Saturday, May 1, 2010

Citate thumbuese për punën

A kemi vërtetë dashuri për punën ne shqiptarët ? Si shpjegohet numri i madh i të papunëve në vendin tonë, me anën e mungesës të vendeve të punës, apo me parazitarizëm?

Shqipëria gjatë diktaturës komuniste drejtohej politikisht nga Partia komuniste, e quajtur jo më kot Partia e Punës dhe gjatë kësaj periudha u kryen shumë punë vullnetare, duke tharë këneta, duke hapur toka bujqësore, duke ngritur sistemin hekurudhor, duke ç'pyllëzuar etj. Mos vallë kjo periudhë na la gabimisht një shije të hidhur ndaj punës ?


Kemi përzgjedhur më poshtë disa citate pikante rreth punës, mund të shtoni edhe ju të tjera.

Puna është e shenjtë, prandaj mos e prek me dorë.

Po të hipi dëshira për punë, ulu dhe prit të të kalojë.

Punën e sotme mos e lër për nesër, nëse s'ke asnjë plan për pasnesër.

Punë punë natë e ditë, që fqinjët tanë të shohin dritë. Moderne

Me ane te punes njeriu u distancua nga majmuni. Disa duhet te punojne ende…

Budallai me i madh ne bote eshte ai qe e ben punen e tij ne menyre te mrekullueshme, pa dashur te rene ne sy. ~Michael Korda~

Ne kete jete rendesi kane vetem 2 gjera: shendeti e deshira per te
punuar. Une kam shendetin, gruaja ime deshiren per te punuar. S'kemi
probleme.

Ekzistojne 2 zanate qe mund te behen me pak pervoje. Njeri eshte
prostitucioni, tjetri gazetaria sportive. Shume shpesh jane e njeta
gje. Howard Cosell

Ndryshimi midis intelektualit dhe punetorit?! Punetori I lan
duart perpara se ta beje shurren, intelektuali pasi e ka bere ate.
Jacques Prevert


Nga e thena ne te bere eshte nje zarf per tu dhene.
Marcello Marchesi

Nga puna s'ka vdekur askush, por perse te rrezikojme ?

Puna me mahnit, mund te kaloj ore te tera duke e veshtruar.

Mos u bej egoist, punen lerja te tjereve.

Thone qe puna eshte shendet, por une faleminderit jam shume mire me shendet.

Pagjumesia e tij ishte torturuese, nuk mund te flinte asnje ore gjumi gjate orarit te punes. Arthur Baer

Epitaf : " Kreu vetem detyren e tij". Gjynah, po tė mendosh se edhe sa shumė gjera tė tjera mund tė kishte bere. Peter Bloch

Kur e kuptova qe nuk kisha talent, ishte shume vone. Tashme isha bere i famshem.

Punen e sotme mos e ler per neser se mund ta besh edhe pasneser.
Pune pune nate e dite qe fqinjet tane te shohim drite. Moderne

Me ane te punes njeriu u distancua nga majmuni. Disa duhet te punojne ende…

Nese do kishim lindur per te punuar nuk do lodheshim kaq shpejt.
Lindim te lodhur dhe jetojme per tu shplodhur.

Puna është kursi ku mësohet si pihet alkool. Oscar Wild.


Puna nuk është turp- diskuton tutori me një prostitutë


Përzgjodhi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

1 Maji, në Shkodër, i riu vetëlidhet me zinxhirë

Një i ri nga qyteti i Shkodrës ka vendosur të protestojë ndryshe 1 Majin.

Afrim Gërbeti, rreth 30 vjec është vetëlidhur me zinxhirë përpara memorialit të 2 Prillit në qendër të qytetit më të madh verior. Zinxhiri me të cilin kishte lidhur veten ishte vendosur në njërën nga shtyllat e memorialet.

“Protestoj për rininë shkodrane e cila cdo ditë është dhe më e papunë”- ka treguar i riu. Përreth tij ishin vendosur pankarta “1 maji jo festë por protestë”. Stop dhunës së fjalës”.

“Protestova për të kërkuar të drejtat tona. Ka rënë numri i të punësuarve, unë si qytetar i thjeshtë kam vendosur të ngre zërin duke kryer këtë veprim në sheshin ku u vranë “Dëshmorët e Demokracisë”
.

Protesta është ndjekur me kureshtje nga qytetarë të ndryshëm.

Ballkan Web

Burra shteti, zgjohuni...

Eshtë më se e vërtetë ,
se s'kemi zgjedhur burra shteti,
por faji s'është shumë i tyre,
faji në xhep na mbeti.


Pse vëllezer kush na e ka ne fajin,
që ata bëjnë me ne çfarë duan,
kur ata s'janë burra shteti,
pse atëherë i votuam?

Mos u nxito ti o i krahut tjetër,
të thuash unë s'votova për ta,
se kanë kaluar shumë vite,
që burra shteti për ne s'ka.

Ne o vëllezer e kemi fajin,
ju vemë mbrapa nëpër tribuna,
pavaresisht ç'të krahu jemi.
ishim dhe mbesim thjesht 'turma'.


Pra fajin se ka politikani,
ne e dimë mirë se personalitet ai s'ka,
atëhere pse s'votojmë për BURRA shteti,
vërtete janë të pakët, por të tillë ka.

Ironia më e madhe e fatit,
kur ne zihemi si të majtë ose të djathtë,
ata me njëri tjetrin zgërdhihen,
thone me këtë popull kemi shumë fat.

Pra faji për mua s'është i tyre,
faji është i 'turmës"që i mbështet
dhe pastaj bërtasim me të madhe,
këtu tek ne nuk ka shtet.

C'shtet kërkon o fatzi.
kur ne krye vë këta politikanë,
këta s'mendojnë kurrë për ty ,
këta për para vrasin babanë.

Vallë kurrë kjo 'turmë'do të zgjohet
të mos mendojë kurrë për të majtë a të djathtë,
por të zgjedhë BURRA shteti,
që të shohim dhe ne një ditë të bardhë?!


Shkroi: Anila Dedaj
Sugjeroi: Engjell Zylyftari

Konfederata: Punonjësit në presion për të shkuar në festën e PD për 1 majin

Kreu i konfederatës Kol Nikollaj ka deklaruar sot se punonjësit e administratës po kërcënohen me pushim nga puna, nëse nuk marrin pjesë në festën e 1 majit, organizuar nesër nga PD-ja.

Sipas tij, punonjësit janë nën presion të madh, jo vetëm për të shkuar vetë, por edhe për të marrë të afërm e të njohur të tjerë me vete.

"Sindikalistet e konfederates kane njoftuar se jane paralajmeruar me largim nga puna ne rast se nuk do te marrin pjese ne festen qe organizon Partia Demokratike diten e shtune, ne 1 Maj"- thotë ai, duke shprehur shqetësim për zhvillimin e festës dhe protestës thuajse në të njëjtën kohë.

Nderkohe dje, deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka deklaruar se qeveria po detyron punonjësit e shtetit të dalin në shesh më 1 Maj. "Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për t'u bërë karshillëk mijëra shqiptarëve që nesër do të fillojnë rezistencën e tyre paqësore ndaj këtij pushteti që në fillim vodhi zgjedhjet e tani po rrënon ekonominë", tha Kodheli.

Sipas saj, në zyrat e shtetit janë duke u përpiluar listat e janë duke mbledhur firmat e punonjësve të administratës civile, mësuesve e studentëve, për t'i thirrur me pahir në festën e 1 Majit.

Kodheli iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve edhe atyre që punojnë në shtet, të gjithë atyre që vuajnë rrënimin ekonomik që buron nga një pushtet i dalë prej votës së vjedhur të protestojnë, paqësisht nesër.

Sipas saj edhe më 1 Maj shqiptarët do të jenë ende në rrugët e Tiranës për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në ditën kur në mbarë botën demokratike organizohen protesta të sindikatave e të punëtorëve. "Ndërsa kjo qeveri t'i bashkohet atyre te Koresë së Veriut e Venezuelës, për të festuar 1 Majin", shtoi Kodheli.


Shekulli

Historiku i festës së 1 majit, si dhe kur lindi.

Festa e 1 Majit, apo dita ndërkombëtare e punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve fillon më herët se sa viti 1886.


“8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo ishte parrulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855 e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore.

U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre. Nga kongresi i Internacionales së parë në Gjenevë, ku ishin mbledhur kryesisht socialistë dhe anarkistë, doli propozimi për ditën ligjore të punës prej 8 orësh, por ato që luftuan më tepër për realizimin e kësaj aspirate qenë pa dyshim organizatat e punëtorëve amerikanë. Në vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës prej 8 orësh, por kishte kaq kufizime, saqë ishte praktikisht i pazbatueshëm. Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte caktuar për 1 Majin e vitit 1867, e pikërisht atë ditë, në Çikago u organizua një manifestim i madh. Rreth 10 mijë punëtorë morën pjesë në kortezhin më të madh të parë ndonjëherë nëpër rrugët e qyteteve amerikane.

Në tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave të organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë. 1 maji i vitit 1886 ra ditë shtunë, atëherë ditë pune, por në 12 mijë fabrika të SHBA-ve, rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë. Vetëm në Çikago numri arriti 80 mijë vetë. Fillimisht manifestimet u zhvilluan paqësisht, por të hënën policia hapi zjarr, duke shkaktuar katër viktima. Një protestë tjetër e punëtorëve u lajmërua për të nesërmen, 4 maj. Policia hodhi një bombë kundër oratorëve, duke shkaktuar 8 të vdekur e shumë të plagosur. Të nesërmen, në Miluoki, policët qëlluan sërish kundër manifestuesve (punëtorë polakë), duke vrarë 9 prej tyre. Vala represive goditi ashpër organizatat sindikaliste dhe politike të punëtorëve. Selitë e tyre u mbyllën e drejtuesit u arrestuan. Për ngjarjet e Çikagos u dënuan me vdekje pa asnjë provë tetë eksponentë anarkikë. Dy vetëve dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm, njëri prej tyre u gjet i vdekur në qeli, të tjerët u varën në burg më 11 nëntor 1887. Kështu 1 Maji, i caktuar që më parë si ditë për punëtorët, mori një kuptim të ri dhe u bë simbol i luftës për 8 orëshin e punës.

Më 20 korrik 1889 kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë botëror të punëtorëve. Ishte hera e parë që kjo ditë kremtohej njëkohësisht në të gjithë botën, por vazhdoi të shoqërohej me përleshje e viktima.
Vetëm në gusht të vitit 1891, kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në Bruksel, mori vendimin që dita e 1 Majit do të kremtohej përgjithmonë e në të gjitha vendet si “festa e punëtorëve, në të cilën ata vetë do të manifestonin sëbashku për kërkesat dhe do të tregonin solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”.

Burimi: storico.radiovaticana.org