Monday, January 30, 2012

Kur vlon Vlona, tronditet e gjithë Shqipëria.



 Çfarë duhet të kuptojmë nga Vlora, e cila së fundmi ka përjetuar edhe një sulm tjetër terrorist me tritol ndaj forcave të policisë?


 Pas disa vjedhjeve me armë të bankave, pas hedhjes në erë të makinës së Gjykatësit Konomi, të hedhjes në erë të makinave të disa prej biznesmenëve më të fuqishëm, të hedhjes në erë të makinës së kryetarit të Bashkisë para disa ditësh e së fundmi edhe hedhjen në erë të makinës së një efektivi policie, duhet kuptuar qartë se kryesisht në Vlorë krimi po lufton hapur shtetin në dy kampe.

 - Njëri kamp dhe më i rrezikshmi, është ai i zyrtarëve që kanë veshur rrobat e kanë zënë karriget shtetërore.

 - Kampi tjetër, është ai që e lufton shtetin, duke e trajtuar si bandë rivale.


 E jap këtë alarm për t'iu kujtuar se Vlora, që edhe emrin prej vlimit, historikisht ka qenë vatra e ndryshimeve drastike për shqiptarët, duke nisur qoftë prej shpalljes së pavarësisë e në tragjedi njerëzore si mars 97-a që përmbysi shtetin, si 9 janar 2004 që rrëzoi qeverinë e asaj kohe.

 Historia kur nuk mësohet, përsëritet. Fari i Vlonës ka kohë që ka ndezur dritën e tij.

Shkroi: Stop Injorancës

No comments: