Friday, March 16, 2012

Footnot-a e Kosovës dhe simboli i numrit 13




Stop Injorancës on Thursday, March 1, 2012 at 9:58am ·


Në datën 22-23 shkurt, në Bruksel u fi rmos një marrëveshje midis perëndimit dhe lindjes, Amerikës dhe Rusisë, shqiptarëve dhe serbëve, marrëveshje e cila nuk kishte lidhje vetëm me të ardhmen e Kosovës, por të gjithë rajonin e Ballkanit. Natyrisht, që fitimtar më së pari doli perëndimi dhe kosovarët, pikërisht ata që e kishin fituar edhe luftën në pranverë të 1999-ës. Pse? Me këtë marrëveshje me një gur u vranë dy zogj. Kjo firmë nga ana e serbëve ka qenë Plani B i tyre, pasi ju dështoi Plani A – ndarja e Kosovës dhe pranimi i të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, sipas tyre, pasi të copëtohej Kosova. Ndërsa perëndimi dhe shqiptarët vepruan suksesshëm vetëm me një plan A, i cili synonte të lejonte Kosovën me një artificë në formë por jo në përmbajtje, të ishte shtet sovran për të marrë vendime dhe e hodhën Serbinë në prehrin e Evropës, duke ja shkëputur Rusisë. Footnot-a mund të shihet si një mekanizëm që shpëton nderin e humbur të Serbisë përballë popullit të vet, por në formë, jo në përmbajtje. Në këtë kuptim, edhe protestat e VV kanë një të mirë sepse ju mbushin mendjen serbëve se e ‘fituar’ ka dalë1 Serbia. Rusia, e preokupuar mbi stabilitetin e saj të brendshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale gjithë tension, në politikat e kushtueshme të mbrojtjes dhe në pesimizmin që e ka kapluar nga shtrëngimi i darës në rajonet në jug dhe lindje të saj, natyrisht që nuk kishte se çfarë të bënte tjetër. Ja vlen të theksojmë se po në të njëjtën datë - por 13 vjet më parë - pikërisht më 22 shkurt 1999, socialistët serbë të Millosheviçit, nuk kishin pranuar me kryeneçësi të firmosnin një marrëveshje në Rambouillet me shqiptarët e Kosovës (nënkupto edhe me perëndimin dhe krahun e saj të armatosur-NATO-n) për të pranuar restaurimin e autonomisë së Kosovës dhe për të vendosur trupa paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Kjo kështjellë e ndërtuar nga Louisi XVIII, ku kanë lindur apo banuar shumë njerëz të rëndësishëm, duke përfshirë Napoleonin, De Golin por edhe shkrimtarë si Goselini dhe Hemingueji, ndoshta u zgjodh simbolikisht sepse aty kishte abdikuar monarku Charles X në vitin 1830, pasi parisienët kishin dalë në barrikada. A janë të rastësishme dt. 22 shkurt dhe pikërisht numri 13 si simbole? Ta shohim. Tadiçi nuk mund të bënte të njëjtin gabim si Millosheviçi 13 vjet më parë, në këtë datë domethënëse. Kupa ishte mbushur, serbët kishin vetëm një rrugë, të firmosnin dhe dështimin e radhës mbi një kauzë pa të ardhme, ta paraqisnin si fitore të tyre në politikën e brendshme. Ka shekuj që serbët festojnë datat e humbjeve të mëdha. Natyrisht që në histori nuk ka vlerë vetëm të dish si papagall shumë ngjarje dhe data, apo të thuash menjëherë se kur ka ndodhur kjo ngjarje apo një ngjarje tjetër. Në shkencën në dukje jo ekzakte të historisë, këto janë maja joshëse e tërheqëse me ngjyrë të bardhë që ka një copë e madhe akulli e quajtur ajsberg, kur e kundron duke lëvizur me ngadalë mbi syprinën e oqeanit. Më e rëndësishme është të kuptosh se çfarë ka poshtë ky ajsberg dhe të parashikosh se si do të lëvizë dhe se si janë rrymat e tjera nënujore që mund të ndikojnë mbi të. Ç’kishte ndodhur që perëndimi ishte prishur me të përkëdhelurën dhe aleaten e vet në dy luftëra, Serbinë? Në vitet 1990 bota kishte nisur udhën për tu bërë unilateraliste. Bota nuk sundohej më nga teoritë marksiste të luftës së klasave, as nga lufta e racave të nazistëve por nga lufta qytetërimore. Një armik i ri qytetërimor po projektohej prej perëndimit: Islami dhe territori i tij kryesor, Lindja e Mesme. Edhe pa Perden e Hekurt dhe Murin e Berlinit, establishmenti ushtarak perëndimor do të vepronte me kapacitet të plotë. Tabela e madhe e shahut ishte spostuar pranë burimeve të mëdha botërore të naftës dhe këto burime ndodhen kryesisht në tokat e myslimanëve të Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në këtë luftë qytetërimore do të binte një nga polet e tensionit 50-vjetar dhe superfuqia e dytë e frikshme, ish BRSS-ja. Sidoqoftë, sipas konceptit qytetërimor, religjioz, gjuhësor dhe AND-së së racës, Rusia që ngeli bërthama më e fortë e Lindjes komuniste dukej se do të mblidhte rreth vetes popujt ortodoksë dhe sllavo-ortodoksë ku bënte pjesë edhe Serbia. Në rajonin tonë po binte fuqia e ortodoksizmit dhe po frynin erërat për një rilindje të otomanizmit dhe fuqizimit të Turqisë. Kjo kërkonte çmontimin jo vetëm të ish-Jugosllavisë, por edhe të ushtrisë së saj të fuqishme rajonale të trashëguar nga Serbia. Ky plan i Elitës për Ballkanin solli rreshtimin e perëndimit kundër qytetërimit ortodoks dhe Serbisë. Turqia ende e pafuqishme për ta administruar vetë këtë plan në rajon, u ndihmua fillimisht t’i hiqte gështenjat me duart e hekurta të perëndimit. Duke u mikluar, krahas të tjerave në Ballkan, Turqisë po i kërkohej të aktronte në koherencë me perëndimin kristianoperëndimor-çifut në lidhje me ngjarjet e rrëmetshme që pritet të ndodhin së shpejti në Lindjen e Mesme. Rajoni i Kosovës ka një histori baticash e zbaticash për sa i përket dominimit numerik të këtij rajoni midis shqiptarëve dhe serbëve. Banorët e parë më të hershëm të Kosovës dihet se janë quajtur qysh nga Homeri “dardanë”, qysh në kohët klasike. Më pas, në vitin 160 para Krishtit, ilirët e Dardanisë janë futur nën administrimin romak të quajtur Moesia Superior. Dihet se sllavët kanë ardhur në rajon në shekullin 6-7 pas Krishtit kur ishte prishur Roma, dhe së bashku me bullgarët e kanë sunduar rajonin në mënyrë të alternuar, deri sa erdhën osmanët të cilët e mposhtën tragjikisht dhe fatalisht aleancën e popujve të Ballkanit në luftën e Kosovës në qershor të 1389. Gjatë luftërave të mëdha midis osmanëve dhe austriakëve në fund të viteve 1680, ka pasur një braktisje relative të vendit nga kolonizatorët disa shekullorë serbë të fushave, të orkestruar nga një tërheqje e orkestruar prej peshkopit të Pejës, Artemije III. Për të shpëtuar nga shfarosja dhe asimilimi serb, shqiptarët u konvertuan atëbotë masivisht nga të krishterë, në islam. Ndarja në besim nga kisha serbe do ndalonte asimilimin e shqiptarëve. Kjo solli dhe rritjen e armiqësisë racore e gjuhësore. Por, pas luftërave ballkanike, përgjatë viteve 1912-1990, ka pasur politika të njohura shfarosëse dhe asimiluese ndaj shqiptarëve të Kosovës, kryesisht prej serbëve, politika të cilat në fakt vetëm sa e kanë forcuar rezistencën e shqiptarëve të Kosovës. Ja, p.sh, u hakërrua Millosheviçi në Gazimestan më 1989 dhe shqiptarët rrëmbyeshëm reaguan dhe krijuan Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në korrik të 1990 dhe më tej pa kthim mbrapa, Republikën e Pavarur në shtator të vitit 1991 me z. Rugova në krye të saj si President të zgjedhur në maj të vitit 1992. Edhe tani, pasi dështoi plani A i serbëve për të njohur “Shqipërinë e Madhe”, siç e quajnë ata, në këmbim të dorëzimit të territoreve të Mitrovicës së Veriut në drejtim të Serbisë, me ëndrrat serbe që ta mbajnë të hapur çështjen e Kosovës në një të ardhme tjetër me anë të një asteriksi ku palët gjoja nuk ndryshojnë qëndrim (Serbia e njeh Kosovën vetëm sipas Rezolutës 1244 nën administrim të OKB, dhe nga ana tjetër njeh paradoksalisht edhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës - çfarë komedie!!), të mashtruarit e mëdhenj janë nacionalistët serbë. Kosovës tashmë i lind e drejta të jetë një zë më vete. Por, nga ana tjetër shqiptarëve me anë të footnote-s ju lind e drejta të reagojnë ndaj politikave të vjetra dhe ëndrrave serbe, çka mobilizoi një duzinë deputetësh kosovarë për të kërkuar firmosjen e një projektrezolute që kërkon bashkimin politik me Shqipërinë. Kush mbjell furtunën do të korrë stuhinë. Është e pamundur të qëndrojë një komb i ndarë në dysh, nën sëpatën ruse. Pika e fundit është ‘rastësia’ e takimit të fundit të Brukselit më 22-23 shkurt, pikërisht 13 vjet pas Marrëveshjes së dështuar të Rambouillet. Vëllazëritë që qëndrojnë mbi politikën qoftë në perëndim qoftë në lindje, i kanë shumë për zemër simbolet, numrat, datat, pasi flasin me to shumë, pa u lodhur. Ja, shikoni p.sh se kur ja deklaroi luftën Hitlerit Anglia e Chamberlainit: 3 shtator, ditën e lindjes dhe të vdekjes së O.Kromuellit, njeriut që hapi rrugën për kapitalizmin e lirë në Angli dhe futjen e kapitalit çifut në këtë shtet si dhe lejimin e bankave të tyre çka themeloi tregun financiar të Londrës, që vazhdon të jetë më i madhi në botë; shikoni se kur u hap Froti i Dytë në Normandi të Francës me operacionin Overlord: 06.06.’44, ora 06, pasi tre gjashtat 666 japin numrin e bishës…; shikoni kur u sulmua Iraku i S.Huseinit në luftën e dytë të quajtur Lufta e Dytë e Gjirit: 19 marrs 2003, dita që në halakhah-un çifut është e përafërt me ditën e halloweenit, kur me veshje të frikshme jepen ëmbëlsira; po në këtë datë u godit 11 vjet më pas nga ajri prej NATO-s edhe regjimi i Gadafit në Libi - vitin që kaloi; madje më 15 mars ndodhi te ne edhe Gërdeci, për Idetë e Marsit, dita me hënë të plotë kur është vrarë edhe Cezari.I morëm këto shembuj për të treguar se numri 13 i viteve të çlirimit të Kosovës, është numri kur në krishterim fëmija hyn në adoleshencë dhe në judaizëm hyn në të ashtuquajturin Bar Mitzvahdhe bëhet anëtar me të drejta të plota në besimin çifut. Edhe Çezari e kaloi Rubikonin kur filloi Luftën Civile dhe prishi Republikën e Romës me 13 legjione. Por, simbolika më e fortë e numrit 13 duket të jetë simbolika e fitores amerikane në këtë kauzë. Mjafton të shihet në vulën e SHBA-ve se sa shumë e gjejmë simbolikën e numrit 13: shiritat e flamurit amerikan, 13 degët e ullirit në një kthetër të shqiponjës, 13 shigjetat në anën tjetër; po kështu fjalët E Pluribus Unum dhe Annuit Coeptis kanë nga 13 gërma; 13 janë shtresat e tullave të piramidës, etj. Dhe e fundit por më e rëndësishmja si simbolikë, 13 janë shkallët që të çojnë në podiumin e trekëmbëshit ku çohen të dënuarit me vdekje. Kjo ishte ana tjetër e monedhës.



Nga Alfred CAKO - G. Shqiptare

Friday, March 9, 2012

...është thjesht, e gabuar!





Janë disa njerëz që do urrenin farën e tyre
për ti treguar botës që s'janë racistë,
janë disa njerëz që do refuzonin të hanin mishin
për ti treguar botës që i duan kafshët,
janë disa njerëz që do merreshin me bamirësi
për ti treguar botës që s'janë diktatorë,
janë disa njerëz që do i jepnin çdokujt lëmoshë
për ti treguar botës që s'janë mizorë.

Janë disa njerëz që do harronin gjuhën e tyre
për ti treguar botës sa shumë të ditur janë,
janë disa njerëz që do pështynin mbi kulturën e vet
për ti treguar botës, që veç qytetarë të saj janë,
janë disa njerëz që do refuzonin çdo kënaqësi fizike
për ti treguar botës që s'janë materialistë,
janë disa njerëz që edhe njerëz do të vrisnin
për ti treguar botës, besnikërinë ndaj Perëndisë.

Janë disa njerëz që do shoqëronin çdo homoseksual
për ti treguar botës që s'janë diskriminues,
janë disa njerëz që do urrenin gjithçka mashkullore
për ti treguar botës që luftën për të drejtat e gruas,
janë disa njerëz që do të hiqnin dorë prej seksit
për ti treguar botës që ata kanë ndjenja,
janë disa njerëz që do duronin çdo përdhosje dinjiteti
për ti treguar botës që janë kundra dhunës.

Janë disa njerëz që do duartrokisnin çdo sistem
për ti treguar botës që e duan paqen,
janë disa njerëz që do provonin çdo perversitet
për ti treguar botës që janë të lirë,
janë disa njerëz që do mbyllnin edhe sytë
për ti treguar botës që janë besnikë,
janë disa njerëz që do të puthnin edhe këmbët
për të treguar që kanë dhe ndjejnë respekt.

Janë disa njerëz që do silleshin arrogantë
për ti treguar botës që s'janë të vobektë,
janë disa njerëz që do mbanin forcërisht një partner
për ti treguar botës që s'janë të vetëm,
janë disa njerëz që do vishnin çdo batutë të modës
për ti treguar botës që janë njerëz të kohës,
janë disa njerëz që do të thyenin çdo zemër
për ti treguar botës, që janë të aftë.

Janë disa njerëz që do qëndronin vetëm të vrenjtur
për ti treguar botës që s'janë qesharakë,
janë disa njerëz që shkatërronin çdo iniciativë
për ti treguar botës që s'janë dështakë,
janë disa njerëz që do bënin gjithçka e gjithmonë
vetëm e vetëm botës për t'ia treguar...

...por janë të tjerë njerëz që e bëjnë këtë botë më të mirë,
pa u treguar asnjëherë të tillë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, March 6, 2012

Të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve



Berisha: Në Tiranë duhet të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve

Eshtë e domosdoshme që Tirana, kryeqytetin e vendit, të ketë një muze të veçantë për kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj, sepse për ne, harresa do të ishte turpërim i madh, do të ishte e pafalshme!
Ne flasim dhe njohim disa nga masakrat, por ju garantoj se në çdo territor të këtij vendi që kufizohet me të tjerë kalohet mbi të vdekur, të rënë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kjo është mënyra më dinjitoze për të ndërtuar marrëdhëniet e reja me kombet e vendet përreth, për të ecur të sigurt drejt së ardhmes që meritojmë. Ndaj, edhe Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve, në mënyrë që brezat, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë të shohin se cilat ishin sakrificat e paraardhëse të tyre, cila është drita që i udhëheq ata drejt së ardhmes që meritojnë”.

“Asnjë komb tjetër, pas kombit hebre, nuk ka njohur genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, deri në fund të shekullit që lamë pas. Por sot, ne jemi të lirë e kjo liri është e tëra e ndërtuar mbi një sakrificë mbinjerëzore, mbi një përpjekje titanike të një kombi të vogël për të mbijetuar, në të drejtën, në tokën, në trojet e tij. Sot, ne jemi të lirë dhe kemi një vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Kemi besim të madh se si komb i lire lamë mbrapa periudhën e përpjekjeve për mbijetesë e ekzistencë dhe kemi hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë, e një të ardhmeje në liri, në prosperitet, në bashkëpunim dhe miqësi me kombet e tjera të rajonit e të Europës,” tha Berisha.

P.s Si ta bëjmë Z. Berisha që vetëm gjatë qeverijes suaj janë përdhunuar të gjitha varret, bustet e statujat e figurave të kombit shqiptar? Janë shkatërruar të gjitha shtëpitë muze, të gjitha monumentet e kulturës, çdo shenjë nga e kaluara jonë e mundimshme, nga trashëgimia jonë kulturore.
Si t'ia bëjmë që ti edhe pse me PDIU-në në kualicion, nuk gjete kurrë guxim të trajtosh çështjen çame me analogun grek?
Si është e mundur që fërkon supet e Janullatosit, kur çdo e zezë në jugun shqiptar mban vulën e tij?
Si t'ia bëjmë që janë vrarë sërish shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë? Mbi 2000 të rinj u vranë atëherë kur ti po vetzgjidheshe President.
26 të tjerë në një shpërthim të tmerrshëm tek një prej bizneseve të tua dhe sot ende nuk iu është dhënë drejtësi. Dikush madje u aksidentua duke shkuar për gjah...
Janë vrarë shqiptarë, në mes të bulevardit dhe janë quajtur edhe qafëpalarë e mercenarë? Madje ti i dhe 4 rroga vrasësve të tyre...
Janë quajtur faqezinj ata që janë ngritur për ti thënë NDAL akteve të tua antikombëtare, janë quajtur sharlatanë, thashethemexhinj.
Janë quajtur Aleancë Plehu ata që refuzuan ardhjen e plehrave nga jashtë. Kjo lloj vrasjeje, edhe pse më e ngadaltë, është më tepër e dhimbshme.
Vriten edhe sot çdo ditë shqiptarë në Greqi, Maqedoni apo Serbi, pikërisht sepse janë shqiptarë. Ndërkohu ju shtrëngoni duart, fqinjësia shembullore, krijoni minoritete të paqena, furnizoni me naftë makinat e vdekjes...

Në Shqipërinë tonë të lirë, zhvarrosen varret e të parëve tanë dhe trajtohen me miratimin tuaj si ushtarë grekë.
Në Shqipërinë e duarve të tua të pastra, vriten qytetarë ditën kur votohet për demokracinë.

E di ç'keni Z. Kryeministër, vazhdoni më mirë përgatitjen për festimin e 1 majit siç festuat edhe vjet dhe urojmë që Shakira të mbetet e kënaqur me 5 milion eurot që ia rrëmbeni popullit shqiptar.

Kur të ngrihet Muzeu ndaj genocidit kundra shqiptarëve, figura juaj do të zërë një vend shumë të rëndësishëm... Urojmë të jeni gjallë deri atëherë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Takitu tenataku



Kinezçja me detyrim nuk është rrjedhje, por largpamshmëri


Më në fund u zbulua origjina e panjohur e zellit të kryeministrit shqiptar, për mësimin e detyruar të kinezçes, në programet tona mësimore.

Të gjithë u njohëm me Projektin e Ri të Stadiumit Qemal Stafa, projekt spanjoll i ideuar sipas Shqipërisë së kufinjve të cunguar të 2012-të, pra në formë arkivoli.

U premtua se ky stadium do të jetë i përfunduar për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe do të inagurohet me ndeshje futbolli mes ekipeve shqiptare, brenda dhe jashtë 28mijë/km katrorë.

Tani ju do thoni, po ç'lidhje kishte kinezçja këtu?

Momentalisht duke qenë se kemi hyrë në muajin Mars, vetëm 8 muaj na ndajnë prej 28 nëntorit dhe për të ndërtuar Stadiumin me pamjen e tij të re në një kohë kaq të shkurtër, këtë do të mundet ta bënin vetëm kinezët, ( i njihen e pranohen veprat botërisht, shiko këtu ---> http://www.youtube.com/watch?v=Ps0DSihggio ) të cilët do kishin padyshim nevojë për përkthyes.

Shkroi: Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, February 28, 2012

Etimologjia e fjalës italiane NERO (I zi)

Sipas etimologjisë zyrtare, fjala italiane "nero", që nënkupton të zezën, e që frengjisht bën "noir" dhe në latinisht "nig-rum", sipas linguistit Franz Bophttp://en.wikipedia.org/wiki/Franz_Bopp, vjen prej greqishtes së lashtë "νεκρός"http://en.wiktionary.org/wiki/%CE%BD%CE%B5%CE%BA%CF%81%CF%8C%CF%82që lexohet "nekros" e që përkthehet i vdekur dhe nënkupton (er)rësirën në varr, mungesën e dritës.

http://www.etimo.it/?term=nero&find=Cerca
Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë të vështirë të dallojnë tek e ashtëquajtura greqishte e lashtë "nekros", përafrinë e mrekullueshme me shqipen e sotme "në kryq". (Apo nuk+ron)

Disa prej jush ndoshta do ngrenë supet e do të thonë, ç'ne kryqi i krishterë mbi varre, në një kohë kur krishtërimi nuk kishte lindur ende?!

Dhe këtu vjen e detyrueshme të sqarojmë të painformuarit, se kryqi, ashtu si shumë rite, zakone, apo festa të tjera të krishtera sot, janë kopje të krishtërimit, prej besimit PAGAN.

http://stopinjorances.blogspot.com/2010/11/kultura-e-vinces-hieroglifet-ilire.html
Kryqi është gjetur si hieroglif i pikturuar tek Kultura Vinçe, e cila daton deri ne 6000 vjet p.e.s dhe nënkupton pikërisht pozicionin yjor ku lind dielli në datë 25 dhjetor. Gjithashtu kryqi gjendet tek e gjithë bota pagane, tek sumerët, babilonasit, egjiptianët, majat, inkasit, trojanët, dardanët, grekët e lashtë si edhe së fundmi tek latinët. http://www.symbols.com/encyclopedia/15/151.html

Po vetë etimologjia e fjalës kryq, ç'nënkupton?
http://www.etymonline.com/index.php?term=cross&allowed_in_frame=0
Etimologët edhe këtu, si në çdo fjalë të lashtë, janë të pavendosur për ti dhënë një kuptim fjalës dhe sipas tyre fjala vjen nga gjuha skandinave(?). Çdo të thotë? S'e dinë...
Shqipja ka një sërë fjalësh me kry, kri, dhe ajo Q-ja jonë apo prapashtesat "oss" do të thonë të njëjtin fjalë "është ose Qe".
Pra "Kry+qe" ose Q'është+kry, si një shenjë nderimi për të vdekurin, nën simbolin e rilindjes së diellit gjatë ekuinoksit dimëror.

Për tu kthyer tani në temë tek fjala jonë "nero", vlen të theksojmë se këtu emrin e Malit të Zi, i cili është një rrjedhim i fjalës shqipe "malësi", që të huajt në grup e kanë keqpërkthyer Mali i Zi.
http://www.etymonline.com/index.php?term=Montenegro&allowed_in_frame=0
Nuk kishte sesi emri Montenegro ti vendosej prej venetëve Malit të Zi, si përkthim i sllavishtes Crnagora, pasi venetët ishin fis ilir dhe rrjedhimisht e njihnin shqipen, para se të mbërrinin sllavët në gadishullin Ilirik.
E ç'mund të ishte Mali i Zi, nëse deri në 1813-ën nuk ka ekzistuar si komb?
http://en.wikipedia.org/wiki/Petar_II_Petrovi%C4%87-Njego%C5%A1

Kur flet mbi gjuhët e etimologjitë e fjalëve, ndodh shpesh të humbasësh nga tema, prandaj mos na keqkuptoni.

Fjala "Nero" edhe në ardhtë nga "nekros" siç thoshte Bopp-i, ajo vjen prej shqipes "në kryq", por edhe në mos ardhtë prej saj, ajo që i përafrohet më tepër është fjala "err" e shqipes, fjala që krijon "errësirën". Pra N+errë.

Gjuhë qytetërimesh të mëdha si e ashtëquajtura Greqishte e Lashtë me "μαύρος" apo si latinishtja "nigrum", duke i krahasuar me fjalën shqipe "ZI", dukshëm janë gjuhë të reja, gjuhë pa zanafillë të qartë, pa filozofi mendimi.

Shqipja i Zi, tregon bashkarisht lidhje me disa folje.
- Foljen "zë", kur errësira zë tokën.
- Foljen "zi", kur zien në zjarr e nxin enët.

Shikoni cilën gjuhë po përbuzni, për të folur gjuhët "e huaja"...

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2