Wednesday, November 2, 2011

Katundaria në progres

"Katundaria", si koncept social i mënyrës së të menduarit e konceptuarit të jetës, së fundmi ka mbizotëruar jetën tonë publike duke gllabëruar pikat më kyçe të shoqërisë, si politikën, mediat, artin, kulturën, biznesin.

Nuk mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të presësh që vitet, dekadat apo shekujt ti rikthejnë formën e vet, produktit. Stop Injorancës MUZIKE LIFE

Se çështë kjo prirje prej nxjerrje zorrësh e të vjellash, me këtë kamuflimin e gjithçkaje shqiptare me një petk të huaj, që vetëm katundaria e sheh si të bukur.
MAYA, na qenka më e bukur se Maja...
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Nasa dhe Afrika

NASA ka dërguar në shkurt të 2010-tës satelitin "Solar Dynamics Observatory", i cili për 5 vjet rrjesht do të studiojë aktivitetin e sipërfaqes së Diellit. Projekti kushtoi 865 miliardë dollarë.

http://www.nasa.gov/mission_pages/sdo/main/index.html
Kjo ishte një prej pamjeve të marra prej satelitetit...

 
STOP INJORANCES http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Qafëpalarët grekë...

Si shpjegohet që Kryeministri grek Papandreu (Babë Ndreu) nuk i quan qafëpalarë, puçisto-mafiozë apo mercenarë qytetarët e tij që protestojnë kundra masave antikrizë?!

Dje Athina u përgjak sërish nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave speciale të policisë, por asnjë protestues nuk u vra me armë dhe asnjë çadër-snajper nuk u gjend mes tyre?

STOP INJORANCES http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

2 miliard besimtarë, apo 2 miliard jomendimtarë?

"Pastaj Perëndia tha, U bëftë drita: dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë:... Dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën Ditë dhe errësirën Natë. Dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e parë." (Zanafilla 1: 3-5)

"Dhe Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madh (Diellin) për sundimin e ditës dhe ndriçuesin e vogël (Hënën) për sundimin e natës. Ai krijoi gjithashtu yjet. Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën.." (Zanafilla 1:16-17)

Si ka mundësi që ky libër është përkthyer në 1200 gjuhë e dialekte të ndryshme të botës, madje duke bërë për vete mbi 2 miliard banorë të tokës dhe asnjë prej tyre nuk e ka pyetur veten se si Perëndia bëri dritën në ditën e parë të krijimit, ndërsa në ditën e katërt, Diellin dhe Hënën?!

S T O P    I N J O R A N C E S !!! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Dita kushtuar kafshëve, në Shqipëri

Meqënëse dje, 4 tetori ishte dita ndërkombëtare e kafshëve edhe vendi ynë, Shqipëria, nuk kishte si e kalonte këtë ditë ndërgjegjësuese pa zhurmë.

Pikërisht dje, në Autostradën e Morinit një makinë me targa kosovare ka goditur buzë rrugës një ujk që përpiqej që të kalonte rrugën matanë. Për fatin e mirë, kafsha e egër nuk kishte ngordhur dhe rënkonte ende nga plagët e marra nga përplasja me automjetin.

Pikërisht në këtë çast, qytetarët kanë lajmëruar gjyetarët e qytetit të Kukësit, të cilët e kanë ekzekutuar.
Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Europa drejt gropës, Shqipëria pas saj...

Komisionieri i zhvillimit, Stefan Fyle, dje më datë 12.10.2011-të, përcolli përpara eurodeputetëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, progres raportin për Shqipërinë, ku sipas këtij raporti, shteti shqiptar nuk i ka plotësuar 12 prioritetet e caktuara nga Bashkimi Europian dhe rrjedhimisht dështon për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE.

Progresi është ndalur nga ngërçi politik, bojkoti, mungesa e dialogut mes forcave politike...

Dje të gjithë mbajtën veshët tek Parlamenti Europian për mrekullinë, që shqiptarët, fizikisht europianë, të fitonin të drejtën ligjore të lejoheshin të ishin pjesë, e Europës së Bashkuar.

Disa pyetje të lindin rishtaz:
- A e dinte ndokush se cilat ishin këto 12 prioritetet e vendosura prej BE-së?
- A nuk e dinin këta zotërinj pushtetarë shqiptarë, nëse i kishin realizuar apo jo këto 12 kushte të shenjta, për të pritur përgjigjen e 12 tetorit e për t'ia nisur sërish të gjenin fajtorin?



Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, ministri i jashtëm grek, Stavros Lambrinidis si edhe ministri i jashtëm italian Franco Frattini shprehen njëzëri se çështja e integrimit në Bashkimin Europian (luga e vetme me të cilin na kanë joshur këto 2 dekada) duhet parë nga populli shqiptar si ÇESHTJE KOMBETARE!

Për një moment le të supozojmë se forcat tona politike në Shqipëri (përfaqësuesit e të cilave janë tashmë europianë, me paga, kushte dhe prioritete që mbase edhe politikanë europianë do ti kishin zili) do të kishin patur dialog mes tyre dhe do të kishin votuar ligjet e reformat ligjore, që kërkon Bashkimi Europian...

Çështje kombëtare I N T E G R I M I, po me mjerimin, me kushtet e vështira sociale, kapjen e drejtësinë, shembjen e demokracinë, mungesën e meritokracisë, korrupsionin galopant në çdo nyje të shoqërisë, me monopolizimin e tregut, me degradimin e sistemit arsimor, me mbrotjen e natyrës, monumenteve të kulturës e të natyrës, KUSH DO MERRET?

Nga kush pret populli shqiptar që ti vijë mirëqenia e tij, nga integrimi në Bashkimin Europian, apo nga ndërtimi i shtetit demokratik e të së drejtës?!

Shkroi: Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Linda

Doja të ndaleshim pak sot tek emri "Linda".

Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit në internet me kriterin Linda, do të na shfaqen mijëra foto femrash, të njohura e të panjohura pothuajse nga të gjitha anët e globit.

Gjithashtu do të na dalin objekte të ndryshme, si një ndërtesë në Tasmani, fshat në Gjeorgji, lum në Novograd të Rusisë etj, etj.

Me emrin "Linda" janë pagëzuar gjithashtu një sërë uraganësh, tajfunesh dhe era të fuqishme.

Sipas studiuesve emri "Linda" vjen nga mitoligjia estoneze dhe Linda quhej pikërisht gruaja e Kalevit, kjo, një poemë epike e folklorit estonez. Linda ishte mbretëresha e zogjve.

Tek Uikipedia gjejmë këtë shënim në fund të përshkrimit të mitologjisë estoneze:
http://en.wikipedia.org/wiki/Kalevipoeg
"It can be difficult to tell how much of Estonian mythology as we know it today was actually constructed in the 19th and early 20th century. One should also note that some constructed elements are loans from Finnish mythology and may date back to the common Baltic-Finnic heritage."

Përkthim:
Eshtë shumë e vështirë të nxjerrim se sa është rindërtuar mitologjia estoneze gjatë shekujve 19-20-të, ashtu siç ne e lexojmë sot. Duhet theksuar që disa pjesë janë të huazuara nga mitologjia finlandeze dhe i përkasin trashëgimisë baltiko-finlandeze.

Sot në gjuhën estoneze "lind" përkthehet "zog", ndërsa Linda ekziston thjeshtë si emër.

Po në Shqip, çdo të thotë L I N D A ?

Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Census Albania 2011-të - % fetare e popullsisë shqiptare!



Shqiptarët, që në pjesën më të madhe të tyre nuk janë as fetarë, në rezultatin që do të prodhojë Census Albania 2011-të do të rezultojnë sërish një popull me shumicë muslimane, pasi pjesa më dërrmuese e tyre janë aq të dërrmuar saqë ende nuk kanë kuptuar faktin e I-rë :

"që feja nuk trashëgohet por zgjidhet me vullnet në moshë madhore"
dhe faktin e II-të:
"që nëse nuk praktikon ritet fetare nuk mund të quhesh e si pjesë e një besimi fetar të caktuar".


Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Hipokrizia franceze

Ambasadori i Francës në shtetin e Kosovës i quan aktivistët e Lëvizjes Vetvendosje si "fashistë", kur ata gjatë një ligjerate në një institut privat, kanë akuzuar ministrin e Brendshëm Rexhepi, për mosprezencë në veri të Kosovës.

Ajo që harron ky ambasador francez, është fakti që ai kontigjent kriminal serb, drejtuar prej disa mjekrroshash priftërinj, që po "zbythin" edhe urdhrat e KFOR-it, nuk do ishte aty nëse ushtarët francezë të KFOR-it nuk do e ndanin Mitrovicën në 2 pjesë, duke lejuar kështu grumbullimin e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë çlirimit të Kosovës në 1999-ën.

Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Përmbytja e vlerave


Në atë që quhet rivlerësim vlerash e përmbytje nocionesh do doja të thoja edhe unë dy fjalë...


Shohim rëndomtë që njerëzit të humbasin nga jeta e tyre pikërisht miqtë, shokët, të afërmit. Ata individë për të cilët ruajnë respekt të veçantë, bëjnë ndere apo sakrifica. E kjo ndodh, pikërisht pasi gabimisht vlerësimin e tyre e zhvlerësojnë duke e ngatërruar me një borxh që detyrimisht duhet t'iu kthehet pas.

Ne sakrifikojmë sepse pikërisht ajo sakrifikicë e mundimshme mbetet veç një pikë uji në raport me oqeanin e kënaqësisë që ne përfitojmë kur ndihmojmë njerëzit që i duam.

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2