Thursday, September 24, 2009

Edhe të vdekur, në borxh

Ushqime me listë! Jo vetëm. Tani edhe funerali merret veresi. Realiteti i dhimbshëm është mëse i prekshëm. Agjencitë funerale pranojnë se si pasojë e vështirësive të mëdha ekonomike që po kalojnë, njerëzit edhe në botën e përtejme i shoqërojnë të afërmit e tyre duke marrë me borxhe, duke premtuar se do t'i kthejnë paratë së shpejti.
***


Një thënie e vjetër popullore, thotë që nuk është mirë që të marrësh borxh për vdekje, por kur halli e zë dhe nuk ka nga t'ia mbajë, njeriu ka gajle të përtypet dhe të mos e marrë fort parasysh këtë fjalë të vjetër. Nëse deri tani kemi dëgjuar për ushqime me lista që mbushin defterët e dyqaneve, nuk është shumë për t'u habitur që nga pamundësia ekonomike, njerëzit të marrin borxh edhe kur vjen puna për të përcjellë të dashurit e tyre në botën e përtejshme. Është e dhimbshme, por ky është një realitet më se i prekshëm edhe në kryeqytet. Në shërbimet funerale të kontaktuara, një fakt i tillë pranohet. Drejtuesit e agjencive nuk është se kanë fort dëshirë të flasin gjatë për këtë fenomen, por as nuk është se e mohojnë.


Faiku është pronar i njërës prej agjencive funerale, nga të shumtat që janë hapur në kryeqytet. Ai thotë se ky realitet është kthyer në tejet shqetësues, por që e di shumë mirë se kjo është sot gjendja ekonomike e njerëzve. Megjithëse shërbimi funeral kushton, ai është munduar, duke ua ditur edhe hallin që kanë, të vërë dorën në zemër, dhe t'i ndihmojë njerëzit që kanë trokitur në agjencinë e tij. "Nuk është se do njeri të vijë të marrë shërbimet e mortit pa para, por nuk kanë dhe kur gjenden ngushtë njerëzit janë të detyruar edhe të kërkojnë t'i shlyejnë paratë më vonë. Unë operoj përgjithësisht me çmime të lira në treg, po prapëseprapë njerëzit janë të varfër dhe nuk kanë mundësi të shlyejnë të gjitha detyrimet".


Pronari i shërbimit funeral, tregon se ka pasur raste edhe kur është vënë në vështirësi, pasi ky nuk është problem i vetëm një personi, por është një fenomen që prek pothuajse një pjesë të mirë të shoqërisë, e cila vuan probleme të rënda ekonomike. "Njerëzit nuk kanë para. Jo tani që thuhet se është krizë, por edhe më parë kështu ka qenë. Shpeshherë jam vënë në situatë të vështirë. Jam menduar shumë nëse duhet të toleroja ose jo, pasi në fund të fundit, unë me këtë punë mbahem. Ata e dinë që nuk është mirë të marrësh borxh edhe në vdekje, por nga halli e kanë dhe jo nga qejfi". Në të shumtën e herëve, mosshlyerja e borxheve zgjat pafundësisht, sa edhe durimi humbet. Kështu ndodh po të pyesësh në ushqimore, por po kështu edhe në shërbime funerale.


Ka pasur raste, kur Faikut, pasi ka pritur t'i kthehen paratë e shërbimit të kryer dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur, edhe pasi kanë kaluar shumë muaj nga afati i premtuar, i është dashur të trokasë vetë në dyert e borxhlinjve. "Ka raste edhe kur i kthejnë. Por ka edhe raste kur paratë vonohen edhe për muaj të tërë, ose nuk t'i japin fare. Jam detyruar nga halli të shkoj edhe në shtëpitë e borxhlinjve, t'u kërkoj të më kthejnë paratë, por vetëm t'u marrësh shpirtin, se gjë tjetër nuk kanë çfarë të japin", - pohon Faiku, duke rrëfyer një pjesë të dhimbshme, nga jeta e përditshme e banorëve.

Dritan Laçi, Shekulli

Mbretëria e plehrave !

Kultura e një populli shihet nga mënyra sesi i trajton plehrat e tij, më pati thënë një miku im francez. Në atë kohë kjo shprehje m'u pat dukur gjysmë e sajuar e gjysmë humoristike. Në fund të fundit francezet kanë prirje për të krijuar sentenca! Por sot, kur malet me plehra po ngrihen ne çdo qytet, kur plastika po sundon në tokë e ujë, kur smogu dhe pluhuri kanë zaptuar ajrin, ujërat e zeza qarkullojnë lirisht në rrugë, aq më shumë bindem në vërtetësinë e kësaj sentencë të tij!




Si cdo vit, edhe sivjet kalova pushimet ne Borsh. Dhe kjo ka arsyen e vet : Borshi eshte nje nga fshatrat me te paster ne bregdet dhe deti i tij eshte vertete kristal! Por, ndersa shkoja rruges per atje, neper rrugen mrekullisht te bukur qe sapo eshte ndertuar, ne te dy anet e saj bashkeshoqeruese te saj kishe plehrat! Nje koder me plehra qe digjej dite e nate te lajmeronte perpara tabelave rrugore se po i afroheshe ketij apo atij fshati te bregdetit! Mesazhi ishte i qarte: duhej ndotur jo vetem toka dhe deti, por edhe ajri. Tmerri i vertete ishte disa kilometra perpara se te hyje ne Himare, tek Qafa e Vishes. Tymi i mbeturinave qe digjeshin aty shquhej qe larg, duke leshuar gjithashtu edhe nje arome mbytese per disa kilometra. Epo shyqyr qe pushoj pak me larg mendova, duke mos u shkeputur nga ajo shprehja " larg meje le te behet gjithcka". Por plehrat kishin filluar luften me fshatin edhe ne Borsh. E gjithe rruga buze detit prej disa kilometrash, ishte kthyer ne nje varreze masive plehrash. Edhe aty kishte filluar tradita e djegies se tyre, ndonese shtepite ndodhen disa metra larg. Kemi detin e paster te pakten mendova. Por edhe aty plehrat po tregoheshin kembengulese per te pushtuar siperfaqen dhe fundin e tij. Bisedova me disa borshiote per kete situate alarmante per fshatin, turizmin dhe te ardhurat e tyre. Me thane se komuna kishte caktuar nje makine per te mbledhur plehrat, por kishte edhe njerez qe abuzonin duke i hedhur plehrat vend e pa vend. Mirepo keta njerez, cuditerisht ishin me te shumte se sa te tjeret!

Pas pushimeve ne Borsh, u ktheva ne Tirane. Por vapa e padurueshme e gushtit me detyroi te nisesha perseri, kesaj radhe ne Pogradec. Ky qytet eshte shquar gjithnje per dy gjera: per klimen dhe per pastertine! Duke zbritur Qafen e Thanes ndalova te shihja Linin, kete fshat magjepses, buze liqenit. Thashe te shkoja e te pija nje kafe aty. Padyshim qe do te ishte nje kenaqesi. Kenaqesi mendova? M'u zu kafja ne gryke: te gjitha daljet e shtepive qe jepeshin mbi liqen, ishin kthyer ne magazina te qeseve, shisheve, bidoneve e gjithfare mbeturinash te tjera. Kam degjuar se fshatrat afer lumenjve apo liqeneve jane fshatrat me te pastra per arsyen e thjeshte se kane ujin afer. Por Lini ma hodhi poshte krejtesisht kete mendim. Lashe kafen pergjysme dhe u nisa per ne qytet. Akoma pa hyre mire ne Pogradec e ndjeva menjehere se njera prej vlerave te tij tradicionale kishte humbur:pastertia. Cuditerisht, ka disa vite, qe rruget e ketij qyteti jane te gjitha te prishura. Te gjitha pa perjashtim. Hapen kanale, vendosen tuba ujerash te bardha e te zeza, rikonstruktohen e ndertohen, te gjitha njekohesisht. Pluhuri i rri si kupole kercenuese Pogradecit. Epo, po shkoj me tutje, larg qytetit, thashe me vete. U vendosa ne Tushemisht. Ajri ishte vertete i paster, sic shpresoja, por...Tushemishtin e kam njohur qe vite perpara kur xhiroja dokumentare per televizionin. Atehere me pat bere pershtypje se ne dyshemete e shtepive kishte kanale me ujerat e burimeve rreth e qark dhe cdo familje kishte "rezervatin" e vet te koranit brenda shtepise. Burimi i ketij fshati, I bie atij mes per mes. Por aty tashme nuk kishte me koran as ne shtepite e fshatareve e as ne kanalin me uje te kulluar te burimit. Varkeza te vogla plehrash notonin qetesisht mbi te dhe bashke me rrjedhen ndalonin ne liqen.

Vapa vazhdonte te ishte mbytese ne Tirane dhe perseri mendova te largohesha prej aty. Thashe te shkoja diku ne bjeshke ca kohe. Nje pjese te mire te pushimeve ne femijerine time i kam kaluar ne Razem, nje fshat i njohur per shkodranet qe ne fillimet e shekullit te kaluar. Madje pjesa me e pasur e qytetareve kishte ngritur aty vila te mrekullueshme per verim. Epo, bashke me kujtimet e femijerise po kaloj edhe disa dite te qeta atje mendova. Rruga per ne fshat ishte e gjitha e asfaltuar, shenje e mire kjo per admiruesit e natyres. Por... kete dreq "por" me eshte dashur ta perdor disa here ne kete shkrim si mjet zhgenjimi. Aty gjeta pak pushues por shume plehra. Plehrat kishin pushtuar edhe Razmen! Ato ishin kudo : ne puset e lendines, anash vilave, neper rruget e pyllit, kudo, kudo. Edhe ketu ne mes te maleve ulerita ?! Por ulerima ime jehoi ca kohe neper gryka dhe u shua, si nje shenje e vogel proteste, por qe nuk mund te ndryshoje asgje.

Ne Tirane vazhdonte vapa. Megjithate mendova me mire te kthehesha aty sesa te "zbuloja" akoma me shume fakte per pushtimin e vendit nga plehrat. Sapo hyra ne korridorin e pallatit, me uroi mireseardhjen nje qese me mbeturina mu tek dera e tij. Edhe ketu ?! Ne ate pallat banojne njerez te shquar te biznesit, medias, profesore. Shume prej tyre mbajne punonjese pastrimi ne shtepi. Po ja qe njeri prej tyre nuk kishte hezituar te linte mbeturinat tek dera hyrese e tij. E tmerrshme!

I nervozuar nga ky fakt u ngjita ne shtepi dhe hapa televizorin. Kur jam me pushime nuk e ndjek fare, ndaj thashe te merrja vesh te rejat. Por edhe ketu nuk gjeta rehat. Pashe dy kronika televizive: e para bente fjale per numrin e turisteve qe ishte shtuar me 35% ne raport me vitin e kaluar. E bukur kjo, thashe me vete. E dyta bente fjale per Lumin e Tiranes. Nje specialist I ambientit thoshte ne interviste se ne ate lume jo vetem nuk kishte me peshq, por vinte ne dyshim nese kishte ndonje gjallese ne ujerat e tij. E gjitha kjo sepse shtrati i lumit ishte kthyer ne depozite masive plehrash.

U kujtova per sentencen e shokut tim. Nje shtet kuptohet se si jeton dhe cfare mireqenie ka nga plehrat, vazhdova sentencen e tij. Perpara viteve '90 cdo familje I mblidhte mbeturinat ne nje gazete dhe i hidhte ne koshin e vetem qe ishte per disa pallate, gje qe tregonte varferine e skajshme qe perjetonin qytetaret e tij. Atehere, qofte nga sasia, qofte nga cilesia (ato ishin te gjitha mbetje ushqimore dhe plastika nuk njihej fare ne vend) qytetet e perballonin me sukses mbledhjen dhe trajtimin e tyre. Shqiperia ka ndryshuar shume vitet e fundit. Eshte rritur e zhvilluar ne cdo aspekt. Mireqenia eshte ku e ku me e larte se ajo e viteve te urise! Shenje e ketij zhvillimi jane edhe plehrat. Tashme vendin e nje kazani plehrash e kane zene dhjetera te tille. Nga nje grusht mbeturinash, tashme shihen qytetare qe hedhin dy apo me shume qese plastike te mbushura plot te kazanet e plehrave. Por ky tregues mireqenie, na eshte kthyer gjithashtu ne nje tregues te kultures sone, apo me mire te themi te mungeses se qytetarise sone. Po behen investime madheshtore ne rruge, energji, kanalizime e ujesjelles. Por vetem ne nje aspekt nuk kemi investuar qofte edhe nje lek te vetem: ne trajtimin e plehrave, duke e kthyer vendin ne nje varreze te pafund plehrash, te cilat na demtojne ne, natyren dhe te ardhmen tone.

Eshte e gezueshme qe numri i turisteve rritet cdo vit, por kjo do te ngjase deri ne nje dite, qe do te jete mjaft e afert nese nuk do dime te trajtojme mbeturinat urbane. Dhe kjo nuk eshte vetem ceshtje e qeverise apo e pushtetit lokal, por ne radhe te pare ceshtje qytetarie. Ne duhet ta meritojme kete emer jo se banojme ne qytete, por sepse perfaqesojme kulturen qytetare. Dhe ndeshkimi i natyres nuk po na mungon: jane rritur ne shifra te frikshme te semuret me kancer, me probleme respiratore apo me infeksione te ndryshme.

Ndaj i dashur qytetar, i zgjedhur vendor apo qeveritar, mos harroni se plehrat po na marrin veç cilësisë së jetës edhe vetë jetën.



Agron Bala, Koha Jonë,

Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtin !!!

Ka një të keqe që është më e madhe se gjitha të këqijat që mund të të ndodhin: e ajo është kur mësohesh të jetosh me të keqen pranë vetes, kur e ke fqinj atë që mezi pret të ta kallë shtëpinë dhe të ta shkatërrojë familjen, kur vetëm pse nuk mund të përballesh me shkaktarin e të keqes tënde, bën kinse sikur nuk e sheh.

Dhe nga ky këndvështrim duhen vlerësuar ngjarjet e para disa ditëve, kur qindra huliganë maqedonas hynë nëpër oborret dhe shtëpitë e shqiptarëve të lagjes Nerez të Shkupit dhe rrahën fëmijë dhe gra të pambrojtura shqiptare. Edhe kjo para syve të policisë dhe duke i paralajmëruar maqedonasit e kësaj lagjeje t’i largonin veturat e tyre nga rrugët, duke u thënë se aty do ketë tollovi. Pra, duke mos e fshehur se ngjarja ka qenë mirë e organizuar dhe ka pas qëllim të caktuar. Qëllim që edhe nuk është gjithaq i vështirë të zbulohet: që banorët e kësaj lagjeje të vetme multietnike në komunën Karposh të Shkupit t’i braktisin vatrat e tyre. E që do të thotë se kjo ngjarje mbase është pjesë e një projekti më të madh: që “xhepat” shumetnikë të Shkupit të pastrohen nga shqiptarët. Gjë që mund të përfundojë shumë tragjikisht për tërë Maqedoninë dhe që dëshmon se ky shtet i ka xhepat e shkoqur për të ruajtur në to baraspeshën e përbërjes së saj shumetnike.

Dhe përderisa shqiptarët e Nerezit shëronin plagët e marra dhe pyesnin publikisht se pse policia nuk i mbrojti nga huliganët maqedonas, deputetët e kësaj zone - i zgjedhuri i PDSH e tani “aktivist” i Gruevskit, Imer Selmani dhe ai i BD - bënin çmos që ta qetësonin situatën dhe ajo të mos dilte nga kontrolli. Ndërkohë, atyre nuk u erdhi në ndihmë asnjë nga politikanët maqedonas. Me çka deputetët shqiptarë të krijonin përshtypjen se janë shumë naivë, se nuk e kishin kuptuar se situata është nën kontrollin e atyre që hartojnë koncepte si duhet pastruar “pjesa maqedonase” e Shkupit nga shqiptarët. Pra, ata të linin përshtypjen se nuk e kanë kuptuar se “Komitët” e përkëdhelur nga VMRO-DPMNE në pushtet, hyjnë lirshëm nëpër vendbanimet shqiptare, jo pse janë trima, por pse janë të mbrojtur nga disa struktura shtetërore të Maqedonisë.

Pra, politikanët shqiptarë i qetësonin bashkëkombësit e tyre nga Nerezi duke i bindur të ruanin gjakftohtësinë, edhe në çastet kur ata shihnin se si nënave të tyre u rridhte gjak nëpër trup. Por, ndërkohë, po ata politikanë nuk u treguan nerezalinjve pse nuk i mbrojti policia që është e paguar të mbrojë jetën dhe pasurinë e tyre. Nuk u shpjeguan si është e mundur të mbetesh gjakftohtë dhe i qetë, kur sheh qartë se dikush pandërprerë të provokon, kur e sheh ashiqare se dikush ndjehet i qetë, vetëm atëherë kur nuk ka fqinj shqiptarë. Andaj, jo vetëm për nerezalinjtë, por për gjithë shqiptarët e Maqedonisë, mbeti e paqartë pse politikanët e tyre kërkojnë përmbajtje nga populli i vet, e nuk i sigurojnë mbrojtje nga ata që, sa herë u kujtohet, të vijnë te pragu i shtëpisë e të tregojnë sa të urrejnë, sa i pengon prezenca jote fizike. Nga ata që edhe kur përcjellin ndeshje të futbollit, e ku nuk merr pjesë asnjë ekip shqiptar, brohorisin “Smërt na shiptarite!” (“Vdekje shqiptarëve!”)

Nuk ka dyshim se në këtë shtet dikush luan rolin e të verbrit, se dikush bën sikur nuk e sheh as atë që shihet po aq qartë sa edhe kryqi i madh mbi majën e malit Vodno, nga ana jugore e Shkupit. Njësoj siç nuk ka dyshim se shqiptarët e Maqedonisë paguajnë çmim edhe për shkak se partitë e tyre ndryshe e vlerësojnë situatën ndëretnike në Maqedoni. Kështu që, përderisa për PDSH pozita e shqiptarëve të këtushëm është tragjike, BDI atë e vlerëson si të mirë. Pra, përderisa kryesuesit e PDSH kërkojnë ndihmë nga Tirana e Prishtina, Ali Ahmeti thotë se çdo gjë është duke shkuar mirë dhe se Tirana zyrtare duhet të vazhdojë ta përkrahë Maqedoninë në ecjen e saj drejt NATO-s dhe Brukselit. E shqiptarëve u mbetet pritja, u mbetet të durojnë dajakun e “Komitëve” që të arrijë dita, kur do shohin se kush vuan nga verbëria: ata që thonë se është keq e më keq, apo ata që vlerësojnë se kësaj rruge arrihet deri tek e mira Ajo që është e qartë që tani, ka të bëjë me atë se shqiptarët e këtushëm nuk u besojnë kryesuesve të PDSH as atëherë kur ata thonë se namazi i xhumasë falet të premten. E lidhur me deklaratat e Ali Ahmetit se çdo gjë është në rregull, shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më shpesh e pyesin veten: Vallë ai sheh diçka që është e padukshme për ne apo di diçka që e fsheh nga ne?

Kur jemi te PDSH, deputetët e kësaj partie këto ditë e braktisën parlamentin republikan. Dhe kjo parti - si edhe gjithë të tjerat - këtë veprim demokratik e ka përdorur sa herë që ka qenë në opozitë. Mbase për shkak se ajo ka koncept veprimi vetëm për të qeverisur apo ngaqë larg grazhdit të pushtetit asaj i ringjallet nervi kombëtar. Sido që të jetë, mbetet e çuditshme pse kryesuesve të saj nuk u është kujtuar edhe veprimi i vetëm që u ka mbetur i paprovuar për të dëshmuar se janë partia më shqiptare në Maqedoni: në shenjë revolte për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve të këtushëm, ta braktisin shtetin dhe të veprojnë ilegalisht nga Tirana e Prishtina. Me çka do e kishin më pranë kryetarin e tyre shpirtëror, e shqiptarët e këtushëm ndoshta do i merrte malli për këtë parti, e cila, si të gjitha partitë e tjera shqiptare, kur është në pushtet, Maqedoninë e sheh si parajsë për shqiptarët, e posa mbetet në opozitë, shtetin e përjeton si ferr e kryeministrin Gruevski - dikur të ngritur në qiell nga Arbër Xhaferi - e ndjen njësoj siç e ndjejnë çeçenët Putinin.

Sa u përket thirrjeve të shqiptarëve të këtushëm drejtuar Tiranës zyrtare, që ajo të bëjë të mundshmen që ta lehtësojë betejën e tyre me institucionet shtetërore, të cilat në pjesë të madhe janë edhe antishqiptare, kjo thirrje i ngjanë trokitjes në derën e të shurdhrit. Më në fund, krerët e Shqipërisë nuk janë si ata të Bullgarisë, të cilët për një shtetase të tyre të burgosur e çuan në këmbë tërë Maqedoninë. Mbase presidenti Topi me flokët e lyera me xhel, as që e di sa të burgosur politikë shqiptarë ka në Maqedoni e Serbi, e jo më të reagojë si kolegu i tij bullgar, i cili e detyroi presidentin e maqedonasve, Ivanov, që ngutshëm të mendojë për lirimin e bullgares së burgosur. Apo thënë ndryshe, politikanët e Tiranës janë aq “properëndimorë e aq paqedashës”, sa nuk duan që topi i tyre të njolloset nga lojërat politike ballkanase.

Ata kanë drejtuar shikimin drejt së ardhmes së ndritshme, andaj ai u është mjegulluar nga shkëlqimi i saj dhe i pengon të shohin se çka është duke ndodhur sot me shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës e Shqipërisë. Kështu që kot e ke të thërrasësh Tiranën zyrtare në ndihmë: ajo ende jeton shurdhërinë e shkaktuar nga inferioriteti politik përballë fqinjëve të vet. Kështu që nuk është e çuditshme pse huliganët maqedonas hyjnë aq lirshëm nëpër shtëpitë dhe oborret e shqiptarëve për t’i rrahur fëmijët e gratë e tyre. Ata mbase e kanë kuptuar se, sado që ata t’i rrahësh, do vijë ndonjëri që do i qetësojë e do i bindë se duhet ruajtur gjakftohtësia, të kërkojë nga ata të ofrojnë dëshmi se janë popull paqedashës, se deri në vdekje do kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë. T’i bindë se e ardhmja do jetë shumë më e mirë, duke mos u shpjeguar si ta mbijetojnë të sotmen, si t’ia dalin sot, kur përballen me ata që hapur të dëshmojnë se mezi presin çast të volitshëm të ta djegin shtëpinë dhe të ta shfarosin familjen.

Nga Kim Mehmeti G.Tema

Mendësia skizofrenike serbo-greke ortodokse, e kthimit të fakteve me kokën poshtë

Radoviç " Serbët dhe shqiptarët kanë luftuar bashkë më 1912-1914 për çlirimin e Shkodrës" !?



Fitorja e fundit diplomatike e shtetit shqiptar me nënshkrimin e protokolleve të NATO-s nga presidenti Bush, i ka trazuar në maksimum qarqet shoviniste greke dhe sërbe në Ballkan. Duke parë me një shpirtligësi e trishtim të thellë këtë fitore historike për kombin shqiptar, diplomacitë greko-sërbe përpiqen të zhvasin nga trupi i raskapitur shqiptar edhe copën e fundit të koncesioneve të padrejta.

Pas zbardhjes së raportit idiotik dhe terrorist të qeverisë shoviniste greke drejtuar nje institucioni serioz si Be-ja, ku tre të pestat e Shqipërisë pretendohen si greke ( në cilin shekull jetojmë!!!!), shantazhet e këtij shteti nuk kanë të ndalur dhe vazhdojnë çdo ditë.
Greqia nuk ratifikon protokollin e NATO-s, nuk ratifikon MSA-në. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia është shtyrë për në kalendat greke me shpresën tipike bizantine se mos kjo çështje kthehet përsëri në tryezën e bisedimeve dhe në agjendat sërbo-greke për rregullimin (shkatërrimin) e shqiptarëve dhe Ballkanit.

Duke shfrytëzuar avantazhin e madh të të qenit anëtare me të drejta të plota në BE dhe NATO, Greqia përveç tjerash ka kërcënuar qeverinë shqiptare në mënyrë tipike bizantine e gjysëmzyrtare, duke kërkuar ndërtimin e katër varrezave të ushtarëve grekë gjoja të rënë në Shqipëri gjatë LDB. Varrezat kërkohen të ngrihen në kufijtë e të a.q Vorio-Epir, term ky me të cilin të gjithë grekët pa dallim emërtojnë tokat shqiptare të Shqipërisë së mesme.
Pasi ka gllabëruar Shqipërinë e poshtme me kryeqytet Janinën që më 1912, qeveria greke tashmë i është drejtuar Shqipërisë së mesme me kryeqendër Gjirokastrën.Në këtë kryqëzatë nacional-ekstremiste, Greqia shfrytëzon c\'do dobësi dhe ç\'do rast të mundshëm për të shantazhuar në mënyrën më të rëndë dhe më të pabesueshme shtetin tonë - Republikën e Shqipërisë.
Së fundi duket qartë që shantazhi është bërë më i organizuar, më i koordinuar dhe shumëdimensional.Një lajm nga qarku i Shkodrës zbardhi dhe vërtetoi për të satën herë me rradhë aleancën e sëmurë antishqiptare Greqi-Sërbi.
Është siç duket përpëlitja e fundit e çmendurisë greko-sërbe kundër demokracisë së brishtë ballkanike, para faktorizimit përfundimtar të Shqipërisë me anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE .

Për çka është fjala?

Njëri nga organizatorët e protestave sllavo-malazeze kundër pavarësisë së Kosovës, i a.q "peshkop" i së a.q "kishë ortodokse" sërbe, Amfilohije Radoviq, Ati shpirtëror i një morie të vrasësve massive të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, e kaloi kufirin shtetëror apo kufirin e dhunshëm sllav mes shqiptarëve të Tuzit dhe shqiptarëve të Shkodrës, dhe erdhi në …..Shkodër.Kjo u ngjan atyre tregimeve policore me kthimin e kriminelit në vendin e krimit. Kthimin e vrasësit në vendin e krimit e shkakton një forcë e padukshme por shumë e fuqishme në trurin e tij - gjaku i viktimës.
Pra, Radoviqi i famshëm në Sërbi e në gjithë ish Jugosllavinë erdhi në Shkodër. Në Shkodrën shqiptare atë e priti spiuni grek i vetëshpallur si prift ortodoks, Nikolla Petani. Ky Nikolla, përndryshe mik i Nikollas Gaxojanis e priti mikun e Radovan Karaxhiq, Radoviqin, në cilësinë e përfaqësuesit të së a.q " Kisa orthodhokse autokefale e Skiperise", me drejtues, sipas vetë grekëve - "patriotin dhe punëtorin e madh të çështjes kombëtare greke" - Anastas Janullatos.
Përvec Petanit, Radoviqin e priti edhe shqiptari i fisit Nikçaj i sllavizuar dhe ortodoksizuar me emrin e adoptuar Radojca Nikç - eviq. Shikoni si i ngjajnë njëri tjetrit tradhtarët si dy pika uji.Në jug ishte shqiptari Agron i Kosinës së Përmetit, i pagëzuar nga "kisha ortodokse" greke në Vasilis Thomollaris.Këtu është Nikçi i pagëzuar dhe Nikçe - viçizuar nga "kisha ortodokse" sërbe. Megjithatë, ndërrimi i emrave dhe kombësisë është çështje e karakterit të ulët personal dhe nuk duam të meremi me to.
Radoviqi e hapi gojën dhe foli. Dhe i përsëriti propagandat dhe pallavrat e zakonshme gati dyqindvjeçare të shovinizmit sërbo-grek. Kosova mezi shpëtoi nga kishat politike sërbe dhe nga gjoja varret e gjithfarë malukati tjetër sërb. Tani këta së bashku me grekët iu lëshuan mbi shpinë Shqipërisë. Kishat e moçme shqiptare katolike u shpallën nga Radoviqi si kisha ortodokse sërbe.Dhe për ideologjinë greko-sërbe atje ku ka një kishë ortodokse është provë e padiskutueshme shkencore se aty kanë jetuar në të kaluarën dhe jetojnë akoma sot grekë përkatësisht sërbë.

Radoviqi shpalosi edhe njëherë urrejtjen patologjike deri në çmenduri ndaj çdo gjëje shqiptare kur deklaroi se në Shqipëri kemi " vizituar monumente romake, sllave, bizantine". Askund nuk u përmendën monumentet shqiptare. Radoviqi është përfaqësuesi modern i traditës sërbo-bizantine të mohimit të plotë të ekzistencës së hershme shqiptare në Ballkan. Dhe kush mohon ekzistencën e një kombi fare haptas para kamerave dihet se çfarë plane tjera ogurzeza thur në fshehtësi. Përndryshe do të kishte thënë se "vizituam edhe monumente shqiptare kristiane në Shkodër". Por Radoviqit dhe Janullatosit nuk ua lëshon goja fjalët e tilla si p.sh "monumente të hershme shqiptare kristiane", pasi ata janë të dy satanë me rrobë të zezë që tërë kohën merren me politikë falsifikuese antishqiptare dhe shumë pak ose aspak me shenjtëritë qiellore.

Radoviqi u kujtoi gjithë shqiptarëve se varret janë të shenjta pa marrë parasysh se cilës fe i takojnë, por varrit të Isa Boletinit dhe varreve të mijërra shqiptarëve të tjerë të masakruar në Podgoricë, Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rozhajë, më 1878-1912, e mijëra të tjerëve më 1945 në Tivar, as që u dihen gjurmët. I gjithë territori i vogël prej 13.000 km2 i Malit të Zi është një varr i madh masiv i dhjetëra mijëra shqiptarëve të masakruar gjatë gjithë historisë së ekzistencës së këtij vendi si sllavishtfolës. Historia parasllave e Malit të Zi është shqiptare e proshqiptare. Varri i Isa Boletinit në Podgoricë u shkaterrua në mënyrë publike nga politikanët nacional-ekstremistë, përndryshe miq të "peshkopit" Radoviq, në vitet 1990. Nuk e dimë sa ka qenë ndikimi shpirtëror i bariut Radoviq në këto shkatërime, por duke parë rekordin e tij të mëvonshëm, s'besojmë të ketë qenë i pakët.

Një detaj shumë interesant i propagandave të Radoviqit ishte ajo mbi luftën e përbashkët antifashiste të shqiptarëve dhe sërbëve në Shkodër. Vetëm këtu Radoviqi pati shumë të drejtë.Komunistët shqiptarë jo vetëm në Shkodër, por edhe në Kosovë, Maqedoninë perëndimore, Mal të Zi e deri ne Camëri, luftuan deri në fund kundër interesave kombëtare të popullit të vet dhe për interesa ruse pansllaviste të daljes në detet e ngrohta. E bënë këtë me vetëdije ose jo, kjo është çështje intelegjence e psikologjie personale.Faktet historike nuk merren me psikologjitë individuale të personave të ndryshëm. Dhe fakt historik është se shumica e atyre pak "partizanëve" të Shkodrës dalin me emra e mbiemra sllavë. Ky ishte nje detaj shumë intrigues i deklaratës së këtij prifti - avokati të kriminelëve të luftës. Këtë ta kenë pak parasysh ata "shqiptarë" që në debatet brendashqiptare mbrojnë 29 nëntorin si popi kryqin.

Shteti shqiptar detyrimisht dhe përfundimisht të mbajë qëndrim ndaj këtyre maskaradave me varre të imagjinuara ushtarësh grekë dhe sërbë në Shqipëri, dhe ndaj pseudo-historive me kisha të imagjinuara etnike greke apo sërbe në territor shqiptar. Shteti dhe shkenca shqiptare të mbajnë qëndrim edhe në lidhje me të a.q "xhami osmane" të cilat luajnë në kartën e njëjtë falsifikuese joshqiptare si bizantinët dhë sllavët. Del se në hapësirën etnike shqiptare të gjithë okupatorët e huaj kanë ndërtuar dicka. Vetëm shqiptarët paskan kaluar si hije të padukshme nëpër fazat e ndryshme historike duke mos prodhuar asgjë nga kultura materiale dhe shpirtërore. Këto banditizma raciste duhet të marrin fund. Nëse qeveria nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë le ti lërë vendin një qeverie e cila mund ti thotë një "JO" të madhe e të prerë lojës së këtillë falsifikuese shumë të rezikshme me të kaluarën e kombit tonë. Është për tu përshëndetur veprimi i pushtetarëve lokalë të Shkodrës, të cilët e injoruan në tërësi këtë peshkop kriminel në vizitat e tija të çoroditura për të gjetur fantazma varresh në këtë pjesë të vendit. Pushtetarët shqiptarë të Shkodrës kanë vepruar në kontrast të plotë me veprimet e pabesueshme të disa pushtetarëve lokalë shqiptarë në jug të Shqipërisë, të cilët janë shndërruar në agjentura të hapuara të shovinizmit të sëmurë falsifikues e vrastar grek. Shteti shqiptar të ndalojë me ligj dhe të shpallë persona non grata të gjithë banditët grekë e sërbë duke filluar me Anastas Janullatosin e Vasil Bollanon e duke mbaruar me Amilohije Radoviqin dhe Rozafa-Moraçën e Shkodrës.

Është koha e fundit që qeveria shqiptare të mbajë qëndrim për këto veprime banditeske dhe falsifikime të pabesueshme që i bëhen të kaluarës tragjike të kombit shqiptar në Ballkan. Qeveria të mbajë qëndrim pasi këto veprime për zbulime varresh, kishash e shkollash greke e sërbe në Shqipëri mbështeten dhe de fakto janë, qëndrime zyrtare të qeverive greke dhe sërbe respektivisht.

Në fshatin Bardhaj, disa kilometra larg Shkodrës, shteti shqiptar të ngritë një përmendore 100 metër të lartë, ku të përkujtojë mbrojtjen heroike të Shkodrës nga ata mijëra ushtarë shqiptarë të paemër, e jo të merret me kërkesat e çmendura të kriminelëve të luftës dhe fondamentalistëve të sëmurë sllavo-ortodoksë. Ushtarët sërbë të groposur në fshatin Bardhaj mund të jenë 10.000 mijë ose edhe më shumë, por ata janë okupatorë dhe masakrues të cilët po ta kishin pushtuar Shkodrën nuk do kishin lënë këmbë të gjallë shqiptari në atë qytet. Në Korçë, Kolonjë e Përmet, shteti shqiptar të ngritë përmendore dhe memoriale të mëdha kolektive për mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë në mënyrat më të tmershme pikërisht nga ata ushtarë grekë për të cilët tani kërkohet të ngrihen memoriale. Toka shqiptare të pastrohet sa më shpejtë nga eshtrat e këtyre banditëve prej të cilëve është duke rënkuar që nga viti i bardhe dhe i zi njëkohësisht, viti 1912.

(shkembi.com)nga Valon Kurtishi

Aleanca greko-serbe !

Shqipëria, varrezë e CO² ?

Jo shumë vjet më parë, një protestë qytetare ndali ndërtimin në Shqipëri të impianteve gjigante ku parashikoheshin të digjeshin plehrat e Italisë. Rreziku i ndotjes ndërgjegjësoi shqiptarët për t’i thënë “Jo!” sjelljes në vend të impianteve që përveçse do të zgjidhnin problemin e plehrave të Shqipërisë, do të zgjidhnin edhe një pjesë të problemit të Italisë, me një kosto të lartë mjedisore për Shqipërinë.


Sot vendi ka një tjetër problem, mungesën e energjisë elektrike. Ndaj ashtu si në “kohën e plehrave”, po ofrohen zgjidhje që të kënaqin më shumë se një palë. TEC-e ndotëse me bazë qymyrin synohet të ndërtohen në Shqipëri, por me kusht që shumica e energjisë së prodhuar të shkojë në Itali, apo në Greqi, ndërsa këto do të mbetet bashkë me ca pak Megavat edhe i gjithë dyoksidi i karbonit i prodhuar.
Dhjetorin e kaluar, ish-kryeministri italian Romano Prodi erdhi në Shqipëri, ku deklaroi se dëshironte ndërtimin e një termocentrali me qymyr në bregdetin shqiptar me kapacitet 1500 MV. Pak javë më parë, Presidenti i PPC, Takis Athanasopoulos erdhi në Tiranë për të kërkuar leje për ndërtimin e një termocentrali me qymyr në Porto Romano me fuqi 500-800 MV. Mësohet se kryeministri Berisha gjatë takimit i ka bërë të qartë grekëve se Shqipëria nuk do të pranojë të dyja termocentralet dhe se do të zgjedhë mes dy projekteve bazuar mbi kritere të posaçme, mes të cilave, edhe kriteri i propozimit të parë. Në këtë mënyrë sugjeroi se mundet që lejen ta marrin italianët. Projekti grek synon Porto Romanon si zonë për ndërtimin e TEC-it.
Prof. Ing. Sazan Guri, ekspert i çështjeve mjedisore, shpjegon se në fakt, duket se të gjitha rrugët të çojnë te qymyri, por nga ana tjetër nukjanë bërë studimet dhe vlerësimet paraprake mbi nevojën e investimeve, vëllimin e tyre, si dhe nuk marrë mendimi i ekspertëve për përzgjedhjen ndërmjet projekteve të ndryshme.
Sipas Gurit, TEC-i me gaz është më miqësori me mjedisin, por perspektivat e gazit janë shumë larg. Në këtë kuptim, ndoshta mund të duhen rreth 10 vjet që Shqipëria të hyjë në rrjetin e gazsjellësve rajonalë. “TEC-i me naftë nga ana tjetër, paraqitet jo rentabël në kushtet kur një fuçi naftë e papërpunuar po vrapon rreth çmimit 200 dollarë. Ndaj përjashtohet si mundësi ndërtimi i TEC-ve të tilla për arsye furnizimi normal me energji elektrike. Një TEC i tillë mund të shërbejë vetëm si “TEC krize”, pra të përdoret në situata shumë të vështira energjetike, duke qenë se lënda e parë sakaq kushton shumë dhe do të vazhdojë të kushtojë gjithnjë e më shumë”, vëren inxhinieri.
Ekziston edhe ideja e një centrali bërthamor, por në kushtet tona, sipas ing. Gurit, është një ide disi e çuditshme dhe mund të thuhet se kemi shumë rrugë për të bërë derisa të arrijmë atje, nëse një ditë vërtet duam dhe mundemi.

“Në këto kushte mbetet vetëm një alternativë: TEC-i me qymyr. Qymyri kushton lirë dhe ka rezerva të pamata në mbarë globin. Vetëm se duke qenë tejet ndotës, nevojiten kosto shumë të larta për të instaluar filtrat përkatës, filtra gjigantë DNOX dhe D-Sulfuring”, thotë ai. Megjithatë, inxhinieri vëren se këto filtra ndalojnë disa gazra helmuese si dhe grimca që çlirohen gjatë djegies së qymyrit, por jo CO2. Dioksidi i Karbonit nuk mund të ndalet. “Ai thjesht do të çlirohet në atmosferë në një masë të konsiderueshme. Teknologjia e TEC-ve të sotme me qymyr është përmirësuar ndjeshëm, por ata kushtojnë 10 herë më shumë se dikur, për shkak të filtrave”, sqaron ai.
Sazan Guri thotë se mbi të gjitha na duhet të kemi një proces transparent për sa i përket investimeve në energji. Duhet të përcaktohet në bashkëpunim me ekspertët sa është raporti optimal ndërmjet “green energy” (energji e gjelbër, jo ndotëse) dhe “brown energy” (energji ndotëse bazuar te djegësit fosilë). “Në rastin e vendit tonë, disa ekspertë thonë se ky raport duhet të qëndrojë diku te 80% për energji të gjelbër dhe 20% për pjesën e prodhuar përmes djegësve fosilë. Nevojitet gjithashtu të përfshihen edhe aktorë të tjerë, nga komuniteti, ekspertë të ambientit etj. Çelësi është transparenca dhe aktualisht, transparenca lë për të dëshiruar”, vëren profesori për MAPO-n.

Sipas inxhinierit, ne sot kërcënohemi nga Italia, e cila kërkon të sjellë një TEC me qymyr 1300 MV, si dhe nga Greqia, e cila kërkon të instalojë një TEC prej 500-600 MV. Varianti italian parashikon një impiant 700 MV në Levan dhe një tjetër 600 MV në Shëngjin, ose një impiant 1300 MV në Porto Romano. Ai kritikon edhe Romano Prodin, i cili e konsideroi këtë investim, si të “panegociueshëm”.
Gjithashtu, ekziston një projekt kinez, për momentin i mbajtur në sirtar për një TEC me qymyr prej 600 MV në Cërrik. Të gjitha këto janë vepra me bazë qymyrin. “Projekte që edhe sikur të kryhen me teknologjinë më të mirë të mundshme, përsëri do të lëshojnë një sasi shumë të madhe CO2 në ambient. Kjo do të na krijojë probleme të shumta jo vetëm shëndetësore, por edhe në marrëdhëniet tona me Klubin Evropian, ku kreditit tona të emisioneve të CO2 do të jenë më të larta nga sa na lejohet, ndaj do të penalizohemi”, sqaron ai.
Inxhinieri shton se edhe fabrikat e çimentos lëshojnë një sasi shumë të madhe CO2 në ambient. “Bëhen investime pa i kthyer sytë nga mjedisi dhe shëndeti i njerëzve. Problemi është se vendimet merren shumë lart dhe nuk ekziston një bashkëpunim qeveri-ekspertë për të përcaktuar një normë të përshtatshme “green-brown”, si dhe për të zgjedhur investimet më të përshtatshme”, thekson ai. Nga ana tjetër, eksperti i çështjeve të mjedisit kujton se ne nuk po zëvendësojmë as pyjet e prera, dhe në të njëjtën kohë po shtojmë dozën e dyoksidit të karbonit dhe ndotësve të tjerë, përmes investimeve të pamenduara që po bëjmë. “Duhet kuptuar që ky vend ka një sipërfaqe toke të kufizuar, një mjedis të kufizuar, një numër të kufizuar njerëzisht. të gjitha resurset janë të kufizuara, por lakmia njerëzore nuk është e tillë”, vëren inxhinieri.
Sipas Sazan Gurit, “në këto kushte na duhet së pari të përmirësojmë legjislacionin mjedisor dhe më pas të shkojmë drejt Demokracisë Mjedisore, ku komuniteti dhe aktorët e tjerë janë aksionerë në vendimmarrje të tilla, pasi këtu po flasim për disa pasuri si toka, ajri dhe uji që na përkasin të gjithëve, nuk janë pronë thjesht e qeverisë, apo e disa individëve”.

Bashkëpunim me Kosovën?

Por, përse nevojiten investime TEC-esh me qymyr në Shqipëri, kur vetëm pak qindra kilometra më tutje nga kufiri, ndodhen rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, në Kosovë? Ndërkohë që Shqipëria ka rezerva të bollshme ujore e për rrjedhojë edhe të prodhimit të energjisë nga impiantet hidrike, Kosova, nuk disponon të tilla kapacitete, por disponon rezerva qymyri të pamata. Në më shumë se një rast ekspertët e energjisë kanë diskutuar për një shkëmbim energjie me Kosovën. Në rast investimesh ë përshtatshme, Kosova do të ketë shumë energji, jo vetëm për të përmbushur nevojat e saj, por edhe për të shitur.
Aktualisht, Shqipëria po i jep Kosovës energji elektrike. Raportimet në media flasin për 125 megavat/orë energji elektrike, ose sa gjysma e kapacitetit transmetues të linjës 220 kilovolt Fierzë-Prizren. Ndërkaq reduktimet e ashpra kanë përfshirë Kosovën, kjo për shkak të avarive të rënda blloqeve të termocentraleve, ndaj kryeministri Hashim Thaçi ka shpallur gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike. Kosova blen 40% të energjisë elektrike nga Serbia, pjesën tjetër nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Por Maqedonia dhe Greqia, zakonisht kanë mungesa të energjisë elektrike, kështu që Kosova e merr energjinë elektrike nga Serbia ose Bullgaria.

Ndonëse mund të jetë vërtet e pafuqishme aktualisht, gjasat janë që me investimet e duhura të shndërrohet në një superfuqi energjetike në të ardhmen e afërt. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, pritet që në Evropën Juglindore, rritja mesatare vjetore të jetë në nivelin 2,3% deri në vitin 2020. Kapacitetet operacionale ekzistuese në rajon janë në masën 43,9 GV (gigavat), çka është pak më shumë se 5% i totalit të kapaciteteve evropiane. Këto kapacitetet dominohen nga termocentrale që përdorin linjit (qymyrguri) si lëndë të parë. Sipas parashikimeve të ABS Energy Research, zhvillimi i kapaciteteve të reja në Evropën Juglindore, do të arrijë në nivelin 75 GV brenda vitit 2020. Kjo tregon një rritje dinamike të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike me një rritje mesatare prej 3,6%, sipas së cilës, krejt kapacitetet e rajonit do të arrijnë në nivelin 7% të totalit të kapaciteteve evropiane. Megjithatë, ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk do të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë rajonin, pasi në vende të ndryshme, prioritet do të jetë rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese.

Ndërkaq, Kosova është ndër vendet me më shumë rezerva qymyrguri në botë. Jo vetëm kaq, por këto rezerva janë të cekëta dhe nuk nevojitet gërmimi në thellësi deri në hapje galerish, por mjafton përdorimi i makinerive të gërryerjes në sipërfaqe, siç mund të jenë edhe ekskavatorët e thjeshtë. Kjo do të thotë se ndërtimi i megatermocentraleve në këtë zonë është plotësisht i mundur.
Firmat kryesore prej të cilave Shqipëria importon, kanë shfaqur njëzëri interes për ndërtimin e një termocentrali vigan në Kosovë. Madje, ironikisht listën e kryeson serbja EFT, kreu i të cilës Vuk Hamoviç, i pyetur pak vjet më parë për natyrën e pazakontë nga pikëpamja patriotike mbi mundësinë e këtij investimi, u përgjigj: “Just business!” Eksperti i energjisë, Gjergj Simaku, vëren se bashkëpunimi do të ishte shumë i mundur dhe i frytshëm në këtë rast, duke kombinuar, rezervat 100% hidrike të Shqipërisë me ato termike të Kosovës. Kështu të dyja palët do të mund të përfitonin shumë nga ky shkëmbim i ndërsjellë. “Nëse flitet pastaj për një termocentral të madh, i cili është plotësisht i realizueshëm, do të ishte një lehtësim i madh për të gjithë rajonin”, vëren eksperti i energjisë Gjergj Simaku.

Në këtë pikë, dilemat mes zgjedhjeve të ndryshme janë të forta, por diçka është e sigurt. Më në fund, Shqipëria ka hyrë ne epokën e saj industriale-energjetike, dhe për momentin, askush nuk mund ta thotë nëse përfundimi i TEC-manisë do të jetë një histori suksesi apo disfate. Koha do ta tregojë më mirë, por megjithatë, fillimi nuk duket i mbarë…

R.Mapo, Ervin Qafmolla

Ç'është DEJA-VU ?

Deja-Vu, vjen nga frengjishtja që do të thotë : "E sapo parë"

Disa shkencëtarë mendojnë se fenomeni DEJA-VU është i lidhur me anomalitë që paraqiten gjatë funksionimit normal të trurit, të cilat quhen gabime gjatë njohjes.


Si arrihet deri tek këto gabime?



Kur ngjarja e perjetuar ne moment na duket e njohur, ne ne fakt nuk e kujtojme ate, por nje ngjarje nga e kaluara qe eshte i perafert dhe e ngjashme me te. Ndonje element i situacionit te tashem, aktivizon nje fare "grushti" ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume te peraferta me momentin qe po perjetojme.

Paramendoni sikur te jeni ne ndonje feste. Njerezit perreth jush jane te dehur. Paramendoni se cdo te ndodhe kur festa do te mbaroje dhe kur secili do duhet te hipi ne veture dhe te niset per ne shtepi. Papritmas e keni ndjenjen e te perjetuares. Ne fakt, ju keni arritur tek nje "fajl" i sistemit nervor, ne te cilin eshte skeduar kujtesa per ndonje feste tjeter, ku keni qene para ca muajsh apo vitesh.
Dhe atehere njerezit kane qene ne disponim, dhe ty te ka kaluar i njejti mendim neper koke.
Sipas specialisteve, nqs dy ngjarjet jane te lidhur edhe me moment emocional, mundesia per paraqitjen e Deja vu-se eshte shume me e madhe.

Shkencetare te tjere mendojne se deja vu-te jane anomali te perceptimit.

Sipas kesaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i percepojme dhe si e paramendojme realitetin e jashtem. Problemi qendron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trurore. Ata jane si dy lloje truri ne koke. Edhe pse funksionojne simultanisht dhe jane teper te koordinuar, secila hemisfere nga cdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate per vete, te ndare.
Le te supozojme se hemisfera A e pranon ate informate disa pjese te sekondes me pare se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet nje ndjenje e mjegullt e dickaje te njohur. Ose ndjenje, kete vec e kam pa. Dhe me te vertete e kemi pa, pjese te sekondit me pare, nepermjet hemisferes A.

Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 eshte edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.
Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet ne nje situate te dhene. Receptoret tuaj degjojne, shofin, ndjejne dhe skladojne informacion te jashtem. Por mendja juaj eshte ne Hene apo mijera kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.

C`ju ka ndodhur?

Thjesht koshienca juaj ka ndaluar shetitjen perreth Galaksise dhe eshte kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju eshte shfaqur ne te kaluaren. E keni ndjere sekond me pare, por vetem me trup. Tashme, kur mendja eshte kthyer, e perjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini kete.

Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs ketu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikoanalitiket.
Ne fakt, psikoanalitiket kane sqarim te tyre per kete fenomen dhe kjo serish eshte e lidhur me gabime gjate percepimit.
Serish na duket se ngjarjet i kemi perjetuar me pare, por ne fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve te ngjajshme. Por kete here-pershkak autocenzures se mendjes sone. Per disa shkaqe, ajo shtyp memorien per ngjarjen e vjeter, ne menyre qe nuk i lejon te del ne siperfaqen e koshiences sone. Truri yne i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut ne nje situate te cuditshm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.

Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmone e pranishme ne deja vu.
E po si ndryshe te ndjehemi gjate gjithe asaj qe po na ndodh? Normalisht, si ne mjegulla.

http://science.howstuffworks.com/deja-vu.htm

Pergatiti: Mirsad Asani F.Sh.



Po për ju ç'është DEJA-VU dhe kur e keni përjetuar diçka të tillë ?

E vërteta historike mbi karakterin etnik të “vorio epirotëve”.

Historianët dhe gjuhëtarët quajnë Greqi territorin e banuar nga grekët edhe para se ata të arrinin në atë vend. Dy qytetërimet e para evropiane paragreke, të cilat kanë lulëzuar në Kretë dhe në pjesën më jugore të gadishullit Ballkanik (Greqi e sotme) para se të arrinin grekët në këto vende, quhen padrejtësisht qytetërime greke.
Pra, termat grek dhe Greqi përdoren shumë më tepër nga ç’duhet. Ta ngasësh nga ana tjetër, këta terma nuk ndeshen as në fjalorët e mitologjisë “greke”, sado të vëllimshëm të jenë. Arsyeja është e thjeshtë: emrat Graeci dhe Graecia kanë dalë në epokën romake dhe rrjedhin nga emri Graii, emër lokal i një fisi ilir, që banonte pranë Dodonës. Për P. Kretschmer-in dhe të tjerë kërkues të mirënjohur, këto emërtime janë një përshtatje nëpërmjet italishtes të emrit të fisit ilir Γραες (A. Ernout, “Latin Graecus”, n. 98, f. 211).
Edhe emri Helen është shumë i diskutueshëm. TH. Harrison (1988, f. 24) mbron se eponimi Helen, stërgjyshi i grekëve, është i trilluar. Çka është më tepër, ky autor shton se, edhe në epokën klasike (550-300 para e. s.), helenët nuk përbëjnë etnos, por një genos.
Grekët, kaq të pakët në Greqi në vitet 550-300, si mund të jenë të pranishëm para, gjatë dhe pas kësaj periudhe kohe në Epir? E pra, ata kanë qenë të pranishëm në kolonitë greke të vendit.
Kolonitë greke në Epir.
Koloni greke quhet një grup grekësh, të shpërngulur nga Greqia në dhe të huaj, ku jetojnë duke ruajtur zakonet dhe gjuhën amtare. Këtu termi koloni nuk ka asgjë të përbashkët me kuptimin tjetër: vend i pushtuar me forcë nga të huajt.
Në rastin tonë kolonia përbën një territor të huaj për popullin, që e rrethon. Fakti që vetë autorët grekë dhe helenofilë flasin për koloni greke në Epir dëshmon se Epiri nuk ka bërë ndonjëherë pjesë në Greqi. Nuk ka koloni greke në Athinë, apo në Peloponez, por ka vetëm jashtë Greqisë, ashtu siç ka pasur e ka dhe sot koloni shqiptare në Rumani, në Egjipt etj.
Eubeasit dhe korinthasit kanë themeluar kolonitë e para në bregdetin epirot. Në këto koloni janë ngritur qendra tregtare, të cilat me kohë u transformuan në koloni të metropoleve greke.
Një pjesë e popullsisë përherë në rritje e këtyre kolonive përbëhet nga “të huaj” epirotë. Kolonët grekë gjetën mbështetje te këta “të huaj” vendas për t’u shkëputur politikisht nga metropolet greke. Këto koloni kanë qenë të shkëputura edhe nga mbretërit e Epirit. Por, me mbretër si Pirrua mund të merret me mend se kolonët grekë do t’i jenë nënshtruar autoritetit mbretëror vendas, ose mund të jenë riorganizuar në komuna administrative dhe ushtarake, sipas sistemit ilir në fuqi. Mund të merret me mend gjithashtu se kolonitë greke në Epir do të kenë qenë transformuar në koloni epirote dhe, për këtë arsye, do të kenë humbur formacionet e tyre demokratike. Në këtë rast termi koloni merr një vështrim të ndryshëm nga i mëparshmi.
Shthurja e rendit fisnor në Epir i ka dhënë mundësi zgjerimit të mëtejshëm të tregtisë me qytetet greke. Nëpërmjet kolonive greke ka depërtuar helenizmi në Epir. Kolonitë ishin qendra tregtare dhe vatra të kulturës greke.
Ilirizimi i kolonive greke.

Depërtimi i elementit etnik epirot në kolonitë greke ka ndikuar në përbërjen etnike të popullsisë së këtyre qyteteve. Emrat ilirë në gurët e varreve, të zbuluar në nekropolet e këtyre kolonive, përbëjnë një pjesë të madhe të emrave të njohur të banorëve të këtyre kolonive. Duke filluar nga sh. III para e. s. kolonitë greke humbasin karakterin tipik të kolonive, sepse tashmë popullsia përbëhet, në pjesën më të madhe, nga epirotët. Madje emrat ilirë të prytanëve dhe të magjistratëve monetarë, që gjenden në drahme dhe në bronze, tregojnë se epirotët kanë fituar të drejtën e qytetarisë, duke përfshirë këtu edhe postet më të lartë në jetën komunale.
Nekropolet tumulare, aq të përhapur në Iliri, në Maqedoni dhe në Epir, mungojnë në kolonitë greke. Përjashtim bën nekropoli tumular i Apollonisë, i cili dëshmon për një traditë të ruajtur nga mënyra e varrimit ilir të taulantëve, të cilët banonin në krahinat përreth
Apollonis. Kodërvarret e këtij qyteti do të jenë shfrytëzuar nga paria fisnore autoktone, e cila bënte pjesë në popullsinë e kolonisë. Varreza tumulare e Apollonisë pasqyron periudhën fillestare të lidhjeve dhe të influencës dypalëshe mes kulturës vendase dhe asaj greke.
Prania e armëve në inventarin e varreve, sidomos prania e majave të ushtave dhe e thikave prej hekuri, është një tregues i ruajtjes së disa traditave ilire në ritet e varrimit. Kurse inventari grek në këto tuma tregon faktin se ilirët vlerësonin objektet e luksit të artizanatit të përparuar grek.

Tipare antropologjike iliro-epirote.

Në pikëpamje antropologjike ilirët përbënin një popullsi adriatiko-mesdhetare, ku dallohen qartë edhe tiparet alpine dhe nordike. Studimet antropologjike të qindra skeleteve njerëzorë, të zbuluar në Glasinac (Bosnje), venë në dukje karakterin nordik të ilirëve. Nga nëntë perandorët romakë me prejardhje ilire, tetë kanë qenë leshverdhë dhe me sy të kaltër.
Mirëpo numri i kafkave, të zbuluara në Epir është shumë i vogël për popullsinë e hershme të Epirit. Këto skelete janë zbuluar kryesisht në varrezat e qyteteve, ku ka pasur koloni greke. Për më tepër në Iliri dhe, sidomos, në bregdetin iliro-epirot, ka pasur shumë skllevër. Si thotë Dr. K. Patsch, “Ilirët, të dhënë pas luftërave dhe dëfrimeve, nuk kishin as dëshirë as kohë të lirë që të merreshin me bujqësi. Për këto punë të rënda ata kishin robërit e luftës, numri i të cilëve do të ketë qenë i madh…”.
Megjithatë, mund të mbështetemi në studimet e thelluara antropologjike të J. Nemeskérit, A. Dhimës etj. për të nxjerrë argumente në të mirë të karakterit etnik ilir të epirotëve.
Tiparet protonordike të skeleteve të varrit qendror të Dukatit, që i përkasin bronzit të hershëm, na kujtojnë tipin verilindor evropian, të ndryshëm nga tipi mesdhetar.
Sipas studiuesve të përmendur më lart elementet antropologjike adriatike të skeleteve, të zbuluar në Karstin triestin, në Olteni, Bosnje, Serbi, Shqipëri dhe në Epir, tregojnë se në këto vise kanë banuar grupe të ndryshëm ilirësh. A. Dhima flet për oshilacione tipologjike të etnisë ilire.
Edhe materialet skeletike të shek. VI-XI të e. s., të zbuluar në Dukat e Piskovë, dhe skeletet e shek. XIII-XV, të zbuluar në Kaninë e në Çepunë, njihen në literaturën antropologjike si materiale dinarike. I bazuar në këtë lëndë, A. Dhima ka ndjekur evolucionin e elementit antropologjik autokton, “adriatizimin” e shqiptarëve të Epirit.

Etnografi.

Etnografët mendojnë se, në gjendjen e sotme të kërkimeve arkeologjike, mund të njihen disa petka, të përdorura nga ilirët në Epir. Etnologët sintetizojnë të dhëna dokumentare dhe historiografike për të arritur në përfundimin se këtu është fjala për rroba, që ilirët dhe epirotët kanë përdorur. Por, disa aspekte metodike të trajtimit të këtij problemi nga etnologët do të mund të diskutoheshin.
Linja ose dalmatika është një petk i gjatë e i gjërë, me rrip në ije, i punuar me fije leshi.
Isidore de Séville shënon : « dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum)… ».
Dalmatica është zbuluar në bustin e “gruas së Dimalit », në Krotinë. Në një gur varri, të zbuluar në Drashovicë është riprodhuar një burrë, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir është zbuluar në tërë Ilirinë dhe në Epir.
Z. Çulić e përshkruan hollësisht këtë veshje ilire. Dr. K. Patsch (1923, 53) shton se mbi këtë dalmatica ilire hidhej krahëve një mantel me rrudha. Ky petk tjetër ilir mbahej në shpatullën e djathtë me një gjilpërë dhe mbulonte krahun e majtë, ndërkohë që krahu i djathtë ngelte i pambuluar. “Më vonë kjo dalmatika ilire (vazhdon historiani vienez) u bë modë në Itali dhe, duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 të e. s.), u përdor si veshje në rrethet më të larta romake; pastaj, iu ndërruan stofi, forma e stolia dhe u bë veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona”.
Fustanella. Ky petk ilir është zbuluar në monumentet e Ribić-it (Slloveni), në Glasinac (Bosnje) etj. “Vajza e Vlorës” mban gjithashtu një fustanellë për gra.
Karakteri ilir i fustanellës është pranuar nga shumë specialistë në etnografi (F. Nopcsa, 1959).
F. Konitza mbron se “… fustanella pak kohë më parë ishte një pjesë e veshjes kremtërore të çdo njeriu prej dere të mirë si në Shqipëri të sipërme ashtu edhe në Shqipëri të poshtme. Puna që të tilla moda veshjeje mund të gjenden dhe në vendet fqinje s’tregon tjatër gjë veç influencës së fortë që shqiptarët kanë ushtruar në kohën e shkuar mbi kombësitë rreth e rrotull. Për shembull, është thënë me përsëritje prej studimtarëvet të këtij subjekti se i ashtu-qojturi kostum modern “grek” në të vërtetë është një imitim i poshtër i kostumit shqiptar. Ky kostum u përhap në mes të Grekëve në shekullin e katërmbëdhjetë, kur Shqiptarët nënë Gjin Bua Shpatën shkelnë dhe pushtuan Greqinë”.
Për fustanellën shqiptare shkruan dhe poeti i njohur britanik: “Shqiptarët, me veshjen e tyre, më madhështoren në botë, të përbërë prej një fustanelle të gjatë, … - me pisqolla dhe jatagane të stolisur me argjend…” (G. G. Byron).

Llabana është një kapuç i thjeshtë prej leshi.

Busti i “gruas së Krotinës” (Dimal) jep dëshminë e parë për këtë element të veshjes ilire të sh. III-II. Llabana del në reliev edhe në objekte të tjera arkeologjike, të zbuluar në Durrës dhe në Koplik.
M. V. Martial përmend llabanën e liburnëve (cucullus liburnicus). Ky kapuç mund të gjendet dhe sot në Epir. Llabana përdoret edhe në krahina të tjera të Shqipërisë si Korça, Mirdita etj.
Guna. Kjo dallohet qartë në një stelë, të ekspozuar në muzeun e Vlorës. Në një basoreliev duket shëmbëlltyra e një iliri me gunë krahëve. Janë zbuluar edhe skulptura të tjera, të veshura me gunë.
Të bazuar në të dhëna arkeologjike dhe etnologjike iliro-shqiptare, studiues shqiptarë kanë mbështetur opinionin e F. Nopcsa-s, Schuchardit etj., sipas të cilëve këtu është fjala për një element të veshjes ilire.
Riza. Kjo është një shami koke, e përdorur nga gratë ilire.
Diana, hyjni ilire (Eqrem Çabej) mban në kokë një rizë. Në një stelë, të zbuluar në Vlorë, dallohet një grua me rizë në kokë. Një rizë të këtillë mban në kokë një grua, e cila paraqitet në një stelë, të zbuluar në Apolloni.
Opingat dokumentohen në gërmime arkeologjike, të bëra në Dervenberg, Glasinac, Bihac etj. Këto opinga dallohen nga opingat e tipit laptia të popujve sllavë, të cilët do t’i kenë marrë nga ilirët. Si këto opinga mund të gjenden dhe sot në Shqipëri dhe në Epirin e jugut
Sigurisht, ka dhe elemente të tjerë të veshmbathjes së ilirëve dhe epirotëve, për të cilët nuk kemi ende referenca të mjaftueshme.
Kjo veshmbathje ilire, e përdorur në Epir dhe në Iliri, provon se këtu është fjala për një komunitet kulture mes epirotëve dhe ilirëve. Por, ky unitet nuk përjashton ekzistencën e elementeve specifikë në zona të ndryshme të hapësirës gjeografike iliro-epirote. Kjo njësi kulture nuk përjashton as ndikime të qytetërimeve fqinje.


Konkluzion.



Në këtë artikull jam përpjekur të vë në dukje karakterin etnik ilir të epirotëve, duke u mbështetur mbi bazat e të dhënave mitologjike, arkeologjike, gjuhësore, antropologjike dhe etnografike.
Mitologjia dhe feja, të ashtuquajtura greke, kanë qenë fillimisht pellazge. Autorët e Greqisë së vjetër dëshmojnë se danajtë kanë përqafuar fenë pellazge ashtu siç ka qenë. Kurse disa autorë të tjerë kanë formuar panteonin grek me elemente të mitologjisë pellazge. Këto fakte i pranojnë historianë të njohur të ditëve tona. Prandaj mund të konsiderohen si të vjetruara konkluzionet e disa autorëve modernë mbi përparësinë e mitologjisë dhe të fesë greke në Ballkan dhe në Evropë.
Tradita homerike dëshmon për një gjeografi politike të kufizuar të Greqisë së vjetër, ku Epiri, Maqedonia, Kreta dhe ishujt e Egjeut nuk figurojnë. Në “Katalogun e anijeve” Homeri kalon në rivistë të gjithë luftëtarët akeas, të mbledhur në fushën e Trojës. Mirëpo, në këto kontingjente akease nuk ka as epirotë, as maqedonas.
Kujtesa kolektive pellazge, letërsia dhe historia e shkruar helenike dëshmojnë për karakterin etnik jo grek të epirotëve.
Burimet e hershme greke dëshmojnë për lidhjet etnike mes pellazgëve, ilirëve dhe epirotëve.
Gjuha e epirotëve nuk figuron më vete në pemën gjenealogjike të gjuhëve indo-evropiane. Kjo gjuhë nuk ka pasur lidhje me greqishten. Kjo e fundit përmban fjalë pellazge. Një pjesë e mirë e emrave, që gjenden në mbishkrimet e zbuluar në Epir, janë ilirë.
Toponomastika pellazge/ilire është shumë e pranishme në Epir. Toponimia e sotme epirote ruan forma karakteristike të evolucionit fonetik të gjuhës shqipe. Epiri bën pjesë në territorin e formimit të shqipes.
Argumentet e N. G. L. Hammond mbi dyndjet nga Evropa qendrore drejt Greqisë të “popullsive kurghane”, të cilat flisnin një greqishte parahistorike, bien në kundërshtim me të dhënat e traditës greko-romake, si dhe me rezultatet e arkeologjisë së dhjetëvjeçarëve të fundit. Epiri përbën, njësoj si Maqedonia dhe Iliria, një pjesë të territorit të qytetërimit të Fushave me Urna. Epirotët nuk kanë pësuar asnjë ndikim grek në ritet e varrimit. Varrimet në tuma provojnë vazhdimësinë etno-kulturore ilire në Epir. Kërkimet e dhjetëvjeçarëve të fundit të A. Harding vënë në dukje se pjesa më e madhe e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, të zbuluar në Greqi, janë ose të tipit adriatik apo ilir, ose objekte arkeologjike barbare, të ardhur nga Evropa qendrore.
Epiri ka të përbashkët një numër karakteresh etnokulturorë me Ilirinë dhe me Maqedoninë.
Kolonitë greke në Epir kanë qenë ishuj të vegjël grekë në gjirin e popullsisë ilire të Epirit.
Argumenti i heshtjes së burimeve për një migrim të vonshëm, ilir ose shqiptar, në Epir mund të vlejë në të mirë të iliricitetit të epirotëve. Toponimia e kësaj krahine, e cila ruan format karakteristike të evolucionit fonetik të shqipes, përjashton çdo mundësi të ndonjë përhapjeje të vonshme të shqipes në Epir. Elementet që renditëm më lart tregojnë qartë irrealitetin dhe tendenciozitetin e teorisë së “Vorio Epirit”. Argumentet e mësipërm na bindin për iliricitetin e epirotëve të lashtësisë. Pra, themi se është në përputhje me realitetin historik të merret Epiri i jugut si pjesë përbërëse e Ilirisë, ose me fjalë të tjera, të pranohet si e vërtetë historike e padiskutueshme përkatësia etnike shqiptare e Çamërisë.
*Doktor në Histori i Universitetit të Franche-Comté-së*
ARSIM SPAHIU*

Burimi: http://www.gazetametropol.com/print.php?idt=44462

Skandali i farave me OGM!!!

Kanceri i farave të ashtuquajtura vetvrasese (OGM: ORGANIZMA GJENETIKISHT TE MODIFIKUARA) pasi nuk prodhjne të mbjella dhe të destinuara të mos jene produktive nevitet e mevonsheme mbrriti edhe ne Shqiperi !!!

Bujqerit Shqiptar protestojne kunder farave vetvrasese qe nuk japin të mbjella, por vetem fusha me vegjetacion dhe kallepe misri bosh duke sjell deme të jashtezakonshme nderrmarrjeve të vogla lokale dhe kombetare, të cilet kane kryer shpenzime të medha per pergatitjen e terrenit dhe mbjelljen.
Ne shenjester të polemikave eshte AGROBLEND shoqeria koncesionare per shperndarjen e farave, dhe nje shoqeri franceze eksportuese, Agro Blend

Perfaqsuesi i AGROBLEND qe eshte edhe kryetar i bashkise se Vores Fiqiri Ismaili ka deklaruar dy dite më pare (ne fund të Gushtit) se gati 10 tonelata më fara misri jane importuar nga Franca, dhe per tu vetshfaqsuar ka pohuar se mungesa e të mbjellave vjen nga probleme gjate fazes se pllenimit dhe të kushteve atmosferike duke mos patur as nje ide të qarte mbi fenomenin.
Fiqiri Ismali : “Prej 10 ditesh kemi konstatuar problemet më kete lloj fare misri të importuar nga Franca, ne menre të veçante nga nje nga shoqerite eksportuese të farave ne Europe. Gjate prodhimit kemi konstatuar nje problem pllenimi qe ne kete rast më keto fara nuk kryhet. Behet fjale per nje nderrmarrje “serioze” (mafjoze) të sektorit dhe qe ka shitur më shume se 200 tonelata më fara misri ne Shqiperi, nder të cilat 10 tonelata të shitura ne Burrel, Peshkopi, Elbasan, Peqin, Gramsh etj ne të cilat jane shfaqur probleme ne fazen e pllenimit”
Banoret e Pajoves ne rrethin e Peqinit kane deklaruar se do denoncojne nderrmarrjen dhe do kerkojne demshperblimin per demin e shkaktuar ne investime. Gjithashtu kane kerkuar pezullimin e koncesionit eskluziv të AGROBLEND qe i eshte dhene nga Drejtoria e Bujqesise, e Ushqimit dhe e Konsumtoreve dhe nga enti Shteteror i Farave /fidaneve. Ne konferencen per shtyp Ministri i Bujqesise Jemin Gjana ka deklaruar qe demshperblimi i buqerve eshte i mundeshem vetem pasi të kryhen analizat qe do vertetojne fajesine e farave ne prodhimin zero!! Sipas Ministrit Gjana Nderrmarrja shperndarese AGROBLEND nje nga nderrmarrjet shperndarese ne vend qe nga 1993 nuk na qenka pergjegjese!!

Ministrit Gjana: “Pse duhet të jete pergjegjese AGROBLEND per kete skandal? Duke qene nderrrmarrje shperndarese nuk i ka prodhuar farat, të cilat jane prodhuar nga nje nderrmarrje tjeter, qe siò e kam thene dhe here tjeter eshte më fame boterore! Dhe askush ne shqiperi dhe as AGROBLEND nuk mund të imagjinonin se farat pas mbjelljes do jepnin fryte sterile”




Deklarata homoseksuale e Ministrit të Bujqesise eshte sa qesharake aq edhe e paturpeshme!!
Fryt i manipulimeve gjenetike të multimacionaleve si MONSANTO, DUPONT e DOW CHEMICALS, farat OGM prodhojne vetem nje të korrur të vetme qe do të thote qe prodhojne të mbjella sterile të cilat nuk eshte e mundur ti mbjellesh serisht per të vazhduar ciklin e jetesor!
Ne nje situate të tille bujqerit jane të detyruar ti drejtohen çdo here per çdo mbjellje furnitorit !!
Bimet gjenetikisht të modifikuara (OGM) jane nje shpikje shkencore gjenetike qe fshehin nje operacion katastrofik tregtar ne dem të ekonomive të shteteve ne zhvillim e siper, (siç eshte Shqiperia) të cilat behen skllave të kompanive të huaja multinazionale private ! Keto lloj taktikash synojne nje dobsim të ekonomive perkatese duke shkaterruar tonelata me të mbjella jetike per fshatrat qe varen nga bujqesia dhe per gjith vendin!! Ky eshte nje KRIM ne të gjitha kuptimet, dhe rrezikon të kompromentoje ekosistemin jo vetem ekonomik por edhe ate natyror Shqiptar!

Për info te metejshme se çfare është një organizem gjenetik i modifikuar: http://en.wikipedia.org/wiki/Genetic...ified_organism


Për te kuptuar arsyen pse i duhet thënë JO ORGANIZMAVE GJENETIKISHT TE MODIFIKUAR:http://www.saynotogmos.org/

Zgjohu shqiptar mos fli por zgjohu!!!




Panariti: Kompanitë kanë futur fara OMGJ për të përfituar

Sekretar i LSI-se për Bujqësinë dhe Mjedisin Edmond Panariti, deklaroi sot ka denoncuar atë që po ndodh në bujqësi, me farërat e importuara. Sipas Panaritit, fara e ardhur në vend është e modifikuar gjenetikisht , duke shkelur ligjet në fuqi.

“Kjo sepse për të ruajtur eksluzivitetin e patentës së tyre, firmat prodhuese i programojnë gjenetikisht këto fara për të prodhuar vetëm një sezon, në mënyrë që fermerët të mos mbledhin fare për sezonin e ardhshëm dhe njëkohësisht të pengohet transmetimi i tipareve tek bimët e tjera të vendit. Por përveç dëmit të madh të shkaktuar këtë vit, futja e këtyre farërave OMGJ, në radhë të parë bie ndesh me ligjin e ushqimit dhe atë të ruajtjes së biodiversitetit”-theksoi Panariti për mediat.

Në emër të LSI, Panariti kërkoi të ndalohet kategorikisht tregtimi i materialeve biologjike dhe i inputeve të tjera ne vend pa kontrollin rigoroz dhe certifikimin nga institucionet e fushës.05/09/2008 23:56

Start !

Janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se greku Janullatos, nuk ia do të mirën as Kishës “Autoqefale” Orthodokse Shqiptare, e as popullit Shqiptar.
Ky antishqiptar i përbetuar duhet të largohet sa më parë !!!


Zgjedhja e largimit te tij nuk mund ti lihet vetem besimtareve orthodokse shqiptare për vete faktin se Janullatos nuk është zgjedhur ne krye te kishes nga besimtaret, por nga politika Anti-Shqiptare e politikaneve tanë.
Paturpesisht Janullatos ka kërkuar edhe nënshtetësi shqiptare!
Do të ishte fyerje për të gjithë shqiptarët dhe e pafalshme nëse Shteti Shqiptar i jep nje Anti-Shqiptari të përbetuar, nënshtetësi shqiptare !!!

Pse Anastasios Janullatos në Greqi citohet, respektohet e nderohet nga të gjitha organizatat kriminale "vorio epirote" ENVI, SFEVA, MAVI etj ???




Nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave "vorio epiriote" dhe të quhet "mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri" nga eksonentet e ketyre organizatave kriminale !
Gjithashtu ajo që duhet diskutuar është fakti se si ka mundësi që organizata terroriste dhe kriminale si ato të "vorio epirit", flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët !!

Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga vendi që ka djegur jugun e Shqipërisë nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë që prej vitit 1940 !!
Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin:

1- Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë.

2- Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë.

3- Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare.

4- Marrja e financimeve edhe nga organizatat "vorio epirote" për të ndërtuar kisha sipas një stili grek.

5- Reklamimi si "shenjtorë" i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që kanë punuar kundër gjuhës shqipe.
Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro-greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek të ishte në krye të KOASH.

Po si erdhi Janullatos ne Shqiperi?

Eksarku grek Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, Janullatos të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

"Shkëlqesia juaj!
Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.
...Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik.
Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark (patriark i perkoheshem).

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar. Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura. , për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë".

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.

Mbi gjuhën greke në faqen e web sitit të Kishes Orthodokse “Autoqefale” Shqiptare !!

Po të shikoni faqen e kishës ortodokse në rrjet, midis gjuhës shqipe të detyruar dhe asaj anglishte, do të vini re dhe gjuhën greke!

Kureshtja na detyroi dërgimin e një mesazhi sqarimi në lidhje me perdorimin e gjuhës greke, dhe përgjigjja që morëm ishte kjo:

“Pershendetje! Gezuar festat dhe qofte nje vit i bekuar!
Gezohemi qe keni vizituar faqen tone te internetit! Ne kete faqe perpiqemi te presantojme nje tablo te jetes dhe veprimtarise se Kishes Orthodokse te Shqiperise .... Dhe ne kete kuader perpiqemi ta prezantojme ne nje publik te gjere, ashtu siç eshte interneti qe nuk ka kufije (as shtetesh as kontinentesh) pra jo vetem shqiptar por edhe te huaj, keshtu shfrytezjme mundesine per ta prezantuar edhe ne anglisht si gjuha me e perdorur ne bote. ...Nderkohe ne jemi ne perpjekje e siper per te prezantuar jo vetem ne anglisht por edhe ne gjuhe te tjera, si greqisht, rusisht etj. Kemi vene tani per tani si nje mundesi prezantimi edhe ne greqisht sepse eshte gjuha me e perdorshme pas anglishtes ne Kishen Orthodokse ne bote. Dhe madje akoma jemi ne punim e siper sepse akoma nuk e kemi vendosur materjalin prezantues.
(njesoj siç e kemi ne shqip dhe ne anglisht).
Kjo eshte arsyeja e vendosjes se mundesise prezantuese ne gjuhen greke te jetes kishtare shqiptare, ashtu siç eshte edhe per anglishten dhe per gjuhe te tjera qe mendojme te veme ne te ardhmen.
Ju urojme shendet dhe suksese ne jete!
nga stafi orthchal”

Pas mesazhit që morëm, verifikuam nëse ishte e vërtetë që gjuha greke ishte më e përdorura në kishat ortodokse në botë dhe kontrolluam në faqet e tyre të internetit.
Por ne këto faqe nuk kishte asnje gjurmë të gjuhës greke, siç pretendojnë këta bukuroshët greko-fil të kishes shqiptare!!

Shikojini vetë web faqet e kishave bullgare, ruse, serbe , rumune nuk kanë asnjë gjurmë të greqishtes!!

*Kisha Bullgare është shpallur Autoqefale më 927 të erës sonë, por për liturgjine ka perdorur gjuhën e saj sllavo-bullgare që ne vitin 893 të eres sonë me ardhjen ne Bullgari të dy vellezërve prifterinj, Cyril dhe Methodius, nga Thesaloniku ! http://bulch.tripod.com/boc/mainpage.htm/

THE OFFICIAL WEB-SITE OF THE BULGARIAN ORTHODOX CHURCH.

*Kisha Ruse është shpallur Autoqefale më 1589 dhe ka përdorur gjithmon gjuhën e saj sllavo- ruse që në shekullin e 9-të të erës sone, kur dy vellezerit prifterinj nga Thesaloniku, Cyril dhe Methodius filluan kistianizimin e ruseve!! http://www.russianorthodoxchurch.ws/

*Kisha Serbe është shpallur Autoqefale më 1880 dhe ka nisur në shekullin e 17 të perdorë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare në administratë, leter shkembime dhe në liturgji. http://www.serbianorthodoxchurch.com/

*Kisha Rumune është shpallur Autoqefale më 1866 dhe ka perdorur si gjuhe liturgie gjuhën rumune që më 1568! http://www.crestinism-ortodox.ro/

Mesazhit të dytë ku i pyesnim se pse tek faqet e kishave rumune, serbe, ruse, bulgare etj., nuk figuronte ndokund gjuha greke si "gjuha më e përdorur në kishën ortodokse", nuk i janë përgjigjur akoma.



KOASH duhet kthyer në KOSH (plehrash) ose ne KOHSH (Kisha Ortodokse Heteroqefale e Shqipërisë).
Pra Kishë më vetë jo e jo, po as Kishe shqiptare, pasi shqipen që përdor, e përdor thjesht nga halli.

Lista e disa Organizatave kriminale anti-shqiptare të “vorio-epirit”.

SFEVA- (Sintoniksi Fititiki Enosi Vorioepiritiko Agona- Komiteti Koordinues Studentor i Luftës për Vorio-Epirin). Është organizata më kryesore, dhe ndër më të rëndësishmet që merret me propagandën antishqiptare, e cila është krijuar në vitin 1982. Drejtues i organizatës prej shumë vitesh është Grigor Gizelis. Para Gizelis-it drejtues aktiv i kësaj organizate ka qenë peshkopi kriminel famëkeq Sebastianos. Elementi i rekrutuar nga kjo organizatë është kamufluar nëpërmjet më shumë se 200 kurseve për gjuhën, historinë dhe etnologjinë greke në Shqipëri. Ajo njihet si financuese e ndërtimit të kishave greke në Shqipëri. Mban lidhje të ngushta me kryepeshkopin grek Kristodhulos që njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të Anastasios Janullatos. Gazeta e organizatës është: I Vorio-Epiros Poreia Autonomia. Përveç kësaj gazete, organizata njihet edhe si botuese e shumë librave të cilët pretendojnë se japin “historinë e Vorio-Epirit”, kuptohet ne versionin shovinist helen të historise.

ENVI- (Efnikis Neollaias Vorio Ipiras = Bashkimi i Rinisë Vorio- Epirote) Në thelb të programit të saj ka hapjen e shkollave dhe kurseve në gjuhën greke, financimin e aktivistëve “vorio-epirotë” dhe të qeverisë në mergim të “Vorio-Epirit”. ENVI financon gjithashtu edhe ushtrine mbrojtëse “vorio-epirote”, e cila sipas tyre vepron në territorin shqiptar. Organizata është aktive sidomos pas vitit 1990 dhe shërbeu si harmonizuese në lidhjet e rinisë greke me atë minoritare në Shqipëri.

Ka degë shumë të rëndësishmë të saj në qytete të ndryshme. Gazeta e organizatës është “Vorio-Epirus Simera” . Drejtues i ENVI-it për shumë kohë ka qenë Harallamb Karathano, i cili këto vitet e fundit ka hyrë e ka dalë në Shqipëri si në shtëpi të vet dhe zëvendës i tij është Spiro Joanidhi. Miq të ngushtë të organizatës janë ish-deputeti Kristo Goci dhe deputeti Ligoraq Karamelo, të cilët shihen në veprimtaritë festive që organizon ENVI me rastin e përkujtimit të vitit 1914 si vit i djegies së Shqipërisë.

MAVI – (Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit) ka vepruar qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva, dhe në korrik të 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë.
Është fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai. MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES-it (Lidhja Kombëtare Demokratike Greke), në krye të së cilës vepronte krimineli i njohur Napoleon Zerva.

Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone shqiptare çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie.

MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës.

POAKA- (Organzata Panepirote e Amerikës), e krijuar më 1942 në Nju-Jork. Më 1981 në këtë organizatë u përfshinë edhe homologia e saj në Kanada dhe më 1983 ajo e Australisë. Që prej vitit 1993 drejtues i saj është anti-shqiptari Nikolla Gazojani (Nikolla Gejxh). Punon pa reshtur kundër Shqipërisë në qarqe diplomatike ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ka arritur të ketë në orbitën e saj edhe mjaft politikanë të Shqipërisë, të cilët frekuentojne dhe janë parë shumë herë me Gejxhin.

QEVA- (Komiteti Qendror i Luftës Vorio-Epirote) u drejtua për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. U krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret grek EYP.

Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla.
Sot nënkryetar i organizatës është ish-sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve “vorio-epirote” si ato të Athinë-Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e “Bashkimit të Delvinjotëve”, “Bashkimit të Himariotëve”, “Bashkimit të Dropullitëve”, “Bashkimit të Korçarëve” etj. QEVA drejton edhe “Këshillin e Ndihmës Ekonomike”, i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e “vorio-epirotëve” me armët që disponon reparti i këtij këshilli.

Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e vullnetarëve “vorio-epirotë”. QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve “Vorio-Epirote” me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça, Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: Ipiriton Mellon, Ipiriti Dhrasi etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke, dhe përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke.

PA-SI-VA-(Paneliniu Sindezmu Vorioepiritiko Agonas- Konfederata Panhelenike e Luftës Vorio-Epirote). Është themeluar nga peshkopi Sebastianos në vitin 1986 dhe që u drejtua prej tij deri në vdekje. Sot në krye të saj është vënë pasardhësi i Sebastianosit dhe organizata njihet me emrin –“Fondacioni i Studimeve Vorio-Epirote”

PEOF- (Organizata e Studenteve të Selanikut). Kjo organizatë është një grupim studentor në varësi të universitetit shteteror (pra vet shtetit grek) të këtij qyteti dhe përveç specializimeve të posaçme për çështjet “epirote” të studentëve të saj, ndër të cilët edhe “minoritarë”, e ka shtrirë veprimtarinë e vet edhe në Gjirokastër, gjë që dëshmohet edhe në gazetat greke.

IYAPOE – (Instituti i Pritjes dhe Rikthimit të Homogjenëve Grekë) është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje të ngushtë me shërbimin sekret grek EYP.

IYVE- (Instituti i Kërkimeve “Vorio-Epirote”) me qendër në Janinë. Ky institut ka për qëllim pregatitjen e shtetasve shqiptarë të vënë në shërbim të Greqisë, në veprimtari antishqiptare. Koordinatore e tij është natyrisht shërbimi sekret grek EYP-i.

Në vitin 1992 të gjithë organizatat vorio-epirote zhvilluan në Athinë një kongres ku vlerësuan si rrugë të vetmë “çlirimin e Vorio-Epirit nga pushtuesit shqiptarë"


At Nikoll Marku flet per arsyet qe sipas tij Presidenti i Republikes nuk duhet t'ia jape nenshtetesine Hiresise se Tij, Janullatos. Prapaskena qe fshihet pas nenshtetesise dhe ndikimet mbi Shqiperine e Jugut.


Nikoll Marku, prift i kishes ortodokse "Shen Maria", ne lagjen Kala, ne Elbasan, njekohesisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare tregon për "Koha Jone" arsyet sipas tij, pse Presidenti i Republikes nuk duhet t'i jape nenshtetesine Hiresise se tij, Janullatos. Marku jep alarmin duke i kujtuar Presidentit Bamir Topi se "pas dhenies se nenshtetesise fshihet perjetësia e nenshtrimit te kishes ortodokse shqiptare dhe varesia e saj nga kisha greke". Njekohesisht, At Nikolla parashikon ringjalljen e levizjeve per Vorio-Epirin ne Shqiperine e Jugut. Prifti ortodoks kerkon nderhyrjen e shtetit per te ndihmuar kishen, duke e pastruar nga prifterinjte grekë.

Cila eshte e verteta sipas jush, e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

Gjithe shqiptaret duhet te dine se kisha e vertete eshte Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare dhe simboli i saj eshte kisha "Shen Mari", ne lagjen Kala, ne Elbasan. Kisha "Shen Maria" mbeshtetet ne dy statuse te hartuara nga Kongresi i Beratit ne vitin 1922, nga Kongresin i Korces ne vitin 1929, si dhe nga vendimi i Patriarkanes se Stambollit i marre ne vitin 1936. Ne mbeshtetemi ne keto vendime duke cituar nenin 34 te Patriakanes, qe citon se "cdo komb ka te drejte te kete kishen e tij te pavarur dhe Kryepeshkopin e races se vet". Mund te theksoj ketu se kisha ortodokse shqiptare e mori pavaresine e vet ne kohen e Mbretit Zog. Ne kete kohe kisha u mbeshtet thellesisht ne tabanin kombetar. Per vite te tera kisha greke nuk ka reshtur ta kete vasalen e saj. Kjo per arsye se ortodokset shqiptare kane luajtur rol shume te rendesishem ne Pavaresine e vendit dhe familje shume fisnike dhane kontribut ta pacmuar. Eshte ky binomi qe ka mbajtur gjalle frymen patriotike dhe ekzistencen e shtetit shqiptar. Nuk eshte e rastit ardhja e ekzarkut grek ne vitin 1991.

Ne cilin dokument bazohet veprimtaria e kishes qe ju perfaqesoni?

Dokumenti ku bazohet veprimtaria e kishes eshte Tamusi i dale nga Patriakana e Stambollit. Si pasoje e veprimtarise mbytese te kishes greke, Kryepeshkopi Visarion Xhuvani dha doreheqjen pikerisht ne kohen kur ai e kishte derguar kishen ortodokse kombetare ne oborret e kishave evropiane. I gjithe amaneti i martireve te kishes dhe baballareve te Kombit ishte se "kushdo mund te vije te drejtoje kishen ortodokse shqiptare, por jo nje klerik grek". Ironia e fatit ishte se na erdhi Janullatos.

Po Kryepeshkopi Janullatos, me cfare statuti mbërriti ne Shqiperi?

Janullatos e bazoi veprimtarine e kishes ortodokse shqiptare ne statusin e vitit 1950, i cili nuk u pranua nga Patriakana e Stambollit, pasi ishte nje status komunist dhe nderhynte ne punet e brendshme te kishes. Ky status permban dy pika negative. Ne nenin 3 thuhet se gjuha zyrtare eshte shqipe, por mund te futen edhe gjuhe te tjera dhe nene te vecanta mund te modifikohen sipas rastit. Duke ardhur ne kete pike une i bej disa pyetje te gjithe klases politike ne Shqiperi: Perse duhet ta besojne kete njeri i ardhur nga kisha greke, ndersa shtetaret shqiptare nuk kane informacionin e duhur per kete njeri? Perse shkon ne gjithe kishat ortodokse te botes dhe thote se shqiptaret akoma nuk jane te zote dhe vetem nepermjet kishes greke mund te gjejne besimin dhe qetesine e shpirtit? A nuk u duket se nje zoteri i tille eshte duke ulur vlerat e Kombit?

Perse gjithe kjo armiqesi me Hiresine e Tij?

Nuk kam asgje personale me te. Por sulmi i pare qe ai i beri kishes, ishte heqja e pamjes dekorative te kishave tona, qe shpalosnin kulturen dhe historine e popullit tone dhe besimtareve ortodokse. Se dyti, ai ndertoi nje rrjet administrativ me nje kuader enigmatik dhe te manipuluar, i perzgjedhur nga Greqia. Askush prej tyre nuk eshte per kishen ortodokse shqiptare. Ata jane rrogetare te thjeshte qe servilosen per nje kore buke. Se treti, u krijua Sinodi i Shenjte kleriko-laik nga dhespote greke dhe renegate qe me devocion i sherbejne Janullatos dhe kishes greke, duke harrur interesat kombetare. Prandaj me te drejte shprehim shqetesimin tone pasi kisha shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse nje filial i kishes greke. Ne vitin 1994, plaku Janullatos, ndersa ishte duke udhetuar drejt Selanikut, i jep nje interviste gazetarit amerikan, Fred Reid, te cilit i deklaron se "Shqiperia eshte nje shtet islamik ne gjirin e Evropes se perparuar dhe Islami e quan kishen ortodokse shqiptare si nje arre gunge qe duhet shtypur". Ai shton me tej dhe thote se Perendimi duhet te kuptoje se Islami eshte ne thelb nje fe politike. A nuk eshte e rrezikshme kjo? A i sherben Shqiperise nje deklarim i tille? Ne vitin 1998 po ky plak kontradiktor, pasi i u sulmua per deklarimet e tij antishqiptare, mbrojti doktoraturen ne shkencat islamike. Shikoni sa cinik qe eshte. Ndoshta eshte i semure, sepse nje njeri normal nuk do e bente nje gje te tille duke rene ne kundershti me veten. Pergjigjen per c'ka bere e jep vete populli. Tregojani popullit kete gje dhe merrni mendimin per gjendjen e tij. Por e keqja me e madhe eshte se politika e sotme i ka dhene shume krah ketij njeriu antishqiptar.

Si e komentoni dhenien e nenshtetesise nga Presidenti nese ai e merr vendimin?

Kam ndjekur me vemendje gjithe cfare po flitet ne media dhe shtyp keto dite rreth kesaj ceshtjeje. Lidhur me dhenien e nenshtetesise Janullatosit, une do te thosha se per t'i dhene nenshtetesine Janullatosit dhe klerit te huaj ka disa kritere. Ne asnje nen te statusit nuk perfshihet dhenia e nenshtetesise klerit te huaj. Edhe pse ka shume vite qe sherben ne Shqiperi, ai mund te konsiderohet si nje mik i nderuar, por jo te jete kuader kishtar. Por kur vihet re se veprimtaria e tij bie ndesh me ceshtjen Kombetare dhe ate te besimit, ai kategorikisht eshte i padeshiruar. Me sa jam i informuar, ai ka hartuar nje status te ri me nene dhe ligje, sipas oreksit te kishes greke dhe interesave greke. Me kete statut, ai perjeteson varesine e kishes ortodokse shqiptare nga kleri i huaj. Prandaj kerkesa e marrjes se nenshtetesise eshte me shume dinakeri . Nese e merr nenshtetesine ai ka te drejte te miratoje kete statut qe ne thelb eshte antishqiptar, anti-ortodoks duke e varrosur njehere e pergjithmone kishen ortodokse shqiptare. Me pas, ne do te mbetemi te vegjel dhe do te kapemi pas dore nga kisha greke per te shkuar te Perendia. Por ka akoma me keq, pasi prapa ketij skenari fshihen gjera te rrezikshme. Ne Shqiperine e Jugut kisha ortodokse, minoriteti dhe shoqata "Omonia" nen drejtimin e Janullatosit do te kerkojne flamurin e Vorio-Epirit, duke i dale ne krah kishes ortodokse serbe, e cila nuk po pushon se luftuari qe Kosova te mos e fitoje Pavaresine. Vini re kohet e fundit. Per flamurin e Vorio-Epirit ka shume zera ne Jug dhe kisha ortodokse dhe mitropolia e Gjirokastres eshte kthyer ne Mitrovice.

Me falni qe po e perseris pyetjen, por nuk ju duket se ka nje armiqesi te hapur mes jush?

Ju thashe. Nuk kam asnje mendim personal per Janullatosin. Por thjesht i bej pyetje: Edhe sa detyra te mbeten per te permbushur ne interes te kishes dhe shtetit grek? Si munde te shkosh ne Amerike dhe te besh nje meshe ne gjuhen shqipe me rastin e 100- vjetorit te mbajtjes se kesaj meshe nga Noli i madh? A nuk ju duket nderhyrje ne punet e brendshme te kishes shqiptare? I drejtohem at Artur Liolinit, ketij lepiresi kockash, qe ka turperuar dhe tradhtuar kishen shqiptare me qendrimet e tij si kelysh besnik i Janullatos. Perse at Artur zemerove shqiptaret?

Sindroma e “penisit të vogël”

85% e femrave janë të kënaqura me madhësinë e penisit të mashkullit të tyre - sidoqoftë shumë meshkuj me përmasa normale, vuajnë nga “sindroma e penisit të vogël”.

Sipas urologeve, Sindroma e penisit te vogel eshte ideja qe penisi eshte shume i vogel - megjithese ne te vertete madhesia mund te jete normale. Eshte dicka komplet ndryshe nga te paturit e nje penisi qe eshte vertet i vogel ose ne gjuhen mjekesore “mikropenis”.

Urologjister Kevan R. Wylie i spitalit Royal Hallemshire dhe Ian Eardley i spitalit St. James ne Leeds, Angli u kerkojne mjekeve te mos qeshin me personat qe kane kete shqetesim per difektin imagjinar.
“Eshte gje normale qe meshkujt te shqetesohen per madhesine e penisit te tyre” thote Wylie. “Eshte e rendesishme qe keto shqetesime te mos injorohen dhe te rrisin nivelin e stresit dhe preokupimeve tek meshkujt”.
Sipas studimeve te shumta te madhesise, gjatesia mesatare e nje penisi te eksituar eshte 14-15.7 cm (5.5-6.2 inch) dhe perimetri mesatar eshte 11.9 -13cm (4.7 - 5.1 inch).
Mikropenisi zakonisht eshte me pak se 7cm i eksituar (2.75 inch).

Shume pak meshkuj vuajne nga ky problem , e megjithate si pas studiuesve, me shume se 45% e meshkujve duan nje numer me te madh. Padyshim kjo gje ka sjelle ne mbushjen e internetit me reklama, e mashtrime qe premtojne rritje te madhesise.
Studiesit thone se ka shume pak evidence qe keto produkte te zmadhojne penisin.
Shendeti O

Meshkuj, çlirohuni nga ky kompleks imagjinar !

 

shendetionline.com