Monday, September 28, 2009

Ja arsyet e vërteta që i shtyjnë femrat drejt seksit

Për të humbur peshë, për t‘u hakmarrë, apo thjesht për të kuruar dhimbjen e kokës... Arsyet e vërteta që i shtyjnë femrat drejt seksit janë më të çuditshme se sa i kishit imagjinuar...

Aktiviteti seksual nuk është vetëm një kënaqësi, por mund të na ndihmojë për një jetë më të gjatë dhe sigurisht edhe më të lumtur. Mbi të gjitha, seksi është një analgjezik shumë i mirë. Kjo për meritë të plotë të hormonit ositoksinë, i cili prodhohet nga trupi ynë sa herë që ne kryejmë marrëdhënie seksuale dhe është përgjegjës për arritjen sa më të mirë të një orgazme. Falë ositoksinës arrihet realizimi i endorfinës, që në nivel trupor provokon ndjenjën e kënaqësisë dhe kërkon t‘u japë më shumë frymëmarrje të mundshme edhe dhimbjeve artikulare e muskulore, ose ndoshta të zgjidhë dhe dhimbjen e kokës.



Më i mirë se ibuprofeni

Të gjithëve na ka ndodhur që të paktën një herë partneri apo partnerja që kemi në krah të na jetë përgjigjur: "Jo sot, sepse kam dhimbje koke". Është e vërtetë se te persona të ndryshëm seksi mund ta përkeqësojë më tepër dhimbjen e kokës. Muskujt e kokës dhe të qafës pësojnë sforcim gjatë një aktiviteti seksual dhe presioni i gjakut mund të rritet më shumë gjatë kohës së orgazmës, duke bërë që enët e gjakut në tru të zgjerohen dhe të shkaktojnë një gjendje që mjekët e klasifikojnë te dhimbjet e kokës. Megjithatë, nga studimet e fundit është zbuluar se disa gra e "përdorin" seksin me qëllimin për të larguar dhimbjen e kokës. "Vuaj nga migrena dhe kam zbuluar se kur bëj seks, sidomos nëse arrij në orgazëm, ajo më largohet", tregon një grua 62-vjeçare. Një tjetër tregon se doktori ia kishte këshilluar asaj aktivitetin seksual si "ilaç" për t‘u qetësuar nga krizat e migrenës.

Por si mundet seksi të shërbejë si kurë për dhimbjen e kokës?
Gjatë aktivitetit seksual, trupi prodhon hormonin endorfinë, që shërben si qetësues i dhimbjeve, i krahasuar edhe me efektet e morfinës. Sipas studiuesve të Universitetit të Illinoisit, pikërisht endorfina mund ta qetësojë dhimbjen e kokës. Në studimin e tyre, nga 58 gra që vuanin prej migrenës, të cilat kryenin marrëdhënie kur kishin kriza, më shumë se gjysma raportuan se pasi arrinin në orgazëm, dhimbja largohej menjëherë. Vetëm tre prej tyre treguan se orgazma e kishte përkeqësuar dhimbjen. Disa shkencëtarë besojnë se në një zonë specifike të trurit ndodhet një "gjenerator" që shkakton dhimbjet e kokës, e që ndonjëherë orgazma arrin ta "stakojë" së punuari.

Sepse ai puth shumë mirë

Një tjetër arsye që i shtyn femrat të kryejnë seks me një mashkull është fare e thjeshtë: sepse mashkulli puth shumë mirë. Puthjet ndërmjet partnerëve para se të kryejnë marrëdhënie ndodhin në 90 për qind të kulturave në botë. Buzët e njeriut kanë sensorë shumë të ndjeshëm, më shumë se pjesët e tjera të trupit, por edhe qafa, gjuha dhe hunda luajnë një rol të madh. Një studim ka treguar se puthja ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit dhe shoqërohet me një reduktim të ankthit. Puthja për femrat konsiderohet si një test i rëndësishëm për vazhdimin e mëtejshëm të një lidhjeje. Për këtë arsye, ajo është më e rëndësishme për gratë se për burrat. Ndërsa 53 për qind e burrave në një studim treguan se mund të kryenin seks pa e puthur partneren, vetëm 15 për qind e femrave pranonin të kryenin seks me dikë pa e puthur. Por një puthje e keqe është alarmi për dështimin e një marrëdhënieje seksuale. 66 për qind e grave pranonin se pas një puthjeje të keqe u ikte dëshira për të bërë seks.

Për hakmarrje

Shumë gra pranojnë se e kanë përdorur seksin edhe si hakmarrje ndaj partnerëve të tyre jo besnikë. "Im shoq më tradhtoi disa vjet më parë. Pasi linda vajzën, shtova në peshë dhe u ndjeva krejtësisht e pavlefshme. Vetëm gjashtë muaj pasi zbulova për lidhjen e tij, rashë nga pesha dhe pata një flirt me shokun e tij të ngushtë. U ndjeva për mrekulli", tregon një grua. Kryesisht te seksi për hakmarrje përfshihet fjetja me mikun ose mikeshën e ngushtë të partneres/it, çka ia shton më shumë gëzimin personit që vendos "të lajë" hesapet.

Për të rënë nga pesha...

Po, është e vërtetë se seksi mund t‘ju ndihmojë të bini nga pesha dhe ka shumë femra që pranojnë se e përdorin aktivitetin e rregullt seksual pikërisht për këtë qëllim. Zakonisht gjatë një marrëdhënieje është vërtetuar se trupi djeg nga 100 deri në 250 kalori. Sipas një vëzhgimi, më shumë se 1400 gra me moshë nga 18 deri në 59 vjeçe bëjnë seks 6.3 herë në muaj. Kjo përqindje është pak më e lartë për grupmoshën 20-30 vjeç, që bëjnë seks

7.5 herë në muaj dhe më e ulët për 50-60 vjeçarët (katër herë në muaj). Është parë se ndalimi i aktivitetit seksual i bën gratë të shtojnë në peshë, ndërsa shpeshtimi i tij, nga dy herë në katër herë në javë, të bien nga pesha.



Detyrim bashkëshortor

Shumë gra, kryesisht ato të martuarat, tregojnë se kryejnë marrëdhënie me bashkëshortin edhe kur nuk duan, sepse e ndiejnë si një detyrim bashkëshortor. "Kam 32 vjet që jam martuar. Më duket shumë e natyrshme që pas një kohe kaq të gjatë, ndonjëherë të bësh seks me bashkëshortin sepse ti e ndjen si detyrim", tregon një grua 53-vjeçare. Për disa, besimi se seksi është një detyrim bashkëshortor lidhet me bindjet fetare, ndërsa për disa të tjera rrjedh nga pritshmëria kulturore e brezave se burri konsiderohet si shtylla e familjes. Në të kaluarën ishte përgjegjësia e grave të rritnin fëmijët, të kujdeseshin për shtëpinë dhe të kënaqnin burrin.

Për mëshirë

Ka edhe nga ato femra që pranojnë se e kanë përdorur seksin si një mënyrë për t‘i bërë më mirë partnerët që ndihen keq me veten, për arsye nga më të ndryshmet. Disa pranojnë se kanë kryer marrëdhënie sepse u ka ardhur keq për meshkujt që nuk ishin shumë të zotë me femrat. Po ashtu, disa pranojnë se kryenin marrëdhënie edhe kur nuk e ndjenin, sepse donin që partneri i tyre të ndihej i dashuruar dhe i sigurt.

Që ai të mos largohet

Në çiftet e dashuruara dhe ato të martuara studiuesit kanë gjetur se gratë shpesh e përdorin seksin si një mjet për të mbrojtur lidhjen e tyre. Shpesh ato pranojnë kërkesat seksuale të partnerëve të tyre, që ata të jenë të lumtur dhe të mos e kenë ndërmend të largohen. "Burri im duket më i lumtur me mua pasi bëjmë seks. Ai kalon shumë kohë me mua, gjë që i largon nga mendja mendimet për të shkuar me një grua tjetër", tregon një 30-vjeçare. Kjo mund të përdoret nga gratë edhe si një strategji për ta bërë partnerin të mendojë se është i kënaqur nga jeta e tij seksuale.

Për praktikë

Shumë gra të përfshira në studim, sidomos vajza të reja, pranuan se i praktikonin njohuritë e tyre erotike si një motiv për të fituar eksperiencë. Disa thanë se dëshironin të kishin eksperiencë me qëllimin e vetëm që të mos ndiheshin inferiore dhe "të pamësuara": "Herën e parë që shkova me një mashkull isha 19 vjeçe dhe mendova se ishte koha e duhur për të mësuar rreth seksit. Kjo do më ndihmonte se si të veproja herës tjetër", tregon një vajzë. Studimet në këtë fushë kanë treguar dhe dokumentuar se sa më shumë eksperiencë të ketë një grua, aq më e predispozuar është për të arritur një orgazëm. Arsyeja është e thjeshtë: sa më shumë eksperiencë seksuale të ketë pasur një femër, aq më shumë mundësi ka për të gjetur rrugët që e bëjnë atë të ndihet mirë e të arrijë në orgazëm.

Shqip

Zanafilla e krenarisë kombëtare

Pse duhet ta njohim?! Përgjigje ndaj krizës së identitetit.



Sumerianët - djepi i vërtetë i kulturës botërore. Gjuha e tyre - shqipja.

Në fillim sumerianë, pastaj pellazgë/pelargë, më pas ilirë e arbër, e sot shqiptarë.




Në librat e shkollës 8-vjeçare apo të mesme kemi mësuar se Lajbnici, matematikani e filozofi gjerman i shekullit të 17-të, ishte njëkohësisht edhe albanolog i madh. Ndokush pyeste se çlidhje ka albanologjia me matematikën, por nuk gjente përgjigje në ato libra. Asnjëherë nuk është përmendur thënia e tij se “nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe”. Dhe i madhi profesor Eqrem Çabej thotë se “historia e gjuhës është historia e popullit që e flet”.

Sa pak histori e kombit dhe sa e cunguar i është servirur ajo brezit tonë!

Krenaria kombëtare, identiteti kombëtar apo patriotizmi kërkon një mbështetje të fuqishme e reale, përndryshe ajo nuk mund të jetë një shtysë drejt përparimit kombëtar, por kthehet në parullë pa vlerë. Krenaria kombëtare është baza më e thellë morale e njeriut, stimuli moral më i natyrshëm në gjithë aktivitetin e tij. Formimi i personalitetit të çdonjërit prej nesh bazohet në radhë të parë në respektin ndaj vetes dhe kombit, prandaj njohja e historisë së kombit është elementi fillestar i kulturës. Vini re këtu vëmendjen e fqinjëve tanë dhe luftën e tyre për problemet e identitetit si dhe agresivitetin në rritje kundër identitetit shqiptar. Ne shqiptarët duhet të mësojmë nga fqinjët një gjë: presioni është art më vete dhe, si i tillë, duhet patjetër të përdoret vazhdimisht, e sidomos kur raporti i forcave nuk është në anën tonë. Për këto arsye, identitetit tonë kombëtar duhet ti hiqet mbulesa e rëndë mijëravjeçare e mosdijes dhe e harresës dhe media e shkruar dhe ajo vizive duhet tu bëjnë një reklamë të madhe studimeve dhe zbulimeve të fundit apo të mëparshme për gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar. Gjithashtu historianët e gjuhëtarët tanë duhet të jenë shumë më aktivë sot.

GJUHA është themeli i kombit, ajo që na bën të veçantë nga të tjerët. Ne shqiptarët krenohemi mjaft me Heroin tonë Kombëtar Skënderbeun, si pjesë madhore e mozaikut tonë të identitetit, që shpesh përpiqen të na e vjedhin, sidomos tia ulin vlerat. Megjithatë, duhet pasur parasysh se Skënderbeu i përket një periudhe mjaft më të vonshme kohore sesa zanafilla e kombit tonë, e cila shtrihet në mijëvjeçarë. Pra, aftësia konkurruese që nevojitet për të shërbyer si shtyllë qendrore e krenarisë kombëtare, e identitetit tonë kombëtar kufizohet, për arsye se i duhet të përballet me identitetin e kombeve të tjera, që janë bazuar përgjithësisht në periudha kohore mjaft më të hershme dhe në vazhdimësi. Në mënyrë që krenaria kombëtare të ulet këmbëkryq në subkoshiencën tonë për të na dhënë qetësinë, forcën dhe stimulin e pakrahasueshëm dhe aq të nevojshëm sot, na duhet të bazohemi në një shtyllë mjaft më të vjetër në kohë, rreth së cilës të mund të mblidhet e të qëndrojë fort i gjithë mozaiku gjigant i historisë sonë, i identitetit tonë kombëtar.

Historia është politikë, krenari dhe unitet, forcë shtytëse e kombit. Prandaj çdo shtet dhe çdo klasë politike duhet të investojë më shumë për zbulimin e saj. Dikush thotë: “Çna duhet historia?!” Le të shohim Amerikën, që me pak histori, vetëm 200 vjet, ka arritur majat, dhe të ecim përpara pa u interesuar për historinë. Por njëkohësisht ata thonë edhe se nuk ka dokumente historike në shqip, se ne nuk paskemi as histori, as heronj, pra jemi kot! Por të gjithë e kuptojmë se, kur mendon se je kot, vetëm demoralizohesh e nuk shkon përpara. Arrijnë deri aty sa qesëndisin paturpësisht shqiptarizmën!! “Do të hyjmë në Evropë”, - thonë. Por aty duhet hyrë me dinjitet e identitet, jo nga dera e pasme.

Gjithashtu duhet të kuptojmë se për shkak të ndarjes së kufijve që kemi sot ne shqiptarët kemi ndjesi e koncepte më të ngushta apo më të ulëta për veten, krahasuar me ato të shekullit të 19-të e më parë. Ndarja jo e favorshme e kufijve siç janë deri sot solli nevojën për korrigjimin, në fakt dëmtimin e vetëdijes sonë kombëtare.

Pse na pranon me vështirësi Evropa, vetëm për nivelin e sotëm, apo sepse ajo dhe ne vetë nuk e njohim prejardhjen tonë, historinë dhe zanafillën tonë, me të cilën të prezantohemi në Evropë? Edhe në një prezantim të thjeshtë midis njerëzve të panjohur ne kërkojmë të dimë për prejardhjen e personit që kemi përballë. Mosnjohja sjell frikë dhe pasiguri. E njëjta logjikë vlen për marrëdhëniet midis shteteve.

E pra, Evropa nuk na pranon, nuk na jep vizë, nëse nuk njohim dhe nuk ia tregojmë asaj historinë tonë, elementin fillestar të kulturës. Arma jonë kryesore, shtylla e identitetit tonë, me të cilën do të përballemi me konkurrentët tanë për të rivendosur historinë, duhet dhe do të jetë veçoria bazë e ekzistencës së një kombi, pra GJUHA. Shqipja është GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, është GJUHA E FILLIMIT! Po, po, mos kini frikë, provat janë të shumta dhe sistematike. Ato gjenden në mbi 200 000 “libra” (pllaka me shkrim kuneiform) të kulturës më të lashtë të botës - asaj sumere. Pasardhësit akkadianë e babilonas e kanë quajtur atë vend Super (Shumer) apo “Shum Erë”. Vetë shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë “tokë e ngirë”, e nginjur, e ngopur, e begatë.

Provat gjenden edhe në 3-4 miliardë kopje të Biblës në të gjithë botën. Besohet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere si “Eposi i krijimit”.

Bibla është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme, por pjesa e parë e 39 librave përbërës të "Dhiatës së Vjetër", e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, e përmban provën SHQIP me fjalët "në fillim". Ajo ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale dhe kështu shprehja “në fillim” është një nga provat më të rëndësishme për prejardhjen nga gjuha shqipe edhe të tregimeve biblike.

Një provë tjetër, përsëri në Bibël, është fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”, në “Zanafilla” – 18:20, 19:12.

Prova më e fuqishme për zanafillën e identitetit shqiptar është e lidhur me popullsinë e lashtë sumere e përqendruar midis lumenjve Tiger dhe Eufrat në Mesopotami apo Irakun jugor të sotëm. Të mbiquajturit sumerianë janë realisht gjeneza apo zanafilla e njerëzimit, djepi i gjithë kulturës botërore. Shumëkush e pranon tezën se Bibla është histori e njerëzimit dhe ajo thotë se FILLIMI është në Mesopotami. Mos jemi ne pasardhësit e sumerëve? Po atëherë nuk qenkemi autoktonë? Jo, ne jemi po aq autoktonë sa gjithë europianët. Jemi këtu që nga periudha prehistorike, që nga koha e dyndjeve indoeuropiane, që nga koha e shkatërrimit të Shumerit.

Vini re gjithashtu se nga materialet e shumta figurative, edhe tredimensionale të zbuluara e analizuara del se nga pikëpamja racore sumerianët nuk ishin afrikanë me buzë të trasha, siç mund të aludojë ndokush, por kishin tiparet mesatare të racës së pastër shqiptare.

Në hierarkinë e historisë antike shumerët vendosen përpara akkadianëve, babilonasve apo egjiptianëve. Sumerët kanë lënë një trashëgimi mjaft të gjerë e mjaft të pasur në të gjitha fushat, e shkruar në mbi 200 000 “Libra”/ pllaka me shkrimin në formë kunje ose kuneiform, i gdhendur mbi argjilë, e cila më pas piqej e kështu ka mbërritur deri në ditët tona në materialet e shumta arkeologjike që gjenden në shumë muze dhe universitete të botës. Gjuha sumeriane është gjuha e parë e shkruar në botë me shkrimin kuneiform piktografik e më pas me kuneiform abstrakt. Sa u përket periudhave kohore ka mendime të ndryshme, ku përmenden fillimi në vitet 13000 BC pas përmbytjes së madhe, ose periudha e quajtur “klasike” midis 5300 deri 2900 BC. Gjuha sumeriane mendohet se u fol deri nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para Krishtit, midis 2300-2100 BC, kohë kur ka një shkëputje dhe vendin e saj e zënë perandoritë akkadiane dhe babilonase. Shkrimi kuneiform u përdor edhe nga akkadët e babilonasit dhe gjuha sumeriane besohet se është shkruar në fjalorët e ndryshëm deri në vitet 200 AD.

Gjatë mijëvjeçarit të tretë BC duhet të ketë ndodhur edhe shkatërrimi i kulturës së madhe sumere, ngjarje e cila rezulton e vërtetuar nga dy fakte: shkatërrimi i qyteteve të Sodom dhe Gomorrah sipas Biblës dhe dy dokumentet e gjetura në pllakat sumeriane, të cilat flasin për shkatërrimin e Shumerit:

1) “Erra Epic” ose “Eposi i Erës” (sumerian = “Erra”) dhe

2) “Lamentation over desolation of Shumer”, -“Vajtimi për shkatërrimin e Shumerit”.

Nga përkthimi i tyre në anglisht kuptohet se aty flitet për një erë të fortë shkatërrimtare dhe vrasëse e sëmundjesjellëse, e cila çoi në zhdukjen përfundimtare të të gjithë kulturës dhe jetës në Shumer. Ky shkatërrim duhet të jetë shoqëruar edhe me dyndje të popullsisë së mbetur gjallë në drejtim të veriut e veriperëndimit. Pranimi si realitet i këtij migrimi, i mbështetur edhe në gjetjet arkeologjike, konfirmon konceptin e dyndjeve dhe të gjuhëve indoevropiane, ku shqipja bën pjesë si dega e parë dhe e pavarur e pemës IE.

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur azerbajxhano-amerikani Zecharia Zitçin, ka studiuar kapitullin “Zanafilla”/(Genesis) të Biblës dhe që aty ka kaluar në kulturën greke, hebraike e deri në studimin e shkrimeve sumere, të cilat, sipas tij, shërbyen si burim për tregimet Biblike. Nga ana tjetër, librat “Kronikat e tokës” të Zitçinit janë të mbushur plot me shembuj fjalësh apo shprehjesh sumeriane, analiza historiko-logjike e të cilave tregon se ato zbërthehen etimologjikisht ose mund të LEXOHEN SHQIP. Ndryshimet fonologjike midis dy gjuhëve: shqip dhe sumeriane, janë shumë të pakta, shpesh inekzistente. Gjuha sumeriane mendohet se është aglutinative ose me fjalë që formohen nga bashkimi i fjalëve më të thjeshta, pra nuk pranohet që ajo të jetë e lidhur me grupin indoeuropian. Por?!...

Nga studimi i përkthimeve të shkrimeve sumere në anglisht rezulton se nga leksiku prej afër 700 fjalësh, që në fakt janë shprehje dhe fjali, të gjuhës sumeriane, të standartizuara deri më sot në fjalorët sumerian-english, të paktën 30-35% zbërthehen në fjalë shqip apo lexohen thjesht SHQIP, edhe me shqipen e sotme, kryesisht me dialektet gegë, por ka raste edhe atë toskë. Ndarja e të ashtuquajturave “fjalë”, në fakt shprehje apo fjali sumeriane, në fjalë më të thjeshta shqipe vërteton se gjuha sumeriane është aglutinative, por njëkohësisht është edhe indoevropiane, sepse zbërthehet apo është e barabartë me shqipen. Në këta fjalorë sumerian-anglisht mund të ketë edhe përzierje me gjuhën e mëvonshme akkadiane e babilonase, duke i konsideruar si vazhdim të asaj sumere, kjo sepse akkadët dhe babilonasit vazhduan të përdorin shkrimin kuneiform.

Prezenca e shqipes është plotësisht e dukshme në të gjitha pjesët e kulturës materiale e shpirtërore të shkruar në pllakat shumere, si në astronomi e astrologji, në toponime dhe emra zotash, gjysmëzotash, mbretërish e prijësish, në emërtime objektesh, pajisjesh, në fjalë të përdorimit të përditshëm, përfshirë emra, folje, ndajfolje, nyja etj. Pas konsiderimit edhe të metodave krahasimore të pranuara botërisht, rezulton se gjuha dhe identiteti shqiptar shtrihen dhe e kanë zanafillën në Shum.er, në kulturën më të vjetër të botës, midis 13000-2300 vjet BC.



Le të analizojmë tani provat e përmendura më sipër:

1.“Nefilim” = “Në fillim”.

Do të flasim më tepër për të, sepse dihet se ajo përdoret tepër shpesh në të folurin e përditshëm. Vini re se Zecharia Zitçin e ka përkthyer nga hebraishtja e vjetër “Nefilim” = “ata që u rrëzuan”.

Në fakt, zbulimi është bërë jo duke analizuar studimet apo librat e Zitçin, por duke krahasuar versionet shqip dhe anglisht të Biblës të botuara në vitin 2005 e që përputhen edhe me botime të tjera të saj.

Ju lutem lexoni paragrafin përkatës të Biblës në shqip e anglisht si dhe shpjegimin që vijon:

5:32 Dhe Noeja u bë pesëqind vjeç. Pastaj Noesë i lindi Semi (Shem), Kami (Ham), dhe Jafeti (Ja pheth).

6. Tani njerëzit nisën të shtoheshin mbi faqen e tokës dhe u lindën bija. 2. bijtë e Perëndisë (engjëjt) filluan të vinin re që bijat e njerëzve ishin të bukura. Kështu, nisën të merrnin për gra të gjitha ato që zgjodhën.... 4. Nefilim-ë kishte në tokë në ato ditë, madje dhe më pas, kohë kur bijtë e Perëndisë patën marrëdhënie me bijat e njerëzve dhe ato u lindën bij. Ata ishin të fuqishmit e kohëve të lashta, (Herkuli etj.), burra me famë.

I njëjti paragraph i Biblës në anglisht është si vijon:

6.1 Now it came about that when men started to grow in numbers on the surface of the ground and daughters were born to them. 2. then the sons of the God began to notice the daughters of men that they were good-looking; and they went taking wives for themselves, namely, all whom they chose....

4. The Nephi-lim proved to be in the earth in those days, and also after that, when the sons of the God continued to have relations with the daughters of men and they bore sons to them, they were the mighty ones who were of old, the men of fame.

Tani lexoni me vëmendje shpjegimin e mëposhtëm:

Dihet se në çdo shkrim apo gojëdhanë që përkthehet në një gjuhë tjetër, emrat dhe toponimet, normalisht, nuk ndryshohen nga përkthyesi, mbeten në gjuhën origjinale. Në rastin e tregimeve Biblike, për ta kuptuar duhet të dimë se asokohe "emri" ishte një fjalë apo shprehje që tregonte cilësitë e personit apo të vendit që emërtonte. Aty flitet për fillimin e njerëzimit, koha kur engjëjt (ndoshta bijtë e "vizitorëve nga kozmosi"/ Zotave) pëlqyen gratë e tokës dhe fryti i lidhjes së tyre ishin gjigantët apo të famshmit e kohës së fillimit. Duke e analizuar me kujdes këtë paragraf të Biblës, kuptojmë se “Nefilim” në fakt nuk janë vetë gjigantët, po nefilimët ishin prezent në tokë para e pas kohës së gjigantëve. Sipas Z. Zitçin “Nefilim” ishin zotat e parë që erdhën në planetin Tokë, ata që krijuan njeriun e sotëm, “Homo Sapiens”, dhe i mësuan atij gjithçka, ndoshta edhe cilësinë bazë njerëzore, të folurën - në gjuhën e tyre. Ndoshta “gjigantët”, për ekzistencën e të cilëve ka edhe gjetje të freskëta arkeologjike në Indi, u shërbyen nefilimëve për ndërtimin e piramidave të Egjiptit, që sot mendohet se janë ndërtuar rreth 10450 vjet para Krishtit. Përmendim këtu se edhe shkrimi egjiptian i vjetër duket të jetë bazuar në gjuhën shqipe, germat egjiptiane janë germat e para të fjalëve përkatëse nga gjuha shqipe. Ato germa janë vizatime simbolike të objekteve, emërtimet e të cilave vetëm në shqip e kanë germën e parë të njëjtë me simbolin/germën përkatëse të alfabetit egjiptian, si p.sh. germa “D” paraqitet në alfabetin egjiptian me një skicë të pëllëmbës, dorës, pra D-dora etj.

Përfundimisht, rezulton se shprehja "Nefilim / Në fillim" lidhet plotësisht me brendinë e paragrafit 6:4 të “Zanafillës” dhe është thjesht "SHQIP", shihni fjalorin e gjuhës shqipe me rrënjën “fil” (filiz, fill, filloj, fillim, zanafillë, etj).

Shpjegimi i mësipërm është shumë më logjik se ai që jepet në përkthimin shqip nga anglishtja të këtij paragrafi të Biblës, që e shpjegon fjalën "Nefilim", nga hebraishtja e vjetër me fjalën "rrëzues", që nuk ka asnjë lidhje me brendinë e atij paragrafi dhe as me pjesën tjetër të tregimeve Biblike.

Fjala "në fillim" ka mbetur në gjuhën origjinale- SHQIPE,- sepse nuk është kuptuar lidhja e saj me brendinë e paragrafit, duke mbetur e papërkthyer.

2. “Malakhim” = Mallkim, - në zanafilla 18:20, 19:12, – paralajmërimi i zotit për shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorës. Kjo fjalë mund të jetë formuar nga dy fjalët shqipe “mal” dhe “ikim”, duke shpjeguar edhe etimologjinë e fjalës “mallkim”, që do të thotë “të ikësh në mal”, larg nga e keqja, dhe dihet se “mal” dhe “ik” apo “hik” janë thjesht shqip. Kjo fjalë është përkthyer në versionet e ndryshme të Biblës si “paralajmërim”. Zecharia Zitçin, thotë se në hebraishten e vjetër fjala “Malakhim” do të thotë “të dërguar” (engjëjt, të dërguarit e Zotit), por ky kuptim nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë logjike në ata paragrafë dhe përkthyesit e kanë zëvendësuar me fjalën “paralajmërim” dhe e kanë hequr fare këtë fjalë në mjaft raste. Kuptimi shqip “Mallkim” është plotësisht i lidhur me logjikën e ngjarjeve në ata paragrafë dhe shumë afër me kuptimin e fjalës “paralajmërim”.

Etimologjia “mal ikim” e fjalës “mallkim” na vjen në ndihmë për vërtetimin e shpërnguljes së sumereve “larg nga e keqja” drejt zonave më të sigurta e të mbrojtura malore, dhe njëkohësisht konfirmon tezën e dyndjeve Indo-Europiane. Në këtë logjikë mund të konfirmohet se etimologjia e emrit “Pellazg” vjen nga “Pe Larg”. Pe-Largët ishin popullsia paraiilire që erdhi nga vendi i shumerëve rreth mesit të mijëvjeçarit të tretë BC, pas shkatërrimit të kulturës shumere.

Arrijmë kështu në vargun plot muzikalitet:

Nephilim/Në fillim sumerianë, pastaj pelazgë/pelargë, më pas ilirë e arbër, e sot SHQIPTARË

3. Etimologji e disa fjalëve e shprehjeve shumere, ku janë zgjedhur ato më të kuptueshmet dhe nga fusha të ndryshme të kulturës. Leksiku i plotë e i përpunuar sipas kërkesave të metodologjisë krahasuese gjuhësore do të botohet së shpejti:



SUMER/SHUMER = Shum Erë

KI = Ki = Ky, dheu, planeti Tokë

KIENGIR = Ki e Ngir = tokë e ngirë, e nginjur, tokë e begatë, e quanin vetë sumerianët

EDIN (Eden) = E din, ka dituri. Kujtoni pemën e dijes në kopshtin e Edenit

NIBIRU/NIBIRA = Ni Bir a = Planeti i 12-të (Z.Zitçin e përkthen “a son”)

KINGU= Ki nguc = Ky ngjitur/nguc, Hëna

ANNUNAKI = Arnun a ki = ardhun a ki

ENGIZ = E ngiz = e ngjiz, gatuaj

KASHI = Ka shi, bën shshsh…= Birra

KUR = Mal, Gur

MA = Ma = Mban, mjet transporti

ME = Me = (me) vegël, mjet

MAGUR = Ma Gur = anije transport minerali (gurësh)

NARU = Na ruan, na kujton, neron/nderon = Memorial

ESERU = E she e ru = burgos

KASADU =Ka sa du = u mbush, arriti

KURNUGIA = "Gur në gji a" = minierë

KURNUGIA = Kur nuk ja = kurrë nuk kthehet

KIINDAR = Ki i ndar = dhe/tokë e ndarë, plasaritje

KAGAL/ABULLU= Ka kalim ose a mbyllur = Porta

EMUQA = E Muqa, E mujta

DAKU = Gjaku = gjaku, ekzekutoj, vras (sipas fjalorëve Sumerian-English)

HURASAM = MASARUH = Masa a Rujt = para, lek

NISILIMZAKARU = Ni Qilim Za Ka Ru = një qëllim fjalë ka rujt = Betim

DIMTU = Dimtu = dëmtuar

KUNUKUM = Ku nuk um (humb) = mbyll hermetikisht, vulos

IZZAKKARA= I Za ka ra = një fjalë ka dalë = thonë, thuhet

RIKISTU = Ri Kishtu = e lemë kështu = marrëveshje

EPESU = E peshoj = e trajtoj, e diskutoj, e vlerësoj

MASKIM = Ma shkrim = shkrues, inspektor

ISHTAR, ESHDAR, ASTARTE = Ishte Ar, Esht Ar, Asht e Arte = emra të Afërditës

BABBAR = Ba Bardh = Zot i drejtësisë, zbardh, ndriçon, sqaron, vendos

EBABBAR = E Babbar = e Babbar-it = (tempulli, shtëpia) e Babardh-it

SIPPAR = Si i Par / Sipër = qytet kryesor (si i parë) në Shumer

Zbërthimet etimologjike të mësipërme janë bërë sipas fjalorëve sumerian-anglisht të standardizuar, pra të pranuar botërisht. Pjesërisht janë zbërthime me mbështetje historiko-logjike që nuk gjenden në ata fjalorë. Të bën përshtypje se sumerologjia botërore (sumerologjia shqiptare çuditërisht nuk ka ekzistuar deri më sot) në asnjë rast nuk ka marrë në studim ndonjë lidhje të shqipes me gjuhën sumeriane. Shpresoj që tani e tutje të rritet vëmendja në këtë drejtim këtu në Shqipëri, sepse realisht do të duhet një punë mjaft e madhe që këto përfundime të kuptohen e të pranohen nga sumerologët e huaj, sepse kjo gjë që do të sillte mjaft ndryshime në gjuhësinë botërore e cila ka sot një histori rreth 150-200-vjeçare.

Pra, shqipja është vërtet gjuha e fillimit, gjuha e nefilimëve.

Ndoshta me shqipen do të lexohen saktë edhe shkrimet apo sekretet e vjetra, për të cilat interesi po shtohet çdo ditë e më tepër në të gjithë botën. Le ta kenë shqiptarët meritën e zbulimit të tyre. Të dish do të thotë “të kesh fuqi”.

... Dhe qëndron më tepër se aktuale thirrja e rilindësit të madh A. Z. Çajupi:

Shqipëtar mos rri, po duku, shqipëtar!



Zoti e ka bekuar shqipen dhe Shqipërinë, e vërteta vonon, por nuk harron...



Nga Anastas S. Shuke, Metropol

Gjimnazistët: Duam një lëndë për edukatën seksuale

Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se u mungon informacioni për edukatën seksuale. Kemi interes

Adoleshentët nuk marrin informacion të mjaftueshëm në lidhje me edukatën seksuale. Atyre u mungojnë njohuritë se si të mbrohen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme apo si t'i shpëtojnë ndonjë shtatzënie të paplanifikuar.

Kjo për arsye se në shkollat e mesme mungon një lëndë e veçantë, ku adoleshentët të mësojnë mbi edukatën seksuale.

Këtë e pohojnë për gazetën vetë nxënësit e shkollave të mesme, por edhe stafi pedagogjik thekson se këto njohuri duhet të jenë më të bollshme për adoleshentët.

"Mësojmë matematikë, letërsi e çdo gjë tjetër, por për edukatën seksuale nuk bëjmë orë të veçanta, ndonëse të gjithë adoleshentët kanë interes",- pohon Anjeza Koçiu, maturante e gjimnazit "Besnik Sykja".

Ndërsa psikologia e shkollës "Besnik Sykja", Anisa Subashi, theksoi se adoleshentët kanë shumë interes për të mësuar mbi edukatën seksuale dhe sidomos mbi përdorimin e metodave kontraceptive, por, për fat të keq, ende nuk ka një lëndë të veçantë ku t'i mësojnë.

Adoleshentët



Tashmë ndodhemi përballë fakteve reale se një pjesë e madhe e adoleshentëve kryejnë marrëdhënie seksuale, madje me partner të ndryshëm, por, nga ana tjetër, edukata që marrin mbi këtë aktivitet është tepër e mangët.

Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se janë shumë të rralla orët e mësimit që zhvillohen për njohuritë e edukatës seksuale apo për metodat kontraceptive. "Orët e mësimit që marrim nuk janë të mjaftueshme në lidhje më këto tema. Psikologia e shkollës na ka folur një herë për edukatën seksuale dhe masat mbrojtëse që duhet të marrim.

Të gjithë kemi interes të dimë më shumë dhe mendoj se duhet 1 orë në javë mësim në lidhje me edukatën seksuale",- pohon maturantja Mimoza Koçiu, duke shtuar se burim informacioni për këto tema, momentalisht, kanë internetin, shoqërinë dhe ndonjë fletëpalosje që u bie në dorë.

Të njëjtin mendim me të ndajnë edhe bashkëmoshatarët e saj, të cilët theksojnë se duhet një bashkëpunim më i ngushtë mes nxënësve dhe mësuesve, si edhe psikologut për të biseduar në lidhje me tema të tilla. "Sigurisht që është më mirë të përdoren kontraceptivë se sa të kesh një shtatzëni të paplanifikuar apo ndonjë abort.

Edhe sa u takon infeksioneve seksualisht të transmetueshme, e dimë që janë të rrezikshëm, por për fat të keq nuk kemi ndonjë lëndë apo program të veçantë që të flitet për këto",- pohon gjimnazistja Rudina Nuredini.

Ndërkohë, ajo theksoi se do të ishte shumë më mirë sikur ta gjenin praninë e psikologen në shkollë çdo ditë, sepse ajo është një burim i mirë informacioni dhe këshillimi sa herë që ata kanë nevojë.

Prezenca e saj vetëm 3 herë në javë, sipas saj, është e pamjaftueshme. Gjithashtu, edhe psikologia Anisa Subashi, theksoi se psikologu duhet të jetë i pranishëm çdo ditë në shkollë, madje të ketë edhe një punonjës social, sepse janë mbi 1 mijë nxënës dhe nuk përballohen dot vetëm nga një psikolog, që paraqitet 3 herë në javë në shkollë.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Psikologia Subashi pohon se gjimnazistët kanë interes të dinë sa më shumë për seksin. Kanë frikë nga shtatzënitë, por jo nga infeksionet





Psikologia: Adoleshentët kanë etje të dinë për seksin



Temat më të preferuara që kërkojnë me ngulm nga psikologia janë temat për edukatën seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me seksin.

Madje ata i kërkojnë vetë këto tema sa herë që psikologia troket në klasat e tyre për të bërë ndonjë orë këshillimi me ta. Këtë e pohon psikologia e gjimnazit "Besnik Sykja", Anisa Subashi, e cila thekson se është pozitiv fakti që të rinjtë tashmë kanë interes për njohuri. "Mendoj se tek të rinjtë është rritur disi ndërgjegjësimi për të përdorur prezervativët.

Kanë interes, por informacionin e kanë të mangët. Ishte një djalë i vitit të katërt një ditë dhe tha se jo gjithmonë e vë kondomin dhe atë e përdor vetëm për të mos lënë shtatzënë partneren, por harrojnë infeksionet seksualisht të transmetueshme që mund të marrin",- pohon Anisa Subashi.

Ndërkohë, ajo shton se në sistemin arsimor të mesën nuk ka një lëndë specifike që flet për edukatë seksuale. Këtë vit, sipas saj, mendohet të futet një lëndë "Aftësia për Jetën", ku shkruhet për duhanin, drogat, seksualitetin dhe metodat kontraceptive, lëndë kjo që do pasurojë njohuritë e adoleshentëve.

Ndërkohë, ajo shpjegoi se gjithmonë ka njohuri, aftësi dhe sjellje që do të thotë një person mund të marrë njohuri, por në sjellje nuk i zbaton ato.

"Pra, puna jonë si psikologë është të ndryshojmë edhe sjelljet e adoleshentëve dhe veçanërisht sjelljet në lidhje me metodat kontraceptive, pasi kështu mund të shmangen shumë probleme që mund t'u lindin atyre, qoftë probleme sociale, ekonomike dhe shëndetësore",- pohon psikologia Anisa Subashi.
Shekulli

Gratë e Tufinës i ankohen Flamurit për burrat që i tradhtojnë me faturisten e KESH

Një letër nga disa gra të Tufinës i është drejtuar Genc Rulit dhe Gjergj Bojaxhiut. Gratë e Tufinës kërkojnë që gruaja, e cila u mbledh lekët e dritave, të pushohet nga puna, pasi ato dyshojnë se ajo u merr më shumë lekë nga sa duhet burrave të tyre.

Një kopje e letrës mbërriti dhe te Flamuri. Ky i fundit u trondit nga përmbajtja dhe filloi menjëherë verifikimin.

Së pari mori në telefon Bojaxhiun.

- A është e vërtetë kjo që thonë këto gratë për këtë faturisten tuaj? - tha Flamuri.

- S’di ç’të them, - i tha Bojaxhiu. - Për mua është grua shumë korrekte. I kam thënë që, nëse nuk i mbledh lekët në Tufinë, do të të heq nga puna. Dhe ajo m’i ka sjellë në rregull. Se ç’metoda ka përdorur, nuk e di, por mua m’i ka sjellë në rregull lekët.

I shqetësuar mori në telefon Genc Rulin.

- A të ka ardh kjo letra e grave të Tufinës që ankohen për faturisten e KESH që i rropi burrat e tyre duke u marrë lekët? - e pyeti.

- Nuk di ç’të të them, - i tha Ruli. - Mua plani më del në rregull. Më rezulton që kjo gruaja mund të ketë marrë bakshish ndonjë punim artistik nga burrat, por jo lekë. S’kam dëgjuar gjëra të tilla. Shiko se mos kanë zili ato gratë, se mund të jetë e pashme kjo gruaja.

Kjo e hutoi dhe më shumë Flamurin. Nuk dinte ç’të bënte me këtë ankesë. Ta merrte atë burrin në telefon, ai ishte në Poloni dhe akoma nuk i kishte ikur gëzimi i aplikimit në BE. Sidoqoftë, një zgjidhje i duhej dhënë, pasi ai është i ndjeshëm ndaj skandaleve seksuale. Vendosi t’i bëj telefon.

- Më ka ardhë një letër shqetësuese, - i tha Flamuri me druajtje….

- Flamur, aplikimi ishte një fitore e madhe. E kemi meritu me kohë këtë aplikim. Duhet me e festue. Duhet të porosisësh urgjent 200 mijë, … jo 350 mijë..., jo 500 mijë postera, ku të shkruhet “Shqipëria, në Evropë”. Jo, duhet me e bë. S’ka problem për faturën, fol me atë që bën gjithmonë pazare për këtë punë dhe i paguajmë.

- Dakord, doktor, e bëj unë, po desha të të them një ngjarje që ka ndodhur në Tufinë.

- Flamur, na duhen vetëm ngjarje që dëshmojnë identitetin tonë evropian, që jemi një vend që meritojmë Evropën.

- Po, ndaj desha të të pyes, - i tha Flamuri, - se disa gra nga Tufina po ankohen për ngacmime seksuale nga një punonjëse shteti…

- Si, në Tufinë? Po çne në Tufinë, qeveria i ka zyrat në Tiranë…?

- Jo, jo, s’e kanë me qeverinë qendrore, por me një grua, që besojnë se u merr lekë burrave të tyre dhe ata justifikohen se është shtrenjtuar fatura e dritave.

- Flamur, kush është kjo gru…?

- Një punonjëse e Genc Rulit, d.m.th., varet nga Bojaxhiu, d.m.th., e ka fut në punë Sait Dollapi, d.m.th., s’e di, mund ta kem futë dhe unë.

- Flamur, kjo është një gja shumë e rëndë. Dyshoj që e kanë sajuar të tërheqin vëmendjen nga aplikimi në BE. Duan të na tregojnë popull primitiv. Jo Flamur, duhet ta sqarosh këtë. Nëse është e vërtetë, ajo gru për 4 minuta të pushohet nga puna.

- Nuk kemi fakte, - tha Flamuri, - kemi vetëm një letër të atyre grave…

- Shikojini mirë ato gra, Flamur. Nëse janë socialiste, atëherë ajo gru, për të cilën ankohen ato, duhet dekoru dhe duhet ngritë në përgjegjësi, nëse janë demokrate, ajo gru duhet pushu. Jo, se kjo na errëson gjithë suksesin. Fol me Rulin, jo, mos fol me Rulin, fol me Bojaxhiun, jo, as me Bojaxiun mos fol… shiko, takoje vetë njëherë atë gruan dhe shiko ç’tip është, jo vetë jo, se s’dihet, provokon, çfarë të bëjmë me të, çfarë të bëjmë… shiko, mirë shumë, lëre këtë muhabet Flamur, do na e kenë sajuar që të errësojnë hyrjen në BE. Mos u merr me të..


Teksti i letrës




Ju çqetësojn disa gra të zonës Tufin, rrethit Tiranës

U banë tre vjet si Drejtorija e Keshit ka sjell në ket zonë nji gru si quhet Merjeme për të shiqu sahatet e energjisë.

Zonja Merjeme nuk paska ardhur për të shiqu sahatet, por paska ardhur për të vazhdu zanatin e saj si prostitutë.

Nu kemi lekë me mbajtur fëmijët me bukë, ato lekë që kanë burrat, ia japin kësaj prostitute.

Lutemi asaj ministrije dhe personalisht ministrit të Energjetikës të na e largojë sa ma parë këtë gru prostitutë nga kjo zonë se na qiti në rrug të madhe, na la fëmijët pa bukën e gojës.

Mbetemi me shpresë

Sa thamë ma sipër, jemi shumë gra, por pak po shkruajmë emrat


(Vijojnë emrat)

Burimi i informacionit :http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=3&id=5161

"Është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve"

Ne shqiptarët jemi popull i vështirë. Sa të përulur e të paditur shfaqemi në pjesë të ndryshme të historisë, aq rebelë e të pashtruar shfaqemi në raste të tjera. Pse?!

Përgjigjen e ka dhënë ish- Mbreti, Ahmet Zogu, në Londër... Në një takim të mbretërve të mbarë botës në Londër, diku në vitet '30-të, një gazetar anglez, më shpoti dhe me pak nënçmim e pyet:

Si e ndjen veten mbreti i një populli liliput si shqiptaret, midis mbreterve te shteteve ku nuk perendon dielli kurre?!

Dy tre mbretër fqinjë filluan të gajaseshin, duke menduar se Mbreti Zog u zu mat...

Ai tha: "Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë".

Gazetarit, por më tepër mbretërve ziliqarë fqinjë, u ngriu qësëndia në buzë!



http://www.shekulli.com.al/2009/07/06/eshte-teper-e-veshtire-te-jesh-mbret-i-nje-milion-mbreterve.html

Ligjet më të çuditshme të Amerikës !!!

Një koleksion me ligje të çuditshme që shkojnë ndoshta prapa deri në histori, por që nuk janë abroguar kurrë dhe vazhdojnë të jenë në fuqi, megjithëse nuk vihen më shpesh në zbatim. Jo, vetëm për të qeshur!



- Në Teksas është e jashtëligjshme për gjithkënd të ketë në posedim dy palë pinca!!!!

- Në Filadelfia është e ndaluar të fusësh precëls (biskota të kripura) në qese letre, sipas një ligji të viti 1760.

- Një ligj në Alaskë të ndalon të shohësh një musë (lloj dreri) nga aeroplani.

- Në Korpus Kristi është e jashtëligjshme të rritësh aligatorë në shtëpi.

- Në Majami është i ndaluar imitimi i kafshëve.

- Në Arkansas është e jashtëligjshme të shqiptosh keq emrin e shtetit (Arkansas).

- Në Ilinois ka një ligj që thotë se makina duhet të drejtohet patjetër me një timon!!!

- Kalifornia ndalon gratë t’i japin makinës veshur me robdishan.

- Në Memfis, Tenesi, që një grua t’i japë makinës, duhet që një burrë të lajmërojë shoferët e tjerë në rrugë duke ecur në këmbë para makinës që po drejtohet nga gruaja!!!!

- Por në Tenesi ka dhe një ligj tjetër shumë të rrallë: ndalohet të drejtosh një makinë në gjumë!!!!

- Pas kësaj vjen Nju Jorku ku ndalohet t’i japin makinës njerëzit e verbër!!!

- Në Virxhinian Perëndimore vetëm bebet mund të udhëtojnë në një karrocë bebesh!!!

- Në Xhorxhia është e jashtëligjshme të gjuash me shuplakë një burrë në kurris apo gjoks.

- Berberëve, në Xhorxhia, iu ndalohet të shfaqin në vitrinë çmimet e shërbimit.

- Parlamenti i Luizianës kaloi një ligj jo shumë kohë më parë që vendoste një çmim tavan prej 25 cent për qerosët.

- Në Oklahoma ndalohen ekipet e bejsbollit të hedhin topin matanë gardhit të fushës.

- Në Roçester, Miçigan, ka një ligj që thotë se nëse dikush bën banjë në publik, duhet të

kalojë një inspektim të rrobave të banjës nga një polic në fillim!!!

- Në Kentaki ka një ligj që sanksionon se çdo njeri duhet të bëjë banjë të paktën një herë në vit.

- Në Utah, zogjtë kanë të drejtën e kalimit para automjeteve në të gjitha autostradat.

- Në Ohajo duhet të kesh liçensë për të mbajtur një ari.

- Në Tenesi ka një ligj që ndalon shitjen e Bolonja (nja sandviç me mish) të djelave.

- Në Virxhinia, kodi zgjedhor i viti 1930 ndalon korrupsionin dhe ryshfetet për çdo person tjetër veç kandidatëve politikë!!!

- Në Providencë, Rode Ajland është e jashtëligjshme të hidhesh nga ura!!!

- Në Kansas ndalohet të ecësh me një bufalo nëpër rrugë.

- Në florida është e ndaluar të fusësh kafshë (dele, lopë) në autobusët e shkollave.

- Lakrat nuk mund të shiten të dielën në New Xhersi.

- Në Kalveston është e ndaluar të kesh një deve të zgjidhur nëpër rrugë.

- Karolina e Veriut ka një ligj që thotë se ndalohet të zihen qentë me macet.

- Në Kliveland, Ohajo është e jashtëligjshme të lesh çimçakizin në vende publike.

- Në Virxhinia pulat nuk mund të bëjnë vezë para orës 8:00 dhe duhet të kenë mbaruar deri në 16:00.

- Në Nju Jork u ndalohet fëmijëve të kapin me dorë apo të mbledhin bishta cigaresh.

- Në Masaçusets është e ndaluar të fusësh domate në clam chowder (një lloj supe).

- Në Washington nuk mund të mbash të fshehur një armë që është më e gjatë se 6 këmbë

- Në San Francisko ka një ligj që ndalon të marrësh kuti bosh e të gjuash me to dikë.

- Në Kentaki u ndalohet tregtarëve të fusin klientët me zor në dyqan!!!

- Në Konektikat djemtë ndalohet t’i shkruajnë një vajze, nëna apo babai i së cilës e ka

ndaluar këtë marrëdhënie.

- Në Miçigan çiftet e martuara rrezikojnë burgun po nuk jetuan së bashku.

- Në Kolorado, nëse macja del nga shtëpia duhet të ketë një dritë në bisht!!!

- Në Kaliforni, një ligj i vitit 1925 thotë se ndalohet të tundesh kur kërcen!!!

- Në Utah, mes kërcimtarëve duhet të duket drita e ditës.

- Në Miçigan është e jashtëligjshme për një zonjë të ngrerë fundin e saj më shumë se 18

cm kur kalon në një pellg me baltë.

- Në Karolinën e Veriut është e ndalur që lepujt të vrapojnë nëpër rrugë.

- Në Xhorxhi është e jashtëligjshme të përhapësh një thashetheme të rremë!!!

- Në Virxhinian Perëndimore është e ndaluar të gatuash lakra për shkak të erës, mund të dënohesh me burg.

- Në Misuri burrët duhet të kenë leje për t’u rruar!!!

- Një ligj thotë se në Bulevardin e Hollivudit nuk mund të kalojnë njëkohësisht më shumë se 3000 dele njëkohësisht.

- Në Teksas dënohesh akoma me varje për vjedhjen e lopëve.

Burimi :ShqipMedia

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët. Quhet Bluetooth Wireless dhe është teknika kopjace më e përhapur në auditoret e universiteteve shqiptare dhe njëkohësisht më shumë e kërkuara nga studentët në dyqanet e teknologjisë së lartë.

Vetëm në dy javët e fundit, shitësit raportojnë shitje përtej parashikimeve. Klientët janë po ata studentë, të cilët frika e ngeljes në provimet sezonale, i detyron të gjejnë forma nga më të sofistikuara kopjimi. Një i tillë, është edhe Bluetooth Wireless, që po njeh në këtë sezon provimesh, përhapje masive në auditorët e universiteteve. I përdorur më së shumti nga drejtuesit e automjeteve, aparati i thjeshtë në dukje, është kthyer tashmë në mjetin e shpëtimit për shumë nga studentët shqiptarë.


Aq i kërkuar është aparati nga studentët, sa që në fillim, kur shtron kërkesën, shitësit në dyqanet e pajisjeve teknologjike interesohen të dinë nëse e doni për provim ose jo dhe kur mësojnë se të duhet pikërisht për të kopjuar, nisin e të shpjegojnë fije e për pe mënyrën se si mund ta maskosh. Lindita, shitëse në një nga dyqanet Hi-tech, informon për gazetën "Shekulli", se kërkesa e lartë nga studentët për Bluetooth Wireless, i ka detyruar të marrin furnizim të dytë. "Aparati ka njohur shitjet më të mëdha në sezonin e provimeve të dimrit, kjo edhe për vetë faktin, pasi në këtë kohë ai mund të maskohet më lehtë, si nga studentët meshkuj ashtu edhe ato femra.


Por, edhe në këtë sezon ka goxha shitje, megjithëse duhet thënë se për meshkujt maskimi në këtë stinë i aparatit në trup është më i vështirë se në dimër për t'u kryer." Shitësja rrëfen më tej edhe mënyrën se si studentët e të dyja gjinive mund të maskojnë aparatin në trup. "Për meshkujt, duke qenë se kanë flokë të shkurtra, mënyra më e mirë për të përdorur Bluetooth Ëireless, është që të mbajnë veshur këmishë me mëngë të gjata. Duke qenë se vendosja e aparatit në vesh do t'i zbulonte, fare mirë ata mund të ngjisin aparatin në mëngë dhe të mbajnë dorën pranë veshit, për të dëgjuar bashkëbiseduesin që ndodhet jashtë derës së provimit". Më i thjeshtë është përdorimi i aparatit për femrat. "Për femrat, mbajtja e aparatit në vesh nuk është problem.


Duke qenë se pjesa më e madhe e tyre kanë flokë të gjata, mund ta maskojnë fare mirë, pa u diktuar nga pedagogu që zhvillon provimin". Shitësja sqaron se, hëpërhë, klientët që kërkojnë më shumë aparatin kopjac, janë studentët, ndërkohë që përjashton mundësinë, që përdorues të tij të jenë edhe nxënës të arsimit të mesëm apo atij 9-vjeçar. "Nuk mund të them nëse ka edhe nxënës që përdorin këtë teknikë kopjimi. Në dyqanin tonë ata që kanë kërkuar të blejnë deri më tani aparatin, janë studentë. Kjo ndodh jo sepse nxënësit nuk duan apo nuk dinë të kopjojnë, por sepse ndoshta kanë frikë se mund të pikasen nga mësuesit, pasi dihet që ndëshkimi është më i rëndë për nxënësit sesa për studentët kur kapen duke kopjuar", - sqaroi shitësja

Studentet femra, kopjace të përsosura



Kopjimi me Bluetooth Wireless, konfirmohet edhe nga vetë studentët. V. A., student në Universitetin Politeknik, pohon se ky aparat sa vjen dhe po gjen më shumë përhapje në provime. Aq perfekt është maskimi i tij, sa edhe vetë pedagogët e kanë pothuajse të pamundur të konstatojnë se, në sallën ku zhvillojnë provimin e tyre sezonal, ka studentë të cilët kopjojnë duke zgjedhur një teknikë të tillë. "Ne kemi shokë tanë të kursit, të cilët përdorin këtë teknikë kopjimi. Çdo gjë bëhet në prani të pedagogëve, të cilët as që e kuptojnë se studenti që kanë përballë, po kopjon", - rrëfen studenti.


Vështirësia e të kuptuarit se një student po kopjon, qëndron në faktin se Bluetooth Wireless është një aparat i thjeshtë, jo më i madh se një çamçakëz petë, i cili lidhet me aparatin celular pa kabllo. Aktivizimi i tij bëhet nëpërmjet opsionit Bluetooth, që ndodhet në menynë e aparatit celular. Një tjetër e mirë që i njihet këtij aparati është se, duke u lidhur me opsionin Bluetooth, zilja e telefonit eliminohet menjëherë, gjë që e bën edhe më të padukshëm. Më të avantazhuara për përdorimin e këtij aparati janë studentet femra, të cilat për shkak të mbajtjes së flokëve të gjata, mund ta përdorin atë në çdo sezon provimi, pa u shqetësuar se mund të diktohen nga pedagogët e lëndës.


Dikur i fshihnin kopjet poshtë bankës, sot kopjimi vjen nëpërmjet teknologjisë

Kohë e re, teknika të reja kopjimi




Ecën para teknologjia, por nuk mbetet pas edhe kopjimi. Kush e mban mend, duhet t'i kenë shpëtuar shtatë, kur mësuesi e kapte me kopje të fshehur poshtë në të ndenjura, apo kur kthente kokën pas nga shoku. Nuk është se këto teknika kopjimi nuk ekzistojnë edhe sot. I njohin nxënësit, por jo më pak edhe mësuesit, të cilët dikur kanë qenë vetë të ulur në banka. Ndoshta tani kopjimi është më i sofistikuar në teknikë, por sidoqoftë, kopjimet tradicionale mbeten triumfatore. Si për shembull, shkrimi i pyetjes në pëllëmbën e dorës, apo në parakrah, kalimi i kopjes bankë në bankë, shkarravitja e bankës etj.


Por, sidoqoftë, këto teknika të vjetra kopjimi, mbajnë mbi vete edhe rrezikshmërinë e lartë të zbulimit nga mësuesi. Kështu që, gjithmonë, pothuajse çdo brez nxënësish, stimulon teknika të reja komunikimi. Shembull konkret është fotokopja. Shumë vite më parë nuk njihej, por me të tani mund të bësh mrekulli. Mund të marrësh një libër, t'i ulësh rezonancën deri në 28 për qind dhe të kopjosh fare rehat pa u vënë re. Për të mos folur më pas për aparatet celularë, të cilët sa më të sofistikuar bëhen, aq më shumë ndikojnë në stimulimin e përmirësimit të teknikës së kopjimit, aq sa edhe ideja për të lënë çantat në katedrën e mësuesit, nuk pi më ujë.

Po ju ç'metoda keni përdorur ?

Burimi : http://www.shekulli.com.al/2009/07/06/kopje-me-bluetooth.html

Çoroditje e ç'orientime muzikore-kulturore !

“Askush si duket nuk është marrë më thellë me analizën e shkaqeve të moralitetit, jo vetëm te fëmijët, por edhe në popullsinë e rritur. Të mos flasim për një lloj stuhie, ose ndoshta indolence në fushën e kulturës e të krijimtarisë, ku, këtë e shohim të gjithë, të thuash pa ngjyrë pa ashtuquajtura “kulturë masive” të thuash pa ngjyrë, pa asnjë porosi, pa asnjë kualitet. Po ta shohim në mënyrë analitike serioze gjendjen në muzikën tonë, po t’i shikojmë disa kaseta dhe shirita me “këngë popullore” dhe me humor “të ri”, patjetër do të konkludojmë se kemi arsye për brengosje, se manipulohet shumë me patriotizëm, me ndjenjat e njerëzve, me demokracinë, me shijen (pa shije) sa për të bërë biznes dhe për të fituar sa më shumë para me bejte të llojllojshme, të zbrazta, këtu e në diasporë. Dhe, kjo s’vlen vetëm për hapësirën tonë kosovare. Është problem i përgjithshëm, pa dyshim i madh. Duhet të brengosemi dhe të na kap droja të themi si dhe pse veprojnë disa njerëz me melosin tonë dhe çka na ofrojnë si këngë të ashtuquajtura popullore, ose edhe argëtuese, këtu te ne. Shpesh ndodh që të dëgjojmë këngë me melodi që s’kanë asgjë të përbashkët me melosin autentik shqiptar, të dëgjojmë ndonjë “mikst” melodish, madje edhe fjalësh, (ndonëse ato janë shqip) të këngëve turke, greke, sllave, jevge, madje edhe arabe dhe kushedi se çfarë, por që në vend të haresë e të përjetimit artistik, shkaktojnë në shpirtin tonë zemërim, hidhërim.

Pse vallë? Pse kështu? A ekziston në ndonjë kënd të vetëdijes tonë kolektive, shtetërore, institucionale apo edhe indiduale përgjegjësia për këto dukuri? A mund të ndikojmë më kështu që t’ua premë rrugën sadopak bastardëve të kulturës sonë?A mund të na kushtojë kjo shtrenjtë si lëndim dhe krijim shprehish? Sido që të jetë, ka mundësi të veprojmë, ta shtrojmë rrugën më ndryshe, me kritere më serioze, me përgjegjësi kombëtare, që doemos duhet ta kemi, qoftë si opozitë, qoftë si opozitë, si pushtet (përkundër preokupimit me shumë probleme të rënda), por edhe si popull i zgjuar, si komb me perspektivë, që ndërlidhet dhe prore është në korrelacion me lashtësinë tonë, me veçoritë më cilësore dhe autentike të kulturës sonë. Dikush mund të thotë “ka kohë për këto punë”, sepse tani për tani jemi të ballafaquar me disa bëma të tjera, më me rëndësi. Megjithatë, është dhe duhet të jetë detyrim i dorës së parë, imperativ, pikërisht kujdesi për arsimin e kulturën, për shkencën dhe shëndetësinë, për krijimin dhe ngritjen e kuadrove të afta, do të thotë për një politikë më rigoroze kur është fjala për lëmenj, ku unë shoh boshtin e të gjitha çështjeve, madje kushtëzimin e perspektivës për një jetë më të mbarë”
(Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1977, f. 36-38)



“TALLAVA”
Haj, medet, medet-e
Po bëjnë djem e çika –
N’ duar t’ kujt ka mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N’ duar t’ matrapazëve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën popullore!
Që s’ njohin traditën,
Toskërishte, gegërishte;
Por na e ndalin rritën
Me këngë magjupishte?!
Humben këngët tona
Me atë bukuri-e!
Himn në dasmat tona –
“Çaje Shukarije!?”
Shih çka m’ tha një dit-e
Producent Maskari –
Këngët e traditës
Nuk po i han pazari!
-Po deshe albumi
T’ shkojë si bakllava,
Këndo këngë magjupishte
N’ stilin “Tallava!”

Demir Krasniqi, Gjilan, më 04.07.2008.




BOMBARDIMI I KANGËS SHQIPTARE

nga Agim Gashi

Producentët n´kamë janë çu
T´gjitha forcat i kanë bashku,
Me kangëtarë e me këngëtare
Me i shpallë luftë kangës shqiptare

Nga çdo anë ndihmë kanë kërku
Armë të randa me ju çu:
Ju çoj sinta Japonia,
Tarabuka vetë India,
Çon ezane Arabia,
Shumë gazela u çon Turqia,
Erdh buzuku nga Greqia,
E Llambada nga Brazilia!

Satelitët i kanë shterngu,
Për hava tuj fluturu,
Shpi për ship me ateru
Kangën shqipe me bombardu;
Tatlisesi ai komandant,
N´Kumanovë ka ba desant,
Luftë e madhe ashtë zhvillu
Kanga shqipe ashtë plagu!

Pllasin lopë, blegërojnë kallusha,
Plot kaseta na u mbush fusha,
Na u mbush fusha, na u mbush mali
Prej dashnisë po digjet djali,
Armatosen kërriçe e mushka;
Zinxhir n´vesh, kumona n´gusha,
S´mund po i nxjerrin topat prej lloçit
Dul Shehidja prej kallamoqit!

Kanë hap´ gojë bretkana e zhaba,
Këndojnë himnin „ Shiki-shiki-aba“!
Ja Muhamede jarabi,
Bane llugë si n´Arabi!

Shkyn gabzherrat, fryhen n´gusha,
Me Dadusha e me Salusha,
Me Nazusha, me Fatusha,
Me Zemrusha, me Takatlusha,
Fryhen n´studio me bedena,
E knojnë shqip si Lepa Brena!
Therrin vashat n´mes t´Prishtinës
Tu´ jau hangër rruzën e shpinës!

Marrë nga : Marre nga Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2008

Kuriozitete

1. Bërrylat nuk mund të puthiten, gjithashtu nuk mund të preken me gjuhë

2. Një lopë mund ti ngjisë shkallët, por s'mund ti zbresë ato

3. Në vitin 1987 America Airlines kurseu 40.000 dollarë vetëm sepse hoqi nga një kokërr ulliri në çdo sallatë që shërbente në klasin e parë

4. Duke shumëzuar 111.111.111 x 111.111.111 përfitohet 12.345.678.987.654.321

5. Eshtë e pamundur të teshtish me sy hapur ( e kotë qe e provoni!!!)

6. Mesatarisht nje mengjerash jeton 9 vjet me pak ne raport me ate qe perdor doren e djathte

7. Nje bubuzhel mund te jetoj 9 dite nqs i pritet koka... me pas vdes nga uria!

8. Elefantet jane te vetmet kafshe qe nuk mund te kercejne! (natyra eshte e zgjuar )

9. Normalisht nje njeri qesh 15 here ne dite

10. Thomas Alva Edison kishte frike nga erresira (mbase per kete arsye e shpiku llampen?)

11. Numri i famshem 666 qe lidhet me djallin, vjen nga romaket qe perdornin numrin DCLXVI si nje numer te vecante (si kemi ne 654321)

12. E keni pyetur ndonjehere veten se sa peshon nje re? Peggy LeMons, studjuese ne National Center for Atmospheric Research del Colorado, ka llogaritur se sa peshojne rete, duke perdorur si njesi matese elefantet. Nje re ne dimensione te vogla peshon 550 ton, rreth 100 elefant. Rete e nje stuhie i korrespondojne 200 milion pakiderma, 40 milion ne rastin e nje uragani.

13. Fjala "varreza" vjen nga greqishtja "koimetirion" qe do te thote "vend per te fjetur"

14. Te hash nje molle, eshte me efektive se nje filxhan kafe per te ndenjur zgjuar...

15. Nje xhirafe mund ti pastroj veshet e saj lehtesishte me gjuhe

16. Milingonat shtriqen ne mengjes sapo zgjohen

17. Ne 1/3 e botes, akullorja me vanilje eshte ajo me e shitura

18. Shimjet dhe delfinat jane te vetmet kafshe qe e njohin veten e tyre perpara nje pasqyre...

(NUK) Jemi atdheu i maskarenjve

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU TE IKEN PER LESH KOKA.

KU KAM DASHUR MEME E AT.
KU NA GRIN FAJDET, PARATE.

KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA DRITA, POR PISHTARE.

KU TE MBYT PLUHURI, TALLASHI.
KU KERCET E PRET KALLASHI.

KU KA DIAMANT E AR.
POR S'GJEN UJE PER TU LARE.

KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA PARTI PER LLOGJE

MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
NJE POLITIKAN 10 BODYGUARDA.

KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

KU KA RRUGE E TROTUAR
SI PER NJEREZ DHE PER GOMARE.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

KU BEJNE C'MOS, SHESIN DHE DHEMBET.
VEC TE IKIN NGA SYTE KEMBET.

KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE CDO KATEGORIE.

KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT.
PA LEJE ESHTE NGRITUR NJE PALLAT.

E TANI PUNOJ LUGAT.
NE PRONAT E NJE GREKU PLAK.

KU NGROH VEZE REVOLUCIONI.
ME DIPLOME PROSTITUCIONI.

KU NE MUAJ MERR 200-MIJE LEKE.
DHE S'BLEN DOT NJE PALE BREKE.

MEMEDHE, ESHTE SHQIPERIA.
KU SE PYET NENEN E BIJA.

KU TE RRJEPIN SI GJEL DETI.
MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

KU DOKTORET JANE KASAPE.
PO S'PAGOVE TE THERIN PRAPE.

KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
VAJZA, NE MBATHJE E SUTJENA.

KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

KU NE DISKO, PUB E BARE.
NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

KU KA BINGO E LOJRA FATI.
INTERNET E DHOME CHATI.

KU USHTRIA NUK TE MBRON.
POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON.

KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

MEMEDHE, ESHTE KY DHE.
KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

KU NE SHKOLLE PERDORET DROGA.
DHE DREJTORIT I NGRIHET RROGA.

KU PER PLEQTE, QE KANE TENSIONIN.
SHTETI IU NDERPRET PENSIONIN.

KU VIDHEN E SHITEN NDIHMAT.
QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

KU NE SHKALLET E PALLATIT TE KULTURES.
TJETRI HEQ BREKET, E IA KEPUT SHURRES.

KU PRESIN BURRAT TEK USHTARI.
QE TE VIJE TI MARRE PRONARI.

KU NENA, PER TE RRITUR FEMINE.
E SHET NDERIN PER 20-MIJE.

...vazhdon...

Kontrast