Sunday, September 27, 2009

Çfarë i duhet një individi për të fituar statusin "qytetar" ?

Të sqarojmë, me termin qytetar nuk nënkuptojmë një banor të përkohshëm apo të përhershëm në një zonë urbane. Qytetar mund të jetë çdo individ, pavarësisht ambjentit ku jeton, i cili reflekton kulturë, është i edukuar, tolerant, përdor më tepër arsyen sesa instiktet etj etj.

Keni marrë ndonjëherë pjesë në ndonjë punë vullnetare ? Keni kryer ndonjëherë grevë ?

Keni dalë ndonjëherë për të manifestuar, për të kërkuar një të drejtë të mohuar ?


Çfarë i nevojitet një individi për ta merituar emrin qytetar dhe çfarë jo ?

"Kjo rini s'mund të ketë model stereotipin e politikanit fodull"


Rinia e sotme shqiptare ndahet në dy pjesë.



Njëra është e infektuar rëndë me virusin e parasë dhe ka dy nënkategori: ata që paranë e sigurojnë, sepse kanë babin politikan dhe ata që paranë e sigurojnë me krim, këtu në Shqipëri apo jashtë saj.

Pjesa tjetër, janë rinia ende e shëndoshë, që duhet shpëtuar. Ata janë të depresuar sot, sepse nuk shohin gjëkundi shembuj për të ndjekur. Sulmohen pareshtur nga energjia negative që përçon sidomos lufta e egër politike për pushtetin-para.

Kjo rini asesi nuk mund të ketë si model stereotipin e politikanit fodull, kokëbosh, të shëmtuar (po, po, të shëmtuar) e pa vizion.
‘Glauk’

Trashëgimia arkeologjike dhe e natyrës, në rrezik !!!

Ditë më parë, një lajm i transmetuar nga mediat për shkatërrimin me dashje për qëllim përfitimi të disa varreve antike në nekropolin e Apolonisë, u shua shumë shpejt dhe institucionet e specializuara që përgjigjen para ligjit e flakën në humnerën e madhe të harresës.
Pati dhe më keq, para se ta flaknin, disa specialistë të këtyre institucioneve në vend që të merreshin me këtë fenomen që po shkatërron trashëgiminë kulturore, filluan të ironizonin edhe mediat për mungesë profesionalizmi në transmetimin e këtij lajmi.

Pesë pyetje (dhe të tjera) që kërkojnë shtetin...



Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi i vlerave arkeologjike për ndërtime të pa kontrolluara me dashje është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi me dashje i vlerave të natyrës për t'u përdorur si objekt zbukurimi është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë natyrore? Trafikimi jashtë kufirit i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për këtë trashëgimi? A është e ligjshme pronësia private mbi objektet arkeologjike në Republikën e Shqipërisë?

Një Shqipëri e zgavruar kudo nga thesar-kërkuesit



Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Nëse viziton një qendër arkeologjike apo çfarëdolloj monument rrënojë (banesë, kishë, xhami, varr, urë, sterna uji), kudo qofshin dhe çfarëdo kohe t'u përkasin, është e pamundur të mos shohësh gjurmët e thesar-kërkuesve. "Gërmimet" janë kryer me mjete nga më të ndryshmet, me kazmë dhe lopatë, matrapik, buldozerë apo eksplozivë. Ato i ndesh kudo, që nga majat më të larta të maleve deri në thellësinë e detit, edhe aty ku arkeologët nuk kanë mundur të shkelin. Fillimisht, pre e saj ishte pjesa jugore e Shqipërisë dhe më pas ajo u bë gjithëpërfshirëse. Thesar-kërkuesi, është një profesion i filluar vonë në Shqipëri, kryesisht pas vitit 1997, fillimisht në shoqërinë e të huajve, dhe tani duke e vlerësuar nga gjurmët e punës së tyre, ata me siguri zënë vendin e parë në botë. Thesar-kërkuesit, të pajisur me metalkërkues (detektor) ose jo ose edhe me harta (skica dore) të shkruar me alfabet grek (nga ai arkaik deri tek i sotmi), për çdo ditë janë në kërkim të thesareve apo në shkatërrim të kësaj pasurie kombëtare, ndoshta dhe e me porosi. Kjo e fundit është akoma dhe më e rëndë dhe nuk e dimë nëse Shërbimi Informativ i Shqipërisë e ka pjesë të punës së tij. Dëmet janë të mëdha dhe të pallogaritshme: me dhjetëra varreza tumulare në zonën e Kolonjës dhe Korçës janë gërmuar me buldozer, po të njëjtin fat kanë pasur rrënojat e kishave me afresk apo shpellat e eremitëve. Janë hapur aq shumë gropa në zona të larta dhe të largëta edhe me kazmë e lopatë, që sikur kjo energji njerëzore të ishte përdorur për mbjelljen e pemëve frutore, atëherë Shqipëria sot do ishte eksportuese e madhe. Një rast për të përmendur është ai i vërejtur në kalanë e antikitetit të vonë në vendin e quajtur Goricat e Blushit, në rrethin e Ersekës, shumë larg fshatrave të banuar të Vodicës dhe Blushit. Aty ata kishin bërë aq shumë gropa për të zbuluar objekte metalike, që nuk ishin gjë tjetër vetëm pjesë zinxhiri prej hekuri, që njerëz normal do të donin një kohë të gjatë për ta bërë. Pra, si ky ka dhe shumë raste të tjera që tregojnë se këta njerëz janë të sëmurë, që kanë nevojë për kurim, dhe kura më e mirë do të jetë zbatimi i ligjit me rreptësi. Vetëm nga një kontroll jo i plotë i bërë brenda mureve të qytetit antik të Cakranit, është vërejtur se janë dëmtuar më shumë se 20 monumente, ku midis tyre edhe një mozaik si ai i Bukuroshes së Durrësit (fundi i shek. IV apo fillimi i shek. III para Kr.). Të njëjtin fat ka pësuar dhe kisha e Shën Mërisë në fshatin Brar, në të cilën është ndërhyrë disa herë gjatë viteve të fundit për të kërkuar thesare. Dhe, për këto kërkime janë përdorur matrapikët e gurores pranë saj, duke shkatërruar dyshemenë dhe murin me afresk ku ka qenë ndërtuar varri i sebastit Mihal Skura, datuar më 1201.
Numri i tyre është me qindra dhe mijëra dhe kudo që të shkosh të gjitha njihen nga banorët, kurse të vetmit që nuk dinë gjë apo nuk u bënë përshtypje janë personat që ngarkohen nga ligji për t'i mbrojtur.

Qindra mijëra sheshe ndërtimi, dhe i plotfuqishmi buldozer

Shkatërrimi i vlerave arkeologjike për ndërtime të pakontrolluara me dashje është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shqipëria, për shkak të prapambetjes që trashëgoi në infrastrukturë, ka pasur një bum ndërtimesh në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe banesave. Dihet se një pjesë e madhe e ndërtimeve private në zonat e ulëta dhe bregdetare u ndërtuan pa leje, dhe këtu nuk mund të llogariten dëmet e sjella. Por, ka pasur dhe ndërtime me leje apo edhe pa leje edhe në qendrat arkeologjike të Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Elbasanit, Sarandës, Butrintit, Margëlliçit, Ballshit, Bylisit, Apolonisë etj. Në një numër të madh qendrash arkeologjike (Lezhë, Melan, Cfir, Cakran, etj), falë lartësisë dhe pozicionit që ato zinin, vendin e reparteve të dikurshme ushtarake, filluan ta zënë pa lejen përkatëse antenat e shumta të telefonisë së lëvizshme. Rrallë, leja ka qenë në përputhje me ligjin dhe më keq akoma gjatë zbatimit nuk është respektuar asnjë rregull. Më rëndë deri tani e ka pësuar Saranda, edhe ajo pjesë që i kish ngelur nga qyteti i vjetër u shkatërrua nga ndërtimet e viteve të fundit. Me ritmet e ndërtimeve të pallateve në qytetin e Durrësit, vite më vonë kur turistët e pakët që do të vizitojnë amfiteatrin, ciceroni do të thotë se dikur këtu ku ju shihni këto pallate kanë ekzistuar rrënojat e një qyteti të lashtë dhe të rëndësishëm, që lidhte Lindjen me Perëndimin. I pafajshëm në këtë zallamahi ndërtimesh është vetëm kova e buldozerit që natën apo ditën, ndoshta edhe nën vëzhgimin e specialistit të ngarkuar me këtë detyrë, futet në thellësi duke shkatërruar monumentet njëri pas tjetrit. Të pafajshëm dhe të nderuar janë vetëm koleksionistët durrsakë dhe ata tiranas, që në mënyrë sistematike kontrollojnë hedhjet e shumta të kamionëve me mbetje arkeologjike që mbushen në gropat e pallateve të rinj në qytetin e Durrësit. Fati është me ta kur mbetjet arkeologjike nuk përfundojnë në det, por në Spitallë, Porto-Romano, apo përgjatë rrugëve të tjera automobilistike. Në vazhdën e dëmtimeve të mëdha të pasurisë arkeologjike janë futur dhe të gjitha gërmimet për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të tjera industriale. Ligji, si në gjithë Evropën, ku ne shpresojmë të futemi, ka parashikuar kontrollin e gjurmës para bërjes së projektit të zbatimit dhe praninë e punonjësve të institucioneve të specializuara gjatë punimeve të gërmimit (citojmë Neni 47: "Në rastet e ndërtimeve te mëdha në territore në pronësi shtetërore ose private, si rrugë, autostrada, aeroporte, porte, vepra industriale, qendra të reja banimi, investitorët janë të detyruar që, gjatë procesit të projektimit dhe zbatimit të projektit, të marrin miratimin, me shkrim, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Specialistët kryejnë kontrollin e zonës dhe përgatisin dokumentacionin përkatës. Kur zona përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, etnografike ose gjurmë të arkitekturës së lashtë ose tradicionale, projekti duhet të ndryshojë. Shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si dhe ndryshimet e mundshme të projektit kryhen nga investitori"). Por, një gjë e tillë në vendin tonë është zbatuar vetëm në sheshet e fabrikës, gurores dhe të flishit në fabrikën e çimentos në Burizanë, Gjirin e Lalëzit, parkun energjetik të Vlorës, fabrikës së çimentos në Balldren; linja e tensionit të lartë në Zgërdhesh dhe ndonjë tjetër. Por, të gjitha këto janë bërë vetëm kur investitorët janë privatë, kurse në ndërtimin e rrugëve, ku investitor është shteti shqiptar, kjo praktikë mungon. Dhe, dëmtimet gjatë ndërtimit të rrugëve janë të pallogaritshme, se ato ndjekin po të njëjtat drejtime ku kanë lëvizur dhe lënë gjurmët e tyre dhe paraardhësit tanë. Deri kur do të vazhdojnë organet vendimmarrëse të Këshillave të Rregullimit të Territorit, që drejtohen nga kryeministri, kryetarët e bashkive dhe të qarqeve, të pranojnë projekte pa lejen përkatëse nga institucioni i ngarkuar nga ligji? Deri kur organet e pushtetit vendor dhe institucionet e ngarkuara me ligj për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë arkeologjike do të lejojnë që nëntoka e tyre të trajtohet si mall pa zot?

Stalagmitet, stalaktitet, koralet dhe ambjentet e argëtimit



Shkatërrimi me dashje i vlerave të natyrës për t'u përdorur si objekt zbukurimi është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë natyrore? Edhe shpellat e thella dhe të pa eksploruara nga studiuesit janë bërë së fundi pre e grabitësve të pasurive që ka krijuar natyra gjatë miliona vjetësh. Një pjesë e tyre përfundon në zbukurimin e vilave dhe mjediseve të tjera të shërbimit, dhe pjesa më e madhe e tyre kalon pa të keq trarin e doganave tona, duke u regjistruar si gur i zakonshëm dekorativ. Po të njëjtin fat ka pësuar fundi i bregdetit tonë, ku koralet (?) dhe objektet me vlera arkeologjike kanë marrë rrugën e përtej detit.

A janë të sigurt kufijtë e Shqipërisë?



Kjo pyetje ka vite që nga ndërkombëtarët ka marrë vazhdimisht vlerësim negativ. Trafikimi jashtë kufirit i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është një fenomen i izoluar, apo ai është tani rrezik kombëtar për këtë trashëgimi? Trafiku i objekteve arkeologjike jashtë territorit të Shqipërisë është një fakt i pamohueshëm, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se shumë të huaj, rezident në Shqipëri (pranë ambasadave apo agjencive të ndryshme të akredituar në vendin tonë), biznesmenë apo turistë kanë qenë dhe janë blerës të objekteve arkeologjike nga shitës, duke filluar nga tregu i Krujës dhe duke përfunduar tek shitësit anonim pranë qendrave arkeologjike. Po ashtu, shumë emigrantë shqiptarë, kryesisht nga ata që punojnë në Greqi, kanë qenë dhe janë pjesë e grupeve të thesar-kërkuesve. A ka pasur ndonjë rast të ndalimit në kufi për veprën penale të trafikut të veprave të trashëgimisë kulturore? Deri më tani jo më shumë se 2-3 herë.

Shoqata e thesar-kërkuesve, koleksionistët dhe tregu klandestin



Nuk do të guxoja të përfshihesha në terma juridikë rreth "gjykimit të tyre", por si përdorues i thjeshtë i legjislacionit për trashëgiminë kulturore të vendit, jo vetëm atë që është në fuqi, por dhe ai që e ka paraprirë, mund të vërej se problemet janë ndërlikuar dhe do të duhet shumë kohë e mund për t'u futur në hullinë e drejtësisë. Në Shqipëri flitet se vepron të paktën një shoqatë thesar-kërkuesish, e pajisur me lejë nga gjykata. A ka bazë ligjore krijimi dhe veprimtaria e shoqatës "Thesar-kërkuesit shqiptarë"? Përderisa ajo është pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit të thesar-kërkuesit nga një gjyqtar, njohës dhe zbatues i ligjit, atëherë nuk ka vend për të diskutuar. Nëse kjo shoqatë në fushën e veprimtarisë së saj ka parashikuar kërkimin dhe zbulimin e objekteve të artit: piktura të artit mesjetar (ikona), piktura të trashëguara nga paraardhësit, skulptura; libra të vjetër; veshje dhe stoli si dhe objekte të tjera të kësaj natyre në pronësi të individëve të ndryshëm privatë, atëherë veprimtaria e saj është më se ligjshme. E paligjshme kjo shoqatë do të ishte nëse në fushën e kërkimit të saj do të parashikohej gërmim në tokë (arkeologjik) apo rrënoja, me apo pa aparatura metalkërkuese, dhe për fat të keq veprimtaria e kësaj shoqate lidhet me këtë të fundit.

A është e ligjshme pronësia private mbi objektet arkeologjike në Republikën e Shqipërisë?



Deri në vitin 1994, para se të aprovohej ligji "Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme", shqiptarët (çdo person fizik) nuk kanë pasur të drejtë të mbanin, të trashëgonin apo shisnin në tregun privatë koleksione apo objekte arkeologjike. Në ligjin "Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme" të vitit 1994 dhe në ligjin "Për trashëgiminë kulturore" të vitit 2003, është parashikuar që: "Çdo person fizik ose juridik që zotëron objekte, të cilat janë vlera të trashëgimisë kulturore të luajtshme, duhet t'i deklarojë ato pranë organeve të kulturës, të qeverisjes vendore dhe ta regjistroje objektin në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit te Pasurive Kulturore, sipas mënyrës që ofron kjo qendër, brenda dy vjetëve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji". Me gjithë mangësinë e tij (çdo person fizik, që zotëron objekte …) dhe afatin prej 2 vjetësh të përsëritur edhe në vitin 2003, ligji u dha të drejtë koleksionistëve privatë dhe hapi rrugën edhe për muzetë arkeologjik. Por, a ka gjetur zbatim ky ligj në administrimin e objekteve arkeologjike? Në dijeninë time mund të them fare pak ose aspak gjë, që i ka hapur rrugë lëvizjes dhe tregtimit klandestin të objekteve, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe gërmimeve klandestine që furnizojnë në mënyrë të vazhdueshme këtë treg kriminal. Kufijtë e Shqipërisë dhe trafiku i objekteve të trashëgimisë, ligjet dhe instrumentet zbatues që rrjedhin prej tyre. Kush e mbron dhe kush e ruan këtë trashëgimi?
Neni 50
1. "Të drejtën e vënies së gjobës e kanë inspektorët e institucioneve shtetërore të specializuara, sipas fushave që mbulojnë. Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 995, datë 02.07.2008 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 17,000 lekë".

Fabrikë çimentoje në Fushë-Krujë dhe Nikël - "Gener 2"
(Në KRRTRSH me urdhër të kryeministrit) Bëhet fjalë për një investim të biznesmenit të familjes Berisha, Bashkim Ulaj. Fabrika, me shesh ndërtimi 432.000 m2, gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh). Karriera e argjilës (dizastër mjedisor), është në një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë. Zona Fushë-Krujë - Krujë, në këtë mënyrë shndërrohet në rrethin e 9-të të Ferrit të Dantes. G.Sh. Nga Skënder Muçaj

Pllakat e Smeralda të Thotit, Atlantida.

Historia e pllakave të përkthyera në faqet e mëposhtme është e panjohur dhe përtej besimit të shkenctarëve të sotëm.
Lashtësia e tyre e cila daton 36.000 vjet P.K. është e jashtëzakonshme.

Shkruesi është Thoti, një Mbret-Prift Atlantas, i cili themeloi një koloni në Egjiptin e lashtë pas përmbytjes së atdheut të tij.
Ai ishte ndërtuesi i Piramidës së Madhe të Gizës, atribuar gabimisht Keopsit.
Në të ai trupëzoi diturinë e tij në njohuritë e lashta dhe kyçi mirë të dhëna dhe mjete nga Atlantida e lashtë.
Për rreth 16.000 vjet, sundoi mbi rracën e lashte të Egjiptit, nga vitet 52.000 p.k. deri në 36.000 p.k.
Në atë kohë, një rracë e lashtë barbare, midis të cilëve ai dhe ndjekësit e tij ishin vendosur, lulëzoi deri në një shkallë të lartë qytetërimi.
Thoti ishte i pavdekshëm, kështu që ai sundonte mbi vdekjen, duke u zhvendosur si qenie kur kishte dëshirë dhe atëherë jo nëpërmjet vdekjes.
Mençuria e tij e pafund e bëri atë sundues mbi koloni të ndryshme Atlantase, përfshirë ato në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore.
Kur i erdhi koha për të lënë Egjiptin, ngriti Piramidën e Madhe përtej hyrjes së Dhomave të Mëdha të Amentit, vendosi në të të dhëna dhe caktoi njerëz nga paria e popullit si rojtarë për sekretet e tij.
Në kohërat e mëvonshme, pasradhësit e këtyre rojtarëve u bënë priftërinjtë e piramidës, nga të cilët Thoti adhurohej si Zot i Urtësisë, Shkruesi, gjatë Epokës së errët që pasoi me largimin e Thotit.
Në legjendë, Dhomat e Amentit u bënë nëntoka-ferri, Dhomat e Zotave, ku shpirti pas vdekjes kalon atje për tu gjykuar.
Gjatë këtyre kohërave qenia e Thotit kaloi në trupa njerëzorë sipas mënyrës së përshkruar në pllaka. Kështu ai u mishërua tre herë, ku në qenien e tij të fundit njihet edhe si Hermesi, i linduri për së treti.
Nën këtë mishërim, ai la shkrime të njohura nga okultistët e sotëm si Pllakat e Smeralda, si ekspozitë të vonshme e paksa të largët të mistereve të lashta.
Pllakat e përkthyera në këtë punim janë 10, aq sa kishin ngelur në piramidën e madhe nën ruajtjen e priftërinjve të piramidës.
Për lehtësi, përmbajtja e 10 pllakave është ndarë në 13 pjesë.
Dy të fundit janë aq madhështore, të paarritshme për mendjen njerëzore në përmbajtjen e tyre, sa deri në ditët e sotme është e ndaluar paraqitja e tyre botës në shkallë të gjerë.
Megjithatë, në to përfshihen sekrete, të cilat përmbajnë vlera të paçmueshmë për një studiues serioz.
Ato duhen lexuar jo një, por qindra herë pasi vetëm kështu kuptimi i vërtëtë mund të zbulohet.
Një lexim i rastësishëm do t’ju japë vezullime bukurie, por një studim i thellë do të hapë shtigje mençurie për kërkuesit.
Le të themi diçka se si këto sekrete të mëdha po i zbulohen njeriut modern pas një fshehjeje kaq të gjatë.
Rreth viteve 1.300 p.k., Egjipt, Khemi i lashtë ishte në trazira dhe delegacione priftërinjsh u nisën në anët e tjera të botës.
Midis tyre ishin edhe disa nga priftërinjtë e piramidës së madhe, të cilët morën me vete Pllakat e Smeralda si hajmali, nëpërmjet të cilave mund të ushtronin autoritetin e tyre mbi priftërinjtë e thjeshtë të rracave të prejardhura nga kolonitë Atlantase.
Pllakat nënkuptonin sipas legjendës edhe si autoriteti i deleguar nga Thoti.
Një grup i veçantë i priftërinjve bashkë me pllakat emigroi në Amerikën e Jugut ku aty gjeti një rracë në lulëzim, popullin Maya, të cilët mbanin shumë mend nga dituria e lashtë.
Midis tyre, priftërinjtë u vendosën dhe ngelën. Në shekullin e dhjetë, populli Maya
ndërtoi tërësisht Yucatanin, dhe pllakat u vendosën nën altarin e njërit prej tempujve më të mëdhenj të Zotit Diell.
Pas pushtimit të Mayave nga Spanjollët, qytetet u braktisën dhe thesaret e tempujve u harruan.
Duhet kuptuar se Piramida e Madhe e Gizës ka qenë dhe është tempulli i fillesës mbi misteret.
Jezusi, Solomoni, Apollonius dhe të tjerë filluan aty.
Autori (i cili ka lidhje me Lozhën e Madhe të Bardhë e cila edhe kjo funksionon nëpërmjet priftërisë piramidale) u udhëzua për të rimarrë e për të kthyer pllakat e lashta në Piramidën e Madhe. Kjo u përmbush pas disa aventurave për të cilat nuk është e nevojshme të përmenden këtu.
Përpara kthimit të tyre, atij ju dha leja për ti përkthyer e për të mbajtur një kopje të diturisë së gdhendur në këto pllaka.
Kjo u krye në 1925 dhe vetëm tani është dhënë leja për disa pjesë për tu publikuar.
Është e pritshme që shumë mund të qeshin, por studiuesi i vërtëtë kur të lexojë midis rrjeshtave do të gjejë diturinë.
Nëse “drita” është në ju, “drita” e gdhendur në këto pllaka do të përgjigjet.

Tani, disa fjalë mbi materialin përsa u përket pllakave.



Ato janë 12 pllaka prej smeraldi jeshil, formuar nga një lëndë e krijuar nëpërmjet shndërrimit alkimik.
Ato janë të pashkatërrueshme, të qëndrueshme ndaj të gjithë elementëve dhe lëndëve.
Në të vërtetë, struktura atomike dhe qelizorë është e pandryshueshme, asnjë ndryshim nuk ka ndodhur tek ato.
Në këtë vështrim, ato thyejnë ligjin fizik të jonizimit.
Mbi to janë gdhendur karakteret në gjuhën e lashtë të Atlantasve, karaktere që u përgjigjen harmonikisht valëve të mendimit, duke lëshuar lëkundjen mendore përkatëse në mendjen e lexuesit.
Pllakat janë kapur bashkë me unaza me ngjyrë të artë që varen në shufër prej materiali të njëjtë. Kaq për pamjen e jashtme të materialit.
Dituria e përmbajtur në to është themeli i mistereve të lashta. Dhe për dikë që e lexon me sy e mendje të hapur, dituria e tij do të rritet njëqindfish.
Lexo, beso apo jo, por lexo dhe lëkundja e gjetur aty do të zgjojë një përgjigje në shpirtin tënd.
Në faqet e mëposhtme, do t’ju zbulohen disa prej mistereve të cilat janë prekur lehtas nga unë, mësues dhe studiues të së vërtetës.
Kërkimet e njeriut mbi ligjet që rregullojnë jetën e tij kanë qenë të pafundme, gjithmonë përtej velit që ndan të mistershmen nga e prekshmja, një e vërtetë gati për tu përthithur nga ata që e zgjerojnë largpamësinë duke e drejtuar në brendësi të vetvetes e jo së jashtmi në kërkimet e tyre.
Në qetësinë e materialit, ndjesitë të drejtojnë drejt çelësit që zbulon diturinë.
Ai që flet nuk di, ai që di nuk flet.
Dituria më e lartë është e pashqiptueshme, ajo shfaqet nëpër shtigjet ku kapërcen i gjithë materiali i fjalëve dhe simboleve.
Të gjitha simbolet janë edhe çelësa të dyerve që të çojnë drejt të vërtetave, dhe shpesh herë dera nuk hapet sepse çelësi duket aq i madh dhe gjërat që janë përtej janë janë të padukshme.
Nëse ne mund të kuptojmë se të gjithë çelësat, të gjitha simbolet e materialit janë shfaqje, por janë edhe shtesa në njohuri të ligjit të madh dhe të së vërtetës, do të fillojmë të zhvillojmë largpamësinë e cila do të na lejojë të kapërcejmë velin ndarës.
Gjithçka, në të gjitha universet lëviz sipas ligjit, dhe ligji që rregullon lëvizjet e planeteve nuk është më i ndryshëm se ligji që rregullon shfaqjen materiale të njeriut.
Një prej të gjithave ligjeve kozmike më të mëdha, është ai përgjegjës për formimin e njeriut si qenie materiale.
Qëllimi madhor i shkollave të mistereve të të gjitha kohërave ka qenë zbulimi i ligjit që lidh njeriun si materie me njeriun si shpirt.
Hallka lidhëse midis njeriut si materie dhe atij si shpirt është njeriu inteligjent ku në mendjen e tij marrin pjesë cilësitë materiale dhe ato jo materiale.
Ai që synon për diturinë më të lartë, duhet të zhvillojë anën intelektuale të natyrës së tij, sa më shumë ta përforcojë, aq do të jetë i aftë në përqendrimin e të gjitha fuqive të qenies së tij në drejtimin e dëshiruar.
Kërkimi i madh mbi dritën, jetën dhe dashurinë fillon në planin material, duke vazhduar deri në fund ku objektivi përfundimtar është njësimi i plotë me vetëdijen universale.
Fillimi mbi materien është hapi i parë, pastaj vjen objektivi i lartë i arritjes shpirtërore.
Në faqet e mëposhtme, do të jap edhe një interpretim të Pllakave të Smeralda dhe sekretin e tyre, kuptimet e fshehura në brendësinë e tyre.
Fshehur nën fjalët e Thotit, ka shumë kuptime që nuk duken në sipërfaqe.
Drita e diturisë, mbartur nëpërmjet këtyre pllakave do të hapë shumë fusha të reja mendimi.
“Lexo dhe ndriçohu” por vetëm nëse drita në vetëdijen tënde zgjon kuptimet e përgjumura thellë, cilësi kjo e pandashme me shpirtin. Pllaka I

--------------------------------------------------------------------------------

LEGJENDA E THOTIT NGA ATLANTIDA

Unë, Thoti, nga Atlantida, Zot i mistereve,
mbajtës i ngjarjeve të shkuara, Mbret i plotfuqishëm dhe me forcë magjike.
Jetoj në jetë të jetëve dhe kaloj në pallatin e Amentit,
po lë pas për brezat që do të vijnë këto shkrime të mençurisë së thellë të Atlantidës së Madhe.

Në qytetin madhështor të Keorit, në ishullin e Undalit
shumë kohë më parë, unë nisa këtë mishërim.
Burrat e fuqishëm të Atlantidës jetonin dhe vdisnin por jo si të gjithë të vdekatarët e tjerë, pasi për shekuj me rradhë ripërtërinin jetën në pallatin e Amentit,
ku buron në përjetësi lumi i jetës.

Me qindra herë kam zbritur në errësirë dhe jam rikthyer në dritë,
dhe shumë herë të tjera kam rifituar fuqitë dhe jam ngritur nga terri në dritën e diellit.
Ka ardhur koha të humbas sërish në vendet e poshtme
dhe populli i Khemit nuk do të dijë gjë për mua.
Por në një kohë që askush nuk e di, unë do të ngrihem sërish
me fuqi dhe autoritet do të kërkoj llogari nga ata që lashë pas.

Dhe atëherë, dijeni o popull i Khemit se nëse keni gabuar dhe nuk keni dëgjuar fjalën time, do t’ju ul nga pozitat tuaja të larta dhe do t’ju zbres në errësirën e thellë të shpellave nga unë dola.
Mos ju zbuloni sekretet e mia njerëzve ne Veri dhe në Jug nga frika se mos bjerë mbi ju mallkimi im.

Mos harroni fjalët e mia dhe kushtojuni vëmendje
sepse është e sigurt që do të kthehem
dhe do t’ju kërkoj atë që ju mbani të fshehur.
Jetë e mot, do të rikthehem sado që koha të kalojë dhe madje do të mposht edhe vdekjen, për t’ju shpërblyer dhe ndëshkuar ashtu siç ju keni vepruar me mua.

Populli im ishte madhështor në ditët e lashta,
ishin madhështorë dhe të pakrahasueshëm me vdekatarët e tjerë përreth
sepse kishin mençurine e të moçmëve dhe kërkonin thellë në zemrën e përjetësisë
njohurinë që i perkiste bijve të tokës.
Ne ishim të ditur kur jetonim me Bijtë e Dritës
dhe merrnim forcë nga fuqia e zjarrit të përjetshëm.

Dhe më madhështori nga bijtë e njerëzve ishte ati im,Thotme, rojtar i tempullit të madh që bashkonte Bijtë e Dritës, banues të tempullit, me njerëzit e thjeshtë që jetonin në dhjetë ishujt.

Ai thoshte fuqishëm fjalët e Thrisë, Banorit të Unalit, dhe jua transmetonte mbretërve mesazhin e tij me një zë që gjithkush i bindej.

Unë u rrita e u bëra burrë
Duke më mësuar ati im misteret e lashtësisë,
derisa një ditë u bëra shumë i mençur dhe mençuria ime ndriçonte kudo.

Nuk deshiroja asgjë perveç mençurisë
derisa një ditë të paharrueshme
Banori i Tempullit urdhëroi të dilja përpara tij.
Ishin të paktë ata që kishin mbijetuar pasi kishin parë fytyrën e tij
sepse Bijtë e Dritës nuk jane si bijtë e njeriut kur nuk mishërohen në trupa fizikë.

Une isha i zgjedhuri nga familja njerëzore
dhe vazhdimisht mësoja nga Banori
në mënyrë që të përmbushej qellimi i tij
I cili ende nuk ish ndezur në vatrën e kohës.

Për shekuj me rradhë banova në Tempull
dhe gjithë kohës pasurohesha me njohuri
derisa një ditë ju afrova dritës që buronte nga zjarri i madh.

Ai më mësoi rrugën që të çon tek Amenti.
Aty, në botën e poshtme, ku ndodhet mbreti i madh
në fronin e tij të lavdishëm.

U përkula me nderim të thellë para Zotave të Jetës
dhe Zotave të Vdekjes, dhe ata më dhuruan Çelësin e Jetës.

Unë isha i liruar nga Dhomat e Amentit,
I lirë nga vdekja, në ciklin e jetës
Dhe udhëtoja deri lart në yje
derisa koha dhe vendi u shndërruan në asgjë.
Pasi kisha pirë shumë nga kupa e njohurisë
pashë brenda zemrave të njerëzve
dhe u gëzova kur pashë mistere të mëdha.
Sepse vetëm duke kërkuar të Vërtetën do të mundja
të qetësoja Shpirtin tim
dhe të shuaja zjarrin brenda vetes.

Gjithë këto vite kam jetuar
dhe kam parë ata rreth meje të pijnë nga kupa
e vdekjes dhe të rikthehen në dritën e jetës.
Dalëngadalë një lumë njohurie doli nga Mbretëritë e Atlantidës
dhe u zëvendesua nga pasardhësit e një ylli më të ulët.

Në përputhje me Ligjin
Fjala e Zotit u kthye në lule,
Mendimet e Atlantidasve u kthyen në errësirë
Derisa më në fund, nga gjithë ky zemërim,
Banori u çua nga Aguanti i tij (vendi i tij i veçuar)
duke shprehur Fjalën dhe duke mbledhur fuqinë.

Thellë ne zemrën e Tokës, bijtë e Amentit e dëgjuan
zërin e tij dhe ndryshuan lulen e zjarrit
që digjet në përjetesi, duke bërë levizje
të ndryshme, me anë të LOGOS (FJALES),
deri sa zjarri i madh e ndryshoi drejtimin.

Më pas, i lëshoi ujrat e furishme të tokës mbi gjithë sipërfaqen e saj
Ato permbytën dhe shkatërruan gjithçka gjetën përpara
Deri në momentin sa mbeti në sipërfaqe vetëm Tempulli i Dritës
I cili qëndronte madhështor mbi malin e Lartë të Undalit
Dhe ende dukej të qëndronte mbi ujë.
Të gjithë ata që ndodheshin në të shpëtuan nga furia e tmerrshme e ujrave.

Atehere Zoti më thirri dhe më tha:
Mblidhi të gjithë së bashku, popullin tim
Grumbulloi me anë të mjeshtërisë që ke mësuar nga vendet përtej detit,
Dhe çoji në tokën e barbarëve leshatorë
që jetojnë në shpellat e shkretëtirës
dhe ndiq planin që tashmë ti e di.

Pas këtyre fjalëve unë mblodha popullin tim
Dhe hymë të gjithë në varkën gjigande të Zotit.
Në mëngjes u gjendëm shumë lart në ujra
Poshtë nesh dukej Tempulli në errësirë
Befas, ujrat e përmbytën tempullin i cili nuk dukej më në tokë,
deri sa të vinte koha e caktuar.

Kur ujrat u tërhoqën, ne zbritëm me nxitim nën diellin e mengjesit
vrapuam nëpër kodra derisa arritëm tek toka e farës së Khemit.
Ata erdhën drejt nesh të tërbuar, me shkopinj dhe shtiza në duar
të ngritura për të vrarë dhe shkatërruar Bijtë e Atlantidës.

Ateherë unë ngrita lart shtizën dhe leshova drejt
tyre një rreze lëkundjeje të fortë
që i ngurtësoi ata si gurët e një mali.

Më pas ju fola me qetësi dhe paqe
duke ju treguar fuqinë e Atlantidës
e duke thënë se ishim bijtë e Diellit dhe lajmëtarët e tij.
Ata u stepën nga kjo shenjë e magjishme,
u gjunjëzuan para meje dhe atëherë i lashë të lirë.

Ne jetuam gjatë në tokën e Khemit
për vite e vite me rradhë deri kur
Zoti që jeton ne përjetësi urdhëroi
të dergoja Bijtë e Atlantidës në të gjitha drejtimet e tokës
dhe të çonin kudo njohuritë e tyre të hershme.

Une jetova për shumë kohë në tokën e Khemit
Dhe bëra shumë vepra madhështore
me mençurinë që banonte brenda meje.
Bijtë e Khemit mësuan shumë nga drita e njohurisë
dhe u pasuruan me thesaret e mençurisë.

Nëpërmjet fuqisë sime unë hapa një rrugë
që të çonte tek Amenti në mënyrë që të vazhdoja të ripërtërija fuqitë
dhe në shekuj të shekujve isha një Diell i Atlantidës
duke mbrojtur njohurinë dhe trashëgiminë e së shkuarës.

Bijtë e Khemit dalëngaqdalë u bënë të fuqishëm
në trup dhe në shpirt
dhe gjithmonë fitonin në betejë me popujt përreth.
Tashmë, herë pas here shkëputem prej tyre
dhe zbres në dhomat e Amentit, në brendësi të Tokës,
ku vendosa të ngre një portë të lartë dhe madhështore
në hyrje të saj.

Dal përpara Zotave të të gjitha fuqive
Dhe shpesh gjendem ballë për ballë me Banorin.
Janë të paktë ata që do të guxonin
të kalonin portën e Amentit të errët.
Unë ndërtova mbi hyrjen një piramidë hijerëndë
me një fuqi marramendëse që e tejkalon forcën e Tokës.(Gravitetin)
Në brendësi të kësaj dhome të madhe
Skalita kanale rrethore derisa arrita në majë të saj.

Atje, në kulmin e piramidës, vendosa një kristal
që dërgonte rreze deri në Largësitë e Pafundme
duke lëvizur nga forca e eterit
dhe kthehej për të reflektuar mbi porten e Amentit.

Ndërtova dhe dhoma të tjera që, në pamje të parë
dukeshin bosh por në të cilat unë fsheha çelsat e Amentit.
Ai që do të marrë guximin të hyjë në mbretërinë e errët
duhet në fillim të pastrohet duke agjëruar për një periudhë të gjatë kohore.

Më pas duhet të shtrihet në sarkofagun prej guri,
atje, në dhomën time ku une do i zbuloj
misteret e mëdha.
Nuk do të kalojë shumë dhe ai do të më ndjek
ne vendin e takimit.
Unë, Thoti, Zoti i mençurisë
do të jem me të dhe do të banoj me të përgjithmonë.

Unë ndërtova Piramidën e Madhe
duke ndjekur strukturën e piramidës së Tokës
zemra e së cilës digjet në perjetësi, aty, në thellësi të saj
duke e mbajtur atë në jetë përgjithmonë.

Në të unë lashë njohurinë time të magjishme
të cilën e gjej sa herë që kthehem nga Amenti,
gjithmonë, nderkohë qe fle ne Dhomat e Amentit
Shpirti/Fryma im/(e) do endet i/(e) lirë dhe do të mishërohet
në një mënyrë apo një tjetër,duke banuar midis njerëzve.

Banori më ka dërguar këtu në Tokë
për të përmbushur vullnetin e tij në mënyrë që shumë veta të ngrihen.
tani po kthehem në Dhomat e Amentit
duke ju lënë një pjesë të mençurisë sime.
Mbroni dhe degjojeni gjithmonë
Urdhërimin e shenjtë të Banorit:
Mos harroni kurrë të ngrini syte tuaj lart dhe të shikoni dritën.

Është e sigurt që në kohen e duhur do të behesh një me Zotin
Është e sigurt që të është dhënë e drejta të jesh një me Zotin
Është e sigurt që të është dhënë e drejta të jesh një me Gjithësinë.

Tani, unë po largohem prej teje
Mbaji mirë në mendje urdhërimet e mia
Ruaji ato dhe jeto me to
Dhe une do të jem me ty
Duke të ndihmuar dhe duke të udhëzuar gjithmonë drejt Dritës.

Tani përpara meje po hapet Porta
Dhe une po zbres në errësirën e thellë të Natës. Pllaka I

--------------------------------------------------------------------------------

Çelësi i Mençurisë

Unë, Thoti, Atlantasi,
jap nga Mençuria ime,
jap nga dituria ime,
jap nga fuqia ime.
Bujarisht po u jap bijve të njeriut.
Po u jap atyre që edhe ata të kenë mençuri
të ndriçojnë nëpër botë që nga veli i natës.

Mençuria është fuqi dhe fuqia është mençuri,
me njëra-tjetrën ato përsosin të tërën.

Mos ji krenar, o njeri, në mençurinë tënde.
Flit me të paditurin ashtu si i urti.
Nëse dikush vjen plot dituri tek ty
ta dëgjosh me vëmendje, për mençurinë është gjithçka.

Mos hesht ti kur me ligësi flitet për të vërtetën
ashtu si drita e diellit shkëlqen mbi të gjithë,
Ai i cili thyen Ligjin, duhet të ndëshkohet.
veçse nëpërmjet ligjit vjen liria e njeriut.
Të druhesh nga frika është skllavëri,
vargua që e lidh njeriun në errësirë.

Ndiqe zemrën gjatë jetës tënde,
bëj më shumë se çtë është urdhëruar.
Kur të kesh fituar pasuri,
zemrën tënde ndiqe
të gjitha ato nuk kanë vlerë
kur zemrën e lëshon.
Të dredhosh,
kur zemrën duhet të ndjekësh
e neveritshme është për shpirtin.

Ata që udhëhiqen nuk do të humbasin,
por ata që kanë humbur nuk mund ta gjejnë shtegun e drejtë.
Nëse shkon midis njerëzve, jep për veten
Dashuri, fillimi dhe mbarimi i zemrës.

Nëse dikush të vjen për tu këshilluar,
lëre të flas lirshëm,
që ajo për të cilën ai vjen
mund të kryhet.
Nëse ai nguron të të hapë zemrën,
ndodh sepse ti, gjykuesi, vepron gabim.

Mos përsërit fjalimin e fryrë,
as mos e dëgjo atë
sepse shprehia në të
nuk është e barazpeshuar.
Mos flit për të,
kështu do të njohësh më përpara mençurinë.

Heshtja është e çmuar,
fjalët e tepërta nuk kanë vlerë.
Mos e lartëso zemrën tënde midis bijve të njeriut,
që të mos humbas ajo nën pluhur.

Nëse do të jesh i madh midis njerëzve,
ji i nderuar për dituri e për mirësi.
Nëse kërkon të njohësh natyrën e një miku,
mos pyet shokun e tij,
por kalo një kohë me të vetëm.
Flit me të,
provoja zemrën me fjalët e sjelljen e tij.

Ajo që lihet mënjanë, duhet të jepet
gjërat që të përkasin duhet ti ndash me mikun.

Dituria shihet nga budallai si kotësi,
dhe gjërat e vlefshme për atë janë të dëmshme.
Ai jeton në vdekje,
dhe me atë ushqehet ai. Pllaka II - Dhomat E Amentit

--------------------------------------------------------------------------------

PLLAKA II - DHOMAT E AMENTIT

Thellë në brendësi të Tokës shtrihen Dhomat e Amentit,
shumë poshtë ishujve të Atlantidës së zhytur,
Dhomat e te Vdekurve e dhomat e të gjallëve,
të kredhura nën flakët e Gjithësisë së pafundme.

Larg , në kohërat e vjetra, të humbur në hapësirën e kohës,
Bijtë e Dritës vështruan për nga Toka.
Panë bijtë e njeriut nën skllavëri,
të lidhur nga forcat e ardhura nga përtej.
E dinin se vetëm të çliruar nga robëria
do të mundte njeriu të ngrihej nga Toka drejt Diellit.

Zbritën në tokë dhe krijuan trupa,
dhe vetë u bënë të ngjashëm me njeriun.
Pas formimit Zotat e gjithçkaje thanë:

“Ne jemi ata që u krijuam nga pluhuri hapësinor,
duke marrë jetë nga Gjithësia e pafundme;
për të jetuar në Tokë si bijtë e njereriut,
sa të njëjtë po aq edhe të ndryshëm me ta.

Pastaj për vendbanim, në thellësinë e kores së Tokës,
shpërthyen hapësira të mëdha me forcën e tyre,
larg bijve të njeriut.
Të rrethuar nga forca dhe fuqi,
për të mbrojtur dëmtimin e Dhomave të të Vdekurve.

Krahpërkrah, hapën vendbanime të tjera,
duke i mbushur me Jetë e Dritë gjithkund.
Ndërtuan pastaj Dhomat e Amentit,
që të banonin përjetësisht aty,.
të jetonin deri në fundin e përjetësisë.

Tridhjete e dy ishin Bijtë e Dritës,
që erdhën midis njerëzve,
t’i çlironin ata nga skllavëria e errësirës,
ata që ishin të lidhur nga focat e përtejme.
Thellë në Dhomat e Jetës rritej një lule, flakëruar,
zgjerohej e zmbrapste natën.

Vendosur në qendër, një rreze e fuqishme,
Jetë-dhënëse, Dritë-dhënëse, duke mbushur me fuqi gjithçka që i afrohej.
Rreth saj vendosën tridhjete e dy frone,
nga një vend për secilin nga Bijtë e Dritës,
duke ndenjur nën rrezatim,
mbusheshim me Jetë nga Drita e përjetshme.

Aty herë pas here linin aty trupat e parë të krijuar
që të mund të mbusheshin me Frymën e Jetës.
Njëqind vjet në çdo njëmijëvjet
Drita flakëruese Jete-dhënëse duhet të përshkojë trupat e tyre.
duke nxitur gjallërimin e Frymës së Jetës.
Aty në rreth, nga epoka në epokë qëndrojnë Zotat e Mëdhenj,
duke jetuar një jetë të panjohur për njeriun.
Aty në Dhomat e Jetës flenë,
I lirë përshkon shpirti i tyre nëpër trupa njërëzorë.

Herë pas here, ndërsa ata flenë,
mishërohen në trupat njerezorë.
U mësojnë dhe i udhëheqin gjithandej,
nga errësira drejt dritës.
Aty në Dhomën e Jetës, mbushur me mençuri,
të panjohur nga rracat njerezore, jetojnë përjetësisht
nën ftohtësinë e zjarrit të jetës, rrinë ulur Bijtë e Dritës.
jetojnë përgjithmone në ftohtësinë e zjarrit të Jetës.
Disa herë kur ata zgjohen,
dalin nga thellesitë, ndriçojnë midis njerëzve,
ata të përjetshëm, njerëzit vdekatarë.

Ai që i është larguar errësirës
dhe e ka ngritur veten nga terri i natës në dritë,
nuk i nështrohet Dhomave të Amentit,
i çliruar nga Lulja e Dritës dhe e Jetës është ai.
Dhe atëherë, i udhëhequr nga njohuria dhe mençuria,
nga njeri bëhet një Zot i Jetës.

Aty mund të jetojë si i barabartë me Zotat,
I lirë nga skllavëria e territ të natës.
Ulur rreth lules rrezatuese qëndrojnë shtatë Zota
nga Hapësira e Kohërave mbi ne,
duke ndihmuar dhe udhëhequr me Mençurinë e pamasë,
bijtë e njeriut në shtegun ndër-kohor.

Të madhërishëm, të jashtëzakonshëm, ata,
veshur me fuqinë e tyre,
të heshtur, gjithçka-njohës,
drejtojnë forcën e Jetës,
sa të njëjtë aq edhe të ndryshëm
me bijtë e njeriut.
Tashmë ndryshe,
por gjithmonë Bijtë e Dritës.

Rojtarë dhe mbikqyrës të fuqisë skllavëruese,
të gatshëm ta flakin tej kur drita tek njeriu mbrrin.
I pari ndër ta është “Qënia e Mbuluar”, Zoti i Zotave,
Nënta e pafundme,
mbi çdo Zot tjetër të Rrathëve.

Treshi, Katra, Pesa, edhe Gjashta, Shtata, Teta,
çdonjëri me një detyrë, çdonjëri me fuqitë e tij,
udhëheqin, drejtojnë fatin e njeriut.
Qëndrojnë aty, madhërishëm e fuqishëm,
të lirë në kohë dhe në hapësirë.

Edhe pse nuk i përkasin kësj bote,
jetojnë në të,
si Vëllezërit e Mëdhenj
të bijve të njeriut.
Gjykojnë dhe peshojnë ecurinë e Dritës
midis njerëzve.

Përpara tyre më udhëhoqi Banori,
dhe e pashë se si u bashkua me numrin Një.

Atëherë nga Ai u dëgjua një zë që thoshte:
“Ke punuar shkëlqyeshëm Thot, me bijtë e njeriut.
Që këtej e tutje do të jesh i lirë nga Dhomat e Amentit
Zot i Jetës, për bijtë e njeriut.
Nuk do të shijosh vdekjen, veçse kur ti ta duash,
pi nga kupa e Jetës së Përjetshme,
këtej e tutje e përgjithmonë, Jeta është në dorën tënde,
këtej e tutje e përgjithmonë,Vdekja është në dorën tënde.

Bano këtu dhe dil prej këtej kur të dëshirosh,
Amenti është i lirë për Diellin e njeriut.
Jepi Jetës formën që ti do,
o Bir i Dritës që u rrite midis njerëzve.
Zgjidh se çfarë do të bësh, sepse të gjithë duhet të punojnë,
dhe kurrë mos u largo nga shtegu i Dritës.

Sapo hodhe hapin e parë në këtë rrugë të gjatë e të përpjetë,
i paanë është tashmë mali i Dritës..
Në çdo hap që do të hedhësh, më i lartë duket mali,
e sa më shumë të ecësh, aq më larg është qëllimi.

Stop Injorancës, në terren

Eshtë hapur një dritë jeshile, që kjo nismë tashmë të shtrihet nga bota virtuale në terren, për të konkretizuar qëllimin e saj, luftën ndaj paditurisë. Ekziston një plan që do të mbështesë financiarisht nismat për zhvillimin intelektual të qytetarëve

E nisur si një dëshirë, e lindur inercisht nga problemet e shumta që përjeton shoqëria shqiptare në këtë tranzicion të gjatë e të përgjithshëm, tashmë ka bërë jehonë dhe ka përkrahësit e saj.

Duke publikuar artikuj që pasqyrojnë ndër problemet themelore të shoqërisë shqiptare dhe duke debatuar mbi zgjidhjen e mundshme të këtyre problemeve, tashmë kemi krijuar një komunitet i cili nuk pranon kushtet në të cilat ndodhemi. Një komunitet i cili shpreson dhe beson se Shqipëria i ka të gjitha kushtet e mundshme jo vetëm për të dalë nga ky tranzicion shoqëroro-kulturor, por edhe të ecë me hapa të sigurt drejt zhvillimit kombëtar. Eshtë detyrë morale e çdokujt prej nesh të japë kontributin e tij për vendin ku është rritur apo ku jeton, që të jetë një vend më i sigurt për të gjithë brezat e tjerë që do të vijnë.

Me anë të peticioneve të ndryshme, të gjithë bashkë mund të krijojmë një zë të fortë e të përfillshëm, për të mirëorientuar çdo reformë të ndërmarrë, në interes të gjithë bashkombasve tanë.

Duke realizuar fushata sensibilizimi, duke iniciuar manifestime, duke hedhur ide dhe plane të ndryshme, të cilat mund ti konkretizojmë bashkë, duke ideuar reforma në arsim me programe eksperimentale, duke krijuar sisteme paralele me ato egzistueset në komuna apo bashki, kjo Shqipëri do të bëhej një vend ku të rinjtë nuk do donin të largoheshin, por do të punonin e do të fitonin në vendin e vet, pranë familjes së tyre.

Të çohen intelektualët nga kafenetë ku bisedojnë për fatin e tyre njësoj sikur flasin për personazhe imagjinare, e jo për jetën e tyre. Të bashkohen njerëzit që e duan dijen dhe që e mendojnë si të vetmin çelës i cili hap çdo rrugë zhvillimi. Mjaft me indiferentizëm ndaj fatit tonë, të cilin vetem ne e kemi në dorë.
Të rizgjojmë vetëdijen kombëtare dhe të përhapim qytetarinë. Të njohim dhe të mbrojmë të drejtat tona.

Nëse në një afat të shkurtër kohor, STOP INJORANCA kthehet në një organizatë që do të veprojë direkt në terren, përballë problemeve të shumta të shoqërisë sonë, kush do ishte kontributi juaj ?



SHQIPERINE MUND TA BEJNE VETEM SHQIPTARET !

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2



Koeçidenca shumë interesante

Informacionet që vijojnë janë të vërteta.




Abraham Lincoln u zgjodh në Kongres në 1846-ën.

John F. Kennedy u zgjodh në Kongres në 1946-ën.


Abraham Lincoln u zgjodh president në 1860-ën.

John F. Kennedy u zgjodh president në 1960-ën.


Mbiemrat Lincoln dhe Kennedy përbëhen të dy nga 7 gërma dhe që të dy konsiderohen si mbrojtësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut.

Gratë e të dy presidentëve humbën fëmijë kur banonin në shtëpinë e bardhë.

Të dy presidentët u vranë me goditje në kokë.


Të dy presidentët pushuan së jetuari ditën e mërkurë.

Sekretaria e Lincoln quhej Kennedy si dhe sekretaria e Kennedit quhej Lincoln.


Të dy u vranë nga njerëz që vinin nga jugu.

Emrat e pasardhësve të tyre përbëheshin nga 7 gërma, pasi që të dy quheshin Johnson.
Andrew Johnson që pasoi Lincoln-in, lindi më 1808-ën kurse Lyndon Johnson që pasoi Kennedy-in lindi më 1908-ën.



John Wilkes Booth, që vrau Lincoln-in, lindi në 1839-ën

Lee Harvey Oswald, që vrau Kenned-in, lindi në 1939-ën



Lincoln vdiq në një kinema që quhej Kennedy.

Kennedy vdiq në një makinë që quhej Lincoln.


John Wilkes Booth iku nga kinemaja dhe u arrestua në një ndërtesë.

Lee Harvey Oswald iku nga një ndërtesë dhe u arrestua në një kinema.


Të dy vrasësit u vranë përpara se të kryhej proçesi gjyqësor.




Tani ajo që është më e habitshmja...

Pikërisht një javë përpara se të vritej, Lincoln ishte me pushime në Monroe Maryland.


Pikërisht një javë para se të vritej, Kennedy ishte me "pushime" me Marilyn Monroe.

Janë vallë vetëm koeçidenca, apo forca okulte provokuan të dyja ngjarjet ?


Ndarja e Atdheut

Dardaninë e marrun me dhunë
që kur e shkelën Kosovë...emrin ia vunë
se Sllavisht e donin çdo punë
dhe në theks të tyre e donin dhe emrin...
Sot po luftojnë vetë shqipëtarët, bijtë e Ilirisë
të cilët dhe gjuhën e të parve shkojnë tuj e përzije
me do fjalë turçe e sllavishte, kundër çdo të mire,
Po luftojnë me e nda me letra zyrtare Dardaninë
Me e nda përgjithmonë Shqipërinë Ilire!


Në emër të të njëanshmes pamvarësi...
në emër të politikave fanatike…
të kolltuqevë që ëndrrojnë ti gëzojnë në përjetësi,
të gradave të bukura e simpatike…
në emër të pa aftësive për të ditur,
në emër të pa aftësisve për të njohur historinë,
në emër të pa aftësive për të njohur atdheun,
në emër të çdo pa aftësie tjetër,
po e ndajnë Dardaninë me truallin e Ilirisë së vjetër!

Po thërrasin enveristët-stalinist të Tiranës:
"Kujdes ju, se mos Shqipërinë e bashkuar na përmendni!",
Po thërrasin të friksuarit e Prishtinës:
“Jo, jo, ne nuk duam bashkim me Atdheun Amë!”,
po gëzojnë xhaonturqit me çallmat në fyt...
ndërsa bisha sllave e uritur, gjëmon duke pritur mënjëanë.

Hej Iliria ime,
Që vetëm nga avioni ti dalloj trojet,
malet e brigjet e tua vetëm prej atje lart dallohen
piramidat mijra vjeçare, kështjellat,
vetëm nga avjoni tash mund të shikohen.

Ska mbetur gjë tjetër nga shqiptaria,
burrëria ka vdekur, Besa e të parëve tanë është shuar.
burrecat që mbas .... grave gjithë ditën shikojnë
kafeneve anë rrugës rrinë duarlidhur duke pritur e shpresuar
se mos kush ndonjë copë liri apo bashkim ua hedh kah të kalojnë!


Ndërsa Iliria plakë, malet e tokët e lashta, historia, gjëmojnë,
mbuluar me pyje e shkurre, ndërsa kur marrin flakë nga zjarret
nxjerrin në dritë gurët e statuajt e Ilirisë…
dhe turrët sllavi e thotë se sikur është Ilir, i duket...
i ardhuri si cub hajninash njëmijë e katërqind vjeçar,
I thotë malit Ilir, se sikur është “sllave krahina”,
që Iliri-Pellazgjike i thonë tash e tridhjetëmijë vjet më parë!

Ndërsa shqipëtari, i biri i Ilirisë së vjetër
shkon e ulet galmuç shtatë herë në ditë…
para çallmës së Osmanit-hajdut karavanesh…
i cili e nisi turrin e tij me plaçkë të bame
kur kinezëve punëtorë të mirë, plaçkitë ua kish,
atëherë kur ata sillnin mëndafshe për tregjet Veneciane.

Ashtu u pasurua Osmani i parë, i biri i Turkemnistanit aziatik
dhe turrin e mori me bandat e ti e ju sul Kostandinopolit, mesdheut Antik
Ku Kostandini` bir i Nishit të Ilirisë, kish ngritë qytetrimin
dhe kulturën e Bizantit kish shtri në ato brigje
kur Europa ngrinte kështjella nëpër maja e mbi ujë
për tu shpëtuar bishave të natës, ujqërve e arinjëve...!

Ndërsa në të njëmijëtin e treqind e gjashtëdhjetëtin vjetë
mbas gjashtëdhjetë vjet luftrash` Kostandinopoli ra...
eh mjerë mesdheu, mjerë Troja e lashtë, mjerë Bullgaria,
Rumani e mjerë, mjerë Greqia dhe Iliria vetë
se në ç`duar hajdutësh u gjënd mesdheu i shkretë!

Çallma osmane valvitej Mesdheut,
sulltanet haremet i shtuan me vashat e Ballkanit
ku nga tridhjetë për një herë gishtrinjtë e këmbëve ia lëpinin
dhe trupin ja falnin dhunshëm në harem Sulltanit...
e kopila pa deshirë` të mjerat robina lindnin!

Askush nuk mund ta dijë se kush ishin ato vasha të gjora
që skllave u banë, vllezërit prej shpatës ti shpëtojnë...
Armene të bukura thonë, Romune, Bullgare, Greke, Afrikane,
Sllave, dhe Shqipëtare kishte, se smundet askush ta mohojë!

Ndërsa çallma osmane pushtetin e dhunës e vuni në brigjet e Ballkanit,
Shqipëtaret e vertetë mbas trimit Gjergj Kastriota
u bashkuan në një kushtrim lirie për atdheun.
Krah ju ba Leka i Dukagjinit me fjalët e besët e forta
siç ishte e Ilirise tradita ma e mirë e Dheut,
Dhe luftuan sa shëmbull ju ban botës në veprat e trimërive
deri sa jeta e tyre u shue në ato kohra!

Shqipëtarët, bijtë e Ilirisë, luftuan sa mundën,
por ah` tradhëtia hyni, vesi i mashtrimit osmanlli
me pare të verdha, me një farë Florini
erdhi tuj i mashtrue vllaznit shqipëtarë
e kundër njëri tjetrit mjerisht i shtini!

Ja fali osmanlliu një qese me pare arit
të birit të shqipëtarit, veç me ndrrue fenë...
la fali edhe një qese tjetër, biles edhe një gradë ja vuni krahit,
veç ai ta vriste të vëllanë e vet e ta shante Skënderbenë!

Ashtu mjerisht fillojë tradhëtia mids vllazënve shqipëtarë,
filloj vrasja, që nuk e kish e Ilirisë burrëria jo kurrë ma parë.
Filluan plaçkitjet, dhunimet, deri dhe fisit me ja dhunue motrën
me ja vjedhë pasuninë e te tanë çka kish,
me ja vra deri dhe fëmine e me ja shkaterrue votrën.

Dhe u turren pseudo-shqipëtarët për grada deri në Kostandinopol
që Stamboll ia vuni emrin Osmani kur e pushtoj...
dhe aty në oborr të ti` poste morën të nalta
këshilltarë, ministra e deri dhe ambasador...!

Ndërsa Shqipëria gjëmonte nën mjerimin e luftrave,
maleve iknin ditën, netëve luftonin pa pushim
qytetet e Shqiperisë nga hordhitë ti çlironin,
ato që vllezërit plangprishës i drejtonin prej stambollit…
herë si pashallarë të turkut e herë si batakçinjë...!

Fushat e arbërisë u lëshuan
kur mijra shtëpiat u dogjën nëpër natë,
kur mijra kishat u shëmbën nga osmanllinjtë,
kur toka shqipëtare u dogj
e mbeti djerr aq gjatë!

Por shqipëtarët e vërtetë duruan,
një me Ujqërit në male u bënë,
në një shpellë me Ujkun fjetën
në bark të ti qumshtin e pinë
dhe kurrë nuk pranuan të dorzohen as ta falin lirinë!

Dhe një ditë kur Turkmenistan-osmanllija
që as gjuhë amëtare nuk kish...
po e thynete qafën andej nga anadollija…
ndërsa gjuhën amtare po ja krijonte një bir i Ilirisë
dhe me shkronjat europiane po ja pagezonte
ai që po ia mësonte deri edhe shkrimin e të shkurtër historisë...

…Thej qafën më në fund osmanllija
me pashallarë e sulltanë deri dhe me shërbëtorët shqipëtarë...

Por ah` mjerisht në të tonat vatra
kur shqipëtarët të çorditun mbas çallmave e gradave osmane ishin,
një tjetër osmanlli po hynte të sundonte
dhe një nam të zi truallit shqipëtarë po ja bante
ku me gjak për një shekull do ta lante e shpërlante!

Kalojë shekulli i mjerë i luftrave ballkanike
ku shqipëtarët mbetën të ndamë në katërqind copa
ndërsa europa shihte prej larg, maste e priste,
tuj e falë si dhuratë kombin shqipëtarë...
atje ku ja merrte mëndja së janë fuqitë e forta!

Nuk donte europa që në ballkan të kish
një shtet apo komb me besimin e osmanëve…
ndaj mjerisht dhe me ligje e coptojë katërfish
atdheun e të mirëve, të të vuajturve, trojet dhe bijtë e Ilirianëve!

Ndërsa sot qytetrimi slejon ma dallime fetare, po thonë!
Edhe pse një racizëm modern fshihet pas çdo vule.
Pra nuk po e lejojnë bashkimin e shqipëtarëve
por një shtet të ri po krijojnë prej të njëjtit komb,
prej të njëjtës gjuhë e gjak, prej të njëjtës tradite të lashtë e kulture,

Sigurisht që një murë të ri po ndërton euorpa,
ndarje me Azine kërkon në Ballkan,
ndarje si një mur gjigand që përmidis trojeve tona
po ndan zyrtarisht ortodoksia, deri dhe vëlluan me vëllanë!

Ndërsa disa shqipëtarë e duartrokasin ndarjen
dhe krijimin e një shteti të ri e quajnë si punë me mënd...
sepse funksionet e larta ata mundën ti kapin
dhe botës të bredhin si politikanë…etj, nëpër çdo vënd!

Uf, o tmerr, po ma i zi a ka o Zot ndër kohët tona
Kur qytetrimi po ngren lart të drejtat e njeriut…
Në një kohë kur e stervitura, politka ditore
Po thërret për bashkime shtetesh këndej nga Europa
Ndërsa bashkimin e të njëjtit popull po e ndalon me ligj!

E si mund të ketë Kontinent të bashkuar,
kur popujt e një gjuhe, të një kulture e gjaku i ndajne me zor?!

Çfarë thashë, me zor?

Oh` jo, jo me zor, por me deshirë të njaj shqiptarllek fanatizmi
Që shtatë herë në ditë falet para çallmës së Osmanllinjëve…
Falet para atyre që ja ndrruan dhe perenditë
Para atyre që bijat shqipëtare` me dhune ua çuan robina sulltanive…!

____________________________
(Llemadeo) 2007

Shqiptarët që dikur sundonin Irakun

Guvernatorë, ushtarakë, klerikë, madje edhe histori dashurie ndriçojnë një lidhje të vjetër me zonën e trazuar sot.





Iraku, vendi i Babilonisë së lashtë dhe vendi i përplasjes së madhe mes dy pjesëve të mëdha të muslimanëve: mes sunitëve dhe shiitëve. Të parët, politikisht kanë pasur gjithnjë në krah Perandorinë Osmane, të dytët mbretërit e Iranit. Nga ky konflikt sikurse edhe tani kanë gjalluar konflikte të ashpra, gjakderdhje, mërira e luftëra. Që në kohë të herëshme shqiptarët kanë qenë protagonistë në këtë lojë të ashpër, me të cilën i lidhte vetëm një gjë: dëshira për t'i shërbyer ushtarakisht një fuqie të madhe. Aty nga 1508, Shahu i Persisë, mbrojtës i madh i shiitëve, Ismail-al-Safavi pat shtënë në dorë një pjesë të mirë të Irakut Verior, gjë që e pat shtyrë Sulltanin e atëhershëm, Selimi I të drejtonte një ekspeditë të madhe ushtarake për të rivendosur pushtetin e tij. Një nga komandantët më të suksesshëm të fushatës është një i quajtur AHMET PASHË DUKAGJINI. Letërsia arabe përshkruan gjërë e gjatë se si Dukagjini, i bërë mosleman, i drejtoi trupat osmane drejt fitores në Çalldiran në 1514. Fitorja ishte e rëndësishme. Aventura e shqiptarëve në troje të Irakut kishte nisur mirë.

Nga 1544 deri në 1548 në krye të Irakut ishte shqiptari AJAZ PASHA. Sikurse ndodh shpesh për gjithë të mëdhenjtë pavarësisht nga koha, Ajaz Pashës i janë kushtuar shumë poezi, ku sigurisht ai rrëfehet si njeri tejet bujar.

Vite më vonë, Porta e Lartë dërgoi në Bagdad një tjetër shqiptar, NASUH PASHËN. Njësoj si në historinë e Skënderbeut, valiu i ri shqiptar i Bagdatit, mësoi se qyteti i kishte rënë në dorë një vendasi falë një fermani të falsifikuar. Nasuhu nuk pati edhe aq fat në një betejë që u bë mes dy rivalëve në afërsi të Bagdadit. Iku i plagosur rëndë për në Stamboll, porse i ndihu fati dhe u bë, si shumë shqiptarë të tjerë, Vezir i Madh, pra Kryeministër, pasi qe martuar më parë me njërën prej vajzave të shumta të Sulltanit.

Historianët arabë ende i përmendin bëmat e disa komandantëve shqiptarë në vitet që pasuan. Në 1626 Tikriti, vendi i origjinës së Sadam Hyseinit, ishte ende në duart e persëve, të cilët e kishin pushtuar disa vjet më parë. Një shqiptar, OMER PASHA, luftoi në krye të një grushti njerëzish me një ushtri shumë herë më të madhe. Omer Pasha, komandanti, ishte i vetmi që shpëtoi nga masakra që pasoi. Legjenda thotë se e shpëtoi kali i tij i shpejtë. Ca vjet më vonë historia përsëritet. Tashmë është Ahmet KUÇUK PASHA, edhe ky shqiptar në shërbim të Sulltanit, që komandon trupat turke në betejat rreth Tikritit. Si e pa që nuk kishte shpëtim atëherë u ul dhe nisi t'i falej Allahut. Sigurisht që njëri nga ushtarët persë ia preu kokën dhe e dërgoi në Teheran. Shahu në shenjë respekti lejoi që koka e prerë e Ahmet Kuçuk Pashës të varrosej në një teqe në Damask, në Siri. Pashai plak e kishte menduar edhe këtë. Vite më parë kishte ndërtuar një vend të shenjtë për vete.

Nga fundi i shekullit XVII presioni i ushtrive iraniane gati sa se bllokoi ekonominë në Bagdad. Porta e Lartë u alarmua. Bllokimi i ekonomisë në këto anë donte të thoshte trazira edhe në vendet arabe fqinje. Sërish na shfaqet një shqiptar. Ai është ABDURRAHMAN PASHA, i cili u caktua vali i qytetit.
Abdurrahmani ishte njeri i drejtë. Ai nuk lejoi që nënpunësit të vidhnin në kurriz të popullit, liroi njerëzit nga taksat abuzive dhe arriti të sjellë normalizimin e tregut. Në historinë e Irakut shqiptari me emrin Abdurrahman mbahet mend edhe për dashamirësinë e tij ndaj poetëve dhe artistëve të tjerë, ndonëse nën zë thuhet se ai e kishte një çikë qef verën. Një xhami e ndërtuar prej tij ka qenë në këmbë deri vonë në Bagdad. Ajo quhej Maruf-al-Karhi.

Shqiptarët e kishin fort për zemër Irakun, madje aq për zemër saqë të arrijnë të themelojmë një dinasti shqiptare në krye të Bagdadit. I pari i kësaj dinastie shqiptare në zemër të Arabisë ishte dibrani HASAN PASHA, i cili nisi punë në këto anë në 1704. Hasani e nisi punën duke emëruarar djemtë e tij ndër provinca, duke kërkuar kështu bashkimin e njësive të coptuara irakene në një vilajet të vetëm. Më pas, duke u mbështetur në një ushtri të re krejt të reformuar, Hasan Pasha nga qëndrimi në mbrojtje ndaj iranianëve, i hyri detyrës së vështrië që të sulmonte. Nuk arriti ndonjë sukses të madh, megjithëqë kishte arritur të depërtonte në Iran. U varros me nderime të mëdha në Bagdad në vitin 1724. Thonë se në kryeqytetin iraken emrin e tij e mbajnë xhami e emra lagjesh.

Vendin e Hasan Pashës e trashëgoi i biri, AHMET PASHA, një i ri ambicioz, i cili e kishte ndarë mendjen të vazhdonte udhën e të atit. Ahmeti vazhdoi të sundonte deri aty afër fundit të shekullit XVIII. Pas kësaj dinastia shqiptare në Bagdad u përfshi nga një stuhi rëre, gjatë së cilës emrat e sundimtarëve vazhduan të zëvendësohen me ritme të shpejta.

Duhej të kalonin disa vite të trazuara derisa shqiptarët të shfaqeshin perseri në krye të Irakut. SYRI PASHA, vali nga 1899 - 1890, ka hyrë në historinë e Irakut si ndërtuesi i një dige të rëndësishme dhe si mbrojtës i madh i poetëve. Sipas historianëve vendas Syriu futi në veprim edhe një ide tjetër, atë të ndihmës shoqerore per të varfërit dhe vejushat. Syriu u dha udhë një veprimtarie me tradita në lëmin e poezisë.

I fundmi i dinastisë shqiptare në Bagdad ka qenë ABDULVEHAB PASHA, që qëndroi në rolin e valiut vetëm një vit. Për të dihen pak gjëra, nëse përjashtojmë ndonjë poezi oborri që servilat e kanë shkruar me zell për të.
Era e re kishte nisur të frynte gjithandej. Nuk kishte më nevojë për njerëz të luftës, a më mirë me thënë kishte nevojë për një luftë ndryshe.

Një tjetër shqiptar i shquar i ka njohur mirë këto anë. EQEREM BEJ VLORA, pinjoll i Vlorajve të famshëm, një nga mendjet më të mprehta shqiptare të dy shekujve të fundit, e ka rrëfyer në mënyrë brilante përshtypjet e tij në Irak e rrethinë. Në 1904, Eqerem Beu ishte një nënpunës i ri i Ministrisë së Jashtme të Stambollit. Bashkë me diplomatë të tjerë inspektonte asokohe hekurudhën e Hexhazit, atë që quhej një lloj paraleleje e Kanalit të Suezit, një arritje e madhe për kohën, njësoj si koridoret tona të sotme. Sytë e lodhur nga peisazhi, i mbuluar nga rëra e verdhëllemtë, i kanë shndëritur të riut shqiptar kur ka parë të kalëronte mbi një mëzat të zi arab një vajzë të re elegante. Diku andej nga Siria, në kufi me Irakun, zë fill kjo histori nostalgjie më shumë se sa dashurie. I riu shqiptar desh la mëndtë kur pa atë vajzë të re arabe që bashkë me të tjerët i bënte respektet e duhura sipas rregullave të shkretëtirës. Mësoi sakaq se perria e shkretëtirës ishte vajza e njërit prej krerëve lokalë, në çadrën e të cilit kishte bujtur. Dhe atëherë beu i Vlorës përmbahet, porse nuk mund të heqë dorë nga simpatia e tij. Nxjerr nga brezi pistoletën e tij, një Mauzer, i cili në atë kohë vlente sa qimet e kokës, dhe ia zgjat vajzës së re. Vetë Eqerem Beu rrëfen se u çudit pa masë kur pa se në këmbim vajza i kishte dhuruar mëzatin e saj të racës së pastër të kulluar arabe. Ndonëse të dy të rinjtë fati i përplasi në cepa të ndryshëm të Botës, mes tyre u lidh një letërkëmbim që do të vazhdonte gjatë.



Fatos Baxhaku
Gazeta Panorama

Mehmet Aliu, themeluesi i Egjiptit modern

Muhamed (Mehmet) Ali Pasha shqiptari themelues i shtetit të Egjiptit modern, si shtet i parë islamik i dalë nga feudalizmi i mesjetës.



Lindja dhe karriera

Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, është një nga djemtë më të mirë që tokat shqiptare kanë nxjerrë në historinë e tyre. Fatkeqësisht nëpër mjetet e propagandës perëndimore, Mehmet Ali Pasha shpeshherë tregohet sikur të ketë qenë grek, apo “shqiptar” nga Kavalla në Greqi (!) që në fakt është pjesë e Çamërisë, tokë shqiptare të cilën juntat greke me forcën e pastrimit etnik e depopullizuan në mesin e shekullit të XX nga shqiptarët e besimit islam. Për Mehmet Aliun tregohet që të ketë lindur në një familje të thjeshtë shqiptare, dhe pasi Mehmeti për njëfarë kohe është marrë me tregti nëpër Çamëri, më vonë ka vendosur që t’i bashkohet ushtrisë së perandorisë Osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se, edhe pse nuk ka ditur të shkruajë dhe të lexojë ka qenë një njeri i mençur dhe largpamës, gjë që e bëri atë të bëjë karrierë në ditët e mëpasme të jetës.

Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin, i cili që nga koha e Sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë Osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shumë muslimanë të tjerë, shtetas të Perandorisë, u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të Perandorisë Osmane nga këta kolonizatorë të rinj.

Në krye të një batalioni me shqiptarë, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas përpjekjeve të ndryshme luftarake me francezët më në fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha bonapartiste. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile, më në fund, në vitin 1805 Mehmet Aliu me këshillën e Shaikhut të Azharit, mori fermanin nga Sulltani për t’u bërë guvernator i Egjiptit së bashku me titullin Pasha.

Eliminimi i kundërshtarëve politikë

Duke pare situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit. Por, si rrjedhojë e konflikteve me çifligarët vendas (Mamlukët), intrigat e tyre, kërcënimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmërinë ndaj rregullave të shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dërgimit të birit të tij, Tosum Pashaë në Arabi kundër “Vehabive” (Selefive) organizoi një darkë për të gjithë parinë vendase mamlukë (këtu fillon konspiracia Arabe J).

Pasi i ftoi të gjithë mamlukët në kështjellën e tij, Mehmet Aliu që e kishte rrethuar kështjellën me rojet e tij shqiptare, i urdhëroi ata që të ekzekutonin të gjithë kundërshtarët e tij, që i kishte ftuar atë natë në kështjellë. Pas këtij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njëherë e përgjithmonë pushtetin e tij mbi Egjipt, pasi ai arriti që t’i eliminojë rivalët e tij në atë mbrëmje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabesë i Mehmet Aliut, shumë mamlukë që shpëtuan, filluan të nxisin urrejtjen arabe kundër Mehmet Aliut, që mbahet si i pari politikan Makiavelian në historinë moderne Islame.

Luftërat e Mehmet Aliut

Perandoria Osmane


Një nga zotësitë kryesore që shqiptarët kanë pasur në Perandorinë Osmane, ka qenë arti i luftës. Kështu, që nga ditët e marrjes së Egjiptit, e deri në ditët e fundit të jetës së tij, Mehmet Aliu, me ndihmën e djemve të tij zhvilloi mjaft beteja të suksesshme nëpër botë.

Nga të parat ekspedita luftarake që Mehmet Aliu organizoi ishin, disa fushata me radhë që Mehmet Aliu, me urdhër të Sulltanit kreu në Arabi kundër “Vehabive”, ku djemtë e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arritën që kryengritjen e Saudeve në Arabi ta shtypë dhe të kthejë qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës në gjendje paqeje, nga ku Haxhijtë dhe Umraxhijntë të mund të kryenin vizitat e tyre në tokën e shenjtë në mënyrë të qetë dhe pa probleme.

Nga vitet 1820 deri më 1822, Mehmet Aliu filloi ekspeditat kundër Sudanit, ku në 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet të tij. Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve të barbarëve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund të ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Por fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek.

Si rrjedhojë e disa mbeturinave mamluke që kishin lënë Egjiptin pas masakrës së Mehmet Aliut, shumë prej tyre që nga Siria kryenin akte sabotazhi kundër Mehmet Aliut. Për këtë arsye, në 1831 Mehmet Aliu u detyrua që të pushtojë Sirinë dhe të ndjekë mamlukët e ikur. Por, kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemëroi Sulltan Mahmudin, i cili hyri në konflikt me Mehmet Aliun (besohet se në këtë luftë ka influencuar një armik personal i Mehmet Aliut, që ishte këshilltar i Sulltanit). Pas betejës së 1839, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu ushtrinë osmane, filloi marshin për në Anadoll, ku sipas shumë historianeve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej. Nëse ky plan do të kishte ndodhur, bota nuk do t’i njihte më Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar kështu që, Dom Ndocët e Dom Leshët duhet të gjenin shpifje të reja kundër Islamit Shqiptar.

Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (mbretërisë), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1956.

Arritjet e Mehmet Aliut

Xhamia e Muhamed Ali Pashës në Kajro, Egjipt


Çami Mehmet Ali, përveç betejave të tij të suksesshme në botën Islame, mbahet si i pari modernizues i botës Islame. Ai ishte i pari që në botën Islame futi shtypshkronjën, ndërtoi fabrika, ndërtoi sisteme moderne për shtetet ku ai udhëhoqi. Në veçanti, vepra të Mehmet Aliut që vlejnë për t’u theksuar janë: Krijimi i Egjiptit si shtet, modernizimi, ndërtimi i qyteteve, qendrave tregtare, qendrave industriale etj.

Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqërisë sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) që Sudani kishte përpara ardhjes së Mehmet Aliut.

Emancipimi i shoqërisë egjiptiane, që sot është zemra e botës arabe, ku nëpërmjet aktivizmit të shoqërisë vendase beduino - felahe në jetën shoqërore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu është ai që mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid; që do të thotë sistemi i ri dhe ka të bëjë me atë se Mehmet Aliu ishte ai që për herë të parë në botën Islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesionale, dhe mjaft herë më të avancuar sesa ajo e Osmanëve. Vetë suksesi i ushtrive të Mehmet Aliut nëpër botë, i tregoi Sultan Muratit se Sistemi Osman ishte vjetëruar, gjë që e çoi Sulltanin që pas Mehmet Aliut të shpalli edhe ai “Nidham Al Xhedidin’” ala - Turce, por që asnjëherë nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.

Dhe pse pasardhësit e Mehmet Aliut më vonë u korruptuan dhe e dobësuan Egjiptin që Mehmet Aliu themeloi, sërisht vlerat e Mehmet Aliut për zemrën e sotme të botës Arabo - Islame janë të panumërta. Me të drejtë për punën në themelimin e Egjiptit dhe ringjalljën arabe që zë rrënjë aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit arab.

Versionet “sekrete” arabe

Nuk është diçka e rrallë që mes shumë arabësh, herë pas here të dëgjosh akuzime ndaj Mehmet Aliut, si ato që mund të hidhen ndaj Ataturkut. Por, edhe pse Mehmet Aliu ishte modernizues i botës arabe, kjo nuk do të thotë aspak se, ai ishte anti-Islamist tip Ataturk. Teoritë e Konspiracive Arabe ndaj Mehmet Aliut hidhen rreth 2 temave; modernizmi që ai i bëri botës Islamo - Arabe dhe masakra e tij mbi mamlukët.

Ideja e shumë arabëve se, modernizimi është de-islamizim është gabim, pasi Islamizimi nuk është prapambeturi, por ai shkon gjithnjë me progresin njerëzor. Modernizmi i civilizimeve islame, kalimi i tyre nga Badava (fshatarësi) në Hadara (civilizim), siç Ibn Khalduni ka predikuar, është një nga nevojat e shoqërive islame dhe jo-islame nëpër kohë. Këtë nevojë ne e kemi parë gjatë historisë islame në ngritjen e civilizimit të Emevive, Abasidëve, Fatimidëve, Pahllavive etj, dhe më në fund të shqiptarëve në Egjipt, që ndërtuan civilizimin arab të sodit, civilizim për të cilën shqiptarët duhet të jenë krenarë që janë arkitektë të tij. Kurse masakra e Mehmet Aliut mbi mamalikët mund të justifikohet si një akt i nevojshëm në sytë e real-politikës që koha e Mehmet Aliut nëpër Evropë kishte filluar të vërtetonte.



Përgatiti: Selman Kaci

Sa të kushton jeta, o shqiptar?

Shqipëria jonë e dashtun, pasi e kaloi edhe Kinën për rritjen ekonomike (me dy shifra!), tash po kalon edhe Irakun,...... edhe Afganistanin për numrin e vrasjeve në ditë. Edhe kjo, natyrisht, me dy shifra! Duam nuk duam, këto janë suksese të qeverisë sonë të cilën e votuam, të një qeverie që na ka premtuar të na evropianizojë e të na bëjë hem të shquar, hem të veçantë, hem me viza në sytë e vetes dhe të botës.
E ndërsa suksesi i parë (ai ekonomik) propagandohet me bujë dhe krenari të pasosur nga Berishë-qeveria, (pasi ajo zotëron një INSTAT që jep bash ato shifra e statistika që i lipsen propagandës së saj), për të dytin nuk flitet, heshtet me dinjitet, paçka se kronikat e zeza sa vjen e bëhen më ogurzeza. Madje as analistët nuk bëzajnë, habitërisht. Ditët që shkuan p.sh, ishin ditë të një kasaphane, të një lufte pa luftë nëpër rrugët e Shqipërisë; çdo mbrëmje e kemi të vështirë të numërojmë nga ekranet sa të vrarë e sa të plagosur ishin dje e sa janë sot…Vetëm se gjakderdhja nëpër rrugët tona përcillet nga ne me atë qetësi dhe mospërfillje që përcillen edhe kronikat e kamikazëve dhe vrasjeve makabre në Irak…Fajin, ashtu si ndodh në gjykatat tona, përherë e kanë viktimat, ata që vriten, ata që vdesin, sepse fajtorët përherë “ikin në drejtim të paditur”. Vdekjet dhe vrasjet nuk na shkaktojnë ndonjë mbresëlënie të pashlyeshme, ashtu si na bëjnë efekt p.sh, fjalët e deklaratat politike të Berishës, Metës apo Ramës…Brenda shpirtit dhe mendjes së çdo qytetari shqiptar mesa duket ka një Nafije, e cila vuan më shumë po të na mërziten krerët partiakë, po të rrezikohen ata me largim nga posti, se sa po të vriten në një ditë tetë njerëz të pafajshëm në autostradë…Kujë e zezë!
A thua këtë trashëgimi e kemi nga diktatura, apo kjo farë skllavëruese u mboll djallëzisht në këto vite të gjasme demokracisë që ne të ambientohemi me çdo të keqe e të mos bëzajmë?
***
Sidoqoftë, fakt është se ne përditë e më tepër ndihemi të tëhuajtësuar e larg e më larg nga njëri-tjetri edhe për shkak të politikës vrastare të shpresës. Kultivimi i urrejtjes dhe pasiguria në rritje kanë bërë të mundur që vdekja e tjetrit, vrasja e tjetrit, aksidenti i tjetrit, ngujimi i fëmijëve të tjetrit, dhunimi i tjetrit të na duken sikur nuk kanë lidhje me ne...Për shkak të sherrpolitikës jemi të ngujuar moralisht në guackën e vetes dhe nuk funksionojmë si komunitet; sherrpolitika na ka hedhur e na ka lënë në botën e askundit; rrugët tona nuk na mirëpresin, madje edhe shtigjet e katundeve tani të çojnë në qorrsokak, edhe ato nuk të nxjerrin kurrkund, kurse bulevardet dhe autostradat kanë për asfalt urrejtjen, gjakun, kurthin, pasigurinë. Sa vjen e më tepër ne kemi hyrë në gjendje lufte me rrugët tona, sepse na duket se ato mezi presin të na plagosin, të na vrasin, të na poshtërojnë, të ndotin, të na fyejnë, të baltosin…Rrugën tashmë nuk e kemi aleat, po armikun kryesor, ndoshta më i rrezikshmi dhe më i paparashikueshmi i familjes. Të gjitha të këqijat, - sëmundjet e trupit dhe ato sociale, kulturore dhe morale, etike dhe politike, - po na vijnë nga rruga. Sot prindërit normalë më shumë se çdo gjë kanë frikë rrugën. Në rrugë përplasen makinat, interesat, diferencat, zilitë, inatet, hakmarrja, thikat, koburet, dhuna, komplekset, fuqia, pasuria, dasitë, mungesat, injoranca, nepset dhe tundimet…
Andaj mosbesimi është bërë streha jonë e vetme dhe e sigurt. Sa del nga shtëpia, nuk dihet se kur dhe se si do të kthehesh…Në çdo kilometër të çdo cepi të Shqipërisë tanimë gjen një lapidar me lule artificiale jo në kujtim të dëshmorëve, po të viktimave të pafajshme të vrarë në rrugë e nga rrugët tona…Aq e rrezikshme është bërë rruga, sa tani habitesh po të shohësh fëmijë që luajnë të pashoqëruar nga prindërit…Askush nuk e di se sa i kushton jeta sot…Askush nuk e di se si do të gdhihet nesër…Askush nuk është i sigurt nëse rruga nesër nuk do ta përmbysë normalitetin dhe qetësinë e familjes së tij krejt papritur…
Por shumëkush nga ne kujton se fajin për këtë e ka rruga, vulgariteti dhe agresiviteti në rritje i saj, d.m.th, nuk e ka fajin as shoqëria, as vetja jonë, aq më pak qeveria jonë demokratike dhe krerët tanë të shtrenjtë, që ne i votojmë symbyllur sa herë ata në e lypin votën!
***
Kështu, që nga janari e tëhu po vritet mesatarisht një njeri në ditë e po plagosen mbi dy të tjerë, gjë që do të thotë se në një vit janë të destinuar të lënë përfundimisht këtë jetë mbi 300 shqiptarë, pa përmendur të plagosurit, të vetëvrarët, të vrarët në pusi me armë zjarri, të ngujuarit, të vetëhelmuarit me fostoksinë, të burgosurit, të bashkëtherurit me thika, të vetëvarurit nëpër haure, ata që mbyten nëpër plazhe, lumenj, rezervuare a liqene, njerëz të humbur pa nam e nishan, ata që ikin “në drejtim të paditur”, ata që papritur e pakujtuar luajnë mendsh prej halleve, ata që mbjellin kanabis, ata që drogohen, apo edhe ata që arratisen me kuç e me maç dhe ikin nga ky vend i mrekullueshëm dhe demokratik për të mos u kthyer më kurrë! Falë një politike të re apo të vjetër, ne jemi një vend përnjëmend i lirë, edhe pse ne si popull e kemi humbur dhe nuk po e gjejmë dot rrugën e Evropës: pavarësisht nga kjo, gjithkush sot është i lirë të vritet, i lirë të vdesë, i lirë të sëmuret, i lirë të jetë i papunë, n’daç edhe të vetëvritet e të vetëhelmohet, por edhe të vrasësh cilindo, fqinjin, gruan, kohën, shansin, votën, nderin, vëllanë, fëmijët, njëri-tjetrin, të nesërmen, bashkëjetesën, sigurisht pa përjashtuar as nënën e babanë…
Kjo tregon se jeta e shqiptarit është zhvlerësuar më shumë se leku, apo fjala “e burrit”; jeta e njeriut është bërë, më në fund, mjaft e pavlerë. Gjëja që kushton më pak dhe vlen më shumë nuk qenka “fjala e mirë për shqiptarët”, si më ka pas thënë dikur një i huaj, po tani mesa duket jeta njerëzore është katandisur si një plaçkë gabi që kushton më pak edhe se një fjalë e mirë! Krimi, vjedhja, korrupsioni, abuzimi, arroganca, gjaku, përdhunimi, janë bërë pjesë e përditshmërisë. Duket si paradoksale, por nuk ka “sukses” më të madh për krerët e politikës se ky lloj inflacioni/zhvlerësimi i jetës së njeriut! Këtë qëllim ata e kanë realizuar plotësisht e për këtë duhet të ndjehen krenarë para historisë, te e cila synojnë të hyjnë me të dy këmbët. Nëse ka pasur një arritje politika, kjo është më kryesorja: jeta e shqiptarit tanimë nuk peshohet e nuk vlen as në vendin e vet e aq më pak jashtë! Po nuk e pagove mjekun, ai të lë të vdesësh te dera e spitalit, edhe po ta pickoi fëmijën gjarpri!
Sepse tanimë, jo vetëm Shqipëria shitet një euro (edhe pse nuk po e blen kush!), po edhe jeta e shqiptarit mund të merret e mund të falet qoftë edhe për një euro! Shumë-shumë, jeta e një shqiptari mund të vlejë sa një gërvishtje apo një parakalim me makinë, sa një ikje me gomone në det, më pak se një vizë, apo edhe sa një fyerje publike! Ky është zhvillim, vëlla! Ne, as një laborator për gripin e derrit nuk kemi. Ama po të zuri gripi, duhet të presësh disa javë sa të vijnë analizat nga jashtë; por ama po vdiqe ndërkohë, fajin e ke vetë! Por ne nuk na ka dehur liria, ne na ka budallallepsur rrokopuja, pasiguria, mosrespekti që kanë për Ligjin të fortët, të mëdhenjtë e pushtetit, anarkia që buron përherë nga lart, zullumqaria kolektive që ka më shumë fuqi dhe inerci edhe se derrgripi që ka kllaposur botën…Sepse, mjerisht, ndër ne ka liderë të shquar e karizmatikë që ende besojnë se nuk ka zhvillim e përparim, liri dhe demokraci pa mbjellë konflikte, pa tensione, pa përplasje, pa sakrifica, por dhe pa gjak! Tekefundit, vetëm në një shoqëri ku jeta nuk ka asnjë vlerë, mund të të votojnë si në Gërdec!
Prandaj nuk gaboj po të them se në këto 20 vjet, përditë e më tepër po provohet dhe po dëshmohet kjo e vërtetë e hidhtë: këtu, jeta sa vjen e më tepër zhvlerësohet, po e humbet kuptimin që i ka dhënë Zoti, natyrisht jo rastësisht, po qëllimisht! Pas këtij arsyetimi nuk është e vështirë të pranohet se çdo gjë tjetër, -zgjedhjet, kush i fiton e kush i humbet, kush na drejton e kush na poshtëron, kush na gënjen e kush na mashtron, kush na vjedh e kush na fëlliq, - duken edhe më të parëndësishme.
***
Ne vërtet na erdhi demokracia si dhuratë nga Zoti, pa derdhur gjak; madje edhe kur përmbysëm monumentet e diktatorit nuk u derdh pikë gjaku, e për këtë vazhdojmë të mburremi; po kjo nuk do të thotë që të mos e paguajmë tranzicionin për instalimin e demokracisë më shtrenjtë se të gjithë popujt që dolën nga diktaturat! Ne jemi vërtet shtet i pavarur dhe sovran, paçka se nuk kemi regjistër të popullsisë, le më statistika shtetërore sa njerëz janë vrarë nëpër rrugë, sa njerëz e humbën jetën në vitin 1997, sa shqiptarë janë të burgosur nëpër botë, sa të burgosur kemi këtu, sa kanë ikur përgjithmonë, sa janë të ngujuarit, sa të vetëvarurit, sa të depresuarit…sa…sa…Trupi i kombit është i sakatosur, i plagosur, i hapërdarë, një eshtër këtu e një në fund të botës…Vetëm po të shkosh nëpër varreza mund të marrësh një përgjigje të saktë dhe të kuptosh se në Shqipëri janë më të shumtë të rinjtë, 20-vjeçarët, se sa pleqtë, ata që ikin nga kjo botë njëherë e përgjithmonë! Rrezik vetëm tek ne ndodh që vdekjet “aksidentale” mund të jenë në këtë palo tranzicion më të shumta se vdekjet natyrore.
Por po ta shohësh me një tjetër sy këtë dukuri “zhvillimore”, vërtet nuk ka vend për të vënë alarmin e obobosë. Krerët tanë, që janë përgjegjës për këtë vend, mendojnë krejt ndryshe. Sipas tyre, derisa tek ne ka rënë çmimi i jetës, kjo do të thotë që edhe krahu i punës këtu është i lirë; e pra, kjo do të sjellë automatikisht edhe shumë investitorë të huaj, gjë që do ta evropianizojë edhe më tepër Shqipërinë…Që vriten përditë njerëz nëpër autostrada, kjo tregon se ne jemi urbanizuar e civilizuar, se kemi hyrë më në fund në botën e zhvilluar, se i lamë pas “shtigjet e dhive” dhe tani po ecim nëpër autostrada!..A nuk u bë e gjithë fushata e kaluar me billborde gjigante pas supeve të udhëheqësve ku tregoheshin autostrada? Jo, jo, nuk duhet vrarë mendja ku do të na çojnë ato rrugë, sepse kjo është një qasje antikombëtare! Nuk ka rëndësi as që në ato autostrada po vriten përditë njerëz; as duhet shkuar nëpër mend se ato, më shumë se do t’i bashkojnë njerëzit, po i vrasin! Derisa nuk ka pikë rëndësie sa kushton jeta e njeriut, nuk ka rëndësi as sa po kushtojnë këto rrugë! Rëndësi ka vetëm kjo: që rruga Durrës-Kukës të marrë nesër emrin Sali Berisha!
Kësisoj, sa më shumë shqiptarë të vriten rrugëve apo të ikin në emigracion, të theren, të grinden, të hasmosen e të gjakmerren mes vedi, aq më mirë është për krerët e sotëm partiakë, sepse andrallat e tyre kësisoj do të jenë më të pakta, privatizimet dhe tenderimet më të kollajta, pasurimi më i shpejtë, mbajtja gjatë e pushtetit në pak duar dhe manipulimet e zgjedhjeve do të jenë më të lehta… Një qytetar që nuk e ka të sigurt jetën dhe që lufton për mbijetesë dhe për të nxjerrë bukën e gojës është më i kollajtë për ta manipuluar e tërhequr për hunde! Një popull që rruga e çon në qorrsokak nuk shikon dot larg, nuk ka vizion, ndaj kënaqet me pak dhe bindet pa kushte, qoftë edhe me gënjeshtra, duke u bërë madje edhe mercenar….Në një shoqëri të gërdecarizuar ku jeta është kaq e zhvlerësuar, nuk mund të kërkosh standarde dhe rregulla demokratike. Ja pra përse liderëve tanë u leverdis një e tillë shoqëri e traumatizuar dhe e mëkuar me vuajtjen e pashmangshme dhe idenë e vdekjes “aksidentale”; ja përse hollë-hollë atyre nuk u lipset as anëtarësimi ynë në BE, pasi e dinë se kështu ata do të humbasin edhe fuqinë, edhe pushtetin, edhe tahmanë, edhe sundimin e pakontrollueshëm. Ja përse askush nuk shqetësohet për vrasjet nëpër rrugë që po bëhen si në një betejë të pashpallur! Ja pra përse edhe Drejtësia, edhe policia, edhe qeveria, edhe partitë, edhe krerët nuk merakosen edhe kur në një 24 orë vriten tetë vetë nëpër rrugë e plagosen dhjetëra të tjerë…Sepse ne vazhdojmë të besojmë se vdekja e tjetrit nuk është vdekja jonë! Vetëm delet nuk e kuptojnë se kur theret e rripet e pastaj piqet në hell shoqja, do të theret më pas edhe vetë!
Sepse, afërmendsh, derisa në Gërdec u vranë 26 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë, madje u hodh në erë edhe një zonë e tërë e nuk i hyri gjemb në këmbë askurrkujt, atëherë si mund të mos duken më se të natyrshme edhe vrasjet e përditshme “aksidentale” nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë? Prandaj, ky është krimi më i rëndë që ka kryer me sukses të plotë politika në këto 20 vjet: E ka ambientuar qytetarin me vrasjet, me vdekjen, me zezonën e fatalizmit (“ky vend nuk bëhet!”), me gjakun e derdhur kotekot nëpër rrugë, me dhunën, me shpifjet, me poshtërimin e njeriut nga njeriu, me urrejtjen e pakuptimtë të shqiptarit për shqiptarin, që…që kësisoj ta sundojë sa më lehtë këtë njeri e këtë shoqëri e cila, fatkeqësisht, po denatyrohet e po degradohet moralisht dita-ditës!

Kiço Blushi G. Shqiptare