Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, në një intervistë në një kanal televiziv shqiptar, denoncoi akuzat për shitje armësh, që i janë bërë shtetit shqiptar nga opozita apo media, si shkaktare të rënies drastike së shitjeve së armëve.
Ai theksoi se nga 14.000 ton municion që kemi shitur vitin e shkuar, këtë vit kemi shitur vetëm 2.500 ton, kur në depot tona kemi edhe 38.000 ton municion për të pastruar.
Gjithashtu, nën zë, ai deklaroi se i ka bërë Afganistanit një dhuratë simbolike prej 10.000 kallashnikovësh.
Përtej faktit se ky shtet po mbahet ende duke shitur e dhuruar atë çka prodhoi dhe mblodhi sistemi i kaluar politik, përtej faktit që në dokumentet zyrtare të statistikave të shtetit të Nigerisë për vitin 2009, del se nga Shqipëria në këtë vend janë eksportuar mallra me vlerë në totalin e pabesueshëm prej 1 miliard e 346 milionë dollarëve, shifër që nuk gjen pasqyrim (siç do të ishte normale) në bilancet zyrtare të palës shqiptare dhe nuk dihet ku shkojnë këto lumenj parash, si shpjegohet që Shqipëria çarmatoset dita-ditës, ndërkohë që fqinjët e saj armatosen rëndë e më rëndë?
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
No comments:
Post a Comment