Monday, October 5, 2009

Latinishtja dhe SHQIPJA


Nga ana tjeter, duhet permendur qe ketu eshte shfrytezuar vetem gjuha letrare latine, pasi nese do te njihnim dialektet e latinishtes dhe gjuhen e atij populli, mund te themi pa frike qe do te dilnin thesare filologjike.

Per te gjithe leksikun e meposhtem shqipja ka sinonime te tjera per te treguar kuptimin e fjales, pra nuk eshte se shqipja perdor keto fjale sepse nuk ka fjale te tjera per ta shprehur ate kuptim.


Allargare a-largare zgjeruar dhe larguar
Fjala larg ne kuptimin e larget gjendet ne shqip dhe ne spanjisht. Nga ana tjeter ajo ka edhe kuptimin e gjere dhe serish ky kuptim jepet qarte nga fjala larg, pra i gjere, i madh dhe i larguar.


Allentare a-lentare e liruar
Kjo fjale shpjegohet me fjalen shqipe a-lën, pra është lënë, eshte liruar, qe eshte edhe kuptimi i fjales. Dicka lirohet duke e lene te lire te iki. Madje fjala merr edhe formen e shqipes e lene ne kohen e shkuar, e cila perdoret per dike qe eshte lene, qe ne kete forme gjendet aktualisht ne shqip

Amico amiko mik
Fjala mik sigurisht qe eshte ne shqip dhe perdoret keshtu ne te gjitha dialektet e saj. Kjo fjale kaq e rendesishme per shqiptarin ku mikpritjen e ka patur dhe e ka nje nder traditat me te vyera, nuk mund te jete fjale e huazuar. Mund te huazohet nje fjale per te cilen nuk ka perkthim, kur vjen fenomeni perpara fjales, por jo nje virtyt kaq i lashte per shqitparet.Sot huazimi eshte edhe me i lehte, por ne ate kohe te izoluar mes malesh, nuk ka qene mundesia e huazimit prej shqiptareve.
shqip mik
italisht amico
frengjisht ami
spanjisht amigo

Angustia a-ngustia ngushtesia
Rrjedh nga fjala shqipe ngushtë, qe eshte rrenja dhe kuptimi i fjales. Shqipja sot e ruan fjalen e ngushte ne gjuhen e perditshme per te treguar ngushtesine fizike por edhe ate shpirterore.


Aperto aperto hapur (apur)
Edhe shqipja dhe latinishtja ruajne foljen hapur, por shpesh ne latinisht H bie ose nuk lexohet fare duke u bere ne apur.


Apparentea-parente i dukshem
Nje fjale qe shpjegohet nga shqipja me foljen shikoj, qe ne kohen e shkuar behet parë. Folja shikoj, qe ne te shkuaren behet kam parë nuk gjendet ne asnje gjuhe sot pervec shqipes, pasi latinishtja nuk ka folje parë, qe te tregoje pamjen apo dukjen.


Arena arena arena
Tregon nje vend apo nje shesh ku jepet shfaqja e cirkut, vend qe eshte me rërë dhe kjo shpjegohet nga a-rëna, pra e dialektit geg. Nga fjala rëna ka dale edhe fjala arena, qe eshte stadiumi ku zhvillohen lojerat e cirkut. Pra arena eshte nje toke me rërë me te cilen sic dukej ngrihej cirku per te mos pesuar demtime, pasi rera eshte me e bute. Gjithashtu nje tjeter fakt interesant eshte fjala arenario qe tregon nje koder ranore, por edhe kjo eshte ne shqip, pasi sot ne shqip i thuhet rërës rëra, ndersa ne italisht sabbia.
Arrivare arrivare arrij
Ne kete forme pa i levizur asnje germe e ka edhe shqipja sot dhe tregon arritjen e dikujt apo edhe mberritjen. Edhe nje folje qe gjendet ne disa gjuhe te tjera si ne shpanjisht, frengjisht, angilsht etj


Avanti a-vanti përparaDjala avanti eshte formuar nga folja vij e shqipes qe ne te shkuaren ben ata/ato vanë. Pra ata vanë perpara dhe pikerisht ky eshte kuptimi i fjales. Nga keto folje pra vanë, janë formuar disa fjale si avancare, avancato, avancata, avantaggiare, avanttagiatto etj.


Avvenire a-venire e ardhmja
Edhe kjo fjale e ka kuptimin nga fjala vjen, pra ajo qe do te vije ne te ardhmen, pra avvenire. nga kjo fjale jane formuar edhe fjale te tjera. Nese tek fjala avanti fjala tregon se kemi vajtur, apo ata vane, ketu folja i pergjigjet serish zgjedhimit te foljes ne shqip, e cila ne te tashmen veta e trete ben vjen


Barca barka barka
Eshte nje fjale e vjeter ilire qe tregon barkën apo varkën. Ajo e ka origjinen tek fjala bark e shqipes qe tregon se ajo mban dicka, qe ne kete rast mban njerez dhe sende te ndryshme. Fjala bark ne te njejten forme perdoret edhe sot ne gjuhen shqipe


Barrira barriera penges
Fjala ka per rrenje fjalen barrë, qe tregon edhe nje ngarkese, e cila behet pengese per ta cuar perpara. Nga fjala barrëjane formuar disa fjale qe sot gjenden ne gjuhet romano-gjermanike. Shqipja sot barrën e perdor per te treguar ngarkesën dhe rëndesën, qe eshte edhe shkaku i pengeses.


Calare kalare lëshoj
Kjo fjale eshte krijuar nga dy fjale te shqipes, perkatesisht nga ka+larë, pra qe e ka lënë, apo lëshuar, qe eshte kuptimi i sakte i fjales. Pikerisht nga kjo fjale ka dale edhe fjala calata, qe tregon leshimin, uljen apo renien e ujit.


Canotto kanoto bark
Barka ndryshe eshte quajtur edhe kanot, pra qe noton. Italishtja dhe shqipja e kane te dyja fjalen not, por italishtja nuk ka fjalen ka, fjale qe e ruan vetem shqipja. Pra kjo fjale eshte formuar nga dy fjale ka-not dhe tregon se ajo bën not dhe vertete qe barka noton mbi uje dhe kanot tregon qarte dhe bukur barkën.
FOLJA KAP


Me foljen kap te shqipes latinishtja ka dhjetera fjale teper te rendesishme dhe interesante. Folja kap, kaq shkurt dhe ne te gjitha kuptimet e mundshme gjendet aktualisht ne shqip.


Capacita kapacita kapacitet
Eshte aftesia qe ka dikush per te kapur me mendjen e tij. Edhe vete fjala capace, e shqiptuar kapaçe treon nje njeri te zot, te afte, pra të kapshëm.


Caparra kapar kapar
Shqipja me kete fjale tregon se e ka kapur dicka dhe kuptimi i fjales kapar eshte qe nje person ka paguar me perpara per dicka qe ai e ka kapur dhe tregon kaparin. Kur paguhet kapari ai send quhet i kapur dhe do e besh tendin pasi te paguash edhe pjesen qe te ka mbetur. Nese sendi do ishte juaji plotesisht do ishte nje forme tjeter, por ai eshte kap nga ty dhe jo se ti e ke tendin. Pra, ke mundesi ta kesh, sepse e ke kapur mundesine per ta pasur. Serish shqipja mund te japi edhe nje kuptim te dyte te kesaj fjale pra ka-par...e para ka, qe serish ka te njejtin kuptim me te parin, pra treon se sendin e ke kapur.


Capello kapelo flokë
Vjen nga fjala kapele, qe vendoset ne koke. Fjala kapele perseri e ka kuptimin tek fjala kap, pasi kapelja kap flokun dhe si e tille nga fjala kap, ka ardhur fjala kapele dhe nga kapele floku. Eshte shume interesante pasi ne kete rast kapela i ka dhene emrin flokut dhe jo floku kapeles, pasi aty gjendet folja kap. Fjala kap nuk ka asnje kuptim qe te mund te tregoje flokun, ajo tregon kapjen e flokut, qe ne kete rast e ben kapela.


Capestro kapestro kapistër
Serish nga fjala kap, qe tregon kapjen e kafshes me nje litar, rrjedhimisht vijme ne formen kapistër, e cila perdoret ne kete forme edhe ne zonat me te thella fshatare ne Shqiperi.


Capire kapire kuptoj
Shqipja ka te sajen fjalen kuptoj, por qe po ta vesh re edhe ajo ka te njejten origjine me fjalen kapire, pasi kuptimi i saj mund te vij nga kap, apo kaptova, kuptova. Megjithate fjala kapire e ka rrenjen tek folja kap, qe eshte operator i lire ne shqip dhe mund te kombinohet me cilendo fjale. Pra fjala kuptoj ne italisht serish vjen nga fjala kap, pra qe une e kapa ate qe ti do te thuash. Nga fjala kap, kane dale gjithashtu edhe fjalet capiente, capienca, qe jane po te ketij kuptimi.



Capitolare kapitolare kapitulloj
Fjala kapitullare tregohet nga fjala shqip kapa ose kapi. Personi apo ushtria qe kapitullon kapet nga armiku i tij, pra ai kapet nga te tjeret. Pra nuk ka mundesi te vazhdoje me dhe si i tille eshte i mundur, apo i kapitulluar.


Captare kaptare mbledh
Pra i bej te miat, i mbledh apo i kap dhe serish shihet roli i madh i foljes KAP


KAPTINA


Ne gjuhen shqipe, sot kaptina ka kuptimin e kokes. Me fjalen kaptina latinishtja dhe gjuhet e tjera kane formuar dhjetra fjale, por sot kete fjale ne kete kuptim e ka vetem shqipja.


Capo kapo kapo
Fjala kapo rrjedh nga fjala shqipe kap-tina, qe tregon gjithashtu te parin e nje shoqerie, paria, parine, prijesin.



Capitano kapitano kapedan
Qe e ka rrenjen serish tek fjala kaptin, tregon kapon, te parin apo koken e nje ushtrie, apo shoqerie. Fjala kaptin, kapedan jane shqip dhe perdoren edhe sot ne te gjitha format ne kete gjuhe. Madje kjo fjale ruhet ne keto gjuhe me paster dhe me me shume kuptim se mund ta ruaje edhe vete shqipja.


Capitale kapital kapital
Fjala kapital perdoret per te treguar te parin qytet te nje shteti, pra kapon apo koken e tij, por edhe kjo fjale rrjedh nga kaptina, pra koka, pasi tregon ate qe drejton dhe udheheq shtetin si dhe kapitalin. Interesant eshte fakti se dhe fjala kapitalist mund te shpjegohet me foljen kap, pra ai qe grumbullon pasuri, ka te njejtin formim dhe kuptim si kapital.
Carovana karevan karvan
Kjo fjale tregon karvanin, ne te cilin jane disa karro qe bejne nje rruge. Karrot per cfare sherbejne ? Per te bere rruge dhe per te shkuar e ardhur prej dhe drejt nje vendi te caktuar. Fjala karro, e bashkuar me foljen vanë, te vetes se trete shumes, koha e shkuar, formon edhe kuptimin e sakte te kesaj fjale. Kur jane formuar keto fjale, populli italik duket qe ka folur nje gjuhe qe ka qene shume shume afer shqipes se sotme.


Cielo çielo qiell
Ku shume qarte fjala çielo e itlaishtes eshte nga dialekti geg perseri, qe shpesh ne vend te Q, perdor Ç, pra nga qiell ne çiell. Edhe ne frengjisht gjendet ne formen siel. Fjala qiell eshte nje fjale shqipe qe tregon dicka lart. Psh, shqipja perdor fjalen qiellzë, per pjesen e siperme te brendesise se gojes.


Colonia kolonia koloni
Kolonet kur shkojne ne nje vend tjeter, vendosen aty duke ngritur nje vendbanim te ri tyrin. Kjo fjale jepet nga dy fjale te shqipes ko+lon, pra qe është lënë. Pra qe lene nje vend te caktuar, per tu vendosur diku tjeter, ashtu sic bejne edhe kolonet. Pra fjala kolon dhe nga shqipja tregon qarte kuptimin e vendosjes ne nje vend te caktuar.
FOLJA KAM

Me foljen kam te kombinuar me fjale te tjera, latinishtja ka formuar qindra-mijera fjale. Ajo e perdor ne formen kom te gegerishtes si dhe ne te tjera forma te gegerishtes si ka dhe kon. Folja kam sot gjendet vetem ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhet e tjera nuk ka as edhe nje kuptim. Shume nga fjalet jane formuar nga bashkimi i foljes kam, me nje folje tjeter.

Unë kam, kom Ne kemi
Ti ke Ju keni
Ai/ajo ka Ata/ato kanë






Comparsa komparsa shfaqet
Rrjedh serish nga foljet kom+par ( kam parë), pra nga folja shqip shikoj, qe ne te shkuaren. Eshte marre sic eshte folja kamparë, pa i ndryshuar asnje germe dhe me te tregohet shfaqja apo dukshmeria/parja e dikujt, e dickaje.






Compasione kompasion dhembshuri
E formuar serish nga fjala kom+pasion. Fjala pasion rrjedh nga fjala pas, serish shqipe, qe nenkupton faktin te jesh i dhene pas dickaje, pra i rri nga pas. Personi qe jepet pas dickaje e dashuron apo e deshiron dhe e peqlen ate, rrjedhimisht i dhimbset. Pra ne kete rast fjala kam dhe pas tregojne dhembshurine, pasi tregojne qe e kam pasion, e dua, apo me dhimbset, sepse e duam.






Compact kompakt kompakt
Tregojne ngjeshje apo mbledhje. fjala kompakto tregohet nga kom+pak, per te treguar se dicka e kam shtrenguar, e kam bere pak, i kam ushtruar trysni per ta zvogeluar, per ta ngjeshur. Italishtja sot ruan fjalen poco/poko/pak, qe eshte e njejta rrenje, por nuk e ruan fjalen pak, ashtu sic e ka shqipja sot. Italishtja e vjeter mund ta kete pasur pak, e cila ka evoluar ne poco.
Nga ana tjeter italishtja dhe asnje gjuhe tjeter nuk ka foljen kam, qe e ka vetem shqipja, si nje nga foljet me te rendesishme te gjuhes se perditshme. Ne kete forme edhe me kete kuptim kjo fjale gjendet ne disa gjuhe.


Complesato komplesato kompleks
Rrjedh nga fjalet kom+pleks, qe tregon se eshte i pleksur, apo i komplikuar, i ngaterruar. Nga kjo fjale ka dale edhe fjala complesso qe do te thote i përbërë, pra nga disa gjera i pleksur.


Completare kompletare komplot
Kjo fjale tregohet nga kom+plot, qe shpreh qarte kuptimin e fjales. Dikush e ka te gjithen ate qe do, apo e ka perfunduar nje pune, pra e kam-plot, apo e kam plotesuar, apo kompletuar. Si fjala kam edhe ajo plote, gjenden sot ne shqip.



Compresso kompres i ngjeshur
Formohet nga dy folje, nga folja kom+pres. Shqipja edhe sot e perdor fjalen presion per te shprehur shtypjen apo ngjeshjen dhe e ka fjalen e saj nga folja pres, qe ka po te njejtin kuptim. Madje fjala pres e tregon me se miri shtypjen, pasi ajo eshte radikale dhe te shtyp deri aty ku te pret.
PRESS=Shtypi ( interesante eee )



Comune komun i përgjithshëm
Kjo fjale rrjedh nga fjalet kom+un, pra qe e kane si une te gjithe, nga vjen edhe fjala e pergjithshme. Fjala uno, qe tregon njëshin ne italisht eshte nje fjale etruske, ku zoti me i larte i tyre ishte UNI. Kjo fjale eshte e njejte me unin e shqipes qe tregon ne veten e pare te numrit njejes.
Comunion komunion kamunion që tregon bashkësinë
Serish kjo fjale eshte e formuar nga fjalet kom+union, pra qe jemi te gjithe te bashkuar te bere si uni, apo si nje.


Comunista komunista komunist
Serisht nje fjale e formuar nga fjala kom+unist, qe tregon se jane te gjithe nje dhe te gjithe te barabarte. Te gjithe jane si une, pra nje me mua.


Condanna kondana dënim
Fjale eshte eshte formuar nga fjalet kon+dana, apo danuar, qe vjen dënuar, pra nje demin qe i jepet dikujt, sepse ai ka kryer nje veper qe u sjell deme te tjereve dhe per kete fakt ajo eshte e denueshme. Shqipja sot ruan foljen dënoj ne te gjitha format si dhe fjalet dënuar, dënim etj.



Condonare kandonare i fal borxhet
Fjale qe rrjedh nga foljet kon+dhon (kam+dhënë), pra qe ia ke dhene, ia ke falur borxhet dikujt, qe ti ia ke. Te dy fjalet qe formojne kete fjale sot i ka shqipja si foljen kan dhe foljen jap, qe ne te shkuaren bejne dhonë-dhënë. Italishtja ka formen dare, por qe edhe kjo fjale e ka rrenjen tek folja jap, qe ne te shkuaren ben dha, dhashë.


Confesso konfeso rrëfehet
Fjala konfeso, eshte nje fjale tjeter e bukur e formuar nga fjalet shqip kon+fe ( kanë+fe) (KONFUC ?). Fjala fe ne kete rast tregon besimin. Sigurisht qe tek ai qe rrefehesh ke besim, apo fe, se perndryshe nuk mund te tregosh sekretet e tua, pasi ato i marrin vesh te tjeret nese personit nuk i ke fe/besim/bese. Pra i rrefehem dikujt sepse kam besim tek ai. Nga ketu del gjithashtu confidare, confidenza, confidenciale etj etj...

Confederate konfederat konfederatë
konfederata eshte nje lidhje bese midis shteteve, apo nje marreveshje mirebesimi per disa shtete te pavarura apo autonome. Edhe kjo fjale e ka origjinen nga fjala kon+fe+dhe ( kanë+fe+dhe) dhe=tokë, pra qe kane edhe besimin dhe ky eshte edhe kuptimi i fjales. Ketu e kane origjinen nje sere fjalesh te tjera si confederato, confederacione, conferenca, conferimento, conferire etj etj
Consonne konzon bashkëtingull
Nga dy fjalet kon+zon ( kanë+zë). Fjala zonë tregon zërin dhe ketu serish gjendet gegerishtja, pra kane te njejtin ze, ndaj quhen bashketinguj. Po nga ketu rrjedhin edhe fjalet consonantico, consonanca, canzone etj etj...




Convento konvent kuvend
Fjala kuvend qe tregon nje mbledhje te caktuar eshte e njejte me fjalen konventë. Kjo fjale tashme gjendet ne disa gjuhe ne kete forme dhe me te njejtin kuptim. Formohet prej kon+vend


Convenir konvenir vijmë
Eshte formuar gjithashtu nga fjalet kon+venir, pra nga kanë+vjen, apo ardhur. Nga kjo forme jane formaur edhe fjalet me te njejten rrenje si : conveniente, convenienca, canvenuto, convencionale, convenzionare, convencione etj etj etj


Convinsi konvinsi kanë-bind
Pra fjalet kon+bind ( kanë+bind) , ku B, eshte zevendesuar nga V dhe kjo ndodh shpesh ne disa gjuhe, por nuk ndryshon kuptimi.
Fjala KRE=KOKE




Te gjitha gjuhet latine kane formuar me fjalen KRE te shqipes me qindra fjale, qe kuptimin ua jep vetem e vetem shqipja. Fjala kre, ne kete forme gjendet dhe ne kete kuptim aktualisht vetem ne gjuhen shqipe. Me poshte do japim disa shembull ilustrues.Credere kredere besim
Kjo fjale eshte krijuar nga fjalet shqipe kre+dhe, pra qe dhe bese, apo kret. ne kohet antike kur eshte formuar kjo fjale, besa matej me koke, ashtu sic ka qene edhe ne Shqiperi ku ne disa zona, per shkelje te beses mund te denoheshe nga shoqeria me vdekje. Ne mungese te shtetit, i cili mund te garantonte marredheniet ne shoqeri, eshte perdorur instituti i beses dhe nga fjala kre, e shqipes qe tregon kryet, ka dale edhe fjala besë, nje fjale e kompozuar bukur dhe plot kuptim. Nga kjo fjale rrjedhin gjithashtu edhe fjalet credibile, credibilita, credo, credulita, credulo, credulone etj etj.


Credito kredito kredia
Kredia eshte shume e te hollave qe i jep dikujt. Qe ti japesh kredi dikujt, duhet te kesh besim tek ai, qe do te ti riktheje serish. Ajo eshte e njejte me fjalen credere, qe tregon besimin pra kre+dhe. ja ke dhene me mirebesim.


Crescere kreshere rritet
Fjala rritet rrjedh pikerisht nga fjala kre+she (kokë+sheh), pra qe i shohim kryet, pasi ai po rritet. Me rritjen e njerit apo te cdo gjallese, i rritet trupi dhe del ne nje gjatesi me te tjeret dhe e para qe duket pasi eshte ne krye, eshte koka, apo kret ( kryengritje)



Critica kritika kritik
Kritikohet personi qe ka kryer disa veprime jo te mira, jo te mire menduar, qe nuk eshte mire nga kret. Pra kjo fjale rrjedh nga fjala kret+ika, pra qe personit i kan ik krit dhe nga ketu del edhe si fjale qe e qorton apo e kritikon bukur, pasi atij i kane ikur krite, apo truri. Kritika nuk behet kurre nese nje person nuk i ka kryet ne rregull. Kjo eshte edhe disi filozofike, pasi cdo gje varet nga ne , per te percaktuar nese personit i kane ikur kryet apo jo.
Nga ketu gjithashtu rrjedhin edhe fjalet : Criticabile, criticare, critico etj etj..



Crisi krisi kriza
Kur ka nje krize, ka nje mosmarreveshje dhe prishje te marredhenieve midis paleve, por jo deri ne fazen perfundimtare, nenkupton nje situate e cila mund te kete zgjidhje. Fjala krize nuk eshte gje tjeter vec fjales kris, e cila e tregon shume qarte kuptimin e fjales krisje, te marredhenieve midis tyre. Pra personat nuk merren vesh dhe keshtu ka nje krisje midis tyre. Fjalet lidhen edhe me shume midis tyre ne kuptim filozofik, kris arma, arma kercet, por edhe shkakton nje krisme mes njerezish, edhe nje krisme qe can qetesine etj etj.
cucina kuçina kuzhina
Kjo fjale gjendet pothuajse ne te gjitha gjuhet romano-gjermanike dhe e ka origjinen tek dy fjale shqipe. Cfare behet ne kuzhin, apo kuzhine ? Sigurisht aty gatuhet, aty piqet, aty zihet, aty ka zjarr. Pikerisht fjala ku+zin ( ku+zien) tregon edhe vendin ku gatuhet, ku zihet gjella etj etj...



Cumular kumular grumbullim
Fjala eshte formuar nga dy fjale te shqipes ku+mullar. fjala mullar ne shqip tregon edhe grumbullin, e bene mullar, u bene mullar, grumbull bashke, pasi vete kjo fjale eshte nje grumbullim bari apo kashte. Edhe fjala mullar e shqipes ka nje rrenje tjeter po shqip tek fjala mal/mol, qe tregon formen e ngritur te mullarit si te malit.




Cupola kupola kubeja
Kupola hidhet siper nderteses dhe rrjedh nga fjala kup ( kupë ), qe tregon psh kupën e qiellit, pra ne kete rast tregon kupen, majen e nderteses.



Curia kuria kurien
Kuria eshte nje fjale e vjeter romake qe tregon vendin ku mblidhen dhe rrine ne kuvend. Fjala ku+ria rrjedh nga shqipja me kuptimin ku rri

Folja JAP




Folja jap, qe ne veten e dyte te kohes se shkuar ben dhe, ka formuar nje dyzine fjalesh ne latinisht. Kjo folje ne kete forme gjendet e shkruar ne kohen e shkaur te shqipes dhe i pergjigjet zgjedhimit te foljeve te shqipes. ne formen DHE, kjo folje nuk ka kuptim ne asnje gjuhe tjeter.

Me poshte disa shembuj te tjere ilustrues, mund ta pasuroje cdokush kete teme, me njohurite e tij
Dare dare dha/jep
Kjo fjale eshte formuar nga folja jap, e cila ne kohen e shkuar behet dhashë, apo ne veten e trete njejes ben dha.



Declare deklare deklaroj
Fjala deklaroj tregon per sqarimin e dickaje, apo te pozites se nje individi, entiteti shteteror te perfaqesuar nga individi. Kjo shpjegohet nga fjalet dhe+lart, apo qartë, qe e shpjegove qendrimin tend, pra e qartësove. Folja dhe, qe aktualisht ne kete forme e ka shqipja, tregon dhe nenkupton logjikisht se ti dhe qartesine, pra e qartesove poziten tende.



Decret dekret dekreti
Dekreti eshte nje lloj ligji qe jep institucioni me i larte i shtetit dhe qe rrjedh nga dhe+kret ( dhe + kretë/kokën ). Pra me nje fjale, kreu i shtetit dha fjalen, vendimin e tij.


Dedicare dedikare i dhënë
Ketu veta e dyte njejes e te shkuares dhe, tregon edhe se ti je i dhënë pas dickaje, qe eshte ne nje kuptim me fjalen i dedikuar, i dhene pas...


Delega delega delegoj
Kjo fjale tregon se i jep kompetencat dikujt dhe rrjedh nga fjala dhe+leg. Fjala eshte e perbere nga folja dhe me fjalen leg, qe ne latinisht tregon lënien e nje pasurie, nje personi te caktuar, e kjo fjale e ka origjinen tek folja e shqipes.
Dement dement çmenduri apo i marrosuri
Ketu kemi dy fjale qe jane de+ment, qe tregon se personi i ka dhënë mendtë, pra qe eshte cmendur, qe i kane ikur mendte qe shpjegohet me se miri dhe ruan te njejtin kuptim.



Depresso depreso i shtypur/ndrydhur
Shpjegohet nga fjalet dhe+pres, ku fjala pres eshte sinonimi i fjales shtyp. Dhe+pres apo dhe+presion.



Dilema dilema dilemë
Ne kete rast kjo fjale tregon per nje person qe e ka me 2 mendje, akoma i pavendosur se c'te leje, apo c'te beje. Rrjedh nga fjalet di+lem ( dy + lëmë ), pra e lene ne dy-mendje.



Desiderio desiderio dëshirë
Vete fjala dëshirë, vjen nga rrenja do, dua, pasi edhe shqipja kur e thote deshire e thote me dhe jo me do. Rrenja do eshte ende e perdorur ne gjuhen shqipe.
Shohim se si fjala do, qe ne shqip formon fjalen dëshirë, ka sherbyer e gatshme si rrenje per formimin e kesaj fjale ne disa gjuhe te huaja. Fjala deshire eshte shqip dhe nuk eshte e huazuar, pasi ajo ngre kete fjale mbi nje folje te sajen, mbi fjalen do, qe keto gjuhen nuk e kane.

Shqip -deshir
frengjisht -desir
anglisht -desire
italisht -desiderio
spanjisht -desear 
Deviare deviare devijoj
Shpjegohet nga fjalet perberese dhe+vij, pra ne nje vije tjeter nga ajo qe eshte. Eshte personi qe devijon eshte ai qe ndryshon vijen/rrugen dhe qe shkon ne nje tjeter dhe/rruge, nepermjet nje vije.
Edhe vete fjala via, qe tregon rrugen ne italisht eshte fjala vija ne shqip, qe tregon nje rruge te caktuar.



Dire dire them
Fjala dire, e ka rrenjen tek folja di, pasi ti thua ate qe di. ne kete rast ajo shpjegohet me ate se po te pyes dhe ti pergjigjesh, pra me thua ate qe di. Italishtja per foljen flas ka fjalen parlare, por folja dire, nuk ka asnje lidhje me kete fjale si proces i zakonshem, eshte e lidhur me fjalen them & te thuash, qe jane sinonime te njera-tjetres, por ndryshojne se flas eshte me e pergjithshme dhe nuk ka nevoje qe te kesh dije per te folur, ndersa nese ti deshiron te thuash dicka, duhet qe te dish ate, qe ta thuash.



Dictatore diktatore diktator
Edhe fjala diktator rrjedh nga fjala di, pasi diktatori eshte supremi qe di dhe thote qe te te besh ato qe ai di dhe do. Pra pak a shume lidhet me fjalen dire, qe tregon qe ai vetem thote dhe dikton dhe te tjeret e zbatojne.


Duro duro i forte
Kush duron, rrjedhimisht eshte i forte dhe ne kete rast fjala duroj, qe e perdor shqipja eshte e perdorur per te treguar te fortin. Kjo fjale ne kete kuptim gjendet ne te gjitha gjuhet latine dhe ne ato gjuhe qe e kane huazur kete fjale nga latinishtja, nderkohe qe shqipja jep kuptimin e saj.
Eta eta jeta
Ne kete rast kemi renien e shkronjes j te shqipes duke na sjelle ne latinisht eta, qe ka te njejtin kuptim me fjalen jeta, apo moshen e dikujt.



Eterno e-terno i tërë
Eshte nje nga fjalet me te bukura te latinishtes dhe nga ajo e kane huazuar shume gjuhe te tjera. Eterno apo eterniteti, tregon pavdeksine, apo jeten tjeter ku do te jete e tërë dhe e plotë, pra jo si jeta qe jetojme ketu, qe te gjithe e dime qe do te mbaroje dhe ne kundershtim me jeten sot, jeta tjeter do te jete e plote, e tere, nga ka dale edhe eterno. Ne kete menyre shqipja e perdor edhe sot dhe ka po kuptimin e tere, e gjithe, e plote. Edhe fjala pavdeksi tregohet nga e tere ajo qe do te jetohet pergjithmone dhe komplet, qe shprehet bukur me fjalen shqip e-tërë.


Fellone felon i pabesë/tradhtar
Fjale e formuar nga fe+lon ( fe+lënë), pra qe ka lene besen dhe fene. Ai qe linte fene dhe besen ne ato kohe, ishte pikerisht tradhetari, i pabese/i pafe etj etj.
Fondare fandare themeloj
Themelimi qe tregon bazën, pra i hedh themelet, apo hedh fund-in e dickaje. Pikerisht kjo fjale vjen nga fjala fund e gjuhes shqipe. Nga kjo fjale kemi me pas dhe fondamentale etj etj




Frenare frenare frenoj
Kjo fjale e ka rrenjen tek fjala fre e gjuhes shqipe, qe tregon per fret e kalit, pasi perdorej per te ndalur kalin ne cdo moment. Freri i kalit u perdor me pas edhe per makinat si fre, frena.



Grano grano gruni
Po nga kjo fjale ka dale edhe fjala latine granaio, qe tregon hambarit e grurit. Pra rrenja shqip e fjales eshte grun
Lago lago liqen
Liqeni ka uje dhe pasja e ujit eshte shprehur nga fjala shqip lag. Fjala lag tregon ne kete rast ujin dhe vete liqenin.
Nga fjala lag e shqipes ka dale emrin per liqenin ne shume gjuhe europiane.


shqip - lag/lak
italisht - lago
spanjisht - lago
anglisht - lak
frengjisht - lac ( lak)
Pra sic shihet te gjitha gjuhet kreysore te Europes fjalen liqen, e kane nga fjala lag, e dialektit toks, gjuhet latine italiane dhe spanjolle dhe nga lag gegerisht gjuha franceze dhe angleze.


Laguna laguna laguna
Ajo ka uje ashtu si edhe liqeni dhe origjinen e kane nga fjala lagunë e shqipes, qe tregon se jane me uje apo të laguna. Kjo fjale ne kete menyre gjendet ne dialektin geg, te laguna.



Lavare lavare lava
Kjo fjale perdoret ne gjuhet latine per te treguar larjen e rrobave, apo edhe te sendeve te tjera dhe vetvetes. Edhe shqipja e ka te sajen foljen lava dhe me nje rrenje tek folja laga, pasi ajo tregon dhe njomjen me uje apo larjen.

Folja LE




Me foljen le, te gjuhes shqipe jane formuar me qindra fjale me kuptime nga me te ndryshmet. Folja le/lë, eshte folje rrokore dhe kaq shkurt dhe me kete kuptim gjendet vetem tek shqipja. Ajo gjendet ne format e zgjedhura te te tashmes dhe te shkuares. Folja , e zgjedhuar ka krijaur shume fjale te tjera.


unë lash ne lamë
ti le ju latë
ai/ajo la ata/ato lan/lanë

Me poshte serish disa shembuj te formimit te ketyre fjaleve nga rrenja le e gjuhes shqipe.
Lanciare lançare lëshuan
Kjo fjale perbehet ne rrenje nga fjala shqip , qe ne te shkuaren sjell lan ( lanë).



Languire languire lëngoj
Per dike qe eshte i lan, i lënë, vetem ne shtrat, i mbetur vetem ne shtrat per shkak te semundjes se tij dhe per kete po vuan, po lëngon



Lascare lashare lëshoj
Kjo fjale perdoret edhe ne gjithe gjuhet e tjera latine ne kete forme, por te gjitha dukshem rrenjen e kane tek folja shqipe , e cila ne te shkuaren merr trajten lash.
(Peremri vetor, NE )






Noi noi ne
Fjala ne, gjendet ne disa gjuhe, por ne forma te ndryshme, te cilat kane nje rrenje te perbashket:


Shqip - ne
italisht - noi
frengjisht - nous (shqiptohet nu)
spanjisht - nos

 Marito marito burrë
Edhe kjo fjale eshte bazuar mbi fjalen marr te shqipes, si marrës i gruas. Pra burri merr gruan. Po keshtu kemi edhe marredhenien, po ne kete fjale kemi edhe martesë, si ne shqip edhe ne te gjitha gjuhet e tjera, qe gjithashtu e kane rrenjen tek folja marr e shqipes. Burri pra merr me nje ceremoni gruan ne shtepine e tij.



Materia materia materia
Kjo fjale gjendet edhe ne sanskritisht, por eshte nje fjale puro shqip. Rrenja e kesaj fjale eshte tek fjala mat e shqipes, se dicka mund te preket dhe mund te matet, pra eshte material i prekshem apo lëndë, materie. Materia eshte plotesisht e kunderta e asaj qe nuk mund te shihet, apo matet.




Maturare maturare rritur
Per nje njeri te pjekur dhe qe eshte i arsyeshem dhe qe flet aty ku i takon perdoret ne shqip fjala i matur, pra qe e mat fjalen perpara se ta thoje. I matur per fjalet qe con mund te jete vetem i rrituri, i cili eshte i pjekur, qe eshte edhe vete kuptimi i fjales. Italishtja per cudi nuk e ka foljen mat dhe nga gjuhet e tjera te cilat e perdorin sot kete folje, e ka vetem shqipja dhe vetem ajo mund t'ia jape kuptimin fjales.

 Mente mente mentë apo mend
Ne te dyja dialektet e shqipes eshte e njellojte. Te gjitha keto gjuhe e perdorin artificialisht, ndersa shqipja e ka te ne te gjitha format si mendim, mendoj, i menduar etj. Gjuhet e tjera e perdorin si emer per te treguar mendtë, por jo per te treguar foljen mendoj, ashtu sic e ka shqipja, pasi ato per kete perdorin fjale te tjera...


Shqipja - men/mendoj
italishtja -pensare
frengjishtja - penser
spanjishtja -pensar
anglishtja - think
 

Miracolo mirakolo mrekulli 
Kjo fjale e ka origjinen tek fjala mir/mirë e shqipes. Vete mrekullia cfare eshte ? Ajo eshte nje miresi qe na jepet dhe ketu merr zanafille dhe ky emer. Vlen te theksohet qe fjala mirë, gjendet vetem tek shqipja dhe tregon edhe kuptimin e fjales.


Morto morto mortja/vdekja
Fjala morto, vjen nga fjala mort, pra u mort, u mor, iku e vdiq, u largua, qe jane edhe sinonimet dhe kuptimet e fjales vdekje.



Offrire ofrire ofroj
Te gjitha fjalet me kete rrenje ashti si edhe vete fjala ofertë, jane me rrenje nga fjala shqip afroj. Pikerisht ky eshte edhe kuptimi, i ofroj dikujt dicka, apo i afroj, ia sjell prane, ia jap. Shqipja nga ana tjeter ka te gjitha format e fjales si afrim, i afruar, afrimitet etj ...
Parada parada parada
Kjo fjale e ka rrenjen tek fjala apo parashtesa para e shqipes dhe parada kryhet para te tjereve, parakalim.


Te gjitha gjuhet Evropiane formojne me fjalen para disa fjale, te cilat kane kuptimin po te fjales para te shqipes, pa i ndryshuar as edhe nje germe. Fjala para ne shqip ka kuptimin saktesisht si dicka qe eshte para. Fjalet qe fillojne me para, nuk vijne as nga latinishtja dhe as nga greqishtja, pasi fjala para gjendet sot dhe po me kete kuptim vetem tek shqipja. Greqishtja dhe latinishtja e kane nga gjuha shqipe. Keshtu ne greqisht përpara i thone brosta dhe italisht avanti/davanti, qe edhe kjo forme ka lidhje me fjalen shqip van ( vanë) (shkuan), por jo me fjalen shqipe para. Nga ana tjeter, numri nje ne shqip, quhet ndryshe i pari, pra qe tregon saktesisht kuptimin e fjales para. Me kete fjale jane krijuar dhjetra fjale dhe le te marrim ne studim vetem disa prej tyre.
Paraleleo paralelo para-le
Shpjegohet nga shqipja me fjalet para+le, apo e vendos perpara, i tille eshte edhe paraleli. Paraleli tregon dy drejteza qe jane para njera-tjetres. Pra jane vendosur para, ose jane lene para njera-tjetres.



Parente parent farefisi/prinderit
Ne disa gjuhe te tjera merr edhe kuptimin si prinderit. Kjo fjale tregon të parët, ata nga te cilet ke rrjedhur, ke ardhur, pra parent, apo të parët. Edhe ne shqip fjala prindër, qe eshte e po te njejtit kuptim, ka te njejtin shpjegim sepse perbehet nga pri+nder, pra qe jane te paret, qe prijne, prej nga te cilet vijne edhe femijet...



Passare pasare kaloj
Kjo fjale ka lidhje me fjalen pas te shqipes per te treguar te shkuaren. Pra qe e kemi lene pas, qe e kemi pas. Nga fjala pas, ka dale eshte koha e shkuar pothuajse ne te gjitha gjuhet romano-gjermanike. Nga kjo rrenje gjithashtu kemi edhe fjalen latine passivo qe perkthehet pasiv dhe rrenje ka gjithashtu pas. Fjala tregon personin qe i le gjerat pasdore dhe serish kuptimi eshte i njejte.

Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA





Per per për
Për eshte e njejta forme si ne shqip dhe latinisht. Madje te gjitha gjuhet e perdorin. ketu tregohet qarte se gjuha nene e gjuheve romano-gjermanike ka qene ILIRISHTJA pasi ato kane te gjitha nje rrenje-meme.


Shqip - për
italisht - per
frengjisht - pour
spanjisht - para
anglisht - for
gjermanisht - fur



Perche perke përse


shqip - përse
italisht - perche
frengjisht - pourqoi
spanjisht - porque

Petalo petalo petal
Fjala rrjedh nga rrenja pet/petë e shqipes, e ila tregon saktesisht si eshte petali, pra ne formen e petës, ku shqipja ka gjithashtu petull, petullice etj etj



Picco piko kulmi
Rrjedh nga fjala piku, kur themi piku i vapës, pra kulmi i vapes. Per te thene ndryshe arriti majen ne shqip, themi arriti pikun dhe vete fjala piku, vjen po nga nje fjale shqip qe eshte fjala pik/pikë



Piccolo pikolo o vogël
Fjala i vogel tregohet nga fjala pik gjithashtu, qe tregon edhe vogëlsine. Fjalen pik, e ka vetem shqipja dhe qe tregon nje pike, e cila eshte sigurisht shume e vogel, ose me e vogla, ndarja me e vogel, pika-pika, ku rrjedh dhe pikëz.


Plurale plurale pluralizëm
Kjo fjale tregon shumësin, ne nje numer te madh gjuhesh ne Evrope. Kjo fjale e ka origjinen tek fjala pluh/pluhur, qe tregon shumesin, pasi ajo perbehet nga shume kokrriza. Nje fjale shume e bukur nga e cila jane formuar disa fjale te tjera po aq te bukura sa kjo.


Preda preda pre/plaçkë
Vjen nga fjala pre, qe nenkupton plaçkën e luftes, ajo qe ti ze apo kap.


Prendere prendere marr
Serish e kane origjinen tek kjo fjale qe tregon se marr dicka, pra eshte pre e dikujt. Fjala pre, tregon kapjen apo marrjen e dickaje, ashtu sic ka edhe kuptimin ne te gjitha gjuhet latine. Po e njejte eshte edhe fjala prestare, qe tregon huazimin.


Fjala pre ne shqip eshte edhe me e shkurter dhe aktualisht ajo e perdor ne kete forme dhe kuptim edhe sot


Shqip - pre
italisht - prendere
frengjisht - prendre
spanjisht - prendere


Po ashtu kemi edhe lutjen ndaj zotit.


Predica predika predikim
Kjo fjale qe tregon lutjen ndaj zotit serish rrjedh nga fjala shqipe prehem, qe vjen nga fjala pre, qe e adhuron zotin, pra prehesh per te.
Ne italisht ashtu si edhe ne greqisht dhe ne disa gjuhe te tjera perdoret fjala pre, apo pri, qe tregon nje kuptim si para apo prin ne shqip.

Kjo fjale ne latinishten e vjeter eshte quajtur si a-prior, pra qe para prij. Fjala pri, ne te gjitha format e saj gjendet shume e paster dhe e lire per te formuar fjale te tjera ne gjuhen shqipe. Le te shikojme disa fjale te tjera qe jane formuar nga fjala pre apo prij.





Prematuro prematuro i parakohshëm
Rrjedh nga fjala pre+matur, qe ne shqip perdoret per nje person te matur, te rritur, te pjekur, qe i mat fjalet perpara se ti thote. Ndersa ketu kuptimi eshte qe e kemi te para-kohshëm, pra të para-pjekur, apo premature.


Prevenire prevenire vij para
Rrjedh nga pre+ven ( ve + para ). Marr disa masa qe ti vij para, ti paraprij dickaje, pra para-vë, ose prevjen ne shqip dhe prevenir ne shqip.



Prima prima i pari
Fjala i pari eshte nje fjale qe e ka kuptimin qe jam i pari nga te gjithe, apo prij, pra e ka rrenjen serisht tek folja prin, ai qe eshte i pari. Po keshtu kemi edhe fjalet primato per parësinë.
E Zgjedhojme foljen prij per te pare se si ajo eshte perdorur e zgjedhuar nga shqipja apo ilirishtja. Pikerisht eshte marre veta e dyte dhe e trete njejes me veten e pare shumes per te formaur shume fjale te tjera. Fjala prij zgjedhohet veten ne shqip, pasi shqipja sot e ka folje te saj, nderkohe qe tek gjuhet e tjera nuk ekziston fare si folje.

Unë prij ne prijm/ primë
ti prin ju prini
ai/ajo prin ata/ato prijnë


Principe principe princ
Serish rrjedh nga fjala prin

I njejti rregull vlen edhe per shume fjale te tjera te formuara nga fjala prin sic kemi psh principal/shqiptohet principal dhe perkthehet princip




Primavera primavere pranvera
Qe e ka kuptimin tek shqipja, prin+vera dhe ne te vertete pranvera i prin veres. Por veren vetem shqipja e ruan si emertim, pasi italishtja perdor estate



Primitiv primitiv primitiv
Tregon dicka te lashte, pra me nje fjale ato qe kane prirë, apo qe kane qene para nesh, te paret. Ky eshte edhe kuptimi i fjales primitiv, per te treguar te parat elementaret dhe ato me te vjetrat, format me pak te zhvilluara, me te hershmet.



Privato privato privat
Kuptimi i kesaj fjale eshte se ajo tregon dicka qe eshte ngushtesisht personale. Interesat personale jane gjithmone te parat per kedo, pastaj vijne ato publike. Ndaj dhe eshte perdorur kjo fjale per te treguar qe ato jane te parat qe ne i kushtojme rendesi, interesat tona ne raport me te tjerat. Edhe vete fjala e tregon shume bukur kuptimin e saj, pri+vat ( prij+vet).



Profeta profeta profet
Personi qe predikon fene dhe fjalen e Zotit, eshte pro-fese. Pra ka ardhur nga fjala po+fe, qe ka kete kuptim, por qe ne prononcim i ka rene r, pasi eshte me e lehte ne shqiptim. Ketu e kane rrenjen edhe fjalet pro+fe profesion, profesor, profesionalizem etj
Restare restare rri
Fjala fillestare tregon personin qe rri, apo njekohesisht edhe ate qe shplodhet. Origjina e fjales vjen nga fjala rrokore shqip re (rashe, bie... ne shtrat, gjume dhe u shplodhe. Fjala re tregon njekohesisht edhe faktin qe ti nuk po ben asgje tjeter. Le te shikojme pak sesi jane formuar fjalet ne gjuhe te tjera me fjalen shqipe re


Shqip - re
italisht - restare
frengjisht - rester
spanjisht - restar
anglisht - rest
 
Fjala ri, qe tregon perseritjen e veprimit gjendet ne disa gjuhe evropiane dhe fjala ri tregon se do behet nje tjeter veprim. Ri= i ri
Shembull : po bej nje veprim të ri, sot po ne kete kuptim e ka vetem shqipja dhe asnje gjuhe tjeter.
Sigurisht qe gjuhetaret e dine qe fjala ri tregon perseritjen e veprimit, apo berjen e nje veprimi te ri, por u mungon fjala ri dhe nuk mund ta shpjegojne kete fjale pa qene shqipja, qe ne nje menyre te thjeshte dhe te paster ia jep kuptim fjaleve qe ato perdorin. Fjala ri, si operator te lire e perdor vetem shqipja, qe tregon dicka te re. Edhe veprimi qe perseritet eshte nje veprim i ri ndaj edhe quhet perserites, pasi e ribën edhe njehere ate veprim te meparshem. jane formaur shume fjale me ri, por do shpjegohen disa per te mos i riperseritur fjalet qe jane shpjeguar me siper.
  Riaprire riaprire ri-hap
Ne te njejten forme eshte edhe ne shqip, vetem se shkronja h ka rene dhe ka mbetur forma ap, qe ne kete forme perdoret kur flasim shpejt, apo ne gegerisht.


Riataccare= ritakoj
riunire=ri-bashkoj
Ketu kemi nje bashkim te fjaleve ri+uni, qe tregon nje.



Riforma riforma forma e re
Perdoret ne parjen e gjerave. Ketu e kemi ne nje trajte te njejte me shqipen.
Sci ski ski
Tregon shkarjen me ski ne debore, apo edhe diku tjeter. Fjala ski rrjedh nga fjala shqipe shki (shkas). Foljen shkas, ne te gjitha format e saj e ka shqipja dhe asnje gjuhe tjeter, e cila ne urdherore ben shkit. Asnje gjuhe tjeter nuk e ruan fjalen shkas.



Societa societa shoqëri
Origjinen e ka tek fjala shok, qe tregon edhe shoqerine, por italishtja apo gjuhet e tjera nuk e kane fjalen shok. Pra nga soc/shok, vjen dhe vete fjala shoqëri.



Somma soma shuma
Kjo fjale gjendet ne te gjitha gjuhet latine, gjermane apo angleze. Fjalen shumë, ne te gjitha kuptimet e saj, e perdor vetem shqipja.
Psh Anglishtja ka very, frengjishtja tres si dhe italishtja molto, per te treguar fjalen shumë, ndersa shqipja ruan vetem kete forme per te gjitha kuptimet e mundshme dhe per krijimin e fjaleve te tjera, qe rrjedhin nga kjo rrenje.
Keto gjuhe e perdorin per te treguar shumën matematikore te nje mbledhje, ndersa shqipja e perdor edhe per vete mbledhjen edhe per shumesin edhe per te treguar shumen fizike, por edhe ate shpirterore. Pra kjo fjale gjendet ne te gjitha kuptimet e saj dhe duke qene kaq e rendesishme per shqipen e folur ne te dyja dialektet, ajo nuk ka sesi te jete e huazuar, sepse ruan te gjitha format e shfaqjes dhe kuptimit te saj.


Shqip - shuma
italisht - somma
frengjisht - somme
spanjisht - suma lol
anglisht - sum
gjermanisht - summe

Video në Youtube : http://www.youtube.com/watch?v=UMLAWedKmtk
Redaktoi : Stop Injorancës

Martesë apo bashkëjetesë?!

Edhe pse një fenomen i ri në shoqërinë shqiptare, numri i çifteve që zgjedhin të bashkëjetojnë sa vjen e po shtohet. Nuk janë të paktë ata që zgjedhin këtë alternativë të martesës, nëse e tillë mund të quhet.



Megjithatë,të jetuarit së bashku përpara martesës mund të ndryshojë ecurinë e marrëdhënies sonë. Në çfarë mënyre?

Një studim i kohëve të fundit demostron se ata që bashkëjetojnë për vite me radhë me të partnerin e tyre kthehen në më pak entuziast rreth martesës në krahasim me ata që e jetojnë lidhjen e tyre duke qëndruar në shtëpinë e prindërve.

Studimet e mëparshme kanë treguar se janë pikërisht ata që kanë një mendim negative për martesën që janë më shumë të predispozuar për të bashkëjetuar. Megjithatë, arsyet nuk ndalojnë këtu: Të jetuarit së bashku sjell ndryshime në bindjet dhe qëndrimet e çiftit. Konkretisht:

1. Ne shpesh kemi tendencën për të adaptuar vlerat dhe bindjet e njerëzve që na rrethojnë, kështu që dy persona që janë kundër martesës mund të konfirmojnë idetë e njëri-tjetrit.

2. Njerëzit gjithashtu kanë tendencën që të kenë ndjenja pozitive për eksperiencat që janë duke i përjetuar, ja pse ata mund të preferojnë bashkëjetesën dhe të jenë kundër martesës.

3.Së fundmi, njerëzit kanë nevojë që të jenë të qëndrueshëm në ndjenjat dhe sjelljet e tyre, pra nëse janë duke bashkëjetuar ata mund të influencohen për t’i thurur lavde kësaj zgjedhjeje dhe të denigrojnë tjetrën, martesën. E rëndësishme është që lidhja të funksionojë cdo dite.

ikubFEMRA

Bashkëjetesa në fakt i parapregatit çiftet për martesën, duke qenë të sprovuar tashmë.
Kush janë përparësitë dhe mangësitë e bashkëjetesës ?



Pak humor : http://www.youtube.com/watch?v=VIamdOnFegY

Dasmat shqiptare, si janë zëvendësuar ritet

Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e drejta” fisnore në atë individuale kanë ndikuar dhe cermoninë martesore, dasmën.

Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është harruar, përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”. Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të përbashkët. Vetëm napoloni dhe sheqeri me oriz “hidhen” njësoj.

Ndërsa sot dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar në atë të individit.

Dasëm amerikane

Ana me Ervinin ishin studentë në Amerikë, por dasmën e bënë në Shqipëri. Në një lokal të hapur, kur çdo të ftuari i ishte caktuar vendi i vet në tryezë dhe në në tavolinë para gotës së ujit ka emrin e vet të shkruar. Muzika më e fundit xhaz dhe ritmike, ku në kulmin e dasmës nusja ftoi gjithë djemtë beqarë dhe hoqi kolanin e zhartierit, me një kërcim ekstravagant. Ndërsa dhëndërrin e lyen në tortë derisa shokët e hodhën në pishinë.

Dasma në kishë

Ndërkohë janë bërë më se të zakonshme dasmat në kishë. Kisha zbukurohet që në mëngjes me tufa me trëndafila dhe tyl të bardhë në bedena, në tokë hidhen petale trëndafili. Nusja shoqërohet nga tre- katër shoqet e saj më të ngushta, të cilat i vijnë nga pas me tufat me lule. Në fund në çdo dasëm nusja hedh në ajër tufën me lule, kush e kap ka rradhën për t’u martuar. “Në dasmën e Anës e priti tufën kushurira e saj, që kishte 5 dasma rresht që priste tufën. Është me e gjata, basketbolliste, kështu që ajo i ka të gjitha shanset për të pritur tufën, megjithëse është ende vetëm 22-vjeçe dhe e sheh larg martesën”, thotë shoqia e Anës. Tashmë emrin e kandidatit e ke tatuazh në lëkurë, në byrzylyk, në kordele mëndafshi, apo në faqen e ditarit,

Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vetë

Deri në fillim të viteve 90 dasma shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100 vetë. Harxhe të mëdha për familjen, por që i merrnin mbrapsht pasi të ftuarit nuk bënin dhurata, por hidhnin lekë në tabaka, “zakon” i stisur gjatë sistemit komunist, ardhur prej varfërisë, por që ka mbetur dhe sot. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha. Më e zakonshmja është ajo e tipit kur nusja dhe dhëndëri ftojnë vetëm hallat, tezet dhe shoqërinë rreth 50, 70 veta. Shtrohet një banket i vogël; gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht është dita e saj. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa mundet, ndërsa duhet të nusëronte gjithë turp, e nuk guxonte as të buzëqeshte. "Dasma vazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorët hëngrën e pinë dhe për një javë nuk u doli pija". Kështu përshkruhen dasmat e familjeve shqiptare, të cilat fillonin që të hënën në mëngjes dhe përfundonin të hënën tjetër. Për një javë njerëzit hanin, pinin dhe këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e kundërta. Mund të të lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në koktejlin e thjeshtë, që do të organizohet më këtë rast.

"Nuk e përballojmë dot një dasmë. Deri tani kemi harxhuar 4 milionë lekë vetëm për rrobat e nuses dhe të dhëndrit, pa llogaritur këtu edhe lekët që kemi shpenzuar për lokalin që e kemi marrë me qira dhe harxhet për ushqimet"- tregon Moza, një grua e cila ka dasmën e djalit së shpejti.

Dasma shqiptare sot

Lokali ka ngjyra jo shumë të ndezura, ku në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë, mund të ngrihet, ndërsa ata që e kanë mendjen vetëm tek e ngrëna, vendosen para tryezës dhe i gjejnë fundin pjatës që kanë përpara. Nusja dhe dhëndri presin tortën, pasi kanë kërcyer vallen e njohur të çiftit, e cila ka nota të një vallëzimi modern. Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë të kryejnë detyrimin e të qenit të pranishëm - kjo është dasma shqiptare mbas “shthurjes” së saj shekullore. Po, shqiptart nuk mund të largohen nga e burkura dhe kujtimet, kështu që një pjesë e rëndësishme e ceremonisë janë fotot në natyrë mes luleve. Në Tiranë çdo të djelë rruga gumëzhin nga boriet e makinave të nuseve që shkojnë drejt Parkut Botanik për të bërë foto, ndërsa në vendet bregdetare, ato bëhen buzë detit.

Tradita ka mbetur vetëm te vallet

Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar dot, janë vallet e traditës. Edhe çifti nuk shkon në dhomën e gjumit, nëse nuk ka kryer ritin e valles së nuses dhe dhëndrit. Shoqërimi i çiftit që kërcen në shoqërinë e prindërve është e vetmja traditë, e cila ka shpëtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janë të vogla, çifti, domosdoshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë, ku do të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e nuses merrnin pjesë edhe të afërm të tjerë, të cilët tashmë duken rrallë e më rrallë në këtë valle. Kjo për faktin, se nusja dhe dhëndri lodhen.

Legjendë gjakovare

Si u përleshën krushqit dhe nuset?


Në Dushkajë të Gjakovës dasmat janë bërë madhështore deri në marrëzi. Një legjendë ekziston nga këto anë. Ku janë Varret e Krushqve, në një mal të Dushkajës, në mes të fshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan, janë takuar në rrugë dy krushqi, nga dy dasma dhe janë vra deri në një. Kur nuk ka mbetur asnjë i gjallë, edhe nuset zbritën nga qerret dhe dolën në dyluftim me njëra tjetrën dhe sot është vendi i asaj gjakderdhjeje. E gjithë kjo për çfarë? : Vetëm mos t’ia lëshojnë udhën njëri-tjetrit, dy krushqitë, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thyhet...sepse rrugët ishin të ngushta vetëm, vetëm një kahëshe. E sot, në ato treva, kur bëhet dasma, kur takohen dy krushqi në rrugë, njëra krushqi ndalet, ia heqin zinxhirët e qerreve të kuajve, i lëshojnë përtokë, derisa kalon kolona e krushqëve të tjerë, derisa të ndërrohen në rrugë, shkëmbejnë cigare, pijnë në këmbë, përshëndeten dhe ia urojnë njëri-tjetrit martesat dhe vazhdojne udhën.

Dasma ku kërcet pushka

Deri në vitet 40 nuk kishte dasëm ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit komunist për dasmat me armë as që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqën përsëri dhe sot tek tuk kërcet ndonjë krismë në ndonjë damë fshati të humbur. Dikur poeti Din Mehmeti kujton kam parë dasma madhështore, sa mund të qëndrojë gjithë natën me sytë kokërr, sa sikur të vijonin ashtu, nuk e dij si kishte për të përfunduar dasma...Nga krismat thuase deri në qiell të muzikës në valle duet, e në grupe, nga madhështia e aktorëve popullorë e sa nga krismat e armëve, në atë dasëm poeti u inspirua aq shumë, sa dhe shkroi poemën "Krismë është emri im"...

Rite

Paja e nuses


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë. Ndërsa sot mjaft që të kesh lekë dhe nusja blen gjithçka çfarë do vetë.

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por, në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë, që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur, por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e t’u të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant, por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”. DENISA XHOGA

Tradita tiranase, një llokume përgjysmë mes vjehrrës dhe nuses
Në qytetin dhe rrethinat e Tiranës është zakoni që dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsira vizitat e shoqërisë. Në këtë trevë, dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen.


Ritet e dasmave shqiptare, me ngjyresat e jetës në emigracion
“Komercializmi i dasmave, një gjë vulgare
Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull, është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen, madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti, që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht, ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.Ballkan


ZAKONET E DASMAVE SHQIPTARE
Krushqit, zakonet komike e “delikate” të ditë-natës së dasmës
Në të gjitha trevat, si shfaqet zakoni që ndjell lindjen e fëmijës së parë të çiftit, djalë

Mjalti, sheqerkat, orizi, dhuratat e çmuara, zakonet e qerasjes e të urimit, “dackat” për dhëndrin dhe vargjet e improvizuara, dollitë dhe nusërimi

Dasmat shqiptare sikurse edhe ceremoni të tjera apo rituale të jetës, karakterizohen nga tipare krahinore, tipare disa herë aq të ndryshme, saqë përbëjnë habi tek krushqit e tjerë. Por, martesat e të rinjve nga krahina të ndryshme si dhe lëvizjet e shumta të popullsisë kanë bërë që ritualet e tyre të afrohen gjithnjë e më tepër, të japin dhe të marrin. Porosia e “prindërve” se “vajza duhet të mësojë zakonet e shtëpisë së burrit që të mos turpërohet”, e kanë një fillesë që në mënyrën e nisjes së jetës së përbashkët bashkëshortore, madje, që kur nusja “bën këmbë”. Por, nga ana tjetër, shqiptarët që nuk janë karakterizuar si popull liberal në pranimin e zakoneve të mikut , gjithnjë e më tepër po e humbasin këtë tipar dhe po “tolerojnë” mes tyre. Zakoni i tjetrit gjithnjë e më pak shkakton rrudhje buzësh, e gjithnjë e më shumë, buzëqeshje e kureshti. Sepse, jemi më interesant duke qenë të ndryshëm dhe ia vlen të mbetemi të ndryshëm...

Labëria, krushqit “duel” me fjalë
Në zonën e Labërisë, në fillim të këtij shekulli, tradita ka qenë që zakonisht, nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëri- tjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen ( me armë apo jo, sepse shkrehja e armës kur merrej nusja, ka qenë zakon në disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kalë, me kokën të mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjesë e pajës së saj. Kur nisej me krushqit për në shtëpi të burrit, zakoni ka qenë që ta shoqëronte një mashkull nga familja, zakonisht vëllai i vogël. Kishte dhe nuse që vishnin fustan të bardhë e vello, por tradita ka qenë çitjane të kuqe atllasi ose mëndafshi dhe xhoke të qëndisur e të shndritshme, shami me temina dhe kokën të mbuluar me duvak. Flokët dhe gishtat i lyenin me këna. Menuja tradicionale ka qenë mishi i pjekur në hell, bagëti pra, me yshmer, një gatim me miell misri, gjalpë të pjesë të brendshme bagetie.
Organizimi i dasmës bëhej nga një djale i ri i fisit, i ngarkuar prej të zotit të shtëpisë, që kujdesej për mishrat në hell, cilësinë e pjekjes së tyre, gatimet, sistemimin e miqve në tryeza etj. Gratë dhe burrat uleshin mbi shilte të mira, në dhoma të veçanta. Kënga e vallja nuk pushonin deri vonë, e rakia derdhej lumë. Një zakon shumë karakteristik i kësaj zone ka qenë, kur krushqit shkonin të merrnin nusen, zakoni e donte të ishin prezent njerëz shumë të zgjuar e të shpejte në të menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njëri- tjetrin, nga ana e njerëzve të nuses dhe dhëndrit, që hidheshin e priteshin sa nga njëra anë në tjetrën dhe që ishin të krijuara aty per aty dhe që donin përgjigje të shpejtë. P.sh.

Njerëzit e nuses: Nusja jonë e mirë, e mirë, dhëndëri si kec i shtrirë
Njerëzit e djalit: Dhëndëri ynë kallëp sapuni, nuseja surrat majmuni


Kështu ka qenë tradita, këto ishin pjesa më me humor e dasmës, ku duhej të krijoje vargje bukurie për nusen e të ulje dhëndrin apo këngë trimërie për djalin e të ulje nusen. Në një pjesë të jugut ka qenë zakoni, që nusja natën e parë duhet të flinte jo me dhëndrin, por me një fëmijë të vogël, djalë, nga fisi i tij, sepse në besimin popullor, kështu nusja do të lindte djem. Në një pjesë tjetër, nusja e dhëndri mbylleshin në dhomë për 3 orë dhe tërë këtë kohë përpara derës së dhomës së tyre, fisi këndonte e kërcente, thurrnin vargje humoristike, që i flisin me zë të lartë, duke ngacmuar dhëndrin e nusen, e kështu vazhdonte derisa pas ca orësh këndonin: A na bëre gjë o dhëndër-o? Dhe dhëndri duhet të dilte jashtë me një copë të bardhë të lyer me bojë të kuqe, për të simbolizuar virgjërinë e nuses së tij ( ishte bojë, jo gjak)

E drejta zakonore shqiptare, martesat me shpërblim, kurorë dhe rrëmbim
Në Labëri, martesa me provë nuk njihej.


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses, që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre.
Sot

Lamtumirë dasmave të traditës

Sociologu: Ndryshimet e riteve vijnë nga difuzimi kulturor. Po zhduken edhe ritet e mira

Nusërim vetëm për një ditë, konfeta në vend të llokumeve, koktejle në vend të drekave e darkave me mish e raki... Jo vetëm fustanet e nuseve por edhe ceremonitë e martesave kanë ndryshuar. “Rezervatet” e tradicionales pozitive janë shumë të rralla. Gjen ende nga të gjitha, por tendenca është drejt modeleve italiane, greke, turke. Për fustanin dhe organizimin e ceremonisë si edhe ritet e dasmave. Në rend të ditës është imitimi. Prirja metropolitane është megjithatë drejt së veçantës. Sociologët kanë një shpjegim për këtë dukuri. Flitet për dukurinë e difuzimit të kulturës nga vendet fqinje. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, gjithçka është e lidhur me emigracionin. Nga e shkuara në të tashmen, shumë rite janë zhdukur, por disa të tjera janë rikthyer. Ndërsa kanë vërshuar rite të tjera, madje plot të tilla me origjinë kristiane: dasma në Kishë e madje edhe në Xhami, por edhe ceremoni të ngushta në rreth miqësor më tepër sesa në rreth fisnor.
Stringlat tendencë
Shporta me “konfeta” të paketuara me tyl dhe zbukuruar me fjongo (më të shtrenjta se rakia), nga ato që shërbehen në dalje të kishës ku sapo është lidhur martesa e një çifti me betimin e përjetshëm të besnikërisë, kanë zëvendësuar tani llokumet e fejesës. Detaji i kishës nuk ka rëndësi. Në thelb bajamet e sheqerosura nënkuptojnë pjellorinë dhe sheqeri ëmbëlsinë simbolike të nuses. Në varësi të luleve, bomboneve me bajame të paketuara, stringlave, një e tillë mund të kushtojë edhe 9 mijë lekë të vjetra. Kollona me lule për mjediset e jashtme e të brendshme ku bëhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa të ndryshme, të gjitha të bëra vetë, që jepen me qira. Ndërsa buqeta e nuses, në rast se nuk sillet nga jashtë, e bërë vetë në dyqanet shqiptare shkon 15 mijë lekë. Tendenca është që edhe konfetat e lulet të sillen nga jashtë, megjithëse në tregun shqiptar ato kanë nisur të futen që në vitin 1992. Në fillim ishin fare të pakët ata që i parapëlqenin. Numri i atyre që i kërkojnë sot është shumë më i madh sipas tregtarëve të këtyre stringlave martesore. Tabela “Just Married” dhe kanoçet pas makinës së çiftit janë “aksesorët” më pak të imituar. “Nuk e duan tabelën në anglisht se nuk e kuptojnë të gjithë”, - thotë pronarja e një dyqani nusërie. Ndërkohë që tradita e “just married” e ka origjinën në fshatrat angleze, ku edhe lulet zbukuruese për makinën zgjidheshin të freskëta, jo lule plastike.
Risitë e ceremonisë
Dikur vetëm në tavolinën qendrore kishte 40 vetë. Tani e gjithë ceremonia mund të ketë 40 të ftuar a më pak. Në vend të pjatave me shumë mish dhe shisheve me raki tani serviret një koktejl shpeshherë modest (më tepër për shtrëngim ekonomik). Nuset shpesh kanë edhe shoqëruese të veshura me fustane nusërore më pak të bukur se ai i protagonistes së dasmës. Ndërsa fustani i nuses kushton 400 mijë lekë (me qira) ai i shoqërueses jo më shumë se 200 mijë. Hera-herës ka dasma që bëhen në kishë por edhe nga ato që organizohen në xhami. Edhe mjediset ku bëhet dasma janë nga më të ndryshmet. Veç lokaleve e shtëpive, edhe në ndonjë kështjellë-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusëron më katër ditë si dikur, që vishej që të enjten. Zakonisht nusëron vetëm të shtunën në shtëpinë e saj dhe të dielën në atë të burrit, ose vetëm një ditë, nëse bëhet një dasmë e përbashkët. Por nga njëra dasmë tek tjetra ka veçori dhe risi të tjera.

Sociologu Zyhdi Dervishi shpjegon dukurinë e martesave të reja dhe zhdukjen e disa riteve pozitive të traditës së mirë shqiptare

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.

Rite
Paja e nuses

Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.

Krushqit e armatosur
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra-tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdonin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që e kemi quajtur “momenti premartesor”. Një grup nga familja e dhëndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, që zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja, e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt, që tashmë janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur.

Nusja do të hipej siç e donte adeti; mbi një pelë të madhe, të bardhë e të zbukuruar, sikundër në ditët e sotme, për të zgjidhen makina luksoze të bardha e të zbukuruara më tepër se të tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste që brenda një dite këmbeheshin rrugës dy palë karvanë dasmorësh, që sillnin nuset për tek dhëndri. Ndryshe nga zona e Korçës dhe e Dibrës, ku të tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjë karvan nuk i hapte rrugën tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatët kanë një traditë tjetër; të paktën kështu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, që kur shkëmbeheshin dy karvane dasmorësh në një rrugë, atëherë, ata ndaleshin dhe nuset shkëmbenin mes tyre shamitë e bardha dhe nga një ëmbëlsirë. Kjo kishte kuptimin që t’i jepnin fat njëra-tjetrës, ndërsa ëmbëlsirën e falnin për të lehtësuar lotët e ndarjes nga familja, që i fshinin me shamitë e tyre.

Nusja pritet me krisma

Duhej doemos, që nusja të shoqërohej gjatë rrugës për në shtëpinë e dhëndrit, nga një fëmijë i vogël, i afërm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtëpisë së burrit, njerëzit e këtij të fundit, dalin jashtë e qëllojnë në ajër me armët e tyre, për të lajmëruar se nusja erdhi shëndoshë e mirë. Janë pikërisht këto çaste, kur atmosfera ndizet në maksimum dhe këngët, vallet e lojërat, ndjekin njëra-tjetrën. Por, duhet thënë se dasma në shtëpinë e dhëndrit ka nisur që një javë para, me rituale e ceremoni të tjera, siç janë: “Dita e kafeve”, apo “Dita e druve”, kur i gjithë fshati del në pyll për të prerë dru, që nevojiten për ngrohje dhe gatim, gjatë dasmës madhështore që zhvillohet gjithmonë nga familja e dhëndrit. Shekulli


Shikoni një video të një dasme shqiptare këtë, do të mbeteni pa fjalë
http://www.youtube.com/watch?v=2FUIZDqjpgI