakontë, por unë i dua të dy meshkujt dhe nuk mund të zgjedh dot mes tyre”. Kështu shprehet 33-vjeçarja Maria Butzki, nëna e dy fëmijëve, e cila bashkëjeton në të njëjtën shtëpi me burrin dhe të dashurin e saj.

Kur Maria braktisi bashkëshortin e saj, Paul, për një tjetër mashkull, ajo ndjeu shumë mungesën e tij dhe në të njëjtën kohë nuk mund të jetonte dot pa të dashurin e ri, Peter Gruman.

Kështu, mendoi një zgjidhje dhe Peter u transferua për të jetuar në shtëpinë e saj në Barking, Londër.

Tani 33-vjeçarja jeton me bashkëshortin, dy fëmijët si dhe të dashurin e ri, Peter.

“Kur u ndava me Paul, ndjeva një boshllëk në jetën time. Por edhe ideja se nuk do të shihesha kurrë më me Peter më thyente zemrën. Kështu që jetesa me të dy meshkujt në të njëjtën shtëpi ishte e vetmja zgjidhje”, shprehet gruaja.

Ndërkohë që Paul shprehet për të dashurin e ri të gruas: “Peter është njeri i mirë. Kur Maria u takua me të për herë të parë, unë u ndjeva shumë keq. Por, pasi e njoha nga afër, kam kuptuar se kemi shumë gjjëra të përbashkëta. Të dy adhurojmë peshkimin dhe gjithashtu ai është si një baba zëvëndësues për fëmijët e mi”.

Ndërsa Peter shprehet se në këtë familje ndjehet mirë: “Shkojmë mirë. Nuk jemi xhelozë për njëri-tjetërin për Marian”.

Peter fle në divan, Paul në një dhomë tjetër, ndërsa Maria e ndan dhomën e gjumit me dy vajzat e saj.

“Asnjëherë nuk kemi fjetur të tre në të njëjtin shtrat. Nëse Paul nuk është në shtëpi, Peter dhe unë kemi kryer marrëdhënie intime dhe e kundërta,” shprehet gruaja. (Tema)

Pas Papës, dorëhiqet edhe kardinali britanik: Kam bërë gabime seksuale

Kardinali, i cili ka shërbyer deri më tani si udhëheqësi më i lartë i Kishës Katolike Romane në Britani, ka pranuar se ka bërë gabime seksuale dhe ka premtuar se nuk do të jetë më pjesë e jetës publike të kishës.

Kardinali Keith O’Brien dha dorëheqje më 25 shkurt nga pozita e kardinalit të St. Andrews dhe Edinburgh-ut, pasi që një gazetë kishte publikuar akuzat e një prifti ndaj O’Brien për sjellje të pahijshme. O’Brein fillimisht kishte kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se ai po e bën këtë dorëheqje vetëm për disa arsye të tjera.

Por të dielën, Kisha Katolike e Skocisë, ka lëshuar një komunikatë ku citohet O’Brien të ketë thënë se ka kohë që “sjellja ime seksuale ka rënë nën standardet e pritshme për mua si prift, kryepeshkop dhe kardinal”.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më rrahën, sepse jam shqiptar


Në foto Ramazan Iseni, 13 vjeçar, i rrahur brutalisht prej huliganëve maqedonas pranë një stacioni autobusi në Shkup.

Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar dëmtime nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me sende të forta dhe grushta, pa kursyer as fëmijë e gra që ishin duke pritur aty autobusin. INA

50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë


Fondacioni Fridrih Ebert publikoi një studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit. Sipas këtij studimi, të rinjtë nuk duket se kanë ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve, derisa shprehen skeptikë për shumicën e pyetësorit.
Studimi ka nxjerrë që më shumë se 50 përqind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit dhe afërsisht po aq mendojnë se përmirësimi ekonomik i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme do të jetë modest, por gjithsesi, sipas tyre, ajo mund të jetë anëtare e BE-së brenda dekadës së ardhshme.
“Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytyrohet. Në një vend të mbështetur tek brezat e rinj, gjysma e rinisë dëshiron të ikë nga këtu. Më mirë një kamarier në Itali se sa pastrues makinash në Shqipëri, mendojnë ata,” thotë Frank Hantke, drejtues i fondacionit Fridrih Ebert.
“Kjo është e jashtëzakonshme. Ata mendojnë se vendi i tyre nuk i ofron shanse brezit të ri, edhe pse ata janë shumica në Shqipëri”.
Midis shumë pyetjeve të tjera mbi familjen, fenë, shoqërinë dhe arsimin, të rinjtë zbulojnë një mosbesim të madh ndaj politikës. Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore. Të rinjtë shqiptarë janë mjaft aktivë në procese zgjedhore; ata marrin pjesë nëpër fushata dhe 93 për qind e tyre votojnë rregullisht, por vetëm 3 për qind e tyre ndjehen të përfaqësuar në politikë prej të rinjve.
“Të rinjtë nuk i besojnë politikanët, të rinjtë nuk besojnë në asnjë organizatë politike, ata nuk besojnë askënd,” thotë Frank Hantke, përfaqësues i fondacionit.
“Rinia nuk beson partitë politike, por ata anëtarësohen në to vetëm për të gjetur një punë, dhe ky është pragmatizëm i pastër. Ky është problemi kryesor që shihet në Shqipëri. Ata nuk kanë besim tek aftësitë e veta, por ata kanë nevojë që të kapin një punë që të kenë një të ardhme. Të rinjtë e dinë se gjërat nuk janë në rregull, megjithatë e vetmja mënyrë që të kenë një punë është që të përzihen në këtë realitet, sepse përndryshe ngelin të përjashtuar. Në vendet perëndimore është krejt e kundërta. Të rinjtë e kanë vetë në dorë të shtojnë shanset e veta”, thotë ai.
Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 përqind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi.
Për sociologët në takim është paradoksal fakti që ndërsa rinia shqiptare shprehet pro një emigrimi masiv jashtë vendit, dhe se nuk kanë besim tek politika dhe administrata, nga ana tjetër, rreth 50 për qind e tyre pohojnë se do ta pëlqenin një vend pune në administratën publike, madje kjo ka tendencë rritje sa më shumë rritet mosha dhe niveli i studimeve të larta.
Të rinjtë shqiptarë nga ana tjetër dalin nga ky studim se janë shumë të lidhur me familjen. Rreth 80 për qind e tyre, të varfër apo të pasur, jetojnë pranë prindërve dhe po aq e mendojnë veten pas disa vitesh të lidhur në martesë me moshatarë të tyre. Një tjetër zbulim tregon se mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë të njëjtat bindje politike me ato të prindërve.
Burimi kryesor i informacionit për rininë është televizioni, ndërsa interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre e përdorin atë për punë. Ky studim i Fondacionit Fridrih Ebert është i pari që shqyrton në detaje aq të hollësishme psikologjinë dhe mendimet e të rinjve shqiptare, duke i intervistuar për pothuaj çdo dilemë të tyre./VOAAdresa e fondacionit: http://www.fes.org.al/

Pse Finlanda ka sistemin arsimor më të mirë në botë?

Një tabelë e re ndërkombëtare, përpiluar nga EIUP (Economist Intelligence Unit for Pearson) http://thelearningcurve.pearson.com/ ka nxjerrë në studimin e tij Finlandën, si sistemin më të mirë edukativ në botë.Pikët janë përllogaritur duke kombinuar të dhënat e testeve ndërkombëtare sipas BBC http://www.bbc.co.uk/news/education-20498356Për Finlandën kjo nuk është një çudi e madhe. Që kur para 40 viteve ata bën reformën e sistemit të tyre arsimor, Finlanda është rradhitur tek sistemet më të mira në botë. http://www.nytimes.com/2011/12/13/education/from-finland-an-intriguing-school-reform-model.html?src=me&ref=general&_r=0

POR SI E KANE ARRITUR FINLANDEZET KETE?

Shumë thjeshtë - duke shkuar kundër vlerësimit nxitës, të cilin përdor e gjithë bota perëndimore.


Finlandezët nuk shkojnë në shkollë pa mbushur 7-vjeç.

Marrin shumë rrallë detyra shtëpie e bëjnë fare pak provime, derisa të shkojnë 10-vjeç.

Fëmijët nuk marrin asnjë vlerësim për 6 vitet e para të shkollës së tyre.

Bëhet vetëm një test i standartizuar në Finlandë dhe kryhet vetëm në moshën 16-vjeçare.

Të gjithë nxënësit, të zgjuar apo jo, mësojnë të gjithë në të njëjtën klasë.

30% e fëmijëve marrin një ndihmë speciale për 9 vitet e para të mësimit.

Diferenca mes nënësve të mirë dhe atyre jo të mirë, është më e ulta në Europë.

93% e fëmijëve përfundojnë të mesmen dhe 43% e tyre ndjekin shkolla profesionale.

Në fillore nxënësit pushojnë 75 minuta në ditë dhe mësuesit punojnë nga 4 orë në ditë, plus 2 orë studim në fundjavë për zhvillimin e tyre profesional.

Sistemi shkollor është 100% i financuar nga shteti.

Të gjithë mësuesit në Finlandë duhet të kenë një diplomë masteri, e cila gjithashtu është e subvencionuar prej shtetit.

Mësuesit janë të përzgjedhur nga 10% i studentëve më të dalluar.

Paga fillestare për një mësues finlandez niste nga 29 mijë$ në vitin 2008.

Nuk ka asnjë dallim ndër pagat e mësuesve.

Mësuesve ju është dhënë i njëjti status si doktorëve dhe juristëve.
Përktheu: Stop Injorancës !
Burimi i informacionit: http://www.businessinsider.com/finlands-education-system-best-in-world-2012-11?op=1

Fshiji lotët bija ime


Ti sytë i ke mbushur me lot dhe derën e dhomës ke mbyllur me çelës.
Në sfond dëgjohet një muzikë alternative që amplifikon artificialisht dhimbjen tënde.



Prindërit nuk të kuptojnë dot më dhe akoma më pak ti ata. Sjelljet e tyre ndaj teje, të padrejta, kufizimet... të paarsyeshme.  Ndoshta nuk është e ekzagjeruar që mendon se ata nuk të duan dhe ti këto caste më tepër se këdo, i urren.
Me shoqen tënde të ngushtë që gjithçka i thoni njëra-tjetrës, do doje të ishe tani.

Veten e ndjen të fyer dhe në ditarin tënd sekret, fshehur në një valixhe që e kyç me kujdes, nis shkruan e nxin mbi prindërit e tu. Qan me ngashërim e lotët të rrjedhin të nxehta, ndër faqet ku çdo ditë mbin nga një puçërr e re e moshës. Ndër mend të vërtiteten plot ide fataliste. E ndjen veten si një viktimë të keqedukimit prindëror dhe hë për hë luan me veten duke menduar se cila mënyrë vetëvrasjeje do të ishte më e bujshme. Helmimi, varja apo hedhja nga dritarja? Cila mënyrë do të lëndonte më tepër prindërit e tu dhe do ti bënte të uleshin në gjunj të penduar? Prindërit e tu nuk të japin leje të kalosh natën jashtë me shoqërinë tënde. Je e bindur se ata të ndrydhin qëllimisht që të mos gëzosh në moshën më të bukur të jetës, pasi atyre me siguri ju vjen inat se kur ata ishin në moshën tënde nuk i kishin mundësitë që brezi juaj ka sot. Ndryshe prej prindërve të tjerë të shoqërisë tënde, prindërit e tu nuk janë të pasur, pavarësisht se të kanë rregjistruar në një shkollë të shtrenjtë. Madje edhe për rrobat dhe aksesorët e tu të shumta, shtrëngohen aq shumë sa yt atë ka katër vite me një pale këpucë.
Ata për ty nuk janë prindër të suksesshëm  dhe ti nuk e di pse të sollën në jetë  kur nuk e kishin mundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të tua, gjithmonë e në rritje.
Nuk i duron dot këshillat e tyre standarte e së fundmi, as puthjet e përqafimet. Të vjen zor prej tyre kur të vizitojnë në shkollë dhe gjithmonë përpiqesh ti shmangësh. Mamaja jote i lyen flokët një herë në gjashtë muaj  dhe barku i saj po parakalon dalëngadalë edhe gjinjtë.
Shokët e tu kanë celularë, fjalët e fundit të teknologjisë, ndërsa ty ndoshta për të të ulur para shokëve, të kanë blerë një celular të para dy viteve, të cilin ti nuk guxon as ta nxjerrësh prej çante, kur dikush të telefonon. Kur ktheheni pas pushimeve verore të gjithë tregojnë kujtimet, emocionet e përshtypjet e tyre  rreth udhëtimeve rreth e përqark botës, ndërsa ti s’ke pse tregon ç’ke parë rreth Shqipërisë e ndonjëherë edhe vetëm rreth e rrotull shtëpisë.
Herën e parë që shkove në shtëpinë e shoqes tënde  u mrekullove aq shumë , sa kur u ktheve në shtëpi nuk i fole askujt me gojë .
Ti qan me psherëtima për fatin tënd të keq, por duhet fillimisht të dish se askush nuk i zgjedh prindërit e tij.
Së dyti,  duhet të kujtosh se ndryshe nga prindërit e ndarë të shoqes tënde, ti ke shërbyer si urë ndërlidhëse e transportuese e dashurisë së prindërve së tu, që edhe pse ndoshta nuk vishen me rroba firmato, çdo pasdite i sheh bashkë përdore, apo me një kafe në atë ballkonin e vogël mbushur me lule të blera lirë.
Askush nuk mund të jetë krenar për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet, por nuk besoj se mund të ketë tjetër gjë më të rëndë për një prind se të gjykohet në këtë aspekt, pikërisht prej fëmijës së tij.
Akoma më pak ata prindër, që nuki kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për të punuar sa më fort dhe sa më shumë, vetëm për fëmijët e tyre.
Ata prindër që për hir të bukës së fëmijëve të tyre kanë gëlltitur edhe përbuzjen në punë edhe nënqeshjet ironike të eprorëve edhe shfrytëzimin e gjithçka tjetër do donin të të tregonin vetëm një të vërtetë të madhe.
Do donin të të tregonin  që ajo nënë që nuk mund të garojë më për modele ka sakrifikuar karrierën e saj për të të sjellë në dritë dhe për të të rritur me përkushtim e dashuri, mes motrash apo vëllezërish. Ti vërtetë në shtëpinë tënde nuk ke një pastruese, apo shërbëtore, por ke mësuar e je përgatitur të jesh e aftë të përballosh nesër jetën tënde vetë.Ti do të rritesh e do të kuptosh vetë se mirëqenia ekonomike nuk varet drejtëpërsëdrejti  prej aftësive, dëshirave, ëndrrave apo ambicjeve të çdokujt.
Shpeshherë jeta tregohet e padrejtë, shpesh vendos fati, trashëgimia,  padrejtësia, e lloj e lloj rrethanash të ndryshme mbi të cilat jemi kaq të pafuqishëm. Por prindërit e tu e bëjnë gjumin të qetë dhe askush nuk i bën me gisht në rrugë, tek ecin me kokën lart.
E megjithatë,  nuk do jetë e largët dita kur të kuptosh se pasuria e vërtetë është njeriu, dashuria dhe harmonia mes familjes dhe njerëzve të tu të afërm. Një përshëndetje e sinqertë me komshinjt, fqinjtë dhe një takim i përmallshëm mes miqsh të vjetër e të vërtetë, vlen më tepër se çdo buzëqeshje, lajkë e përulje hipokrite servilësh. Shijon më tepër një mollë e ndarë në 4 pjesë se 4 kile mollë që kalben çdo ditë mbi tavolinë. Shijojnë më tepër dy lekë të fituara me djersë, se ato që vijnë e shkojnë, pa të treguar vlerën e tyre. Ato para, për të cilat ti nuk ke më asnjë shok të sinqertë, asnjë natë të qetë me ëndrra, asnjë ditë me arsye shpresë e motivim për ta jetuar.


Dinte shumë mire yt at të dypunësohej, apo të trepunësohej duke punuar ditë e natë, por në ato hapat e tua të para në jetë, si mundej vallë të mungonte?
Si mund të mungonte në ditën tënde të parë të shkollës, në recitimin tënd të parë në skenë? Si mund të mungonte në netët e gdhira në spitale?Po, ti ke të drejtë ti akuzosh prindërit e tu, por nuk mundet kurrë ti gjykosh pse ishin kaq të magjepsur prej teje.  
TE GJITHE KESHTU KANE MENDUAR, KAQ GABIM KANE MENDUAR TE GJITHE!


Fshiji lotët bija ime sepse askush nuk i kuptoi prindërit e tij deri ditën kur prind u bë vetë, por atëherë s'kishte më kohë për ta, i përkushtuar me fëmijën e vet. 
                                                                                               

Shkroi: Stop Injorancës !

Të dua përjetësisht Gerta

Pikërisht kështu ishte shkruar mbi murin (jo të facebook-ut) e shkollës së mesme profesionale Harri Fulls.

Mu bë qejfi vetvetiu, por kur renda ta lexoj përsëri, kuptova që dedikimi nuk ishte i Gertës, por për Gertën.

Pastaj natyrshëm më lindi pyetja "Pse femrat nuk bëjnë dedikime të tilla publike"?
Janë më të edukuara, janë më të ndrojtura, apo meshkujt shqiptarë nuk kanë mësuar ende të refuzojnë?

A nuk dashurojnë edhe femrat njësoj si meshkujt?
A nuk është dashuria e tyre mjaftueshmërisht egoiste për të këmbëngulur me çdo mënyrë për realizimin e dëshirave të tyre?

Shkroi: Stop Injorancës !

Kontrolli i shtëpive muzikore diskografike


Tek videot, tekstet muzikore, sipas konspiracionistëve fshihen mesazhe të fshehta, të cilat rregjistrohen në mënyrë të pavetëdijshme në subkoshiencën e njerëzve si dhe simbole të qarta për masonët.
Ashtu si për çdo ngjarje të madhe dalin shpesh disa teori konspirative edhe vdekja e Majkëll Xheksonit ka ndezur debate të forta në internet.
Aludohet fillimisht se ai nuk ka vdekur realisht, por thjesht ka ndërruar identitet për të shpëtuar prej njerëzve që kontrollojnë gjithçka lëviz në botë e ndryshe përfliten me termin Iluminati.
Një video shumë interesante mund të ndiqni këtu:
http://youtu.be/NJ4SWbJbF_A

Thuhet se gjithçka nisi me këngën e Majkëllit të titulluar "Ata nuk duan t'ia dinë për ne".
http://youtu.be/QNJL6nfu__Q

Madje tek fotoja e mëposhtme kam shkëputur 4 fragmente interesante të videos, që do doja ti diskutonin bashkë.

- Në foton e parë të videoklipit të II-të të kësaj kënge (videoklipi i parë ishte realizuar në një burg) mund të vëreni varur mbi mur disa tip hieroglifesh të ngjashme me hieroglifet e lashta në Egjiptin e Piramidës dhe syrit okult.
- Në çastin e dytë mund të dalloni qartësisht syrin okult të iluminatit.
- Një tjetër detaj interesant gjatë videos në fjalë është pjesa ku dikush nga turma ndahet në drejtim të Majkëllit (foto 3) dhe në atë çast ndërhyn policia e cila e rrëzon Majkëllin (që presupozohet ta mbronte), të cilin më pas e ndihmon një tjetër qytetar, i cili nuk ndalohet prej policisë.

Fantazi apo jo, vendoseni vetë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Kemi bërë seks në një krevat bashkë me gruan e tij


Marashi më rrihte dhe më premtonte se do të shkonim në Gjermani 
Nga Lindita Çela

I është premtuar lumturia e përjetshme, por ka përfunduar në duart e një maniaku seksual. Ky ka qenë fundi tragjik i dashurisë së 22- vjeçares Dhurata Lleshi nga fshati Munellë i komunës së Fanit në Mirditë. Për 22 ditë vajza është keqtrajtuar fizikisht duke u mbajtur peng në banesën e 36- vjeçarit nga fshati Shënkoll i qytetit të Lezhës. Dëshmia e vajzës, e cila kishte përfunduar edhe studimet për pedagogji, është sa rrëqethëse, aq dhe shokuese për mentalitetin në këtë zonë të thellë veriore të vendit. Dhurata ka dëshmuar se njeriu i ëndrrave të saj, që u shndërrua në “pengmarrës”, e ka detyruar të kryeje marrëdhënie seksuale bashkë me gruan e tij, fakt ky që është pohuar në polici edhe nga bashkëshortja e Marash Kolajt. Duket se varfëria, thuajse në skajet e mjerimit, por dhe premtimi për një jetë shumë më të mirë, kanë bindur vajzën që më 3 shkurt të marrë arratinë nga banesa e saj, e cila ndodhet pothuajse një orë larg komunës së Fanit.
Pengmarrja
“Nënë, po iki tek Liza”. Ky ka qenë shënimi që Dhurata Lleshi ka lënë për nënën e saj pasditen e 3 shkurtit. Më pas vajza ka marrë rrugën për në Fan, ku dhe është takuar me njeriun që prej një muaji i premtonte lumturinë e përjetshme. Në komunën Fan, rreth orës 17:00 të 3 shkurtit, është momenti i fundit që Dhurata Lleshi është parë të hipë në një makinë, tip Benz i bardhë. Më pas është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Për 21 ditë askush nuk ka ditur se ku kishte përfunduar 22-vjeçarja. Kërkimet e policisë pas denoncimeve të bëra nga i vëllai, Martin Lleshi, duket se kanë dështuar për ditë të tëra. Askush nuk ka ditur se ku kishte përfunduar Dhurata Leshi. Vëllai i saj dëshmon për gazetën TemA se menjëherë sapo ka mësuar zhdukjen e së motrës, është kthyer nga emigracioni në Greqi. Për ditë të tëra e ka kërkuar privatisht, ndërkohë që dyshimet e para kanë qenë se e motra është dërguar jashtë shtetit për qëllime trafikimi. Martini rrëfen se nuk kishte dijeni për asnjë histori dashurie të së motrës, ndërkohë që letra dhe të dhënat kontradiktore kanë bërë që ai të mendonte se Dhurata është vrarë. “Për fat mësuam se është gjallë, por ajo nuk është në gjendje të flasë. Ka shenja në trup dhe është përdhunuar sistematikisht. Tashmë ka dy ditë që ajo është në shtëpinë tonë, por unë nuk kam guxuar ta pyes. Ai e ka mashtruar me qëllim për ta trafikuar, por shpresoj që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vihet drejtësia në vend, përndryshe do të veprojë kanuni”, tregon Martini, i cili është ndër të vetmit nga familja Lleshi që po merret me hetimet e pengmarrjes së 22- vjeçares.
E ndërsa Martini endet sa në prokurori dhe në policinë e qytetit të Lezhës, Dhurata ka dëshmuar për oficerët e policisë gjyqësore historinë rrëqethëse të dashurisë që është kthyer në një pengmarrje për 21 ditë, kur ajo shpëtoi e gjallë falë ndërhyrjes së policisë pas zbulimit të vendndodhjes së saj nëpërmjet metodave speciale të hetimit.
Nata e parë
Tashmë ka flokë të shkurtra. I ka lyer bionde e thuajse në tërë trupin ka shenja që zor se mund të dallosh nëse janë dëshmi e një seksi të shfrenuar apo të një dhune që është ushtruar sistematikisht mbi të. Pas 21 ditësh, thuajse nuk ka asgjë nga ajo vajza e ndrojtur e fshatit Munellë, me flokët të gjatë e të palyera kurrë. Dhurata Leshi është transformuar aq shumë, sa as ajo nuk e dallon më veten. “Marash Kolajn e kam njohur nëpërmjet telefonit. Nuk di se nga kishte gjetur numrin tim. Për rreth një muaj kemi folur në telefon ku më thoshte se do të martohej me mua dhe do të jetonim të lumtur. Më premtonte se do të më gjente punë si mësuese dhe se po të shkoja me të, jeta do ishte si në përralla. Flisnim aq shumë sa më bindi që ta takoja e të shkoja me të. E kam takuar në Fan, rreth orës 17:00 e pothuajse gjatë gjithë darkës kemi shëtitur nëpër lokale të Lezhës. Në darkë më ka çuar në shtëpinë e tij. Aty më tha se kishte gruan dhe një djalë. Marashi më thoshte që mos të shqetësohesha se do të më dërgonte në Gjermani dhe se në shtëpi do të qëndronim vetëm përkohësisht. Unë do të flija me të shoqen dhe ai me djalin e tij. E kështu kemi rënë për të fjetur atë natë. Por në mesnatë ai ka ardhur në dhomën e gjumit ku kërkoi të flinte me ne. Kur unë nuk pranova, më ka rrahuar dhe më ka detyruar të bëja seks dhe në sy të shoqes së tij. Më pas e njëjta gjë thuajse ndodhte çdo natë”.
Kështu e ka nisur dëshminë e saj Dhurata Lleshi, e nga sa ka rrëfyer, të njëjtin ferr ka përjetuar për 21 ditë më radhë. Nuk i është lejuar të komunikojë me askënd, nuk është lejuar as të dalë nga shtëpia, e ndërsa në darkë, nëse nuk pranonte të kryente seks me 36- vjeçarin, e priste dajaku. Vajza ka rrëfyer se fakti që kryenin orgji, nuk e ka shqetësuar aspak bashkëshorten e Marash Kolajt. Përkundrazi, një fakt i tillë është pohuar nga vetë ajo në dëshminë e dhënë për grupin hetimor të prokurorisë së rrethit të Lezhës. Vajza dëshmon se është mbajtur kundër dëshirës së saj në shtëpinë e Marash Kolajt në fshatin Shënkoll. Madje ai e ka kërcënuar se do ta vriste nëse do të përpiqej të arratisej, ndërkohë që po planifikonte udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.
Sipas dëshmisë së saj, dhënë dhe për oficerët e policisë gjyqësore, Marash Kolaj është përpjekur të nxjerrë një pasaportë të re për të, përpjekje kjo, që sipas policisë dëshmon se qëllimet e 36- vjeçarit kanë qenë trafikimi i Dhurata Lleshit. Por duket se dështimi i tentativave të nxjerrjes së një pasaporte kanë shpëtuar dhe jetën e 22- vjeçares. Policia ka mundur të identifikojë vendin ku mbahej peng Dhurata Lleshi dhe mesditën e së hënës ka kryer operacionin e arrestimit të 36- vjeçarit Marash Kolaj, ndaj të cilit tashmë është marrë masa “arrest me burg”.

Marash Kolaj: Dhurata erdhi vetë tek unë, do martohesha me të
Marash Kolaj, i arrestuar mesditën e së hënës, ka rrëzuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij për pengmarrjen e Dhurata Lleshit. Sipas dëshmisë së tij, dhënë në komisariatin e Drejtorisë së Policisë së qytetit të Lezhës, gjithçka ka qenë një histori dashurie mes tij dhe vajzës 22- vjeçare. Marash Kolaj ka dëshmuar se ka mbajtur për 21 ditë në banesën e tij Dhuratën me mirëkuptimin e saj. Madje 36- vjeçari ka dëshmuar se dhe marrëdhënia seksuale ka qenë me pëlqimin e vajzës, e cila, sipas tij, kurrë nuk ka qenë e shqetësuar për faktin se në banesë ndodhej dhe bashkëshortja e tij dhe djali. Marash Kolaj ka konfirmuar për grupin e hetimit se është njohur krejt rastësisht me Dhuratën dhe se fillimisht miqësia e tyre ka vijuar nëpërmjet telefonit deri sa kanë vendosur të takoheshin pasditen e 3 shkurtit. “Është e vërtetë që Dhurata ka qenë në shtëpinë time, por unë nuk e kam marrë peng. Ajo ka ardhur vetë tek unë. Ne kishim vendosur që të shkonim në Gjermani dhe po prisnim vetëm momentin e duhur se ajo nuk donte që të kapej nga njerëzit e saj”.
Kështu mësohet që të jetë shprehur për oficerët e hetimit 36- vjeçari. Po të njëjtën dëshmi ka dhënë dje edhe bashkëshortja e Marash Kolajt. Gjatë pasdites së djeshme, gruaja e 36 vjeçarit ka dëshmuar se nuk e ka pasur problem  ardhjen në shtëpinë e tyre të 22- vjeçares. Madje, sipas grupit të hetimit, gruaja ka dëshmuar se janë kryer marrëdhënie seksuale dhe në prezencën e saj, dëshmi kjo që nuk ka bindur aspak oficerët e policisë gjyqësore. Sipas tyre, hetimi vazhdon dhe se ekspertiza mjeko-ligjore e Dhurata Lleshit duket se do të jetë prova më e pakontestueshme për të zbardhur ngjarjen e pengmarrjes për 22 ditë të 22- vjeçares.
Deri më tani në dosjen hetimore janë vetëm akuzat dhe kundërakuzat që dëshmojnë se një histori dashurie është shndërruar në ferrin e Dhurata Leshit nga fshati Munellë i rrethit të Mirditës.
Sipas të dhënave paraprake, policia e qytetit të Lezhës ka dyshime të forta se 36- vjeçari Kolaj ka mashtruar e më pas ka  mbajtur peng e përdhunuar vajzën. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se 22-vjeçarja është mashtruar nga 36-vjeçari Marash Kolaj, ky dyshohet për qëllime trafikimi.  E shkuara e Marash Kolajt duket se ka ndikuar për grupin hetimor të ngrejë pistën e hetimit të trafikimit të Dhurata Lleshit, e cila gjatë ditës së djeshme i është nënshtruar dhe kontrollit të ekspertëve mjekoligjore. Megjithëse burime zyrtare të prokurorisë bëjnë të ditur se hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, ajo që është e sigurt është se mjerimi dhe jeta në një fshat të izoluar të Fanit ka detyruar 22- vjeçaren të marrë arratinë drejtë lumturisë që është shndërruar në ferrin e saj, të paktën për 22 ditë.
TEMA

Monday, March 4, 2013

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë?


Historiani rus, Artjom Ulunjam, në tekstin e tij “Operacion i fshehtë Shpërthimi”, ka shkruar se udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte përgatitur për operacion ushtarak ndaj Jugosllavisë, pas vdekjes së Josip Broz Titos, transmeton gazeta kroate “Jutarnji list.
Enver Hoxha kishte menduar se pas vdekjes së Titos në Jugosllavi do të zhvillohej një luftë e përgjakshme në mes të forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.
Në fund të viteve ’70-ta dhe në fillim të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar, në takime sekrete të liderëve komunistë shqiptarë ishte planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi”, përmes së cilës planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, shkruan historiani rus.

Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e përmendura i kishte marrë në bazë të memoareve të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes së Shqipërisë, Veli Lakaj.
Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”.
Ndonëse edhe më herët ishte spekuluar se ekzistonte një operacion i tillë i fshehtë, është vërtetuar se udhëheqësi komunist shqiptar kishte menduar se në Jugosllavi do të shpërthente një luftë e përgjakshme në mes forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.
Përveç problemeve të brendshme dhe luftës së ashpër për mbajtje të pushtetit në fund të viteve -70-ta, Hoxha kishte menduar se si nga situata potenciale të nxjerr përfitime maksimale. Prandaj, planin e tij ia kishte prezantuar rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve në vitin 1977. Prej atëherë kishin filluar përgatitjet serioze të udhëheqësve shqiptarë për çastin e vdekjes së Titos.
Në bazë të arkivave shqiptare dhe ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i preokupuar me atë se çfarë do të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. Hoxha kishte planifikuar të marrë Kosovën , gjë që vërtetohet edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruaj dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.
Diktatori komunist shqiptar kishte thënë se nuk duhet kursyer mjetet për Kosovën, sepse në të ardhmen do të shpaguhen. Ndonëse marrëdhëniet shqiptaro-kineze ishin gjithnjë e më të këqija, Hoxha gjithnjë e më shumë kishte frikë dhe ishte në panik nga sulmi në vendin e tij. Mirëpo, në të njëjtën kohë bënte plane luftarake, duke iu thënë gjeneralëve të tij: “Ne jemi në prag të luftës”.
Pavarësisht se Hoxha i frikësohej në mos forcat kineze do t’i organizonin grusht shteti, kjo nuk e ka penguar që në vitin 1978 të formojë “Zyrën për Kosovën”.
“Për aq sa na kanë lejuar rrethanat, ne me të gjitha mjetet i kemi përkrahur kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte një unitet nacional “, i kishte shkruar Hoxha ministrit të punëve të brendshme Kadri Hazbiut. Telegrafi