Wednesday, November 2, 2011

Drejtësia lindi... e vdekur

A ka ndonjë shqipar që mendon realisht se video-regjistrimi Meta-Prifti ishte montazh?

Nëse realisht do të ishte një montazh kaq i përkryer, a nuk mendoni se dialogu do ishte shumë më i qartë dhe faktet e nxjerra shumë më skandaloze?!

Nëse videoja ishte montazh, përse Meta nxitoi të shpjegonte se ç'ishte ajo shifra "700"?

Gjatë videoregjistrimit, është një pjesë, e shkëputur në foton në të djathtën tuaj, ku Meta i dërgon në telefonin celular Priftit, mesazhin që ia kishte dërguar Turi (sekseri). Mjafton të kontrollosh tabulatet telefonike dhe orën e tyre për të parë nëse ky mesazh është dërguar apo jo në këtë orë dhe kaq mjafton për të provuar origjinalitetin e videos.

Me avokatë, djalli, specialista midhjeje, apo gjykata të pavarura (nga e vërteta) mjaft e gënjyen opinionin publik në mënyrë kaq qesharake dhe poshtëruese. Jemi vërtetë kokëulur, pa guxim, pa një vijë të përbashkët ndërgjegjësimi dhe reagimi, por nuk jemi budallenj, siç guxojnë të na shfaqin, pa iu dridhur qerpiku.

Nëse ka një arsye përse Meta nuk do të burgoset për korrupsion dhe sistemi i drejtësisë do të bëhet palë me krimin e organizuar, eshtë thjeshtë fakti që Meta është vetëm një prej hallkave të zinxhirit të korrupsionit galopant qeveritar dhe në rast se ai do të këputej, atëherë do të binin me rradhë të gjitha hallkat e tjera dhe vetë ky sistem i kalbur politik, me këta monstra politikanë kanibalë të pangopur, që mbajnë peng Shqipërinë, prej 2 dekadash.

Nuk mund të burgoset I. Meta dhe as të shembet ky sistem i kalbëzuar në çdo qelizë, sepse ky do të ishte fillimi i një revolucioni dhe rilindjeje shqiptare!

Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: