Malcolm Brabant është një nga korrespondentët më të respektuar të rrjetit gjigant të lajmeve, BBC, i cili shpesh ka mbuluar raportimet e ngjarjeve nga Athina. Por gjatë ngjarjeve të fundit, ai nuk u shfaq më në televizion.
Gazeta britanike “Mail on Sunday” ka zbuluar se mungesa e tij nga ekrani gjatë këtij viti ishte nga një sëmundje ekstreme, e nisur pasi ai mori vaksinën e etheve të verdha, “Stamaril”.
Brenda pak orësh që kishte marrë injeksionin, temperatura e Brabant arriti kulmin dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar me shpejtësi. Ai u bë psikotik dhe besonte se ishte Jezusi.
Familja e tij beson se injeksioni i “Stamaril” që ai ka marrë, ka qenë i kontaminuar. Brabant, 55 vjeç, një veteran i vlerësuar me çmime, u shtrua edhe në Kopenhagë, ku jeton edhe gruaja e tij, shkrimtarja e mirënjohur daneze, Trine Villeman. Injeksioni i tij u bë në qendrën e vaksinimit “Atika” në Athinë, ndërsa ai po përgatitej të nisej me punë në Afrikën Perëndimore, në Bregun e Fildishtë. Brenda pak orësh nga injeksioni, temperatura e tij u rrit në 40 gradë celsius dhe nuk ulej. Gazetari u shtrua në një spital privat në Athinë dhe nuk arrinte të ndante realitetin nga imagjinata.
Ai i kishte telefonuar të shoqes duke qarë, i bindur se ishte Jezusi.
Përshëndeste personalitetet që shfaqeshin në televizion, sikur të ishte duke dialoguar me ta. Në familjen e tij nuk kishte histori të sëmundjeve mendore. Pas Greqisë, ai u shtrua në spitalin psikiatrik në Britani e më pas edhe në Danimarkë. Gjatë dy muajve të fundit, ai ka pasur mpiksje gjaku në mushkëri.
Zonja Villeman javën e kaluar nisi një peticion online për të drejtën e marrjes së përfundimeve të hetimeve nga firma gjigante farmaceutike franceze, “Sanofi Pasteur”, e cila ka prodhuar “Stamaril”.
Ajo kërkoi shtimin e hetimeve mbi këtë rast.
(G. Panorama)

No comments:
Post a Comment