1. LIBIDO FEMËRORE Libido femërore shqetëson. Ende më keq: ia kanë frikën.
Përse?
Një burrë përgjigjet: «
Përse
e mbajmë të shtypur në heshtje dëshirën e grave ? Burrat kanë frikë:
nëse hapet kjo kuti Pandore, nëse e humbasim kontrollin, të gjithëve do
të na tradhëtojnë. Na frikëson ajo çka brenda në kuti.»
Megjithatë,
James Pfaus është mjaft i informuar, një kërkues i shquar në
neurobiologjinë e sjelljes seksuale në Universitetin Concordia, në
Montreal, kjo sa për të thënë deri ku ka shkuar angështia…
Në këtë
terren zhvillohen e begatojnë sipas dëshirës mitet dështake dhe
diktatet shoqërore të patundshme prej shekujsh, duke bërë të besojmë se
libido femërore do të ishte një curril uji i vakët, më tepër i butë se
vullkanik, që ngrohet me thjesht zjarret e dashurisë. Në pavetëdijen
kolektive, lidhja është e bërë shpejt : seksualitet femëror i lirë dhe i
çliruar = grishje, madje rrëmujë sociale.
Në fakt, janë gratë që i mbartin fëmijët dhe pra « sjellin rrezikun » e një biri kopil.
Po, më 2014, jemi ende këtu, ndonëse shumë vetë e mohojnë. Stop !
Ka ardhur koha që t’ua përdredhim qafën këtyre ideve klishe të gabuara.
Gazetari amerikan Daniel Bergner është marrë me këtë problem, në «Çfarë
duan gratë? » (botimet Hugo Doc), duke përmbledhur tetë vjet kërkime
mbi seksualitetin femëror. Ja e vërteta.
2. EKSITIMET E SHUMËFISHTA
Po
sikur të hidheshim në një eksperiencë lëshimi të plotë seksual, pa tabu
e pa turp, me qëllim që të heqim vellon e filluesit të vërtetë të
eksitimit femëror? Në timon, Meredith Chivers, profesore psikologjie në
Queen’s University të Kingstonit (Kanada). Ajo ka ftuar ca gra që të
shohin shtatë filma erotikë në 90 sekonda. Ndërsa rrinë ashtu të ulura
në një kolltuk, në vaginën e tyre është vendosur një sondë e vogël 5 cm e
gjatë. Misioni : të masë vërshimin e gjakut në vaginë, i cili
përshpejtohet në përpjesëtim me eksitimin seksual. Gjë që shkakton
lubrifikimin e mukozave. « Në këtë mënyrë, kapim nga më afër atë që,
fillimisht, i eksiton gratë, sepse barrierat mendore janë të shmangura
këtu », thotë specialistja.
Le t’i shohim filmat në fjalë. I pari
tregon një grua lakuriq të shtrirë në një pyll. Dashnori i saj, me
muskuj të fryrë dhe flokë të qethur shkurt, e penetron me forcë. Është
ushtarak. Për ta përshpejtuar vajtjen-ardhjen brenda saj, ai mbështetet
mbi krahët e vet, dhe kamera vonohet mbi vithet e tij të tendosura nga
veprimi. Gruaja i lidh këmbët rreth belit të tij dhe i kacaviret pas
krahëve në kënaqësi. Fund i sekuencës. Për ta rivënë në zero shigjetën e
eksitimit të mundshëm para projeksionit të radhës, në ekran shfaqen
imazhe asnjanëse malesh. Filmi i dytë : një burrë lakuriq me plastikë
skulturale – le të themi Bradley Cooper ose Teddy Riner – ecën në një
plazh. Seksi i tij, në prehje, luhatet nga një kofshë në tjetrën. Gjesti
i flakjes së guriçkave ia nxjerr në pah muskujt. Zmadhim imazhi mbi
fundbarkun e tij kur, duke e sfiduar rrezikun, ai ecën me hap të shpejtë
në kreshtën e një humnere. Filmi i tretë : një grua është ulur e
zhveshur në buzë të një vaske.
Plane të ngushta mbi gjinj, të
bukur e të rëndë, me aureola të errëta. Nga vaska del një grua e dytë,
me flokë e trup që kullojnë. Menjëherë, ajo e fut fytyrën mes kofshëve
të së parës dhe lëshohet në një kunilingus epshor. Kështu vijnë
njëri-pas tjetrit një felacion mes burrash, ca skena masturbimi femërore
dhe mashkullore, një sodomi gay, një penetrim lezbik… Piperi i
shfaqjes, filmi i shtatë : një çift majmunësh bonobo luan në një
lëndinë. Befas, femra shtrihet në shpinë dhe ngre këmbët, mashkulli e
penetron me një ritëm të shfrenuar. Femra ia hedh krahët në qafë.
Përfundimet
e eksperiencës ? Të gjitha gratë ishin lagur në çast nga secili prej
skenarëve, përfshirë bonobotë… Me një përjashtim : burri lakuriq në
plazh ka ngjallur një eksitim më të paktë se majmunët në fazë. Tek
lezbiket, vërshimi i tyre i gjakut në vaginë ka njohur një inflacion të
madh përpara skenave të felacionit dhe sodomive mashkullore. Përkthim : «
Eksitimi
seksual femëror është tërësisht anarkik dhe paraqet prirje
gjithëngrënëse. Gjë që tregon kafshërinë e një pulsioni primitiv në
dëshirën femërore. »
Aty ku gjërat ndërlikohen, është se të
gjitha « kaviet » kanë deklaruar në një tabletë numerike që iu ishte
dhënë më përpara, se nuk ishin eksituar fare. Një përjetim intim krejt i
kundërt me të dhënat fiziologjike të treguara nga aparati. Psikologia
Terri Fischer, nga Ohio State University, në Mansfield, sheh këtu provën
e një censure të brendshme nga gratë, pas shekujsh të tërë ndrydhjeje
të kënaqësisë së tyre : « Të jesh një njeri seksual, të cilit i lejohet
të jetë seksualisht aktiv, është një liri që shoqëria ia jep më lehtë
burrave se grave. Shtypja që iu është imponuar grave ka lënë gjurmë. »
3. S’KA NEVOJË PËR DASHURI
Janë
ca klishe që ngjiten e s’shkulen si një gaforre pas shkëmbit: osmoza
emocionale, vetësiguria, besimi dhe ndjenjat si afrodiziakë të
domosdoshëm, bëjnë pjesë në këto klishe. Po, këto kanë rëndësi.
Nganjëherë. Por jo gjithmonë… Kësaj here, eksperienca kalon në porno me
zë. Mes skenarëve për të fantazmuar: Ryan Gosling apo Idris Elba, në
rolin e një agjenti imobiliar me një fuqi të gjallë mashkullore, ju bën
të vizitoni një apartament; ju nuk rezistoni dhe parketi bëhet terren
përpëlitjesh kërleshëse. Një e panjohur, e mbështjellë në një fustan
epshor, ju ndjek në shtëpi dhe e mbyll derën me çelës. Një tjetër, në
dhomat e zhveshjes të sallës suaj të sportit, fshin trupin duke dalë nga
dushi me sytë të ngulur mbi ju. Një shok, që ka kaluar aty për
fundjavë, shfaqet lakuriq në shtëpi. Dashnori(ja) juaj zyrtar(e) kthehet
me një buqetë lulesh. Shoqja juaj më e mirë provon ca të brendshme që
ia theksojnë kurbat.
Përfundimi: ideja e një kapërthimi
të përflakur me një burrë apo grua krejt të panjohur, në një situatë të
paparashikuar, vjen në krye të dëshirës së ngutshme dhe e shfrenon keq
libidon femërore. Duke pasur këtu parasysh se mashkulli i panjohur
del tetë herë më eksitues se të tjerët. Në vend të tretë vijnë lojërat
seksuale me një mikeshë të panjohur. Dashnori zyrtar është shumë prapa ;
sa për shokun e vjetër, ai nuk ngjall asnjë tërheqje seksuale. « Erotizmi funksionon më mirë në befasi dhe me të panjohur », përmbledh prof. Chivers.
4. T’IU GËZOHESH SYVE
Jo,
gratë nuk janë thjesht emocionale që shkojnë vetëm me ndjenja, e që do
t’ua linin vetëm burrave kënaqësinë e të shijuarit të asaj që e shohin
në kapërthimet e tyre seksuale, siç e thotë këtë Nathalie, 47 vjeçe :
«Kur ia zbërthej rripin, më pëlqen ta përfytyroj seksin e tij të ngrehur
poshtë mbathjeve, dhe përgjoj atë çastin kur ai do të dalë për mua, me
damarin kryesor që rreh fort nga dëshira. Ai s’është asnjëherë i njëjti,
e prek, e puth, më pëlqen të mendoj se ky bronz i fuqishëm i
mbështjellë me mëndafsh të brishtë, që e kam aty para syve, do të m’i
përmbysë shqisat. »
Një oreks pamor të cilin e ripohon dhe Kim
Wallen, kërkues në neuropsikologji në Emory University, në Atlanta, i
pajisur me softe neuromatematike, ka matur kohën dhe shkallën e
vëzhgimit të burrave dhe grave që shohin foto erotike, me qëllim që të
përcaktojë interesin që këto të fundit ngjallin tek ta. Përfundimi :
gratë i kanë vëzhguar me më shumë guxim dhe afsh se burrat.
Nga
ana tjetër, Prof. Chivers ka paraqitur ca imazhe të mëdha penisi në
prehje dhe në ereksion, si dhe vagina pjesërisht të fshehura nga
kofshët, pastaj të hapura gjerësisht për femra heteroseksuale. Efekti i
menjëhershëm i vënë re : vërshimi rekord i gjakut në mukozat vaginale,
dhe pra eksitimi optimal, është përpara seksit të ngrehur. Një
ultra-reagim pamor që sjell « edhe njëherë provën se, në thelb, dëshira
femërore është nga më kafshëroret »…
5. TË JESH OBJEKT DËSHIRE
«
Në
zemër të libidos femërore, gjejmë nevojën për të qenë objekt i të
gjitha dëshirave, për të dëshiruar pastaj vetë. Narcisizmi është
shkëndija e dëshirës femërore. Orgazma e vërtetë, është të jesh e
dëshiruar», thotë Marta Meana, ish-presidente e Shoqërisë për
kërkime dhe terapi seksuale, doktore në psikologji në Universitetin e
Nevadas, në Las Vegas. Për të arritur në këto përfundime, ajo ka bërë ca
eksperimente me një aparat thuajse oftalmologjik. Gratë prehin aty
mjekrën, dhe aparati regjistron me një saktësi milisekonde çdo luhatje
të syrit, domethënë mënyrën me të cilën ky sy shikon imazhet e një filmi
X apo ca foto ku tregohen disa nxehje seksuale paraprake. Përfundimi :
gratë ndalen më shumë mbi fytyrën dhe trupin e grave, por shumë më me
ngulm tek shprehjet e dukshme dhe domethënëse të dëshirës së burrit për
partneren e vet.
« Narcisizmi ndez libidon, pa këtë ajo shuhet.
Kjo është ç’i ka ndodhur Eileenit, njërës prej pacienteve të mia… I
dashuri i tij fliste gjatë seksit duke e pyetur : «Je mirë ? Gjithçka
mirë ?» Sigurisht, ai ishte i vëmendshëm, por nuk ishte më ai vrulli që
të pret frymën, s’kishte më vrap të pakontrolluar, s’kishte më sulm
shtazor… shkurt, asnjë shenjë që dëshira e tij për të dashurën ta
rrëmbente si një dallgë e papërmbajtshme. Ëndrra për një harmoni dhe
shkrirje totale me partneren, është një ide e rreme, si për gratë dhe
për burrat. »
Paulina, 41 vjeçe, ka bërë lojën e kundërt : «Kam
pasur dëshirë t’i jap gjithçka kur kam parë se ai më donte aq shumë sa
mezi e përmbante dëshirën. E kishte frymën të prerë, një padurim thuajse
shtazor. S’jam menduar fare, ka qenë si një pulsim-reagim, një lloj
pilotimi automatik primitiv, jam ndjerë femër si asnjëherë më parë, i
mbërthyer pas seksit të tij. »
Në fakt, fakti që narcisizmi e prek
kaq fuqishëm dëshirën femërore, vjen dhe ngaqë « ai futet në një formë
rikthimi tek lidhja primitive dhe arkaike të grave me nënën e tyre.
Gratë e mbartin pa vetëdije dëshirën e pamundur që ato e kanë ndjerë një
ditë për trupin e nënës së tyre. Duke qenë objekt i të gjitha
dëshirave, ato fitojnë plotfuqinë erotike të nënës së tyre », zbërthen
Dr. Meana.
6. SHKRIRJA, ANTILIBIDO
«Libido
zihet fryme nën një intimitet tepër të plotë, si zjarri nën hi. Për të
ekzistuar, dëshira ka nevojë për njëfarë largësie me tjetrin, ngulmon
Dr. Meana. Ëndrra për një harmoni dhe shkrirje të plotë me partnerin,
është një ide e rreme. Të shkrihesh në tjetrin do të thotë se nuk ka më
terren për të pushtuar, as mister të mjaftueshëm për të ndezur flakën
pulsionale të dëshirës. Kjo vlen si për gratë dhe për burrat : gratë nuk
janë më të “lidhura” se burrat për intimitetin. »
Siç dëshmon dhe
Rania : « E dua Eruanin, jam e lidhur me të, jemi një, por kjo është si
të ma kishin vjedhur libidon. Ish-i dashuri im, Kaderi, nuk ishte kurrë
aty ku e prisja, në kuptimin e mirëfilltë dhe atë figurativ të fjalës,
dhe fundbarku im i është përgjigjur gjithmonë flakë për flakë. Vinte pa
më njoftuar, në mes të natës, më ngjiste pas murit, m’a kafshonte
gjoksin duke m’i hequr mbathjet brutalisht e duke më penetruar. Kishte
diçka instinktive që më lidhte me të. Me Eruanin, jemi shumë të afërt. »
Gjë që Dr. Meana e përfundon me një : «Që të ketë erotizim, duhet të
ketë një “tjetër”.»
7. SHIJA E TRADHTISË
«Monogamia
e grave është një nga idealet më të rrënjosura në kulturën tonë,
rikujton Daniel Bergner. Kjo ka bërë që breza të tërë burrash ta
qetësojnë angështinë e tyre se mos janë të tradhtuar.» Dhe të gjithë
kërkuesit janë në një mendje të thonë se libido femërore nuk është më e
«programuar» se ajo e burrit për besnikërinë.
Në mbështetje të
këtij mendimi të përbashkët, në mungesë të studimeve shkencore, vijnë
vëzhgimet e tyre klinike. Prirja për lule-më-lule është e vërtetuar tek
femra e shimpanzesë dhe tek miu femër, por t’i përcjellësh menjëherë
këto rezultate tek gratë, i bën tejet ngurues edhe kërkuesit më të
guximshëm. Dr. Meana përmend sidoqoftë një studim gjerman që thotë se
dëshira femërore shuhet më shumë se ajo e burrave dhe se mjaft gra
mërziten në shtrat pas disa vitesh bashkë : « Brenda gardheve të
besnikërisë, nevoja xixëlluese për të qenë e dëshiruar e humbet
vazhdimisht forcën e vet. Sepse gruaja e kupton që partneri i saj është i
kapur në kurth dhe se dëshira e tij mashkullore nuk ka zgjedhje për të
zgjedhur, porse atij i “duhet” ta zgjedhë. » Shkrimtarja Françoise
Simpère, autore e « Udhërrëfyese dashurish në shumës » (bot. Pocket),
thotë : « Të duash, nuk do të thotë të zotërosh, nëse burri është
fluturak dhe gruaja besnike, apo e kundërta, herët a vonë do të
shpërthejë.
Lorraine Dennerstein, psikiatre në Universitetin e
Melburnit (Australi), shkon ende më tej : a ka monogamia një efekt të
dëmshëm mbi libidon femërore ? Për t’iu përgjigjur kësaj, ajo ka marrë
në shqyrtim historitë e qindra grave të moshuara ndërmjet 40 dhe 55
vjeçe, dhe përfundimi i saj është i prerë : « Në kohën kur tangoja
hormonale femërore fillon të lodhet, gjë që tek disa mund të sjellë një
ulje të libidos, del e qartë se emocionet seksuale të ndjera nga ato gra
që jetojnë një marrëdhënie të re, i fshijnë plotësisht faktorët
hormonalë që mendoheshin si frenues për libidon. »
Përfundimi :
teoritë evolucioniste mund të shkojnë nëpër shtëpia të veta ! Këto teori
që mbajnë gjallë idenë se burri – mashkulli – për shkak të shtazërisë
zanafillore, do të kishte nevojë për një numër të madh partneresh që të
përhapë farën e tij dhe të përjetësojë genet, ndërkohë që gruaja – femra
– do të kishte nevojë vetëm për një mashkull mbrojtës që ta shoqërojë
në edukimin e pjellës së vet. E dinim se kjo ishte e rreme, por tani
kemi dhe provën. Kur eksitohet trupi femëror, e bën këtë me tërë
shtazërinë e vet.
G. Mapo
Përshtati : Silvi Bakiri/ Urim Nerguti