Monday, January 30, 2012

Një indonezia rrihhet nga turma dhe rrezikon 5 vite burg sepse shkroi në Facebook "Zoti nuk ekziston".



 Një nëpunës i shtetit është arrestuar në Indonezi pasi shkroi në faqen e tij në "Facebook" shprehjen "Zoti nuk ekziston!". Tani ai rrezikon të dënohet me pesë vite heqje lirie në bazë të ligjit për blasfeminë.

 Aleksandër Aan, 31 vjeç, është akuzuar për përdorim të rrjetit social me qëllim shpërndarjen e ideve që dhunojnë ligjet e shtetit dhe për deklarimin e tij të rremë si mysliman në vendin ku punon. Komenti i tij është bërë shkak për ngritjen e hetimeve në Sumatrën perëndimore, ndërsa ai vetë është linçuar nga njerëzit teksa shkonte në punë, raporton agjencia e lajmeve NOA.

 Indonezia është një vend me 240 milionë banorë, ku lejohet prania e feve, por ateizmi është i paligjshëm.

 Burimi i informacionit: http://​worldnews.msnbc.msn.com/​_news/2012/01/20/​10200732-indonesia-man-atta​cked-by-mob-faces-jail-for​-writing-god-doesnt-exist-​on-facebook

http://digg.com/newsbar/​topnews/​atheist_indonesian_in_prote​ctive_custody_after_being_​beaten_by_mob

Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni. Në vend të tij u kryqëzua i vëllai

Dokumentet japoneze: "Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni. Në vend të tij u kryqëzua i vëllai"


 Dokumentet japoneze thonë se Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni
 Për dekada me radhë, legjenda dhe histori qarkullojnë në lidhje me jetën e vërtetë të Jezu Krishtit.

 Sipas disa dokumenteve të lashtë japoneze, Jezusi nuk i dha fund jetës në kryq, në Jerusalem, por në Japoni, ku atij i është bërë një varr i thjeshtë.

 Shkrimet e shenjta orientale na tregojnë se Krishti ka vizituar Japoninë për herë të parë në mes të viteve 21 dhe 33. Ky udhëtim shpjegon periudhat e gjata të jetës së tij injoruar krejtësisht nga Ungjilli.
 Gjatë kësaj periudhe thuhet se ai ka studiuar kulturën dhe gjuhën e vendit, para se të kthehej në Jeruzalem.

 Pasi u kthye në vendin e tij të lindjes, Krishti nuk ka vdekur në kryq, por në vend të tij është kryqëzuar Isukiri, vëllai i tij i vogël. Më pas Ai është transferuar në Siberi, duke vazhduar disa vjet më vonë në Alaskë, deri në Hachinohe, 40 km nga Shingo.
 Dokumentet thonë se Ai ka jetuar atje vitet e fundit të jetës së tij: në një fshat ku gjeti grua dhe pati edhe 3 fëmijë, ku edhe vdiq në moshën 106 vjece.

 Dokumentet që sjellin këtë histori quhen “Takenouchi Documents” dhe ekspertët thonë se mosha e tyre është të paktën 1500 vjet më parë, kaluar nga brezi në brez nga familjet e fshatit Takenouchi.
 Vendasit që jetojnë në fshatin Shingo, sipas tyre shkojnë në “varrin e vërtetë të Jezu Krishtit”, siç shkruhet edhe në hyrje të monumentit.

 Monumenti i vogël përfshin 2 varre, ku në varrin e majtë janë vendosur veshi i Isukirit dhe një tufë e flokëve të Virgjëreshës Mari, ndërsa në të djathtë gjendet varri me eshtrat e Krishtit.

 Kjo teori është përshkruar nga disa si një mashtrim nga vendasit për të tërhequr sa më shumë turistë në fshatin e tyre. Nuk është rastësi që në fshat të gjithë banorët janë të besimit budist. Megjithatë, të tjerë arrijnë të vënë në dukje disa prova që janë gjetur në këtë fshat budist, si pagëzimi i fëmijëve me kryq etj.

 Pavarësisht nga kjo, banori i vetëm i krishterë i fshatit, Toshiko Sato thotë se ai nuk i beson këto dhe se kurrë nuk shkon në festivalin vjetor për të vizituar varrin e Krishtit. morevesh.com

Politikani më dëmtues

Një sondazh që kryhet tek Gazeta Sot, me pyetje mbi politikanin që ka e ka dëmtuar më pak Shqipërinë, jep këtë rezultat. Gjithsej kanë votuar 747 njerëz.

 Ç'ne ky reagim nga qytetarët shqiptarë, nuk kanë kuptuar pyetjen apo...?!

Stop Injorancës

Me apo pa kamera...

Ironia më therrëse që mund të kishte ngjarë në këtë 100 vjetor pavarësie.

 Sapo Gjykata e Lartë ka shpallur I. Metën të pafajshëm, duke rrëzuar poshtë rregjistrimin filmik si provë, shpenzohen 3 milion euro për të survejuar me kamera të gjitha kryqëzimet e kryeqytetit.

 Nga ta dinë qytetarët e shkretë, që policia nuk mund të bëjë me ato filmime, montazhe alla "Prifti Production"?!
Shkroi: Stop Injorancës !

Drejtësia vdiq

Shqipërinë e zaptuan disa zagarë e i vunë zjarr,
 shqiptar, mos rri po duku shqiptar...

 Rinia socialiste reagoi nëpërmjet këtij kortezhi simbolik, po shoqëria civile, intelektualët, të rinjtë, studentët, shoqatat e ndryshme patriotike...?

 Vetëm rinisë socialiste iu dhimbs drejtësia në këtë vend?

Revolucioni shqiptar

Xhemi Xhelilaj - DeMotivational në Shqip

Pa koment


Mesia e përrallave horror

Stop Injorancës
Tani nuk keni pse t'iu tregoni të vegjëlve, nipërve apo mbesave tuaja, të njëjtat përralla me shtriga, ujqër të tërbuar, dragonj gjakpirës, kuçedra e cikllopë...

 Personazhi më i ri mistik që të var tek palmat, quhet Mesila...

 (Foto Ze IsLo)

Zgjimi i mendjes

Stop Injorancës
Unë mendoj se Zgjimi i Mendjes kalon nëpër disa faza, përndryshe nuk mund të quhet i tillë. Fazat janë:

 - 1. Problem.
 - 2. Nuk e shoh problemin.
 - 3. Problemi fillon më prek mua personalisht.
 - 4. E shoh problemin, por nuk e kuptoj.
 - 5. Filloj informohem, por informohem keq.
 - 6. Mendoj se po e bëj detyren time si qytetar.
 - 7. Zhgënjehem.
 - 8. Humbas dëshirën për të ndryshuar gjërat.
 - 9. Problemi është akoma aty dhe vazhdon të më dëmtojë.
 -10.Filloj informohem siç duhet.
 -11.Kuptoj që vetëm s'mund të bëj dot gjë.
 -12.Filloj të informoj të tjerët.
 -13.E marr vetë situatën në dorë.
 -14.Kuptoj që nëse dua të ndryshoj gjërat, atëherë s'duhet të delegoj askënd që të marrë vendime për mua.
 -15.Filloj të bëhem nevrik.
 -16.Nuk e pranoj më situatën.
 -17.Kuptoj që s'kam asgjë për të humbur.
 -18.S'kam më frikë as nga vdekja.
 -19.ZGJOHEM.
 -20.REVOLUCION.
 -21.LIRI.

 90% e shqiptareve janë akoma tek faza e 4-t dhe 9.9%  tek faza 8-të.


 Ermal Patushi - E DI SHQIPERIA /Lo Sai Albania!

3 rrugë rinore

Me ligjërimin e prostitucionit intelektual, që kreu Berisha - Meta, përfiton së fundmi edhe çifti Rama - Nano.

 Rinisë në këtë situatë i kanë mbetur vetëm 3 rrugë:

 a). Të shtrëngojë dhëmbët fort për të kafshuar këtë plakë të ligë që ka privatizuar shtetin shqiptar e   të ardhmen e tij.
 b). Të shtrëngojë të pasmet fort e të marrë rrugën e shtegtimit.
 c). Të shtrëngojë fort jastëkun dhe të vazhdojë gjumin e saj letargjik.


Shkroi: Stop Injorancës

Kur vlon Vlona, tronditet e gjithë Shqipëria.



 Çfarë duhet të kuptojmë nga Vlora, e cila së fundmi ka përjetuar edhe një sulm tjetër terrorist me tritol ndaj forcave të policisë?


 Pas disa vjedhjeve me armë të bankave, pas hedhjes në erë të makinës së Gjykatësit Konomi, të hedhjes në erë të makinave të disa prej biznesmenëve më të fuqishëm, të hedhjes në erë të makinës së kryetarit të Bashkisë para disa ditësh e së fundmi edhe hedhjen në erë të makinës së një efektivi policie, duhet kuptuar qartë se kryesisht në Vlorë krimi po lufton hapur shtetin në dy kampe.

 - Njëri kamp dhe më i rrezikshmi, është ai i zyrtarëve që kanë veshur rrobat e kanë zënë karriget shtetërore.

 - Kampi tjetër, është ai që e lufton shtetin, duke e trajtuar si bandë rivale.


 E jap këtë alarm për t'iu kujtuar se Vlora, që edhe emrin prej vlimit, historikisht ka qenë vatra e ndryshimeve drastike për shqiptarët, duke nisur qoftë prej shpalljes së pavarësisë e në tragjedi njerëzore si mars 97-a që përmbysi shtetin, si 9 janar 2004 që rrëzoi qeverinë e asaj kohe.

 Historia kur nuk mësohet, përsëritet. Fari i Vlonës ka kohë që ka ndezur dritën e tij.

Shkroi: Stop Injorancës

Në kërkim të kujt!!!



 Dje u shfaq në televizionin e Top Channel-it një prodhim po i këtij kanali, një serial i vetëquajtur fiksion, me regji të Gjergj Xhuvanit me titull "Në kërkim të kujt!!!"

 Duke u nisur pikërisht nga titulli edhe pse pashë vetëm njërën prej këtyre 5 serive, besoj se e kuptova qartësisht fabulën e këtij filmi, ku marrin pjesë aktorë të mëdhenj të kategorisë së Ndriçim Xhepës, Reshat Arbanës, Luiza Xhuvanit, Niko Kangjerit dhe të tjerë.

 Titulli "Në kërkim të kujt!!!", nënkupton se regjizori i shquar Gj. Xhuvani, nuk ka kuptuar ende se çfarë teleshikuesish kërkon, apo se cilin realitet po trajton.

 Nuk është hera e parë dhe sigurisht që nuk do jetë as edhe e fundit, ku filma prodhim shqiptar, i kalojnë pranë realitetit shqiptar, po vetëm për pak milimetra, nuk e takojnë dot fare.

 Si fillim doja të trajtoja shqipen letrare që përcillet në dialogjet mes personazheve.
 E shtirë, e pajetë me asnjë pikë takimi me fjalorin e sotëm popullor. Po ashtu si banaliteti i përdor prej atyre nxënësve në film, shumë i rëndomtë për të qenë banal.

 Duke kaluar më pas tek ngjarjet e prekura, ku mjeku shikonte përmes syrit të pacientit, trurin e tij.

 A nuk e di Zoti regjisor realitetin e mjeksisë sonë, ku në Lushnjë para pak javësh një burrë vdiq i shtypur nga treni, 5 minuta larg spitalit pasi ambulanca erdhi pas 1 ore.
 Ku një grua e re shtatëzëna në Korçë vdiq si pasojë e ndërhyrjes së mjekut në efekt alkooli.
 Në cilin realitet e marrin frymëzimin këta regjizorë?
 Në kërkim të kujt audience i realizojnë këto filma?


 Pa folur pastaj për vjedhjen e asaj fotos në tabelën e nxënësve të dalluar të shkollës dhe me një drejtor që vjen në shkollë që në orën 7-të të mëngjesit, që ndjen mungesën e fotos dhe menjëherë lajmëron edhe policinë.

 Drejtori nuk dihet se cilën ditë shkon të vizitojë shkollën e tij, nxënësit nëpër shkolla kryejnë marrëdhënie seksuale nëpër banjo e pinë hashash në mes të orëve dhe kurrë një polic apo një drejtor nuk e ka kapur apo ngritur si shqetësim.

 Bindja ime ka qenë se një film duhet të bazohet mbi një realitet dhe të godasë anët negative të tij, për të dhënë në fund me anë të fabulës një moral, por filma të tillë, bëjnë mirë të titullohen të gjithë "Në kërkim të kujt!!!"

 Shkroi: Stop Injorancës!

Thursday, January 19, 2012

Debati pro e kundra abortit...

Mendoj se debati pro apo kundra abortit është tërësisht i pavendtë, për aq kohë sa në të marrin pjesë vetëm fëmijët e paabortuar. Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Gazetari i BBC-së përfundon në çmendinë pasi mori vaksinën e etheve

Malcolm Brabant është një nga korrespondentët më të respektuar të rrjetit gjigant të lajmeve, BBC, i cili shpesh ka mbuluar raportimet e ngjarjeve nga Athina. Por gjatë ngjarjeve të fundit, ai nuk u shfaq më në televizion.
Gazeta britanike “Mail on Sunday” ka zbuluar se mungesa e tij nga ekrani gjatë këtij viti ishte nga një sëmundje ekstreme, e nisur pasi ai mori vaksinën e etheve të verdha, “Stamaril”.
Brenda pak orësh që kishte marrë injeksionin, temperatura e Brabant arriti kulmin dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar me shpejtësi. Ai u bë psikotik dhe besonte se ishte Jezusi.

Familja e tij beson se injeksioni i “Stamaril” që ai ka marrë, ka qenë i kontaminuar. Brabant, 55 vjeç, një veteran i vlerësuar me çmime, u shtrua edhe në Kopenhagë, ku jeton edhe gruaja e tij, shkrimtarja e mirënjohur daneze, Trine Villeman. Injeksioni i tij u bë në qendrën e vaksinimit “Atika” në Athinë, ndërsa ai po përgatitej të nisej me punë në Afrikën Perëndimore, në Bregun e Fildishtë. Brenda pak orësh nga injeksioni, temperatura e tij u rrit në 40 gradë celsius dhe nuk ulej. Gazetari u shtrua në një spital privat në Athinë dhe nuk arrinte të ndante realitetin nga imagjinata.

Ai i kishte telefonuar të shoqes duke qarë, i bindur se ishte Jezusi.

Përshëndeste personalitetet që shfaqeshin në televizion, sikur të ishte duke dialoguar me ta. Në familjen e tij nuk kishte histori të sëmundjeve mendore. Pas Greqisë, ai u shtrua në spitalin psikiatrik në Britani e më pas edhe në Danimarkë. Gjatë dy muajve të fundit, ai ka pasur mpiksje gjaku në mushkëri.
Zonja Villeman javën e kaluar nisi një peticion online për të drejtën e marrjes së përfundimeve të hetimeve nga firma gjigante farmaceutike franceze, “Sanofi Pasteur”, e cila ka prodhuar “Stamaril”.
Ajo kërkoi shtimin e hetimeve mbi këtë rast.

(G. Panorama)

Okul Defteri, 4.



Profesori duke iu shpërndarë studentëve fletoret e provimit sëbashku me notat:
Mandi Laze 5, Erion Gashi 4, Mimoza Ibrahimi 6, Okul Defteri 4.
Nuk ka ardhur sot ky Okul Defteri, që nuk përgjigjet?!

Ngjarje e vërtetë, ndodhur në Fakultetin e Elektronikës 1998-ë!

Eshtë e tepërt të mallkosh një bir a bijë shqiptari pse ka harruar apo nuk ka mësuar shqipen, ai ka mallkuar veten...

Gazetari legjendar me origjinë shqiptare, Bill Kovaç, thotë se me daljen e mediave të reja, gazetaria është bërë edhe më e rëndësishme se më parë. Ai ka qenë shef i zyrës së gazetës Nju Jork Tajms për Uashingtonin dhe ka luajtur rol në zbulimin dhe publikimin e Dokumenteve të Pentagonit, ngjarje që bëri mjaft bujë në fillim të viteve 70. Zoti Kovaç është gjithashtu autor i librit “Elementë të Gazetarisë”, përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe lexim i detyrueshëm në universitetet amerikane.

Cilat janë rrënjët tuaja shqiptare? Cilët ishin prindërit tuaj?

Babai im ishte një jetim nga fshati i vogël Kryekuq i Fierit. Ai erdhi në Amerikë në vitin 1916 dhe u vendos në Chester të Pensilvanisë me një grup shqiptarësh të tjerë. Ai shkoi pastaj në shtetin Tennesse po me këta shqiptarë për ndërtimin e një hekurudhe në malet e këtij shteti. Edhe nëna ime ishte jetime, nga Lekli i Gjirokastrës. Ajo jetonte në Florida por pastaj erdhi bashkë me vëllezërit në Chester. Pasi hekurudha mbaroi, babai hapi një restorant në Tennessee dhe shkoi në Chester për të gjetur një grua që ta ndihmonte për mbajtjen e restorantit. Dhe kështu u martua me nënën time, e cila në atë kohë ishte 15 vjeçe. Ajo kishte vetëm një vit në Amerikë dhe u martua një ditë të shtunë me një burrë që e kishte njohur të enjten. Të dielën ajo nisi udhëtimin për në Tennessee. Të dy kaluan një jetë të mirë. Në qytetin e vogël ku ata jetonin kishte shumë pak njerëz nga Evropa jugore, banorët ishin kryesisht irlandezë ose skocezë. Prandaj ne ishim të ndryshëm nga të tjerët. Më pëlqente ai qytet i vogël por unë desha të bëj gjëra më të mëdha, më të rëndësishme.

A u përpoqën prindërit t’ju mësonin shqipen kur ishit i vogël?

Prindërit përpiqeshin të më mësonin anglishten për të më dërguar në shkollë sepse në shtëpi flitej shqip. Por kur unë u largova nga shtëpia e harrova shqipen. Jam penduar që e bëra këtë sepse pas shumë vitesh, kur shkova për herë të parë në Shqipëri, u përpoqa ta rikujtoj gjuhën por nuk munda.
Më vjen keq për këtë që i bëra vetes.

Zamaleku, shqiptar?



Zamalek, ishulli në foto është një prej zonave më moderne dhe më të frekuentuara, e cila laget prej Nilit dhe ndan Kajron prej Gizës. Eshtë një qendër e madhe biznesesh e argëtimi dhe një pikë takimi që mbledh turistë nga e gjithë bota.

Shumë pak shqiptarë e dinë se emri i këtij ishulli i është vendosur prej Mbretiit të Egjiptit, Mehmet Ali Pashës (1769-1849), i cili ishte me origjinë nga Zëmblaku i Korçës.

Zamalek quhet gjithashtu edhe ekipi i futbollit.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ndoshta po, ndoshta jo...



Një burrë i vjetër kishte një kalë hamshor, i cili e ndihmonte në të gjitha punët e shtëpisë. Një ditë prej ditësh, kali nuk kthehet më në shtëpi.
Atëherë komshinjtë të prekur nga kjo ngjarje, shkojnë për ta ngushëlluar plakun në shtëpinë e tij. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" i thonë ata duke i qarë hallin dhe plaku i kthehet "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas disa ditësh hamshori kthehet me 20 pela të tjera nga pas. I gjithë fshati u gëzua për fatin e madh dhe shkon ta urojë plakun në shtëpi. "Nuk ka njeri me fat më të madh se ti" - i thonë dhe plaku i menduar sërisht ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo.

Pa kaluar shumë ditë, djali i tij i vetëm me të cilin jetonte, duke kalëruar mbi hamshorin e madh rrëzohet dhe shkelet prej disa pelave rrjesht, saqë përfundimisht humbi aftësinë për të lëvizur me këmbët e veta.
Të gjithë të njohurit e plakut u hidhëruan pa masë nga kjo gjëmë dhe iu gjendën pranë plakut të gjorë. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" - thanë plakut të gjorë që qëndronte me kokën ulur e plaku ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas pak kohësh fillon lufta dhe të gjithë djemtë e fshatit, me përjashtim të djalit të paralizuar të plakut, merren me forcë në ushtri dhe asnjëri prej tyre nuk kthehet më, i gjallë, prej luftës.

Të gjithë fshatarët i gëzohen fatit të plakut të mençur, i cili mbeti i vetmi që e kishte djalin gjallë dhe shkojnë për ti thënë fjalët e tyre të mira, por plaku sërish këmbëngul "Ndoshta po, ndoshta jo"...

Pavarësisht mënyrës, Jeta të gjithëve na çon diku. Çdo përballje e ka arsyen e saj përse duhet të ndodhë. E rëndësishme mbetet të dimë ta gëzojmë udhëtimin.

Stop Injorancës

Çfarë gjuhe hyjnore që është shqipja, çfarë filozofie fsheh brenda saj...!



Operatori M+I është një fjalë shumë e lashtë që gjithmonë ka nënkuptuar të voglën në shqip dhe me anë të së cilës formon dhjetra fjalë, duke ruajtur po të njëjtin kuptim si psh:
-Mi(u),
-mizë,
-milingonë,
-micë,
-mickë,
-i mitur,
-fëmi
etj...

A mendoni vallë se është vërtetë rastësi që fjalët teknike të shkencës sot, që tregojnë të voglën, nisin pikërisht me parashtesën "mi".?!
Minus, Miop, Micro, Microne, Microb, Microskop etj, etj...


Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Miti dhe e vërteta

B. Mustafai në moshën 13 vjeçare u ngrit në shkollë kundra shpalljes së Shqipërisë shtet ateist, S. Godo në moshën 13 vjeçare me bindje të theksuara antikomuniste braktisi shkollën për të luftuar maleve, L. Zogu I-rë mësonte dhe merrte pjesë ashtu i armatosur në mbledhjet patriotike në diasporë, E Hoxha në moshën 13 vjeçare falej në xhami, S. Berisha në moshën 13 vjeçare dëgjonte fshehurazi Bitëllsat, Jezusi në moshën 13 vjeçare jepte mësim dhe unë në moshën 13 vjeçare nuk dija asgjë rreth miteve e rimishërimit të tyre, por e kaloja gjithë kohën duke luajtur me karrocë me guzhineta.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Bashkimi Kombëtar dhe Mafia Kombëtare



S. Berisha, i pyetur nga studentë shqiptarë të Prishtinës, rreth Bashkimit Kombëtar përgjigjet: "Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por nuk mund të bashkohemi sepse kështu rrezikojmë të humbasim territoret".
U rreka në disa anë për ta kuptuar, por më në fund o dorëzova.

Nëse ndarja e shqiptarëve është e padrejtë, si mund të jetë e drejtë të pranojmë një padrejtësi?

Si mundet të humbasësh territorin, kur bashkon dy territore, që i përkasin të njëjtit popull?
Përse u dashka të presim për tu Bashkuar në BE-në (atje ku bashkohen e shkrihen kombe të ndryshme) që sot ndodhet vetë në një krizë ekzistence, kur mund të bashkohemi fare mirë, këtu ku jemi?

Me cilën logjikë ,për 2 vëllezër nuk është mirë të shembin muret e shtëpisë për të bashkuar e forcuar familjet e tyre, por duhet presin të shkojnë në Bruksel, për tu bashkuar?

Çfarë bëri ndryshe Hoxha, Toptani, apo Zogu nga Berisha, në lidhje me këtë çështje, të damkosur nën Preambulën e Kushtetutës Shqiptare?

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Gropa Marian, nëna jonë?

Kemi një shprehje ne shqiptarët " Të fus andej nga ke dalë".
Njerëz, mos kini turp të njihni portën tonë të jetës, e në të cilën sot nuk mundemi të rikthehemi më si pasojë e presionit, por mund të dërgojmë për studim në të, sonda të madhësive dhe teknikave të ndryshme.

Nëse Zoti është babai ynë, lart në qiell dhe Toka nëna, që na lind e rrit këtu poshtë, po gropa "Marian", që shumë rastësisht mban edhe emrin e nënës së Jezusit, cila mbetet të jetë?!
Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

E vërteta e luftës në LIBI!



Si është e mundur që shumica e njerëzve ne Libi mbështeti Mouammar Gaddafin me entuziazëm të tillë, dhe rezistoi, 4 muaj pas fillimit të një "trazirave" dhe pas 3 muajsh nga fillimi i bombardimeve të NATO-s?

Duhet të dini se ka pasur 6 manifestime pro Gaddafit që kanë mbledhur një total prej 6 milion Libiane nga fillimi i korrikut 2011.
Më 22 korrik, Libianët kanë pasur idenë për të krijuar fotografine më të madhe në botë, ate te Mouammar Gaddafit qe eshte 180 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.
Një popull që do liderin e vet do të bënte të gjithë këtë për të?
Pse numri i emigrantëve të Libisë në Francë, por edhe në vende të tjera të tilla si Evropa Lindore është pafundësisht më e ulët se ajo e emigrantëve algjerianë, tuniziane dhe marokinët?

E vërteta është thjesht se jeta në Libi është larg nga ferri i përshkruar nga media propaganda perëndimore dhe se Gadafi i Libisë gëzonte jo vetëm një standard jetese shumë më e lartë se ajo e vendeve fqinje Maghreb, por edhe një sistem social shumë të avancuar, të cilat vendet perëndimore do të bënin më mirë të frymëzoheshin ...

Ky sistem organizativ është quajtur "Jamahiriya", një term pa ekuivalentët e saj në gjuhë të tjera, dhe që zakonisht përkthehet si "shtet të masave", ose "Republika e masave".
Këtu është një listë e pjesshme për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë pse shumica e njerezve rrinte prane Gaddafit, dhe nuk e konsiderojnë nje tiran te urryer.

Jamahiriya libian:

- Energji elektrike falas për të gjithë vendasit
-Ujë falas për të gjithë
-Çmimi i benzinës është 0,08 € për litër

-Kostoja e jetesës në Libi është shumë më pak e shtrenjtë se në vendet perëndimore. Për shembull, kostoja e 0.5 kg buke në Francë kushton rreth 0,40 €,ne Libi ajo kushton vetëm 0,11 €.

-Bankat e Libisë sigurojne kredi pa interes
-Qytetarët nuk kane taksa per te paguar dhe nuk ka TVSH.
-Shteti ka investuar shumë për të krijuar vende të reja pune

-Libia nuk ka borxhit publik, kur Franca kishte 223 miliard borxh në janar 2011,qe eshte 6.7% të PBB-së. Ky borxh në vendet perëndimore vazhdon të rritet

-Çmimi i makinave (Chevrolet, Toyota, Nissan, Mitsubishi, Peugeot, Renault ...) është sa kosto i prodhimit
-Për çdo student i cili dëshiron të studioje jashtë vendit,qeveria i jep një burse prej 1627,11 € në muaj.
-Të gjithë të diplomuarit marri një rrogë mesatare ne baze te profesionit qe kane zgjedhur në qoftë se ata nuk mund të gjejnë punë
-Kur një çift martohet, shteti paguan banesën e parë apo shtëpine (150 metra katrore)
-Çdo familje libiane, me prezantimin e regjistrit të familjes, merr ndihmën prej 300 euro në muaj
-Ka vende të quajtur "Jamaiya",ku shiten ushqimet me gjysme cmimi për të gjitha familjet qe prezantohen me librin e regjistrit të familjes
-Të gjithë pensionistët marrin ndihmë prej 200 euro në muaj pervec pensionit.
-Për të gjithë punonjësit publik në rast se i kerkohet te trasferohen jashte Libise,shteti i ofron një makinë dhe një shtëpi pa pagesë. Pas disa kohësh, këto mallra bëhen pronë e të punësuarit.
-Në shërbimin publik, edhe në qoftë se personi i mungon një ose dy ditë, nuk ka asnjë reduktim në pagë dhe nuk është e nevojshme asnjë çertifikatë mjekësore nuk është e nevojshme
-Çdo qytetar i Libisë që nuk ka shtëpi,mund të regjistrohet në një organizatë të caktuar shtetërore që i atribuon një shtëpi pa kosto dhe pa kredi. E drejta për strehim është themelore në Libi.
-Të gjithë shtetasit e Libisë që duan të kryejne punime në shtëpinë e tyre mund të regjistrohen në një organizatë të caktuar, dhe këto punime do te kryhen nga kompani private te zgjedhura nga shteti,e gjitha kjo falas.
-Barazia ndërmjet burrave dhe grave është një gur themeli për Libinë, grate kanë zene funksione të rëndësishme dhe me pozita e me përgjegjësi .
-Çdo qytetar në Libi,mund të behet pjese e jetës politike dhe te marre pjese ne qeverisjen lokale, rajonale dhe kombëtare,bazuar në një sistem të demokracisë së drejtpërdrejtë (duke filluar nga Kongresi i Popullit, duke arritur deri në Kongresin e Përgjithshëm e njerëzve,pastaj ne Kongresin e madh Kombetar që mblidhet një herë në vit)

Duke cituar Wikipedia:

Popullsia po rritet me një normë prej 1.9% në vit (1995-2008). Kushtet sociale dhe shëndetësore janë përmirësuar: me një jetëgjatësi prej 77 vjetësh, një vdekshmërisë foshnjore prej 1, 9% me analfabetizmit17.4% dhe Libia është në mesin e vendeve me zhvillim të ndërmjetme, në sajë të të ardhurave relativisht të larta krahasuar me vendet të tjera të Afrikës Veriore

Për më tepër, duke përmendur shifrat e OKB-së:

Libia ka indeksin e zhvillimit njerëzor më të lartë se çdo vend në kontinentin afrikan. Libia ka një përqindje me te ulet të njerëzve që jetojnë nën vijën e varfërisë sesa Hollanda. Libia kishte një normë më të ulët burgosjes se ne Republikën Çeke (burimi: Research Global)

Sipas të dhëenave zyrtare të OKB-së në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor Libia është në vendin e 55-të,Tunizia në 98 Egjipti 123.

Në fushën ndërkombëtare, Libia ka luajturnjë rol të rëndësishëm në Afrikë, duke qenë bashkëthemelues të Bashkimit Afrikan me Afrikën e Jugut, në Evropë dhe në Mesdhe si filtër i emigrimit në botën arabe me uljen e "fundamentalizmit" si një fenomen social dhe fetar reaksionar.

Ju takon ju te vertetoni nëse mediat perëndimore tregojne të vërtetën rreth "regjimit Gadafi", apo ishte thjesht një skenar për t'iu manipuluar e për të justifikuar kundërshtimin e masës, per sa i perket sulmeve pa dallim kundër popullit të Libisë.
Marrë nga http://edi-shqiperia.blogspot.com/

Kjo krijesë e jeton përjetësinë, pa iu lutur, falur apo falenderuar, asnjë Zot!


Nëse mendoni se në Tokë nuk ka krijesë të pavdekshme gaboheni.
"Turritopsi nutricula", ose siç njihet gjerësisht kandili i detit, mund të jetojë përgjithnjë. Për këtë specie nuk ka kufizim natyror, por një problem tjetër...

Çelësi i sekretit qëndron tek aftësia e kthimit nga i maturuar në fazë të papjekur dhe kështu përsëri nga fillimi.

“Përtejdallimit” (transdifferentiation) quhet ky proces, ku një qelizë transformohet në një lloj tjetër qelize. Në këtë mënyrë, kandili rigjeneron trupin e tij, pafundësisht.

Shkencëtarët kanë vite që po studiojnë këtë specie për të kuptuar se si ajo mund të kapërcejnë vdekjen.
(Shekulli)
Titulli i redaktuar nga Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Telebingo shqiptare në Tv Klan!

Natën e ndërrimit të viteve shkon 200 lekë çmimi i një bilete. Shifra minimale e biletave të shitura shkon aty tek 500.000 dhe shuma e mbledhur prej parave të shqiptarëve shkon në 1 miliard lekë.

Nga këto 1 miliard para të marra popullit, 100 milionë i kthehen qytetarit në formën e bingos (në rastin më të mirë, nëse bingoja nuk është e komprometuar) dhe 900 milionë, ose 90% të fitimit, i merr Ardit Gjebrea & Co'...

E kuptoni tani pse quhet Telebingo shqiptare, telebingo Kombëtare?


Sepse zbaton me rigorizitet të plotë, formulën e vjedhjes kombëtare të shqiptarëve.


Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

25 dhjetor - DIELLNDALIMI



Të gjithë paganëve të ndërgjegjsuar, apo njerëzve krishtërimisht të mashtruar, anembanë botës, Gëzuar DIELLINDALIMIN !

Stolistikun Dimëror, ringjalljen e jetës, rikthimin e Diellit, fitoren e dritës dhe rikthimin e ngrohtësisë, riardhjen e shpresës dhe begatisë, në planetin Tokë.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Duke bërë moral nga kolltuku i florinjtë

Papa Benedikti i XVI-të uroi dje besimtarët e krishterë në mbi 60 gjuhë të ndryshme (gjithashtu edhe shqip), për festën e Krishtlindjes.
Gjithashtu kritikoi komercializmin në rritje, të festës, me drita shumëngjyrëshe, dhurata marramendëse e shpenzime të çmendura.

Duke kruajtur kapelen e Artë kokëpeshku me dorën ku ka një unazë të stërmadhe floriri, ai theksoi që nuk duhet të harroni se edhe vetë Jezusi kishte lindur dhe jetuar në varfëri dhe thjeshtësi.

Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Skandali i shitjes së armëve



Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, në një intervistë në një kanal televiziv shqiptar, denoncoi akuzat për shitje armësh, që i janë bërë shtetit shqiptar nga opozita apo media, si shkaktare të rënies drastike së shitjeve së armëve.

Ai theksoi se nga 14.000 ton municion që kemi shitur vitin e shkuar, këtë vit kemi shitur vetëm 2.500 ton, kur në depot tona kemi edhe 38.000 ton municion për të pastruar.
Gjithashtu, nën zë, ai deklaroi se i ka bërë Afganistanit një dhuratë simbolike prej 10.000 kallashnikovësh.

Përtej faktit se ky shtet po mbahet ende duke shitur e dhuruar atë çka prodhoi dhe mblodhi sistemi i kaluar politik, përtej faktit që në dokumentet zyrtare të statistikave të shtetit të Nigerisë për vitin 2009, del se nga Shqipëria në këtë vend janë eksportuar mallra me vlerë në totalin e pabesueshëm prej 1 miliard e 346 milionë dollarëve, shifër që nuk gjen pasqyrim (siç do të ishte normale) në bilancet zyrtare të palës shqiptare dhe nuk dihet ku shkojnë këto lumenj parash, si shpjegohet që Shqipëria çarmatoset dita-ditës, ndërkohë që fqinjët e saj armatosen rëndë e më rëndë?

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Kësaj herë, do respektojmë kushtetutën...



Jozefina Topalli, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, në një deklaratë për shtyp theksoi dje mendimin e saj:

"Sa për çashtjen e zgjidhjes së kreut t'parë t'shtetit (Presidentit), un jam për respektim t'kushtetuts"

Pra, të dashur bashkëkombas, respektimi i Kushtetutës Shqiptare, nga përfaqësuesit tanë, është haptazi, çështje preference dhe jo detyrimi...
Presidenti i Republikës, Kreu i Forcave të Armatosura, zgjidhet vetëm me votat e shumicës.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Pasaporta biometrike, më tepër se shqitarë



Zëvendësministri i Brendshëm F. Poni konfirmoi para pak ditësh që pasaportat e vjetra skadojnë këtë fillim pranvere dhe ç'është më e rëndësishmja, që nga 2009-a dhe deri më sot, janë pajisur me pasaportat biometrike 2.2 milionë shqiptarë.

Po si t'ia bëjmë tani, që sipas INSTAT-it tonë të shquar (lexo të shqyer), shqiptarë kemi, (duke llogaritur nga fëmijët e sapolindur dhe deri tek pleqtë në prag të vdekjes), vetëm 2.8 milionë banorë?

Sipas zotërisë, vetëm 600 mijë shqiptarë janë ata që nuk paskan sot pasaporta biometrike, apo vetëm 2.8 milion shqiptarë ka arritur INSTAT-i të rregjistrojë nga popullsia shqiptare?!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Akuzat publike ndaj prokurorisë



“Lipset të deklarojmë se Prokuroria në kërkesën e saj, provoi edhe njëherë se mbeti në mjerim të thellë profesional dhe ligjor për argumentet dhe pseudo-provat ku u mbështet.
E shtrënguar nga mungesa e tyre, por edhe paaftësia, ne pamë se asaj gjatë gjithë procesit gjyqësor, ju rrëzuan të gjitha pseudo-argumentet, prej të cilave ajo dhe vetë hoqi dorë, duke e parashëmbur kalanë prej rërë, të ndërtuar me pasion kriminal .
Ajo që pamë dhe dëgjuam sot në këtë seancë , në të cilën ajo duhet të reflektonte, ishte që për të shpëtuar nga mbytja Prokuroria u kap me dhëmbë në gomonen e çpuar të mashtruesit të vitit.
Fatkeqësi për këtë institucion, i cili na u shfaq edhe njëherë si kollovar dhe shërbëtor i politikës së rrugës dhe jo i ligjit.
Mund të themi pa më të voglin dyshim se pafajësia e Ilir Metës, e kërkuar nga mbrojtja në seancën e sotme është evidente sepse e tillë është e vërteta”


Komunikata për shtyp e Spartak Brahos - përfaqësuesit ligjor të I. Metës, pasi dëgjoi pretencën që kërkonte 2 vjet burg e 1 milion lekë gjobë ndaj Metës.

A mendoni se të tilla sulme ballore në deklarata për shtyp ndaj institucioneve të pavarura, kryer nga avokatë, që presupozohet se duhet të mbrojnë institucionet prej ku marrin edhe profesionin, nga avokatë që presupozohet se betohen për të punuar vetëm për të vërtetën dhe vetëm të drejtën, duhen dënuar ligjërisht, nëse provohet nga gjykata se i akuzuari i tyre, është fajtor?!


Shkroi Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Urimi për vitin e Ri 2012-të




Parashikimet tuaja për Vitin e Ri, që sapo ka trokitur...?

P.s Nuk jemi në krizë ekonomike, por kemi bërë pak sherr me bredhin për inat të Babagjyshit, për dhuratat që nuk shpërndau vitin e shkuar...

Urimi më i madh i shqiptarëve atë mot ishte:

"I dashur Babagjysh!

Këtë vit më more disa nga idhujt e mi më të dashur. Si këngëtar M. Xheksonin, si aktor P. Suejz, si prezantues M. Buonxhornon, etj.

Të lutem mos harro që politikani im i preferuar është Sali Berisha.

Të kam xhan!"
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2


http://www.facebook.com/photo.php?fbid=221877707839244&set=a.221876837839331.75574.220909724602709&type=3

Plehrat dhe plehrat



Disa i quajnë plehra, disa i quajnë mbetje. Disa i quajnë helmuese, disa si një biznes fitimprurës. Disa i duan dhe bashkëjetojnë në harmoni me ato, disa nuk iu zënë dot emrin në gojë, si dhe disave gjithçka u del nga goja, e tillë ngjan.


E pra, të dashur miq e bashkombas shqiptarë, ia arritëm më në fund ditës që edhe përballë importit të plehrave nga jashtë, të rradhitemi në 2 kampe, me qëndrime prerazi të ndryshme. 

Uroj që ekipit të plehrave t'iu dalë çdo hedhje topi huq dhe toka shqiptare të mos kthehet në KOSH!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ata që çdo mëngjes ia djeg qulli, gjithë ditën i fryjnë kosit


Aleanca Kuq e Zi në 17 Janar organizon një tubim madhështor në Qytetin historik të Krujës në përkujtim të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Aleanca Kuq e Zi ve ne dispozicjon autobuzë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Lezha dhe Laci. Regjistrohuni online më poshtë.

http://www.aleancakuqezi.al/aktivitete/?regevent_action=register&event_id=1&name_of_event=17+Janar+-+Kruje

Më 17 Janar do të jemi në Krujë. Do të përkujtojmë vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ashtu si nuk është përkujtuar kurrë më parë, ashtu si Aleanca KuqeZi di të nderojë figurat historike të kombit shqiptar. Më 17 Janar eja dhe ti, mos eja vetem, merr kë të mundesh.

- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk mund të vijnë në këtë tubim, pasi nuk e dinë ku i keni gjetur lekët për të paguar autobusët.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk mund të festojnë me ju, sepse kanë frikë se K. Spahiu nuk quhet Albin Kurti dhe Aleanca Kuq e zi nuk quhet Vetvendosje.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk do t'iu bashkohen pasi kanë frikë se ju do hyni në politikë, për ti mbrojtur aty, interesat e tyre.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk do jenë me ju, sepse kanë frikë se Spahiu po tenton të marrë pushtetin e Berishës.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk vijnë sepse me paratë e shpenzuara për flamurin madhëshor, mund t'ua jepnit të pangrënëve e me arsyetimin e tyre ne nuk kemi të drejtë të festojmë asgjë.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë ju kundërshtojnë sepse gjykatat janë të korruptuara dhe zbuluan që fajin e ka K. Spahiu.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë do ligështohen sepse edhe PDIU-ja ia nisi me deklarata patriotike, por mbeti nën hundën e shtrembër të pushtetit që shet Shqipërinë.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë me zor po prisnin që të krijohej kjo Aleanca që ta akuzonin për gjithçka nuk ka shkuar mirë në këtë vend dhe për ti veshur si detyrë gjithçka nxjerr oreksi i tyre.

- Disa prej qytetarëve shqiptarë, po ashtu si disa prej qytetarëve të gjithë botës, janë kundra për çdo gjë dhe në çdo kohë, prandaj le të bashkohemi në këtë përkujtim që Gjergj Kastriotit i mungon prej më shumë se 5 shekujsh!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Puçi i


Prokurorisë iu desh pothuajse një vit i plotë hetim për të hedhur poshtë akuzat se 21 janari ishte grusht shteti, apo puç.

Tani s'mbetet gjë tjetër, veçse të merret në pyetje Kryeministri i vendit, për thikat me helm, stilolapsat-pistoleta dhe çadrat snajper. Kujt dhe ku i ka parë?!

Në foto, një puçist veteran që shëtit në bulevardin "Dëshmorët e kombit me raketë dore antitank.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Prindërit - Mos harro



Kur ishe 8 vjeç babai të bleu një akullore dhe ti e falenderove duke bërë pis pantallonat e tij, ngaqë të pikonte akullorja.
Kur ishe 9 vjeç, ai pagoi për kursin tënd të pianos dhe ti e falenderove duke mos mësuar instrumentin.
Kur ishe 10 vjec, ai të bëri shëtitje rreth e rrotull qytetit, të çoi nga stërvitja e futbollit tek ditëlindja e një shoku etj,,, dhe ti e falenderove duke dalë nga makina dhe kurrë nuk e ktheve kokën prapa.
Kur ishe 11 vjeç, ai të çoi ty me shokët e tu në kinema, për të parë filmin që pëlqeje dhe ti e falenderove duke i thënë që të ulej në një vend larg teje.
Kur ishe 13 vjeç, të sugjeroi se si ti prisje flokët dhe ti e falenderove duke i thënë se s'kishte shije për këto punë.
Kur ishe 14-të ai të pagoi një eksursion një-mujorsh dhe ti e falenderove duke mos i dërguar asnjë letër, ndërsa ishe larg.
Kur ishe 15 vjeç, ai erdhi nga puna dhe kërkonte një përqafim tëndin. Dhe ti e falenderove duke mbyllur derën e dhomës tënde me çelës.
Kur ishe 16-të ai të mësoi makinën dhe ti e falenderove duke i marrë makinën përherë.
Kur ishe 17-të ai priste një telefonatë të rëndësishme dhe ti e falenderove duke ndenjur gjithë ditën dhe natën në telefon.
Kur ishe 18 vjeç ai qau kur ti u diplomove ndërsa ti e falenderove duke festuar me shokët e tu.
Kur ishe 19-të ai të pagoi universitetin dhe solli valixhet e tua në dhomë, ndërsa ti e falenderove duke i thënë "mirupafshim", por me frikën se mos turpëroheshe në sytë e shokëve të tu.
Kur ishe 25 vjeç, ai pagoi dasmën tënde dhe ti ia shpërbleve duke ikur nga qyteti bashkë me gruan tënde.
Kur ishe 50 vjeç ai u sëmur dhe kërkoi ndihmën tënde. Dhe ti e falenderove duke menduar se ai ishte një barrë për ty.
E pastaj, një dite ai VDIQ.
Dhe vdekja e tij ra si një rrufe në zemrën tënde. U pendove për të gjitha gjërat që s'kishe bërë.

Duajini prindërit, sepse ata të falën jetën dhe bënë që të bëhesh DIKUSHI në jetë!

Depërtimi i internetit


Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit deklaroi para disa ditësh lajmin e mrekullueshëm, që Shqipëria ka depërtimin më të madh të Internetit, në Europë.

Ju, mosmirënjohës plangprishës, në vend që të duartroksini ia keni nisur edhe nga pretendimet, dashkeni edhe energji elektrike pale...

Çifti Pollo-Pango kaq kanë në dorë, vetëm të na shtrijnë kabllin!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

...vetëm 70 lekë!

Stop Injorancës


Meqenëse autobusët urbanë e jeshilë të unazës së vogël të kryeqytetit, së fundmi janë pajisur me ajër të kondicionuar e kamera që nuk kanë kapur kurrë ndonjë xhepist, që herë ndalojnë për rreth 20 minuta në stacion e lëvizin si qerre me kuaj të paushqyer, apo edhe si autobusë të marrë peng kur janë në vonesë orari, ku punësohen faturino që harrojnë të të japin biletën e fitojnë gjysmën e parave të mbledhura nga njerëzit, Presidenti i shoqatës së urbanëve ka kërkuar në Bashki rritjen e çmimit të biletës me 40 lekë (mbi 100%), duke e çuar në 70 lekë biletën e urbanit.

Personalisht nuk po e gëlltis aq keq, por madje e shoh si një nxitje të fortë që qytetarët ti rikthehen biçikletave dhe adrenalinës së madhe të gjarpërimit mes makinave, ku gjysma e tyre mbajnë ngjitur në xham fletërrufe të tipit "Kujdes - Shofer i Ri"!
Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

2 gishta në Shkodër 1990'


Zbardhet më në fund keqkuptimi i krijuar në Shkodër me Jozefina Topallin, e cila pa vënë syzet e saj të punës, kishte hasur mes turmës një fëmijë vetëm 6 muajsh, që kishte ngritur 2 gishtat lart. 

Sipas disa dëshmitarëve të atij janari të largët, fëmija kishte ngritur vërtetë gishta lart, por jo të dy... (Stop Injorancës)

Monday, January 16, 2012

Në vitin 1947, në Gjirokastër erdhën 12 mijë grekë të plagosur


Flet veterani i kirurgjisë së Gjirokastrës Kanan Zanaj, i cili ka regjistruar me dorën e tij të gjithë grekët e plagosur që mbërrinin natën spital. Si u përballuan 10 mijë operacione
 
Fatos Veliu
Janë të paktë ata që mund ta dinë ngjarjen e Gjirokastrës në vitet 1947-1949. Madje, sot mund të duket e çuditshme për shumicën e shqiptarëve fakti që në atë kohë një makinë e degës së brendshme të rrethit jugor, bënte çdo natë rrugën vajtje-ardhje nga spitali i qytetit për në zonën e kufirit ku zhvillohej lufta e përgjakshme civile që kishte përfshirë Greqinë.
Çdo natë, makina e drejtuar nga shoferi gjirokastrit Vaso Gjini sillte 30, madje në shumë raste edhe 40 partizanë grekë të plagosur. Kështu, numri i regjistrimeve në librin e spitalit të drejtuar nga kirurgu i famshëm Vasil Laboviti ( Vasili i madh, siç njihej nga të gjithë shqiptarët) arrinte afërsisht 12 mijë të plagosur. Janë bërë më shumë se 10 mijë ndërhyrje kirurgjikale, duke e detyruar në këtë mënyrë ekipin e kirurgjisë që të mos lëvizte nga salla e operacionit për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes djelmoshat që vinin radhazi në gjendje kome nga përtej kufirit. Plagët ishin të shumta dhe të rrezikshme për jetën e tyre, duke filluar nga ato të plumbit e deri te sakatime nga predhat e artilerisë apo nga minat e vendosura në fushat e luftimit. Të shumtë ishin edhe ata që ishin pa një dy apo pa katër gjymtyrë. Në këto kushte, makina e degës së brendshme kishte edhe detyrën që gjatë marrjes së të plagosurve që sillte në spital, të çonte edhe arkivolet e atyre që nuk i kishin shpëtuar dot vdekjes. I gjithë qyteti i Gjirokastrës, ashtu si edhe Korça jetonte vetëm me ngjarjet e djelmoshave të plagosur grekë që luftonin me vdekjen. Jo vetëm kaq, por të gjithë banorët e atjeshëm u solidarizuan në mënyrë të menjëhershme me urdhrin e dhënë nga qeveria e atëhershme që asnjë vendas përveç rasteve urgjente të mos shtrohej në spital, për të mundësuar kështu mjekim më të mirë për grekët.
Hollësitë e kësaj ngjarjeje për opinionin e gjerë bëhet e ditur për herë të parë vetëm sot, pikërisht nëpërmjet një cikli intervistash të Kanan Zanajt. Ai ka qenë njeriu që ka asistuar në të gjitha operacionet dhe që ka kaluar në dorën e tij të gjithë të plagosurit që mbërrinin në Gjirokastër. Ai ka qenë asistenti i parë i kirurgut të famshëm Vasil Labovitit dhe ka asistuar në 10 mijë operacionet që u janë bërë grekëve. Duke qenë përgjegjësi i pavijonit të Kirurgjisë, ai ka regjistruar me dorën e tij të 12 000 grekët e ardhur në spital. Nëpërmjet kësaj interviste, Zanaj na sjell detaje që kompletojnë ngjarjen e jashtëzakonshme në vendin tonë dhe që na ka kushtuar jo pak si popull, por që fatkeqësisht nuk njihet nga shqiptarët. Si erdhi grupi i parë i tre grekëve të plagosur në Gjirokastër. Vazhdimi i dyndjeve të tyre. Situata, qyteti që vuante për bukën e gojës, kur aty rrinin mesatarisht në një kohë mbi 350 partizanë grekë të plagosur. Si bëhej e mundur gjatë netëve sjellja e kontingjenteve të reja të viktimave dhe dërgimi njëkohësisht i të vdekurve. Çfarë ndodhte kur gjendja e rëndë nuk përballohej me mundësitë kuruese të spitalit lokal. Sajimi i rrobaqepësisë së spitalit, e cila përdorte si lëndë të parë batanijet e spitalit për të bërë pantallona për partizanët grekë. Të sëmurët që kalonin në depresion nga urrejtja që kishin për Zervën dhe rrezikshmëria që ata paraqisnin për njerëzit e spitalit, kur godisnin me çfarë të mundnin dhe ku të mundnin pasi e përfytyronin veten mes betejave. Si kapeshin nëpër korridoret e spitalit dhe mënyrat e neutralizimit të tyre. Urdhrat e fshehtë për të nisur njerëzit që ishin rëndë për në Bashkimin Sovjetik dhe si bëhej evakuimi i tyre për në Kavajë. Çfarë ndodhi në Gjirokastër deri në sulmin grek të ‘49-ës mbi kufirin tonë të jugut dhe a ka lidhje ngjarja e lartpërmendur me atë që ndodhi nga forcat e Zervës mbi kufirin shqiptar?
Zoti Kanan, si arritën të vinin forcat partizane greke në spitalet tona të jugut?
Pas çlirimit të Greqisë nga pushtuesit nazifashist në vitin 1945, forcat e EAM-it, pra forcat e majta partizane humbën pushtetin politik të vendit, i cili kishte kaluar në dorën e forcave të djathta të drejtuara nga Napolon Zerva. Pas kësaj, ato të organizuara ushtarakisht, në një mënyrë tepër perfekte dhe duke pasur një numër shumë të madh njerëzish kishin vendosur që t’i merrnin Zervës me çdo kusht pushtetin. Pas këtij vendimi të prerë, në fillimin e vitit 1947 ata u vendosën përballë ushtrisë shtetërore. Gjenerali Markos dhe komisari politik Nikos Zaharaja që ishin në krye të tyre kërkuan ndihmën te qeveria shqiptare e Enver Hoxhës, e cila kishte ardhur bujshëm në pushtet që në fundin e vitit 1944. Marrëveshja e përfaqësuesve të qeverisë me forcat e majta greke e zhvilluar në pikat e kufirit rezultoi tepër e favorshme. Predispozita e qeverisë shqiptare për të sjellë në pushtet forcat e majta greke ishte shumë e madhe. Pas këtyre konkluzioneve, gjithçka u bë realitet. Që ditën e parë të shpërthimit të luftës, drejt kufirit me Shqipërinë filluan të vinin viktimat e para për të marrë ndihmën mjekësore në qytetet e jugut, kryesisht në Korçë ku ishte baza e luftës dhe në Gjirokastër.
Thatë se luftimet e shpërthyera në Greqi ishin të ashpra. Ju kishte ardhur ndonjë informacion paraprak për këtë?
Nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar. Çdo gjë ndodhte vetëm pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, pikërisht në zonën e kufirit shqiptaro–grek. Pasqyrë e saj ishin njerëzit e plagosur që vinin në spitalin tonë. Numri i të masakruarve ishte i madh. Pamje të tilla me partizanë grek të gjymtuar dhe të masakruar, pa sy, pa këmbë dhe pa duar, të djegur dhe të përçudnuar ne i kishim të përditshme. Kjo gjë nuk linte dyshim për betejat e ashpra që bëheshin në kufi. Çdo natë, nga kufiri vinin 30-40 partizanë grekë të plagosur.
Çfarë detyre kryenit ju asokohe në spitalin e Gjirokastrës?
Unë isha vetëm 19 vjeç dhe kam qenë kryeinfermier i pavijonit të kirurgjisë së spitalit, isha gjithashtu ndihmës i kirurgut më të famshëm të Shqipërisë, i cili e mbylli jetën e tij me rezultatin e mbi 40 mijë operacioneve, Vasil Labovitit. Në atë spital kisha filluar punën në vitin 1942, që 14 vjeç.
Deri kur e vazhduat punën në atë spital?
Dola në pension në vitin 1988. Janë plot 46 vjet që unë i kam kaluar në pavijonin e kirurgjisë. Fatin tim më të madh në jetë konsideroj faktin që kam punuar pranë kirurgut më të aftë në Shqipëri, Vasil Laboviti, i cili mbajti gjithë peshën e të plagosurve grekë që kërkuan ndihmë në Gjirokastër.
Ju keni asistuar në të gjitha operacionet e partizanëve grekë që erdhën të plagosur.
Pa përjashtim i kam prekur me dorë dhe i kam regjistruar një për një të gjithë.
E mbani mend se kur ka ardhur grupi i parë nga Greqia?
Ka qenë shtatori i vitit 1947. Saktësisht datën s’e mbaj mend, ora ishte afërsisht 7 apo 8 e darkës. Makina e degës së brendshme, tip “Dajç”, mbërriti në spital me një urgjencë të jashtëzakonshme. Ajo drejtohej nga shoferi i njohur i asaj kohe në Gjirokastër, Vaso Gjini. Kur na njoftuan për t’u paraqitur në sallën e operacionit, ne fillimisht menduam se bëhej fjalë për një të plagosur. Por se kush ishte dhe nga se ishte plagosur nuk morëm vesh. Gjatë rrugës për në spital, të cilën e bëra me një frymë, më shkonte mendja te gjithfarë ndodhish, por që të kishte filluar lufta vëllavrasëse në Greqi s’e kisha menduar kurrë as unë dhe as shokët e mi. Kur arrita pashë që Vaso, në makinën e tij “Dajç” të degës së brendshme kishte sistemuar jo një, por tre persona të plagosur, të cilët që në pamjen e parë dukeshin se kishin marrë plagë tepër të rënda, sa mund t’u vihej në dyshim edhe jeta. Befasia jonë ishte akoma më e madhe kur mësuam se ata nuk ishin shqiptarë, por grekë. Aty morëm vesh atë që po ndodhte përtej kufirit tonë, vetëm pak kilometra larg qytetit.
Nuk e prisnit një gjë të tillë?
Mund ta dinin autoritetet e larta të rrethit, të cilët kishin komunikim të përditshëm me dikasteret në Tiranë. Kryetari i degës së brendshme duhet të ketë pasur dijeni, sepse ai nuk e kishte humbur toruan apo as ishte hallakatur për të raportuar apo për t’i arrestuar, siç kishte detyrën funksionale. Sapo u njoftua nga rojet e kufirit për ardhjen e grekëve të plagosur ai dërgoi menjëherë makinën e degës për t’i sjellë në spital. Që në atë moment makina vu në dispozicion për të evakuuar të plagosurit nga kufiri, për t’i sjellë në Gjirokastër dhe për t’i kthyer sërish ata që ishin përmirësuar më parë në spital. Jo vetëm kaq, por kryetari kur mësonte për numër më të madh të plagosurish dërgonte edhe një makinë tjetër në përforcim të makinës së Vasos. Kuptohet se këtu bëhet fjalë për një plan të paracaktuar dhe të detajuar mirë jo nga Gjirokastra, por nga Tirana.
Çfarë mësuat konkretisht kur erdhën tre grekët e parë të plagosur?
Mësuam se shokët e tyre të frontit i kishin sjellë me barelë. Kishin dalë në kufirin me vendin tonë dhe ndenjën në pikën e takimit të përcaktuar para fillimit të luftës nga përfaqësuesit e të dy palëve. Aty, ata ishin ndalur nga rojet e kufirit tonë të cilat menjëherë kishin njoftuar kryetarin e degës nga vareshin. Ky kishte dërguar menjëherë shoferin e degës për t’i marrë. Kështu mbërritën deri në spitalin e Gjirokastrës. Që nga ai moment ne kemi jetuar vetëm me problemet e tyre. Për dy vjet ne harruam edhe familjet dhe fëmijët tanë. Rrinim në sallën e operacionit edhe 12, 20 apo dhe 24 orë.
Sa vonoi grupi i dytë i të plagosurve pas ardhjes së tre të parëve?
Kaluan tri–katër ditësh, pastaj filluan të vinin partizanët e tjerë të plagosur. Pas kësaj, për çdo ditë kishim të ardhur të rinj. Vaso, me makinën e tij të degës së brendshme, sa linte grupin e parë në spital shkonte të merrte grupin e dytë. Në fillim sillte nga 10–12 vetë në natë, pastaj arriti në 15 madje deri në 20 vetë, por kishte edhe raste kur kjo shifër arrinte në 30 madje edhe 40 të plagosur në natë.
Sa zgjati kjo situatë?
Plot dy vjet që nga shtatori i vitit 1947, deri në prillin e gushtin e vitit 1949. Për këtë periudhë u regjistruan më shumë se 12 000 persona.
Çfarë plagësh kishin?
Po të të flas për tre të plagosurit e parë që të tregova pak më parë, ata kishin plagë shumë të rënda. Njëri ishte plagosur në këmbë dhe në gjoks. Tjetri ishte plagosur në kofshë kurse i treti ki shte një plumb në bark. Gjendja e tyre ishte me shumë rrezik. I morëm menjëherë dhe i shtruam në kirurgji. Pastaj i kaluam me radhë në sallën e operacionit ku doktor Vasili u tregua energjik si asnjë herë tjetër.
Më vonë, kur në spital nuk kishim 3 të shtruar, por njëkohësisht deri 350 prej tyre, ne kemi parë situata që ju nuk mund t’i imagjinoni. Kishte njerëz me fraktura në të gjitha pjesët e trupit, plagë në mushkri, në këmbë, në bark, të shkaktuar jo vetëm nga plumbat, por edhe bombat, minat, copat e predhave të artilerisë etj. Kishte njerëz të djegur, madje në grahmat e fundit të jetës. Veç këtyre kishte edhe shumë raste që na vinin djem të rinj pa një apo edhe dy gjymtyrë, qoftë këmbët apo dhe duart. Në këtë gjendje vinin sidomos ata që shkelnin në mina. Por kishte edhe shumë djem që vinin të verbuar fare. Pra me një fjalë kishte raste nga më të vështirat që mund të gjesh mbi tokë...
vijon nesër

Pas shtypjes së kryengritjes Zerva sulmoi Shqipërinë
Çfarë ndodhi në Greqinë e vitit 1947
Në vitin 1947, në Greqi plasi lufta civile midis forcave të EAM-it, ose ndryshe forcave partizane dhe atyre të drejtuara nga Napolon Zerva, të cilët ishin të djathtët apo të njehsuara me ato të Ballit Kombëtar në Shqipëri.
Napolon Zerva, që drejtonte forcat ushtarake të cilat ishin në opozitë me partizanët e mori pushtetin në Greqi në vitin 1945, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, forcat partizane të komanduara nga gjenerali Markos dhe komisari Nikos Zaharaja nuk u pajtuan kurrsesi me atë që po ndodhte në Greqi, por riorganizuan formacionet e tyre partizane.
Pas kësaj pune të gjatë, këto forca që ishin kundërshtare të Napolon Zervës përbënin një ushtri të rregullt me një ndërtim struktural tepër të përsosur, duke filluar që nga toga, kompania, batalioni, brigada e deri te divizioni. Nga ana tjetër, kjo ushtri partizane që u bë shumë e madhe në numër. Në vitin 1947 kishte arritur që jo vetëm të kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake, por të kishte edhe një bindje absolute te njerëzit për t’iu kundërvënë Zervës, për t’i marrë atij pushtetin me çdo kusht. Ata nuk mund të duronin dot faktin e marrjes së pushtetit nga Zerva me ndihmën e anglezëve. Në këto kushte, të dyja ushtritë u vendosën përballë njëra–tjetrës. Njëra komandohej nga Zerva, ndërsa tjetra komandohej nga gjenerali Markos. Lufta filloi dhe vazhdoi për dy vjet nën tmerrin e gjakut dhe të masakrës. Forcat e majta të komanduara nga gjenerali Markos kërkuan ndihmë te Enver Hoxha i cili u ofroi spitalet e jugut për evakuimin e të plagosurve. Mësohet se Shqipëria i ka ndihmuar ato forca edhe me ndihma të tjera. Pas shtypjes së kryengritjes në vitin 1949, Napolon Zerva sulmoi ushtarakisht Shqipërinë, sulm ky që i kushtoi popullit tonë dhjetëra e dhjetëra djem. Forcat e tij kundërshtare u larguan nga Greqia për t’i shpëtuar dënimeve ekstreme. Ato fituan vetëm nga amnistia e bërë nga Andreas Papandreu, kur erdhi në pushtet.

Jetëshkrimi
Kanan Zanaj, 46 vjet në kirurgjinë e Gjirokastrës
Në vitin 1942, kur filloi punë në pavijonin e kirurgjisë së qytetit të Gjirokastrës ishte vetëm 14 vjeç. Në këtë pavijon punonte kirurgu i famshëm Vasil Laboviti, i cili kishte kryer studimet për Mjekësi në Gjermani. Ky është fillimi i biografisë së punës së veteranit më të lashtë të spitalit të Gjirokastrës, Kanan Zanaj. Ai punoi për plot 46 vjet. Në 1988 doli në pension. Kryeinfermier i pavijonit të kirurgjisë dhe asistent i parë i Vasil Labovitit në të gjitha operacionet që ai ka kryer në spitalin e jugut të Shqipërisë. E veçanta e punës së Kanan Zanajt është momenti dyvjeçar kur në spital vërshuan grekët e plagosur gjatë luftës civile që shpërtheu nëpërmjet forcave të majta dhe atyre të drejtuara nga Napolon Zerva. Ishin mbi 12 mijë grekë që u regjistruan nga Kanani. Pavarësisht se në atë situatë ai mbajti barrën më të madhe të vështirësive, tashmë kur pyetet, thotë me modesti se gjithçka që është bërë i dedikohet punës së madhe të kolegëve të tij si: Xhevat Angonit, Katerina Lulës, Antigoni Çros, Shpresa Sakos dhe sidomos idhullit të tij të madh, kirurgut të paarritshëm deri sot, Vasil Labovitit apo “Vasili i madh”, siç e thërrisnin të gjithë. Gjithashtu, Kanan Zanaj njihet në historikun e spitalit të qytetit të gurtë të jugut, si personi që në vitin 1955 ka krijuar për herë të parë pavijonin e grumbullimit të gjakut. Ai tregon se në atë kohë në spital grumbullohej 500 deri në 600 kg gjak në vit.