Tuesday, June 17, 2014
Së shpejti çdo dhomë me pamje nga Deti
Sot u hodh në erë një pallat 9 katësh, i ndërtuar pa leje në Golem.
A thua vallë se ata përbri tij kanë patur leje...?!
Shpërthimi kësaj rradhe ka qenë i suksesshëm dhe ka shkatërruar e thyer xhama në një rreze prej 150 metrash.
Sipas legjislacionit shqiptar, nuk duhet të ketë asnjë ngrehinë betoni, së paku 200 metra larg bregut të detit.
Se që thoni ju ne e kemi pak fiksim që kur të dalim në ballkon, të zgjasim dorën dhe të provojmë sa është ngrohur uji i detit...
Çadrat, ngjitur bythë më bythë, sa duket se ke vajtur për t'u qetësuar, në një miting elektoral.
Megjithatë, atë që nuk e zhbëjmë dot ne njerëzit, patjetër do ta zhbëjë vetë natyra.
S'do jetë kohë e gjatë kur të gjitha hotelet në breg të detit, do ti kenë të gjitha dhomat, me pamje nga deti...
Shkroi: Stop Injorancës

Ndryshon Ligji për Duhanin, por jo Idiotsia e tij
Dëgjova
që në ndryshim nga Ligji i shkuar, (i dështuar në mënyrë spektakolare),
tani kanë vendosur të gjobisin vetë duhanpirësin me 5000 lekë (të reja,
duhet theksuar akoma) në rast se kapet duke tymosur në ambjente të
ndaluara.
Më në fund - thashë me vete, e bën diçka me mend, ç'faj ka psh. Pronari i Lokalit të gjobitet se dikush tymos.
Por jo, pavarësisht gjobës ndaj duhanpirësit, në ligjin e ri jo vetëm që e kishin lënë në fuqi gjobën ndaj Pronarit të ambjentit publik, por e kishin çuar në 300 000 lekë.
Veç kësaj, çmenduria tjetër ishte edhe një gjobë prej 50 000 lekësh për Administratorin e ambjentit.
Epo pika e zezë, o njerëz me tru!
Po ç'faj ka pronari apo administruesi nëse dikush tymos në ambjentin e tij? Ata nuk janë as policë dhe as pjesë e strukturave të shëndetit publik të përballen e të ndalojnë duhanpirjen.
Në analogji, nëse dikush në ambjentet e Kryeministrisë ndez një cigare, ushtari i gardës do duhet të dënohet me 50000 lekë dhe vetë Kryeministri shqiptar me 300 000 lekë gjobë.
Si fillim ore zotërinj ju duhet ti thërrisnin mendjes dhe të diskutoni ligjet tuaja me grupet e interesit, apo ndryshe duhanxhinjtë.
Duhanin e keni lejuar si të ligjshëm, madje taksat që vilni prej tij ju pëlqejnë shumë, por ama po shpallni të paligjshëm konsumin e tij. Po ku imagjinohet të hash një darkë të mrekullueshme dhe mos e ndezësh në fund një cigare, qoftë për tym?
Pse i merrni botës çdo ligj të gatshëm dhe nuk e adoptoni për kulturën shqiptare?
Kaq e vështirë është ta kuptoni se duhanpirësit janë njerëz të kësaj shoqërie dhe jo krijesa imagjinare?
Kaq e vështirë është që çdo lokal, apo ambjent publik të ruajë një kënd të veçantë për duhanpirësit?
Por kur shpallni të jashtëligjshëm konsumin e duhanit, pse e keni lejuar shitjen e tij?
Pse nuk ligjëroni edhe shitjen e Hashashit, mqs sidoqoftë konsumi i tij do ishte i ndaluar?
A thua vërtetë se ju iu dhimbset kaq shumë shëndeti i qytetarit?
E?
Po ato 40 kg pluhur që i thithim çdo vit, duhanpirës apo jo rrugëve të kryeqytetit, si i bëhet?
Po ajo buka që nuk dihet me ç'miell bëhet e ku shkelin e kundrojnë furrtaret, ç'efekt ka?
Po ai uji i pakontrolluar që me altoparlant shitet lagje më lagje, nuk ua vret sytë?
E keni çuar paketën e duhanit 250 lekë. Një duhanxhi shqiptar sipas kanarit tuaj 1/3 e rrogës duhet ta shpenzojë vetëm për duhan. Turp e faqe zezë, goxha burra blejnë ende cigare të hapura...
Ore, po sikur këta duhanpirësit të krijojnë një komunitet dhe t'iu hedhin në gjyq duke ju kërkuar dëmshpërblime marramendëse, sepse pikërisht sepse ju e keni lejuar shitjen e duhanit, ata vuajnë pasojat e tij?
Eshtë e vërtetë që duhani është i dëmshëm dhe ka plot mënyra ndërgjegjësimi për të minimizuar konsumin e tij, por ju po e kapni veshin e majtë me dorën e djathtë.
Jeni ende në kohë ta ndryshoni ligjin dhe mos dilni përsëri bllof, sepse j'ua them unë çfarë do ndodhë. Tani që ngrohet koha njerëzit do ta pijnë duhanin në ambjentet e jashtme, veranda. Kur të ftohet koha do turreni të vendosni ligjin, do këpusni dhjetra gjoba, do rrihen dhjetra punonjës së shtetit apo do burgosen dhjetra biznesmenë dhe kaq.
Po aq mrekullisht, do dështoni përsëri!
Shkroi: Stop Injorancës !

Ç'liri fetare kërkon të inkurajojë Papa Françesku në Shqipëri?
Më 21 shtator 2014-të, në Shqipëri do të vij Papa Françesku, me misionin për të inkurajuar lirinë fetare në vendin tonë.
U bëjmë me dije shqiptarëve, që të paktën deri në vitin 2009, sipas një raporti të DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), në Shqipëri operojnë 245 shoqatave abrahamike, ku bëjnë pjesë grupet e ndryshme fetare ku bëjnë pjesë 4 grupet tradicionale fetare, muslimanët (Sunni), bektashinjtë, (a form of Shia Sufism), të krishterët Ortodoksë (the Autocephalous Orthodox Church of Albania), katolikët romanë. Veç këtyre, ka edhe fe të tjera protestante si dhe grupe të ndryshme fetare duke përfshirë Besimin Bahai, dëshmitarët e Jehovait, Mormonët, etj, etj... Burimi: http://www.state.gov/ documents/organization/ 192989.pdf
Por gjithashtu në Shqipëri operojnë mbi 230 grupe fetare të ndryshme, organizata, fondacione dhe 102 institucione edukative fetare.
Ne në Shqipëri sot', për çdo 10 mijë banorë kemi nga një fe të ndryshme.
Çfarë lirie fetare doni të inkurajoni more Papë Françesku?
Të ketë çdo shqiptar Fenë personale të vetë? (S.I)
E keni të kotë me popullin shqiptar, zotërinj miliarderë që rroni me lëmosha budallenjsh!
Sado i drobitur, i varfër, i shkelur në shekuj, ky popull kurrë nuk është gjynjëzuar para feve abrahamike që në një gjuhë të huaj kërkojnë ta drogojnë, ta përçajnë e ta ç'kombtarizojnë.
Le t'u kujtojmë se si kanë shkruar për ju të parët tanë:
"Blasfemi "
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
(Migjeni)
"Pesë Anarkitë "
Katër fe të ndryshme, që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
(Fan Noli)
Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:
- Si do t'i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
Dhe Ismail Qemali ia priti:
- Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t'i sillnin të huajt këto besime! (I. Qemali)
S'na duhet gjâ feja.
Na duhet qytetnija, policija, xhandarmërija. Mos i besoni priftit! Mos i zeni besë hoxhës! Hoxha ju rren; prifti ju shet.
(Gjergj Fishta 1921)
"Ç'është Liria?"
Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?
(Faik Konica, Gazeta “Albania”, 1897)
“Kundër mallkimit të gjuhës shqipe”
Thonë s‘ditka Krishti shqip
Dhe shqip - fjale s‘pret prej nesh,
Vetëm në gjuhë greqisht
Të dëgjon e të mban vesh.
Po dhe Krishti ndë na thëntë
Se- “Jam grek, jakni pas meje”,
Do t‘I themi: - Pa mblidh mëntë,
Se Shqiptari s‘vjen pas teje!
(Petro Nini Luarasi)
"Atdheu dhe Dashuria"
Të dy trimat hapnë gjitë
dhe shikonin hajmalitë
qepur me pe të florinjtë,
si njëra, si tjetëra,
të dya të vjetëra;
përbrenda, pshelur' me kartë, (mbështjellë)
gjetën nga një kryq të artë!
Mbetën të mahniturë
dhe si të goditurë!
të tillë punë, kur panë,
u pushtuan dhe ranë,
Dhe të dy një fjalë thanë:
"Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga një bark paskemi lerë!
Jemi një fis e n'jë farë,
jemi të dy shqipëtarë,
po besa na paska ndarë,
Sa na bëri për të vrarë!
(A. Z. Çajupi)
"O Moj Shqypni"
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
(Pashko Vasa)
Nëse ka një aspekt ku lemë pas të gjitha vendet e rajonit dhe renditemi me shtetet më të zhvilluara botërore, është pikërisht indiferenca fetare.
Pikërisht aty duan të na dëmtojnë...
Shkroi: Stop Injorancës !
U bëjmë me dije shqiptarëve, që të paktën deri në vitin 2009, sipas një raporti të DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), në Shqipëri operojnë 245 shoqatave abrahamike, ku bëjnë pjesë grupet e ndryshme fetare ku bëjnë pjesë 4 grupet tradicionale fetare, muslimanët (Sunni), bektashinjtë, (a form of Shia Sufism), të krishterët Ortodoksë (the Autocephalous Orthodox Church of Albania), katolikët romanë. Veç këtyre, ka edhe fe të tjera protestante si dhe grupe të ndryshme fetare duke përfshirë Besimin Bahai, dëshmitarët e Jehovait, Mormonët, etj, etj... Burimi: http://www.state.gov/
Por gjithashtu në Shqipëri operojnë mbi 230 grupe fetare të ndryshme, organizata, fondacione dhe 102 institucione edukative fetare.
Ne në Shqipëri sot', për çdo 10 mijë banorë kemi nga një fe të ndryshme.
Çfarë lirie fetare doni të inkurajoni more Papë Françesku?
Të ketë çdo shqiptar Fenë personale të vetë? (S.I)
E keni të kotë me popullin shqiptar, zotërinj miliarderë që rroni me lëmosha budallenjsh!
Sado i drobitur, i varfër, i shkelur në shekuj, ky popull kurrë nuk është gjynjëzuar para feve abrahamike që në një gjuhë të huaj kërkojnë ta drogojnë, ta përçajnë e ta ç'kombtarizojnë.
Le t'u kujtojmë se si kanë shkruar për ju të parët tanë:
"Blasfemi "
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
(Migjeni)
"Pesë Anarkitë "
Katër fe të ndryshme, që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
(Fan Noli)
Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:
- Si do t'i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
Dhe Ismail Qemali ia priti:
- Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t'i sillnin të huajt këto besime! (I. Qemali)
S'na duhet gjâ feja.
Na duhet qytetnija, policija, xhandarmërija. Mos i besoni priftit! Mos i zeni besë hoxhës! Hoxha ju rren; prifti ju shet.
(Gjergj Fishta 1921)
"Ç'është Liria?"
Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?
(Faik Konica, Gazeta “Albania”, 1897)
“Kundër mallkimit të gjuhës shqipe”
Thonë s‘ditka Krishti shqip
Dhe shqip - fjale s‘pret prej nesh,
Vetëm në gjuhë greqisht
Të dëgjon e të mban vesh.
Po dhe Krishti ndë na thëntë
Se- “Jam grek, jakni pas meje”,
Do t‘I themi: - Pa mblidh mëntë,
Se Shqiptari s‘vjen pas teje!
(Petro Nini Luarasi)
"Atdheu dhe Dashuria"
Të dy trimat hapnë gjitë
dhe shikonin hajmalitë
qepur me pe të florinjtë,
si njëra, si tjetëra,
të dya të vjetëra;
përbrenda, pshelur' me kartë, (mbështjellë)
gjetën nga një kryq të artë!
Mbetën të mahniturë
dhe si të goditurë!
të tillë punë, kur panë,
u pushtuan dhe ranë,
Dhe të dy një fjalë thanë:
"Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga një bark paskemi lerë!
Jemi një fis e n'jë farë,
jemi të dy shqipëtarë,
po besa na paska ndarë,
Sa na bëri për të vrarë!
(A. Z. Çajupi)
"O Moj Shqypni"
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
(Pashko Vasa)
Nëse ka një aspekt ku lemë pas të gjitha vendet e rajonit dhe renditemi me shtetet më të zhvilluara botërore, është pikërisht indiferenca fetare.
Pikërisht aty duan të na dëmtojnë...
Shkroi: Stop Injorancës !
Biblioteka e qytetit tim
Në atë qytet të vogël, ku çdokush njihte çdokënd, kishte jetë. Kishte sport, art, e kishte kulturë plot.
Pasditeve qyteti shndërrohej në një shëtitore të ngrohtë ku mund të shkëmbeheshe 20 herë në xhiro me të njëjtat fytyra miqësore dhe çdo herë të përshëndeteshe formalisht, pa ndjerë bezdi. Kishte qetësi, kishte siguri e mirësi.
Dyert e hyrjeve rrinin hapur në çdo pallat. Gratë ishin bashkë, fëmijët e pleqtë po ashtu. Tregoheshin e ndaheshin shumë kujtime e histori, ato më të bukurat mbrëmjeve zakonisht.
Nuk kishte konflikte sepse përplasja më e parë amortizohej në çast. Dikë e kishe kushëri, dikë shok, shok të shokut të ngushtë, me dikë të lidhte shoqëria e prindërve, etj, etj zinxhirë.
Ishte një qytet, ku çdo i huaj ditor o sezonal, do ndjehej në qendër të vëmendjes duke marrë respekt e bujari. Një qytet ku jetonte një familje e madhe, me njerëz që ëndërronin e dashuronin.
Dhe pikërisht këtu qëndronte e njolla e madhe, e të voglit qytetit tim. Të dashuruarit mund të shkëmbenin shikime, letra, mund të shkëmbenin telefonata, por ishte shumë e vështirë për ta, të takoheshin në ndonjë vend intim. Eksursione nuk organizoheshin më tepër se dy në vit...
Edhe ato 2-3 vende intime të qytetit, kamufluara mirë prej gjelbërimit, njiheshin me rrënjë e dhëmballë nga të gjithë dhe çdo ditë aty nguliteshin sy kuriozë, fëmijësh çapkënë.
Kështu, biblioteka mbetej vendi më intim i qytetit tim. Atje ku me një libër të hapur në dorë, pa bërë zhurmë, dy të rinj putheshin, për orë e orë.
Po sot shumë gjëra kanë ndryshuar në qytetin tim, që tashmë me qindra banesa pa formë e plan, e kanë çuar në një zgjerim malinj.
Në lumin ku laheshin çdo verë nuk lundrojnë më peshq, por tonelata plehrash. Stadiumit i doli pronari. Edhe pse popullsia është 2-3 fishuar Spitali po rresht së funksionuari. Fabrikat u mbyllën të gjitha një e nga një, por u mbinë, bingot, kazinotë e lojërat e fatit e parukeritë. Muzeu u bastis. Shtëpia e Kulturës është nën privatizim. Çerdhet e Kopshtet po përgatisin dramën e rradhës dhe tek Këndi i Lojërave një ngrehinë fetare bën hije tani.
Ndërsa biblioteka, ajo biblioteka ime nuk është më intime, por një ambjent i ngrohtë mbushur sot me të rinj plot e përplot.
Makiato njëri, bëji birra tjetri thotë ...

Në emër të jetës
Një vajzë e re vrau veten, mijëra të tjerë treguan që edhe ata frymonin kot.
Vetëvrasja nuk është akt trimërie, që ndokush të ndjehesh xheloz.
Vetëvrasja nuk është një akt krenarie, që ndokush të ndjehet i ofenduar.
Vetëvrasja nuk është akt egoizmi, është akt dobësie.
Një njeri i dobët është i sëmurë dhe një njeriu të sëmurë i jepet ndihma, jo gjyqi për dobësinë e tij.
Kura që i shpëton jetën këtyre njerëzve quhet shoqëri, afrimitet. Nëse as kaq nuk mund t'i japim njëri-tjetrit, tregon se sëmundja paska përparuar vërtetë.
Asnjë Vetëvrasje nuk tenton ti thotë Botës se jeta s'vlen, sa ju në emër të dashurisë për jetën të ngriheni dhe të hidhni vrer mbi një njeri të pajetë.
Dhe të gjithë ju karakteret "e forta", që nuk ndjeni një notë keqardhjeje apo një notë trishtimi për një jetë të shuar aq pa kuptim, nuk tregoni kurrsesi respekt ndaj jetës. Ju tregoni pikërisht arsye pse sot, e nesër edhe më shumë njerëz do ta ndjejnë të pamundur të përballojnë uniken, të mrekullueshmen jetë, që ndodh vetëm një herë.
Një vajzë e re vrau veten, mijëra të tjerë, padashje treguan edhe pse-në edhe se kjo dramë e shoqërisë tonë sa vjen e i afrohet skenës finale.
Të ndalim qoftë për një sekondë dhe ta shohim tjetrin që kemi përbri. Mbase, mund të jetë, e fundit herë...

Irisi ishte vetëm
Irisi
ishte shoqja jonë, studente e Fakultetit Ekonomik. Nuk ishim mikesha
dhe as në shoqërinë e njëra- tjetrës. Fatkeqësisht ajo u bë e afërt për
ne, kur bëri gjëmën ndaj vetes.
Pasi ndodhi, të gjithë filluam të kujtojmë si e njihnim, me kë rrinte, çfarë bënte?
Ajo ishte studente si ne, kishte provime si ne, kishte drama të vogla dhe probleme të zgjidhshme dhe të pazgjidhshme si ne. Por të gjitha këto ne i marrim tani me mend, pasi ato i dinte vetëm ajo.
E sigurt është se ishte nën një presion psikologjik, dhe në një moment të errët, në një akt revoltues ndaj veshëve që nuk e dëgjonin dhe syve që nuk e shikonin, ajo zgjodhi një vend të famshëm në Tiranë, për t’i dhënë fund jetës, me shpresë se do të mbahej mend së paku nga akti dhe vendi që zgjodhi.
Dikush thotë se e bëri për shkak të provimeve, dikush për probleme familjare, shumë thonë për ‘të dashurin’. Ka edhe nga ata që hiqen si më të afërm me të dhe thonë që iu mblodhën të gjitha bashkë.
Kush jane këta ‘të afërm’? Ku ishin atë ditë, ku kanë qenë gjithmonë? Ku ishim ne atë ditë? Irisi nuk kishte ‘të afërm’. Irisi ishte vetëm.
Të gjithë po e kërkojnë fajtorin këto ditë. Me vrap tek prindërit, shokët e shkollës, profesorët. Me vrap të lëshojnë mesazhe sensibilizuese. Me vrap të anatemojne fajtorin (i cili akoma s’ka emër).
Të gjithë jemi fajtorë, jam Unë, je Ti, jemi të gjithe ne shokët e saj studentë. Të gjithë ia dhame një të shtyrë nga kati i fundit i ndërtesës. Donim ‘ne’ qe ajo të hidhej. Ajo thjesht donte të fluturonte pa destinacion, të largohej.
Ky vend e ka kthyer në një tumor vrasës vetminë e njerëzve në nevojë. Këtu rrethohesh çdo ditë nga dhjetëra shokë e shoqe, po je vetëm, rri me meshkuj, por s’ke të dashur, rri me vajza, por s’ke shoqe, shkon në shkollë, por nuk është se kulturohesh, takohesh me pushtetarët, por nuk është se zgjidh ndonjë hall… Në jetën tonë të përditëshme shoqëria po bëhet gjithnjë e më e largët, aq e largët se ne nuk e ndjejmë as kur jemi brenda saj.
Irisi së paku nuk e ndjente prej kohësh. Çdo njeri në këtë vend ndjen më pak solidaritet, më pak vëmendje, më pak përgjegjësi pushteti, më pak deyrim për të të kulturuar, më pak vemendje për të të bërë të mos ndjehesh vetëm.
Kjo ishte dhe kriza e Irisit. Nuk ishte një i dashur i ikur pa kthim, një provim i marrë keq, një shoqe e mërzitur me të, apo një prind i rreptë. Ishim të gjithë të pavëmendshëm ndaj saj, siç jemi ndaj njëri- tjetrit, duke prodhuar një shoqëri depresive dhe një rini pa shpresë. Ajo donte të bënte diçka si të gjithë ne që të binte në sy, donte të merrte dy fakultete, donte të jepte një shenjë, se ishte këtu jo si një shifër apo numur, por në e mbajtëm të gjithë kokën mënjanë, për të mos e parë e dëgjuar. Dhe ajo zgjodhi “Sky Tower” për të na kujtuar të gjithëve që kur të vdiste, ne do të ngrinim një moment sytë nga qielli. Kishte shkuar me shumë vendosmëri drejt atij akti. Kishte ndërruar rrobat që i kishte në çantën që mbajti për herë të fundit në dorë, kishte veshur një fustan blu si qielli të cilit iu dorëzua dhe na detyroi të kthenim sytë nga ajo, vetëm kur vdiq. Me një çmim aq të lartë, sa e meritojmë!
Nga Albertina Jaçe*
*Autorja është studente në vitin e fundit, Fakulteti Ekonomik

Mamaja Perfekte?
Gruaja që bën TRE punë për t’i blerë vajzës rroba firmato
Lacashire, Britani - “Unë kam shumë këpucë”, thotë 15-vjeçarja, Lauren Walsh. “I jam lutur mamit për këto”, vazhdon ajo, “dhe mami më ka thënë që mund t’i vesh gjatë gjithë kohës. Këto këtu (tregon një palë çizme) ishin të shtrenjta, por nuk i kam veshur asnjëherë. Shumicën nuk i vesh fare.”
Lauren shpenzon 600 dollarë në muaj për garderobën e saj të madhe. Ajo që paguan për këto veshje dhe sende të shtrenjta është e ëma e saj, Jackie, e cila është detyruar të bëjë tre punë, si pastruese.
“Tregohem e butë me vajzat”, thotë ajo, “E di se jam e butë, aq e butë sa të tjerët do të thoshin ‘thuaji jo’, por unë nuk mundem”. Sipas saj, “nëse i ke, pse mos ta shpenzosh”?
Për të vlen më tepër fakti që i bën vajzat e saj të lumtura.
Lauren, nga ana e saj nuk ndihet fajtore, pasi ajo i quan “si para të humbura”. Madje, nuk e di as sa i kushtojnë këpucët, pasi është e ëma ajo që ia blen.
“Ajo m’i blen dhe unë nuk e pyes. Thjesht i them faleminderit. E di që mamaja ime është njeri i butë dhe bie dakord me shumicën e gjërave”, shprehet ajo.
G. Shekulli

“Hakmarrja", tani janë italianët ata që kërkojnë punë në Shqipëri
Kanë kaluar më shumë se 20 vite nga zbarkimi i emigrantëve prej
Shqipërisë. Kriza ka shkaktuar ndërrimin e brigjeve, në një atmosferë si
në Italinë e viteve gjashtëdhjetë.
Kanë kaluar pak më shumë se 20 vite, por duken si ngjarje të një shekulli më parë. Ishte vera e vitit 1991 kur anija “Vlora”, e mbushur me shqiptarë të dëshpëruar, u ankorua në Portin e Barit. Sot nuk vijnë më ngarkesa të tilla nga bregu tjetër i Adriatikut, emigrantët shqiptarë ndjekin rrugë të rregullta. Dhe janë pothuajse gjysmë milionë në Itali. Megjithatë, si kompensim, tani ndodh gjithnjë e më shpesh që edhe italianët kalojnë Adriatikun në drejtimin e kundërt, në kërkim të një pune dhe një jete të re. Nuk e bëjnë me anije të dëmtuara, por me avion, një orë fluturim. Italianët tani shkojnë në Shqipëri në kërkim të fatit.
Të dhënat zyrtare të qeverisë shqiptare thonë se janë 19 mijë italianë që kanë një lejë qëndrimi për të punuar apo për studime. Një shifër domethënëse në një vend më pak më shumë se 3 milionë banorë.
Nga universitetet tek call center-at, restoranet, sipërmarrjet e vogla, italianët janë shumëfishuar. “Eshtë një bum i vërtetë”, komenton Rando Devole, sociolog shqiptar dhe bashkëpunëtor i Observatori i Ballkanit, “që flet shumë për krizën italiane, por edhe për rritjen e Shqipërisë përmes imigrantëve të saj. Kushedi se sa shqiptarë që punojnë në Itali, ndoshta në një piceri, kanë bërë ndërmjetësin dhe kanë bindur sipërmarrësin e vogël italian që të hapë një biznes edhe në anën tjetër të Adriatikut”. Në Tiranë pothuajse të gjithë flasin italisht, dhe në televizion mund të gjesh edhe një ish fytyrë shumë të njohur të Mediasetit, Alessio Vincin, që sot është yll i talk show-ve në Shqipëri.
Pensionistë dhe studentë
Janë afro 500-600 kompani italiane që janë krijuar përtej Adriatikut. “Ka një lëvizje të madhe mes dy vendeve”, thotë Luigi Nidito, zëvendës president i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri, “restorantet janë gjithmonë të mbushur me italianë. Shumë prej tyre vijnë të shohin për kuriozitet, por janë edhe të mbushur me paragjykime. Por, me të mbërritur këtu, mbeten të befasuar pozitivisht. Dhe po fillojnë të vijnë edhe pensionistë, sepse kostoja e jetesës është e ulët”.
Pastaj janë studentët e Mjekësisë, ata që nuk kanë arritur të marrin provimin e vitit të parë dhe që nuk duan të humbasin kohë: rregjistrohen në Universitetin Zonja e Këshillit të Mirë në Tiranë, i lidhur me universitete italianë (mes të cilëve Tor Vergata në Romë) dhe ku shumica e profesorëve janë italianë.
Vite ‘60
Por ka edhe shumë punëtorë italianë, që ndodhen në Shqipëri për arsye nga më të ndryshmet: për faj të krizës, prej dashurisë (shumë prej tyre kanë një bashkëshorte apo bashkëshort shqiptar), për shkak të simpatisë ndaj një vendi që, sipas shumëkujt i ngjan Italisë së viteve gjashtëdhjetë. “Shqiptarët në këtë moment janë më optimistë se sa italianët – thotë ambasadori shqiptar në Romë, Neritan Ceka – pikërisht ashtu si ishit ju në vitet gjashtëdhjetë. Sigurisht, ka probleme, por nuk ka krizë psikologjike. Dhe GDP është me rritje”.
Për vitin 2014, Fondi Monetar Ndërkombëtar sheh vështirësi në tregun e brendshëm, por vlerëson që rritja ekonomike do të jetë më shumë se 2%. “Dhe nuk ka burokraci”, shton ambasadori, “mund të hapësh një biznes brenda një dite pa kufizime”. Veç kësaj, Shqipëria dëshiron të hyjë në BE, dhe pikërisht dje ka festuar PO-në e parë nga Brukseli. Një klimë shumë e ndryshme nga ajo e kryeqyteteve të Bashkimit Europian. (Bota.al)
Lidhja e artikullit: http://www.ilmessaggero.it/primopiano/cronaca/albania_italiani_lavoro_rivincita/notizie/728230.shtml

Çfarë i eksiton vërtetë gratë?
1. LIBIDO FEMËRORE
Libido femërore shqetëson. Ende më keq: ia kanë frikën.
Përse?
Një burrë përgjigjet: «Përse e mbajmë të shtypur në heshtje dëshirën e grave ? Burrat kanë frikë: nëse hapet kjo kuti Pandore, nëse e humbasim kontrollin, të gjithëve do të na tradhëtojnë. Na frikëson ajo çka brenda në kuti.»
Megjithatë, James Pfaus është mjaft i informuar, një kërkues i shquar në neurobiologjinë e sjelljes seksuale në Universitetin Concordia, në Montreal, kjo sa për të thënë deri ku ka shkuar angështia…
Në këtë terren zhvillohen e begatojnë sipas dëshirës mitet dështake dhe diktatet shoqërore të patundshme prej shekujsh, duke bërë të besojmë se libido femërore do të ishte një curril uji i vakët, më tepër i butë se vullkanik, që ngrohet me thjesht zjarret e dashurisë. Në pavetëdijen kolektive, lidhja është e bërë shpejt : seksualitet femëror i lirë dhe i çliruar = grishje, madje rrëmujë sociale.
Në fakt, janë gratë që i mbartin fëmijët dhe pra « sjellin rrezikun » e një biri kopil.
Po, më 2014, jemi ende këtu, ndonëse shumë vetë e mohojnë. Stop ! Ka ardhur koha që t’ua përdredhim qafën këtyre ideve klishe të gabuara. Gazetari amerikan Daniel Bergner është marrë me këtë problem, në «Çfarë duan gratë? » (botimet Hugo Doc), duke përmbledhur tetë vjet kërkime mbi seksualitetin femëror. Ja e vërteta.
2. EKSITIMET E SHUMËFISHTA
Po sikur të hidheshim në një eksperiencë lëshimi të plotë seksual, pa tabu e pa turp, me qëllim që të heqim vellon e filluesit të vërtetë të eksitimit femëror? Në timon, Meredith Chivers, profesore psikologjie në Queen’s University të Kingstonit (Kanada). Ajo ka ftuar ca gra që të shohin shtatë filma erotikë në 90 sekonda. Ndërsa rrinë ashtu të ulura në një kolltuk, në vaginën e tyre është vendosur një sondë e vogël 5 cm e gjatë. Misioni : të masë vërshimin e gjakut në vaginë, i cili përshpejtohet në përpjesëtim me eksitimin seksual. Gjë që shkakton lubrifikimin e mukozave. « Në këtë mënyrë, kapim nga më afër atë që, fillimisht, i eksiton gratë, sepse barrierat mendore janë të shmangura këtu », thotë specialistja.
Le t’i shohim filmat në fjalë. I pari tregon një grua lakuriq të shtrirë në një pyll. Dashnori i saj, me muskuj të fryrë dhe flokë të qethur shkurt, e penetron me forcë. Është ushtarak. Për ta përshpejtuar vajtjen-ardhjen brenda saj, ai mbështetet mbi krahët e vet, dhe kamera vonohet mbi vithet e tij të tendosura nga veprimi. Gruaja i lidh këmbët rreth belit të tij dhe i kacaviret pas krahëve në kënaqësi. Fund i sekuencës. Për ta rivënë në zero shigjetën e eksitimit të mundshëm para projeksionit të radhës, në ekran shfaqen imazhe asnjanëse malesh. Filmi i dytë : një burrë lakuriq me plastikë skulturale – le të themi Bradley Cooper ose Teddy Riner – ecën në një plazh. Seksi i tij, në prehje, luhatet nga një kofshë në tjetrën. Gjesti i flakjes së guriçkave ia nxjerr në pah muskujt. Zmadhim imazhi mbi fundbarkun e tij kur, duke e sfiduar rrezikun, ai ecën me hap të shpejtë në kreshtën e një humnere. Filmi i tretë : një grua është ulur e zhveshur në buzë të një vaske.
Plane të ngushta mbi gjinj, të bukur e të rëndë, me aureola të errëta. Nga vaska del një grua e dytë, me flokë e trup që kullojnë. Menjëherë, ajo e fut fytyrën mes kofshëve të së parës dhe lëshohet në një kunilingus epshor. Kështu vijnë njëri-pas tjetrit një felacion mes burrash, ca skena masturbimi femërore dhe mashkullore, një sodomi gay, një penetrim lezbik… Piperi i shfaqjes, filmi i shtatë : një çift majmunësh bonobo luan në një lëndinë. Befas, femra shtrihet në shpinë dhe ngre këmbët, mashkulli e penetron me një ritëm të shfrenuar. Femra ia hedh krahët në qafë.
Përfundimet e eksperiencës ? Të gjitha gratë ishin lagur në çast nga secili prej skenarëve, përfshirë bonobotë… Me një përjashtim : burri lakuriq në plazh ka ngjallur një eksitim më të paktë se majmunët në fazë. Tek lezbiket, vërshimi i tyre i gjakut në vaginë ka njohur një inflacion të madh përpara skenave të felacionit dhe sodomive mashkullore. Përkthim : «Eksitimi seksual femëror është tërësisht anarkik dhe paraqet prirje gjithëngrënëse. Gjë që tregon kafshërinë e një pulsioni primitiv në dëshirën femërore. »
Aty ku gjërat ndërlikohen, është se të gjitha « kaviet » kanë deklaruar në një tabletë numerike që iu ishte dhënë më përpara, se nuk ishin eksituar fare. Një përjetim intim krejt i kundërt me të dhënat fiziologjike të treguara nga aparati. Psikologia Terri Fischer, nga Ohio State University, në Mansfield, sheh këtu provën e një censure të brendshme nga gratë, pas shekujsh të tërë ndrydhjeje të kënaqësisë së tyre : « Të jesh një njeri seksual, të cilit i lejohet të jetë seksualisht aktiv, është një liri që shoqëria ia jep më lehtë burrave se grave. Shtypja që iu është imponuar grave ka lënë gjurmë. »
3. S’KA NEVOJË PËR DASHURI
Janë ca klishe që ngjiten e s’shkulen si një gaforre pas shkëmbit: osmoza emocionale, vetësiguria, besimi dhe ndjenjat si afrodiziakë të domosdoshëm, bëjnë pjesë në këto klishe. Po, këto kanë rëndësi. Nganjëherë. Por jo gjithmonë… Kësaj here, eksperienca kalon në porno me zë. Mes skenarëve për të fantazmuar: Ryan Gosling apo Idris Elba, në rolin e një agjenti imobiliar me një fuqi të gjallë mashkullore, ju bën të vizitoni një apartament; ju nuk rezistoni dhe parketi bëhet terren përpëlitjesh kërleshëse. Një e panjohur, e mbështjellë në një fustan epshor, ju ndjek në shtëpi dhe e mbyll derën me çelës. Një tjetër, në dhomat e zhveshjes të sallës suaj të sportit, fshin trupin duke dalë nga dushi me sytë të ngulur mbi ju. Një shok, që ka kaluar aty për fundjavë, shfaqet lakuriq në shtëpi. Dashnori(ja) juaj zyrtar(e) kthehet me një buqetë lulesh. Shoqja juaj më e mirë provon ca të brendshme që ia theksojnë kurbat.
Përfundimi: ideja e një kapërthimi të përflakur me një burrë apo grua krejt të panjohur, në një situatë të paparashikuar, vjen në krye të dëshirës së ngutshme dhe e shfrenon keq libidon femërore. Duke pasur këtu parasysh se mashkulli i panjohur del tetë herë më eksitues se të tjerët. Në vend të tretë vijnë lojërat seksuale me një mikeshë të panjohur. Dashnori zyrtar është shumë prapa ; sa për shokun e vjetër, ai nuk ngjall asnjë tërheqje seksuale. « Erotizmi funksionon më mirë në befasi dhe me të panjohur », përmbledh prof. Chivers.
4. T’IU GËZOHESH SYVE
Jo, gratë nuk janë thjesht emocionale që shkojnë vetëm me ndjenja, e që do t’ua linin vetëm burrave kënaqësinë e të shijuarit të asaj që e shohin në kapërthimet e tyre seksuale, siç e thotë këtë Nathalie, 47 vjeçe : «Kur ia zbërthej rripin, më pëlqen ta përfytyroj seksin e tij të ngrehur poshtë mbathjeve, dhe përgjoj atë çastin kur ai do të dalë për mua, me damarin kryesor që rreh fort nga dëshira. Ai s’është asnjëherë i njëjti, e prek, e puth, më pëlqen të mendoj se ky bronz i fuqishëm i mbështjellë me mëndafsh të brishtë, që e kam aty para syve, do të m’i përmbysë shqisat. »
Një oreks pamor të cilin e ripohon dhe Kim Wallen, kërkues në neuropsikologji në Emory University, në Atlanta, i pajisur me softe neuromatematike, ka matur kohën dhe shkallën e vëzhgimit të burrave dhe grave që shohin foto erotike, me qëllim që të përcaktojë interesin që këto të fundit ngjallin tek ta. Përfundimi : gratë i kanë vëzhguar me më shumë guxim dhe afsh se burrat.
Nga ana tjetër, Prof. Chivers ka paraqitur ca imazhe të mëdha penisi në prehje dhe në ereksion, si dhe vagina pjesërisht të fshehura nga kofshët, pastaj të hapura gjerësisht për femra heteroseksuale. Efekti i menjëhershëm i vënë re : vërshimi rekord i gjakut në mukozat vaginale, dhe pra eksitimi optimal, është përpara seksit të ngrehur. Një ultra-reagim pamor që sjell « edhe njëherë provën se, në thelb, dëshira femërore është nga më kafshëroret »…
5. TË JESH OBJEKT DËSHIRE
« Në zemër të libidos femërore, gjejmë nevojën për të qenë objekt i të gjitha dëshirave, për të dëshiruar pastaj vetë. Narcisizmi është shkëndija e dëshirës femërore. Orgazma e vërtetë, është të jesh e dëshiruar», thotë Marta Meana, ish-presidente e Shoqërisë për kërkime dhe terapi seksuale, doktore në psikologji në Universitetin e Nevadas, në Las Vegas. Për të arritur në këto përfundime, ajo ka bërë ca eksperimente me një aparat thuajse oftalmologjik. Gratë prehin aty mjekrën, dhe aparati regjistron me një saktësi milisekonde çdo luhatje të syrit, domethënë mënyrën me të cilën ky sy shikon imazhet e një filmi X apo ca foto ku tregohen disa nxehje seksuale paraprake. Përfundimi : gratë ndalen më shumë mbi fytyrën dhe trupin e grave, por shumë më me ngulm tek shprehjet e dukshme dhe domethënëse të dëshirës së burrit për partneren e vet.
« Narcisizmi ndez libidon, pa këtë ajo shuhet. Kjo është ç’i ka ndodhur Eileenit, njërës prej pacienteve të mia… I dashuri i tij fliste gjatë seksit duke e pyetur : «Je mirë ? Gjithçka mirë ?» Sigurisht, ai ishte i vëmendshëm, por nuk ishte më ai vrulli që të pret frymën, s’kishte më vrap të pakontrolluar, s’kishte më sulm shtazor… shkurt, asnjë shenjë që dëshira e tij për të dashurën ta rrëmbente si një dallgë e papërmbajtshme. Ëndrra për një harmoni dhe shkrirje totale me partneren, është një ide e rreme, si për gratë dhe për burrat. »
Paulina, 41 vjeçe, ka bërë lojën e kundërt : «Kam pasur dëshirë t’i jap gjithçka kur kam parë se ai më donte aq shumë sa mezi e përmbante dëshirën. E kishte frymën të prerë, një padurim thuajse shtazor. S’jam menduar fare, ka qenë si një pulsim-reagim, një lloj pilotimi automatik primitiv, jam ndjerë femër si asnjëherë më parë, i mbërthyer pas seksit të tij. »
Në fakt, fakti që narcisizmi e prek kaq fuqishëm dëshirën femërore, vjen dhe ngaqë « ai futet në një formë rikthimi tek lidhja primitive dhe arkaike të grave me nënën e tyre. Gratë e mbartin pa vetëdije dëshirën e pamundur që ato e kanë ndjerë një ditë për trupin e nënës së tyre. Duke qenë objekt i të gjitha dëshirave, ato fitojnë plotfuqinë erotike të nënës së tyre », zbërthen Dr. Meana.
6. SHKRIRJA, ANTILIBIDO
«Libido zihet fryme nën një intimitet tepër të plotë, si zjarri nën hi. Për të ekzistuar, dëshira ka nevojë për njëfarë largësie me tjetrin, ngulmon Dr. Meana. Ëndrra për një harmoni dhe shkrirje të plotë me partnerin, është një ide e rreme. Të shkrihesh në tjetrin do të thotë se nuk ka më terren për të pushtuar, as mister të mjaftueshëm për të ndezur flakën pulsionale të dëshirës. Kjo vlen si për gratë dhe për burrat : gratë nuk janë më të “lidhura” se burrat për intimitetin. »
Siç dëshmon dhe Rania : « E dua Eruanin, jam e lidhur me të, jemi një, por kjo është si të ma kishin vjedhur libidon. Ish-i dashuri im, Kaderi, nuk ishte kurrë aty ku e prisja, në kuptimin e mirëfilltë dhe atë figurativ të fjalës, dhe fundbarku im i është përgjigjur gjithmonë flakë për flakë. Vinte pa më njoftuar, në mes të natës, më ngjiste pas murit, m’a kafshonte gjoksin duke m’i hequr mbathjet brutalisht e duke më penetruar. Kishte diçka instinktive që më lidhte me të. Me Eruanin, jemi shumë të afërt. » Gjë që Dr. Meana e përfundon me një : «Që të ketë erotizim, duhet të ketë një “tjetër”.»
7. SHIJA E TRADHTISË
«Monogamia e grave është një nga idealet më të rrënjosura në kulturën tonë, rikujton Daniel Bergner. Kjo ka bërë që breza të tërë burrash ta qetësojnë angështinë e tyre se mos janë të tradhtuar.» Dhe të gjithë kërkuesit janë në një mendje të thonë se libido femërore nuk është më e «programuar» se ajo e burrit për besnikërinë.
Në mbështetje të këtij mendimi të përbashkët, në mungesë të studimeve shkencore, vijnë vëzhgimet e tyre klinike. Prirja për lule-më-lule është e vërtetuar tek femra e shimpanzesë dhe tek miu femër, por t’i përcjellësh menjëherë këto rezultate tek gratë, i bën tejet ngurues edhe kërkuesit më të guximshëm. Dr. Meana përmend sidoqoftë një studim gjerman që thotë se dëshira femërore shuhet më shumë se ajo e burrave dhe se mjaft gra mërziten në shtrat pas disa vitesh bashkë : « Brenda gardheve të besnikërisë, nevoja xixëlluese për të qenë e dëshiruar e humbet vazhdimisht forcën e vet. Sepse gruaja e kupton që partneri i saj është i kapur në kurth dhe se dëshira e tij mashkullore nuk ka zgjedhje për të zgjedhur, porse atij i “duhet” ta zgjedhë. » Shkrimtarja Françoise Simpère, autore e « Udhërrëfyese dashurish në shumës » (bot. Pocket), thotë : « Të duash, nuk do të thotë të zotërosh, nëse burri është fluturak dhe gruaja besnike, apo e kundërta, herët a vonë do të shpërthejë.
Lorraine Dennerstein, psikiatre në Universitetin e Melburnit (Australi), shkon ende më tej : a ka monogamia një efekt të dëmshëm mbi libidon femërore ? Për t’iu përgjigjur kësaj, ajo ka marrë në shqyrtim historitë e qindra grave të moshuara ndërmjet 40 dhe 55 vjeçe, dhe përfundimi i saj është i prerë : « Në kohën kur tangoja hormonale femërore fillon të lodhet, gjë që tek disa mund të sjellë një ulje të libidos, del e qartë se emocionet seksuale të ndjera nga ato gra që jetojnë një marrëdhënie të re, i fshijnë plotësisht faktorët hormonalë që mendoheshin si frenues për libidon. »
Përfundimi : teoritë evolucioniste mund të shkojnë nëpër shtëpia të veta ! Këto teori që mbajnë gjallë idenë se burri – mashkulli – për shkak të shtazërisë zanafillore, do të kishte nevojë për një numër të madh partneresh që të përhapë farën e tij dhe të përjetësojë genet, ndërkohë që gruaja – femra – do të kishte nevojë vetëm për një mashkull mbrojtës që ta shoqërojë në edukimin e pjellës së vet. E dinim se kjo ishte e rreme, por tani kemi dhe provën. Kur eksitohet trupi femëror, e bën këtë me tërë shtazërinë e vet.
G. Mapo
Përshtati : Silvi Bakiri/ Urim Nerguti

Subscribe to:
Posts (Atom)