Wednesday, November 30, 2011

Serbia e rënë në grackën shqiptare.



Situata e nderë në veri të Kosovës, ka detyruar forcat e KFOR-it të kërkojnë rreth 700 forca ushtarake përforcime në kufi.
Qindra e qindra mercenarë të armatosur serbë e rusë, kontigjenti më kriminal e mafioz i Serbisë paguhet e përdoret prej politikës shoviniste serbe për të krijuar një vrimë të zezë në Europë duke bllokuar rrugët, duke shkatërruar, djegur e madje edhe duke vrarë me snajper edhe një polic të forcave speciale kosovare.

Shteti i Kosovës për herë të parë ka tentuar të marrë në zotërim të gjithë sipërfaqen e tij, e pikërisht pikat doganore 1 dhe 31, për të zbatuar regjimin e reciprocitetit me shtetin serb, i cili që prej vitit 2008-ë nuk i pranon mallrat kosovare.
SHBA dhe BE kritikojnë rëndë ndërhyrjen legjitime të forcave policore kosovare në territorin e saj.
Ky reagim i qeverisë ka marrë gjithashtu edhe përkrahjen opozitare të Vetvendosjes, e cila së fundmi kërkon mbështetje gjithëpopullore dhe krijimin e gjendjes së emergjencës.

Ishin pikërisht forcat ndërkombëtare që lejuan krijimin e një Mitrovice të ndarë më dysh, ku pjesa veriore e saj mbeti jashtë administrimit të shtetit Kosovar dhe janë pikërisht po këto forca që lejuan djegien e shkatërrimin e pikave doganore, për të mos derdhur më tej gjak.

Por Enver Zyberi, a mos vallë nuk ishte një djalë nëne, a mos vallë gjaku i tij kushtonte më lirë?

OKB hesht akoma dhe Serbia tregohet e gatshme për të flijuar të ardhmen europiane të saj, për të mos humbur territorin e Kosovës, tashmë të humbur.

Politikanët shqiptarë, jashtë e brenda territorit shqiptar unifikojnë qëndrimin e tyre duke mbështetur reagimin qeveritar të Kosovës, madje kërcënojnë se përshkallzimi i situatës mund të rindezë konflikte të armatosura etnike edhe në Maqedoni.
Ideja serbe për të krijuar një zonë autonome në veri të Kosovës, detyrimisht do të pasohej me kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjësë për një autonomi.

Ajo Serbi e madhe ushtarake, tashmë është kthyer në një fatkeqe që luan dhe vendos për fatin e saj, në duart e disa qindrave kontigjentëve kriminalë, të cilët marrin gjithashtu edhe bekimin prej klerit të tyre ortodoks.

Bllokimi i rrugëve që lidhin veriun e Kosovës me Serbinë, po çon paradoksalisht ujin në mullirin shqiptar, duke nxitur biznesin shqiptar të shtrijë degët e tij edhe në Kosovë, duke nxitur kështu dashur e padashur bashkëpunimin dhe shkrirjen graduale të 2 shteteve shqiptare, në 1.

Shkroi: Stop Injorancës

No comments: